Kerko Mesazhet ketu

Lutje të tjera

E martë, 16 Nëntor 2010 në 09:55

O Zoti im, më udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde dhe më mbro nga errësira që e ka pushtuar shpirtin tim. Më dëgjo tani, O Zemra e Shenjtë, dhe përmes Mirësisë Tënde le të shkëlqejë Drita Jote e Dashurisë dhe e Mbrojtjes tejpërtej. Amen.



E enjte, 18 Nëntor 2010 në 21:00

Hyj, nëse Ti je e Vërteta më trego mua shenjën e Dashurisë Tënde. Hape zemrën time që të marrë drejtim. Nëse Ti Ekziston më lejo ta ndiej Dashurinë Tënde, që të mund ta shoh të Vërtetën. Lutu për mua tani.



E diel, 21 Nëntor 2010 në 01:30

Zoti im i dashur, unë i shtrij krahët e mi për të të kërkuar Ty që t’i marrësh vëllezërit dhe motrat e mia të dashura në Krahët e Tu të butë. Bekoji ata me Gjakun Tënd të Shenjtë dhe jepu atyre Hirin e nevojshëm për t’i lejuar ata të marrin Frymën e Dashurisë Tënde që t’i udhëheqë drejt Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.
E hënë, 22 Nëntor 2010 në 02:00

Jezus, unë ndihem i humbur. Çele zemrën time që ta pranojë Dashurinë Tënde dhe më trego të Vërtetën, që unë të mund të shpëtohem. Amen.



Lutje për falje të menjëhershme
E shtunë, 16 Prill 2011 në 10:00
Jezusi: “Shumë do të pendohen gjatë kësaj Përvoje Mistike [Paralajmërimi]. Kthehuni tek Unë dhe thoni:”
Të lutem më udhëhiq drejt Dritës dhe Mirësisë së Mëshirës Tënde të madhe dhe më fal për mëkatet e mia. Amen.

Lutje për t’i kthyer të tjerët në besim
E shtunë, 16 Prill 2011 në 10:00
Unë të thërras Ty, Jezus, në Mëshirën Tënde Hyjnore, që t’i mbulosh ato shpirtra të vakët me Gjakun Tënd të Çmuar që të mund të kthehen në besim. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Lutje për inkurajim

“Thoni këtë lutje çdo ditë, pasi të recitoni Kurorën e Mëshirës Sime Hyjnore, dhe ju, përmes besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni të shpëtoni fëmijët e Mi.” - E martë, 10 Maj 2011 në 16:00

Më mbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën Tënde Më Të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që të tërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re. Amen.

Lutje për çdo ditë

“Unë e dua dhe kujdesem për secilin prej jush, fëmijë. Kurrë mos harroni që kur të më luteni Mua çdo ditë, të thoni këtë lutje:” - E diel, 24 Korrik 2011 në 23:00

O Jezusi im i shtrenjtë, më përqafo në Krahët e Tu dhe lejoje kokën time të pushojë përmbi Supet e Tua, në mënyrë që Ti të më ngresh lart në Mbretërinë Tënde të Lavdishme kur të jetë koha e duhur. Lejoje Gjakun Tënd të Çmuar të rrjedhë mbi zemrën time, që ne të mund të bashkohemi si një. Amen.


Hapeni zemrën tuaj për ta marrë Fjalën e Jezusit (Lutje për të arritur të shikoni se këto Mesazhe kanë Prejardhje Hyjnore)
E hënë, 15 Gusht 2011 në 12:00
Jezusi: “Ati Im i thërret tani të gjithë ata që i lexojnë këto mesazhe për herë të parë. Ju duhet ta lexoni çdo Mesazh me kujdes. Pastaj lutuni tek Shpirti i Shenjtë për Hirin për t’ju mundësuar të shihni se këto Mesazhe kanë Prejardhje Hyjnore. Hapeni zemrën tuaj për ta marrë Fjalën Time. Më ndjeni Mua në shpirtin tuaj duke më bërë Mua këtë kërkesë.” /15.08.2011, 12:00/
Jezus, nëse ky je me të vërtetë Ti, të lutem vërshoje shpirtin tim me Shenjën e Dashurisë Tënde, që të mund të njoh Ty se Kush Ti je. Mos më lër të mashtrohem nga gënjeshtrat. Përkundrazi, më trego Mëshirën Tënde duke më hapur sytë ndaj të Vërtetës dhe Udhës për në Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen.

E mërkurë, 17 Gusht 2011 në 23:00

Jezus, unë t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet e mia në këtë çështje, në mirëbesim, që problemi tani të jetë i Yti për t’u zgjidhur sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë. Amen.




Lutja e shpirtit të varfër dhe të turpëruar
E martë, 23 Gusht 2011 në 23:45
Jezusi: “Ecni drejt Meje dhe më kërkoni Mua ndihmë... Ejani. Përkulini kokat tuaja. Lëreni mënjanë turpin tuaj dhe më kërkoni Mua që t’ju fal tani.” /23.08.2011, 23:45/
Jezus, të lutem m’i fal mëkatet dhe fajet e mia kundër Teje. Amen.

Lutje për të këmbëngulur në Udhën e Zotit kur të tjerët përpiqen të na ndalojnë
E diel, 28 Gusht 2011 në 23:00
Unë nuk do ta mohoj kurrë udhën e Zotit. As nuk do ta mohoj ndonjë herë Ekzistencën e Jezu Krishtit, të Cilin njerëzimi është përpjekur ta shkatërrojë, jo vetëm gjatë vuajtjes së Tij në Kryq, por edhe më pas. Unë jam në një me Jezu Krishtin. Unë flas në Emër të Tij. Unë eci me Të. Ai më ngre lart që edhe unë gjithashtu, në mënyrën time të përulur, të mund të ndihmoj ta hap zemrën tuaj ndaj Dashurisë së pastër që Ai mban në Zemrën e Tij për ju dhe vetëm ju.

Lutje për shpirtrat e verbër që janë të humbur
E martë, 30 Gusht 2011 në 14:30
Jezusi: “Ju lutem zgjidhni ato shpirtra që janë të njohur për ju dhe që nuk dëshirojnë të njohin Hyjin Atë, dhe vendosni emrat e tyre përpara Atit Tim. Dhurata juaj e lutjes do të shpërblehet me shpëtimin e tyre.” /30.08.2011, 14:30/
Hyji më i Larti, unë vij përpara Fronit Tënd, këtë javë, për tu lutur për shpirtrat e vëllezërve dhe motrave të mia që refuzojnë të njohin Ekzistencën Tënde. Unë të kërkoj Ty t’i mbushësh ata me Hiret e Tua, që t’i hapin zemrat e tyre për të dëgjuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë. Amen.

Lutje për t’i rezistuar neverisë së madhe, e cila është në udhë e sipër
E premte, 28 Tetor 2011 në 22:40
Jezusi: “Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi që të luten shumë për t’i rezistuar neverisë së madhe, e cila është në udhë e sipër. Ata duhet të më luten Mua si më poshtë:” /28.10.2011, 22:40/
O Jezusi im i dashur, unë kërkoj Mbrojtjen Tënde dhe lyp Mëshirën Tënde për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat e mia, brenda Kishës Tënde, për të mos rënë viktima të antikrishtit. Më jep Hiret dhe më mbro me Mburojën e Fuqisë Tënde për t’i rezistuar veprave të liga, që mund të kryhen në Emrin Tënd të Shenjtë. Unë lyp Mëshirën Tënde dhe e kushtoj besnikërinë time ndaj Emrit Tënd të Shenjtë në çdo kohë. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Lutje për ndriçim në këtë kohë (Lutje për dhuratën e ndriçimit)
E enjte, 3 Nëntor 2011 në 21:00

O Jezus, më mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar dhe më mbush me Shpirtin e Shenjtë, që të arrij të dalloj nëse këto Fjalë vijnë prej Teje. Më përul në shpirt. Pranoji kërkesat e mia me Mëshirë dhe hape zemrën time ndaj të Vërtetës. Amen.


Lutje kërkesë për Hyjin Atë (Bashkohuni në lutje)                                 
E martë, 15 Nëntor 2011 në 11:00

Hyji Më i Larti, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të Cilin Ti e sakrifikove për të na shpëtuar ne, fëmijët e Tu të shkretë, prej zjarreve të Ferrit, dëgjoje lutjen tonë. Le t’i ofrojmë sakrificat tona të përulura dhe të pranojmë sprovat dhe mundimet si një mjet për të fituar Shpëtimin për të gjithë shpirtrat gjatë Paralajmërimit. Ne të lutemi Ty t’i falësh mëkatarët që e kanë të vështirë të kthehen dhe të pranojnë Mirësinë Tënde të mëshirshme për të bërë sakrificat e nevojshme, ashtu si Ti kërkon, për t’i shëlbuar ata në Sytë e Tu të Shenjtë. Amen.

