E
Diel, 11 Shtator 2011, në 19:15
Media e përditshme i ushqen ata me histori, të cilat tregojnë ligësinë e pranishme në botë, me kaq shumë vende në trazira. Pastaj është mungesa e ushqimit shpirtëror, dhe në vend të tij, një dietë prej gënjeshtrash kur iu tregohet për çudirat e ambicieve së botës. Të gjitha këto, po t’i arrini të tilla gjëra, do t’ju zhgënjejnë. Pastaj ndërsa përpiqeni drejt këtyre qëllimeve ju do të jeni në ankth për t’i arritur këto maja, përsëri, ju do të zhgënjeheni.
Mbajeni mend, Unë Jam Ushqimi juaj, fëmijë. Do të jetë vetëm përmes Meje që ju do të gjeni paqe të vërtetë, kënaqësi dhe dashuri të pastër në zemrat tuaja. Nuk është e mundur të fitohet kjo lloj paqeje ndokund tjetër.
Kthehuni
tek Unë tani, secili nga ju që po vuani dëshpërim në zemrat tuaja. Më lejoni
Mua t’ju mbaj dhe t’ju ngushëlloj. Sepse ju, fëmijët e Mi, jeni shpirtrat e Mi
të humbur, por të çmuar. Shumë prej jush jeni larguar tutje dhe nuk e dini
udhën tuaj të kthimit për në grigjën Time. Disa prej jush kanë zgjedhur një
grigjë të ndryshme – një grigjë jo Timen.
Dëgjojeni
thirrjen Time, sepse kur ju ta dëgjoni Zërin Tim në shpirtrat tuaj ju do ta
njihni të Vërtetën. Unë Jam udha juaj drejt Atit Tim të Përjetshëm. Mbajeni
mend se shumë nga ju, që i japin emra të ndryshëm Hyjit Atë të
Gjithëpushtetshëm, mundet akoma të jenë duke adhuruar të njëjtin Hyj. Ka vetëm
një Hyj. Koha është pranë tani, për kohën kur Lavdia e Tij do t’i zbulohet
botës.
Pavarësisht se cili është interpretimi juaj, Hyji Atë është Dashuri.
Mëshira e Tij është gjithëpërfshirëse. Ejani; kthehuni tek Ai tani, kudo që të
jeni në botë. Ai po pret thirrjen tuaj.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti