Kerko Mesazhet ketu

Monday 4 November 2013

Ata do ta ndjekin si qengjat në thertore, udhën drejt shkatërrimit

E Hënë, 21 Tetor 2013, ora 10:56

Bija Ime fort e dashur, tradhëtia më e madhe e dishepujve të Mi të dashur, besnikë – ata që do të qëndrojnë gjithmonë të palëkundur ndaj të Vërtetës – do të jetë prej atyre ndjekësve në Kishën Time të cilët do të bien pre ndaj mashtrimit të madh.

Sa shumë njerëz, për shkak të besnikërisë së tyre të devijuar, do të gënjehen nga mashtruesi i cili do të rrëmbej kontrollin në Kishat e Mia ngado. Edhe pse ata mund të ndjehen të trazuar herë pas here, kur të dëgjojnë interpretime të çuditshme të Fjalës Sime të Shenjtë, të cilat nuk do të merren në kontekstin e duhur, ata do ta ndjekin si qengjat në thertore, udhën drejt shkatërrimit. 

Ata do ta admirojnë së tepërmi profetin e rremë dhe do ta salutojnë atë si një diktator të madh dhe ata do të bashkohen në një për të krijuar një ushtri të madhe. Kjo ushtri do të shkaktoj persekutimin më të madh mbi bashkëkohësit e tyre të Krishterë. Vëllai do të luftoj vëllain në këtë betejë të tmerrshme për të Vërtetën. Numri i atyre që do të ndjekin trininë jo të shenjtë, e përbërë nga profeti i rremë, antikrishti dhe Satani, do të jetë shumë më i madh se i atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit ashtu si u dha që nga fillimi. 

Ju, të zgjedhurit e Mi, që nuk do të devijoni nga e Vërteta, do ta keni këtë udhëtim të vështirë. Kurrë, për asnjë moment në jetën tuaj, nuk do ta kishit imagjinuar mashtrimin e tmerrshëm, që ju do të dëshmoni. Armiqtë e Mi janë të pregatitur mirë, kanë shumë influencë dhe janë të financuar mirë. Ata kanë shumë prioritete, por ata nuk e kanë, krah tyre, Fuqinë e Hyjit. Jo vetëm që ata nuk e kanë Fuqinë e Hyjit, Atit Tim, Të Gjithpushtetshmit, por ata mund të goditen në çdo kohë sipas Vullnetit të Tij. Për fat të keq, ata do të largojnë shumë shpirtra nga Unë dhe Unë do ta lejoj këtë si pjesë e pastrimit përfundimtar të njerëzimit. Kjo periudhë mbi Tokë do të jetë për të ndarë të mirin nga i ligu.

Çfarë dua të them Unë me këtë? Sigurisht, ju do të thoni se i miri do të gënjehet dhe se kjo nuk është për faj të tyre. Kjo është e vërtetë. Por, kur ata që thonë se janë t
ë Krishterë të vërtetë, e pranojnë herezinë, në vënd të Fjalës Sime të Shenjtë, ata blasfemojnë kundër Meje. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për të Vërtetën dhe duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Fjalës Sime në çdo sekonë. Sa shumë prej jush janë akoma në gjumë. Sa shumë nuk më njohin Mua me të vërtetë, sepse ju nuk keni aspak përulësi në shpirtrat tuaj, kaq krenar jeni për njohuritë tuaja për Shkrimin e Shenjtë. Shumë prej jush nuk kanë arritur ta lexojnë Ungjillin apo të kuptojnë se çfarë do të ndodhi para Ardhjes Sime të Dytë. Ju prapë nuk e dini, se e Vërteta ju ishte dhënë juve, në Biblën Më Të Shenjtë. Përse vazhdoni ta kundërshtoni Fjalën e Hyjit, të argumentoni, të refuzoni dhe të luftoni kundër Dorës që ju ja krijuar? Ju nuk jeni më të informuar se ata që më kryqëzuan Mua. Ju nuk keni më tepër njohuri se Farizenjtë që besuan se interpretimi i tyre i Fjalës së Shenjtë të Hyjit ishte superior ndaj asaj të Birit të njeriut. Për shkak të refuzimit tuaj për të pranuar profecitë përfundimtare, ju do të më mohoni Mua. Të gjitha shërbimet tuaja ndaj Meje nuk do të kenë asnjë kuptim, sepse ju do të ndiqni atë që është i dërguar nga Satani për t’ju mohuar trashëgiminë tuaj të drejtë në Parajsën Time. 

Sa më bëni Mua të lotoj. Ashtu si ju do të më tradhëtoni Mua do të reflektohet në persekutimin që ju do të shkaktoni mbi ata që ju i quani vëllezër dhe motra, në Emrin Tim. Ju do të bëheni të mësuar me gënjeshtra, ashtu si të tjerët para jush, prej udh
ëheqësve dhe diktatorëve të liq të së kaluarës. Për shkak të mungesës së dashurisë së vërtetë për Mua, e cila kërkon sakrificë të madhe, ju do të më sillni Mua shumë hidhërim dhe vuajtje. Ndërsa armiqtë e Kishës Sime do t’ju fusin në rrjetën e mashtrimit, ju do t’i këndoni atyre lavde, do t’i adhuroni dhe do t’i doni ata që më urrejnë Mua dhe Unë do të harrohem. 

I kujtoni këto Fjalë. Kur ju vendosni zotat e rremë para Meje, ju do të shkaktoni Zemërimin e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/21/they-will-follow-like-lambs-to-the-slaughter-the-road-to-destruction/