Kerko Mesazhet ketu

Friday, 31 January 2014

Sot, më pak njerëz se ndonjë herë besojnë në Fjalën e Hyjit

E Martë, 28 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, le të mos ketë asnjë dyshim se ata mund ta gjejnë të Vërtetën në Librin e Atit Tim, Biblën Më Të Shenjtë. Fjala gjendet atje për t’u dëshmuar nga të gjithë, ashtu si ka qënë për shekuj. Bibla e Shenjtë përmban të Vërtetën dhe gjithçka që pritet nga njerëzimi është e shprehur haptazi brënda faqeve të saj.

Gjithçka që doli nga gojët e profetëve dhe dishepujve të Mi, të cilët ishin të udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, përmbahet në të. E Vërteta ndodhet brënda Fjalës – që është – Libri i Atit Tim. Përse atëherë njeriu e vë në pyetje vërtetësinë e Fjalës? Gjithçka e dhënë njeriut, për hir të shpirtrit të tij, mund të gjendet në Biblën e Shenjtë.

E Vërteta është përtypur nga shpirtrat në mënyra të ndryshme. Ata që janë shpirtra të përulët dhe që e pranojnë Fjalën e Hyjit nuk e vënë atë në pyetje. Të tjerët e marrin dhe heqin pjesë të saj deri sa ajo nuk i ngjan më të Vërtetës. Pastaj janë ata që kurrë nuk do ta pranojnë Fjalën, sepse ajo është me pak interes për ata. Ata e shohin të Vërtetën, e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, si asgjë më tepër se sa një pjesë folklori.

Sot, më pak njerëz se ndonjë herë besojnë në Fjalën e Hyjit. Ata që besojnë marrin vetëm pjesë që ju përshtaten mënyrës së tyre të jetesës dhe largohen nga Ligjet e Hyjit, për të cilat ata nuk ndjejnë më kënaqësi. Sot, e Vërteta që mësohet është veçse një hije e asaj që përmbahet në Bibël.

Unë ju flas tani për të Vërtetën për tre arsye. 

E para është për t’ju kujtuar për Fjalën e të Vërtetës – e cila është e përmbajtur në Librin e Atit Tim. 

E dyta është për të përforcuar faktin se ju nuk mund ta rishkruani Fjalën e Hyjit. 

E treta është se Unë mund t’i ushqej fëmijët e Hyjit me Fjalën e Hyjit në një kohë kur, së shpejti, ajo do të hiqet prej jush. 

Unë e bëj këtë tani përmes Librit të së Vërtetës, i premtuar ju nga profetët. Nëse e Vërteta nuk ju përshtatet, atëherë ju nuk e pranoni Fjalën e Hyjit. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Hyjit, atëherë Unë nuk mund t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re dhe t’ju sjell shpëtimin që Unë ju premtova, kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq.

Jezusi juaj

Wednesday, 29 January 2014

Hyji Atë: Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatë për t’i mbledhur fëmijët e Mi, përsëri, në Vullnetin Tim Të Shenjtë

E Hënë, 27 Janar 2014, ora 17:18

Më e dashura bija Ime, sa shumë ti trëmbesh kur është kaq e panevojshme. Kur Unë i jap botës një Dhuratë të kësaj shkalle, ajo bëhet prej ndjenjës së detyrës, që lind prej Dashurisë Sime të Madhe për të gjithë fëmijët e Mi.

Unë ju paralajmëroj për t’ju mbrojtur të gjithëve ju. Unë ju tregoj pjesë të Vetes Sime në çdo Mesazh të vetëm që Unë të jap ty për botën. Tek ty, bija Ime, Unë tregoj dëshirën Time të madhe për t’u afruar me fëmijët e Mi. Unë ju tregoj Dhembshurinë Time, Gëzimin Tim, Mosaprovimin Tim, Zemërimin Tim, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time. Përse atëherë, kur Unë përpiqem t’ju arrij kështu, ju keni frikë nga Unë? 

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga një Atë i Cili i do të gjithë fëmijët e Tij dhe në veçanti mëkatarët, që e kundërshtojnë hapur çdo Ligj të dhënë ty nga Unë për të sjellë njerëzimin në Mirësinë Time.

Fëmijë, qëndroni gati për të pranuar Mëshirën Time të Madhe. Hapini zemrat tuaja për të më mirëpritur Mua, Atin tuaj të dashur. Pregatituni për të më përshëndetur Mua dhe për të më thirrur Mua çdo herë që frika i mbërthen mendimet tuaja, kur ju përpiqeni t’i kuptoni këto Mesazhe. 

Këto Mesazhe janë të vetmet. Ato i tregohen botës prej Trinisë së Shenjtë. Ato konsiderohen nga Unë të jenë Misioni më i rëndësishëm në Tokë që nga koha kur Unë dërgova Birin Tim të Vetëm për t’ju shpenguar ju.

Kjo, Fjala Ime, duhet të pranohet me një zemër bujare dhe mirënjohëse. Mirëpritini Fjalët e Mia. Të jeni të kënaqur me dijen se gjithçka që 
është, mbetet dhe gjithmonë do të mbetet brënda Urdhërit Tim. Unë Jam gjithçka që Është dhe që do të Jetë. Të gjitha vendimet, si për të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e botës që do të vij, qëndrojnë me Mua. Unë kurrë nuk do t’ju trëmbja ju qëllimisht, fëmijë. 

Çfarë Unë do të bëj është t’ju pregatis ju për Mbretërinë Time të Re, me qëllim që ju të jeni të denjë të hyni në të – kur e gjithë dhimbja dhe dëshpërimi nuk do të jenë më.

Të jeni të qetë, fëmijët e Mi të bukur dhe të dëshirueshëm. Ju jeni gjithçka për Mua. Unë përfshij këtu të gjithë ju. Të gjithë mëkatarët. Të gjithë ata që nuk do të më njohin Mua. Të gjithë ata që e adhurojnë Satanin. Të gjithë fëmijët e Mi besnikë. Ata shpirtrat e të cilëve janë rrëmbyer. Ju më përkisni vetëm Mua. Unë nuk do të lejoj asnjë shpirt të shpërfillet në këtë, përpjekjen Time të fundit, për ta pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur.

As edhe një prej jush nuk do të mbetet i paprekur nga Dora Ime e Mëshirës. Më lejoni Mua t’i hap zemrat tuaja që të bekoheni nga Dora Ime.

Më thoni Mua “Ati më i dashur, kape dhe preke trupin dhe shpirtin tim me Dorën Tënde të Mëshirës. Amen.” Unë do t’i përgjigjem menjëherë thirrjes suaj.

Shkoni, të vegjëlit e Mi, dhe të jeni të qetë, sepse Ndërhyrja Ime do të jetë Hiri i shpëtimit tuaj, pavarësisht se sa e vështirë do të jetë koha që do të vij. Unë do të jem duke pritur për të hapur Derën drejt Parajsës Sime të Re me Dashuri në Zemrën Time, ndërsa Unë ju bëj thirrje të vini tek Unë, Ati juaj.

Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatë për të mbledhur fëmijët e Mi, përsëri në Vullnetin Tim të Shenjtë. Ajo Ditë është afër dhe Zemra Ime gëzon në pritje të momentit kur njeriu të kthehet në vëndin e tij të duhur pranë Meje.


Ati juaj i Dashur
Hyji Më I Larti

Tuesday, 28 January 2014

Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar

E Dielë, 26 Janar 2014, ora 15:00

Bija Ime fort e dashur, kurrë mos lejo qëllimet e atyre me hidhërim në zemrat e tyre, kundër kësaj Pune, t
ë bëjnë të hezitosh në Misionin Tim për shpirtrat.

Çfarë rëndësie ka nëse ti dhe shpirtrat e Mi të dashur besnikë, të cil
ët refuzojnë të devijojnë nga Fjala e Hyjit, të jenë të kundërshtuar? Çfarë rëndësie ka nëse ata hedhin apo jo përbuzje mbi ju? Opinionet e tyre njerëzore, që e mohojnë Fjalën, nuk kanë asnjë pasojë në kërkimin tuaj për Shpëtimin e Përjetshëm. Kur ju më lavdëroni Mua dhe kur ju e nderoni Fjalën Time të Shenjtë, ju do të tundoheni nga të gjitha anët për të më kthyer Mua shpinën.

Sa shumë do ta refuzojnë këtë Mision deri kur e vërteta e tmerrshme të bëhet e qartë për ata kur të dëshmojnë blasfemitë, që do të rrjedhin nga goja e profetit të rremë. Kur dikush që e kundërshton Ekzistencën e Trinisë së Shenjtë, guxon të veshi rrobat e një prifti të lartë nën çatinë e Kishës Sime dhe pastaj përpiqet t’ju bindi se çfarë ju e keni ditur të jetë e vërtetë, deri tani, nuk është më e tillë, ju atëherë do ta dini se shpirti djall
ëzor e ka gllabëruar Kishën Time nga brënda.

Kur të rrethoheni nga ideologjitë e reja, doktrinat e reja dhe kur t’ju thuhet se raca njerëzore sot i kërkon këto ndryshime, kjo do të jetë koha kur nuk do të ketë më asnjë p
ërgjigje ndaj Dëshirave të Hyjit. Përkundrazi, kur doktrinat e rreme, plot me gabime dhe të meta, ta deklarojnë mëkatin të mos jetë më, koha do të jetë e afërt për Mua për t’i shkatërruar armiqtë e Mi, ashtu si është parathënë.

Më shumë nga ju do të zgjohen ndaj të Vërtetës dhe turpit të tmerrshëm, që do të më bashkangjitet Mua, Jezu Krishtit, në Kishën Time në Tokë. Ata shërbëtorë besnikë do ta njohin ligësinë dhe pastaj shumë prej tyre do t’ja mbathin. Por, kur të vij koha dhe kur kjo zgjedhje të vendoset para ju të gjithëve, për fat të keq, shumë do të më braktisin Mua dhe do të marrin pjesë në praktikat pagane.

Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar. E Vërteta e Fjalës Sime do të hiqet nga kushtetutat tuaja, shkollat tuaja, deri kur përfundimisht të jetë hequr nga brënda Vetë Kishës Sime. Ata prej jush që besojnë se kjo kurrë nuk mund të ndodhi – se Hyji kurrë nuk do t’i lejonte këto gjëra – e kanë gabim. Këto ligësi janë lejuar, për pastrimin final të njeriut, para Ardhjes Sime të Dytë. Nëse ju nuk qëndroni vigjëlentë, pavarësisht se sa shumë më doni Mua, ju do të drejtoheni të merrni pjesë në një seri ceremonishë, që nuk do t’i bëjnë nderime Hyjit. Nëse ato nuk më nderojnë Mua, atëherë ju duhet ta pyesni veten, përse është kjo? Përse janë bërë këto ndryshime dhe përse, kaq papritur? Përgjigja është koha – sepse fare pak ka mbetur.

Gara për të fituar shpirtrat nga të dyja krahët do të çoj në një betejë të ashpër. 

Njëra palë do t’ju bindi ta refuzoni Fjalën e Hyjit në favor të praktikave të ndyra, që do të adhurojnë Satanin. Ata do të gënjejnë madje edhe ata që janë të mësuar mirë në Fjalën Time, kaq dinakërisht do të paraqitet çështja e tyre për të më hequr Mua nga Kisha Ime. 

Pala tjetër do të vuaj për shkak të besnikërisë së tyre, jo vetëm ndaj këtyre Mesazheve, por edhe ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, të dhënë botës në Librin e Atit Tim.

Jezusi juaj


Monday, 27 January 2014

Roli i Nënës Sime si Bashkë-Shpenguese më në fund do të kuptohet mirë dhe me të vërtetë

E Premte, 24 Janar 2014, ora 20:19

Bija Ime fort e dashur, kur Nëna Ime të bëj edhe një shfaqje të fundit, tek vëndet e shfaqjeve Mariane ngado, ju duhet ta dini atëherë se bota do të kthehet dhe do të vrapoj drejt Meje më në fund. Është përmes Nënës Sime të dashur që më shumë shpirtra janë sjellë tek Unë. Roli i saj gjithmonë ka qënë për të më shërbyer Mua për të mirën e njeriut. Dhe tani, roli i Nënës Sime, si Bashkë-Shpenguese, më në fund do të kuptohet mirë dhe me të vërtetë.

Unë do t’i jap çdo shpirti mundësinë të dëshmoj Ndërhyrjen Time të Fuqishme, që Un
ë të mund t’i kthej ata. Përmes kthimit, Unë mund të shpëtoj miliona. Premtimi i Shpëtimit u bë nga Unë dhe u përmbush me vdekjen Time në Kryq. Tani, Unë do të mbledh shpirtrat që Unë do të tërheq drejt Meje dhe përmes këtij Misioni do të përhap të Vërtetën e Fjalës Sime ngado.

Atyre që kurrë nuk ju dha e Vërteta do t’ju paraqitet atyre për të parën herë. Atyre që ju dha e Vërteta, por që e kanë harruar atë do të kujtohen për Premtimin Tim. Ata që e dinë të Vërtetën, por që e kanë ndryshuar atë për t’ju përshtatur dëshirave të tyre, do të kujtohen se ka vetëm një të Vërtetë.

Unë i sjell njerëzimit të Vërtetën në një kohë kur mëndjet e tyre janë të ngatërruara, shpirtrat e tyre të copëtuar nga dyshimi – por Unë do ta lehtësoj frikën e tyre. Vetëm Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i tyre e kam Fuqinë të ndërhyj në këtë mënyrë. Vetëm Unë e kam Fuqinë t’ju sjell atyre paqe dhe t’i sjell atyre shpëtimin, që me të drejtë ju përket atyre.

Të gjitha fijet e këtij Misioni po bashkohen për të formuar një model. Pastaj, kur pjesët e ndryshme të lidhen dhe të përshtaten, sikurse pjesët e një figure, kur të gjitha pjesët të fillojnë të shfaqen, figura përfundimtare do të bëhet e qartë. Atëherë ju do ta gjeni Praninë Time ngado – ku gjithçka është e lidhur me çdo mision të shenjtë të vërtetë të dhuruar botës nga Ati Im, deri kur përfundimisht e gjithë e Vërteta të bëhet e qartë tek kushdo.

Ati Im premtoi se Ai do t’i tregonte botës të Vërtetën, përmes Librit të së Vërtetës, ashtu si ju tregua profetëve Daniel dhe Gjon Ungjilltarit. Ati Im ju sjell juve të Vërtetën në këtë kohë tani, por Ai e bën atë pjesë pjesë, pak nga pak deri kur pjesa përfundimtare të bëhet e plotë. Vetëm atëherë Libri i Të Vërtetës do të ketë kuptim. Vetëm atëherë pengesat e fundit do të kapërcehet, kur pjesa më e madhe e njerëzimit do të këndoj dhe gëzoj duke pritur Ardhjen Time të Dytë. Vetëm kur Misioni Im të kryhet Dita e Madhe do t’i deklarohet botës.

Shkoni në paqe dhe dijeni se kur ju e vini gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë mund të përfundoj pjesën finale të Bes
ëlidhjes së Atit Tim dhe t’ju marr në Sferën e Mbretërisë së Tij të Gjithpushtetshme.

Jezusi juaj

Sunday, 26 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im

E Premte, 24 Janar 2014, ora 20:05

Bija ime e dashur, le të bëhet e ditur se unë do të shfaqem edhe një herë në të gjitha grotot Mariane, të cilat janë aprovuar nga Kisha e Birit tim, nëpër shekuj.

Unë do të shfaqem në vëndet e Shenjta, që përfshijnë Lurdën, Fatima, La Salete dhe Guadalupe. Unë do të shfaqem gjithashtu edhe në Garabandal. Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im.

Unë do të shihem, nga shpirtrat e zgjedhur, me diellin nga mbrapa kokës sime. Do të ketë 12 yje të ndërthurur rreth e rrotull kurorës së gjëmbave, e cila u mbajt nga Biri im gjatë Persekutimit të Tij, e vendosur mbi kokën time, si një shenjë që të gjithë të ndjekin shëmbullin tim. Roli im është të udhëheq të gjithë fëmijët e Hyjit përgjatë Udhës të së Vërtetës dhe t’i çoj ata tek Biri im.

Kur 
këto shfaqje të ndodhin, nuk do të ketë asnjë dyshim, sidomos mes atyre që më nderojnë mua, se unë flas të Vërtetën kur them se së shpejti Udha finale, e cila do t’ju sjelli ju tek Biri im, në këto ditë të fundit, do të jetë përmes Librit të së Vërtetës.

Kur ju më ndiqni mua, Nënën tuaj, unë do t’ju marr dhe do t’ju drejtoj drejt Birit tim. Biri im ka premtuar shumë mbrekullira, me qëllim që Ai t’ju hapi sytë ndaj profecive që Ai i dha botës, përmes Misionit tim. Shumë nuk e pranojnë se unë u shfaqa tek këto vënde të veçanta dhe e shpërfillën rëndësisë e tyre për shpëtimin e shpirtrave.

Kur unë të shfaqem edhe një herë të fundit tek këto vënde dhe të paraqitem si Nëna e Shpëtimit, ju atëherë do ta dini se ky Mision është misioni im i fundit dhe se të gjitha shfaqjet çojnë tek ky mision i fundit për t’i sjellë botës Shpëtimin, që është e drejta e çdo personi të vetëm që nga lindja e tij.

Gëzohuni, sepse këto ditë janë afër dhe kur të dëgjoni për këto gjëra, atëherë dijeni se kjo profeci, kur të përmbushet, mund të ketë ardhur vetëm nga unë, Nëna juaj e dashur, Nëna e Shpëtimit, Nëna e Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Saturday, 25 January 2014

Hyji Atë: Vullneti i lirë, i dhënë njeriut, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë

E Martë, 21 Janar 2014, ora 15:44

Bija Ime e dashur, Vullneti Im do të kryhet, kur koha që zgjedhja e lirë për njeriun të bëj atë që është sipas dëshirës së tij po vjen drejt fundit.
Unë i dhashë njeriut vullnetin e lirë. Ajo është një Dhuratë. Unë e dhashë këtë Dhuratë, së bashku me shumë të tjera, tek fëmijët e Mi. Edhe pse ata zgjedhin të ndjekin vullnetin e tyre, mbi atë që Unë dëshiroj për ata, Unë prapë e respektoj vullnetin e tyre të lirë.

Unë i dua fëmijët e Mi, pa kushte. Unë kurrë nuk mund të mos i doja ata, edhe pse më fyejnë Mua në kaq shumë mënyra. Vullneti i lirë, i dhënë njerëzimit, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë, në favor të premtimeve vezulluese me të cilat tundohen për ditë, kur kërkojnë bukurinë, pasurinë, famën dhe pushtetin, të gjitha këto i largojnë ata nga Unë.

Unë Jam Mbrojtja e tyre, por ata nuk e kuptojnë këtë. Tek Unë, ata do të gjejnë fillimin dhe fundin e gjithçkaje që mund t’ju sjelli atyre kënaqësi, paqe dhe dashuri.

Edhe pse i ligu e ka përdorur vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut për t’i joshur ata, Unë do t’i marr të gjithë mëkatarët në Mbretërinë Time, kur ata ta kuptojnë se gjithçka që ata kërkuan për t’ju sjellë atyre paqen nuk arritën t’i përmbushin ata. Koha është afër për Mbretërinë Time të jetë e kompletuar. Unë ju Premtoj, shpirtrat do të ndjehen të nxitur të vijnë duke vrapuar drejt Meje, Atit të tyre të dashur, kur të vij koha. Atëherë ata do t’i heqin rrjetat nga sytë e tyre, guaskat e forta nga zemrat e tyre dhe errësirën në shpirtrat e tyre dhe do të më kërkojnë Mua.

Fëmijët e Mi, gjithmonë besoni në Dashurinë Time të Madhe për secilin prej jush, sepse si mund të ishte ndryshe? Ju jeni të Mitë, si një gjymtyrë, një pjesë e Zemrës Sime. T’ju shtyj tutje apo t’ju dëboj juve do të ishte sikur të humbisja një pjesë të Vetes Sime. Prandaj, kur Unë të bëj Thirrjen e fundit dhe pasi të gjitha masat janë marrë për të fituar zemrat tuaja, nxitoni. Unë do të jem duke pritur. Unë do t’ju marr dhe do t’ju pushtoj në Mbretërinë Time të Shenjtë, larg nga gjithë të këqijat.

Në atë Ditë, ju do ta harroni vullnetin tuaj dhe do të bëhet i ndërthurur me Timen, sepse nuk do të ketë më vlerë për ju, as interes, sepse kur ju të vini në shtëpi tek Unë, ne do të jemi të bashkuar në një.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

Nëna e Shpëtimit: Kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Hyjit, do të tërheqi miliarda shpirtra drejt Jetës së Përjetshme

E Hënë, 20 Janar 2014, ora 12:09

Bija ime e dashur, Hyji kërkon të shpëtoj çdo person të vetëm, të çdo besimi, si dhe ata që e mohojnë Ekzistencën e Tij dhe të Birit të Tij, Jezu Krishtit. Prandaj dhe njerëzit e çdo moshe, e çdo kulture dhe çdo besimi, duhet të marrin një Medalje të Shpëtimit.

Çdo personi që i është dhënë një Medalje, edhe nëse nuk është e bekuar, do t’i jepet një Dhuratë e jashtëzakonshme. Menjëherë pas kësaj, Hyji do t’i pajisi ata me një Hir, të kuptojnë paaftësinë e tyre dhe të bëhen të vetëdijshëm për Dashurinë e Gjithpushtetshme të Hyjit. Ai do të ndriçoj madje edhe shpirtrat më kokfortë dhe ata me zemrat prej guri. Shpejt ata do të kërkojnë të Vërtetën dhe pastaj ata do t’i bëjnë thirrje Hyjit, duke ju lutur Atij t’i ndihmoj për t’i lehtësuar zemrat e tyre dhe t’i mbushi ata me Mëshirën e Tij të Madhe.

Mos e refuzoni Dhuratën e Medaljes së Shpëtimit, sepse kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Hyjit, do të tërheqi miliarda shpirtra drejt Jetës së Përjetshme.
Kur Ati Im më dha mua udhëzimin t’i dhuroja botës Rruzaren Më Të Shenjtë tek Shën Dominik, shumë e refuzuan atë. Ata akoma e bëjnë këtë edhe sot, sepse mendojnë se ajo u krijua nga unë. Ajo m’u dha mua, me qëllim që kushdo që e recitonte atë mund ta mbronte veten nga i ligu. Është përmes ndërhyrjes sime që Hiret e veçanta dhe mbrojtja ju dhurohet shpirtrave, kundër influencës së të ligut.

Mos bëni gabim ta refuzoni këtë Medalje sepse është për të gjithë botën dhe shumë mbrekulli do të shoqërohen më atë. Ata që e refuzijnë atë apo përpiqen t’i pengojnë të tjerët ta pranojnë atë do të mohojnë shpëtimin – sidomos ateistët, që kanë më tepër nevojë për Ndërhyrje Hyjnore. Ju gjithmonë duhet t’i vini këta njerëz që e refuzojnë Hyjin para Fronit të Atit Tim dhe të lypni Mëshirë për shpirtrat e tyre.

Ju lutem të bëni të mundur që Medalja e Shpëtimit të jepet tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Thursday, 23 January 2014

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete

E Dielë, 19 Janar 2014, ora 14:35

Bija Ime fort e dashur, cili njeri mes jush, që e deklaron veten të jetë një ndjekës i shenjtë i Imi, dhe që mburret me këtë fakt, do ta marri Kupën Time?

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete? Përgjigja është shumë pak nga ju. Dhe prapë, ju ndjeheni të shfajësuar kur ju më godisni Mua, me anë të shpirtrave të Mi të zgjedhur, që me dëshirë e kanë pranuar Kupën Time.

Shpirtrat e zgjedhur, vizionarët, profetët dhe parashikuesit, e pranojnë Kupën Time, sepse ata ma dhurojnë Mua vullnetin e tyre të lirë sipas kushteve të Mia – jo të vetave. Kur ju e deklaroni veten t’i dini të gjitha dhe të jeni t
ë mësuar mirë në Fjalën Time të Shenjtë dhe nuk e pranoni vuajtjen, që durohet nga profetët e Mi të gjorë të persekutuar, atëherë ju nuk më njihni Mua. 

Nëse ju nuk më njihni Mua, atëherë ju nuk mund të më doni me të vërtetë Mua. Nëse ju nuk më doni Mua, atëherë ju nuk mund ta përhapni të Vërtetën. Përkundrazi, ju zgjidhni cilat pjesë ju përshtaten në Ungjillin Më Të Shenjtë dhe pastaj i përdorni ato si shkopinj për të goditur profetët e Mi dhe të gjithë ata shpirtra të zgjedhur që mbajnë Kryqin Tim të dhimbshëm.

Kur ju shkelni mbi shpirtrat e tjerë, i trajtoni ata mizorisht në Emrin Tim, ju jeni infektuar me urrejtje. Urrejtja vjen nga Satani. Ajo nuk vjen nga Unë. Kur ju të vini para Meje, gjatë Paralajmërimit – Ndriçimit të Ndërgjegjes – Unë do t’ju tregoj se si më keni fyer Mua. 

Prapë, shumë nga ju, fajtorë për shtrëmbërimin e Fjalëve të Mia të Dashurisë në fjalë urrejte kundër profetëve të Mi, do të qëndrojnë të pabindur para Meje. Sepse ju jeni kaq të mbushur me dashuri për vetveten dhe krenari sa madje Unë, Jezu Krishti, do ta kem të vështirë t’ju tërheq drejt Meje.

Urrejtja juaj për të tjerët ju ndan nga Unë.

Jezusi juaj

Wednesday, 22 January 2014

Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë

E Premte, 17 Janar 2014, ora 20:42

Bija Ime fort e dashur, qëndro e qetë sa herë që p
ërballesh me shumë pengesa, të cilat ti dhe të gjithë ndjekësit e Mi i hasin çdo ditë në këtë Punë për të shpëtuar shpirtrat.

Gjithmonë kujtojeni se Satani kurrë nuk do të ndaloj ta mundoj këtë dhe misionet e tjera, të cilat janë të vërteta, sepse ato vijnë nga Hyji. Misionet e vërteta, që Unë i bekoj sot dhe ato që i kam bekuar nëpër shekuj gjithmonë vuajnë, për shkak të kundërshtimit.

Vetëm misionet, që me të vërtetë vijnë nga Hyji, tërheqin urrejtje të tillë. Vetëm profetët e vërtetë tërheqin urrejte. Moisiu, Elija, Noha dhe Gjon Pagëzori dhe të tjerë si ata tërhoqën urrejtje, për shkak të influencës së Satanit mbi shpirtrat e dobët. Vetëm Unë, Jezu Krishti, një prej qindra profetëve gjatë Kohës Sime në Tokë, tërhoqa atë lloj urrejte, që u shkaktua mbi Mua. Dhe tani, vetëm ti, profetja Ime e fundit, do të tërheqësh urrejtjen e një lloji të paparë për një kohë të gjatë – edhe pse të tjerët, ashtu si ty, kanë vuajtur në kohët e fundit.

Kur do t’ju duhet të duroni kundërshtime, në Emrin e Hyjit, dijeni se, kur Shpirti i Trinisë e tregon Fjalën tek njerëzimi përmes një profeti, ajo do të jetë e llojit më të keq. Vetëm për Ndërhyrjen Hyjnore që ju jepet, ju do t’ja mbathnit nga tmerri. Ati Im ju mbron ju, të vegjëlit e Mi, dhe prandaj ju duhet të ecni gjithmonë përpara duke e ditur se Ai i dëshiron shpirtrat, për çdo fjalë që shqiptohet nga buzët tuaja, për çdo fjalë, që është e shkruajtur nga dora juaj dhe për çdo shpirt që ju arrini. E gjithë kjo vuajtje do të më sjelli Mua më shumë shpirtra.

Të jeni të sigurtë se koha që Unë të kthehem për të deklaruar Fronin Tim është afër dhe ndërsa Dita afron më tepër shumë taktika do të përdoren për t’ju penguar në këtë Mision. Çdo gënjeshtër do të hidhet tek ju, çdo gur do të hidhet, çdo dhimbje do të jetë pjesë e juaja dhe çdo armik i Hyjit do të vendoset mbi çdo udhë që ju ktheheni. Por, si Shpenguesi i njerëzimit, Unë do të siguroj që çdo ferr është hequr me kujdes, çdo gur është hequr mënjanë, çdo udhë e pastruar, që ju të arrini ta sillni Fjalën Time para botës, në një kohë kur Unë do të harrohem.

Unë eci me ty, bija Ime. Unë e vendos Dorën Time mbi supin tënd të majtë, për të të mbrojtur nga i ligu dhe për të udhëzuar në çdo udhë. Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë. Çdo vuajtje që ti duron është e Imja. Vullneti yt është i Imi, sepse ti e dorëzove tek Unë dhe tani Unë banoj plotësisht brënda teje. Kur ata të lëndojnë ty, ata më fyejnë Mua. Kur ata të tallin ty, ata e mohojnë të Vërtetën. Kur ata e mohojnë Fjalën, ata më mohojnë Mua, por kur ata e pranojnë Fjalën Time, të dhënë ty, ata bëhen pjesë e Imja dhe prandaj edhe atyre do t’ju jepet gjithashtu Mbrojtja Ime.

Shko tani, bija ime, dhe kurrë mos u trëmb kur tregohet urrejtje ndaj teje në këtë Mision, sepse ti dhe të gjithë ata që e dëgjojnë Thirrjen Time nuk do të kenë më asnjë dyshim se Kush është ai që ata kundërshtojnë. Nuk je ti, por Unë, Jezu Krishti, që ata shtyjnë tutje. Kur ju jeni për Mua, me Mua, në Mua dhe flisni Fjalën Time – ju jeni me të vërtetë një fëmij i Hyjit.

Jezusi juaj

Monday, 20 January 2014

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time

E Enjte, 16 Janar 2014, ora 19:41

Bija Ime e dashur, e Vërteta krijon ndarje. Ajo gjithmonë e ka bërë këtë. Kur një njeri thotë se ai e di të vërtetën, një tjetër do ta mohoj atë. Por kur e Vërteta del prej Fjalës së Hyjit, ajo do të shkaktoj përçarjen më të madhe. Shumë trëmben nga e Vërteta, sepse ajo nuk është gjithmonë e këndshme, dhe prapë pa të Vërtetën, ju do të jetonit në mohim të plotë. Kur ju jetoni në mohimin e Fjalës së Hyjit, ju kurrë nuk do të gjeni paqen e vërtetë në zemrat tuaja.

Kur ju e dini të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, atëherë ju e dini Udhën e Zotit dhe ju duhet ta ndiqni këtë udhë, deri në frymën tuaj të fundit. Mos devijoni nga kjo. Por nëse Fjala Ime ndryshon, ri-shkruhet dhe shkatërrohet, ju sigurisht kurrë nuk do ta pranonit këtë. Kjo është mirë. 

Por nëse doktrinat e reja, që ndryshojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, ju paraqiten nga brënda çative të kishave të Mia, çfarë do të bëni ju atëherë?

A do të pranoni një gënjeshtër, në vënd të së Vërtetës? A do të pranoni një doktrinë, që do të jetë mëkatare në Sytë e Mi?

Përgjigja duhet të jetë jo. Ju kurrë nuk duhet ta mohoni Fjalën Time – për askënd. Asnjëri, madje edhe nëse ata janë të veshur me rrobën e elitës nga brënda hierarkisë së Kishës Sime, një i varfër, një mbret apo një princ – kushdo që ju kërkon të pranoni një doktrinë të re në lidhje me Fjalën Time nuk vjen nga Unë.

Kisha Ime po shkatërrohet pa u vënë re nga brënda dhe çdo pjesë po i zbërthehet. Ndërsa radhët po zvogëlohen dhe shërbëtorët e Mi besnikë po hiqen – dhe më pas konsiderohen të mos jenë më të vlefshëm – udha do të pastrohet për futjen e doktrinave të reja nga Ferri.

Mjerë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, që guxojnë të mbrojnë Fjalën e Hyjit, sepse ata do të vuajnë më shumë. Ndërsa disa do të përjashtohen dhe do të akuzohen për herezi – edhe pse ata vetëm do të flasin për Fjalën e Vërtetë të Hyjit – të tjerët do të jenë tepër të dobët. Shumë shërbëtorë të shkretë do të dorëzohen ndaj presionit për të mohuar Ligjet e Hyjit. Nëse ata nuk pranojnë të mbështesin doktrinën e gënjeshtrave, ata do t’ju hidhen ujqërve. Ata, besimi i të cilëve tashmë është dobësuar dhe që duan gjërat materiale dhe që kanë një ambicje të egër në shpirtrat e tyre, do të jenë të parën në radhë për t’u betuar për besnikëri ndaj ‘premtimit’ të ri.

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time. Ata do të deklarojnë fallcitete në Emrin e Hyjit dhe do të marrin me vete shumë shpirtra të pafajshëm të besimtarëve. Kongregatave pa e kuptuar do t’ju ofrohet një kupë helmi e mbushur me asgjë – vetëm me bukë. Eukaristia e Shenjtë nuk do t’i mbushi më shpirtrat e tyre. Atyre do t’ju ushqehen predikime, që do ta vënë në lojë Fjalën e Hyjit kur ata do t’i deklarojnë të drejtat e njeriut të jenë doktrina më e rëndësishme. Dhe pastaj ata do të deklarojnë herezinë më të madhe, se njeriut do t’i jepet Jeta e Përjetshme, nëse pendohet apo jo për mëkatet e tij. Kështu do t’i shkatërrojnë ata shpirtrat e milionave.

Ndësa ata vazhdojnë ta copëtojnë Kishën Time nga brënda, priftërinjtë e Mi besnikë dhe ndjekësit e vërtetë do ta rindërtojnë Kishën Time, gur për gur. Ju do ta shikoni, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë nuk do ta lejoja këtë.

Të gjithë priftërinjtë, të gjithë peshkopët dhe të gjithë kardinalët që do të hiqen nga froni dhe që do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje, kurrë nuk do t’i braktisin të drejtët apo ata ndjekësit e Mi që janë të bekuar me Dhuratën e Mënçurisë. Pastaj, ndërsa njohuria e rreme do ta mbushi zemrën e shërbëtorëve të dobët në Kishën Time, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë jo vetëm që do të Ndriçoj shpirtrat e Kishës Sime të Mbetur, por edhe do të japi Dritë, për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, drejt derës Sime.

Kurrë më parë dishepujt e Mi nuk do të testoheshin në mënyrën me të cilën do të testohen në të ardhmen. Atyre do t’ju jepet Ndihmë Hyjnore për t’i bërë të aftë ta mbajnë të ndriçuar Dritën e Hyjit në një botë, që do të zhytet, me ngadalë dhe me dhimbje, në errësirën e shkaktuar nga ardhja e armikut, antikrishtit.

Jezusi juaj


Sunday, 19 January 2014

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Hyjit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime

E Martë, 14 Janar 2014, ora 16:53

Bija Ime fort e dashur, kur shërbëtorët e Mi, ndjekësit e Mi dhe të gjithë ata që pohojnë se janë nga Unë, që thonë se më duan Mua, kjo do të thotë dy gjëra. Ata më duan Mua sepse e pranojnë Fjalën Time dhe ata më nderojnë Mua duke e pranuar të Vërtetën.

Kur ju më doni Mua, ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Kjo do të thotë të jeni të bindur ndaj Fjalës Sime në të gjitha gjërat që kanë lidhje me të Vërtetën. Kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime, si shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Fjalës së Hyjit.

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Hyjit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime. Por, kur të vij dita që ata me autoritet në Kishën Time të mos e deklarojnë më të Vërtetën, atëherë ju duhet të qëndroni të bindur vetëm ndaj Meje. Sepse Unë Jam Kisha. Pa Mua, Jezusin tuaj, nuk ka Kishë.

Kur Fjala Ime ësht
ë ndryshuar dhe pastaj është modifikuar, ajo nuk do të jetë më Fjala Ime. Ju mund të jeni të bindur vetëm ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Nëse ju ndiqni një doktrinë të re të rreme, që do të zëvendësoj Fjalën Time të Shenjtë në kishat e Mia në gjithë botën, atëherë ata përgjegjës për këtë blasfemi do të më mohojnë Mua. Vetëm qëndroni të bindur ndaj atyre që shpallin Fjalën e Hyjit, sepse nëse nuk është Fjala Ime atëherë – ajo nuk është nga Hyji.

Fjala e Hyjit është e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj nga askush. Bindja ndaj Kishës Sime është e rëndësishme. Bindja ndaj Fjalës së Hyjit është ajo që vendos nëse ju jeni një i Krishter
ë. Ditën kur ju e zëvendësoni Fjalën e Hyjit me një zëvendësues të rremë, është dita që ju do të kundërshtoni Fjalën e Hyjit.

Ju mund të qëndroni të bindur në Sytë e Mi, në Kishën Time në Tokë, vetëm nëse mbështetet e Vërteta. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë të shpallni të Vërtetën, sepse vetëm e Vërteta ju çliron.

Jezusi juaj

Hyji Atë: Unë Jam duke ardhur për të mbledhur besimtarët. Koha Ime është së shpejti, ndërsa Mëshira e Birit Tim është pothuajse afër

E Hënë, 13 Janar 2014, ora 16:56

Unë Jam Hyji Atë. Unë Jam Ai Që Jam. Unë Jam Krijuesi juaj – Alfa dhe Omega.

Bija Ime më e dashur, më dëgjo Mua kur Unë lajmëroj se Ndërhyrja Ime për të ndaluar shkatërrimin e racës njerëzore është gati të ndodhi.

Kur ju nuk dëgjoni ndonjë ligësi – kjo nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Ka nj
ë akt djallëzor që është duke u planifikuar për të shkaktuar luftë, me qëllimin e vetëm për të shkatërruar sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Aftësia e njeriut për të kryer vepra të liga kundër fëmijve të Mi kurrë nuk ka qënë kaq e madhe. Aftësia e njeriut për të prodhuar teknologji kurrë nuk ka qënë kaq e madhe, por kjo njohuri po abuzohet në një shkallë të lartë dhe planet për të kontrolluar çdo pjesë të jetës suaj janë në një fazë të përparuar.

Ata, armiqtë e Mi, duan të kontrollojnë çfarë ju hani, pini dhe gjithçka që ju bëni për të shpallur të Vërtetën, ashtu si ja u kam dhënë Unë. Deri në ditën që ata kanë në kontroll vëndet tuaja, financën tuaj dhe shëndetin tuaj, ata nuk do të pushojnë. Kur këto plane të bëhen të dukshme, ata do të marrin në kontroll të gjitha fetë. Për arsyen se shumë njerëz nuk besojnë në Ekzistencën Time, do të ketë fare pak kundërshtim në planin e tyre dinak për t’i vjedhur shpirtrat nga Unë.

Kur njeriu beson se ai mund ta kundërshtoj Hyjin, atëherë ai nuk e di me të vërtetë se Kush Jam Unë. Nëse ai nuk e di se Kush Jam Unë, atëherë ai nuk di asgjë. Zemra e tij është ngurtësuar, intelekti i tij është zbehur dhe shpirti i tij është errësuar.

Ai që e largon veten nga Unë, është i humbur. Ai që lufton kundër Meje, me qëllimin që të vjedhi shpirtrat e fëmijve të Mi, është i vdekur për Mua dhe fati i tij është i dënuar.

Unë do të ndërhyj tani për të ndaluar kryerjen e kësaj dhune të tmerrshme dhe djallëzore. Pastaj, kur Unë të kem mbaruar, Unë do t’i hap sytë tuaj, do t’i tërheq zemrat tuaja dhe do t’ju mbush me mbrekulli. Së shpejti Unë do ta zbuloj të Vërtetën, sepse sa shumë prej jush nuk besojnë më në të.

Unë Jam gjithçka që është dhe që do të jetë. Unë Jam Ati juaj, I Gjithë-Dituri, I Gjithë-Pamshmi, I Gjithë-Dashuri dhe I Gjithë-Mëshirshmi. Unë Jam duke ardhur për të mbledhur besimtarët. Koha Ime është së shpejti, ndërsa Mëshira e Birit Tim është pothuajse afër.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk ekziston

E Dielë, 12 Janar 2014, ora 20:28

Bija Ime fort e dashur, po të mos ishte për Mua, Jezu Krishtin, ku Unë i flas botës në këtë kohë, shumë shpirtra kurrë nuk do të hynin në Portat e Parajsës.

Sa shumë shpirtra mosmirnjohës nuk i binden më Ligjeve të Mia dhe prandaj ata krijojnë interpretimin e tyre personal, gjë që Unë e shoh të neveritshme. Rregullat në lidhje me të Vërtetën u dhanë, si një Dhuratë ndaj njerëzimit, si mjet për t’i bërë njerëzit të mundur të fitojnë të drejtën e shpëtimit. A nuk e dini se ju nuk mund të jetoni sipas versionit tuaj të Ligjeve të Hyjit dhe pastaj të prisni të hyni në Parajsë?

Arroganca e njeriut e ka pushtuar shpirtin e përulësisë. Njeriu nuk i shërben më Hyjit sipas mënyrës me të cilën i ishte urdhëruar. Përkundrazi, ai krijon, sipas imagjinatës së vet, një vizion për atë çfarë ai beson të jetë Parajsa. 

Sot, asnjë shërbëtor i Imi – ata që janë zgjedhur të më shërbejnë Mua – nuk i referohen më ekzistencës së Ferrit. 

Thjesht përmëndja e fjalës Ferr i bën me turp shërbëtorët e Mi të shenjtë, sepse ata i trëmben talljes me të cilën do të përballen nga një shoqëri jofetare, që është e mashtruar. Ferri është banesa e shumë shpirtrave të gjorë dhe sa më lëndon kjo Mua tek shikoj shpirtrat e pavetëdijshëm, të zhyten në humnerën e terrorit, në momentin që marrin frymën e tyre të fundit.

Fëmijve të Hyjit duhet t’ju tregohet tani për emergjencën që të luten për shpirtrat që janë të verbër ndaj të Vërtetës. Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk ekziston. Shpirtrave do t’ju thuhet se të gjithë fëmijët e Hyjit, nëse bëjnë një jetë të arsyeshme dhe me dinjitet – pavarësisht se besojnë në Zot, apo jo – do t’ju jepet Jeta e Përjetshme. Por kjo do të jetë një gënjeshtër. Nuk ka asnjë kthim nga Ferri. Ai është përjetësisht.

Shumë shpirtra që haptazi më refuzuan Mua, si privatisht ashtu si dhe në publik, lëngojnë në Ferr. Pendesa e tyre e hidhur është keqësuar nga vuajtja e tyre me dhimbje të tmerrshme dhe nga urrejtja e Satanit. Sa futen në Ferr, Satani e shfaq veten e tij para tyre në gjithë format e tij të liga dhe djallëzore dhe urrejtja e tij për ata i mbush ata çdo sekondë. Neveria e tyre për atë, në vetvete – e njëjta bishë ndaj të cilit ata i bënin nderime gjatë jetës së tyre në Tokë – është shkaku i shumë prej dhimbjes së tyre. Por, është ndarja e tyre nga Unë dhe dhimbja e errësirës që ata përjetojnë, që krijon vuajtjen më të madhe.

Çdo njeri që ju thotë, në Emrin Tim, se Ferri nuk ekziston nuk ka aspak interes t’ju ndihmoj të shpëtoni shpirtin tuaj. Kur ju jeni bindur se Ferri nuk ekziston, atëherë ju gabimisht besoni se mëkati nuk ka lidhje fare.

Ju nuk mund të më shërbeni Mua nëse ju besoni se mëkati nuk ekziston. Ju nuk mund të bëni një jetë të lavdishme përjetësisht në Mbretërinë Time, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet tuaja. Ky është thelbi i doktrinës së re, që së shpejti do të futet, e cila do t’ju detyrohet që ta përtypni. Këtu ju do të mashtroheni që të neglizhoni pregatitjen e shpirtit tuaj për Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë të vij për t’ju deklaruar juve si të Mitë.

Unë ju tregoj këtë për t’ju paralajmëruar – jo për t’ju trëmbur. Unë ju lutem ta pranoni mëkatin si pjesë e jetës suaj, por Unë do t’ju bëja thirrje të vazhdonit të evitonit 7 mëkatet kapitale, sepse kur ju e bëni, ju do të jeni në Favorin Tim. Ju gjithmonë duhet t’i rrëfeni mëkatet tuaja. Bëjeni këtë për ditë. Flisni me Mua dhe më kërkoni Mua t’ju fal. 

Për ata që nuk mund ta marrin Sakramentin e Rrëfimit – ata që ndjekin shumë besime apo fe – atëherë ju duhet të pranoni 
Dhuratën për Faljen e Plotë të mëkateve që Unë ju dhashë.  

Kujdesuni për shpirtin tuaj, sepse është shpirti juaj ai që do të jetoj përherë. Ju do të jetoni vetëm në një nga dy vëndet, përjetësisht – në Ferr apo në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

Saturday, 18 January 2014

Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin me mijra vjet më parë

E Shtunë, 11 Janar 2014, ora 10:48

Bija Ime fort e dashur, Unë dua që bota ta dijë se sa shumë Unë e dua njeriun, sepse Unë e dua madje edhe më të ulëtin, më të munduarin dhe më të padenjin. Kushdo që beson se Unë e vendos një njeri para një tjetri nuk më njeh Mua. Unë mund të favorizoj disa shpirtra, sidomos shpirtrat e zgjedhur, por Unë i dua ata as më shumë, e as më pak, nga shpirtrat që janë të dëshpëruar.

Unë e shikoj secilin shpirt me Dashuri në Zemrën Time. Unë kapem pas secilit prej jush, sepse ju jeni nga Unë – prej Atit Tim. Edhe pse Unë mund të ofendohem nga dobësit
ë tuaja dhe të zemërohem me qëllimet dhe dëshirat tuaja të liga, Dashuria Ime për ju nuk vdes kurrë. Të gjithë mëkatarët janë të dashur nga Hyji – pavarësisht se çfarë ata kanë bërë. Hyji e ka Fuqinë vendimtare mbi fatin e secilit shpirt dhe kjo Fuqi është e Tij.

Unë e kam Autoritetin e vetëm të Gjykoj. As edhe një njeriu mes jush nuk i është dhënë kjo e drejtë. Kur ai e konsideron një tjetër të jetë fajtor për mëkat, ai vetëm mund ta ndëshkoj atë person përmes pendesës, jo me vdekje. Asnjë njeri, gjykatës, udhëheqës politik apo pjestar i Kishës Sime në Tokë, asnjëherë nuk mund të dënoj një njeri me vdekje, për shkak të mëkateve të tij – pavarësisht se sa të liga mund t
ë jenë ato. Asnjë njeri nuk mund ta ndëshkoj një tjetër në Ferr, sepse kur ai e deklaron një shpirt të jetë i mallkuar, do të jetë ai, në të kundërt që do të jetë i mallkuar, pavarësisht se sa shumë vepra të shenjta mund të ketë kryer në Emrin Tim.

Sa harxhoni kaq shumë kohë të dënoni njëri tjetrin, në vënd që të pranoni Dhuratën që ju është dhënë – Dhuratën e dashurisë për njëri tjetrin. Ta doni Dhuratën që të gjithëve ju është dhënë nga Hyji dhe që është e juaja ta dhuroni në çdo mënyrë që dëshironi – kur ajo është sipas Vullnetit të Atit Tim. Por, sa shumë që më duan Mua, Jezu Krishtin, besojnë se Unë e fal çdo veprim që nxit urrejte drejt njëri tjëtrit. Por ju duhet ta dini se Unë thjesht dua që ju ta doni njëri tjetrin dhe të qëndroni të palëkundur ndaj Fjalës së Hyjit, që përmbahet në Testamentin e Vjetër dhe të Ri.

Fjala është e përjetshme – ajo nuk ndryshon – asnjëherë. Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin me mijra vjet më parë. Ju mund të keni më tepër njohuri dhe më shumë informacion, por ju nuk jeni më të mëdhenj se ndonjë brez tjetër, që ishte para jush. Njeriu është i vdekshëm. Asgjë nuk do të ndryshoj në këtë drejtim, deri kur Unë t’ju sjell Jetën e Përjetshme.

Ndaloni dhe mendoni. Udhëzimet e Mia janë akoma të njëjta ashtu si ju dhanë njerëzimit gjatë Kohës Sime në Tokë. 

I vetmi ndryshim tani është se, për shkak të zhvillimeve në shkencë, shumë njerëz besojnë se janë më të mëdhenj se Hyji. Shumë besojnë kaq shumë në pavdekshmërinë e tyre sa kanë vendosur të mos e pranojnë se janë krijuar nga Hyji. Shumë mendojnë se e kanë fuqinë të ri-shkruajnë Ligjet e Hyjit.

Shumë kanë vendosur të ngrenë një Kullë të re të Babelit dhe kur ta bëjnë këtë, ajo do të rrëzohet nga një goditje e vetme e Dorës së Atit Tim. Më pas njeriu do ta kuptoj se jeta mund të ekzistoj vetëm me Hyjin dhe për Hyjin, në përputhje me Vullentin e Hyjit. Nuk ka jetë pa Hyjin.

Jezusi juaj

Friday, 17 January 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi edhe ata që kryejnë vepra nga më të ligat

E Enjte, 9 Janar 2014, ora 21:40

Bija Ime fort e dashur, vështro rreth teje dhe çfarë shikon? Një botë të mbushur me kundërshtime. Nga njëra anë ju do të shikoni dashuri, gëzim dhe dashamirësi. Por pastaj kjo do të kundërshtohet, nga ana tjetër, prej urrejtjes, që i ligu e ka për njerëzimin.

Çdo shqetësim, dhimbje, rrëmujë, mungesë besimi, vrer, urrejtje dhe ligësi që ju shikoni të ndodhin në botë; dijeni se kjo mund të vij vetëm nga një burim. Vuajtja e njerëzimit, që është Satani, ka krijuar dhimbje dëshpëruese mes fëmijve të Hyjit. Dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja dhe prandaj i ligu krijon kaq rrëmujë – për të më lënduar Mua.

Bija Ime, ngado që ti shkon dhe çdo fytyrë që ti e shikon, që nga kjo ditë e tutje, do të jenë ashtu si Unë i shoh ata – secili prej tyre një fëmij i Hyjit. Sa i dua Unë të gjithë ata, sa dua Unë të kënaqem me secilin prej tyre – pavarësisht nga gabimet apo mëkatet e tyre. Nuk ka asnjë ndryshim në 
çfarë ata kanë bërë për të më fyer Mua; Unë prapë i dua ata – secilin prej tyre. Unë ndjej gëzim të madh kur shikoj dashurinë të rrezatoj prej tyre – një dashuri që ata e kanë marrë si një Dhuratë nga Ati Im, I Cili i krijoi ata. Dashuria e tyre është Dashuria Ime dhe ajo i tërheq shpirtrat e tjerë drejt tyre dhe kjo pastaj përhap Dashurinë e Hyjit ngado. 

Por kur Unë d
ëshmoj dhimbje dhe vuajtje, në çdo shpirt, dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja. Dhimbja e tyre mund të shkaktohet nga vuajtje të tmerrshme, të sjella prej mungesës së dashurisë për të tjerët, gjë që sjell një ndjenjë të vetmisë dëshpëruese. Vetmia dhe izolimi i tyre ndjehet edhe nga Unë gjithashtu dhe kjo e nxit akoma më shumë Dhembshurinë Time.

