Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 31 May 2014

Hyji Atë: Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet

E Hënë, 26 Maj 2014, në 16:22

Bija Ime më e dashur, koha do të vij kur Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet si një alternativë për të nderuar zotat e rremë.

Kur feja mbarë botërore të shfaqet, ajo do të bëhet me kujdes, për të mos dhënë përshtypjen se Unë, Ati I Përjetshëm, nuk Jam duke u nderuar më. Nëse Unë nuk Jam nderuar atëherë kjo lutje e re do të bëhet një paturpësi dhe kurrë të mos recitohet, nëse fëmijët e Mi duan të qëndrojnë me Mua dhe që dëshirojnë Jetën e Përjetshme. Shumë më mirë nëse qëndroni të heshtur sesa të shqiptoni një fjalë të blasfemisë, që do të futet në të gjitha kishat ngado, të cilat më nderojnë Mua, Atin tuaj dhe që e pranojnë Birin Tim, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj.

Fjalët, që adhurojnë Emrin Tim dhe atë të Birit Tim, do të shtrëmbërohen dhe shprehjet, që i referohen Birit Tim, do të përfshijnë terma të tilla si “Jezusi i Dritës”. Kjo lutje e re do të theksoj superioritetin e njeriut, përgjegjësinë e tij për të siguruar mirëqënien e vëllait të tij dhe për të mirëpritur, si një të vetme, të gjitha fetë për të nderuar Hyjin.

Të gjitha referencat ndaj Birit Tim, sipas mënyrës në të cilën Ai duhet adhuruar, do të zëvendësohen nga ky titull i ri që ata do t’i japin Atij. Botës do t’i thuhet të nderoj bukurinë e Tokës; mrekullitë e botës të krijuara nga një Zot I Cili është Një për të gjithë dhe I Cili pranon çdo lloj adhurimi. Kjo do të jetë koha kur bota do të bashkohet në një botë, si një fe pagane. Për arsyen se shumë shprehje fetare do ta ngatërrojnë këtë lutje të re, do të jenë ata që janë të bekuar me dijen të cilët do ta kuptojnë në të vërtetë se çfarë po ndodh.

Sa të kota do të jenë përpjekjet e tyre, sepse ata që e sjellin këtë errësirë mbi fëmijët e Mi do të vuajnë për refuzimin e tyre ndaj Krijuesit të tyre. Dhe kur kjo lutje të pranohet, një paturpësi tjetër do të kryhet – futja e Fjalës së rishkruar, e cila nuk do të përmbaj asnjë përveçse fryte të kalbura.

Me kalimin e kohës, një simbol i veçantë, që do të përfaqësoj zotin e ri të krijuar nga njeriu, do të krijohet, prandaj do të duket tek ata që do ju kërkohet ta mbajnë atë se janë duke bërë një gjë të mirë duke treguar solidaritet ndaj njëri tjetrit. Të gjitha këto gjëra, do t’ju thuhet atyre, janë për të mirën e të gjithëve, ku detyra juaj e parë është të kërkoni përsosmërinë e njeriut. Kjo, do t’ju thonë ata, është e rëndësishme para se ju të përballeni me Zotin. Ju nuk mund të bëni Vullnetin e Zotit nëse nuk kërkoni drejtësi për të çliruar njerëzimin nga prangat e persekutimit fetar, varfërisë dhe luftrave. Fokusi do të jetë mbi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me Krijimin Tim – Tokën; kombet; popujt dhe udhëheqësit politikë. Të gjitha do të lidhen së bashku si një e vetme me qëllim që t’i shërbehet Zotit më mirë, do të thonë ata. Gjithçkaje që ata do t’i shërbejnë do të jetë mbreti i gënjeshtrave, i cili do t’i shkaktoj të gjitha këto gjëra. Dhe, ndërsa bota do ti brohorasi këto përparësi në dukje themeltare në çështjet globale, humanizmi do të detyrohet drejt paganizmit. Paganizmi do të sjelli me vete një errësirë të tmerrshme të shpirtit. Pastaj, për gjithçka që është ngritur kundër Meje, Unë do t’i replikoj paturpësitë e tyre – mbi Tokën që ata ecin; ujin që ata pijnë; malet që ata ngjiten; detet që ata përshkojnë dhe shiun, që ushqen të mbjellat e tyre.

