Thursday, 25 September 2014

Plani Global për të pakësuar popullsinë e botës dhe për të hequr liderat e botës

E Premte, 26 Nëntor 2010, ora 03:00

Bija Ime e dashur, ty do të dërgohet udhëzim nga një drejtues shpirtëror, së shpejti. Por kujtoje se shumë nga njekësit e Mi janë thirrur nga Unë, por jo të gjithë pranojnë. Unë nuk mund të ndërhyj, si ju e dini, me vullnetin e lirë, një Dhuratë për njerëzimin. Nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme tani të vazhdosh me këtë Punë urgjente me qëllim që fëmijët e Mi të dëgjojnë dhe të shpëtohen.

Shenjat

Të jeni të bindur, ndryshimi po ndodh dhe së shpejti do të ketë kaq shumë shenja sa do të ketë fare pak njerëz në këtë Tokë që nuk do të arrijnë t’i vënë re. Shenjat për të cilat flas, janë ato, që janë dhënë përmes vizionarëve të Mi me anë të shfaqjeve të Nënës Sime të Bekuar të dashur në Evropë. Shumë njerëz që i hapin mëndjet e tyre dhe i çlirojnë shpirtrat e tyre të mbërthyer do ta kuptojnë se ky komunikim vjen nga Qielli. Kur fëmijët e Mi të shikojnë shenjat e mbrekullueshme, të cilat do të jenë të dukshme përmes diellit, atëherë ata do ta njohin të Vërtetën.

Shpërfilleni qortimin, talljen dhe urrejtjen që do të tregohet kur njerëzit të lexojnë përmbajtjen e këtij shkrimi. E njëjta gjë ju ndodhi edhe Apostujve të Mi, të cilët, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë e kryen Punën e tyre. Edhe ty, bija Ime, të është dhënë kjo Dhuratë. Kurrë mos e refuzo apo ta vësh atë në dyshim. Ajo është e vërtetë dhe ti tani e di këtë. Dyshimet e tua, më në fund, filluan të zbehen.

Unë, ashtu si të kam thënë, do të dërgoj ndihmë. Evidenca e këtij premtimi tani po fillon të shfaqet. Unë gjithashtu do të jap ty informacione për ngjarje në të ardhmen, të cilat ti duhet t’i tregosh tek të gjithë përfshi edhe jobesimtarët. Çfarë rëndësie ka nëse ata nuk do të besojnë në fillim, sepse ndërsa ngjarjet të fillojnë të duken, ata nuk do të kenë asnjë rrugëzgjidhje veçse të njohin të Vërtetën?

Plani për të orkestruar një luftë

Është gati një plan mizor prej fuqive të botës për të orkestruar një luftë – qëllimi është që të pakësojnë popullsinë e botës. Lutuni, lutuni, tani, për të ndihmuar në dobësimin e nivelit të dëmit që këta njerëz të liq duan të shkaktojnë në Tokë. Aleanca e tyre e pamënd ndaj mashtruesit, do të thotë se përmes fuqive satanike që ata do të marrin nën influencën e tij, ata janë të vendosur të kryejnë këtë detyrë me çdo kusht.

Planet për të hequr Papa Benediktin

Planet janë gjithashtu gati për të marrë në kontroll kishat dhe besime të ndryshme përfshi dhe Vatikanin. Papa Im, Benedikti Im i dashur, është i rrethuar nga ata që po komplomentojnë rënien e tij. Lidera të tjerë të botës, të pavetëdijshëm për forcat e fshehura brënda radhëve të tyre, do të jenë gjithashtu në shënjestër, me qëllimin për t’i rrëzuar ata.

Fëmijët e Mi, zgjohuni dhe luftoni. Kjo është një luftë shumë e vërtetë ndryshe nga luftrat që ju shikoni në Tokë. Kjo është një luftë që bie mbi ju, secilit prej fëmijve të Mi. Ju jeni shënjestra. Problemi është se ju nuk mund ta shikoni armikun. Frikacakë në shpirt, ata nuk e kanë guximin për ta zbuluar veten.

Takimet Sekrete

Të nxitur prej vetkënaqësisë, ata takohen fshehurazi brënda komunitetit tuaj dhe janë të shpërndarë në çdo fushë të jetës. Ju do t’i gjeni ata jo vetëm në korridoret e qeverive tuaja por edhe në sistemet gjyqësore, forcat policore, komunitetet e biznesit, sistemet arsimore dhe ushtria.

Kurrë mos i lejoni këta njerëz t’ju diktojnë se si të luteni. Shikoni tani se si ata do të përpiqen ta kontrollojnë jetën tuaj, dhe prandaj të filloni tani të pregatiteni për çfarë do të shtrihet përpara.

Paralajmërimi mbi Vaksinimet Globale

Para së gjithash, lutuni në grupe. Lutuni për këta njerëz që janë mbështetës të flaktë të Satanait. Lutja do të ndihmoj në shmangien e disa prej këtyre katastrofave. Mbani sytë hapur për ligësitë që ata do të përpiqen të shkaktojnë përmes vaksinimit. Mos e besoni asnjë inisiativë të papritur globale për t’u vaksinuar, e cila mund të duket me qëllim të mirë. Bëni kujdes. Vënd pas vëndi, këto grupe po komplomentojnë të kontrollojnë sa  më shumë njerëz të jetë e mundur.

