Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Konvertimi i miljona njerezve. Show all posts
Showing posts with label Konvertimi i miljona njerezve. Show all posts

Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: Paqe e përkohshme në botë nëse shpirtrat e errët kthehen në besim

E Diel, 1 Janar 2012, në 15:00

Fëmija im, koha është pranë, por fëmijët e mi duhet të tregojnë durim. Çdo gjë ka për të qenë sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim.

Fëmijë ju duhet ta kuptoni se forcat djallëzore në botën tuaj e kërcënojnë besimin tuaj në Hyjin Atë. Këto forca djallëzore nuk do të fitojnë sepse ato nuk kanë asnjë fuqi mbi Atin Tim Qiellor. Megjithatë ata do të torturojnë vëllezërit dhe motrat e tyre përmes vrasjes, luftës dhe kontrollit.

Lutuni që këta shpirtra të errët të shohin dritën e Birit tim së shpejti. Nëse ata e shohin dhe kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, atëherë do të ketë një paqe të përkohshme në Tokë.

Biri im, Jezu Krishti, të Cilit të gjithë shpirtrat duhet t’i mbështeten për shpëtim, është i paduruar për t’ia sjellë njerëzimit Mëshirën e Tij të Madhe.

Lutuni fort, fëmijët e mi, për shpëtimin e këtyre shpirtrave të errët të cilët mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit.

Këta shpirtra të mjerë do të terrorizohen, jo vetëm kur ata të dëshmojnë mëkatet e tyre, por edhe kur ta shohin errësirën në të cilën ata janë. Kjo errësirë ia ka mjegulluar shpirtrat e tyre kaq shumë sa Drita e Mëshirës së Birit tim do t’i bëjë ata që të ndjehen të dobët dhe të pafuqishëm.

Shumë do të jenë tepër të dobët për ta kapur Mëshirën që Biri im do t’u ofrojë atyre.

Lutuni për këta shpirtra, unë jua kërkoj. Biri im është i vendosur për t'i shpëtuar këta shpirtra në fillim. Ai ka nevojë për më shumë lutje fëmijë. Ju duhet të lypni mëshirë për këta shpirtra të errësuar.

Bija ime, kërkoju fëmijve të mi që të ma kushtojnë këtë Lutje të Kryqëzatës mua, Nënës së Shpëtimit:

Lutja e Kryqëzatës (17) Lutja e Nënës së Shpëtimit për shpirtrat e errët

O Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit dhe Ndërmjetësja e të Gjitha Hireve, ti që do të marrësh pjesë në Shpëtimin e njerëzimit nga ligësia e Satanit, lutu për ne.

Nëna e Shpëtimit, lutu që gjithë shpirtrat të mund të shpëtohen dhe të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën e treguar nga Biri yt, Zoti Ynë Jezu Krishti, i Cili vjen përsëri për të shpëtuar njerëzimin dhe për të na dhënë mundësinë e Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Sunday, 6 April 2014

Nëna e Shpëtimit: Kthimi në besim, i Premtuar nga Ati im, do të filloj këtë muaj

E Mërkurë, 2 Prill 2014: 16:27

Bija ime, kthimi në besim, i Premtuar nga Ati im, do të filloj këtë muaj dhe do të përhapet nëpër botë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpirtrat do të kursehen dhe Mëshirë e madhe do të tregohet nga Biri im, ndaj mëkatarëve më të rëndë.

Shumë njerëz, që nuk kanë asnjë besim tek Hyji dhe e jetojnë jetën e tyre sikur të mos kishte Jetë të Përjetshme, do të jenë njerëzit e parë që Ati im dëshiron t’ju tregohet Drita e të Vërtetës. Këta njerëz janë dashur shumë dhe mungesa e besimit të tyre do të zëvendësohet nga një dashuri dhe një dëshirë për t’u pajtuar me Jezu Krishtin, i Cili u braktis prej tyre.

Shpirtrat e atyre që kanë kryer mëkat të tmerrshëm dhe që janë të infektuar nga influenca e djallit do të vijnë më pas. Atyre do t’ju jepen Hire të mëdha dhe Mëshira e Birit tim do t’i përshkoj zemrat e tyre, kaq papritur, sa konvertimi i tyre do të jetë i menjëhershëm. 

