Kerko Mesazhet ketu

Friday 23 November 2012

Ky grup i të dymbëdhjetëve, që përfaqësojnë shtete të fuqishme, është një fyerje ndaj ekzistencës së 12 apostujve të Mi

E Martë, 20 Nëntor 2012, në 23:50

Bija Ime fort e dashur, shumë fyerje janë duke u hedhur kundër Meje, Shpëtimtarit të njerëzimit, dhe ato janë të maskuara nën velin e mashtrimit.

Satani i ka infektuar të Krishterët, në veçanti, në të gjithë botën në këtë kohë. Ai e bën këtë në mënyrën më dinake. Ai i bind ata se duhet të tregojnë besnikëri ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre duke i bërë ata të besojnë në gënjeshtra.

Njerëzit, prej natyrës së tyre, e kanë një anë përkujdesjeje të lindur prej një dashurie të natyrshme për të tjerët. Kjo është një dhuratë nga Hyji. Satani e përdor këtë emocion për t’i tërhequr njerëzit brenda një rrjete mashtrimi të cilën nuk arrijnë ta kontrollojë. Ai arrin që t'i bindë ata për të besuar në ligje që rezultojnë në mëkate të rënda kundër Hyjit.

Duke i mbështetur të tjerët në përpjekjet e tyre për të sjellë ligje, të cilat pranojnë dhe lejojnë vrasjen, luftën dhe blasfeminë kundër Hyjit, shumë vetë besojnë se ata janë duke bërë gjënë e duhur.

Kur ju besoni se mëkati është i pranueshëm dhe është i justifikuar, sepse është për të mirën e të tjerëve, atëherë ju keni rënë në një kurth të orkestruar me kujdes.

Nuk është rastësi që justifikimet për përçarjen në Kishat e Krishtera po shtohen. Nuk është rastësi që çdo justifikim për ta lejuar abortin po ju paraqitet në këtë kohë.

Çdo shtet është i lidhur dhe çdo thirrje publike për të futur abortin, për të pranuar luftën dhe për të sjellë ndryshime në Kishat e Krishtera po planifikohet nga një grup. Ky grup ka qenë duke i përgatitur këto ngjarje për shumë vite. Ata e dinë me saktësi se kush janë dhe çfarë po bëjnë. Ata janë shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm.

Ndaloni, vështroni dhe dëgjoni, sepse tashmë ju duhet ta pranoni se çfarë Unë ju them është në Emër të Hyjit. Të gjitha këto vepra të llahtarshme dhe të neveritshme, që ju paraqiten si ndryshime të arsyeshme dhe të përkujdesura në shoqërinë tuaj, kanë qenë planifikuar dhe koordinuar në një shkallë globale prej grupit të të dymbëdhjetëve.

Ky grup i të dymbëdhjetëve, që përfaqësojnë shtete të fuqishme, është një fyerje ndaj ekzistencës së 12 apostujve të Mi.

Ata do ta paraqesin dhe mbështesin antikrishtin në botë, ashtu si 12 apostujt e Mi më paraqitën Mua në publik gjatë kohës Sime në tokë.

Fuqia e tyre do të thotë se secili shtet i fuqishëm i mbështet të tjerët në sjelljen e ligjeve mëkatare për të siguruar që ato të pranohen.

Sa do të vuani ju, dishepujt e Mi të dashur, për shkak të pranimit tuaj ndaj të Vërtetës. E Vërteta do t’jua hapë sytë ndaj ligësisë përreth jush. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga e Vërteta. Do të jetë vetëm atëherë kur ju ta pranoni atë, që ajo do të mund t'ju mbrojë nga këto ligje, vepra e akte djallëzore.

Dijeni se ato shtete që marrin pjesë në futjen e ligjeve djallëzore do të vuajnë më së tepërmi gjatë pastrimit përfundimtar.

Ata mund të besojnë se janë të pa-arritshëm, por ata do të kenë sukses vetëm për të arritur në një gjë. Ky do të jetë një ndëshkim, kaq i rëndë, saqë ata nuk do të jenë në gjendje të fshihen apo të mbulojnë fytyrat e tyre për ta shmangur atë. Para së gjithash, ata do të duhet të japin llogari tek Unë. Shumë do të pështyjnë, madje edhe atëherë, në Fytyrën Time. Dhe pastaj, ata do t’i bashkohen antikrishtit, bishës dhe të gjithë engjëjve të rënë në një përjetësi dhimbjeje.

Unë tani po ju paralajmëroj. Ju që përpiqeni të sillni abortin në shtetet tuaja; ju që njollosni Kishat e Mia të Krishtera dhe ju që nderoni bishën; ditët tuaja janë të pakta.

Për ju, nuk do të ketë asnjë të ardhme, as jetë të përjetshme, as hyrje në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj