Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 30 June 2013

E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për vuajtjet e shërbëtorëve të Mi të dashur e të gjorë, të cilët tani po fillojnë të shikojnë rrëmujën, që po ju tregohet nga brënda Kishës Sime.

Atyre, Unë ju them këtë. Qëndroni dhe bëni çfarë duhet të bëni për të më shërbyer Mua, nën çatinë e Kishës Sime. Qëndroni të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.

Mos pranoni shpjegime të reja dhe të ashtu-quajtura teologjike, se Kush Jam Unë; çfarë Unë bëra për njerëzimin apo se si Unë do të kthehem për të deklaruar të gjithë fëmijët e Hyjit, që e pranojnë Mëshirën Time. Besoni vetëm tek Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë juve përmes apostujve të Mi dhe në Biblën Më Të Shenjtë. Gjithçka që ndryshon nga Sakramentet e Shenjta apo çfarë ju është thënë rreth domosdoshmërisë së shpëtimit – mos e pranoni atë.

Unë Jam e Vërteta. Juve ju është dhënë e Vërteta. Vetëm e Vërteta mund t’i shpëtoj shpirtrat tuaj nga dënimi. E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë. Unë solemnisht i premtoj secilit prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë e të çmuar, Hire të jashtëzakonshme, për t’ju ruajtur përballë persekutimit, pasi besimi juaj do të vihet në provë deri në kufi, nëse e recitoni këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (110) Që priftërinjtë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë


O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, që të mund ta mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më të Shenjtë.

Më dhuro Hirin e duhur – të përgjërohem – për ta dëshmuar Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë.

Më mundëso që t’i bëj ballë presioneve për të promovuar të pavërteta, kur unë e di në zemrën time se ato të fyejnë Ty.

Më ndihmo të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën kur të vdes. Amen.


Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë kam edhe një fjalë tjetër paralajmëruese për t’ju dhënë juve.

Ju duhet ta mbroni Dhuratën e Rrëfimit dhe dijeni se vetëm ata që kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre dhe më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si çelësin drejt shpëtimit të tyre, do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/23/the-truth-will-free-you-lies-will-destroy-you/

Friday, 28 June 2013

Hyji Atë: Kur Biri Im të konsiderohet të jetë një mëkatar, dijeni se kjo është blasfemia më e madhe

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, si do të reagonte një prind nëse do e dinte se fëmija e tyre do të përballej me vdekjen? A nuk do të luftonin ata deri në kockë për t’i shpëtuar ata nga të gjitha të ligat? Pikërisht për këtë Unë tani ndërhyj në botë duke e udhëzuar Birin Tim të tregoj të Vërtetën, me qëllim që të shpëtoj jetën e fëmijve të Mi.

Janë gjërat e vogla në jetë, ato që kanë një ndikim në shkallë globale. Një bletë sjellja e së cilës ndryshon dhe atje ku poleni nuk mund të krijohet do të ketë një efekt direkt mbi jetën që ekziston në Tokë. Është përmes Kishës së Birit Tim në Tokë që jeta e shpirtit mund të mir
ëmbahet. Pa të Vërtetën, Kisha e Birit Tim nuk mund ta ruaj jetën. Prandaj, nëse gënjeshtrat i përshkojnë nga brënda muret e Kishës, pa ndërhyrjen Time, kjo do të ndikoj në jetën e shpirtit.

Do të jetë atëherë kur Kisha të kthehet kundër Atij Që e krijoi, që jeta do të shkatërrohet. Ky infektim do të ketë një ndikim direkt mbi mbarë botën, përfshi ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme. Ajo do të ketë efekt madje edhe tek ata në fetë e tjera, të cilat nuk vijnë nga Unë. Kur gënjeshtrat infektojnë Trupin Mistik të Birit Tim, Jezu Krishtit, në Tokë, ato do të shkaktojnë sëmundje. Sëmundja, nëse nuk trajtohet, do të çoj në vdekje. Prandaj, si Hyji, Ati i gjithë Krijimit, Unë nuk do të qëndroj duarlidhur dhe të lejoj armiqtë e Mi të shkatërrojnë shpirtrat e fëmijve të Mi.

Kur ju të përballeni me gënjeshtra, ato do të burojn
ë prej gojëve të mashtruesve në një përzjerje të ngatërruar të fjalëve pa kuptim. Gënjeshtrat, të cilat tashmë kanë filluar, janë zbatuar në një gjuhë në dukje e përulët, por ato maskojnë gënjeshtrat më të mëdha kundër doktrinës së Vërtetë të Kishës. Njohini ato për çfarë janë – të dërguara për t’ju shtyrë të kryeni mëkat. Kur Biri Im të konsiderohet të jetë një mëkatar, dijeni se kjo është blasfemia më e madhe, sepse kjo është e pamundur.

Unë e dërgova Birin Tim, si një njeri me trup dhe si të gjithë ju, me një përjashtim. Ai lindi pa mëkat, dhe prandaj ishte i paaftë për të. Kushdo që e përdor të Vërtetën dhe pastaj e manipulon atë, me qëllim që të fusin një kuptim të ri në Kryqëzimin e Birit Tim të dashur, është një gënjeshtar. Ai nuk vjen nga Unë dhe është një armik i Birit Tim.

Vështroni tani, fëmijët e Mi të vegjël, kur bisha dhe djajtë që ai ka dërguar për t’ju larguar nga Unë, vërtiten rreth jush. Ju duhet të jeni të fortë. Ju gjithmonë duhet ta dini se Biri Im ju dha të Vërtetën kur Ai erdhi në Tokë dhe kur Ai vdiq për mëkatet tuaja. Ai sakrifikoi Trupin e Tij për t’ju shpenguar ju, por Ai kurrë nuk u bë një mëkatar, sepse Ai nuk është një prej jush.

Ju duhet të mbeteni të vërtetë ndaj Fjalës Sime dhe Mësimeve të Birit Tim. Nëse nuk qëndroni, atëherë ju do të tundoheni të pranoni gënjeshtra, që do t’ju sjellin veçse vuajtje të përjetshme.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/23/god-the-father-when-my-son-is-deemed-to-be-a-sinner-know-that-this-is-the-greatest-blasphemy/

Wednesday, 26 June 2013

Gënjeshtra më e madhe është se Satani mund të parashikoj të ardhmen, por kjo kurrë nuk mund të ndodhi

E Premte, 21 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa paganizmi vazhdon të përhapet si një virus nëpër botë, njeriu fillon ta lartësoj veten si Zot. Shumë sekte që nuk e pranojnë Ekzistencën e Hyjit të Vërtetë, në të kundërt nderojnë bishën në tempujt e tyre. Këta shpirtra të gjorë, dashuria e të cilëve për vetveten, e cila lind prej një ambicje të ashpër, kanë ngritur tempuj, që e nderojnë hapur Satanin.

Tek shumë vëzhgues të jashtëm, këto tempuj duken si kishat, që nderojnë Hyjin, por mos u gënjeni. Qëllimi i tyre i vetëm është të nderojnë bishën, e cila ju premton atyre jetën e përjetshme. Ai i premton atyre se duke i bërë nderime dashurisë për vetveten, e cila e zëvendëson dashurinë për Hyjin, ata do të fitojnë një parajsë të përjetshme të kënaqësisë.

Premtimet e bëra atyre nga bisha, e cila komunikon me ata qartë, janë krijuar për t’i mashtruar ata të besojnë një gënjeshtër. Se nëse ata vënë para altarit të bishës – zotin e rremë që ata adhurojnë në vënd të Atit Tim të dashur – kërkesat e tyre për kënaqësitë e botës dhe vetë-kënaqsia e tyre do të shpërblehet. Nëse ata vënë nevojat e tyre së pari, para të tjerëve, ata besojnë se do të fuqizohen me pasuri të madhe, kontroll dhe liri.

Këta njerëz janë inkurajuar të vendosin veten e tyre para Hyjit dhe të kërkojnë forcë të tillë sa të jenë të aftë të mposhtin Mbretërinë Hyjnore të Hyjit. Për fat të keq ata do të bëjnë çfarë të munden për të arritur ambicjen e tyre për pasuri dhe kontroll mbi të tjerët me anë të lakmisë. Ata do të shkatërrojnë jetën e të tjerëve. Ata do të vrasin me qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre dhe ata e shajnë Hyjin çdo ditë.

Kur ata e fyejnë Hyjin ata mbajnë mesha të zeza, shumë prej të cilave po mbahen fshehtas dhe ndiqen nga njerëz të fuqishëm, përfshi ata që thonë se i shërbejnë Hyjit në kishat e Tij. Ceremonitë e tyre satanike janë të zakonshme dhe ata janë krenar për veprimet e tyre. Ata me krenari i deklarojnë ndërtesat e tyre të jenë tempuj, sepse aspak turp nuk kanë në shpirtrat e tyre. Këto tempuj janë ngritur për t’i bërë nderime Satanit, jo Hyjit, por do t’ju bëjnë ju të besoni ndryshe.

Ata do të ndëshkohen nga Unë për krimet e tyre kundër njerëzimit dhe fjalët fyese kundër Hyjit, ndaj të cilit ata janë fajtor. Shumë prej tyre e fyejnë Atin Tim duke përdorur terma që janë të vetme për Atë. Ati Im tha: “Unë Jam Fillimi.” “Unë jam” përdoret për të treguar dashurinë e tyre për vetveten dhe ata do të imitojnë çdo vepër të shenjtë, veprim dhe përsërisin fjalët, që i janë dhënë botës nga Hyji, me qëllim që ta përçmojnë Atë.

Tempujt e tyre, gjatë Ndëshkimit të Madh, do të thyen copë copë nga Hyji dhe ata do të mbeten të tharë dhe të boshatisur pa asnjë lloj fuqie mbi fëmijët e Hyjit. Megjithatë, ashtu si të gjithë fëmijve të Hyjit, atyre do t’ju jepet mudësia të refuzojnë Satanin para Ditës së Madhe. Disa do ta pranojnë Dorën Time të Mëshirës, por shumë do ta refuzojnë atë, sepse ata besojnë në gënjeshtrat djallëzore, të cilat janë gdhëndur mbi shpirtrat e tyre nga bisha.

Ata besojnë se, duke e kontrolluar botën, duke i zgjeruar njohuritë e tyre mbi universin, e kontrollojnë jetën duke e zgjatur jetën njerëzore dhe duke e pakësuar popullsinë globale, se ata do të bëhen si Hyji.

Satani është shumë i kujdesshëm se si ai i zapton shpirtrat e tyre. Ai ju tregon atyre vizione të mëdha të së ardhmes, që ai ju thotë se i përket atyre. Ai ju tregon atyre për ngjarje të mëdha, që do të ndodhin në të ardhmen, të cilat mund të merren prej tyre. Të gjitha janë gënjeshtra. Asnjë prej atyre që ai ju tregon nuk është e vërtetë. Satani ka shumë fuqira, që ju dhanë atij prej Hyjit, si Luciferri, një nga ëngjëjt më të fuqishëm në hierarkinë e Atit Tim. Ai ju tregon ndjekësve të tij imazhe të bukura prej një të ardhme të lavdishme, që ai thotë se do të jetë e tyre nëse ata i dorëzojnë shpirtrat e tyre tek ai. Ata besojnë në premtimet e tij për të ardhmen.

Gënjeshtra më e madhe është se Satani mund të parashikoj të ardhmen, por kjo kurrë nuk mund të ndodhi. Profecia mund të vij vetëm nga Hyji. Askujt nuk i është dhënë kjo Dhuratë, e cila mund të rrjedhi vetëm prej Buzëve të Hyjit. Satani nuk mund të parashikoj ngjarje të së ardhmes, detajet e të cilave mund t’ju jepen vetëm profetëve të Hyjit. Nëse ju besoni në premtimet e Satanit, jeta juaj bëhet një gënjeshtër dhe Jeta e Përjetshme nuk mund të jetë e juaja, vetëm po të pranoni të Vërtetën.

Hyji ju ka premuar Jetën e Përjetshme. Premtimi Im për të ardhur përsëri dhe për t’ju sjellë në Parajsë është e Vërtetë. Mos e fyeni Hyjin duke refuzuar të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/21/the-biggest-lie-is-that-satan-can-foretell-the-future-but-this-can-never-be/

Tuesday, 25 June 2013

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë

E Mërkurë, 19 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime për të formuar bërthamën e Ushtrisë Sime në Tokë po përmbushet në këtë kohë. Nga lisa të vegjël, ata do të shpërndahen dhe do të rriten dhe përhapen ngado.

Bija Ime, themeli është pjesa e rëndësishme. Ashtu si një foshnje, që është i formuar në bark, duhet kohë dhe vëmëndje e kujdesshme për të siguruar mirëqënien e fëmijës, i cili e merr ushqim nga placenta. Ai do të rritet ngadalë, por në mënyrë të përkryer, deri kur përfundimisht të dali nga barku dhe të jetë gati të jetojë jetën e krijuar për të nga Ati Im.

Lindja e Ushtrisë Sime të Mbetur do të jetë e njëjtë. Do të marri pregatitje të mëdha para se të jetë gati për të zënë vëndin e vet në botë, por themeli i saj është i fortë dhe shpirtrat, që janë blloku ndërtues, do të ndërthuren në një për të ndërtuar një Ushtri të pathyeshme. Pastaj kjo Ushtri do të shpërndahet dhe rritet ngado, menjëherë, dhe me një forcë të tillë, sa do të jetë e vështirë të shpërfillet. Ata brënda Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë të çliruar nga egoizmi, krenaria apo nevoja për tu mbështetur në vlerësimin shkencor të Fjalës Sime, e cila do të kërkohet prej tyre për të vërtetuar të Vërtetën e Hyjit.

Shkenca është një Dhuratë nga Hyji, por shkenca nuk mund të shpjegoj Misterin e Hyjit. Prandaj ata që kanë nevojë për mbështetjen e shpjegimeve llogike, se si Unë komunikoj me fëmijët e Hyjit në Tokë, në këtë kohë, do të jenë të zhgënjyer. Nuk ka asnjë përgjigje që mund t’i kënaqi ata.

Një nga Dhuratat më të mëdha të dhëna njeriut është Dashuria. Dashuria nuk mund të shpjegohet apo vërtetohet sipas shkencës, sepse ajo vjen nga Shpirti I Hyjit. Ajo është e pranishme tek të gjithë ju. Ju e ndjeni atë. Ajo është lidhja që e mban njerëzimin së bashku, gjë që fuqia e të ligut nuk do të arrij ta nënvlerësoj.

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë. Pa dashuri, ju nuk mund të keni jetë. Dashuria do t’ju bashkoj, do t’ju mbaj të fortë, do t’ju mbaj të bashkuar. Dashuria do t’ju ndihmoj t’i sillni shpirtrat tek Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/19/i-am-love-i-am-god-they-are-one-and-the-same-thing/

Hyji Ekziston tek çdo person i vetëm i lindur në këtë botë, pavarësisht nga feja e tyre apo besimi i prindërve të tyre

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Unë Jam Jezusi juaj i dashur, I Cili punon përmes shpirtit tuaj. Madje edhe kur ju më shpërfillni Mua, Unë Jam këtu. Unë punoj përmes shpirtit tuaj, sepse ju ma dhatë atë Mua, dhe prandaj, ju gjithmonë do të vuani për Mua dhe me Mua.

Sot, bija Ime, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që thonë se nuk besojnë në Zot. Nëse ju nuk besoni në Hyjin, Unë duhet t’ju shpjegoj tani se si ju e dini se Hyji me të vërtetë Ekziston. Hyji ekziston tek çdo person i vetëm i lindur në botë, pavarësisht nga feja e tyre apo besimi i prindërve të tyre.

Hyji sjell me çdo formë të jetës një ndjesi admirimi dhe mrekullie, e cila kurrë nuk mbetet pa krijuar një ndjenjë të dashurisë të thellë brënda një shpirti për një tjetër nga Krijesat e Hyjit.

Gjithsecili prej jush është një Krijesë e Hyjit. Ky është një fakt. Disa prej jush kanë lindur me bukuri të madhe. Disa kanë lindur me difekte. Të tjerët kanë lindur me të meta të tmerrshme. Prapë të gjithë kanë lindur sepse Hyji e lejon atë.

Shumë prej jush do ta justifikojnë parandalimin e jetës tek fëmijët e Hyjit, të cilët janë me të meta. Disa prej jush do të vrasin fëmijët e Hyjit brënda në bark dhe pastaj e justifikojnë atë, shumë prej të cilave do të jenë për arsye egoiste. Për këtë, ju do të dënoheni, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal. Ju do të faleni, por vetëm nëse ju me të vërtetë pendoheni për çfarë keni bërë për të fyer Atin Tim.

Disa prej jush kanë lindur me të meta, që shkaktojnë trauma në jetën tuaj. E rëndë kjo mund të jetë, por ju është dhënë kjo vuajtje për të shpëtuar të tjerët, që në të kundërt do të ndalonin së ekzistuari.
Ju e shikoni, ata shpirtra që e fyejnë Atin Tim dhe që kurrë nuk do të kërkonin falje për mëkatet e tyre do të përfundojnë në flakët e Ferrit, përjetësisht. Vuajtja juaj do të ndihmoj për t’i shpëtuar ata, sepse ata nuk munden dhe nuk do ta shpëtonin veten. Ju e zgjidhni këtë vuajtje para se ju të keni lindur. Ju mund ta pranoni këtë tani ose ndoshta më vonë, por ju jeni të sigurtë në Mbretërinë Time sepse Lavdia do të jetë e juaja përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/15/god-exists-in-every-single-person-born-in-this-world-irrespective-of-their-faith-or-the-belief-of-their-parents/

Monday, 24 June 2013

Do të jetë nga brënda Perandorisë Romake që paturpësia e madhe do të ngrihet kundër Meje

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Unë eca i vetëm përgjatë udhës së ngadaltë dhe të dhimbshme për në majë të Malit Kalvarit, po ashtu do të eci edhe Ushtria Ime e Mbetur.

Kur Unë ecja në këtë kodër torturuese, Unë isha i rrethuar nga qindra ushtarë Romakë që i bllokonin ata përgjatë udhës të cilët donin të më jepnin Mua ngushëllim. Ndërsa nuk do të kishte qënë e nevojshme për një numër kaq të madh ushtarësh të ruanin një njeri të vetëm, prania e tyre ishte për të treguar një numër gjërash. Ata donin t’i tregonin ndjekësve të Mi dhe kujdo që përpiqej të përhapte të Vërtetën e Mësimeve të Mia, se kush ishte në kontroll. Ky akt agresioni ishte për të kërcënuar dhe terrorizuar ata që guxonin të tregonin besnikëri ndaj Meje.

Hebrenjtë më mohuan Mua dhe pastaj më tradhëtuan Mua. Romakët më kryqëzuan Mua dhe ishte në Romë që apostulli Im i dashur Pjetri u udhëzua të formonte Kishën Time në Tokë, sepse Unë dëshirova që Kisha Ime të formohej mes atyre që më persekutuan Mua.

Ndërsa Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi së shpejti dhe kur Misioni Im Final për t'u kthyer përsëri me qëllimin për t’i sjellë njerëzimit shpëtimin final që Unë i premtova, do të shfaqet, historia do të përsëritet. Hebrenjtë prapë do të më mohojnë Mua, deri kur Paralajmërimi të ndodhi. Armiqtë e Hyjit do të ngrihen kundër Meje, ngado. Ata që më duan Mua dhe ata që thonë se më përfaqësojnë Mua do të më tradhëtojnë Mua.

Do të jetë nga brënda Perandorisë Romake që paturpërsia e madhe do të ngrihet kundër Meje. Babilonia, shtëpia e Perandorisë Romake dhe ku kombet që e kanë braktisur Hyjin në favor të zotave të rremë janë të vendosur, do të jetë froni nga i cili të gjitha gënjeshtrat do të derdhen.

Bisha me 10 brirë është Evropa dhe në Romë një ushtri do të ngrihet kundër Meje. Ata do të jenë përgjegjës, përsëri, për kryqëzimin para Ditës së Madhe. Ata do të shkaktojnë fyrjen finale, kur ata të kryqëzojnë dhe të shkatërrojnë Trupin Tim Mistik në Tokë. Trupi Im është Kisha Ime. Ata që ndahen nga Trupi Im, duke zgjedhur të ndjekin një doktrinë të re, do të më tradhëtojnë Mua dhe prapë do të kenë guximin të ngrihen dhe të thonë se ata vijnë nga Unë.

Në atë ditë kur feja për Një Botë të Re të bëhet e njohur, e cila do të autorizohet nga sekte brënda Kishës Katolike, ashtu si është parath
ënë, qiejt do të errësohen dhe një bubullimë e madhe do të bier mbi Tokën. Do të jetë ashtu si ishte në sekondin që Unë dhashë frymë Time të fundit në Kryq, kur Zemërimi i Atit Tim u hodh mbi Kodrën e Kalvarit. Kur kjo të ndodhi dhe shenja që Kisha Ime e Vetme e Vërtetë është hequr dhe një paturpësi pagane e rreme e ka zëvendësuar atë, ju duhet ta dini këtë. Kjo është koha kur ndëshkimet do të vërshojnë mbi racën njerëzore, ngado.

Çdo shenjë do t’ju jepet nga Qielli për të paralajmëruar ata që mbajnë anën e profetit të rremë dhe bashkpunëtorit të tij të pritur së shpejti, antikrishtit, se ditët e tyre do të jenë të numëruara. Atyre do t’ju tregohet se si do të jetë të përjetojnë Zemërimin e Atit Tim. Shumë peshkopë dhe priftërinj do ta kuptojnë të Vërtetën në atë fazë dhe do të luftojnë kundër kësaj ligësie. Ata nuk do të më braktisin Mua dhe do të vazhdojnë të udhëheqin Kishën Time të Vërtetë në Tokë.

Për fat të keq, shumë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë dhe ata do të jenë si qengjat në thertore, por ata do të ngushëllohen kur ta dinë se Unë kurrë nuk do t’i braktis ata. Unë do t’ju dërgoj atyre shumë ndihmë dhe Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet dhe do të përhapi Ungjillin, kur do të kenë qënë të shtyrë mënjanë, ngado. Ata do të predikojnë në çdo skaj të botës dhe do të jenë të patrembur. Dashuria e tyre për Mua do ta mposhti punën e antikrishtit. Bindja e tyre ndaj Meje dhe përgjigja e tyre ndaj Kryqëzatës Sime të Lutjeve do të shpëtojnë miliarda shpirtra.

Dhe pastaj, Plani Im do të kryhet.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/15/it-will-be-within-the-roman-empire-that-the-great-abomination-will-rise-up-against-me/

Sunday, 23 June 2013

Hyji nuk pret që ju ta kaloni kohën tuaj duke lënë pas dore çështjet ditore apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë

E Premte, 14 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, kur një njeri fillon të besoj në pathyeshmërinë e tij, ai është i humbur. Kaq shumë njerëz, që nuk e pranojnë se jeta në Tokë është veçse një pjesë e vogël e udhëtimit të tyre shpirtëror drejt Mbretërisë Sime, po harxhojnë kot kaq shumë kohë të çmuar. Koha që Unë i referohem është ajo e dhënë juve nga Hyji, në të cilën ju duhet të jetoni sipas Urdhërimeve të Tij, nëse do të përfitoni Jetën e Përjetshme.

Nëse ju nuk e pranoni Hyjin, atëherë ju e shkëpusni veten tuaj prej Atij. Kur ju e bëni këtë, jeta juaj do të ndërpritet, dhe kështu në vënd të Dhuratës së Jetës së Përjetshme, jeta juaj do të mbaroj kur ju të vdisni në këtë jetë. Ju nuk duhet ta shpenzoni kot kohën e dhënë ju në këtë jetë duke e kaluar atë në përndjekje të gjërave të padobishme, që do të jenë veçse pluhur, me kalimin e kohës.

Hyji nuk pret që ju ta kaloni kohën duke lënë pas dore çështjet e ditës apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë. Nuk do të thotë se, nëse ju i shijoni frytet e jetës në Tokë, ju nuk mund t’i përmbaheni udhëve të Zotit. Ju e keni mundësi.

Bija Ime, Unë dëshiroj ta bëj të ditur se ka shumë paqartësira për sa i përket dëshirave të Mia për njerëzimin kur Unë i dëshiroj ata të ndjekin Mësimet e Mia.

E qeshura është mirë. Shoqëria është e rëndësishme. Shijimi i një jetë të kënaqshme është e mirë, kur ju tregoni përulësi dhe e lavdëroni Hyjin dhe pastaj ofroni falenderime madje dhe për kënaqësitë më të vogla. Çdo Dhuratë që ju merrni në këtë jetë, për të mirën e të tjerëve, mund të vij vetëm nga Hyji. Si i përdorni ju këto Dhurata do të jetë e rëndësishme për shpëtimin e shpirtit tuaj, kur Dhuratat e dhëna nga Hyji ndahen me të tjerët. Disave ju janë dhënë talente të mëdha, por të gjithë shpirtrat kanë lindur me Dhunti.

Ato kanë si qëllim që t’ju ndihmojnë juve për t'i ndihmuar të tjerët.

Ata të lindur me një talent për biznes, e kanë një detyrë të sigurojnë që kjo është vënë në përdorim të mirë, për të mirën e të tjerëve. Të tjerët do t’i përdorin Dhuratat e tyre për t'u kujdesur për fqinjin e tyre dhe për të sjellë gëzim në jetën e njerëzve të tjerë. Dhe pastaj janë shpirtrat që vuajnë. Vuajtja e tyre është gjithashtu një Dhuratë, sepse ata do të ndihmojnë në shpëtimin e shpirtrave të tjerë, dhe duke e bërë këtë, do të fitojnë Dhuratën më të madhe nga të gjitha – Jetën e Përjetshme.

Jeta është dhënë nga Hyji, për një arsye. Ajo është për t’i dhënë Lavdi Hyjit dhe për të inkurajuar fëmijët e Tij të bashkohen më Atë, përfundimisht, kur jeta të ndryshoj. Fëmijët e Hyjit po pregatiten për këtë ndryshim, kur më në fund, Jeta e Përjetshme e lavdishme e premtuar Adamit dhe Evës do të bëhet e tyre.

Është e rëndësishme të përpiqeni dhe të tregoni shumë dashuri dhe dhembshuri ndaj njëri tjetrit, ashtu si do të prisnit të trajtoheshit nga Unë, kur Unë të vij të Gjykoj. Çdo ditë ju duhet ta pyesni veten, për çdo veprim që kryeni, a do ta kënaqte kjo Hyjin? A po bëj unë aq sa duhet për të ndjekur Urdhërimet e Hyjit? A po i thyej unë Ligjet e Hyjit, dhe nëse është kështu, cilat do të jenë pasojat?

Shpërfillini nevojat e të tjerëve dhe nevojat tuaja do të shpërfillen. Lëndoni ndonjë nga fëmijët e Hyjit me qëllim të caktuar dhe ju do të vuani. Vrisni ndonjë nga fëmijët e Hyjit dhe ju nuk do të keni jetë. Jeta në Tokë, edhe pse mund të sjelli shumë dashuri, gëzim dhe shpresë, është e mbushur me sprova. Çdo sprovë duhet të përballet dhe ju duhet të pranoni se ajo është pjesë e planit të Hyjit në pastrimin e fëmijve të Tij.

Kur ju e jetoni jetën tuaj pa e njohur Hyjin, ju e jetoni jetën për t’ju përshtatur dëshirave tuaja vetjake. Kur ju nuk vendosni parime, të krijuara nga Hyji, ju do të humbisni udhën tuaj. Nëse ju endeni shumë larg sa nuk mund ta gjeni udhën e kthimit, atëherë ju duhet të luteni për Hirin e Hyjit për t’ju ndihmuar.

Çdo kërkesë e vetme e bërë ndaj Hyjit, nëse është për të mirën e shpirtit tuaj dhe për nevojat e ayre që ju i doni, gjithmonë do të përgjigjen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/14/god-does-not-expect-you-to-spend-your-time-ignoring-day-to-day-matters-or-the-time-you-spend-with-family-and-friend/

Friday, 21 June 2013

Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua

E Mërkurë, 12 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë përpiqem me gjithë Fuqinë Time për të ndezur shpirtrat e besimtarëve, së pari dhe për më tepër, në këto Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, Unë duhet të paralajmëroj përsëri ata që flasin keq për Fjalën Time të Shenjtë. Kur Unë kërkoj shpirtrat e atyre të vakët në besimin e tyre, përse duhet që ata prej jush që pohojnë se flasin në Emrin Tim, e mohojnë të Vërtetën, kur ajo ju është dhënë nga Qengji I Hyjit përmes këtyre Mesazheve?

Cili njeri do t’ju fliste juve në këtë mënyrë, në Emrin Tim të Shenjtë dhe të guxonte të qëndronte para jush? As edhe një. Vetëm prej Fuqisë së Hyjit, Fjala Ime mund të bëhet e njohur tek ju në gjuhë të thjeshtë.

Njeriu do të vazhdoj të mëkatoj, nëse ai kryen mëkate, që janë të njëjta mes të gjithëve ju në botë ose nëse ato që janë të një natyre të rëndë. Ju jeni të gjithë mëkatarë.

Një mëkatar kurrë nuk mund të kritikoj një tjetër në Emrin Tim, vetëm po të jetë sipas Autoritetit Tim, përmes Veprës së Rrëfimit, e cila ju çliron nga mëkati, për një kohë të shkurtër. Asnjë mëkatar nuk mund të kritikoj një mëkatar tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta e tyre. Kur ju kritikoni një mëkatar tjetër, edhe nëse ata janë fajtor për veprimin madje më serioz kundër Hyjit, ju do të bëheni po aq të nxirë në shpirt sa ai person që ju e kritikoni hapur në Emrin Tim.

A nuk e dini se ju më shkaktoni Mua Dhimbje dhe hidhërim, kur ju lëndoni njëri tjetrin? A nuk më keni kuptuar Mua fare? A nuk e mësuat përse Unë vdiqa për ju? Ata prej jush që akoma nuk e kuptojnë të Vërtetën, ju duhet të dëgjoni tani. Unë nuk ju dënoj për mëkatet tuaja, sepse Unë ju dua dhe Unë do t’ju fal për çdo mëkat, pavarësisht se sa i tmerrshëm mund të jetë. Por kur ju e deklaroni veten tuaj, në Emrin Tim, të jeni të barabartë me Mua dhe të gjykoni një mëkatar tjetër duke përdorur Emrin Tim, Unë do t’ju dënoj ju gjithashtu.

Asnjë nga ju, pavarësisht se Unë ju dua, nuk mund të gjykoj një tjetër. Vetëm Mua, Jezu Krishtit, më është dhënë Autoriteti nga Ati Im të Gjykoj njerëzimin – askujt tjetër. Nëse ju e kryeni këtë mëkat, do t’ju duhet të përballeni me Gjykimin Tim. Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua.

Koha është pothuajse afër që njerëzimi të dëshmoj të Vërtetën. Jo shumë, përfshi ata që pohojnë besnikëri ndaj Meje, nuk do t’i përgjigjen Thirrjes Sime, deri kur Ati Im të hedhi shumë ndëshkime. Kaq të verbuar jeni ju ndaj të Vërtetës së Jetës së Përjetshme, kaq rezistues jeni për të dëgjuar Fjalën e Hyjit, sa e vetmja mënyrë që ju mund të dëgjoni është kur ndëshkimet bien mbi ju.

Kur të parat (ndëshkimet) e atyre të shumtave të bien mbi ju, shumë do të thonë se ato janë katastrofa natyrore, por kur ato të vërshojnë mbi ju aq shpejt, dhe kur ju nuk keni askund se ku të vraponi, vetëm atëherë ju do ta dini se është Dora e Hyjit, që bie mbi ju.

Ati Im do ta shkundi gjithë botën. Ata prej jush që dyshojnë se Ai Ekziston, do ta dinë se këto ngjarje nuk mund të shoqërohen vetëm me natyrën. Ata prej jush që besojnë tek Unë, por që i përqeshin këto Mesazhe Hyjnore, do të përtypni fjalët tuaja dhe do të doni të prisni gjuhën tuaj, sepse do ta kuptoni menjëherë, se sa më fyejnë Mua fjalët tuaja të liga. Jo vetëm që ju e mallkoni Hyjin, por ju pengoni këtë Mision Hyjnor të shpëtoj shpirtrat.

Për çdo shpirt që ju më mohoni Mua, ju do të vuani përjetësisht. Kur ju qëndroni të pabindur ndaj Fytyrës së Hyjit, ju nuk do të lejoheni ta bëni këtë. Kujtoni, pavarësisht se sa Unë ju dua, Unë do të ndërhyj, nëse ju përpiqeni të sabotoni Veprën e Hyjit në këtë Mision Final për të shpëtuar njerëzimin.

Koha që Libri i të Vërtetës t’i jepet botës po ndodh tani. Nëse ju më ndiqni Mua, por që nuk më pranoni Mua tani, kur Unë ju Thërras, mos u shqetësoni, sepse Unë nuk do t’ju Gjykoj ju. Por nëse ju përpiqeni të më ndaloni Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit, Unë do t’ju godas.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/12/never-do-this-for-it-is-the-one-sin-which-by-its-hypocrisy-disgusts-me/

Wednesday, 19 June 2013

Ju nuk duhet të frikësoheni, sepse çfarë Unë Premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj

E Hënë, 10 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, botës duhet t’i tregohet se Koha Ime për tu kthyer është afër. Koha Ime tashmë ka filluar, ndërsa Unë përpiqem ta kthej njerëzimin drejt Meje, para Ditës Sime të Madhe.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju në këtë kohë, edhe pse shumë do të bëjnë një vesh të shurdhët. Unë e bëj këtë me dashuri, për secilin prej jush që Unë e dua, për secilin prej jush për të cilin Unë dhashë Trupin Tim. Ju do të dëshmoni Ndërhyrjen Time, kur Unë të hap sytë e njerëzimit dhe që do të dëshmohet qartë.

Mrekulli do të ndodhin kur Misioni Im të pranohet. Prania Ime do të ndjehet dhe Unë do ta bëj Veten Time të njohur përmes Veprave të Mëshirës së Madhe. Ky plan është për t'ju nxitur ju të ktheheni, për të kthyer ata prej jush që nuk besojnë më se Unë Ekzistoj, drejt Shpëtimit Tim të Lavdishëm.

Unë Jam Mbreti, I Cili do të Mbretëroj mbi Parajsën e Re e premtuar tek Unë nga Ati Im. Ata që nuk më njohin Mua, më dëgjoni Mua tani. Ju jeni të Mitë. Unë ju sjell Jetë, jo ashtu si ju e njihni në këtë Tokë, por Jetën e Përjetshme.

Ju nuk duhet të trëmbeni, sepse çfarë Unë premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj.

Kjo Mbretëri është për të cilën ju keni lindur, që Hyji, Ati Im i dashur, të mund të ri-krijoj botën, ashtu si ishte në fillim. Ai është Fillimi, sepse Ai e krijoi atë. Ai është Fundi, sepse kur Dita e Madhe të vij nuk do të ketë më vuajtje, sepse Fillimi i Ri – Jeta e Përjetshme – do t’ju paraqitet atyre që e pranojnë Dashurinë e Hyjit. Ju duhet të bëheni më të besueshëm, më pak cinikë dhe të pranoni Dhuratën e Madhe të Jetës, e cila mund të vij vetëm prej një Hyji të përkryer.

Vetëm Hyji mund të krijoj një mrekulli të tillë – Dhuratën e Jetës.

Vetëm Hyji mund t’ju japi Jetën e Përjetshme, ku vdekja do të mposhtet, bashkë me atë dhe e gjithë ligësia.

Ju duhet ta prisni të ardhmen me shpresë. Ju duhet të përpiqeni t’i dëgjoni këto Mesazhe, sepse ato do të jenë shpëtimi që ju duhet, ndërsa ditët që vijojnë do të bëhen më të errëta.

Është Dëshira Ime që asnjë prej jush të mos merakoset, të ndjehet i shqetësuar, i frikësuar dhe i trishtuar, sepse Dita Ime e Lavdishme do të thotë se Unë do të fshij çdo lot, dhimbje, trishtim dhe vuajtje nga ju dhe do t’ju pastroj ju me Lavdinë Time të Madhe.

Ju do të përjetoni lumturinë e pastër të përhershme, më në fund. Gjithçka që ju e keni imagjinuar të jetë prej Qiellit, do të jetë e juaja.

Nëse ju nuk mund të më përgjigjeni Mua tani, për shkak të mungesës së besimit, Unë do t’ju ndihmoj nëse ju më thërrisni Mua. Më kërkoni Mua Dhuratën e Besimit përmes kësaj Kryqëzatë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (109) Për Dhuratën e Besimit

O Jezusi im më i dashur,
më ndihmo të kem besim tek Ti.
Të besoj në Premtimin Tënd për të ardhur përsëri.
Të pranoj të Vërtetën e Ardhjes Tënde të Dytë.
Të besoj në Premtimin e Hyjit Atë kur Ai tha se Ai do ta jepte Ty Mbretërinë Tënde.
Më ndihmo të kem besim në Mësimet e Tua,
në Planin Tënd për të shpëtuar botën.
Më ndihmo të pranoj me Hir, Dhuratat e Tua.
Më ndihmo të kem besim tek Ti, që ta humbas frikën time dhe që ta lejoj Dashurinë Tënde ta vërshojë zemrën dhe shpirtin tim. Amen.


Oh, sa Unë dëshiroj t’ju ngushëlloj, të heq frikën, shqetësimet dhe preokupimet tuaja. Sa Unë dëshiroj ta bëj kalimin sa më padhimbje të jetë e mundur, dhe kështu ju nuk duhet të vuani nga dora e bishës, puna e të cilit do të shihet përmes armiqve të Hyjit.

Nëse ju besoni tek Unë plotësisht dhe e dorëzoni veten tuaj tek Mëshira Ime, Unë solemnisht ju premtoj se Mëshira Ime do ta shkurtoj kohën kur vuajtja njerëzore do të rritet për shkak të ligësisë së atyre që duan të shkaktojnë vuajtjen tuaj.

Unë betohem se Ndërhyrja Ime, përmes mrekullive, do të zgjoj ata që kanë më tepër nevojë për ndihmë – një ndërgjegjësim i të Vërtetës. Kur e Vërteta e Hyjit, pranohet nga ata që me të vërtetë nuk e kuptojnë Premtimin Tim për të ardhur përsëri, por që e pranojnë atë, brënda zemrave të tyre, atëherë vuajtja do të pakësohet dhe Unë do të tregoj Mëshirë ndaj miliarda shpirtrave.

Megjithatë, besimi juaj tek Unë do t’ju ndihmoj të shikoni të Vërtetën. Kur ju e pranoni të Vërtetën, ju pranoni Çelësat e Mbretërisë Sime të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/10/you-must-not-be-frightened-for-what-i-promise-is-yours-and-it-is-your-inheritance/

Tuesday, 18 June 2013

Kur Jeruzalemi i Ri të zbresi në botë përmes gjëmimit të trumpetave, dritat do ta mbushin qiellin dhe gjithçka do të jetë në heshtje.

E Dielë, 9 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, dhimbja që ti duron fizikisht në këtë kohë është për të shpëtuar shpirtrat, që janë kaq të larguar nga Unë, sa nëse ti nuk do e ofroje këtë tek Unë si një sakrificë, ata do të ishin përgjithmonë të humbur për Mua. Gjithmonë kujtoje se sa shumë lëndohem dhe thyet Zemra Ime kur Unë e humbas madje edhe një shpirt të vetëm.

Dashuria Ime për njerëzimin mbetet e pacënuar, sepse asgjë nuk do të më ndaloj Mua të dua secilin nga shpirtrat e shtrenjtë. Unë i dua ata kaq shumë sa Dhuratat që Unë të kam dhënë ty, bija Ime, për t’i parë të gjithë fëmijët e Hyjit, ashtu si Ai i shikon ata, me pastërtinë e zemrës, kurrë nuk do të mbaroj. Prandaj dhe ti vuan kaq shumë, bija Ime e vogël. Nuk është prej atyre zemërimi i të cilëve të fyen ty, por është për shkakun e atyre shpirtrave që janë në errësirë të tmerrshme dhe fati i të cilëve të tmerron, që ti i duron këto mundime të reja fizike.

Të lutem kuptoje se kur ti bëhesh e paduruar dhe e shqetësuar, për shkak të këtyre sprovave të dhimbshme, se ato nuk janë asgjë në krahasim me vuajtjen e thellë që pësojnë ata shpirtra që do të merren nga bisha. Kjo nuk do të thotë asgjë po të krahasohet me shpirtrat që duhet të durojnë dhimbjen e vuajtjes në Purgator. Sa pak do të thotë kjo për ju kur ta shikoni se si Unë do t’i nxjerr ata shpirtra, që në të kundërt nuk do të ishin në gjëndje të shpëtonin veten, nga mbërthimi djallëzor i bishës.

Bija Ime, pavarësisht se sa e dhimbshme është kjo vuajtje, nuk do të ketë rëndësi kur Unë të bashkoj fëmijët e Hyjit, kur Parajsa më e Lavdishme do të zbresi në Ditën e Madhe. Kur Jeruzalemi i Ri të zbresi në botë përmes gjëmimit të trumpetave, dritat do ta mbushin qiellin dhe gjithçka do të jetë në heshtje para tingullit të ëngjëjve, kënga e të cilëve do të arrij çdo shpirt para momentit final.

Kjo do të jetë ora e fundit kur Unë të vij për të Gjykuar të gjallë e të vdekur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/09/when-the-new-jerusalem-comes-down-upon-the-world-to-the-sound-of-trumpets-the-lights-will-fill-the-skies-and-all-will-be-silent/

Monday, 17 June 2013

Lakmia e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe admirimi i pasurive personale i ndan ata nga Hyji

E Shtunë, 8 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa njerëzimi zhytet më thellë në mëkat, ata vazhdojnë të kërkojnë për gjëra materiale, që ata besojnë se do ta lehtësojnë dhimbjen e thellë që ata ndjejnë përbrënda, sepse asgjë nuk mund t’i ngushëlloj ata kur janë kaq të larguar nga Unë. As edhe për një moment ata nuk mendojnë për Mua, kaq të mbërthyer janë në ndjekjen e të mirave materiale – gjëra të padobishme – që nuk sjellin asgjë tjetër, veçse një dëshirë për më shumë e më shumë.

Pastaj janë ata dashuria e të cilëve për joshjet e botës do të thotë se ata bëhen të pangopur. Ata kërkojnë gjëra më të mëdha dhe ato që ata besojnë se janë pronësi më të vlefshme. Gradualisht ata ndërtojnë vënde adhurimi për veten e tyre. Kjo është kur ata zhyten në dëshpërim, sepse sa më shumë pasuri dhe luks kërkojnë, aq më të ngatërruar dhe të çorjentuar do të bëhen. Ata do të humbasin interes ndaj njerëzve të tjerë dhe shpejt do të bëhen të izoluar, ndërsa bëhen të mbërthyer në një rrjet merimange, i ngritur nga shpirtrat e djallëzor për t’i vënë në kurth dhe për t’i shkatërruar shpirtrat e tyre.

Lakmia e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe admirimi i pasurive personale i ndan ata nga Hyji. Dashuria juaj për pasuri e shkatërron dashurinë tuaj për fqinjin tuaj. Ju do të bëheni egoistë deri aty sa ju nuk do t’ja dini për fatkeqësitë e të tjerëve. Në këtë mënyrë ju e thyeni Fjalën e Hyjit.

Ju duhet t’i ndaloni ndjekjet tuaj ndaj pasurive. Pastaj ju do të bëheni më të pastër në zemër. Por lejoni këtë mëkat djallëzor t’ja u mjergulloj mëndjen dhe ju kurrë nuk do të jeni të pastër në shpirt, dhe si rrjedhojë të padenjë për të ardhur para Meje. Ata që janë të varfër kanë më pak për t’i tunduar të ndahen nga Unë. Ata që janë të pasur janë të varfër në atë që kanë shumë për të mësuar para se ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi.

Kur do të mësoni se kur njeriu i vendos kënaqësitë e botës para Meje, ai nuk do të jetë në gjëndje të pregatisi shpirtin e tij për të hyrë në Parajsën Time të Re?

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/08/my-childrens-obsession-with-worldly-goods-and-the-adulation-of-personal-wealth-separates-them-from-god/

Sunday, 16 June 2013

Unë do të krijoj mrekullira në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e ka dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë

E Premte, 7 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, të gjithë ata që e njohin të Vërtetën dhe që i pranojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim, duhet ta pranojnë se Ai i ka dhuruar botës Mëshirën më të madhe.

Tani që koha po afron për Ardhjen Time të Dytë, ata që e njohin Zërin Tim dhe që më dëgjojnë Mua, duhet ta përkushtojnë kohën e tyre për të siguruar që e përhapin Fjalën Time dhe luten për shpëtimin e të gjithë vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dishepujt e Mi të dashur, Hiret e Mia po hidhen mbi ju dhe ju duhet të qëndroni të bindur kur i ndihmoni të tjerët të pregatiten për Ardhjen Time të Dytë. Madje edhe kur ata bërtasin fyerje ndaj jush, ju duhet të qëndroni të qetë. Ky Mision do të jetë nga më të përgojuarit që nga Kryqëzimi Im, por dijeni se ky është Misioni që do të shpëtoj miliarda shpirtra.

Kjo është koha Ime. Kjo është koha që më është caktuar Mua nga Ati Im i dashur, si është aprovuar. Është koha për Mbretërimin Tim kur Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Ashtu si Vullneti i Atit Tim është kryer në Qiell, po ashtu ai do të kryehet edhe në Tokë. Të gjitha do të bëhen një. Urrejtja, vuajtja dhe fuqia e të ligut do të ndalojnë.

Çdo përpjekje që ju bëni tani për të shpëtuar shpirtrat tuaj dhe lutjet tuaja për të shpëtuar të tjerët do të kenë vlerë, pavarësisht se sa e vështirë është.


Lërini ata të ulërijnë tek ju, t’ju godasin, t’ju abuzojnë, t’ju quajnë gënjeshtarë dhe t’ju trajtojnë me egërsi. Sa më shumë të vuani, aq më shumë shpirtra ju do të sillni tek Unë.

Unë e kam gdhëndur këtë udhë dhe ajo po mbrohet nga të gjithë ëngjëjt në Qiell. Çdo shpirt djall
ëzor do të shkaktoj rrëmujë, do të krijoj pengesa dhe do të përpiqen t’ju ndalojnë të ecni drejt Meje, por do të jetë e kotë. Ata nuk mund të më ndalojnë Mua të arrij tek ju apo t’ju sjell më pranë. Do të ketë miliarda prej jush. Ata që refuzojnë të pregatiten tani do ta bëjnë këtë në kohë. Ju nuk duhet t’i lejoni ata t’ju ngadalësojnë, sepse koha është e shkurtër.

Secilit prej jush në Ushtrinë Time të Mbetur do t’i jepen Hire të veçanta dhe Unë do të krijoj mrekullira në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e kam dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/07/i-will-create-miracles-all-over-the-world-to-prove-to-the-skeptics-that-it-is-i-jesus-christ-who-has-sent-my-prophet-to-prepare-all-of-you-for-my-second-coming/

Saturday, 15 June 2013

Gënjeshtrat, shumë shpesh, vijnë të zbukuruara si gjëra të mira

E Enjte, 6 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, sa Unë dëshiroj që dashuria të shumfishohej në botë, sepse atëherë njeriu do ta donte me te vërtetë fqinjin e tij, ashtu si Ati Im urdhëron dhe nuk do të kishte më luftra.

Luftrat janë rezultat i mungesës së besimit në Një Hyj të Vërtetë. Ato shkaktohen nga frika, urrejtja dhe krenaria, të gjitha këto janë të nxitura prej fuqisë së Satanit. Ndërsa më shumë njerëz po largohen nga Hyji dhe e refuzojnë nevojën për të pregatitur shpirtrat e tyre për një jetë të përjetësisë së lavdishme, ata do të bëjnë shumë gabim. Kur ata nuk mund ta shikojnë të Vërtetën, ata do të shtyhen të besojnë në gënjeshtra. Gënjeshtrat, shumë shpesh, vijnë të zbukuruara si gjëra të mira. Ato maskohen si vepra të dëshirueshme, vepra të drejta, kënaqësi, dhe si alternativa ndaj asaj që është e natyrshme.

I ligu rrallë do të shihet si i tillë, sepse Satani nuk e planifikon kështu mashtrimin e tij mbi njerëzimin.
Ai, i ligu, veprat e të cilit shihen brënda fjalëve, punëve dhe veprave të shpirtrave të dobët, është i kujdesshëm që kurrë të mos e shfaqi veten. Ai, përmes shpirtrave të gjorë që infekton, paraqitet si dashamirës, i këndshëm dhe gjithmonë do të shfaqi një pamje të jashtme tërheqëse. Dinak, ai do t’i tërheqi njerëzit të kryejnë vepra të liga përmes tundimit dhe ai do ta bëj këtë duke sulmuar dobësitë e tyre më të dukshme. Ndërsa ai normalisht josh me anë të shqisave, ai gjithashtu do të tërheqi ata që kërkojnë të Vërtetën në besimin e tyre. Kjo do të jetë kur ai, Satani, do t’i fusi shpirtrat në kurth ku ata do ta pranojnë të ligën sikur të jetë e mirë.

Do të jetë në një periudhë më vonë, kur ata do të ndjehen në siklet dhe të shqetësuar se do të ndjejnë se diçka është e gabuar. Por atëherë, urrejtja dhe një mospërfillje për fqinjin e tyre do të jetë shfaqur brënda shpirtrave të tyre. Pastaj, ata do të besojnë se ato veprime, që ata i fillojnë, në Emër të Hyjit, por që e fyejnë Hyjin, janë për Lavdinë e Hyjit.

Kur lufta krijohet në Emër të Hyjit, nuk është zakonisht Hyji ai që ushtritë e botës i bëjnë nderime. Kur ata vrasin kombe dhe thonë se nderojnë Hyjin, ata e largojnë veten nga Hyji dhe mbajnë anën e bishës.

Bisha po planifikon shkatërrimin e njerëzimit në dy mënyra, në këtë moment. Në rastin e parë, ai po e shkatërron jetën përmes abortit, vrasjes dhe luftës. Në rastin e dytë, ai po sulmon Kishën Time në Tokë me qëllim që të gjitha kishat, që më nderojnë Mua, Jezu Krishtin dhe Atin Tim të dashur, të shkatërrohen. Në këtë mënyrë ai do të vjedhi shpirtrat dhe do t’i pengoj ata të ndjekin të Vërtetën dhe të trashëgojnë Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/06/lies-very-often-come-dressed-as-good-things/

Friday, 14 June 2013

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re e një bote

E Mërkurë, 5 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, më shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, më në fund, po i përgjigjen Thirrjes Sime, edhe pse duke e bërë këtë do të thotë një udhëtim shumë i vetmuar për ata.

Detyra e tyre është ndaj eprorëve të tyre, sepse Unë i kam dhënë Kishës Sime në Tokë autoritetin të deklaroj veten mbi të gjithë fëmijët e Hyjit. Ata, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve të dhëna atyre nga Kisha Ime, deri në ditën kur Sakramentet e Mia të ndryshojnë. Atëherë, detyra e tyre do të jetë ndaj Meje.

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë që nuk besojnë në profecitë e parath
ëna, ku Kisha Ime në Tokë do të shkatërrohet nga brënda, ju duhet të luteni, që Unë t’ju mbaj të fortë dhe besnikë ndaj Mësimeve të Mia, deri kur dita e errësirës do të zhduki gjithë Praninë Time në Tabernakullat e Shenjta nëpër botë. Sepse kur kjo të ndodhi, detyra juaj e vetme do të jetë ndaj Meje, Jezu Krishtit.

Mos i lini zemrat tuaja të shqetësohen, sepse kur ju shpallni vetëm të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe t’i administroni Sakramentet në mënyrën që ju ishte mësuar, ky do të jetë Hiri juaj i shpëtimit. Nëse, dhe kur, ju do të udhëzoheni të refuzoni të Vërtetën e Kishës Sime në Tokë, atëherë kjo do të jetë koha kur ju duhet të dalloni ndryshimin.

Kjo ditë nuk ka ardhur akoma, por kur t’ju kërkohet prej atyre në radhët më të larta të hiqni Eukaristinë e Shenjtë, ju do ta dini atëherë se ju ishte dhënë e Vërteta.

Kur t’ju kërkohet të pranoni disa doktrina, para se të vij ajo ditë, të cilat ju do ta dini në zemrat tuaja se kurrë nuk do të pranohen nga Unë, ju do të kuptoni realitetin e tmerrshëm të shkatërrimit, me të cilën Kisha do të përballet.

Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, ata që do të ngrihen për të Vërtetën kur të provojnë t'ju bëjnë të pranoni gënjeshtra pagane, ata që do të mbeten besnikë ndaj Meje. Ju do të vazhdoni të administroni Sakramentet e Pagëzimit, Kungimit të Shenjtë, Rrëfimit, Konfirmimit, Martesës dhe Bekimin e të sëmurëve.

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re e një bote. Do të jetë atëherë kur ju do të ndaheni në dy pjesë – ata që ndjekin të Vërtetën dhe ata që do të pranojnë ligjet, të cilat do të çojnë vetëm në një gjë – adhurimin e zotave të rremë dhe tolerimin e mëkatit.

Shumë prej jush nuk do të më nderojnë më Mua. Nëse ju nuk qëndroni besnikë ndaj Meje dhe e ushqeni grigjën Time me gënjeshtra, shumë do të jenë të humbur për Mua. Por, kur këto shpirtra ta kuptojnë se janë mashtruar, Unë do të tregoj Mëshirë të madhe. Megjithatë, ju që keni q
ënë pregatitur për të kuptuar Mësimet e Mia, për të nderuar Fjalën Time të Shenjtë dhe për të administruar Sakramentet Më Të Shenjta, do të më tradhëtoni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/05/the-rest-of-my-sacred-servants-will-sign-a-pledge-of-allegiance-to-the-new-one-world-religion/

Thursday, 13 June 2013

Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi, por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia të Krishtere

E Martë, 4 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, shumë do t’i ngjiten me entuziasëm kësaj Udhe të vështirë të së Vërtetës, ashtu si ishte gjatë udhës për në Malin Kalvari.

Ky është një udhëtim sfidues, i rënduar me shumë pengesa. Për shumë njerëz, ata do ta kenë të dhimbshme këtë ngjitje, pasi shumë gjëra do të kuptohen, përfshi edhe faktin se ju do të përçmoheni se më ndiqni Mua. Të tjerët do të përpiqen t’ju ndalojnë dhe do të përdorin çdo argument për t’ju tërhequr mbrapsh, që ju të largoheni nga Unë. Të tjerët do të bërtasin gjëra të tmerrshme dhe do t’ju akuzojnë, jo si një ushtar i Krishtit, por si një vegël e Satanit.

Pastaj, për ata priftërinj dhe shërbëtorë mes jush, ju do të urdhëroheni të më lini Mua në këtë ngjitje finale drejt majës. Kjo ngjitje është simbolike e Udhës së Kryqit.

Të gjithë që më ndjekin Mua, për të ndihmuar që e Vërteta e Mësimeve të Mia t’i ri-zbulohet sot botës – ku njerëzit i mbulojnë sytë dhe nuk mund të dallojnë mes faktit dhe trillimit – do të pësojnë një lloj të ndryshëm brutaliteti. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, do të torturohen me akuzime se ata i përkasin një kulti. Kjo fyerje në veçanti sygjeron se ata janë të gënjyer dhe nuk janë mirë nga mëndja. Ju duhet ta kuptoni se ky lloj akuzimi është bërë për të krijuar dyshime në mëndjen tuaj.

Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi. Por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia të Krishtere, ngado, sepse Unë nuk kam shtëpi të tjera mbi Tokë. Kultet përdorin shtëpi të tjera jashtë Kishës Sime. Kur t’ju kërkohet të largoheni nga Kisha Ime, nuk do të jetë më ndryshe nga koha kur apostujve të Mi, gjatë Kohës Sime në Tokë, ju kërkua të bënin të njëjtën gjë.

Shpërfillini ngacmimet, talljet dhe ata që përdorin Mësimet e Mia dhe që më pas i shtrëmbërojnë ato, që të mund t'i kritikojnë Mesazhet e Mia e dhëna juve sot.

Ecni drejt dhe marshoni përpara me besim, sepse kjo betejë do të mposhti të ligun dhe gënjeshtrat, e mbjella nga mashtruesi, që hedhin një errësirë të tmerrshme mbi njerëzit e pafajshëm, të cilët nuk mund ta shikojnë se çfarë po ndodh.

Ata që do ta shikojnë se nuk e kanë forcën apo trimërinë të vazhdojnë, ju lutem mos kini frikë, sepse Unë do t’ju jap Dhuratat e veçanta nëse thoni 
këtë 

Kryqëzatë Lutje (108) Ngjitja e Kodrës së Kalvarit.

Jezus, më ndihmo të gjej kurajën, trimërinë dhe guximin, për t’u ngritur dhe të numërohem, 
që të bashkohem me Ushtrinë Tënde të Mbetur dhe t’i ngjitem të njëjës Kodër të Kalvarit, 
që Ty t’u desh të duroje për mëkatet e mia.

Më jep fuqinë për të mbajtur Kryqin Tënd 
dhe barrën Tënde, për të të ndihmuar Ty 
të shpëtosh shpirtrat.

Më çliro nga dobësia ime.
Zhduke frikën time.

Shkatërroji të gjitha dyshimet e mia.
Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës.

Më ndihmo mua, dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes për të mbajtur Kryqin Tënd, 
të të ndjekim Ty me një zemër të thellë 
dhe të përulur dhe që nga shembulli im, 
të tjerë të mund të marrin guximin 
për të bërë të njëjtën gjë. 
Amen.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/04/my-way-is-very-simple-you-may-follow-me-any-way-you-will-but-you-must-honour-me-in-my-christian-churches/

Wednesday, 12 June 2013

Praktikat tuaja pagane do t’ju çojnë në Ferr

E Hënë, 3 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, fshikullimi që Unë e duroj në këtë kohë nuk është vetëm për shkakun e tradhëtisë së pritur ndaj Meje brënda Vet
ë Kishës Sime, por ajo ka të bëj me idhujt e rremë, paganë që më zëvëndësojnë Mua në botën e sotme.

Paganizmi po rritet shumë shpejt dhe është përqafuar si një kulturë e re e pëlqyer, një alternativë ndaj besimit në Një Hyj të Vërtetë. Ajo merr shumë forma. Më e rëndësishmja, ajo do të paraqitet të jetë një argëtim i padëmshëm për ata që merren me praktikat e epokës së re dhe se është pjesë e rëndësishme e zhvillimit personal – një formë e humanizmit dhe e dashurisë për vetveten.

Ky paganizëm global ishte parath
ënë për ditët e fundit dhe për shumë njerëz ata nuk mund ta shikojnë atë, për çfarë është. Ajo është një dashuri për vetveten dhe për zotat e rremë tek të cilët shumë vënë besimin e tyre, për të ashtu-quajturat përfitime magjike që ata besojnë se ato duhet të ofrojnë.

Shumë, që kërkojnë devijime, për të mbushur boshllëkun në shpirtrat e tyre, e bëjnë këtë përmes adhurimit të statujave të Budës, të cilat bëhen themelore në jetën e tyre, shtëpitë e tyre dhe vëndet e tyre të punës. Ata janë joshur drejt një ndjenje të qetësisë shpirtërore kur ata praktikojnë paganizëm të epokës së re, të tilla si joga, reiki, dhe të ashtu-quajturën meditim.

Më pas, ata do të tërhiqen drejt një dëshire të thellë dhe do të vazhdojnë të besojnë në të gjitha premtimet e rreme të bëra prej atyre që i praktikojnë këtë paturpësi. Sepse kjo është çfarë ai është – një formë e kultit, që verbon me miliona shpirtra ndaj të Vërtetës së Hyjit.

Çfarëdo doktrine, e epokës së re apo e ndryshme, ju premton kënaqësi të madhe shpirtërore dhe që janë krijuar për t’ju fuqizuar për qëllime egoiste, dijeni se kjo kurrë nuk mund të vij nga Hyji. Çdo doktrinë që ju dikton të nderoni statuja të tilla, që nuk janë nga Zoti, apo ku ju kërkohet të merrni pjesë në praktika që përfshijnë kulte, duhet të shmangen me çdo kusht. A nuk e dini se çfarë ato i bëjnë shpirtit tuaj, mëndjes dhe trupit tuaj? Ato i shkatërrojnë ata.

Kaq shumë shpirtra infektohen nga këto praktika, të cilat e hapin derën drejt shpirtit tuaj dhe e lejojnë Satanin dhe djajtë e tij t’ju gllabërojnë. Këto – dhe mos u gënjeni – janë praktika të fuqishme, në atë që ato tërheqin shpirtrat djall
ëzorë. Përdorimi kartave tarot, joga, reiki dhe disa lloje meditimi, që përqafojnë praktikat pagane, do t’ju infektojnë. Me kalimin e kohës ju mund të sëmureni dhe të mbusheni me dëshpërim të zymtë, ndërsa shpirtrat djallëzorë hyjnë në jetën tuaj, nga e cila ka fare pak shpëtim.

Këto janë shenjat e influencave Satanike në botë dhe shumë demonë vijnë të maskuar si ëngjëjt e dritës. Prandaj dhe ata që bëhen të fiksuar pas kartave të ëngjëjve dhe që pranojnë të ashtu-quajturit zotërinjtë e ngjitur lartë, brënda kësaj kulture angjelike, po pranojnë shpirtin djall
ëzor, i cili po ju paraqitet si argëtim i padëmshëm.

Forma tjetër e paganizmit ndodhet në praktikën e ateizmit. Ata prej jush që janë krenarë për ateizmin tuaj dhe që mund të praktikoni një jetë të mirë, në atë që ju jeni të sjellshëm dhe të dashur me të tjerët dhe i trajtoni fqinjtë tuaj me respekt, dijeni se Mbretëria e Qiellit nuk është e juaja. Unë kurrë nuk mund t’ju pranoj juve në Mbretërinë Time kur ju të merrni frymën e fundit, pavarësisht se kjo do e thyej Zemrën Time. Nëse ju nuk më lypni Mua t’ju pranoj dhe para se të vdisni, Unë nuk mund t’ju ndihmoj më pas, sepse Unë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë. Kushdo që ju thotë se ateizmi nuk ka rëndësi, është gjënjeshtar. E Vërteta është se vetëm ata që më pranojnë Mua dhe që e njohin Hyjin mund të hyjnë në Mbretërinë Time.

Sa shumë prej jush që bëjnë një jetë të 
çoroditur, dhe që besojnë se gjithçka do të jetë në rregull, kanë shumë për të mësuar. Prandaj dhe Ati Im e ka lejuar Paralajmërimin të ndodhi, sepse pa atë shumë shpirtra do të zhyteshin drejt e në zjarret e Ferrit.

Të jeni mirënjohës që e Vërteta po ju jepet, sepse fare pak nga shërbëtorët e Mi të zgjedhur predikojnë për rreziqet e jetës mëkatare që po jetoni sot dhe pasojat e tmerrshme, që ato do të shkaktojnë.

Praktikat tuaja pagane do t’ju çojnë në Ferr. Ateizmi juaj do t’ju ndaj nga Unë. Vetëm pendesa mund t’ju shpëtoj juve. Dëgjoni dhe pranojeni të Vërtetën, edhe pse mund të jetë e pakëndshme për ju, dhe do t’ju jepet Dhurata e Jetës së Përjetshme – një jetë, që ju e dëshironi kaq shumë tani, por që kurrë nuk do të jetë e juaja, nëse vazhdoni të adhuroni zotat e rremë dhe të më refuzoni Mua, Jezu Krishtin.

Zgjedhja është vetëm e juaja. Askush tjetër nuk mund ta bëj këtë zgjedhje, sepse Hyji ju ka dhënë vullnetin e lirë për të zgjedhur mes të mirës dhe të keqes dhe Ai kurrë nuk do ta heqi këtë nga ju, edhe kur ju zgjidhni udhën e gabuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/03/your-pagan-practices-will-lead-you-to-hell/

Tuesday, 11 June 2013

Unë Jam I Pranishëm në Eukaristinë Më Të Shenjtë përmes Aktit të Transubstancionit

E Dielë, 2 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, Unë duhet t’i kujtoj të gjithë fëmijët e Hyjit mbi të Vërtetën e Premtimit Tim për t’i dhënë njerëzimit Dhuratën e Eukaristisë së Shenjtë.

Unë duhet t’ju kujtoj mbi Fuqinë e Eukaristisë Më Të Shenjtë dhe për faktin se jam Unë, Jezusi juaj i dashur, Ai që është me të vërtetë I Pranishëm. Unë dhashë Trupin Tim për t’ju shpëtuar nga dënimi i përjetshëm. Unë ju dhashë Trupin Tim me qëllim që Unë të mbetem brënda shpirtrave tuaj.

Unë Jam I Pranishëm në Eukaristinë Më Të Shenjtë përmes Aktit të Transubstancionit. Unë e shpjegova këtë shumë qartë tek apostujt e Mi në Darkën e Fundit. Përse kaq shumë prej jush nuk e pranoni këtë Dhuratë të madhe e dhënë juve me një çmim të madh. Kjo është Dhurata Ime për ju. Trupi dhe Gjaku Im do ta forcojnë shpirtin tuaj. Prania Ime Hyjnore e mban shpirtin tuaj dhe i jep të gjithë atyre që e pranojnë Eukaristinë Time Më Të Shenjtë Hirin e veçantë, që do t’ju sjelli më pranë Meje.

Kur ju më bëni Mua shoqëri gjatë Adhurimit Eukaristik, Unë do të hedh mbi ju Dhuratat më të mëdha. Shpejt ju do ta keni të vështirë të largoheni nga Unë dhe Unë do të jem më pranë jush. Zemra juaj do të ndërthuret me Zemrën Time të Shenjtë.

Ju kurrë nuk duhet të harroni Fuqinë e Eukaristisë Sime të Shenjtë, sepse ajo përmban Dritën e Pranisë Sime në botë. Pa Praninë Time të Vërtetë në Eukaristinë e Shenjtë, ju do të ishit të humbur dhe do të ishit të paaftë të qëndroni në gjëndjen e Hirit të Zotit.

Kur ju jeni të privuar nga Trupi Im, ju do të filloni të ndjeheni të zbrazët. Ju do të jeni të ndarë nga Unë dhe, edhe pse ju akoma mund të më doni Mua, ju do ta keni të vështirë të qëndroni të bashkuar me Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/02/i-am-present-in-the-most-holy-eucharist-through-the-act-of-transubstantiation/

Monday, 10 June 2013

Hyji nuk mburret. Hyji nuk është krenar. Hyji është i butë, i dashur por i prerë në Udhëzimin e Tij ndaj njerëzimit

E Premte, 31 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, mënyra me të cilën Unë e tregoj Veten tek fëmijët e Hyjit në këtë Tokë është vetëm përmes një burimi dhe ai është Shpirti I Shenjtë. Unë nuk mund ta bëj Veten të njohur tek ata me ndonjë mënyrë tjetër.

Pa Praninë e Shpirtit të Shenjtë Zëri Im nuk mund të dëgjohet. Prandaj dhe kur Shpirti I Shenjtë zbret mbi një shpirt të zgjedhur, Zëri Im mund të bëhet i njohur. Por kini kujdes. Shpirti I Shenjtë mund të banoj vetëm në shpirtrat që dëgjojnë dhe thjeshtë komunikojnë çfarë ju është dhënë atyre.

Shpirti I Shenjtë mund të frymëzoj njerëzit të flasin Fjalën e Hyjit, por shpirtra të tillë nuk mund të devijojnë nga kjo. Kushdo që shkruan, komunikon, flet dhe thotë se ai përfaqëson Fjalën e Hyjit, e dhënë atij përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, kurrë nuk duhet të japi interpretimin e vet për Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Kushdo që e shpall Fjalën e Hyjit dhe që është fuqizuar prej Shpirtit të Shenjtë kurrë nuk do të mburret për këtë fakt. Ata kurrë nuk do të kritikojnë një tjetër në Emrin Tim, të flasin keq për të tjerët apo t’i fyejnë ata. Kur e shikoni këtë të ndodhi ju do ta dini se Shpirti I Shenjtë nuk është i pranishëm.

Sa shumë profetë të rremë bërtasin në kup të qiellit, duke u mburrur për faktin se ju është dhënë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, por kjo është një gënjeshtër. Njiheni gënjeshtarin kur ai thotë se është i ditur, se ka një edukim të madh në teologji – dhe prandaj di më shumë për Mua se të tjerët – dhe pastaj deklaron se i është dhënë autoriteti të kritikoj të tjerët, që thonë se flasin në Emrin Tim. Kjo arrogancë kurrë nuk mund të vij prej Hyjit.

Hyji nuk mburret. Hyji nuk është krenar. Hyji është i butë, i dashur por i prerë në Udhëzimin e Tij ndaj njerëzimit. Ai kurrë nuk do të lejonte ndonjë nga profetët e vërtetë, dishepujt e vërtetë apo shërbëtorët e shenjtë të lëndojnë apo të fyejnë një tjetër në Emrin Tim.

Kini kujdes nga profetët e rremë që nuk e kanë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, sepse ata do t’ju çojnë në rrugë të gabuar. Ata do t’ju çojnë në drejtimin e kundërt të udhës që Unë kam zgjedhur për secilin prej jush.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/31/god-is-not-boastful-god-is-not-proud-god-is-gentle-loving-and-yet-firm-in-his-instruction-to-humanity/

Saturday, 8 June 2013

Hyji Atë: Unë do të godas çdo komb sipas madhësisë së numrit të të pafajshmëve që ata kanë vrarë

E Mërkurë, 29 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Unë Jam Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë. Unë Jam Zotëruesi i jetës dhe i vdekjes. Askush nuk e ka autoritetin të ndërhyjë në jetën apo në vdekjen, pasi vetëm Unë, Ati juaj I Gjithpushtetshëm, mund të ndërhyj tek secila.

Kur njeriu fillon të besoj se ai është po aq i mirë, pse jo më i fuqishëm se Unë, ai do të përpiqet të më imitoj Mua. Kur njeriu kërkon të marri kontrollin mbi Krijimin Tim, ai tundohet nga Satani të mëkatoj. Kur mëkati i krenarisë e infekton shpirtin deri në këtë shkallë, njeriu do të ngrihet kundër Meje duke e shkatërruar jetën në Tokë.

Përse do të donte njeriu ta bënte këtë? Ai kërkon të marri pushtetin mbi çfarë i është dhënë falas nga Unë, kur ai e merr jetën e një fëmije në bark. Kur ai kërkon të kontrolloj popullsinë, ai do ta shkatërroj jetën para lindjes dhe do të vrasi ata që ai e ndjen se nuk duhet të vazhdojnë të jetojnë më.

Ekziston një plan, bija Ime, prej një grupi për të shkatërruar rritjen e popullsisë së botës. Dhe ky është përmes ligësisë së tmerrshme që është kryer përmes abortit. Rritja e abortit dhe futja e shpejtë e saj nëpër botë nuk është një aksident. Ajo është përhapur nëpër çdo shtet. Ato shtete që e kundërshtojnë abortin do të shtyhen mënjanë nga bisha me 10 brirë dhe do të detyrohen të fusin këtë paturpësi.

Prej Dorës Sime, Unë do të hedh një ndëshkim të rëndë mbi ato kombe që e kanë futur abortin. Ju do ta shikoni këtë të ndodhi menjëherë sa ligje të tilla të futen dhe prej ndëshkimit që Unë do të shkaktoj. Ju do ta dini se është Dora Ime, që është hedhur mbi një ligësi të tillë. Ata prej jush që mendojnë se e kanë të drejtën të marrin një jetë, ta dini se kjo e drejtë nuk ekziston. Merrni një jetë dhe ju nuk do të keni jetë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja, nëse ju merrni pjesë në ndonjë veprim, që krijon ligje të tilla djallëzore. I njëjti ndëshkim do të bier mbi ata që guxojnë të justifikojnë vdekjen e vullnetshme.

Mëshira Ime është e bollëkshme dhe Unë do t’i fal ata që nuk e kuptojnë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Por kur ju qëllimisht merrni pjesë në planin global për të shkatërruar jetë, si pjesë e një grupi satanik, ju jeni të dënuar. E ardhmja juaj është vulosur nga premtimi që ju i keni bërë bishës, dhe së shpejti, aleances suaj me antikrishtin.

Duke marrë jetën e të pafajshme dhe duke i vënë në zbatim ligje të tilla, ju hapur kundërshtoni një nga Urdhërimet e Mia më të rëndësishme – ju nuk duhet të vrisni. Kur ju planifikoni genocid të tillë mbi një bazë të tillë globale, ju po kryeni punën e djallit dhe për këtë, Unë do t’ju shkatërroj.

Unë Jam duke ju dhënë paralajmërime në fillim, dhe pastaj, nëse këto ligje djallëzore nuk janë ndërprerë, ju nuk më lini Mua asnjë zgjidhje. Toka do të dridhet me një forcë të tillë sa do t’ju përfshij. Unë do të godas çdo komb sipas madhësisë së numrit të të pafajshmëve që ata kanë vrarë. Nëse Unë nuk ndërhyj, shumë shpejt kombet tuaja do të shkatërrohen nga bisha dhe asnjë nuk do të mbetet. Unë dua që ju ta dini se mëkati e ka infektuar Tokën deri në një shkallë të tillë, sa vetëm një Dritëz e dobët ka mbetur. Ajo Dritëz është Drita e Hyjit dhe ajo është e pranishme në Birin Tim dhe në Trupin e Tij Mistik. Mëkatet tuaja vazhdojnë ta fshikullojn
ë Atë dhe kjo do të shtohet deri në shkallën kur Kisha e Tij do të kryqëzohet. Kur kjo të ndodhi, errësira do të bier dhe pastaj do të vij fundi.

Zemërimi Im e ka arritur kufirin.

Lutjet tuaja do të ndihmojnë në zbutjen e disa ndëshkimeve, të cilat Unë do t’i hedh mbi këtë botë mosmirnjohëse dhe mbi mëkatarë të tillë djallëzorë, por jo të gjitha, sepse këto ndëshkime duhet të ndodhin, me qëllim që Unë të mund të ndaloj këto plane t’ju shkatërrojnë ju. Nëse Unë nuk do të përpiqesha të ndaloja përhapjen e paturpësive të tilla, nuk do të kishte pendesë. As turp. As vet
ëdije mbi faktin se Unë, Hyji më I Larti, e krijoj jetën dhe e marr atë sipas Vullnetit Tim. Askush tjetër nuk e ka fuqinë të bëj të njëjtën.

Zemërimi Im e ka treguar vetën ndaj fëmijve të Mi nëpër shekuj, por deri tani, ju i keni mbajtur ndëshkimet, të cilat Unë tani do t’i hedh mbi ata që janë fajtor për futjen e aktit të abortit.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/29/god-the-father-i-will-strike-every-nation-according-to-the-extent-of-the-number-of-innocents-they-have-murdered/

Wednesday, 5 June 2013

Zëri Im, ndërsa Ai oshëtin, do të tërheqi miljona drejt Meje në fazën tjetër, dhe më pas miliarda në fazat përfundimare

E Martë, 28 Maj 2013

Pregatitje per
Ardhjen e Dyte
Bija Ime fort e dashur, Unë Jam duke pregatitur çdo pjesë të botës, tani, për Ardhjen Time të Dytë. Unë do të përfshij çdo komb – as edhe një nuk do të përjashtohet – në Krahët e Mi të Mëshirës, që të mund t’i sjell ata në Mbretërinë Time.

Plani Im është shumë i detajuar dhe, prapë, ai është i thjeshtë. Zëri Im, ndërsa Ai oshëtin, do të tërheqi miljona drejt Meje, në fazën tjetër, dhe më pas miliarda në fazat përfundimtare. Shumë më tepër do të dëgjojnë tani të Vërtetën, por ata nuk do ta pranojnë atë, deri kur 
çfarë Unë kam thënë do të ndodhi. Misioni Im do të zgjerohet shpejt dhe pastaj kur gjithkush ta dij se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e bën këtë Thirrje nga Qielli, ata do të bashkohen me Mua. Misioni Im do të përgjigjet, madje edhe nga ata që i refuzojnë këto Mesazhe.

Ju, ndjekësit e Mi, mund të jeni të dekurajuar për shkak të abuzimit, që do t’ju duhet të duroni për shkakun Tim, por kjo nuk do të zgjasi shumë. Dashuria Ime për fëmijët e Hyjit është kaq e madhe sa mund t’i përngjaj asaj të një prindi, që ka një numër fëmijësh. Disa fëmijë do të nderojnë nënën dhe atin e tyre dhe i përgjigjen dashurisë që ju tregohet atyre.

Fëmijët e tjerë do t’i largojnë prindërit, i trajtojnë vëllezrit dhe motrat e tyre keq, para se të shkëpusin përfundimisht të gjitha lidhjet. Për arsye të lidhjeve të gjakut dhe dashurisë, çdo përpjekje do të bëhet, jo vetëm nga prindërit, por edhe nga vëllezrit dhe motrat, për t’i kthyer fëmijët e humbur në gjirin e familjes së tyre. Dhe kur kjo të ndodhi, të gjitha mëkatet, zemërimi dhe refuzimi, do të harrohen.

Ndjekësit e Mi, ndërsa ju do të përballeni me zemërimin e të tjerëve, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të duruar. Këmbngulja juaj do të vihet në provë dhe disa prej jush do të rrëzohen. Kur ju të bini, gjithçka do të bëhet, nga ndjekësit e Mi besnikë, për t’ju sjellë përsëri, që të mund t’i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/28/my-voice-as-it-rings-out-will-draw-millions-towards-me-in-the-next-stage-and-then-billions-in-the-final-stages/

Tuesday, 4 June 2013

Hyji Atë: Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë

E Dielë, 26 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, fëmijët e Mi të dashur janë të trazuar në këtë kohë. Unë dëshiroj t’ju them atyre, dhe sidomos ata që i dyshojnë këto Mesazhe Hyjnore të dhëna ty prej dashurisë Sime për ata, se nuk duhet të kenë frikë.

Frika krijon dyshim. Dyshimi krijon rrëmujë. Rrëmuja çon në trazira dhe, gradualisht, ju do të verboheni ndaj të Vërtetës. E Vërteta kurrë nuk do të jetë e lehtë për tu pranuar, sepse e Vërteta zbulon të mirën dhe të keqen. Askush nuk do të dëgjoj të keqen dhe në vënd që të pranojnë udhëzimin e dhënë botës përmes Dëshirave të Mia, njerëzimi do të struket nga frika.

Unë dërgoj profetët e Mi për t’ju kujtuar për Dashurinë Time të Pafund për secilin nga fëmijët e Mi të çmuar. Unë gjithashtu i dërgoj ata për t’ju paralajmëruar për pengesat, që do të vihen para jush nga i ligu për t’ju larguar nga Unë. Kur Unë i zbuloj këto gjëra, nuk është për t’ju shqetësuar ju, por për t’ju shpëtuar dhe për t’ju ruajtur nga lëndimi.

E Vërteta e dhënë juve në Librin Tim të Shenjtë, Biblën, është aty që ju ta shikoni. Mos e merrni atë dhe të krijoni versionin tuaj, sepse nuk është Dëshira Ime që ju ta shtrëmbëroni të Vërtetën. Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë. Këtë Unë ja u jap tani, që të mund të mbledh fëmijët e Mi nga të katër skajet e Tokës. Armiqtë e Mi do të përpiqen të ndalojnë përhapjen e përmbajtjeve në Librin e të Vërtetës. Mos i lejoni ata t’ju heqin vëmëndjen, sepse kur kjo ndodh shpirtrat do të humbasin për Mua.

Të jeni mirënjohës që Unë, Ati juaj i dashur, ju jap këtë Dhuratë të madhe, pasi ju do të keni nevojë për Drejtimin Tim, sidomos tani, kur antikrishti do t’i tregohet tani botës për ta parë.

Ju, përmes Librit të së Vërtetës, do t’ju tregohet si të mbroni shpirtrat tuaj nga fëlliqësia që ai ka planifikuar të shkaktoj mbi botën. Çdo mbrojtje po ju jepet për t’ju ndihmuar të shpëtoni, jo vetëm shpirtrat tuaj, por edhe shpirtrat e miliardave.

Ushtrisë së Mbetur do t’i jepen fuqitë më të mëdha për ta mposhtur bishën. Ajo do të jetë mjaft e fortë për ta bërë këtë, prandaj kurrë mos u ndjeni të dekurajuar kur armiqtë e Mi të përpiqen për t’ju penguar të shumfishoheni përmes gjithë kombeve. Fuqia e tyre do të shuhet dhe ata që janë të dobët dhe pranojnë gënjeshtrat, që do t’ju paraqiten atyre, së shpejti, në Emrin e Birit Tim, do të jenë të humbur për Mua. Vetëm përmes dashurisë suaj për Mua dhe Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, dhe sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë munden që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtojnë.

Unë do t’ju mbroj dhe do t’ju ruaj gjatë gjithë kohës. Lartësoni shpirtrat tuaj tek Unë përmes besnikërisë suaj ndaj Birit Tim dhe do t’ju jepet Dhurata më e Lavdishme e Parajsës Sime të Re.

Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të deklaroni trashëgiminë tuaj të drejtë. Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të luftoni për shpirtrat e të gjithë fëmijve të Mi, sepse juve po ju jepen Hiret e nevojshme për të shpëtuar madje dhe shpirtrat e atyre që më fyejnë Mua më shumë. Unë ju dua, fëmijë. Unë pres përgjigjen tuaj ndaj kësaj Thirrje nga Qielli.

Monday, 3 June 2013

Unë, Nëna e Hyjit, do ta shkatërroj fuqinë e të ligut, në zemrat e atyre që më thërrasin mua

E Dielë, 26 Maj 2013

Bija ime, ti kurrë nuk duhet të dëgjosh ata që përpiqen të ndalojnë ty në këtë Mision të Shenjtë. Është e rëndësishme që ti të qëndrosh e bashkuar me Birin tim të dashur dhe dije se ato zëra, që flasin blasfemi kundër Birit tim, do të vazhdojnë të shumfishohen. Urrejtja, që del prej gojëve të tyre, nuk është kundër teje, por kundër Fjalës së Shenjtë të Birit tim.

Tani, ti e di sa shumë armiq ka Biri im në botë. Ata që e lëndojnë Atë më shumë janë ata që thonë se e duan Atë, por që e refuzojnë Atë tani, kur Ai flet nëpërmjet profetëve të zgjedhur të Hyjit.

Ata që më përdorin mua, Nënën e Shenjtë dhe të Papërlyme të Hyjit, për tu fshehur nga pas, ndërsa bërtasin me të lartë paturpësi, më mbushin me lotë trishtimi të thellë. Kaq të ngurtësuara janë zemrat e tyre dhe kaq të mbushur me zemërim, sa urrejtja e tyre për këto Mesazhe do të trondisi shumë. Ata që besojnë se mbrojnë Fjalën e Hyjit dhe që refuzojnë ata që vijnë në Emrin e Tij, kurrë nuk duhet ti pranojnë ata që tregojnë urrejtje apo që fyejnë të tjerët në Emrin e Tij.

Kur kjo të ndodhi dhe kur ata që deklarojnë të jenë profetë ta bëjnë këtë, dijeni se këto sulme të hidhura nuk vijnë nga Hyji, pasi kjo do të ishte e pamundur.

Unë, Nëna e Hyjit, do ta shkatërroj fuqinë e të ligut, në zemrat e atyre që më thërrasin mua. Nëse ata nuk më thërrasin mua, unë nuk mund t’i ndihmoj ata. Unë, si Bashkë-Shpenguese, kurrë nuk do ta mohoja të Vërtetën, që Biri im dëshiron t’i zbuloj botës. Detyra ime është ndaj Birit tim. Unë kurrë nuk do t’ju thosha të refuzonit apo të dënonit të ligun dhe pastaj t’ju mashtroj duke deklaruar të jem Nëna e Hyjit.

Ata që pohojnë se më nderojnë mua përmes Rruzares sime Më Të Shenjtë dhe pastaj thonë gjërat më të këqija rreth Birit tim, duke i deklaruar Mesazhet e Tij të jenë gënjeshtra, e fyejnë Birin tim dhe nuk më nderojnë mua.

Rruzarja ime Më e Shenjtë, kur thuhet ngadalë dhe nga zemra, do t’i hapi zemrat tuaja ndaj të Vërtetës së këtij Misioni. Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë, madje edhe kur nuk ju është dhënë Dhurata e dijes. Ajo do t’ju jepet, nëse më kërkoni mua ta dedikoj shpirtin tuaj në kujdesin e Birit tim. Nëse kjo bëhet me një shpirt të thjeshtë dhe të përulët, Biri im do t’ju shpërblej me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të fyeni profetët e Birit tim, madje edhe nëse nuk i besoni ata. Ju duhet të qëndroni të heshtur dhe të luteni për ata. Nëse ju refuzoni profetët e Birit tim, Ai nuk do ta mbaj këtë kundër jush. Por, nëse ju deklaroni se Fjala e Tij e Shenjtë, e dhënë profetëve të vërtetë, të jetë prej të ligut, ju do të vuani tmerrësisht.

Qëndroni të qetë, fëmijë, dhe e vini besimin tuaj plotësisht tek Biri im. Dorëzohuni në Mëshirën e Tij dhe Ai do t’ju udhëzoj dhe paqja do të jetë juaja. Shkoni, fëmijët e mi të dashur, të sigurtë me bindjen e plotë se Biri im ju do. Ai i fal të gjithë shpirtrat, për të gjitha mëkatet, me përjashtimin e mëkatit të përjetshëm – blasfemia e Shpirtit të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/26/i-the-mother-of-god-will-destroy-the-power-of-the-evil-one-in-the-hearts-of-those-who-call-on-me/