Kerko Mesazhet ketu

Monday 12 August 2013

Hyji Atë: Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës

E Shtunë, 3 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, Unë I Bëj Thirrje njerëzimit nga Mbretëria Më e Lartë dhe Më e Shenjtë.

Fëmijët e Mi të gjorë, sa vuani ju për mëkatin e Luciferrit, por ju duhet ta dini se, me anë të Forcës Sime të Plotfuqishme, Unë do ta zhduk atë dhe engjëjt e tij të rënë nga faqja e Dheut. Ajo kohë është e afërt, prandaj ju duhet të pregatiteni.

Dijeni se engjëjt e rënë dhe djajtë janë të panjohur dhe të padukshëm për shumë nga ju, por ata ecin mes jush, duke ju tunduar çdo ditë që ju të rrëzoheni. Kur ju të futeni në këtë rrjet mashtrimi, shpejt do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të pushoni apo të gjeni paqen e vërtetë në shpirtrat tuaj.

Unë deklaroj se ata që janë çuar në udhë të gabuar nga profeti i rremë do ta gjejnë veten të humbur dhe të paqartë ndërsa ata pranojnë mashtrimin e madh, në të cilin ata do të bëhen viktima të vullnetshëm. Kur ju ktheheni tek Unë dhe Biri Im i dashur, Jezu Krishti, nuk do t'ju duket se kjo është e tillë. Ju do të besoni se Sakramentet janë të njëjtat, edhe pse ato do t’ju paraqiten ndryshe. Ato do të bëhen enë boshe dhe nuk do të jenë më të pranueshme nga Unë.

Bota është e Imja, por fëmijët e Mi nuk më duan Mua, Atin e tyre të dashur, Krijuesin e tyre. Mëndjet e tyre janë të bllokuara dhe i ligu e ka përdorur Dhuratën Time të inteligjencës për t’i tunduar ata të besojnë se nuk është e mundur që Unë Ekzistoj. Ata që nuk besojnë tek Unë nuk do të kenë asnjë dashuri të vërtetë, gëzim apo paqe në jetën e tyre. As edhe nuk do ta pranojnë Jetën e Përjetshme. Në të kundërt, ata do të ndjekin vetëm kënaqësitë e trupit, edhe pse e dinë se jeta e tyre mbi Tokë është e shkurtër.

Unë, si një Baba I Cili e do secilin prej tyre, do t’i tërheq ata drejt Meje përmes Mëshirës së Madhe të Birit Tim. Fuqia Ime është e gjithë-përfshirë dhe Satani, Luciferri Im, i cili e shkëputi veten nga Trupi Im, për shkak të krenarisë së tij, kurrë nuk do të më mposhti Mua. Ata që e ndjekin atë, për këtë arsye, kanë krijuar të njëjtin hendek mes atyre dhe Meje. Ata do ta dinë përmes shenjave që Unë tani zbuloj se ka vetëm Një Hyj, Një Krijues, një Parajsë. Të gjitha parajsat që atyre ju janë treguar, nga profetët e rremë në botë, të cilët i largojnë fëmijët e Mi nga Unë, nuk mund dhe nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Unë Jam gjithçka që ekziston. Unë i krijova të gjitha. Unë do t’i jap fund të gjithave. Gjithçka duhet të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Luftojeni Vullnetin Tim dhe ju do të bëheni askush. Pranojeni Vullnetin Tim dhe ju do të mbeteni fëmija Im.

Ata që besojnë tek Unë, ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Birin Tim, Jezu Krishtin. Unë erdha në botë përmes Birit Tim për t’ju sjellë në Mëshirën Time, por ju e refuzuat Atë. Ju e vratë Atë, por prapë ju kurrë nuk e vratë Dashurinë Time për ju. Prandaj dhe Unë e lejova Kryqëzimin e Tij për t’ju sjellë shpëtimin. Kjo, vdekja e Birit Tim në Kryq, u bë udha juaj drejt shpëtimit. Vdekja e Tij nuk ishte ashtu si dukej – një dështim në sytë e të ligut. Ishte përmes këtij akti të vuajtjes së madhe, i duruar me përulësinë më të madhe, ajo që e mposhti Satanin. Dhe ishte për arsye të vdekjes së Birit Tim në Kryq, që fuqia e Satanit mbi njerëzimin dështoi. Edhe pse ai nuk mund t’i marri të gjithë fëmijët e Mi me vete në humnerë, prapë shumë do të joshen prej gënjeshtrave t
ë tij. Prandaj dhe ju duhet të luftoni, fëmijë, jo vetëm për shpirtrat tuaj. Nëse ju më doni Mua, ju do ta doni edhe Birin Tim. Nëse ju e doni Birin Tim, atëherë ju duhet ta ndihmoni Atë të shpëtoj të gjithë mëkatarët.

Unë ju Bëj Thirrje për t’ju treguar se kur Unë I Thërres shpirtrat, sidomos ata që nuk më njohin Mua, si dhe ata që më njohin Mua, por që refuzojnë të pranojnë Urdhërimet e Mia, se ata kanë vepëm aq kohë sa për të shpëtuar veten e tyre nga tortura e përjetshme.

Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës. Shumë prej këtyre shpirtrave janë ndjekësit e Birit Tim dhe janë besnikë ndaj Kishës. Ata do ta kundërshojnë Birin Tim duke i pranuar ligjet e reja, jo të Birit Tim, të cilat ata do të detyrohen t’i përtypin si një fe të re. Kjo fe e re është planifikuar me kujdes për shume vjet. Ajo ndjek ritualet Satanike, por shumë nuk do ta kuptojnë këtë. Kur ju i mbështesni këto rituale, ju do t’i jepni fuqi Satanit. Kur ju i jepni atij këtë fuqi, ju do të keni nevojë për shumë lutje, sepse ai do ta konsumoj trupin tuaj ashtu si dhe shpirtin tuaj.

Fëmijët e Mi, Unë ndërhyj tani përmes ndëshkimeve mbi Tokë. Shpirtrat e gjorë që e humbasin jetën e tyre përmes këtyre ndëshkimeve po ndihmojnë për të shpëtuar ata prej jush që janë të humbur për Mua.

Kur ju të ndjeheni të frikësuar prej ligësisë së Satanit dhe influencës së tij në jetën tuaj, kujtoni se Unë do t’i shkatërroj përfaqësuesit e tij në Tokë.

Unë do ta shkurtoj vuajtjen tuaj, sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat.

Nëse Unë do ta lejoja këtë ligësi të vazhdonte, Unë nuk do të isha në gjëndje të shpëtoja të gjithë ata shpirtra emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/03/god-the-father-the-names-of-those-in-the-book-of-the-living-are-the-primary-target-of-the-beast/