Pastaj janë ata shpirtra që e kalojnë kohën e tyre duke ndjekur gjëra, që nuk vijnë nga Unë. Ata që më kundërshtojnë Mua, ma thyejnë Zemrën më dysh plotësisht. Sa shumë Lotë Gjaku kam derdhur për ata shpirtra, sepse ata e kanë prerë kordonin që i bashkon me Shpëtimtarin e tyre – shpresën e tyre të vetme të Shpëtimit. Kur ti i shikon këto shpirtra, bija Ime, ti do të ndjesh një hidhërim të tmerrshëm në zemrën tënde, ashtu si Unë ndjehem për ata.

Përfundimisht, janë ata që thonë se më përfaqësojnë Mua, por që nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia. Urrejtja e tyre për Mua është e shkaktuar nga dashuria e tyre për vetveten. Por, pavarësisht se shpesh ata më fyejnë Mua dhe e keq-drejtojnë grigjën Time, Unë akoma kam mall për shpirtrat e tyre. 

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi ata që kryejnë vepra nga më të ligat. E tillë do të jetë deri në fund. Unë do t’i pushtoj të gjithë shpirtrat deri në ditën e fundit, kur pasi të gjitha përpjekjet e Mia për t’i shpëtuar shpirtrat janë mbaruar, vetëm ata që vrapojnë drejt humnerës së bishës dhe që më refuzojnë Mua, pavarësisht se e dini se sa shumë Unë ju dua – do të jeni përherë të humbur për Mua.

Ta doni gjithmonë njëri tjetrin, gabimet dhe gjithçka – ashtu si ju dua Unë. Kur ju e qortoni dikë, kujtoni Dashurinë Time dhe qëndroni të heshtur. Kur ju e përbuzni dikë tjetër dijeni se kjo urrejtje nuk vjen nga Unë. Kur të shikoni njëri tjetrin, shiheni sikurse përmes Syve të Mi. As edhe njëri prej tyre nuk duhet të shpërfillet nga ju. Përkundrazi, tregoni dhembshuri ndaj atyre që ju mërzisin, që ju fyejnë apo ju lëndojnë, sepse ata janë të dashur për Mua. Nëse më doni Mua, ju do të tregoni dashuri tek te gjithë ata me të cilën ju jeni në kontakt.

Dashuria është infektuese sepse ajo vjen nga Hyji. Vetëm e mira mund t
ë vij nga dashuria. 

Jezusi juaj

Wednesday, 15 January 2014

Kur ju të recitoni këtë Litani të re gjatë kohëve të vështirësive të mëdha Unë do t’ju dhuroj lehtësim

E Mërkurë, 8 Janar 2014, ora 21:15

Bija Ime fort e dashur, duhet të bëhet e ditur se të gjithë ju, kur e mbroni Fjalën e Hyjit gjatë kohëve të errësirës, do të keni nevojë për çdo Hir nga Unë, nëse do të qëndroni në këmbë. Kur të më thërrisni Mua ta vërshoj shpirtin tuaj me Hiret e Mia të veçanta, ju do ta keni më të lehtë të më ndiqni Mua.

Unë tani ju hedh të gjithëve ju, shpirtra besnikë e të guximshëm, këto hire të veçanta. Kur ju të recitoni këtë Litani të re gjatë kohëve të vështirësive të mëdha Unë do t’ju dhuroj lehtësim.

Lutja Litani (6) Dhurata e Hireve

O më i dashuri Jezus, Shpëtimtari im i dashur.
Më mbush me Dashurinë Tënde.
Më mbush me Forcën Tënde.
Më mbush me Urtësinë Tënde.
Më mbush me Këmbënguljen Tënde.
Më mbush me Përulësinë Tënde.
Më mbush me Kurajën Tënde.
Më mbush me Mundimin Tënd.
Amen


Shpirtrat që e recitojnë këtë gjatë kohëve të persekutimit, ta dinë se Unë do t’i hedh këto Hire mbi ju. Ju do të bëheni më të qetë, më të fortë dhe më të guximshëm, ndërsa e mbani Kryqin Tim të rëndë drejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Më e rëndësishmja, ju nuk do të dorëzoheni ndaj ngacmimeve që do t’ju duhet të ndeshni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju do të ecni në një mënyrë të palëkundur dhe me dinjitet, ndërsa vazhdoni ta mbështesni Fjalën e Hyjit. Sepse kushdo që i përgjigjet kësaj Thirrje dhe e reciton këtë Litani të veçantë, ju do të ndjeni një gëzim në zemrat tuaja që nuk ka qënë më parë. Ju gjithashtu do të ndjeheni të sigurtë duke e ditur se jeni bekuar sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë dhe e Vërteta gjithmonë do të mbretëroj në zemrat tuaja.

Unë e dua dhe e bekoj secilin prej jush tani – në Emrin e Atit, dhe të Birit dhe të Shpirti të Shenjtë.

Jezusi juaj

Tuesday, 14 January 2014

Kur ndjekësit e Mi, që do të besojnë mashtrimin që vjen, të më mohojnë Mua, kjo nuk do të thotë se ata do të thonë: “Unë nuk besoj në Jezusin.” Jo, kjo do të thotë këtë

E Martë, 7 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, ndërsa besimtarët bërtasin: “Jo m
ë - nuk mund të durojmë dot të shikojmë ligësinë të triumfoj mbi të mirën. “ E gjithë dhimbja do të ketë një fund të shpejtë.

Pastrimi i të ligut kërkon që ai të lejohet të përhapet në fillim. Ky është një test për ata njerëz me zemra të liga, që do të jenë të parët të joshen. Ndërsa ata zhyten në humnerën e ligësisë, ata ose do t’i rezistojnë dhimbjes që ajo do të krijoj në shpirtrat e tyre ose do ta lejojnë veten të zhyten më thellë, sa më larg nga Mbretëria e Hyjit.

Shpirtrat e besimtarëve do të testohen deri në kufi dhe ata do të mundohen nga trazirat, që shtrihen para tyre. Shumë do ta dinë në zemrat e tyre, se çfarë ata besonin të ishte e vërtetë dhe që ata e kanë mbajtur pranë zemrave të tyre, nuk do të besohet më të jetë e Vërteta. Dhe prandaj ata nuk do të jenë në gjëndje të vendosin se çfarë është nga Unë dhe çfarë nuk është.

Besimi i tyre do të copëtohet dhe shumë do ta gjejnë veten të ngatërruar në doktrinën e re të rreme, që kurrë nuk do të ndjehet të jetë e drejtë. Ata do të kenë një ndjenjë shqetësuese dhe shumë nuk do të jenë në gjëndje ta shprehin frikën e tyre tek ata që janë emëruar si shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ata nuk do të dinë se kujt t’i drejtohen për të Vërtetën.

Atyre ju duhet të dëshmojnë shpalljen publike, që e lartëson mëkatin, kur deklarohet se njer
ëzimi është i dobët – Hyji e di se njeriu, i dobësuar prej mëkatit, është veçse një viktimë. Në vënd që të dëshmojnë mëkatin në gjithë shëmtinë e vet, ata do të detyrohen të tregojnë aprovimin e tyre dhe të pranojnë ligjet e reja, që do të futen në Kishë. Ata pritet që t’i nderojnë dhe t’i respektojnë ligjet e reja, që do t’ju bëjnë thirrje të gjithëve ju të respektoni individualitetin e njeriut dhe të drejtën tuaj të jeni çfarë ju dëshironi dhe çfarë ju zgjedhni.

Kur ndjekësit e Mi, që do të besojnë mashtrimin që vjen, të më mohojnë Mua, kjo nuk do të thotë se ata do të thonë: “Unë nuk besoj në Jezusin.” Jo, ajo do të thotë këtë. Ata do të zgjedhin se cilën pjesë të Mësimeve të Mia ata duan të besojnë. Pastaj ata do të vendosin se me cilat pjesë nuk do të jenë dakord. Dhe do të thonë se Jezusi do të ishte dakord me këtë interpretim të ri, nëse Ai do të ecte sot në Tokë. Oh sa pak ata kanë mësuar dhe sa shumë do t’i largoj krenaria. Kur 
ndëshkimi të bier rreth tyre dhe kur ta kuptojnë se sa më kanë fyer Mua, ata do të ulërijnë të tmerruar, kur të dalin ballë për ballë me drejtësinë që do t’ju caktohet atyre. 

Në atë ditë, kur 
e Vërteta të zbulohet, do të jetë vetëm për arsye të lutjeve të Ushtrisë Sime të Mbetur që ata të cilët kanë sjellë paturpësinë mbi veten e tyre dhe që më kanë luftuar Mua, Jezusin e tyre të dashur, I Cili vetëm kërkonte t’ju sillte atyre Mëshirë – që ata do të shpëtohen. 

Jezusi juaj

Monday, 13 January 2014

Ju do të dëshmoni mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi botën nga Satani

E Martë, 7 Janar 2014, ora 12:15

Bija Ime e dashur, Fjala Ime do të mbetet e paprekur, sepse ndjekësit e Mi të dashur besnikë në gjithë botën, të cilët do të formojnë Pjesën e Mbetur të Kishës Sime, kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta.

Sa shumë nga ndjekësit e Mi do të dalin për të formuar Ushtrinë Time të Mbetur në çdo komb të botës, përfshi edhe regjimet komuniste. Shpirti i Shenjtë po dërgohet për të mbuluar secilin dhe çdo fragment të kësaj Ushtrisë Sime të vogël, por të fuqishme. Së shpejti, të gjithë dishepujt e Mi do të përhapin Fjalët e profecive, të dhëna botës përmes këtij Misioni – ngado. Ata do të dalin tani dhe do të përhapin Ungjillin, Fjalën Time dhe Premtimet e Mia tek të gjithë. Unë kurrë nuk do ta lejoj që besimi i ndjekësve të Mi të shuhet apo të zbehet. Megjithatë, ata shpirtra që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës, ashtu si ju dha njerëzimit në Bibël, do të jenë të pakët.

Drita Ime do të shkëlqej si dielli mbi të gjitha ato vëndet ku dishepujt e Mi të dashur i përgjigjen Thirrjes Sime në këtë kohë. Kjo është një Thirrje nga Qielli për t’ju ftuar të merrni Kryqin Tim dhe të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, deri në fund të Tokës. Unë dëshiroj që duke u shpërndarë për të shpallur të Vërtetën e Trinisë më të Shenjtë, ju do të më ndihmoni Mua të mbledh të humburit, të hutuarit, endacakët dhe ata që nuk më njohin Mua.

Ju do t’i bëni thirrje të gjitha feve dhe do t’ju jepni atyre Fjalën Time. Përmes Lutjeve që Unë ju jap, ata do të bekohen. Gëzoni, ata prej jush që e dinë se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që ju bën thirrje në këtë kohë të ndryshimit të madh. Ju, me të vërtetë, jeni të bekuar. Dijeni se Dashuria Ime për ju është e tillë sa Unë do t’ju udhëheq, do t’ju forcoj dhe do t’ju jap guximin e luanëve në misionin tuaj. Ju do të flisni me dashuri dhe rrjedhshëm dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të dali nga gojët tuaja. Kjo Dhuratë do të më sjelli Mua me miliona. Unë Jam duke ju pregatitur tani, sepse ju do të dëshmoni mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi botën nga Satani.

Kur ju jeni prej Meje, ju do të jeni të aftë ta mbroni botën nga gllabërimi i ligësisë së djallit në ditët e tij të fundit. Ju nuk do të dështoni. Ju do të vuani. Ju do të hasni mosaprovime, kundërshtime dhe akuza herezie, edhe pse ajo që ju bëni do të jetë thjesht t’i kujtoni njerëzit për çfarë përmbahet në Ungjillin e Shenjtë.

Të keni paqen, sepse Dhuratat e Mia do t’ju ruajnë gjatë kësaj beteje. Ju jeni gati tani, sepse armiqtë e Mi, që kanë qënë duke pritur për ta deklaruar veten hapur në botë, do të bëhen të njohur së shpejti. Pastaj, kjo do të jetë koha që Plani Im final për shpëtimin e njerëzimit të kryhet. 

Unë Jam në ju, me ju dhe Unë gjithmonë banoj në zemrat dhe shpirtrat tuaj.

Jezusi juaj i dashur

Sunday, 12 January 2014

Po të ketë sikur edhe një grimcë krenarie në atë person, Shpirti i Shenjtë kurrë nuk do të hyj atje

E Dielë, 5 Janar 2014, ora 19:34

Bija Ime fort e dashur, kur Zjarri i Shpirtit të Shenjtë hyn në shpirtin e një personi, reagimi i parë është ai i lotëve. Reagimi i dytë është ai i hutimit. Reagimi i tretë është të kuptuarit se diçka e mbrekullueshme – një kuptim i brëndshëm i të Vërtetës së Hyjit dhe gjithçka që Ai dëshiron – e ka pushtuar pikërisht këtë shpirt. Papritur, një paqe bie si dhe një kuptim i qartë i misterit të Ekzistencës së Hyjit – Dashuria e Hyjit. Të gjitha gjërat, që janë sipas Fjalës së Hyjit, bëhen të qarta.

Vetëm ata që e kanë dorëzuar vullnetin e tyre tek Hyji dhe që e kanë hequr gjithë krenarinë dhe intelektin njer
ëzor dhe që i kanë dhuruar këto gjëra tek Ai janë të aftë ta marrin këtë Dhuratë të Shpirit të Shenjtë. 

Po të ketë sikur edhe një grimcë krenarie në atë person, Shpirti i Shenjtë kurrë nuk do të hyj atje.

Vetëm ata që me të vërtetë besojnë se Hyji është I Gjithë-Pushtetshëm dhe se njeriu është asnjë dhe i padenjë të qëndroj para Tij, mund ta dorëzojnë vullnetin e tyre. Vetëm atyre që pranojnë të bëjnë gjithçka që ju kërkohet, për të bërë Vullnetin e Shenjtë të Hyjit, sipas Fjalës së Tij, mund t’ju jepen Dhuratat për të shpallur Fjalën, që do të kenë ndonjë rezultat të vërtetë.

Çdo njeri që pohon se shpall të Vërtetën, dhe thotë se ai është i udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, kurrë nuk do të mburret për madhështinë e tij vetjake. Ai kurrë nuk do të tërheqi vëmëndje ndaj dhuntive, talenteve, dijes, shenjtërisë apo përulësisë s
ë tij. Sepse kur një njeri e bën këtë, në Emrin e Shenjtë të Hyjit, ai nuk është i bekuar me Shpirtin e Zjarrit – Flaka që ndez zemrat e njerëzve, që ata të reagojnë, me dashuri, ndaj Fjalës së Hyjit. 

Gjatë Kohës Sime në Tokë, Unë ja u bëra të qartë të gjithëve ju se ai që e lartëson veten para Meje do të flaket tutje në shkretëtirë. Ai që e përul veten para Meje do të lartësohet.

Jezusi juaj

Saturday, 11 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Në fillim ne shkuam në Judea dhe pastaj Biri im u çua në Indi, Persi, Egjipt, Greqi dhe Angli

E Shtunë, 4 Janar 2014, ora 13:50

Bija ime, përpara lindjes së Birit tim, vështirësitë ishin të dukshme në gjithçka që ra mbi ne. Unë shkova tek Elizabeta për ngush
ëllim, duke e ditur se ajo ishte e bekuar me dije, e dhënë asaj prej Shpirtit të Shenjtë. Unë, dhe bashkëshorti im i dashur, kërkuam këtë strehë paqeje, në një kohë kur ne ishim aq të shqetësuar duke e ditur se çfarë do të ndodhte.

Kur 
koha ime u afrua , çdo pengesë, e krijuar nga shpirti djallëzor, u vendos para nesh, në çdo hap që ne merrnim. Dyert na u përplasën në fytyrë; njerëzit që i njihnim na shmangeshin dhe ne mbetëm të braktisur në shkretëtirë. 

Dhe kështu ne përfunduam pa asnjë çati mbi kokë dhe në një strehë e përshtatshme vetëm për kafshët, ndërsa Mesia i Shenjtë erdhi në botë si një varfanjak. Nuk pati asnjë ceremoni, asnjë festim dhe asnjë lajmërim. Kishin mbetur vetëm pak njerëz për të më ngushëlluar mua në vetminë time. Por atëherë, kur Biri im lindi, e gjithë ndjenja e shqetësimit më kaloi. Ajo që ndjeva ishte një dashuri e Pranisë Më Hyjnore. Përfundimisht paqja mbretëroi në Zemrën time.

Prej Fuqisë s
ë Shpirtit të Shenjtë, ndihma dhe ngushëllimi na u dërgua, edhe pse ata ishin të pakët në numër. Edhe pse lindja e Jezu Krishtit ishte një ngjarje e përulët dhe e thjeshtë – ku fare pak njerëz ishin të përfshirë – fjala u përhap. Në këtë mënyrë punon Shpirti i Shenjtë. Shumë e kishin pritur lindjen. Shumë kishin dëgjuar për ngjarjen dhe shumë atëherë flisnin për atë. 

Kur u bë e ditur se Jezu Krishti, Mesia i premtuar njerëzimit, kishte lindur, kundërshtimi filloi të shtohet. Sulmi i egër nga Herodi dhe të gjithë shërbëtorët e tij, tregoi se sa shumë Prania e Hyjit futi frikë në zemrat e njerëzve të liq.

Që nga ajo ditë e tutje, unë u bëra mbrojtësja e Birit tim dhe bashkshorti im i dashur, Jozefi, organizoi sigurinë tonë në shumë raste pas kësaj. Ne kaluam shumë vite duke u endur nga një vënd në tjetrin. Sa shumë kundërshtime hasëm – sa shumë frikë, sa shumë urrejtje. Kjo ishte jeta jonë. 

Në momentin që Biri im u gjet në moshën 12 vjeç duke predikuar në tempull, ne e fshehëm Atë.

Familja e Jozefit u përfshi me nxjerrjen tonë nga v
ëndi dhe për shumë vjet ne udhëtuam. Në fillim ne shkuam në Judea, dhe pastaj Biri im u çua në Indi, Persi, Egjipt, Greqi dhe Angli. Kudo që shkonim Prania e Birit tim krijonte shumë mbrekullira, edhe pse Ai kurrë nuk e tregonte Veten publikisht si Mesia. Ai kishte kujdes të mirë dhe ne e shikonim Atë shumë. Ne jetonim në paqe, dashuri dhe harmoni, dhe vetëm për bashkëshortin tim, Josef, ne nuk kishim se ku të shkonim për të mbrojtur Birin tim deri sa filloi Misioni i Tij publik. 

Dhe tani që Ardhja e Tij e Dytë është e pashmangshme, çdo pengesë do të vendoset para Ardhjes së Tij. Çdo Fjalë e dalë prej goj
ës së profetes së Tij do të shqyhet copë copë dhe do të përbuzet. Vetëm një numër i vogël njerëzish do ta mbajnë të fshehur të Vërtetën rreth këtij Misioni dhe shumë dyer do të përplasen në fytyrën e atyre që ndjekin udhëzimet e Tij. Ky Mision është një mision i vetmuar për ty, bija ime, dhe ti je udhëzuar të mbetesh e bindur në të gjitha gjërat që të janë bërë të njohura nga Hyji. 

Ndihma do të dërgohet. Ndihma gjithashtu do të ndaloj kur ajo është Dëshira e Birit tim. Ndërsa fare pak shihen ta ndjekin këtë Mision, miliona më shumë besojnë plotësisht në të. Sepse Fjala e Hyjit gjithmonë do të tërheqi ata të Tijët, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Dhimbjet e lindjes kanë filluar dhe lindja nuk do të zgjasi shumë. Së shpejti lindja e një fillimi të ri do të agoj dhe më pas Dita e Zotit përfundimisht do t
ë arrij. Fëmijë, të keni paqen, sepse të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin para se Toka të pastrohet nga mëkati.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Friday, 10 January 2014

Unë gjithmonë do t’ju përgjigjem atyre prej jush që lypin Mëshirë për shpirtrat e tjerë

E Shtunë, 4 Janar 2014, ora 13:40

Bija Ime fort e dashur, edhe pse Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, Unë gjithmonë do t’i përgjigjem atyre prej jush që lypin Mëshirë për shpirtrat e tjerë. Unë ju premtoj, se përmes recitimit të Lutjeve t
ë Mia të Kryqëzatës dhe lutjeve të tjera, në të cilat ju më kërkoni Mua të tregoj Mëshirë, Unë do të dëgjoj dhe do të veproj në përputhje me kërkesat.

Mëshira Ime është pakufi dhe i mbulon të gjithë mëkatarët kur ata dhe të tjerët kërkojnë shpengim. Dashuria Ime është e pafund. Dhembshuria Ime është e pashteruar. Asnjë njeri të mos e dyshoj ndonjëherë Premtimin Tim dhe Dëshirën Time për të shpëtuar gjithsecilin, duke përfshirë edhe armiqtë e Mi. Unë ju bëj thirrje ju, ndjekësve të Mi të dashur, në gjithë botën – përfshi ata që nuk janë të njohur me këto Mesazhe – të luteni, të luteni, të luteni për shpirtrat tuaj dhe të tjerëve. 

Kjo përfshin besimtarët, jo-besimtarët dhe ata që nuk e dinë të Vërtetën.

Dashuria Ime për ju është gati për t’u parë, ndjerë dhe jetuar nga të gjithë ju. Ajo që ju duhet të bëni është të reagoni ashtu si ju kam mësuar Unë. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua. Të jeni të mëshirshëm kur ju lëndojnë duke u lutur për ata. Të jeni bujar me kohën tuaj duke punuar fort dhe duke u lutur për të shpëtuar shpirtrat e atyre që janë tepër të larguar nga Unë.

Kjo është Dëshira Ime më e madhe. Shkoni në paqe.

Jezusi juaj


Thursday, 9 January 2014

Shumë do t’ju zbulohet fëmijve të Hyjit, para Ditës së Madhe të Zotit

E Premte, 3 Janar 2014, ora 21:45

Bija Ime fort e dashur, kur profetët e vjetër u thirrën nga Hyji për të shpallur të Vërtetën, ata nuk ishin - asnjë prej tyre - tepër entuziast me Kupën e Fjalës së Vërtetë të Hyjit të dhënë atyre. Ishte kaq e vështirë për secilin prej tyre – shumë prej të cilëve nuk ishin të mësuar në Fjalët e Shkrimit të Shenjtë – ku shumë prej asaj që ju jepej atyre nuk kishte asnjë kuptim për ata. 

Por Fuqia e Shpirtit të Shenjtë i tërhiqte ata dhe kjo i bënte të aftë të flisnin Fjalën e Hyjit, pikërisht ashtu si ju jepej atyre. Shumë u trëmbën nga frika. Disa u larguan. Ata që u larguan u kthyen përsëri. Kur Hyji dërgon një profet, do të thotë se diçka me rëndësi të madhe është e planifikuar prej Tij. Profetët, lajmëtarët nga Hyji, vetëm i zbulojnë botës atë që është e nevojshme për shpëtimin e shpirtrave.

Bija Ime, le të b
ëhet e ditur se ky Mision do të jetë i tillë ku Zëri i Hyjit do të ndjehet, sikur të ishte bubullimë, që do të ndjehet në çdo pjesë të Tokës. Shumë do t’ju zbulohet fëmijve të Hyjit para se Dita e Madhe e Zotit të agoj. 

Është e rëndësishme që kjo të ndodhi, sepse nëse Ai nuk do ta paralajmëronte njerëzimin, atëherë Ai nuk do ta përmbushte Premtimin e Tij të bërë profetëve – Moisiut, Danielit dhe Gjonit. Kur Hyji e bën një Premtim ai gjithmonë përmbushet

Kurrë mos ju trëmbni një profeti të vërtetë, sepse ata flasin Fjalët e vëna në gojën e tyre prej Hyjit për të mirën tuaj.

Të dëgjohet Fjala e Hyjit të flitet sot mund të shkaktoj frikë. Ajo mund të jetë shqetësuese dhe mund të shkaktoj ankth. Por, pa Fjalën e rip
ërtërirë, e bërë të marri frymë përsëri dhe të jetoj mes jush, ju do ta shikoni se hapësira – distanca mes jush dhe Hyjit – është tepër e gjërë. Hapësira mbyllet tani, pasi Fjalët e Mia, të sjella tek ju nga Ati Im, do t’ju japin ngushëllim – më shumë gëzim se hidhërim, më shumë kurajo se frikë dhe më shumë lehtësim se vajtim. 

Dëgjoje me kujdes këtë, bija Ime. Ju kurrë nuk duhet të provoni të më shtyni Mua tutje kur gjithçka që Unë dua të bëj është që t’ju mbështjell të gjithëve ju brënda Krahëve të Mi të Shenjtë dhe t’ju sjell drejt Zemrës Sime. Fjala Ime mund të jetë e rëndë, profecitë e Mia të vështira për t’u dëgjuar dhe veprat e liga të njerëzve tepër shqetësuese për t’u parë, por kurrë mos harroni se të gjitha këto gjëra duhet të kalojnë. Ato do të harrohen. Ato do të kenë vetëm pak pasoja. Sepse bota, jeta përpara jush, do të sjelli me vete gëzim të madh dhe të qeshura, sepse Dashuria e Hyjit do të ndjehet në çdo vënd, çdo shtëpi, çdo shpirt dhe n
ë çdo zemër. 

Kjo është pjesa finale e Planit Tim për të shpëtuar Tokën dhe çdo krijesë të gjallë. Ajo do të paraqesi shumë vështirësi dhe sprova. Mizoria e njeriut do të jetë më tepër e vështirë nga të gjitha për t’u përballuar dhe refuzimi Im, Jezu Krishtit, do të jetë goditja e fundit në Sytë e Atit Tim. Prapë ky konfrontim final nuk do të zgjasi shumë para se njeriu të p
ërjetoj urrejtjen e tmerrshme, që ekziston në botë. 

Fuqia e Qiellit nuk është për t’u nënvlerësuar, sepse Ndërhyrja e Atit Tim do të jetë tepër e fuqishme për t’u duruar nga armiqtë e Tij. Prandaj të jeni të qetë. Pranojeni Ndërhyrjen e Hyjit – Veprën e Tij të Madhe të Dashurisë, e dhënë juve prej Fjal
ës, e cila del prej gojëve të profetëve të Tij. Të gjitha këto gjëra janë për t’ju mbrojtur juve, për t’ju sjellë më pranë Meje dhe për të krijuar një Fillim të Ri ku nuk do të ketë fund. 

Jezusi juaj

Tre ndër katër do të më mohojnë Mua

E Enjte, 2 Janar 2014, ora 20:40

Bija ime, koha kur e gjithë njohuria publike se Kush Jam Unë, të bëhet veçse një shkëndijë e zbehtë në fitilin e një qiriri, që është djegur deri në fund, është pothuajse afër.

Ata që thonë se janë nga Unë do të flasin pak për Mua. Ata që janë besnikë ndaj Meje do të tronditen kur të shikojnë se sa shumë do të më mohojnë Mua. Koha kur besimtarët do të veçohen nga ata që do të çohen në udhë të gabuar është pothuajse afër. Në ato ditë që do të vijnë, të verbërit, të shurdhët dhe ata që nuk kanë arritur të qëndrojnë në gadishmëri ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, do të mblidhen me miliarda dhe do të pranojnë një doktrinë të rreme – jo nga Unë.

Kur të dëgjoni të flitet për ripërtëritjen e betimit fetar, e cila do të jetë një formë e Sakramentit të Konfirmimit, dijeni se kjo do të jetë e rreme. Ajo nuk do të ketë kuptim në Sytë e Mi. Ajo do të prezantohet nga profeti i rremë si pjesë e planit të tij global për të bashkuar të gjitha fetë në botë. Hyjnia Ime do të lihet mënjanë. Fjala Ime do të harrohet dhe do të groposet, ndërsa Mësimet e Mia do të shtrëmbërohen, me qëllim që të detyroj besimtarët të pranojnë një formë të re të ashtu-quajtur ungjillizim.

Fjala Ime, megjithatë, do të mbetet e gjallë, sepse ata që do të qëndrojnë në Kishën Time, ashtu si u krijua që nga fillimi, nuk do të më mohojnë Mua. Tre ndër katër veta do të më mohojnë Mua. Vetëm Ushtria Ime e Mbetur do të qëndroj pas Meje dhe do ta ruaj Fjalën Time dhe shumë prej tyre do të jenë të hutuar. Ata shpirtra të gjorë, që do të qëndrojnë në Kishën Time kur ajo të jetë e mbërthyer nga doktrina e re, nuk do të dinë se nga të kthehen. Atyre Unë ju them këtë. Qëndroni të fortë. Qëndroni të palëkundur. Mos më mohoni Mua. Lutuni për Udhëzimin Tim dhe vashdoni të më shërbeni Mua, ashtu si e keni bërë gjithmonë. Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, prej atyre që pohojnë se po veprojnë për të mirën e të gjithëve – të gjitha feve – ktheni shpinën, sepse do t’ju kërkohet të mbështesni paganizmin, që do të maskohet si Krishtërimi.

Ndërsa këta mashtruesa, armiqtë e Hyjit, të pushtojnë Kishën Time, brënda hierarkisë së saj, Ati Im do të dërgoj një Ndëshkim të tmerrshëm. Ai do ta lëvizi botën prej boshtit të vet dhe asnjë burrë, grua apo fëmij nuk do të jetë në gjëndje t’i shpërfilli këto përmbysje. Kur armiqtë e Mi e sulmojnë Trupin Tim Mistik, ata do të shkaktojnë shumë dëme, shumë rrëmujë dhe do të largojnë shumë nga e Vërteta. Por ata kurrë nuk do ta shkatërrojnë Kishën Time, sepse Ushtria Ime e Mbetur kurrë nuk do të heqi dorë nga e Vërteta apo të detyrohet t’i betohet për besnikëri Satanit apo agjentëve të tij.

Shumë luftra do të shtohen tani dhe stuhitë dhe tërmetet do të shtohen, deri kur Ulërima e Zemërimit të Atit Tim të ndjehet ngado.

Ata armiqtë e Mi, që ecin mes jush dhe që e keq-drejtojnë Kishën Time, ta dinë këtë. Unë kurrë nuk do t’ju lejoj t’i fitoni ata shpirta për të cilët Unë dhashë Jetën Time. Arroganca juaj do të jetë jetë-shkurtër, veprat tuaja djallëzore do të ndalojnë dhe përpjekjet tuaja për të lënduar shpirtrat që ju i keni damkosur do të kenë një fund të shpejtë. Ju kurrë nuk do të ngriheni kundër Fjalës së Hyjit, pa Ndërhyrjen Hyjnore që do të bier mbi ju. Besnikëria juaj ndaj të ligut do të përfundoj në shkatërrimin tuaj dhe kujdo që ju arritët ta mashtronit. Kur ju përpiqeni të përparoni drejt portave të Parajsës duke u mburrur për besnikërinë tuaj ndaj Satanit, ju do të goditeni, do të lidheni me zinxhirë dhe do të hidheni në humnerë, pa u treguar asnjë Mëshirë ndaj jush.

Shkoni tani, të gjithë ju që dëshmoni këto gjëra që do të vijnë, dhe të qëndroni gati gjatë gjithë kohës. Ju duhet të vazhdoni të më shërbeni Mua, sepse ka vetëm një Zot.

Jezusi juaj