Lutje për të zbutur rrethanat e persekutimit, i cili po kryhet pas dyerve të mbyllura
E premte, 9 Dhjetor 2011 në 23:28

Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Hapi sytë e mi – Lutje për të rinjtë 
(Lutje për të mos u dorëzuar kurrë kur ju ndjeheni të trishtuar)
E diel, 8 Janar 2012 në 15:30

Jezus, nëse mund të më dëgjosh, atëherë dëgjoje thirrjen time për ndihmë. Të lutem më ndihmo të merrem vesh me ata që më shkaktojnë vuajtje. Më ndihmo ta ndaloj smirën që të mos e pushtojë jetën time dhe më ndalo së dëshiruari për gjëra që nuk mund të kem. Përkundrazi, hape zemrën time ndaj Teje, Jezus i dashur. Më ndihmo të ndjej dashuri të vërtetë – Dashurinë Tënde dhe të ndjej paqe të vërtetë në zemrën time. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Lutje për t’u bërë i vogël
E premte, 2 Mars 2012 në 12:20

Atë Qiellor, më ndihmo të bëhem i vogël si një fëmijë, në Sytë e Tu. Unë kërkoj që Hiret e Tua të bien përmbi mua, që të mund t’i përgjigjem Thirrjes Tënde për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Tu. Amen.




Shperndaje kete Lutje
Lutje për Hiret e urtësisë, qetësisë dhe dijes

E martë, 20 Mars 2012 në 21:20

O Jezus, më ndihmo ta shoh të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë dhe të qëndroj besnik ndaj Mësimeve të Tua, pa marrë parasysh se sa shumë jam i detyruar të të refuzoj Ty. Amen.




Lutje për ateistët gjatë Paralajmërimit
E martë, 17 Korrik 2012 në 16:00
Jezusi: “Atyre prej jush që thoni se jeni ateistë dëgjoni tani premtimin Tim. Unë ju dua dhe nuk do ta braktis kurrë luftën Time për t’ju shpëtuar nga kthetrat e mashtruesit, Satanit, që ju verbon ndaj të Vërtetës. Kur të vijë koha, dhe kur ju të shikoni mëkatet tuaja para syve tuaj gjatë Paralajmërimit, ju lutem thoni këto fjalë:” /17.07.2012, 16:00/
Jezus, më trego të Vërtetën dhe më shpëto nga i ligu. Mua më vjen me të vërtetë keq për mëkatet e mia dhe të kërkoj Ty që të më marrësh tani dhe të më tregosh Dritën e Mëshirës Tënde. Amen.

Lutje për kohët kur ju duroni vështirësi në Udhën e Zotit
E diel, 4 Nëntor 2012 në 17:45
Jezus, merre dhimbjen time, më shëro dhe merre kryqin tim. Amen.

Më shpëto nga gënjeshtrat e Satanit                                                      
E martë, 19 Shkurt 2013 në 14:30
Jezus, më shpëto nga gënjeshtrat e Satanit, që unë të arrij ta dalloj qartë të Vërtetën e Kishës Tënde të Mbetur. Amen.

Lutje për t’i kërkuar Jezusit që t’i Bekojë armiqtë tanë (Kur ju ta shihni se të qenit objekt abuzimesh bëhet e padurueshme)
E shtunë, 16 Mars 2013 në 12:40
Unë e ndaj këtë dhimbje me Ty, Jezus i dashur, dhe kërkoj që Ti të Bekosh armiqtë e mi, dhe ata që të fshikullojnë Ty, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Lutje për Çelësin për
në Parajsën e Re                                             
E mërkurë, 10 Prill 2013 në 16:45

I dashur Atë, jam unë, fëmija Yt i humbur, që, kaq i ngatërruar dhe i verbër, saqë pa Ndihmën Tënde, Dashurinë Tënde, unë s’jam askush. Më shpëto mua përmes Dashurisë se Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe më jep Çelësin për në Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen.


Lutje për ata që vuajnë dhe nuk kanë asnjë shpresë
E premte, 13 Shtator 2013 në 23:15
Jezus, më hiq dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej Dashurinë Tënde. Amen.


Shperndaje kete Lutje
Lutja hapëse e shërbëtorit të përulur

“Kur ju gjunjëzoheni përpara Meje ose thjesht komunikoni me Mua në zemrën tuaj, gjithmonë filloni duke thënë:” Jezusi - 24.09.2013, 18:00

Jezus, më fal, sepse unë kam mëkatuar. Amen.




Lutje për të shprehur dashuri të vërtetë për Jezusin
E mërkurë, 2 Tetor 2013 në 22:15
Jezus, Vullneti Yt është gjithçka që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është i Yti. Vepro me të ashtu si Ti të mundesh. Amen.

Lutje për ta kuptuar pjesëmarrjen time në përhapjen e Mesazheve
E enjte, 31 Tetor 2013 në 23:30
Jezusi: “Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua dhe se jeni në pozicion më të mirë se të tjerët për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime dhe pastaj gënjeni rreth Meje, atëherë ju keni nevojë për lutjet e të tjerëve. Në atë pikë, ju jeni në gjysmë të udhës për në thellësitë e Ferrit dhe pa Ndërhyrjen Time ju do të humbisni. Merreni Mesazhin Tim. Shtrëngojeni atë pranë zemrës suaj dhe pyesni:” /17.07.2012, 16:00/
Jezus, Ti je? A kam me të vërtetë nevojë për Ndihmën Tënde?

