Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Shpëtimi i shpirtrave. Show all posts
Showing posts with label Shpëtimi i shpirtrave. Show all posts

Wednesday, 17 February 2016

Kërkoni Dhuratën e Vuajtjes

E Mërkurë, 14 Shtator 2011, në 00:10

Bija Ime fort e dashur, vuajtja jote është lehtësuar dhe Unë dëshiroj të të falenderoj për këtë dhuratë. Ajo do të kthehet, por ti do të jesh në gjendje ta pranosh atë me shumë më tepër gëzim në zemrën tënde. Unë kam nevojë për vuajtjen tënde sepse ajo shpëton shpirtrat e mëkatarëve, që përndryshe do të përfundonin në Ferr. Një ditë ti do të shikosh në shpirtrat e tyre dhe do të mbushesh me dashuri dhe gëzim kur t’i shikosh ata të ulur krah Meje pranë Fronit të Atit Tim.

Mëkatarët gjithmonë do të përqafohen të parët, kur ata pendohen. Ata gjithmonë do të jenë në rreshtin e parë, për habinë e madhe të ndjekësve të Mi. Këta shpirtra më janë sjellë Mua përmes lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi, dhe shpirtrave të Mi të zgjedhur. Ndjekësit e Mi do ta kuptojnë këtë, sepse ata, përmes bashkimit të tyre me Mua, do të gëzohen për shpëtimin e shpirtrave të tillë.

Unë tani kam nevojë që shumë më tepër shpirtra të shpëtohen, bija Ime. Të lutem, lutu që ti dhe shpirtra të tjerë të zgjedhur ta mësojnë se si vuajtja mund ta rrisë numrin e atyre që do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim. 

Unë u kërkoj atyre që të kërkojnë hiret e nevojshme për të marrë Dhuratën e vuajtjes. Mbajeni mend, kur Unë e jap vuajtjen, ky është një hir i veçantë dhe i atillë që do të sjellë shumë më tepër shpirtra brenda Gjirit të Zemrës Sime.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Sunday, 17 January 2016

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj

E Mërkurë, 10 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, shpejtësia e ngjarjeve globale, që çojnë drejt Paralajmërimit, ashtu si është parathënë, vazhdon të rritet. Lutja, fëmijët e Mi, është thelbësore tani ndërsa ndjekësit e Mi në mbarë botën, të mbushur me hiret e Shpirtit të Shenjtë, marshojnë për të formuar ushtrinë Time. Kjo ushtri, edhe pse tepër e vogël në atë që shumë nga ndjekësit e Mi akoma duhet ta kuptojnë se secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm edhe tani, do të ngrihet dhe do t’i udhëheqë fëmijët e Mi deri në fund.

Të gjithë fëmijët e Mi duhet të më dëgjojnë Mua tani.

Për çdo mizori të kryer nga njeriu kundër njeriut në këto kohë, ju duhet të luteni për keqbërësin në çdo rast. Lutje për mëkatarët kërkohet tani. Me anë të lutjes ju mund të thërrisni Shpirtin e Shenjtë që ta sjellë Dritën Hyjnore në këta shpirtra të gjorë. 

Shumë prej tyre janë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së Dashurisë së Atit Tim saqë ata enden kot vërdallë duke u zhytur nga njëra krizë në tjetrën, ku kushdo që bie në kontakt me ta lëndohet. Nëse më shumë nga ju e kërkojnë Mëshirën Time për këta mëkatarë, atëherë efekti i veprave të të ligut do të dobësohet në mënyrë të konsiderueshme. Ky është sekreti, fëmijët e Mi, për ta dobësuar urrejtjen e Satanit, ndërsa shpërthen si zjarri prej gojës së dragoit, në përpjekje për ta mbërthyer botën në avullin e vet të urryer.

Ai, mashtruesi, dhe djajtë e tij janë ngado. Meqenëse besimi i fëmijëve të Mi është kaq i dobët, në një shkallë globale, veprat e liga të Satanit e kanë mbërthyer njerëzimin në një ves nga i cili është vështirë që të shkëputesh. Nëse fëmijët e Mi ngado do të besonin në Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, kjo nuk do të ndodhte. Atëherë mbërthimi i Satanit do të ishte më i dobët, sidomos nëse fëmijët e Mi do të luteshin për ndihmë dhe të kërkonin Mëshirën e Atit Tim.

Lutja është mburoja juaj tani, fëmijë, midis së tashmes dhe kohës për Paralajmërimin. Përdoreni lutjen për të shpëtuar shpirtrat në errësirë. Pas Paralajmërimit, lutjet tuaja do të nevojiten për t'i ndihmuar fëmijët e Mi që ta ruajnë përkushtimin e tyre ndaj Atit Tim të Përjetshëm dhe ta lavdërojnë Lavdinë e Tij.

Durimi, lutja në heshtje çdo ditë, formimi i grupeve të lutjes, recitimi ditor i Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore, agjërimi dhe Rruzarja e Shenjtë tek Nëna Ime e dashur, të kombinuara, veprojnë si formula e përkryer për të shpëtuar shpirtrat.

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj. Lutuni tani për shpirtin tuaj dhe të të tjerëve përmes Veprës së Shpengimit dhe përpara takimit tuaj ballë për ballë me Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.

Unë buzëqesh me gëzim dhe lumturi kur mendoj për momentin kur kjo Dhuratë e madhe e Mëshirës Sime t'iu zbulohet fëmijëve të Mi. Ajo është një ardhje në shtëpi, e tillë që s’mund të përshkruhet. Sepse kjo do të jetë kur zemrat tuaja do të mbushen me Dashurinë Time Hyjnore. Shpirtrat tuaj do të ndriçohen, më në fund, në përgatitje për Parajsën e Re mbi Tokë. Atëherë Unë do t'ju sjell ngushëllimin që mungon në jetët tuaja deri tani kur ju të bashkoheni me Mua.

