Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 November 2013

Unë nuk do të rri dhe të shikoj kur ju e shkatërroni jetën tuaj, e cila mund të jetë e juaja përjetësisht

E Shtunë, 26 Tetor 2013, ora 17:52 

Bija Ime fort e dashur, kur njerëzit përpiqen të përcaktojnë se cilët prej fëmijëve të Hyjit Unë dëshiroj t’i sjell tek Mëshira Ime – përgjigja është, të gjithë ata. Unë nuk bëj dallime, sepse Unë e dua secilin shpirt të lindur, secili prej tyre i krijuar nga Ati Im. Asnjë shpirt nuk mund të përjashtohet nga ky Mision përfundimtar i Imi për të shpëtuar njerëzimin. Unë vij për t’i sjellë shpëtimin të gjithëve. 

Pyesni çdo prind të mirë nëse ata do të saktrifikonin një fëmijë për një tjetër dhe ata do t’ju thonë këtë,  “Pavarësisht se sa keq ata sillen apo më lëndojnë mua, unë kurrë nuk mund t’i refuzoj, sepse ata janë pjesë e trupit tim”. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për armiqtë e Hyjit. Ata e fyejnë Atë dhe i shkaktojnë Atij dhimbje të madhe, por Ai prapë i do ata, sepse ata erdh
ën prej Atij, edhe pse janë të uritur, për shkak të mëkatit të njerëzimit. 

Si është e mundur, mund të pyesni ju, q
ë Unë mundem t’i fal ata që më lëndojnë Mua më tepër? Të cilët i fshikullojnë të tjerët dhe ju shkaktojnë atyre dhimbje dhe vuajtje? Kjo është sepse Unë i dua ata. Unë gjithmonë do ta dua mëkatarin. Mëkatet e tyre më shkaktojnë Mua neveri, por Unë gjithmonë do të jem duke pritur për t’i përqafuar ata. 

Ky Mision është për faljen
. Ai është i tëri për shpëtimin e shpirtrave tuaj. 

Edhe pse të ashpra Fjalët e Mia mund të jenë herë pas here, ato ju jepen sepse Unë ju dua dhe Unë nuk mund ta duroj mendimin e humbjes për ju. Ata që më kanë tradhëtuar Mua, për shkak të ambicjeve të jetës, kurrë nuk duhet të kenë frikë të vijnë tek Unë dhe të kërkojnë ndihmën Time. Unë kam mall për ju. Unë Jam i trishtuar, por Unë do të përdor çdo ndërhyrje pa e shkelur Besëlidhjen e Atit Tim për vullnetin e lirë, i cili gjithmonë do të mbetet i juaji deri në fillimin e ri. Asgjë që ju bëni nuk do t’ju ndaj nga Unë kur më kërkoni Mua t’ju fal. 

Unë do ta mb
ështjell botën në Mëshirën Time dhe për çdo vepër të keqe të kryer nga armiqtë e Mi, për t’ju tërhequr juve në gabim, Unë premtoj se Unë do të ndërhyj. Unë nuk do t’ju hedh tek ujqërit, që kërkojnë t’ju gllabërojnë. Unë nuk do të rri dhe të shikoj kur ju e shkatërroni jetën tuaj, e cila mund të jetë e juaja përjetësisht. Unë do t’ju ngre lartë, deri në kohën kur do t’ju duhet të merrni vendimin përfundimtar. Unë nuk do ta lëshoj lehtë shpirtin tuaj. Unë pësova një vdekje mizore për t’ju shpëtuar juve. Këtë herë, ju do të dëshmoni një Ndërhyrje Hyjnore më të fuqishme për t’ju fituar juve. Ju jeni të Mitë. Unë Jam i juaji. Bisha kurrë nuk do t’i fitoj shpirtrat lehtë, sepse Unë Jam Zot, një forcë për t’u patur frikë. Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm. Satani nuk ka asgjë, por dinakëria e tij do të tërheqi ata më të dobëtit mes jush. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju, që më doni Mua, të luteni që ata të dobët ta pranojnë Ndërhyrjen Time Hyjnore me dashuri në zemra e tyre.