Kaq e papritur do të jetë kjo Mrekulli, sa kur ata të fillojnë të përhapin lajmin e Ungjillit, shumë do të ulen dhe do t’i dëgjojnë ata.

Do të jetë për arsye të kthimit në besim
 të më të prekurve, që sa më shumë shpirtra mund dhe do të shpëtohen. Atëherë do të varet nga të gjithë ata që tashmë e ndjekin të Vërtetën, nëse do të dëshirojnë apo jo të qëndrojnë besnikë ndaj Birit tim dhe ndaj Mësimeve të Tij. Do të jenë këta shpirtra që do të vuajnë më shumë, sepse ata janë nga Zoti dhe për këtë arsye, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për t’i torturuar ata me dyshime rreth të Vërtetës. Këta janë shpirtrat që do të largohen nga Biri im dhe ata që i ligu do t’i lakmoj më shumë.

Për mbrojtjen e besimit të Krishterëve ngado, ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës
.

Lutja e Kryqëzatës (144) Për të mbrojtur Besimin e Krishterë

O Nëna e Shpëtimit, të lutem ndërmjetëso në emër të shpirtrave të Krishterë në mbarë botën.

Të lutem ndihmoji ata të ruajnë besimin e tyre dhe të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Jezu Krishtit. Lutu që ata të kenë forcën e mendjes dhe të shpirtit për ta ruajtur besimin e tyre në çdo kohë.

Ndërmjetëso, Nënë e dashur, në emër të tyre, për t’i hapur sytë e tyre ndaj të Vërtetës dhe për t’i dhënë atyre Hirin për të dalluar qartë çdo doktrinë të rreme, që t’iu paraqitet atyre në Emrin e Birit tënd. 

Ndihmoji ata të mbesin shërbëtorë të vërtetë dhe besnikë të Hyjit dhe të mohojnë ligësinë dhe gënjeshtrat, edhe nëse do iu duhet të vuajnë dhimbje dhe tallje për shkak të kësaj. 

O Nëna e Shpëtimit, mbroji të gjithë fëmijët e tu dhe lutu që çdo i Krishterë të ndjekë Udhën e Zotit, deri në frymën e tij të fundit. Amen.

Fëmijë, Jezusi e do gjithsecilin. Ai gjithmonë do të luftoj për t’ju mbrojtur nga lëndimi dhe Ai do të ndërhyj në mënyra nga më të jashtëzakonshmet për t’ju mbrojtur nga çdo e ligë, në ditët e errësirës, që do t’ju duhet të duroni në Emrin e Tij. Besoni tek unë, Nëna juaj e dashur, ndërsa unë do të ndërmjetësoj në emrin tuaj për t’ju sjellë sa më pranë Birit tim gjatë sprovave që do të vijnë.

Ju faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj Thirrje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Zotit


Monday, 27 May 2013

Të gjithë ata mes Kishave të Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht

E Hënë, 20 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ky Mision rritet, Fjala Ime do të flitet në shumë gjuhë. Mesazhet e Mia, të dhëna ty sot, e ndezin Fjalën Time të Shenjtë në Testamentin e Ri. Mesazhet e Mia gjithashtu i kujtojnë botës Fjalën e Hyjit, e cila është e përmbajtur në Biblën më të Shenjtë.

Unë nuk e rishkruaj Fjalën, Unë thjesht ju kujtoj se çfarë kuptimi ka ajo sot. Unë gjithashtu i flas botës për t’i pregatitur ata për Atdhjen Time të Dytë, sepse Unë nuk dua që ata të humbasin. Është me dashuri dhe gëzim të madh që Unë shikoj se si ndjekësit e Mi besnik më pranojnë Mua ashtu si Unë Jam. Ata që e dinin menjëherë se isha Unë, Jezu Krishi, I Cili ju foli atyre përmes këtyre Mesazheve, janë të bekuar.

Ata janë ata që kurrë nuk dyshuan. Ata mund ta ndjenin Praninë Time. Fjala Ime i shponte zemrat e tyre si një shpatë. Shpirti Im i preku zemrat e tyre. Ata e dinin. Ata më njohën Mua dhe sa vuajnë për këtë.

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, dijeni se kur ju u përgjigjët Thirrjes Sime, Unë ju dhurova një Dhuratë të veçantë, një bekim, i cili do t’ju ndihmoj të duroni këtë Udhë drejt Jetës së Përjetshme. Do t’ju duhen këto Dhurata, sepse ju do të jeni shtylla e Ushtrisë Sime të Mbetur, dhe ju do të udhëhiqni të tjerët, të cilët do t’ju ndjekin me kalimin e kohës.

Popuj prej të gjitha kombeve, do t’ju ndjekin ju kur nuk do të kenë askund se ku të kthehen dhe ju do ti ndani Mësimet e Mia me ata. Të gjithë ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do t’ju jepen Dhurata të reja për t’i ndihmuar të bashkohen nëpër botë me Mua. Të gjithë ata mes Kishave t
ë Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht. Të gjitha fetë e tjera do ta kuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe ata gjithashtu do të më ndjekin Mua. Por jo të gjithë ata nuk do ta pranojnë të Vërtetën, madje edhe kur ajo t’ju paraqitet pikërisht para syve të tyre.

Pastaj janë jo-besimtarët, shumë prej tyre njerëz të mirë. Ata përdorin inteligjencën njerëzore për të paraqitur të gjitha arsyet se përse Hyji nuk Ekziston. Prapë ata, përfshi shumë nga homologët e tyre t
ë Krishterë që janë të vakët në besimin e tyre – do të vrapojnë drejt Meje të parët. Zemrat e tyre do të hapen dhe për arsyen se ata do të shikojnë vetëm çfarë dëshmie Unë sjell për ta pranuar, ata do ta dinë se Unë I Thërres ata. Ata nuk do të më rezistojë Mua, jo si ata shpirtrat kokfortë që mendojnë se dinë më tepër rreth premtimit që Unë bëra për t'u kthyer për të dhënë Beslidhjen e Fundit, më shumë se Unë.

Çdo detyrë që Unë ju jap, do të bëj që sa më shumë kombe që marrin Kryqin Tim të krijojnë udhën e vetme drejt Meje. Kurrë mos hezitoni të ecni krahë Meje kur Unë ju Thërras, sepse kur ju më përgjigjeni Mua, ju do të shkatërroni fuqinë e të ligut. I ligu mund t’ju shkaktoj dhimbje, por kur ju më lejoni Mua t’ju udhëheq, ju mund të kapërceni çdo pengesë në udhën tuaj.

Unë ju dua dhe Unë ju drejtoj, ashtu si Unë i mbroj Grupet e Mia të Lutjes nëpër botë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/20/all-those-amongst-the-christian-churches-will-come-to-me-first-then-the-jews-will-turn-in-time-and-accept-me-finally/

Wednesday, 16 January 2013

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera

E Premte, 11 Janar 2013, në 11:25

Bija Ime fort e dashur, të lutem më ndjej Mua dhe dëgjo ndërsa Unë e zbuloj Dhimbjen Time. Koka Ime, e mbuluar me gjemba, është duke u shtypur me dhimbje, ndërsa Unë e duroj dhimbjen e Kryqëzimit Tim, dy mijë vjet pas Kohës Sime në tokë.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është shumë afër. Asnjë njeri të mos e vërë në dyshim Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Asnjë njeri të mos dyshoj se ajo mund të jetë në çdo kohë. Përgatiteni shpirtin tuaj, sepse koha është afër. Është shumë më mirë, që ju të përqendroheni në gjendjen e shpirtit juaj, sesa në të ardhmen e mirëqenies suaj.

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera. Ata vuajnë, kështu, ndërsa janë duke iu imponuar doktrina, të diktuara prej udhëheqësish politikë, të cilat dalin nga goja e bishës.

Për të gjithë ata që e sulmojnë Fjalën Time, përmes këtyre Mesazheve, Unë duhet t'ju paralajmëroj se beteja midis Hyjit dhe Satanit, në kohën e mbarimit, është tani. Ati Im ju faltë për keqbërjet tuaja. Le të hedhë Ai Mëshirën e Tij mbi mënyrat tuaja të gabuara dhe kokëforta, të cilat të gjitha e pranojnë mëkatin.

Dhimbja e Kurorës së Gjembave, të cilat po ngulen, në agoni, përmbi Kishat e Mia të Krishtera mbi tokë, është duke u ripërsëritur, në këtë kohë, ashtu siç është parathënë. Dhimbja e refuzimit – e refuzimit të Fjalës Sime, Ekzistencës Sime dhe Mësimeve të Mia – po ndjehet jo vetëm nga Unë, por edhe nga të gjithë ata shpirtra të thjeshtë që më nderojnë Mua, që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që më duan Mua.

Zemra Ime është e ndërthurur me ata në dashuri dhe vuajtje. Ata do ta njohin këtë menjëherë, sepse Unë tani iu dhuroj atyre Hirin e Lotëve të Dashurisë dhe Kthimit në besim, kur ata ta recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (93) Për Lotët e Kthimit në besim

O Jezusi im i dashur, Ti je pranë zemrës sime. 
Unë jam një me Ty.
Unë të dua Ty.
Unë të adhuroj Ty.

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde. 
Më lejo ta ndjej Dhimbjen Tënde.
Më lejo ta ndjej Praninë Tënde.

Më dhuro Hirin e përulësisë, që të bëhem i denjë për Mbretërinë Tënde në Tokë, ashtu si është në Qiell.

Më dhuro Lotët e Kthimit në besim, që me të vërtetë ta ofroj veten tek Ti, si një dishepull i vërtetë, për të ndihmuar Ty në Misionin Tënd, për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm në Tokë, përpara se Ti të vish përsëri për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.

Amen.


Shkoni ndjekësit e Mi të dashur. Unë premtoj se Unë do t'ju dhuroj Hirin e Lotëve të Kthimit në besim që ju me të vërtetë të bëheni të bashkuar brenda Zemrës Sime të Shenjtë kur ta recitoni këtë lutje.

Zemra Ime ju pushton, dishepujt e Mi të dashur dhe besnikë. Unë ju dua. Unë Jam me ju tani, në një mënyrë që ju do ta keni të vështirë ta mohoni.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/11/the-pain-of-thorns-is-now-being-felt-by-leaders-in-the-catholic-and-christian-churches/

Monday, 5 November 2012

Ata do ta vënë në pyetje dhe analizojnë Fjalën Time nga frika se mos po bëjnë ndonjë gabim të tmerrshëm

E Premte, 26 Tetor 2012, në 11:06

Bija Ime fort e dashur, sa shumë punë nevojitet për t'u bërë nga ndjekësit e Mi për ta pastruar tokën nga infektimi, i cili përhapet si një mbulesë, përmbi shumë njerëz, që nuk besojnë në Hyjin.

Sa shumë njerëz enden nëpër botë pa asnjë ndjesi drejtimi. Ata janë bosh për nga ndjenjat shpirtërore dhe janë të paditur ndaj Dashurisë së Hyjit. Ata janë shpirtrat që Unë i dëshiroj, dhe të cilët, Unë dëshiroj t'i përqafoj me të Vërtetën.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet të shkoni tek ata dhe t'iu tregoni se Unë, Jezu Krishti, Biri i Njeriut, Mesia, do të vij së shpejti. Ata duhet ta dinë se nuk do të flaken tutje, sepse është për shkakun tuaj, të këtij brezi, që Unë vij kësaj here.

Shumë të tjerë, që janë shpirtërisht të vetëdijshëm mbi ekzistencën e Hyjit, do të jenë kuriozë, por hezitues, në pranimin e Mesazheve të Mia.

Të tjerë, të cilët e shpallin Fjalën Time, dhe që janë të Krishterë të devotshëm, do të jenë të dyshimtë dhe të ngadaltë për të mbështetur gjithçka që Unë them.

Ata do ta vënë në pyetje dhe analizojnë Fjalën Time nga frika se mos po bëjnë ndonjë gabim të tmerrshëm. Ata kanë frikë se mos po iu jepet një gënjeshtër.

Pastaj do të jenë klerikët në kishat e Krishtera që do të ngrihen dhe do t'i përgjigjen Thirrjes Sime. Disa do të përgjigjen shpejt, sepse ata do ta ndjejnë Dashurinë Time t’u përshkoj nëpër vena kur ata të lexojnë Mesazhet e Mia.

Të tjerët do të ndjejnë një thirrje të papritur përmes Dhuratës Sime të Shpirtit të Shenjtë, e përmbajtur në Fjalën Time të Shenjtë. Disa do të jenë më të kujdesshëm se të tjerët, por, me kalimin e kohës, numri i tyre do të rritet në miliona.

Ja përse dhe ju, ndjekësit e Mi, duhet të këmbëngulni. Nëse shumë vetë do t’ju refuzojnë në Emrin Tim, në fillim, kjo do të ndryshojë. Kur e Vërteta të bëhet gjerësisht e njohur dhe e mirëpritur, ju do të kërkoheni. Fjala Ime do të trajtohet me dashuri dhe respekt, megjithëse duke bërë kështu, këta shpirtra do të vuajnë.

Nuk ka rëndësi se sa shumë kundërshtim do të ketë kundër Meje, sepse Misioni Im nuk do të dështojë.

Durojini të tilla kundërshtime. Pranojeni abuzimin, i cili do të hidhet mbi ju, për shkak të këtyre Mesazheve.

Kjo është për t’u pritur, kur Fjala e Hyjit derdhet mbi tokë. Ata në errësirë nuk do ta pranojnë Fjalën Time, pasi ajo do ta trazojë jetën e tyre.

Ajo do ti bëjë ata që t’i ri-vlerësojnë besimet e tyre, me të cilat ata nuk do të duan të përballen.

Të pranojnë Fjalën Time do të thotë se atyre do t’iu duhej të ndryshonin mënyrën e jetës. Ata, për fat të keq, nuk kanë asnjë dëshirë që t’i ndryshojnë mënyrat e jetës së tyre, sepse nuk iu intereson.

Unë nuk do të pushoj derisa Unë t'ua hap sytë ndaj të Vërtetës. As edhe nuk pres që ju, dishepujt e Mi, të ndaloni deri që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të bashkohen, në një, në Sytë e Hyjit.

Jezusi juaj 

Friday, 19 October 2012

Kthimi në besim ndodh i pari. Pastaj persekutimi. Pastaj Shpëtimi. Sipas këtij rendi.

E Mërkurë, 19 Shtator 2012, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, një ndryshim i madh është duke ndodhur tani në botë dhe Drita e Mëshirës Sime po afrohet.

Asnjë njeri të mos besojë se, ajo që Unë them se ka për të ndodhur, nuk do të ndodhi.

Unë flas vetëm të Vërtetën prandaj ju duhet të keni besim tek Unë.

Shpirti Im i Shenjtë po zbret me shpejtësi mbi njerëzimin tani për t’i përgatitur ata për Mëshirën Time të Madhe.

Asnjë njeri të mos dështojë në përgatitje apo në përhapjen e Fjalës Sime, që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Gjithçka është mirë tani, bija Ime, sepse gjithçka është në vend që Fjala Ime të përhapet si një lule e egër që do të lëshojë rrënjë në çdo komb.

Aroma e ëmbël e Dhuratës Sime të dashurisë po ndjehet madje edhe nga ata me pak besim. Sepse ata janë të vetëdijshëm për një ndryshim dhe një transformim, por nuk e kuptojnë se çfarë është duke ndodhur.

Tregoju atyre se Hyji Zot, Mbreti i Mëshirës, po përgatitet që të kthehet për herën e dytë për t'i shpëtuar ata.

Besëlidhja Ime po i afrohet fazës kur kthimi në besim të kryhet i pari. Pastaj persekutimi. Pastaj Shpëtimi. Sipas këtij rendi.

Kini besim tek Unë dhe përgatiteni veten sepse koha e kthimit në besim të shumë prej njerëzve për shumë prej njerëzimit është afër.

Shumë pengesa po vihen para jush dishepujt e Mi. Kjo është ajo që duhet të bëni.

Ecni drejt. Drejtohuni drejt Meje përgjatë udhës dhe qëndroni me dinjitet pavarësisht se çfarë fyerjesh ju hidhen. Duke bërë kështu, dhe duke mos u ngatërruar me bishën që punon përmes të tjerëve për t'ju bërë që të dyshoni në besimin tuaj, ju e mposhtni atë.

Kjo është arsyeja pse Unë qëndrova i heshtur dhe rrallë herë iu përgjigja akuzuesve të Mi, ekzekutuesve të Mi. Sepse nëse do ta bëja, kjo do t’i kishte dhënë fuqi Satanit.

Vdekja Ime e shkatërroi fuqinë që ai kishte përmbi fëmijët e Hyjit. Ai më pas e humbi fuqinë e tij për t’i vjedhur të gjithë shpirtrat. Tani që Unë vij përsëri, shumë shpejt ai do ta humbasë të gjithë fuqinë. Por deri atëherë, ai do të vazhdojë të vjedhë shpirtra.

Jini të fortë. Jini të qetë. Jini të guximshëm. Unë jam me ju. Kur ju e dorëzoni vullnetin tuaj dhe besoni tek Unë plotësisht, ju do të jeni të sigurt.

Jezusi juaj 

Thursday, 4 October 2012

Virgjëra Mari: Zgjimi po vjen së shpejti

E Enjte, 30 Gusht 2012, në 18:15

Fëmija im, përgatitja e shpirtrave tashmë ka filluar dhe Epoka e Paqes nuk është tepër larg.

Në një kohë kur të gjithë fëmijët e Hyjit po bekohen me Dhuratën e Fjalës së Birit tim të dashur dhe të shtrenjtë, përhapja e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të ndodhë nëpër të gjitha kombet.

Nuk do të ketë asnjë ndalesë të Fjalës së Birit tim, sepse kjo është sipas komandës së Atit Tim.

Konvertimi do t’i ndezë zemrat e njerëzve dhe shumë do ta ndjejnë Dashurinë e Hyjit, Atit të tyre të natyrshëm, që t'i rrëmbejë ata në një mënyrë të tillë që do t'i çudisë dhe do t’i tronditi.

Menjëherë sapo Dashuria Hyjnore t'i përshkojë, ata do të ndjejnë një dëshirë të fortë që të bërtasin nga gëzimi, sepse ajo është si asnjë dashuri tjetër e njohur nga njeriu.

Zgjimi po vjen së shpejti.

Ndërsa Shpirti i Hyjit të vazhdojë të fryjë me Flakë Lavdie, ligësia do të dobësohet dhe ushtria e Satanit do të mbetet e privuar nga ushtarët e saj.

Ajo do të mbetet pa mbrojtje sepse shumë prej ndjekësve të tij do të fitohen nga Mëshira e Hyjit, duke e lënë Satanin vetëm me gjysmën e ushtrisë.

Të zhgënjyer me premtimet e tij boshe, ata do t'i përgjigjen Dritës së Mëshirës Hyjnore të Birit tim.

Beteja jo vetëm që ka filluar, por shpirtrat tani po e ndjekin Birin tim në turma ndërsa ata kërkojnë të Vërtetën e Jetës së Përjetshme.

Unë të bekoj bija ime.

Qielli gëzon për shkak të kthimit në besim të shpirtrave dhe shpëtimit të shpirtrave të errët, që është duke u arritur përmes lutjeve të atyre që e duan Birin tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Tuesday, 2 October 2012

Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, që të ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje

E Hënë, 27 Gusht 2012, në 19:20
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për dishepujt e Mi, të cilët i janë përgjigjur Mesazheve të Mia, e ka zmadhuar Zemrën Time të Shenjtë në përmasa të tilla saqë ajo tani do të shpërthejë me një bollëk Hiresh.
Hiret e Mia zbrazen mbi ju, ndjekësit e Mi të dashur në këtë kohë.
Ato po ju jepen për ta forcuar vendosmërinë tuaj për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë.
Mesazhet e Mia nga Qielli do t'i ushqejnë shpirtrat, përfshirë edhe ato më të nxirat, me oksigjenin që iu nevojitet për t’i mbijetuar errësirës së hedhur mbi botë nga Satani.
Influenca e tij e padukshme por e fuqishme, i dobëson madje edhe besimtarët më të fortë të cilët fillojnë që ta vënë në dyshim besimin e tyre.
Kur Unë ju jap këto Hire, Unë e bëj këtë për një arsye.
Ju, dishepujt e Mi, jeni spiranca nga e cila do të tërhiqen të gjithë shpirtrat që enden të hutuar dhe pa një qëllim. Edhe nëse ata nuk do t'ju dëgjojnë në fillim, ju duhet të këmbëngulni.
Jepuni atyre kopje të Mesazheve të Mia dhe të Lutjeve të Mia të Kryqëzatës dhe largohuni në heshtje.
Ata do të preken në një farë mënyre nga Shpirti i Shenjtë. Nëse ata nuk i pranojnë ato, ata do ta kenë të vështirë që thjesht të largohen dhe t'i harrojnë. Jo, ata do të kthehen për Mua.
Disa do të kthehen pa shumë qejf. Kurioziteti do t’i shtyjë më tepër.
Disa të tjerë do të kthehen me pikëpamjen për të provuar që t'i mënjanojnë këto Mesazhe dhe për t'ju bindur juve që të bëni të njëjtën gjë.
Të tjerë do të kthehen që të debatojnë me ju, të tallen me ju dhe t'ju sfidojnë.
Të tjerë do t'ju thonë se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë dhe kjo do t'jua thyejë zemrat.
Por më pas do të jenë të konvertuarit. Ata që do të vijnë duke vrapuar drejt jush me gëzim të pastër në zemrat e tyre duke u lutur për më shumë.
Do të jenë këta shpirtra ata të cilët do e bëjnë të tërë punën të vlefshme.
Megjithatë janë shpirtrat e errët për të cilët ju duhet të luteni më së tepërmi dhe është për shkak të tyre që Unë i hedh Hiret e Mia përmbi ju, me qëllim që ju të mund të ndihmoni të shpëtoni shpirtrat e tyre. Sepse pa ndihmën tuaj, nuk ka asnjë shpresë për ta.
Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, që të ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje. 
Jezusi juaj

Saturday, 29 September 2012

Virgjëra Mari: Përqafojeni Dhuratën e Hirit të Imunitetit fëmijë. Vlerësojeni atë sepse është një Dhuratë e rrallë nga Qielli

E Shtunë, 25 Gusht 2012, në 12:00
Fëmija im, Qielli gëzon. Koret e Engjëjve po këndojnë me zërat në kupë të qiellit në lavdërim të Atin tim.
Mëshira e Tij e Lavdishme, e dërguar prej Tij, përmes Hirit të veçantë të Imunitetit, po festohet me dashuri dhe gëzim të madh nga të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell.
Fëmijët e mi, akoma nuk e kuptojnë domethënien e kësaj Dhurate të madhe të Mëshirës prej Atit, Hyjit Më të Lartit.
Ju, fëmijët e mi, tani keni fuqinë që t'i shpëtoni të tjerët, shpirtrat e humbur.
Kjo do të thotë se fuqia e të ligut mund të mposhtet në një mënyrë, që nuk ka qenë e mundur deri tani.
Gënjeshtrat, mashtrimi dhe urrejtja që i ligu e mbjell në mendjet e fëmijëve të Hyjit, mund të bëhen të pavlefshme nëse lutjet e dhëna atyre që e duan Birin tim, paraqiten përpara Fronit të Atit tim.
Përqafojeni Dhuratën e Hirit të Imunitetit, fëmijë.
Vlerësojeni atë sepse është një Dhuratë e rrallë nga Qielli.
Ajo jua vërteton Dashurinë e Atit tuaj për secilin prej fëmijëve të Tij të dashur.
Ajo është një prej mrekullive të mëdha, e paraqitur tek të gjithë fëmijët e Hyjit në kohët e fundit.
Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes sime.
Maria, Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

Virgjëra Mari: Kthimi në besim mund ta dobësojë ndikimin e antikrishtit

E Enjte, 23 Gusht 2012, në 12:40

Fëmija im, le ta dinë të gjithë fëmijët e Hyjit se sa më shumë kundërshtime të ketë ndaj Fjalës së Shenjtë të Birit tim, në këtë kohë, aq më të shumta do të jenë hiret e derdhura mbi dishepujt e Birit tim të Dashur.

Të gjitha profecitë e parathëna mund të dobësohen në shumë mënyra, nëse të gjithë fëmijët e Hyjit do ta pranonin hirin e kthimit në besim.