Mos harroni, fëmijë, arsyen përse Unë komunikoj me botën tani. Është dëshira Ime të siguroj që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtohen nga kthetrat e Satanit. Është gjithashtu, prej Dashurisë Sime të thellë, të papërshkrueshme për secilin prej jush që Unë duhet ta shtrij Dorën Time që ju të mund të bashkoheni me Mua që t'ju përgatis për t’u kthyer përsëri në shtëpinë që ju përket.

Frika nuk vjen nga Unë. Unë ju dua, fëmijë. Unë po ju sjell këtë Dhuratë të lavdishme prej Dashurisë Sime. Gëzohuni, buzëqeshni dhe më mirëprisni Mua kur Shenja të shfaqet në qiell. Ngrehni krahët dhe këndojini lavde Hyjit Atë, që po ma lejon Mua këtë mundësi të fundit për t'ju shpëtuar.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Friday, 15 January 2016

Fëmijë, mos u dekurajoni nga tregimet për dëshpërimin që e pret njerëzimin

E Hënë, 8 Gusht 2011, në 19:45

Bija Ime fort e dashur, ka ditë qëkur Unë komunikova me ty. Kjo ishte për të dhënë ty një mundësi për ta dëgjuar këshillën e Atit Tim të dashur, Hyjit Më të Lartit, për të ndihmuar ty të kuptosh rolin e vuajtjes për të shpëtuar shpirtrat.

Ditët tani po shkurtohen ndërsa koha për Paralajmërimin po afrohet. Gjithçka është gati për Flakët e Dashurisë Sime, të cilat do ta përfshijnë tërë botën si një të vetme. Engjëjt, kori në Qiell pret tani Ditën e Lavdisë kur Unë të kthehem për t'i dhënë njeriut mundësinë e tij të fundit për ta pranuar Ekzistencën Time dhe atë të Atit Tim të Përjetshëm.

Fëmijë, mos u dekurajoni nga thashethemet apo nga tregimet për dëshpërimin që e pret njerëzimin, përkundrazi, më shikoni Mua tani dhe ma besoni Mua frikën tuaj. Njerëzimit do t'i jepet një Dhuratë kaq e mrekullueshme. Jo vetëm që njeriu do të më takojë Mua, ballë për ballë por ata do të jenë të gëzuar të mësojnë dhe ta shikojnë të Vërtetën e paraqitur para vetë syve të tyre.

Kjo ka për të qenë një ditë madhështore në histori kur shpresa dhe dashuria do t'ju tregohet të gjithëve. Madje dhe mëkatarët më të rëndë do të bien në tokë dhe do të derdhin lot pendimi. Ky është lajm i mirë, fëmijë, sepse të gjithë mund të shpëtohen nëse e braktisin krenarinë dhe egoizmin e tyre. Të gjithë, përmes vullnetit të tyre të lirë, kanë për t’u bashkuar për të më lejuar Mua të hyj në zemrat e tyre që ata të mund të udhëhiqen drejt Dritës.

Për shumë mëkatarë në mëkat mortor, kjo Dritë do t'ia djegë sytë dhe shpirtin e tyre. Do të jetë e dhimbshme. Nëse ata vetëm ia arrijnë që ta durojnë frikën ndërsa e shohin se si më fyejnë Mua, ata do të bëhen të fortë dhe do të kthehen.

Prandaj, bijtë e ushtrisë Sime, Unë ju them tani. Buz
ëqeshni, sepse ngjarja do të jetë më e jashtëzakonshmja në jetën tuaj dhe dashuria juaj ekzistuese për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm do ta mbushë shpirtin tuaj. Kaq shumë dashuri do ta depërtojë mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj saqë ju do të ripërtëriheni në shpirt përgjithmonë. Lutuni tani, për të gjithë ju, sepse koha është e shkurtër. Bota është duke u përgatitur tani për Paralajmërimin që gjithçka të jetë gati për Dhuratën Time të madhe.

Vazhdoni, fëmijët e Mi, me përkushtim, këtë Muaj të Shpëtimit të Shpirtrave, sepse në përfundim të Gushtit miliona shpirtra do të jenë shpëtuar përmes përpjekjeve tuaja.

Kujtojeni, fëmijë, Unë Jam i pranishëm në jetën tuaj çdo ditë. Duke ju vëzhguar. Duke ju udhëhequr. Unë ju dua të gjithëve. Qëndroni besnikë ndaj dëshirave të Mia për të shpëtuar shpirtrat e torturuar.

Jezu Krishti

Thursday, 14 January 2016

Koha e pritjes – tregoju të tjerëve që ta dinë se çfarë të presin

E Enjte, 4 Gusht 2011, në 21:40

Bija Ime fort e dashur, bota çdo ditë bie në rrënim të mëtejshëm. Mes fëmijëve të Mi ka një përzierje shprese, shqetësimi, zemërimi dhe dëshpërimi për shkak të luftës dhe mungesës së parasë për të ushqyer dhe veshur familjet tuaja ashtu si duhet. Por dëgjoni këtë. Nuk do t'ju duhet të përpiqeni për veten tuaj më gjatë, sepse shumë shpejt tani, pas Paralajmërimit, do të ketë një ndjenjë më pozitive të Dritës dhe Dashurisë në botë. Nuk është humbur gjithçka, bija Ime.

Lutuni për ata që do të kthehen gjatë Paralajmërimit të qëndrojnë në udhën e së Vërtetës. Lutuni që dashuria për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm të bëhet më e fortë midis atyre ndjekësve që tashmë e njohin të Vërtetën.

Për sa kohë që fëmijët e Mi e pranojnë Dhuratën e Paralajmërimit atëherë nuk ka asgjë për të pasur frikë.

Për ata që nuk qëndrojnë në udhë dhe që kthehen në udhët mëkatare, ata kanë shumë për të pasur frikë. Ati Im nuk do t'i lejojë ata t'i infektojnë të tjerët përmes mënyrave të tyre të mbrapshta dhe të liga. Ata do të ndalohen. Për fat të keq, shumë do të largohen nga e Vërteta dhe do të përpiqen që të vazhdojnë të ushtrojnë pushtet dhe kontroll mbi fëmijët e Mi të tjerë.