Beteja mes të fortëve, krenarëve dhe të ligut mes njerëzimit dhe Meje, Atit të tyre të Përjetshëm, Krijuesit të tyre, do të jetë një betejë e luftuar fortë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/26/god-the-father-the-credo-prayer-which-acknowledges-who-i-am-will-be-changed/

Wednesday, 28 May 2014

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Hyjit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato

E Premte, 23 Maj 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, ejani, të gjithë ju që më doni Mua, dhe më sillni Mua dashurinë tuaj, sepse Unë Kam nevojë të madhe për ngushëllim. Unë Jam Jezusi juaj, Biri i njeriut, Shpëtimtari i botës dhe prapë Unë lotoj. Çdo Hir i dhuruar tek njeriu është kthyer mbrapsht tek 
Unë prej shpirtrave mosmirnjohës. Zemra Ime bujare është e hapur, me qëllim që Unë të mund t’ju tërheq të gjithëve drejt Meje, por ju largoheni. Madje edhe ata prej jush që më duan Mua nuk më dhuroni Mua kohën e tuaj. Në vënd që të flisni me Mua, ju flisni me njëri tjetrin për Mua. Shumë biseda rreth Misterit të Planeve të Hyjit dhe çfarë do të vij mund të shkaktoj shpërqëndrim dhe trazira. Analiza të tepërta dhe të ashtu-quajturat debate inteligjente ju largojnë nga Unë.

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Hyjit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato. Unë kurrë nuk ju kërkova ta kuptoni Misterin e Hyjnisë Sime, sepse shpirtrat që me të vërtetë më duan Mua do të më duan Mua për Kush Unë Jam dhe jo për çfarë Unë sjell.

Ata nuk do të kërkojnë lavdi për veten e tyre. Ata nuk do ta zhvillojnë p
ërshpirtmërinë e tyre thjesht për të fituar një vënd në Mbretërinë Time. Ata kurrë nuk do t’i përdorin njohuritë e tyre për Mua në një mënyrë mburrëse për të fituar pikë. Shpirtrat që do të banojnë brënda Meje janë shpirtrat që nuk kërkojnë asgjë, vetëm atë që ata e kërkojnë për të mirën e shpirtrave të tyre dhe atë të të tjerëve.

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua, ju nuk flisni dhe bërtisni se sa shumë ju thoni se më njihni Mua. Ju thjesht duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe t’i ndiqni Mësimet e Mia me një shpirt, që është i zbrazët nga krenaria. Prandaj, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, ju do të kaloni më pak kohë duke u munduar të përcaktoni çfarë Unë ju kam thënë; çfarë Unë ju kam mësuar dhe çfarë Unë ju premtova. Unë kërkoj që ju të vini tek Unë dhe të kaloni më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Kur ju e bëni këtë, Unë do ta shfaq Veten Time tek ju më qartë dhe ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë do të thotë në fakt të më shërbeni Mua me të vërtetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/23/you-do-not-have-to-understand-the-ways-of-god-you-must-simply-accept-them/

Nëna e Shpëtimit: Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

E Enjte, 22 Maj 2014, në 15:26

Fëmijët e mi të dashur, vuajtja, të cilën Biri im e duron, për shkak të mëkateve të njeriut, është intensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë – ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumë njerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku nuk e pranojnë Hyjin e Trinisë, si dhe ata që pohojnë të jenë të Krishterë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkat mortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. 
Për çdo vepër herezie të kryer, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur në Kurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron. Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kur çdo mëkat kundër Hyjit do të mohoet, po ashtu dhe vuajtja e të Krishterëve të vërtetë do të rritet.

Ndërsa vuajtja është një gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij është e padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëse ju e pranoni vuajtjen si një bekim, se sa ta shikoni si një mallkim, ju do ta kuptoni se si Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonë do t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jo vetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’ju shfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’i shlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birin tim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje për ata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në të vërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, pa ligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra të tillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë në kontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata do të bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort për t’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra, lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët për t’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë të Krishterët të qëndrojnë vigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satani, për të pushtuar shpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim. Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetër dhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve të tij.

Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj, sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesë pjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse pa atë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke u ushtruar në botë në këtë kohë kundër Krishtërimit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biri im ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme. Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur, Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndroni besnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimin tuaj.

Lutja e Kryqëzatës (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Hyjit, Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit, lutu që ne të mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit në çdo kohë. Na përgatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për të refuzuar herezinë.