Kthimi në besim mund ta dobësojë ndikimin e antikrishtit. Lutjet tuaja ditore, duke përfshirë recitimin e Lutjeve të Kryqëzatës, do të ndihmojnë për ta sjellë këtë.

Për ata që e kundërshtojnë Misionin e Birit tim në tokë, unë kërkoj që ju të luteni për shpirtrat e tyre.

Kjo betejë për shpirtrat është intensive dhe ju duhet të ngriheni përmbi mundimet dhe fshikullimet për të më kërkuar mua që të lutem për shpirtrat e gjorë e të gënjyer, të cilët besojnë se flasin në Emër të Birit tim, por që në të kundërt, janë duke u mashtruar nga i ligu.

Biri im kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i Tij për shpirtra, sidomos për ata që e refuzojnë Atë, e tallin Fjalën e Tij të Shenjtë dhe që shpirtrat i kanë të nxirë nga mëkati.

Ju duhet të qëndroni të fortë, fëmijë, të gjithë ju dhe të mbeteni të vendosur në qëllimin tuaj për të bërë Vullnetin e Shenjtë të Birit tim.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, por që të fitohet hyrja drejt Parajsës së Re nuk është e lehtë.

Ajo kërkon shumë durim, shumë lutje, shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe aftësinë për t’i falur të gjithë ata që ju shkaktojnë hidhërim dhe që e njollosin Fjalën e Birit tim.

Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes sime.

Nëna e Shpëtimit

Ashtu si ushtari që e shpoi Anën Time, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra

E Mërkurë, 22 Gusht 2012, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të ndjehesh e izoluar nga Unë për shkak të madhësisë së kësaj pune. Sepse megjithëse mund të duket sikur është e një madhësie të tillë, saqë ti ndjen se nuk do të jesh në gjendje ta përballosh, dije se Unë kërkoj prej teje atë që ti je e aftë të bësh.

Gëzohu që Fjala Ime po kërkohet në gjithë botën sepse kjo është dëshira e Zemrës Sime.

Unë dëshiroj që të gjithë dishepujt e Mi t'i përgjigjen menjëherë Thirrjes Sime, sepse Unë kam nevojë që ata të më ndihmojnë në Misionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Ky është vetëm fillimi i një konvertimi të shpejtë, kur Gjaku dhe Uji do të derdhen mbi çdo shpirt njerëzor.

Gjaku dhe Uji Im do t’i konvertojnë madje edhe shpirtrat e nxirë. Ashtu si ushtari që e shpoi Anën Time, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra që, në këtë kohë, nuk e besojnë se Unë ekzistoj.

A nuk ju kam thënë se Mëshira Ime është e pafund?

A nuk kam premtuar Unë se mrekulli, të lejuara prej Atit Tim, do të ndodhin për ta bashkuar botën dhe të gjithë shpirtrat për në trashëgiminë e tyre legjitime?

Kaq shumë njerëz po i përgjigjen tani Thirrjes Sime. Lutjet e tyre në veçanti do të shumëfishohen dhe miliona më shumë do të shpëtohen. Të gjithë shpirtrat duhet të përfshihen në përpjekjet tuaja për ta shpëtuar të gjithë njerëzimin.

Synimi juaj, dishepujt e Mi të dashur, duhet të jetë që të mos lejoni as edhe një shpirt të vetëm të rrëshqasë nga rrjeta. Kjo rrjetë do të hidhet jashtë dhe të zhytet ndër ujëra për të kapur shpirtrat dhe për t'i shpëtuar ata. Ju dishepujt e Mi jeni peshkatarët. Unë ju jap rrjetën përmes hireve që Unë tani i dërgoj mbi ju.

Ju do të më ndihmoni Mua që të shpëtoj çdo shpirt të gjallë dhe as edhe një përpjekje nuk do të lihet pa u bërë – as edhe një gur nuk do mbetet pa u kthyer – ndërsa Unë përpiqem ta shpëtoj njerëzimin edhe një herë.

Prandaj, në vend që të strukeni nga frika, të merakosur për përgjegjësinë e madhe ndaj Thirrjes Sime, bija Ime, ju duhet të gëzoheni. Sepse më në fund Vullneti Im i Shenjtë është duke u përmbushur. Megjithatë ne akoma kemi një udhë të gjatë për të bërë.

Jezusi juaj