Lutje për të qenë në gjendje të ndjek Udhën e Shpëtimit
E hënë, 18 Nëntor 2013 në 20:10
Jezus, më fal, unë dëshiroj të të ndjek Ty. Amen.

Lutje përpara Jezusit në atë Ditë
E shtunë, 7 Dhjetor 2013 në 14:25
Jezusi: “Kujtoni çfarë Unë po ju them tani. Në atë ditë [kur Paralajmërimi do të ndodhë], Unë dëshiroj që ju të më kërkoni Mua:” /7.12.2013, 14:25/
Jezus, unë lyp Mëshirë për të gjithë ata që të refuzojnë Ty dhe që kanë më shumë nevojë për Ndihmën Tënde. Amen.

Lutje për t’i lejuar Hyjit Më të Lartit që të hapë zemrën tuaj
E hënë, 27 Janar 2014 në 17:18
Ati më i dashur, eja dhe preke trupin dhe shpirtin tim me Dorën Tënde të Mëshirës. Amen.

Lutja e Shën Mikael Krye-engjëllit
E enjte, 6 Mars 2014 në 13:45
Jezusi: “Prandaj, ju duhet të lusni çdo ditë lutjen e Shën Mikaelit.” /6.03.2014, 13:45/
Shën Mikael, Krye-engjëll, na mbro ne në betejë, bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Që Hyji ta qortojë atë, me përulësi ne lutemi dhe që ti O Princ i Ushtrisë Qiellore, me Fuqinë e Hyjit, ta hedhësh në Ferr Satanin dhe të gjitha frymët e liga që enden nëpër botë duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Amen.

E hënë, 3 Mars 2014 në 23:37

Jezus, më merr nën Strehën Tënde tek Ati im dhe më sill mua Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.





Lutje për t’u recituar në të Premten e Madhe                                         
E diel, 13 Prill 2014 në 19:00
Jezusi: “Në atë ditë [të Premten e Madhe], unë ju kërkoj të më thërrisni Mua si më poshtë:” /13.04.2014, 19:00/
Jezus, më fal për lëndimin që i kam shkaktuar Trupit Tënd, Fjalës Tënde dhe Hyjnisë Tënde. Amen.

Shperndaje kete Lutje
Lutje për shpirtrat e zgjedhur që durojnë vuajtje përtej rezistencës së tyre
E mërkurë, 7 Maj 2014 në 23:43

Jezus, merre vuajtjen time dhe bëj me të ashtu si dëshiron Ti. Amen.




Lutje Jezusit për t’ju shpëtuar në Ardhjen e Tij të Dytë
E premte, 13 Qershor 2014 në 22:20
Jezusi: “Në Ditën e Ardhjes Sime të Dytë... Ato shpirtra që adhuruan bishën dhe që e dorëzuan veten në trup, mendje dhe shpirt tek Satani, dhe që u bënë agjentët e tij besnikë, nuk do të kenë askund ku të kthehen, askund ku të fshihen dhe ata do të mbeten pa ndihmë, sepse Satani do t’i ketë braktisur ata. Sepse atëherë, Satani do të hidhet në humnerë dhe pushteti i tij do të pushojë tërësisht në atë pikë. Atyre shpirtrave, Unë po i them këtë. Edhe në atë fazë Unë do të tregoj Mëshirë ndaj jush. Ju duhet të më thërrisni Mua dhe të thoni:” /13.06.2014, 22:20/
Jezus, më ndihmo mua. Jezus, më fal për të gjitha mëkatet e mia. Amen.

Lutje për ata që mbrojnë Fjalën e Hyjit kur të vijnë vështirësitë
E shtunë, 23 Gusht 2014 në 20:00
Jezus, na shpëto ne mëkatarët e pambrojtur prej armiqve të Tu. Amen.

Lutje për ta braktisur vetveten ndaj Vullnetit të Shenjtë të Hyjit
E hënë, 25 Gusht 2014 në 19:05
Jezus, çdo gjë që unë them dhe bëj është sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë – vepro me mua sipas Vullnetit të Hyjit. Amen.

Lutje për Dashuri, përulësi dhe për të ndjekur Vullnetin e Hyjit
E shtunë, 30 Gusht 2014 në 18:15
Jezus, unë nuk jam i denjë të qëndroj përpara Teje, por bëj me mua atë që Ti do, ndërsa unë do të veproj ashtu si Ti dëshiron. Amen.

Lutje për Dhuratat e Mençurisë, Këmbënguljes, Durimit dhe Dashurisë
E mërkurë, 29 Tetor 2014 në15:00
Jezus, më jep Dhuratat që më duhen për të qëndruar besnik ndaj Teje. Amen.