Lutuni që Ndëshkimi të zbutet. Lutjet tuaja do të ndihmojnë për të kthyer në besim dhe për të shmangur situata të tilla. Kjo tani është koha e pritjes, e lutjes, e përgatitjes dhe e të siguruarit, që sa më shumë njerëz të jetë e mundur ta dinë se çfarë të presin.

Ky muaj i Gushtit, “Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave”, është kaq i rëndësishëm, fëmijë. Ju lutem këmbëngulni në përkushtimin tuaj këtë muaj, sepse shpirtrat që do të shpëtoni do të jenë me shumicë.

Qielli gëzon për dashurinë dhe bujarinë e zemrës dhe të shpirtit të të gjithë ndjekësve të Mi që e kanë marrë këtë angazhim, një dhuratë e çmuar për Mua, që njerëzit të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.

Shko tani, bija Ime, dhe përhape Fjalën Time. Shko tani në paqe dhe dashuri.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday, 10 January 2016

Lutuni për shpirtrat e atyre nën mallkim, të cilët nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit

E Enjte, 28 Korrik 2011, në 15:30

Bija Ime, thatësia shpirtërore përmes së cilës ti ke qenë duke kaluar këto pak ditët e fundit, kur e ndjeve të pamundur që të luteshe, ishte mashtruesi duke u përpjekur të të largonte tutje nga Unë.

Tani që ti ke dhënë betimin tënd final për t'u bërë një shpirt viktimë tek Ati Im i Përjetshëm për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat, ty do të ofrohet tani mbrojtje e mëtejshme për ta parandaluar mashtruesin që të ngacmojë.

Koha ka ardhur tani për një numër të madh lutjesh në këtë mundësi të fundit, fëmijë, për të ndihmuar që të shpëtohen ata shpirtra që nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit. Ju lutem t'i kushtoni vëmendje thirrjes Sime për t’u lutur fort për ata fëmijë të gjorë, të humbur gjatë muajit të Gushtit, të caktuar si Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave.

Përhapeni fjalën tek grupet e lutjes kudo për të ndjekur udhëzimin Tim për Meshën ditore, Eukaristinë ditore dhe agjërim një ditë në javë, për tërë muajin. Mos e nënvlerësoni fuqinë që lutjet tuaja do të kenë kur të vijë puna për shpëtimin e shpirtrave.

Filloni duke u lutur për ata pjesëtarë të vetë familjeve tuaja që janë në mëkat, ose që janë jo-besimtarë. Lutjet të përfshijnë miq të ngushtë dhe të njohur, që ia kanë kthyer shpinën Mësimeve të Mia me dashje dhe që kryejnë padrejtësi mbi të tjerët. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja tani.

Tani është koha për reflektim të heshtur ndërsa dita për Paralajmërimin afrohet. Lutje e heshtur, e pandërprerë dhe përkushtim kërkohet dhe Unë urdhëroj që shërbëtorët e Mi të shenjtë kudo t'i drejtojnë fëmijët e Mi që të luten për shpirtrat e të mallkuarve. Vetëm lutja mund t'i ndihmojë ata tani, sidomos recitimi i Lutjes së Kurorëzës së Mëshirës Sime Hyjnore

Bashkohuni në dashuri për Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 6 January 2016

Gusht 2011 – Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave

E Shtunë, 23 Korrik 2011, në 17:30

Bija Ime e dashur, ti më bën Mua kaq të lumtur. Dorëzimi yt i plotë tani do të thotë se Unë mund të shpëtoj më shumë shpirtra kudo. Një shpirt viktimë, bija Ime, nuk është tërësisht e qartë për ty për kuptimin e vet të plotë, por me kohën, do të jetë. Në atë kohë, ti do të jesh aq e fortë saqë të vuash për Mua do të të sjellë gëzim, jo dëshpërim. Nuk do të jetë e lehtë, por pastaj të punohet për Mua, Shpëtimtarin tënd të dashur, nuk mund të jetë e lehtë.

Ishte prej frymëzimit të Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, që ti u inkurajove ta bëje këtë sakrificë përfundimtare për Mua. Ky është një hir shumë i veçantë, bija Ime, edhe pse nuk do të duket të jetë në terma njerëzorë, sepse hiret e Mia nuk janë gjithmonë për të sjellë gëzim dhe lumturi në jetën tuaj. Ato mund të sjellin vuajtje, por në të njëjtën kohë, të sigurojnë një njohje të vërtetë të Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Shumë, shumë njerëz në botë formojnë ushtrinë Time të shtrenjtë. Ata, përmes lutjes, vuajtjes personale dhe përhapjes së Fjalës Sime, do të shpëtojnë shpirtra. Sa më e fortë të jetë ushtria Ime në shpëtimin e shpirtrave, aq më i ulët do të jetë veprimi i Ndëshkimit.

Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Mi që ta kalojnë muajin e Gushtit duke lutur Mëshirën Hyjnore çdo ditë për shpirtrat e humbur që nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit. Një ditë agjërimi në javë kërkohet gjithashtu, po ashtu edhe Mesha ditore dhe marrja e Eukaristisë Sime Më të Shenjtë.

Nëse mjaft nga ju e bëjnë këtë, në atë që Unë e quaj muaji i “Shpëtimit të Shpirtrave”, atëherë miliona shpirtra do të shpëtohen në mbarë botën. Bëjeni këtë për Mua, fëmijë, dhe ju do të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Shpirtrat tuaj, në pikën e vdekjes, do të bashkohen me Mua në Parajsë. 

Ky është premtimi Im më solemn.

Unë ju dua, fëmijë. Shkoni tani dhe formoni ushtrinë më të fuqishme në botë, Ushtrinë e Dashurisë, Ushtrinë e Shpëtimit.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

Saturday, 19 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë do të punoj ngushtë me Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëzimin

E Dielë, 6 Korrik 2014, në 14:25

Bija ime, koha ime si Nëna e Shpëtimit, kur unë do të punoj ngushtë me Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëzimin është përcaktuar në mënyrë të vendosur.