Mbroji të gjithë fëmijët e tu në kohë mundimesh dhe na jep secilit prej nesh Hiret për të qenë të guximshëm kur të sfidohemi për ta refuzuar të Vërtetën dhe për ta mohuar Birin tënd.

Lutu, Nëna e Shenjtë e Hyjit, që të na jepet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar të Krishterë sipas Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Amen.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kur e recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Shkoni në paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/22/mother-of-salvation-as-christians-you-must-prepare-to-fight-for-your-faith/

Tuesday, 27 May 2014

Grupet që do të promovojnë herezi kundër Biblës së Shenjtë do të përndjekin ata që do të mbeten të palëkundur në Besim

E Mërkurë, 21 Maj 2014, në 20:40

Bija Ime fort e dashur, Ati Im dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të tregojnë dashuri dhe bamirësi ndaj njëri tjetrit. Mëkati po përhapet kaq shpejt, si një rezultat i drejtpërdrejtë i mëkatit të krenarisë, sa infektimi, sidomos mes atyre që deklarojnë të jenë të Krishterë, ka marrë shumë shpirtra që dikur ishin të afërt me Zemrën Time të Shenjtë.

Satani, dhe çdo demon që ai e ka dërguar për të shkatërruar njerëzimin, ka krijuar shumë përçarje në botë. Ata janë duke u përpjekur për t’i çuar kombet dhe komunitetet në grindje me njëri tjetrin. Sulmet terroriste do të bëhen më shumë të shfrenuara, por shënja më serioze do të jetë në formën e persekutimit të Krishter
ëve. Kurrë më parë të Krishterët nuk do të jenë kaq të poshtëruar – e drejta e tyre e lirisë së fesë do të cënohet dhe e drejta e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës do të dhunohet – ashtu si do të jenë tani.

T
ë Krishterët do të vihen në shënjestër jo vetëm nga armiqtë e Mi, por ata do të kthehen gjithashtu kundër njëri tjetrit. Grupet që do të promovojnë herezi kundër Biblës së Shenjtë do të përndjekin ata që do të mbeten të palëkundur në Besim. Ata publikisht do t’i kritikojnë ata, do ta tallin besnikërinë e tyre ndaj të Vërtetës dhe do të përndjekin çdo shpërbëtor të shenjtë Timin që guxon ta sfidoj tradhëtinë e tyre ndaj Meje, Jezu Krishtit.

I ligu më lufton Mua, në këtë kohë, me një zemërim të tërbuar, sepse e di se Koha Ime është pothuajse afër. Dallojeni çdo formë të persekutimit kundër jush, si një i Krishter
ë, një vizionar i vërtetë, profet apo shërbëtor i shenjtë, për çfarë është. Një fyerje e lig dhe vulgare mbi Mua, Jezu Krishtin tuaj të dashur. Kujtoni, ndjekësit e Mi të dashur, ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj persekutimit, prej dashurisë suaj për Mua. Lutuni për ata shpirtra të gjorë që e kanë lejuar të ligun të dali prej gojëve të tyre. Të jeni të duruar dhe të qetë kur të dëshmoni persekutimin kundër të Krishterëve, sepse vetëm Hyjnia Ime është e Përjetshme. Veprimet, sjelljet e liga, apo herezitë kundër Meje, do të zhduken në çast. Dhe vetëm ata që janë me të vërtetë për Mua do të gjejnë paqe dhe shpëtim.

Lutuni për persekutorët dhe torturuesit tuaj, sepse kur e bëni këtë, ju e dobësoni fuqinë e të ligut.

Satani është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës

E Martë, 20 Maj 2014, në 11:14

Bija Ime fort e dashur, njeriu që nuk beson në djall nuk beson në mëkat. Ai që deklaron se i ligu është në mëndjen e atij që beson është i aftë ta pranoj ligësinë në çdo lloj maske dhe, gradualisht, do të krijoj imunitet prej saj.

Kur i ligu shpërfillet, Satani ka arritur një fitore të madhe, sepse mbreti i gënjeshtrave shkon deri atje sa ta maskoj të ligën dhe ai zakonisht e bën këtë duke paraqitur argumentin për të reklamuar tolerancen në shoqëri. Kur inteligjenca njerëzore është përdorur për të argumentuar të gjitha arsyet racionale për të justifikuar të ligun, këta shpirtra, fajtorë për përhapjen e të pavërtetave të tilla, do të bëhen shënjestra kryesore e të ligut.

