Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 5 November 2013

Të gjithë ata që e mbajnë trekëndëshin, shenjën e trinisë më mëkatare, do të përfshihen në aprovimin e bamirësive të tilla

E Martë, 22 Tetor 2013, ora 13:20

Bija Ime fort e dashur, çdo cep i Kishës Sime është duke u 
pregatitur për ritualet e reja. Deklaratat publike mbi nevojën për të qënë të përulur dhe dashamirës do të marrin prioritet për bamirësitë jofetare, të cilat do të prezantohen nga antikrishti. Të gjithë këta shërbëtorë të Satanit po bashkohen në festa private dhe rrjeti i tyre ndërkombëtar do të krijoj bamirësi globale, të ngritura për t’ju bindur se ata janë të frymëzuar nga qielli. 

Të gjithë ata që e mbajnë trekëndëshin, shenjën e trinisë më mëkatare, do të përfshihen në aprovimin e bamirësive të tilla, me qëllim që kjo t’i lartësoj
 ata në sytë e botës. Papritur, do të flitet për një lëvizje të re, të fuqishme dhe të ashtu-quajtur ungjilltare dhe njerëzit do të dorëzojnë paratë e tyre për t'i bërë që t'i shtojnë përpjekjet e tyre për t'i ndihmuar të varfërit e botës. 

Gjithkush do të besoj se mirësia më e madhe po kryhet dhe disa udhëheqës në Kishat e Mia do të admirohen në të gjitha skajet e Tokës. Fare pak do t’i debatojnë qëllimet e tyre, por kur të shikoni bankat botërore më të mëdha të bashkohen me ata në përpjekjet e tyre, ju do ta dini atëherë se kjo është një vepër e krjuar për t’ju mashtruar. Sa dinak është bisha. Sa të zgjuara duken të jenë veprimet e tij, pasi ato do të jenë të ëmbëlsuara me një formë mashtrimi, sa vetëm ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do të jenë në gjëndje t’i dallojnë. Dhe përgjatë gjithë fjalime për të mirën e përmbashkët të njeriut, një dëshirë për t’i bashkuar të gjitha fetë për të formuar një bashkësi të madhe të popujve – ku as edhe një fjalë nuk do të shqiptohet rreth Mësimeve të Mia që fëmijët e Hyjit duhet të qëndrojnë të palëkundur ndaj Fjalës Sime Të Shenjtë. 

Kohët po lëvizin shpejt dhe në mes të 
kësaj, propagante në dukje e organizuar mirë dhe e orkestruar me kujdes, plasaritjet do të fillojnë të duken. 
Kur Satani është duke vepruar, çoroditja përhapet; përçarja krijohet; kontraditat dalin jashtë kontrollit dhe asgjë nuk është më në rregull. Disa nderime, që më përkushtohen Mua para Tabernakullave të Mia, do të zhduken. Orët e Adhurimit të Pandërprerë do të ndalojnë dhe së shpejti ata do t’i heqin statujat e shenjtorëve nga Kishat. Të gjitha veprimet e tyre do të justifikohen në emër të çrrënjosjes së Kishës së vjetër dhe duke e bërë atë më bashkohore, më tërheqëse dhe më interesante për jo-besimtarët. 

Ata që më njohin Mua duhet të bëjnë gjithçka të munden, përmes përhapjes së Ungjillit, sepse, të jeni të sigurtë, ju nuk do të dëgjoni më të flitet për Biblën e Shenjtë. Citatet e vetme që ju do të dëgjoni do të jenë ato, që janë të shtrembëruara për të mbështetur gënjeshtrat. Kur ata ta zhveshin Kishën nga dinjiteti i saj, ndëshkimet do të fillojnë të bien mbi ata nga Qielli. Me kalimin e kohës ata do të ndalohen, por këto sprova duhet të ndodhin n
ë fillim, ashtu si është parathënë.