Që nga kjo ditë e tutje, unë do të bëj gjithçka që kërkohet nga unë për t’ju përgjigjur Atij ndërsa Ai ndërhyn në çështjet e botës për të shfaqur Mëshirën e Tij.

Udha drejt shpëtimit është një udhë shumë e vështirë, pasi nuk është kurrë e lehtë të hapen sytë e të verbërve ndaj të Vërtetës. Nuk ka gjë më shqetësuese të dëshmosh atëherë këta shpirtra të gjorë të cilët nuk mund të shikojnë sepse refuzojnë ta bëjnë këtë. Kokfortësia e njeriut është një pengesë e madhe dhe për këtë arsye vepra të mëdha lutje dhe sakrifice kërkohen nga të gjithë ata që janë të bekuar me Dritën e Hyjit në zemrat e tyre. Do të jetë bujaria juaj e vullnetit të lirë, ndërsa ju i sillni Birit tim dhuratën që Ai dëshiron, që do ta mundësoj Shpirtin e Shenjtë të bjer mbi ata shpirtra që kanë nevojë të madhe për Mëshirën e Birit tim.

Mund të jetë një sfidë e madhe të shpallni të Vërtetën, vetëm me anë të besimit tuaj. Por ndërsa shumë njerëz janë besnikë ndaj Birit tim, ata nuk e kanë dhuratën e kuptimit të plotë. Besimi i verbuar në Hyjin është një Dhuratë e madhe dhe i është dhënë atyre që janë të butë në zemër dhe që ju mungon egoizmi. Megjithatë, ngrihuni, të dashur fëmijë, dhe pregatituni për betejën e madhe për shpirtrat. Ajo do të jetë detyra më e madhe madje dhe për më të fortin mes jush.

Më lejoni mua, Nënën tuaj, t’ju udhëzoj në kohët që vijojnë, sepse unë jam Mbrojtësja juaj dhe Jezu Krishti më ka dhënë Hire të mëdha për të qënë e aftë t’ju marr me vete në udhën drejt lavdisë së madhe.

Shkoni në paqe për ta dashur dhe për t'i shërbyer Hyjit. Sepse ata që e ndjekin Atë, si fëmijët e vegjël, çdo Mbrojtje do t’ju jepet juve.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/06/mother-of-salvation-i-will-work-closely-with-my-beloved-son-jesus-christ-in-his-final-act-to-salvage-humanity/

Monday, 19 August 2013

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë

E Shtunë, 10 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri mes jush nuk është aq i pastër në shpirt sa të mund të gjykoj të tjerët në Emrin Tim. Por dijeni këtë, ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje dhe që i ndjekin Mësimet e Mia – do t’ju duhet të duroni shumë hidhërim kur të dëshmoni paturpësinë më të madhe djallëzore, me të cilën bota do të përballet.

Në emër të drejtësisë sociale dhe dhembshurisë sociale, profeti i rremë do të filloj, atë që bota do ta besojë të jetë, për të ungjillizuar dhe krijuar një kishë moderne. Kjo kishë do të shihet të arrijë tek të gjithë mëkatarët dhe do të përfshijë ata mëkatarë, mëkatet e të cilëve nuk janë të pranueshme nga Unë.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shiheni si një sekt heretik, sepse ju do të vazhdoni të shpallni të Vërtetën. Të gjitha përpjekjet për të qëndruar të vërtetë ndaj Meje do të sulmohen ashpër. Ju do të dëboheni dhe do të deklaroheni të jeni disidentë të djathtë. Çdo përpjekje për t'i ruajtur traditat e Ceremonive të Shenjta do të shpërfillet.

Fuqia e atyre që do t’i mashtrojnë kishat e Mia në Tokë nuk duhet nënvlerësuar, pasi miliona shërbëtorë të shenjtë do të përkrahin doktrinën e re të rreme. Ata, gabimisht, do të besojnë se kjo doktrinë e re është një formë ungjillizimi. Përkrahja e tyre, si shërbëtorë të gatshëm të paturpësisë, do ta bëj të vështirë për ata të Krishterë që e njohin të Vërtetën. Zërat e tyre do të jenë si përshpërima mes britmave të atyre që do të bëhen skllevër të gënjeshtrave, të krijuara në Emrin Tim.

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë. Priftërinjtë e asaj dite, që deklaronin se e donin Hyjin, nuk kishin asnjë hezitim të heshtnin zërat e dishepujve të Mi, të cilët ju sollën atyre lajmin se Kush isha Unë. Këtë herë, kur Unë të lajmëroj Ardhjen Time të Dytë, profetët dhe dishepujt e Mi do të lëndohen kur zërat e tyre do të shpërfillen dhe ata do të akuzohen për blasfemi.

Ndërsa ndjekësit e Mi përhapen dhe shtohen, ata do të jenë si të vobektët dhe do ta ngjisin Malin e Kalvarit – të zhveshur, pa asnjë gjë përveç se besimit të tyre. Ndërsa ata do ta mbajnë të gjallë Flakën e Dritës Sime në Kishën Time – Kishën Time të Vërtetë – ata kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta dhe do të mbartin mbi shpinën e tyre një kryq të rëndë.

Ky është kryqi i shpëtimit, sepse mbi shpinën e tyre të gjorë, të dërrmuar ata do të mbartin mëkatet e atyre që më braktisin Mua. Mundimi i tyre do të jetë i rëndë. Për arsye të dashurisë së tyre për Mua, ata do të vuajnë për shkak të të tjerëve, me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e tyre të dëshpëruar.

Ata shpirtra nuk e meritojnë të shpëtohen. Ata do të shpëtohen vetëm pse Unë vendos t’i shpëtoj ata. Ata do të më kenë fyer Mua, do të kenë shkaktuar vuajtje të tmerrshme mbi ndjekësit e Mi besnikë dhe do të kenë torturuar Ushtrinë Time të Mbetur.

Prapë, Unë do t’i shpëtoj ata për arsye të besimit të atyre në Ushtrinë Time të Mbetur.

Ata njerëz të tjerë, që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek bisha, ta dinë këtë. Ju mund të mos besoni në Ferr, por Unë do t’ju zbuloj se çfarë vuajtjesh ju sjell ai. Ditën që Unë do t’ju tregoj nivelet e torturës në Ferr, ajo do t’ju terrorrizoj dhe shumë prej jush do të klithni për Mëshirën Time. Dhe Unë do t’ju shpëtoj, nëse ju më kërkoni Mua t’ju fal. Unë do ta bëj këtë gjatë Ditës së Paralajmërimit të Madh. Ata prej jush, që do ta ndjejnë djegjen e flakëve të Ferrit, por që nuk do të kthehen tek Unë – ju nuk do t’i shpëtoni Paralajmërimit dhe ai moment që ju më refuzoni Mua do të jetë i fundit për ju.

Të gjithë ata, që mbeten besnikë ndaj Meje dhe të vërtetë ndaj Fjalës Sime – edhe pse ju do të vuani – e ardhmja përpara jush është me lavdi të madhe.

Ata që nuk do t’i kushtojnë vëmëndje Paralajmërimit Tim apo të dëgjojnë të Vërtetën do të jenë në rrezik të madh.

Ata mes jush, që e adhurojnë bishën dhe ata që e ndjekin profetin e rremë në fenë e re mbarë botërore, do të hidhen në flakët përvëluese të Ferrit, të gjallë, së bashku me këta të dy.

E Vërteta ka shije të hidhur, por kur ju e pranoni atë, ajo do t’ju sjelli Jetën e Përjetshme, ku ju do të shijoni përherë Mbretërinë Time me të dashurit tuaj. Mos e prisni kordonin që ju lidh me Jetën e Përjetshme, sepse do të vuani mundime të tmerrshme dhe kurrë nuk do t’ju jepet falja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/10/know-that-the-pain-of-rejection-will-be-exactly-as-i-and-my-apostles-had-to-suffer-during-my-time-on-earth/

Monday, 12 August 2013

Hyji Atë: Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës

E Shtunë, 3 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, Unë I Bëj Thirrje njerëzimit nga Mbretëria Më e Lartë dhe Më e Shenjtë.

Fëmijët e Mi të gjorë, sa vuani ju për mëkatin e Luciferrit, por ju duhet ta dini se, me anë të Forcës Sime të Plotfuqishme, Unë do ta zhduk atë dhe engjëjt e tij të rënë nga faqja e Dheut. Ajo kohë është e afërt, prandaj ju duhet të pregatiteni.

Dijeni se engjëjt e rënë dhe djajtë janë të panjohur dhe të padukshëm për shumë nga ju, por ata ecin mes jush, duke ju tunduar çdo ditë që ju të rrëzoheni. Kur ju të futeni në këtë rrjet mashtrimi, shpejt do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të pushoni apo të gjeni paqen e vërtetë në shpirtrat tuaj.

Unë deklaroj se ata që janë çuar në udhë të gabuar nga profeti i rremë do ta gjejnë veten të humbur dhe të paqartë ndërsa ata pranojnë mashtrimin e madh, në të cilin ata do të bëhen viktima të vullnetshëm. Kur ju ktheheni tek Unë dhe Biri Im i dashur, Jezu Krishti, nuk do t'ju duket se kjo është e tillë. Ju do të besoni se Sakramentet janë të njëjtat, edhe pse ato do t’ju paraqiten ndryshe. Ato do të bëhen enë boshe dhe nuk do të jenë më të pranueshme nga Unë.

Bota është e Imja, por fëmijët e Mi nuk më duan Mua, Atin e tyre të dashur, Krijuesin e tyre. Mëndjet e tyre janë të bllokuara dhe i ligu e ka përdorur Dhuratën Time të inteligjencës për t’i tunduar ata të besojnë se nuk është e mundur që Unë Ekzistoj. Ata që nuk besojnë tek Unë nuk do të kenë asnjë dashuri të vërtetë, gëzim apo paqe në jetën e tyre. As edhe nuk do ta pranojnë Jetën e Përjetshme. Në të kundërt, ata do të ndjekin vetëm kënaqësitë e trupit, edhe pse e dinë se jeta e tyre mbi Tokë është e shkurtër.

Unë, si një Baba I Cili e do secilin prej tyre, do t’i tërheq ata drejt Meje përmes Mëshirës së Madhe të Birit Tim. Fuqia Ime është e gjithë-përfshirë dhe Satani, Luciferri Im, i cili e shkëputi veten nga Trupi Im, për shkak të krenarisë së tij, kurrë nuk do të më mposhti Mua. Ata që e ndjekin atë, për këtë arsye, kanë krijuar të njëjtin hendek mes atyre dhe Meje. Ata do ta dinë përmes shenjave që Unë tani zbuloj se ka vetëm Një Hyj, Një Krijues, një Parajsë. Të gjitha parajsat që atyre ju janë treguar, nga profetët e rremë në botë, të cilët i largojnë fëmijët e Mi nga Unë, nuk mund dhe nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Unë Jam gjithçka që ekziston. Unë i krijova të gjitha. Unë do t’i jap fund të gjithave. Gjithçka duhet të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Luftojeni Vullnetin Tim dhe ju do të bëheni askush. Pranojeni Vullnetin Tim dhe ju do të mbeteni fëmija Im.

