Wednesday, 28 May 2014

Dhjetor 2010: Thirrje për të ndaluar Vrasjen/Abortin

E Enjte, 16 Dhjetor 2010, në 13:10

Shkruaje këtë, bija Ime. Vdekja, e kryer tek viktimat e pafajshëm, është një nga mëkatet më të mëdha, që njeriu mund të shkaktoj mbi vëllain e vet. Ai është mëkati më i rëndë i trupit dhe më shkakton Mua dhimbje të thellë. Mungesa e konsideratës që njerëzimi, sot, e ka për jetën njerëzore sa vjen e bëhet më e dukshme në botë.

Jeta është një Dhuratë e çmuar nga Zoti. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën ta marri jetën e një tjetri. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën ta marri jetën e një fëmije, pa marrë frymën e tij të parë në kohën e lindjes. Ky krim është i tmerrshëm dhe i pafalshëm. Të gjithë shpirtrat vijnë nga Ati Im I Përjetshëm dhe janë krijuar që në momentin e shtatzanisë. Fëmijët e vegjël, shpirtrat e pafajshëm, janë duke u vrarë nga vetë ata njerëz që janë dërguar për t’u kujdesur  për ata – vetë nënat e tyre, të cilat janë përgjegjëse për mohimin e të drejtës së tyre ndaj të qënurit të lindur.

Përse fëmijët e Mi qëndrojnë duarkryq dhe nuk bëjnë asgjë? Në emër të lirisë këta ëngjëj të vegjël nga Mbretëria e Atit Tim janë duke u hequr nga kjo Tokë, para se të kryhet koha që ju është caktuar atyre, si fëmijët e Zotit. A nuk e kuptojnë këto gra se jetët mbi të cilat ato i japin pak vlerë janë ato të Zotit? Këta fëmijë po vuajnë. Ata durojnë dhimbje të padurueshme gjatë vrasjes së tyre, dhe kjo është e justifikuar nga qeveritë, profesioni mjekësor, dhe familjet e këtyre grave. A nuk kanë ato ndopak keqardhje në shpirtrat e tyre?

A nuk e kuptojnë se veprimi i tyre i tmerrshëm nuk është aspak i ndryshëm nga ai veprim kur njeriu e vret njeriun?

Në fakt ai është një mëkat akoma më i madh, pasi këta fëmijë janë të pashpresë. Këto gra duhet të lypin mëshirë, nëse janë fajtore. Ose të kërkojnë udhëzime, nga Unë, nëse janë duke konsideruar një abort. Sidoqoftë, ato do të gjykohen sipas mëkatit të tyre. Mëkatet e trupit janë më fyese në Sytë e Atit Tim. Asnjë shkallë e justifikimit për vrasjen e një personi tjetër nuk është e pranueshme nga Unë apo Ati Im I Përjetshëm.

Zgjohuni, tani, fëmijët e Mi dhe kuptojeni se marrja e jetës do t’i çoj keqbërësit në zjarret e përjetshme të Ferrit. Nuk do të ketë asnjë kthim nga kjo humnerë, e mbushur me demonë. Të njëjtët demonë, të cilët përmes punës së mashtruesit – Satanait – e bindin vrasësin se çfarë ai apo ajo është duke bërë është e drejtë! Ai me dinakëri do t’i bindi nënat, për shëmbull, se ato janë duke marrë “vendimin e duhur”. Duke përdorur çdo mashtrim të shoqëruar me arsyen njerëzore, ai do ta bëj personin ta justifikoj veprimin, edhe pse është i gabuar. Ai do të përdori gënjeshtrën se vrasësit kanë të drejtat e tyre. Se ata duhet të kujdesen për interesat e tyre, në fillim. Në emër të të drejtave njerëzore, gënjeshtra është shfaqur, me qëllim që të drejtat e një nëne dhe të lirisë së saj për ta jetuar jetën, ashtu si ajo e zgjedh, është për t’u admiruar. Gënjeshtra pastaj e bind atë se është e drejtë dhe e saktë të vrasi fëmijën e saj.

Ju lutem ta kuptoni se rritja e genocidit në botë është parashikuar. Është një nga shumë shenjat e folura në lidhje me ditët e fundit.

Ndaloni të gjithë ju, tani. Dëgjoni. Vrasja është një fyerje shumë serioze. Bëjeni atë dhe ju nuk do të shpëtoni. Nuk ka kthim prapa. Pendohuni, ju që e keni kryer këtë mëkat të tmerrshëm. Kërkoni falje, tani. Unë, përmes Mëshirës Sime, do ta dëgjoj lutjen tuaj. Ju mund, dhe do të shpëtoni, nëse ju vjen me të vërtetë keq për mëkatin tuaj të rëndë. Unë do të dëgjoj. Unë do t’ju fal. Por koha nuk është në anën tuaj.

Besimtarë, lutuni fort për këta shpirtra të humbur dhe fëmijët e Mi endacakë, të cilët janë gënjyer nga mashtruesi dhe nga ndjekësit e tij në pozita me pushtet. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, tani. Të gjithë ju duhet ta mbroni të drejtën e jetës njerëzore, e cila nuk mund të ngacmohet nga duart e njeriut, në çdo rrethanë.

Lutuni tek Unë, çdo ditë. Ofroni çdo sakrificë që ju mund të keni, për viktimat e pafajshëm.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi origjinal në anglisht: