Sunday, 3 June 2012

Jezusi zbulon Ndjesinë e Plotë për Faljen Absolute

E Martë, 31 Janar 2012, ora 21:30

Ky mesazh ju dha Maries së Mëshirës Hyjnore pas një ore e gjysëm gjatë Adhurimit të Eukaristisë.

Bija Ime e dashur sa gëzohem për dashurinë që tregohet ndaj Meje nga ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dashuria e të cilëve është e ndërthurur pranë me Zemrën Time të Shenjtë.

Unë kënaqem me fëmijët e Mi besnik, dashuria e të cilëve për Mua më sjell Mua kaq gëzim mes dhimbjes Sime.

Ata janë drita që më sjell Mua forcën që më duhet për të udhëhequr ushtrinë Time.
Këta, fëmijët e Mi të zgjedhur, besojnë se ka qënë vetëm besimi i tyre që i ka sjellë ata tek Unë.

Çfarë ata nuk kuptojnë është se Shpirti Im I Shenjtë zbriti mbi ata, sidomos tek ata me zemër të hapur, që të mund të bashkohen me Kishën Time të mbetur në tokë.

Ata, ndjekësit e Mi të dashur, që tregojnë bindje, vendosmërinë e vullnetit dhe dashurisë së pastër në shpirtrat e tyre do të jenë themelet mbi të cilët Unë do të rindërtoj tani kishën Time në tokë. 

Ushtrisë Sime, për dashurinë që kanë për Mua, do t’i jepen tani hire shumë të veçanta.


Unë ju dhuroj atyre këtë Falje të Plotë për t'i bërë të aftë të mbajnë pisharin Tim të flakës që të mund të përhapin kthimin në besim.

Kjo dhuratë nga Unë do t'i bëj ata të mundur të përhapin të vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë që do ti preki zemrat ngado që të shkojnë.


Ata duhet ta bëjnë këtë lutje për 7 ditë rresht dhe do t'ju jepet dhurata e faljes absolute të plotë dhe fuqia e Shpirtit të Shenjtë.


O Jesusi im, Ti je Drita e tokës. Ti je Flaka që i prek gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk kanë kufi. Ne nuk jemi të vlefshëm për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.

Na e fal, O Zot, Dhuratën e Përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë që ne të mund të marshojmë përpara dhe të drejtojmë ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të pregatisim vëllezrit dhe motrat tona për lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë ne tokë. 

Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një duratë për Ty për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që mund të jenë. Amin

Shkoni përpara në paqe ndjekësit e Mi të dashur dhe kujtoni se dashuria juaj për Mua ma ndriçon Zemrën Time dhe sjell gëzim të madh tek Ati Im I Përjetshëm, Nënës Sime të Bekuar, ëngjëjve dhe të gjithë shenjtorëve në Qiell.

Unë ju dua të gjithëve. Po pres momentin kur të përqafoj secilin prej jush në krahët e Mi që ju të gjeni paqe, dashuri dhe gëzim që e keni pritur gjatë gjithë jetës suaj në tokë.

Jezu Krishti juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/31/jesus-reveals-plenary-indulgence-for-total-absolution/