Ata që besojnë tek Unë, ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Birin Tim, Jezu Krishtin. Unë erdha në botë përmes Birit Tim për t’ju sjellë në Mëshirën Time, por ju e refuzuat Atë. Ju e vratë Atë, por prapë ju kurrë nuk e vratë Dashurinë Time për ju. Prandaj dhe Unë e lejova Kryqëzimin e Tij për t’ju sjellë shpëtimin. Kjo, vdekja e Birit Tim në Kryq, u bë udha juaj drejt shpëtimit. Vdekja e Tij nuk ishte ashtu si dukej – një dështim në sytë e të ligut. Ishte përmes këtij akti të vuajtjes së madhe, i duruar me përulësinë më të madhe, ajo që e mposhti Satanin. Dhe ishte për arsye të vdekjes së Birit Tim në Kryq, që fuqia e Satanit mbi njerëzimin dështoi. Edhe pse ai nuk mund t’i marri të gjithë fëmijët e Mi me vete në humnerë, prapë shumë do të joshen prej gënjeshtrave t
ë tij. Prandaj dhe ju duhet të luftoni, fëmijë, jo vetëm për shpirtrat tuaj. Nëse ju më doni Mua, ju do ta doni edhe Birin Tim. Nëse ju e doni Birin Tim, atëherë ju duhet ta ndihmoni Atë të shpëtoj të gjithë mëkatarët.

Unë ju Bëj Thirrje për t’ju treguar se kur Unë I Thërres shpirtrat, sidomos ata që nuk më njohin Mua, si dhe ata që më njohin Mua, por që refuzojnë të pranojnë Urdhërimet e Mia, se ata kanë vepëm aq kohë sa për të shpëtuar veten e tyre nga tortura e përjetshme.

Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës. Shumë prej këtyre shpirtrave janë ndjekësit e Birit Tim dhe janë besnikë ndaj Kishës. Ata do ta kundërshojnë Birin Tim duke i pranuar ligjet e reja, jo të Birit Tim, të cilat ata do të detyrohen t’i përtypin si një fe të re. Kjo fe e re është planifikuar me kujdes për shume vjet. Ajo ndjek ritualet Satanike, por shumë nuk do ta kuptojnë këtë. Kur ju i mbështesni këto rituale, ju do t’i jepni fuqi Satanit. Kur ju i jepni atij këtë fuqi, ju do të keni nevojë për shumë lutje, sepse ai do ta konsumoj trupin tuaj ashtu si dhe shpirtin tuaj.

Fëmijët e Mi, Unë ndërhyj tani përmes ndëshkimeve mbi Tokë. Shpirtrat e gjorë që e humbasin jetën e tyre përmes këtyre ndëshkimeve po ndihmojnë për të shpëtuar ata prej jush që janë të humbur për Mua.

Kur ju të ndjeheni të frikësuar prej ligësisë së Satanit dhe influencës së tij në jetën tuaj, kujtoni se Unë do t’i shkatërroj përfaqësuesit e tij në Tokë.

Unë do ta shkurtoj vuajtjen tuaj, sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat.

Nëse Unë do ta lejoja këtë ligësi të vazhdonte, Unë nuk do të isha në gjëndje të shpëtoja të gjithë ata shpirtra emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/03/god-the-father-the-names-of-those-in-the-book-of-the-living-are-the-primary-target-of-the-beast/

Tuesday, 23 October 2012

Mëkati mund të falet kur ju jeni gjallë. Jo pas vdekjes

E Mërkurë, 26 Shtator 2012, në 22:12

Bija Ime fort e dashur, Unë ta lejoj ty këtë vuajtje fizike intensive për të shpëtuar më shumë shpirtra sot. Ofroje këtë dhimbje për ata shpirtra të zgjedhur që ti duhet të më ndihmosh Mua t'i shpëtoj. Kjo dhimbje nuk do të zgjasë shumë, por kur ti të lehtësohesh, ta dish se shumë shpirtra u shpëtuan nga flakët e Ferrit dhe janë tani në Purgator duke pritur pastrimin.

Si një shpirt viktimë ti duhet ta pranosh se Unë mund të lejoj ty momente vuajtjeje për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të fëmijëve të Hyjit. Një ditë, ti do t'i takosh këta shpirtra dhe atëherë do ta kuptosh se sa shumë gëzim i sjell kjo Atit Tim. Dije se kur ti vuan, Unë vuaj me ty për të lehtësuar dhimbjen tënde. Ti nuk je vetëm. Kur ti e ndjen se nuk mund të marrësh frymë, kjo është e njëjta ndjesi e mbytjes e ndjerë nga shpirtrat që, pas vdekjes, përballen me tymin e flakëve të Ferrit.

Ah sikur njerëzit ta dinin të Vërtetën e jetës pas vdekjes. Pasi shpirti e lë trupin, nëse është në gjëndjen e Hirit apo jo, Satani e torturon përmes fuqisë së joshjes. Ai përpiqet, edhe atëherë, që të tërheqë shpirtra drejt tij. Lutja për këta shpirtra është shumë e rëndësishme.

Unë i tërheq shpirtrat drejt Dritës Sime. Por vetëm ata që janë në Gjendje Hiri mund ta durojnë Fuqinë e Dritës së Mëshirës Sime. Nëse ata nuk janë të pastër në shpirt, atëherë ata duhet të pastrohen në Purgator.

Gjenden shumë nivele në Purgator, bija Ime dhe, në varësi të mëkateve të kryera prej shpirtit, ato do të mbushen me Zjarrin pastrues të Shpirtit të Shenjtë.

Purgatori është i dhimbshëm për shpirtin dhe ata që duhet të kalojnë kohën atje e ndjejnë atë si një dhimbje fizike sikur të ishin akoma gjallë.

Asnjë njeri të mos i nënvlerësojë sakrificat që nevojiten për t'i ruajtur shpirtrat e tyre në një gjendje të denjë për Mbretërinë e Atit Tim.

Ati Im i do të gjithë fëmijët e Tij por shpirtrat duhet ta fitojnë të drejtën për të qenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim. Për t’u bërë të denjë ata duhet ta shpengojnë veten në Sytë e Mi ndërsa janë akoma gjallë. Ata duhet të bëjnë shpërblesë për mëkatet e tyre me një zemër të sinqertë.

Madje edhe në momentin e vdekjes, një mëkatar mund të përfitojë nga Mëshira Ime e Madhe duke më kërkuar Mua që t'ia fal mëkatet e tij. Unë do ta rrëmbej atë dhe do ta marr në Krahët e Mi. Pastaj Unë do të derdh Mëshirën Time mbi të, dhe më pas do ta marr për dore drejt Portave të Parajsës.