Kur një shpirt e lejon atë të hyj, mashtruesi i madh do ta bindi gjahun e vet se ata po veprojnë në besim të mirë dhe për të mirën e botës, kur ata i justifikojnë veprat djallëzore, që janë kundër Hyjit.

I ligu e ka krijuar mashtrimin e tillë sa shumë njerëz, të cilët nuk besojnë më tek Satani apo lig
ësia që ai e ka përhapur në mbarë botën, do të bëhen të paaftë të dallojnë ndryshimin mes çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Këta njerëz do të argumentojnë dhe do të shprehin çdo pikpamje racionale për të reklamuar imoralitetin në të gjitha aspektet. Pastaj njeriu që guxon ta mbroj virtytin do të trajtohet si i lig prej tyre. E tillë është mënyra e njerëzimit në botë sot. Kur ekzistenca e të ligut të refuzohet, atëherë mohoet edhe ekzistenca e Satanit. Kjo është kur mbreti i gënjeshtrave dhe çdo armik i Imi fiton forcë dhe viktimat e tij të gatshëm, që do të veprojnë si zëdhënësit e tij, do të bëhen të pakapshëm ndaj Hireve Hyjnore.

Kur Satani është refuzuar nga Kisha Ime në Tokë, atëherë fare pak mund të bëhet për ata që me të vërtetë janë infektuar nga i ligu. Kur Kisha Ime e mohon ekzistencën e bishës apo humnerën e përjetshme në të cilën ai dhe të gjithë ëngjëjt e rënë janë hedhur, atëherë do ta dini se e Vërteta nuk ju është zbuluar fëmijve të Hyjit.

Nëse njerëzit nuk i njohin rreziqet që Satani shkakton mbi shpirtrat, atëherë ata nuk do të jenë në gjëndje ta armatosin veten kundër të ligut. Kur kjo të ndodhi, Mësimet e Vërteta të Hyjit nuk pranohen më për çfarë ato janë.

Koha nuk ndryshon në Mbretërinë Time. Satani është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës. Kaq i kujdesshëm për t’u fshehur, ai është mjeshtri i mashtrimit sepse ai gjithmonë do ta paraqesi të mirën si të ligë dhe të ligën si të mirë. Vetëm ata sytë e të cilëve janë me të vërtetë të hapur ndaj Hyjit do ta kuptojnë kërcënimin që ai shkakton në shpëtimin e botës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/20/satan-is-the-greatest-scourge-of-the-human-race-and-his-contamination-is-lethal/

Saturday, 24 May 2014

Ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë

E Dielë, 18 Maj 2014, në 19:15

Bija Ime fort e dashur, të gjitha profecitë e dhëna ty do të fillojnë tani të derdhen – nga një pikë e nga një pikë, deri sa të gjitha do të vërshojnë me shpejtësi ashtu si uji rrjedh nga çezma. Incidentet, veprimet dhe sjelljet, që kanë lidhje me Kishën Time në Tokë, së shpejti do të dëshmohen nga ju. Ata që bëjnë deklarata përçmuese rreth Fjalës Sime të Shenjtë do të heshten, kaq të tronditur do të jenë nga ngjarjet që do të vijnë.

Gjithçka që vjen nga Unë vjen nga Ati Im. Kur Ati Im i dikton detajet e ngjarjeve të ardhshme, si pjesë e Misionit të Tij për të shpëtuar shpirtrat, të jeni të sigurtë se ato do të ndodhin. Ndërsa epoka e re e reformave radikale në Kishën Time fillon, shumë grupe jo-
Krishtere do të përkrahen.

Dhe, ndërsa Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat, Unë kurrë nuk do ta lejoj Fjalën Time – mbi të cilën Kisha Ime është ndërtuar – të flaket tutje. Ata që nuk më pranojnë Mua, sepse nuk besojnë në Kush Jam Unë, do të jenë të mirëpritur në Shtëpinë Time. Atyre do t’ju tregohet çdo mikpritje; do të trajtohen me nderim të madh; do t’ju jepen dhurata dhe prapë ata do të refuzojnë ta pranojnë Zotin e tyre. Pastaj, me kalimin e kohës, ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë.

