Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Hyjit, është i rremë asnjë urrejtje nuk do të tregohet kundrejt tij

E Premte, 8 Nëntor 2013, ora 12:09

Fëmijët e mi të dashur, si të vegjëlit e dashur të Hyjit, ju kurrë nuk duhet të lejoni mosmarrveshjet të kthehen në urrejtje për njëri tjetrin. I ligu krijon vuajtje të tmerrshme mes jush duke përhapur infektimin e tij djallëzor dhe sidomos kundër vizionarëve dhe profetëve të zgjedhur të Hyjit.

Kur Hyji është i pranishëm në një Mision, që është i autorizuar prej Tij në Tokë, me qëllim që të shpëtoj shpirtrat, Satani gjithmonë do ta sulmoj atë. Ju do t’i njihni profetët e vërtetë të Hyjit prej persekutimit dhe urrejtjes, që tregohet ndaj tyre. Ju do t’i njihni ata prej refuzimit publik të misioneve të tyre dhe veprat e liga të kryera kundër tyre nga të tjerët.

Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Hyjit, është i rremë asnjë urrejte nuk do të tregohet kundër tij, sepse Satani kurrë nuk do t’i sulmonte publikisht ata që ai mashtron. Kur Biri e shfaq Veten e Tij, Ai gjithmonë do të sulmohet, sepse mëkati i njeriut e ndan atë nga Hyji. Kur Biri im eci në Tokë, ngado që Ai shkonte ata i bërtisnin Atij. Ata e shanin Atë dhe i hidhnin gurë Atij dhe të gjithë atyre që e ndiqnin Atë. Dhe ndërsa ata e daklaruan Atë të jetë një mashtrues, ata ndiqnin shumë profetë të rremë, që përpiqeshin të konkuronin me Atë. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë kur Ai të bëj udhëtimin e Tij përfundimtar për të mbledhur të gjithë ata që mbeten në Atë dhe me Atë.

Ai do të bashkoj të gjithë ata që jetojnë sipas Mësimeve të Tij dhe që mbeten shërbëtorë besnikë dhe të përulur. Pastaj, me ndihmën e Ushtrisë së Tij të Mbetur, Ai do të luftoj deri në fundin e hidhur për të shpëtuar sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, përfshi shpirtrat e të gjithë armiqve të Tij dhe të gjithë atyre që refuzojnë ta pranojnë Atë.

Nëse ju e doni Birin tim, ju kurrë nuk duhet ta lëndoni Atë duke urryer njëri tjetrin. Biri im ju ka thënë se ju nuk mund të qëndroni të bashkuar me Atë kur ka urrejtje në zemrën tuaj.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë ju që e deklaroni veten të jeni t
ë Krishterë të ndiqni shëmbullin e dhënë nga Biri im.