Mëkati mund të falet kur ju jeni gjallë. Jo pas vdekjes.

Jezusi juaj 

Sunday, 14 October 2012

Ky Mision mund të përngjasohet me shpëtimin e një anije gjigante trans-oqeanike

E Premte, 7 Shtator 2012, në 20:35

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se po punon e vetme në këtë Mision, edhe pse ndjehet kështu.

Ti duhet ta dish se shumë njerëz në mbarë botën po e dëgjojnë Fjalën Time të Shenjtë dhe se Mesazhet e Mia po shpëtojnë shpirtra.

Ky Mision mund të përngjasohet me shpëtimin e një anije gjigante trans-oqeanike.

Shumë shpirtra janë duke u paralajmëruar për rrezikun dhe po iu tregohet, përpara kohe, për planin e shpëtimit.

Nëse ata dëgjojnë, ata jo vetëm që do ta shpëtojnë veten e tyre por edhe jetën e familjeve dhe miqve të tyre.

Shumë nuk do të dëgjojnë dhe do të thonë: “Çfarë rreziku?” Ata nuk do t'i pranojnë varkat e shpëtimit, sepse ata nuk besojnë se anija do të fundoset.

Jo, thonë ata, ky është një paralajmërim i rremë, një alarm i rremë. Ndërsa koha do të afrohet dhe ditët e fundit të bëhen të dukshme, ata do të kacavirren ngado duke kërkuar për një vend të sigurtë.

Ata do të vrapojnë dhe do të fshihen nga shpërthimi, kur malet të fundosen brenda deteve dhe kur qielli të bëhet si gjak, por ata nuk do të shpëtojnë.

Ato mëkatarë që kryejnë fyerje të tmerrshme kundër Atit Tim dhe që e dinë se sa të nxirë janë shpirtrat e tyre, do të jenë të humbur.

Ata, që mbanin anën e Bishës, në atë fazë do të përpiqen t'i shpëtojnë kthetrave të tij. Sepse do të jetë vetëm atëherë që e Vërteta më në fund do të qartësohet tek ata dhe Drita nuk do të jetë e drejta e tyre.

Vetëm errësira do ta lehtësojë dhimbjen e tyre dhe, prapë, ajo do t'iu sjellë atyre terror të vazhdueshëm dhe vuajtje.

Kurrë mos e refuzoni ndihmën që ju nevojitet për t’i përgatitur shpirtrat tuaj. Ju duhet ta pranoni se ligësia në botë duhet të çrrënjoset.

Ata mëkatarë, të cilët refuzojnë të ndryshojnë, madje edhe pasi t’iu jetë dhënë e Vërteta e Fjalës së Hyjit, nuk do t’i mbijetojnë betejës finale.

Ata do të flaken brënda liqenit të zjarrit bashkë me bishën dhe ky nuk do të jetë fundi i vuajtjes së tyre. Do të jetë vetëm fillimi.

Për ata që tallen me përpjekjet e Mia për t’i përgatitur shpirtrat tuaj, juve do t’ju jepet çdo mundësi për t’u kthyer tek Unë.

Çdo përpjekje do të bëhet për t'ju shpëtuar. Nëse ju nuk e pranoni Dorën Time, varkën e shpëtimit që ju nevojitet për t’ju mbajtur mbi ujë, ju do të mbyteni në dëshpërim.

Vetëm lutjet e të tjerëve do mund t'ju shpëtojnë.

Toka duket ashtu si ka qënë për shekuj me radhë.

Qielli duket po njësoj.

Dielli shkëlqen ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Hëna ndriçon në një natë të kthjellët dhe njeriu akoma mrekullohet me Krijimin e Hyjit.

Por ndryshimet tashmë kanë filluar dhe atyre që janë vigjilentë, Unë ju them këtë.

Ju e dini dhe ju e ndjeni ndryshimin. Kryejeni detyrën tuaj dhe përdoreni lutjen në mënyrë që sytë e njerëzimit të hapen ndaj të Vërtetës dhe që zemrat e të gjithëve të hapen ndaj Dashurisë së Hyjit.

Do të jetë me Dashurinë e Hyjit për të gjithë Fëmijët e Tij dhe me përgjigjen e fëmijëve të Tij ndaj Thirrjes së Tij, që raca njerëzore do të mund të shpëtohet.


Jezusi juaj 

Sunday, 22 July 2012

Hyji Atë: Asnjë njeri nuk mund ta shpjegojë se si Unë e krijova universin apo njerëzimin, pavarësisht se sa ata përpiqen, sepse kjo është e pamundur

E Enjte, 5 Korrik 2012, në 15:30

Bija Ime më e dashur, më ndihmo Mua në pikëllimin Tim ndërsa lotoj për të gjithë fëmijët e Mi që refuzojnë të pranojnë se Unë ekzistoj.

Sa më qan Mua zemra për ta.

Sa lotoj Un
ë për shpirtrat e tyre të shkretë.

Sa inteligjentë dhe të mprehtë në mënyrën e të kuptuarit njerëzor, ata nuk arrijnë ta kapin të Vërtetën se kush Unë Jam.

Unë Jam fillimi.

Unë Jam krijuesi i gjithçkaje që është.

Unë jam Ati i tyre, edhe pse ata më refuzojnë Mua.

Sikur ata vetëm të mund ta shikonin të Vërtetën.

Sikur ata vetëm të mund të më lejonin Mua t'ua prekja zemrat e tyre, që kështu Unë të mund t'ua tregoja planet e Mia të mrekullueshme dhe të lavdishme të cilat i presin ata.

Shumë prej këtyre shpirtrave nuk më njohin Mua, edhe pse jo p
ër fajin e tyre.

Këtyre shpirtrave do t'iu tregohet e Vërteta, që ata të zgjedhin Udhën Time.

Pastaj, atyre të cilëve iu ishte dhënë e Vërteta, por që e kanë lejuar arsyen njerëzore dhe lartësimin e inteligjencës njerëzore për t’i verbuar, janë tani të humbur për Mua.