Të Krishterëve do t’ju thuhet se Hyji do të presi prej tyre që t’i mirëpresin jo-besimtarët në Kishë. Se disa praktika, të cilat më nderojnë Mua, do të duhet të përshtaten me qëllim që të mos shkaktojnë fyerje ndaj këtyre vizitorëve. Së shpejti, Shtëpia Ime, nuk do të më përkasi më Mua, sepse do të ketë fare pak diskutime mbi Fjalën Time të Shenjtë të Vërtetë.

Fjalët e reja, të cilat ata do t’ju thonë se dalin nga Buzët e Mia, do të përdoren nga Kisha Ime në Tokë për të mirëpritur të panjohurit në Shtëpinë Time. Dhe, ndërsa Unë rri i ulur me qetësi në një qoshe, ata do të shkaktojnë trazira në Shtëpinë Time; do të heqin gjërat e çmuara dhe të gjitha simbolet, që janë të shoqëruara me Mua, Nënën Time të dashur dhe Udhën e Kryqit. Shtëpia Ime do të zhvishet nga të gjitha ato që Unë i mbaj të shtrenjta dhe mashtruesit do të zënë banëse atje.

Ajo do të bëhet një vënd i ceremonive përkujtimore të çuditshme; i lutjeve të reja dhe të çuditshme dhe libri i ri do të zëvendësoj të vjetrin. Kjo do të vazhdoj deri sa Unë të Jem detyruar të largohem nga Shtëpia Ime, pasi ajo do të jetë e padenjë për Praninë Time të Shenjtë. Të gjithë ndjekësit e Mi të pafajshëm, do të shikojnë vetëm çfarë ata besojnë të jetë një përpjekje për të modernizuar fenë Katolike.

Së shpejti Unë nuk do ta kem më çelësin e Shtëpisë Sime, sepse ata do ta heqin edhe këtë gjithashtu. Atëherë Unë do ta bëj Shtëpinë Time vetëm në zemrat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë besnikë, ndjekësve të Mi të dashur dhe atyre zemrat e të cilëve do të jenë të hapura ndaj Meje.

Shtëpia Ime është e juaja. Shtëpia Ime është për këdo.

Por kur Unë i mirëpres paganët në Shtëpinë Time, kjo nuk ju jep atyre të drejtën t’i detyrojnë fëmijët e Hyjit t’i pranojnë zakonet e tyre apo të lejojnë ceremonitë e tyre të ndodhin në Shtëpinë e Zotit.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni Besimin tuaj të përdoret në këtë mënyrë apo të kompromentohet, me qëllim që t’i lejoj paganët ta njollosin Shtëpinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/18/they-will-use-my-home-to-honour-pagan-gods-as-a-mark-of-respect-which-the-world-will-be-told-is-only-fair/

Friday, 23 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Hyjit

E Shtunë, 17 Maj 2014, në 15:54

Bija ime e dashur, kur Biri im dhuron favore të veçanta, mbi fëmijët e Hyjit, atëherë kjo do të thotë se pritet një përgjegjësi nga ana e marrësit. Për çdo Bekim, fëmijë të dashur, që ju merrni nga Biri im, ju gjithmonë duhet t’i jepni falenderime Hyjit. Kur Biri im dhuron Hire qiellore mbi një shpirt, shumë pritet nga ai person. Çdo shpirt duhet ta jetoj jetën e vet sipas asaj që i është mësuar nga Biri im.

Biri im e bën Praninë e Tij të ndjehet kur Ai është i thirrur. Sa më i hapur shpirti është ndaj Dashurisë së Tij, aq më shumë ai ose ajo do të afrohen tek Zemra e Tij e Shenjtë. Megjithatë, kur një shpirt e lartëson veten para Birit tim, kur është duke kërkuar ndihmën e Tij, asgjë nuk do të dali prej Tij. Hyji i do shpirtrat e përulët. Ai hedh Hire të mëdha mbi ata. Sa më shumë Hire që ata marrin, aq më shumë Ai do të jetë i Pranishëm brënda tyre. Pastaj, ndërsa Prania e Tij bëhet e ditur, ai shpirt do të jetë objekt urrejtje. Djalli tërhiqet pas shpirtrave që janë në Dritën e Hyjit. Pastaj ai do të përdori çdo mjet për ta poshtëruar shpirtin e zgjedhur dhe zakonisht e bën këtë duke mashtruar shpirtin e dobët që ai përdor, për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje mbi shpirtin e përulur.