Mos kini frikë, sepse Unë do t’i mbroj ndjekësit e Mi që më luten Mua. Lutuni gjithashtu edhe për ata shpirtra guximtarë mes jush që kanë vendosur të përhapin të Vërtetën. Shumë nga këta njerëz po tallen, por ata po flasin, për pjesën më të madhe, të vërtetën.

Mbani ushqime rezervë

Mos u mbështesni në furnizuesit e ushqimit. Pregatituni tani për të ardhmen. Filloni të mblidhni ushqim dhe të mbillni ushqimin tuaj. Mbani ushqime rezervë sikur një luftë po afrohej. Ata që e bëjnë këtë do të jenë në rregull. Lutja dhe përkushtimi do ta forcojnë shpirtin tuaj dhe do t’ju shpëtojnë nga udhët e liga të këtyre njerëzve. Kurrë mos i lejoni ata të kontrollojnë mëndjen tuaj apo besimet përmes vendosmërisë së tyre për të futur ligje të krijuara për të shkatërruar familjet. Ata do të përpiqen të përçajnë familjet duke e inkurajuar ndarjen, përfshi inkurajimin e divorcit, lirisë seksuale dhe fetare.

Vrasje e Liderave të Botës

Ata do të nxisin urrejtjen mes kombeve, vrasjen e liderave të botës dhe kontrollin e lirisë së popujve duke i detyruar ata të mbështeten në diktatoriatin e tyre.

Zemërimi i Zotit do të shihet së shpejti pasi Ai nuk do të toleroj ligësinë e tyre për shumë gjatë, nëse këta njerëz, që kanë vendosur të ndjekin organizatat e tyre të frymëzuara satanike, nuk i kthejnë shpinënë kësaj masakre të egër. Lutuni për ata.

Bëni kujdes për cilët njerëz ju votoni në vëndet tuaja. Vëreni re se si ata ju paraqiten prej fjalëve që ata flasin. Dëgjojini ata që përpiqen t’ju paralajmërojnë ju. Unë ju bëj thirrje të luteni për ata që nuk kthehen, me qëllim që ata të konvertohen, që edhe ata gjithashtu të mund të shpëtojnë.

Këto ngjarje, për të cilat Unë flas, do të fillojnë të ndodhin së shpejti. Qëndroni të bashkuar, mbajini furnizimet e ushqimeve gati, kërkoni të mbillni zarzavatet tuaja dhe gjëra të tjera për të mbijetuar. Kjo është një luftë kundër jush, por nuk do të duket si e tillë. Vetëm qëndroni vigjëlent.

Kishat do të ndalohen

Ata prej jush që do ta marrin guximin për t’u kthyer tek kisha juaj, kurrë të mos kini frikë të luteni apo të tregoni hapur besimin tuaj. Ata prej jush që nuk e vlerësojnë Kishën Time, mos e bëni. Sepse pikërisht kur kjo Dhuratë, që e bën besimin tuaj të tregohet hapur, të hiqet prej jush, atëherë e Vërteta do të bëhet më e qartë për ju. Dhe kjo do t’ju bëj nervozë.

Bija Ime, ju thuaj njerëzve të Mi të mos trëmben. Ata, ndjekësit e Mi, do të shpëtojnë dhe do të ngrihen me Mua në retë për të pritur Parajsën Time të Re mbi Tokë. Ata do ta shijojnë Parajsën Time të Re dhe do të ribashkohen me familjet e tyre që janë në botën tjetër në këtë jetë të re të përjetshme. Ata duhet të qëndrojnë të fortë, të luten dhe të tregojnë dashuri për njëri tjetrin. Lutuni, lutuni, lutuni sidomos për shpirtrat e humbur, të mashtruar të cilët nuk e kanë idenë se çfarë do të thonë veprimet e tyre për të ardhmen e tyre në jetën tjetër.

Ata me shpirt të vakët

Lutuni gjithashtu edhe për fëmijët e Mi të tjerë, me shpirtrat e vakur. Ata duhet të kthehen tek Unë dhe shpejt. Fëmijë, për dashurinë e njëri tjetrit, mos hezitoni t’i paralajmëroni këta njerëz për të Vërtetën. Tregojuni atyre, përmes shëmbullit, rëndësinë e lutjes, me qëllim që edhe ata të mos humbasin.

Qëndroni të fortë. Kurrë mos u dorëzoni tek ushtria e mashtruesit. Kurrë. Qëndroni për çfarë besoni. Mbrojeni familjen tuaj, tani. Kthehuni tek Unë. Bëni lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë të vetme. Për Kristjanët kudo, bëni lutjen e Rozares. Lejoni që Nëna Ime t’ju sjelli ju përsëri tek Unë përmes ndërhyrjes së saj. 

Fëmijët e Mi, Unë lotoj për ju të gjithë dhe kam nevojë që të gjithë ndjekësit e Mi, tani, të mblidhen të bashkuar me Mua kundër këtij të ligu. Lutja është përgjigja.

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti

Mesazhi origjinal në anglisht: