Kerko Mesazhet ketu

Friday 13 June 2014

Dashuria është e vetmja mënyrë për të mposhtur urrejtjen. Urrejtja nuk mund ta mposhti Dashurinë nëse ajo vjen nga Hyji

E Hënë, 9 Qershor 2014, në 21:42

Bija Ime fort e dashur, sa dëshiroj Unë të arrij tek ata që e kanë humbur besimin dhe ata që nuk besojnë më tek Unë, ashtu si dhe të paditurit. Këto Mesazhe janë për botën – jo vetëm për të zgjedhurit, të cilët më përshëndesin Mua me çdo nderim dhe shpirtrat e të cilëve janë të mbushur me dashuri për Mua. Unë e dua gjithsecilin, por Unë mbështetem tek besimtarët për të shpërndarë Fjalën e Hyjit, për të ndezur brënda atyre zemrave të mbyllura të ngurta flakën e Dashurisë Sime.

Nëse ju me doni Mua, ju do të bëni ndaj të tjerëve gjithë veprat e mira që Unë ju mësova. Ju do t’i trajtoni të tjerët, ashtu si Unë ju kam dashur. Ju do të jeni të duruar me ata që ju përçmojnë pse mbani stemën e Krishtërimit. Ju do të mbështesni të dobëtit; do t’ju mësoni atyre Dashurinë Time në gjithçka që ju thoni dhe bëni. Të jeni i Krishterë do të thotë ta mbështesni Fjalën Time në çdo mënyrë.

Ju kurrë nuk duhet të harroni se Dashuria Ime është Hyjnore. Hyjnia Ime është përtej censurave dhe se Fuqia e Shpirit të Shenjtë është e pamposhtur kur është I Pranishëm në çdo Vepër që është e Imja. Veprat e Mia janë të fuqishme dhe do të rriten dhe shpërndahen si një shpërthim i fortë i erës me një shpejtësi që është përtej imagjinatës suaj.

Prandaj kur Unë e shfaq Veten Time me Fjalën Time – Mesazhet e Mia ndaj botës – nëse ju më mbështesni Mua, Unë do t’ju tregoj Mëshirë të madhe tek të gjithë ata që e pranojnë Kupën Time me dëshirë. Kur ju i pranoni Dhuratat që Unë ju jap dhe i përdorni ato, ashtu si Unë dëshiroj për ju, për të mirën e të tjerëve, atëherë mrekulli të mëdha t
ë kthimit në besim do të ndodhin. Dashuria Ime, kur ju e pranoni atë nga Unë, do të përhapet tek të tjerët. Kur të tjerët e marrin dashurinë tuaj, edhe ata gjithashtu do ta kuptojnë se nga vjen ajo.

Dashuria Ime, kur futet brënda shpirtrave tuaj, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do t’ju sjelli në gjunjë para Meje, duke derdhur lotë gëzimi. Mos harroni; ju do ta njihni Dashurinë e Hyjit menjëherë sa ajo ta përshkoj zemrën tuaj prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Pastaj ju do ta kuptoni Fuqinë e Dashurisë sepse Unë Jam Dashuria.

Unë Jam Fuqia, prej së cilës çdo djall, çdo ëngjëll i rënë dhe vetë Satani bien në tokë në agoni, sepse ata nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua.

Kur ju e lejoni Dashurinë Time t’i mbushi shpirtrat tuaj, edhe ju gjithashtu do ta keni fuqinë, brënda jush, për të mundur çdo lloj ligësie në botë. Dashuria Ime e shkatërron fuqinë e Satanit dhe të gjithë djajve të tij. Dashuria Ime do të jetë arma juaj kundër ligësisë, që do t’ju duhet të hasni sepse flisni në Emrin Tim. Pranojeni Dashurinë Time dhe gjithmonë t’i doni armiqtë e Mi. Mos i urreni armiqtë e Mi, sepse kjo është pikërisht çfarë i ligu kërkon nga ju të bëni, me qëllim që ai të mund të përhapi urrejtje. Dashuria, kur përhapet, mbjell dashuri brënda të tjerëve ashtu si urrejtja mbjell dyshim, frikë dhe zemërim. Dashuria është e vetmja mënyrë për të mposhtur urrejtjen. Urrejtja nuk mund ta mposhti Dashurinë nëse ajo vjen nga Hyji.

Unë dëshiroj t’ju jap këtë Kryqëzatë Lutje për t’ju mbrojtur nga urrejtja.

Lutja e Kryqëzatës (156) Mbrojtje nga urrejtja

I dashur Jezus, më dhuro Dashurinë Tënde dhe hape zemrën time për ta pranuar Dashurinë Tënde me mirënjohje. Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, le të ndriçojë mbi mua Dashuria Jote, që të bëhem një rreze e Mëshirës Tënde.

Më rretho me Dashurinë Tënde dhe lejo që dashuria ime për Ty të dobësojë çdo lloj urrejtjeje, që unë e ndesh kur e përhap lajmin e Fjalës Tënde. Vërshoje Mëshirën Tënde përmbi ne dhe fali ata që të refuzojnë Ty, të fyejnë Ty dhe që janë mospërfillës ndaj Hyjnisë Tënde dhe jepua atyre Dhuratën e Dashurisë.

Le të ndriçojë Dashuria Jote në kohë pasigurie, besimi të dobët, në kohë sprovash dhe vuajtjesh dhe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë më ndihmo ta sjell të Vërtetën tek ata që kanë më tepër nevojë për Ndihmën Tënde. Amen.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju do të keni nevojë për Mbrojtjen Time më shumë se ndonjëherë ndërsa ky Mision rritet. Dashuria Ime gjithmonë do t’ju mbuloj dhe Unë do ta shfaq Veten Time tek ju përmes Fjalës Sime, Hirit të Shpirtit të Shenjtë dhe përmes kthimit në besim, përmes lutjes, që ky Mision I Shpëtimit do t’i sjelli botës.

Kurrë mos e dyshoni Hyjninë Time apo Fuqinë e Hyjit, sepse pa Mua ju jeni asgjë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/09/love-is-the-only-way-to-defeat-hatred-hatred-cannot-defeat-love-if-it-comes-from-god/