Për fat të keq, shumë njerëz që më duan mua, Nënën e Hyjit, vijnë tek unë duke m’u lutur mua t’i ndihmoj ata në shkatërrimin e shpirtrave të tjerë. Këta shpirtra, më thonë ata, e meritojnë ndëshkimin e Hyjit. Kur ata kërkojnë p
ër Birin tim të hedh gjykim mbi shpirtra të tillë, për shkak të urrejtjes, që ndodhet në zemrat e tyre, lutjet e tyre kurrë nuk do të dëgjohen. Si mund të më doni mua, të adhuroni Birin tim dhe të premtoni besnikërinë tuaj ndaj të Vërtetës kur ju i urreni të tjerët? Oh sa dinak është i ligu kur ai i pushton shpirtrat e shenjtë, të cilët e kanë lejuar krenarinë t’i shpërqëndroj ata. Kur krenaria e mbërthen një shpirt, ai menjëherë e humbet dritën e vet. Sa më i errët ai bëhet aq më shumë ai e largon veten nga Drita e Hyjit.

Kur ju më kërkoni mua të ndërhyj, në emrin tuaj, me Birin tim, ju gjithmonë duhet të vini tek unë të mbushur me dashuri në zemrën tuaj. Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Hyjit, sepse kjo është e neveritshme për Atë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Qiell.

Ejani tek unë, fëmij të dashur, vetëm me dashuri në zemrat tuaja për armiqtë tuaj, dhe të gjitha lutjet tuaja do të përgjigjen sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/17/mother-of-salvation-you-must-never-curse-another-when-you-ask-for-gods-blessings/

Thursday, 22 May 2014

Unë Jam I Pranishëm tek personi që i do të gjithë, pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre

E Premte, 16 Maj 2014, në 16:05

Bija Ime fort e dashur, Unë ju kërkoj të gjithëve ju që më doni Mua t’i përkushtoni tek Zemra Ime shpirtrat e atyre që e refuzojnë Mëshirën Time. Unë ju kërkoj të më sillni Mua jo-besimtarët që nuk do ta pranojnë Ekzistencën Time dhe ata që, edhe po të qëndroja para tyre si person, prapë do të më refuzonin Mua. Këta shpirtra të ngurtësuar gjejnë ngushëllim në forma të tjera të kënaqësive shpirtërore, sepse ata refuzojnë të më pranojnë Mua. Po ta pranonin të Vërtetën, ata do të gjenin paqen e madhe të brëndshme, të cilën asnjë formë tjetër e praktikave shpirtërore nuk mund ta dhuronte. Ata që nuk besojnë tek Unë, apo tek Ai I Cili më dërgoi Mua, kurrë nuk do t’i mbushin shpirtrat e tyre me paqe.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju sjell paqen e vërtetë në zemrat tuaja, sepse Unë u dërgova prej Atij I Cili ju krijoi për t’ju sjellë tek Ai. Përmes Meje, ju do të gjeni Atin Tim. Dhe kur Ati të bashkohet me fëmijët që Ai krijoi, paqja do të mbretëroj. Pa Paqen e Hyjit, kurrë nuk mund të ketë harmoni në Tokë. Atje ku nuk ka paqe, ju do ta dini se kjo është shkaktuar nga mungesa e shërbimit të përulët ndaj Hyjit.

Ata që janë të ditur mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë kurrë nuk duhet të harrojnë se çfarëdo njohurie ju mund të keni rreth Meje, ajo kurrë nuk duhet të përdoret kundër Meje. Me këtë Unë dua të them se ju duhet të besoni tek Unë për Kush Unë Jam. Më pranoni Mua me një zemër të thjeshtë. Kurrë mos e lejoni arrogancën ta errëzoj besnikërinë tuaj ndaj Meje. Ai që është i butë dhe me zemër të dashur më do Mua. Unë Jam I Pranishëm në atë që i do të gjithë – pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre. Unë Jam tek të gjithë që e jetojnë jetën ashtu si Unë i kam mësuar. Unë Jam gjithashtu I Pranishëm tek ata që nuk më njohin Mua, por që i ndjekin Cilësitë e Mia.

Kur Unë erdha në Tokë, Unë kurrë nuk u mburra për Njohuritë e Mia – Unë thjeshtë komunikoja të Vërtetën. Unë kurrë nuk hidhja fjalë të liga; persekutoja apo të qortoja ata që nuk më ndiqnin Mua. Unë kurrë nuk fola keq për ndonjë. Unë i pranova të gjithë fëmijët e Hyjit dhe çdo gabim që ata treguan drejt Meje. Unë kurrë nuk thashë se Unë do ta sakrifikoja Jetën Time për pak të zgjedhur. Jo, Unë e dhashë Veten për këdo dhe në veçanti për mëkatarët e rënduar. Unë kurrë nuk zgjodha një njeri mbi një tjetër. Unë kurrë nuk i hodha lavde njërit dhe të shaja tjetrin, sepse kjo do të kishte qënë e pamundur.

Unë kërkoja të përhapja të Vërtetën me shpresën se Fjala Ime do të dëgjohej. Unë solla paqe tek shumë shpirtra të trazuar të cilët e patën përulësinë të më dëgjonin Mua. Unë isha i prerë por i drejtë ndaj të gjithë atyre që më torturuan Mua për shkak të urrejtjes së tyre dhe të gjuhëve të liga. Unë nxorra demonë nga shpirtrat e atyre që u ngritën kundër Meje dhe ju dhashë Dhurata të mëdha atyre në vuajtje të madhe. Unë i shpërfilla ngacmimet e të ashtu-quajturve njerëzit e shenjtë të kohës, të cilët donin vetëm veten e tyre. Hyji nuk ishte kurrë një përparësi në jetën e tyre, kaq të zënë ishin duke u kujdesur pas nevojave të tyre personale. Por shpirtrat që Unë kërkoja më shumë ishin ata që nuk besonin në Zot. Ata u afruan tek Unë dhe nuk e kuptonin se përse ishin të tërhequr drejt Meje. Ata erdhën tek Unë me vullnetin e tyre të lirë, por shumë u sollën tek Unë nga ata shpirtra që më njihnin Kush Unë isha dhe Kush më dërgoi Mua. Për këtë arsye, Unë i mbulova ata me Hire të veçanta dhe ata u konvertuan menjëherë.

Sot, ndërsa Unë flas me ju para Ditës së Madhe, Unë dëshiroj që ju të më sillni Mua shpirtrat e jo-besimtarëve. Ju duhet ta bëni këtë përmes lutjes dhe duke recituar këtë Kryqëzate Lutje (150) Për të shpëtuar shpirtrat e jo-besimtarëve:

I dashur Jezus, unë kërkoj që Ti të shpëtosh të gjithë ata që, edhe pse jo për faj të tyre, refuzojnë të të pranojnë Ty. Unë ta ofroj Ty vuajtjen time që t’i sjell Ty shpirtrat e atyre që të refuzojnë Ty dhe për Mëshirën që Ti do të derdhësh mbi mbarë botën. Ki Mëshirë për shpirtrat e tyre. Merri ata në Strehën Tënde qiellore dhe falua atyre mëkatet. Amen.

Wednesday, 21 May 2014

Dashuria Ime, Mëshira Ime, Dhembshuria Ime do të jenë Hiri juaj i shpëtimit

E Mërkurë, 14 Maj 2014, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, Hiret të cilat Unë i dhuroj botës do t’i kthejnë jobesimtarët në ndjekësit e Mi të devotshëm. Ata do të konvertohen menjëherë dhe do të bien në tokë para Meje në shërbim të devotshëm.

Ata që më tradhëtuan Mua, përgjatë jetës së tyre dhe që më larguan Mua, do të afrohen dhe do të më luten Mua t’i pranoj ata si të Mitë. Megjithatë, ata që komplomentojnë kundër Fjalës Sime, do të jenë më të vështirë për t’u shpëtuar. Sepse ata janë më të vetëdijshëm se të paditurit mbi kuptimin e Fjalës Sime dhe prapë, duke e ditur, ata përpiqen ta rishkruajnë atë për t’ju përshtatur vetë-vlerësimit të tyre arrogant. Për gjithë njohurinë e tyre, ata nuk e shohin të Vërtetën, sepse refuzojnë ta shikojnë atë. Ata nuk do të shpallin të Vërtetën absolute por përkundrazi do ta përpunojnë atë, me qëllim që të mashtrojnë të tjerët.

Disa njerëz më kundërvihen Mua sepse ata besojnë se për arsye të thirrjes së tyre për të më shërbyer Mua, atyre ju janë dhuruar dije. Ata mendojnë se e kanë autoritetin, të dhuruar atyre nëpërmjet Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për të adaptuar Mësimet e Mia, me qëllim që të mos e ofendojnë shoqërinë moderne. Krenaria e tyre do të jetë shkatërrimi i tyre dhe rënia e tyre prej Hirit do të dëshmohet nga shumë, të cilët do të ndjehen të mashtruar sepse ata janë çuar në gabim. 