Shumë nga këta shpirtra do të kthehen në besim por shumë do ta refuzojnë Kupën e Shpëtimit që do t'iu paraqitet nga Biri Im i Dashur.

Fëmijë të Zemrës Sime, Unë ju lutem. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj fëmijët e Mi të çmuar.

Lotët e Mi vërshojnë në këtë kohë dhe Unë ju kërkoj që t’i sillni ata tek Unë përmes Mëshirës Hyjnore të Birit Tim.

Shumë nga këta shpirtra përfshijnë fëmijë të rinj, të cilët më refuzojnë Mua me mos-bindje dhe publikisht, për t'iu treguar të tjerëve se sa të zgjuar ata janë.

Një respekt i ekzagjeruar për inteligjencën njerëzore është një tundim i futur brenda shpirtrave të Fëmijëve të Mi nga armiku.

Bisha i ka gëlltitur shpirtrat e fëmijëve të Mi dhe ata nuk e kanë fare idenë se çfarë ai po iu bën.

Kaq shumë engjëj të rënë e bindin njerëzimin se inteligjenca njerëzore është pa të meta.

Kur njerëzimi beson, apo e bind veten, se e njeh Ligjin Hyjnor të Krijimit, atëherë ai ka rënë në një kurth mashtrimi.

Asnjë njeri nuk mund ta shpjegojë se si Unë e krijova universin apo njerëzimin, pavarësisht se sa ata përpiqen, sepse kjo është e pamundur.

Kur do të mësojnë ata?

Kur do ta shikojnë ata se ato fëmijë të Mitë, ato shpirtra të pastër, të thjeshtë e të përulët që më pranojnë Mua, e kanë kuptuar të vërtetën e thjeshtë?

Ata nuk kanë nevojë për provë sepse e ndjejnë Dashurinë Time në zemrat e tyre të pastra, të cilat ata i lënë hapur që Unë të mund t'ua mbush shpirtrat e tyre me Hire Hyjnore.

Unë Jam Hyji juaj, Krijuesi juaj dhe Ati Juaj i Natyrshëm.

Fëmijët e Mi duhet të vijnë tek Unë përmes Birit Tim të Dashur dhe me anë të vullnetit të tyre të lirë. Unë nuk mund t’i detyroj ata.

Juve, fëmijëve të Mi ju është dhënë fuqia për të ndihmuar që t’i shpëtoni shpirtrat e tyre.

Të gjithëve ju, që i përgjigjeni thirrjes Sime për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja përmes lutjes dhe sakrificës, do t'ju jepen hire të veçanta.

Fuqia Ime është e pafundme.

Mrekullitë e Mia, së bashku me vuajtjen dhe lutjet e fëmijëve të Mi, do të përdoren për të shpëtuar shpirtrat e humbur nga vdekja e përjetshme.

Unë ju dua, fëmijët e Mi të dashur.

Ejani dhe më ndihmoni Mua ta bashkoj familjen Time të dashur dhe ndihmojeni Birin Tim që ta mposhtë bishën përpara se ajo të grabisë më shumë prej fëmijëve të Mi.

Monday, 14 May 2012

Dhimbja dhe persekutimi i shkaktuar mbi Mua nga ato sekte që punojnë fshehurazi për ta përmbysur Selinë e Shenjtë janë të rënda

E Diel, 6 Maj 2012, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, Unë vij për t’iu kërkuar ndjekësve të Mi që ta lehtësojnë vuajtjen Time. Dhimbja dhe persekutimi i shkaktuar mbi Mua, nga ato sekte që punojnë fshehurazi për ta përmbysur Selinë e Shenjtë janë, të rënda.

Sa më lëndojnë ata Mua kështu. Mashtrimi dhe mizoria, e komplotit të tyre kundër Meje, janë të rënda për t’u duruar. Unë dridhem kur e shikoj urrejtjen absolute që ata mbajnë në zemrat e tyre për Mua.

Satani ua ka vjedhur shpirtin, mendjen, frymën dhe trupin e tyre. Ata janë akoma fëmijë të Hyjit, por ata nuk duan të kenë të bëjnë fare me Atin Tim.

Planet e tyre tani po shpalosen përpara syve tuaj, duke përfshirë sytë e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, dhe prapë ata nuk arrijnë ta shohin këtë. Mënyrat djallëzore, se si ata fshihen dhe po ashtu ia arrijnë të kontrollojnë Kishën Time, ma thyejnë Zemrën Time.

Unë do të bëj çdo gjë për t'i bërë që të ndalojnë, por shpirtrat e tyre janë kaq të nxirë.

Vuajtja jote, bija Ime, do të përdoret për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të atyre që mund ta kenë akoma një shkëndijë dashurie përbrenda dhe që do t'i përgjigjen Thirrjes Sime.

Unë ju bëj thirrje që të luteni për këto shpirtra, të cilët punojnë si një Ushtri e përkushtuar, me fare pak dashuri në zemrat e tyre për Hyjin.

Është akoma një Dritë, Drita Hyjnore e Atit Tim, e pranishme në shpirtrat e tyre. Vetëm lutja dhe vuajtja mund t'i ndihmojë ata.

Ata nuk munden dhe nuk do ta shkatërrojnë Kishën Time, sepse Unë Jam Kisha.

Ju, ndjekësit e Mi, jeni Kisha. Ata nuk mund t’i luftojnë ata në Dritë, sepse ajo do t'i verbonte ata.

Më vonë ata do ta kuptojnë se kanë vetëm pak sekonda për të bërë zgjedhjen përfundimtare.

Lutuni që ata të pranojnë Dorën e Mëshirës Sime, në vend që ta lënë veten të tërhiqen në liqenin e zjarrit në përjetësi.

Është për shkak të këtyre shpirtrave të cilët e njollosin Kishën Time, që Unë e ri-përjetoj Fshikullimin tek Shtylla, çdo sekondë të ditës.

Unë kurrë nuk do të pushoj derisa të mund t'i shpëtoj ata.

Më ndihmoni Mua. Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që të luten për mëkatarë të tillë.