Të tjerët mes tyre e dinë me saktësi se çfarë janë duke bërë, sepse nuk jam Unë që ata i shërbejnë – është i ligu. Ata qëllimisht ecin mes jush për ta shkatërruar Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ata nuk do të pendohen, as dhe nuk do ta pranojnë Dorën Time, sepse ata besojnë në gënjeshtrat e bishës, që ju ka premtuar armiqve të Mi, për shekuj me radhë, parajsën e tij që do të vij. Dhe ata kanë zgjedhur të besojnë në këtë mashtrim të sajuar për shkak të lakmisë dhe ambicjes së tyre. Në kohën kur ata ta kuptojnë të Vërtetën, do të jenë hedhur në humnerë. Ata janë thjesht disa nga fatkeqët dhe të gënjyerit që do ta kenë mohuar ekzistencën e djallit, për çfarë ai është, dhe për humnerën e pafund në të cilën ai banon përjetësisht.

Unë i paralajmëroj të gjithë fëmijët e Hyjit se duke i ndjekur udhët e të ligut, duke e refuzuar Fjalën e Hyjit dhe duke kryer mëkat mortor, kjo do të çoj në ndëshkim. Kushdo që ju thotë ndryshe ju gënjen. Por Unë do ta shpëtoj të penduarin deri në sekondën e fundit, kaq shumë Unë dëshiroj të shpëtoj secilin prej jush.

Dashuria Ime, Mëshira Ime, Dhembshuria Ime do të jenë Hiri juaj i shpëtimit. Unë nuk dëshiroj t’ju frikësoj, por Unë duhet t’ju tregoj të Vërtetën. Duke ardhur tek Unë – pavarësisht se cilat janë besimet tuaja, deri në momentin e fundit – Unë do t’ju mbedh si të Mitë. Kurrë mos e harroni këtë Premtim. Unë premtoj se Unë do t’ju arrij deri në thellësinë e dëshpërimit tuaj.

Jezusi juaj


Tuesday, 20 May 2014

Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë përpara se Unë të kthehem

E Martë, 13 Maj 2014, në 08:50

Bija Ime fort e dashur, është gëzimi Im më i madh tek shikoj ndjekësit e Mi të dashur, që i janë përgjigjur Thirrjes Sime për të recituar 
Lutjet e Kryqëzatës, të cilat përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë do të shpëtojnë miliarda shpirtra.

Unë do ta përdor Kryqëzatën e Lutjeve për të ripërtërirë dhe pastruar shpirtrat e njerëzimit, në të njëjtën kohë, ndërsa Unë e ripërtërij fytyrën e Tokës. Ripërtëritja e madhe do të kryhet, gjithçka në të njëjtën kohë, me qëllim që bota të jetë gati dhe të bëhet e denjë të më pranoj Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin e kthyer.

Ashtu si shtetet mirëpresin mbretër, shumë pregatitje do të duhet para se mbreti të shkel këmbë në vëndet e tyre. Ju kurrë nuk do ta lejonit një mbret vizitues të arrij kur gjithçka është rrëmujë, e kalbur apo ku rrugët janë të mbushura me plehra. Megjithatë, përfaqësuesit e vëndeve të tilla do të sigurojnë që janë veshur dhe pregatitur ashtu si duhet për të takuar njerëzit e nderuar.

Ata do të kalojnë përmes mjaft vështirësive për të pregatitur një mikëpritje të madhe dhe do të kenë zgjedhur përfaqësues, të cilët ata i konsiderojnë të denjë, për të mirëpritur një mbret vizitues. Më në fund, ata do të pregatisin një ceremoni të madhe për të festuar ardhjen e mbretit dhe në ditën e madhe do t’i zbukurojnë rrugët dhe do të këndojnë himne të mëdha. Ata do të hedhin lavde mbi monarkun vizitues dhe shoqëruesit e tij. E tillë do të jetë në Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë, Jezu Krishti, të vij për të gjykuar.

Unë do të vij papritur nën tingullin e trumpetave dhe tingullin e ëmbël të Korit të Ëngjëjve. Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë përpara se Unë të kthehem. Pastaj do të ndriçohet në një shumëllojshmëri ngjyrash, të papara ndonjëherë më parë nga njeriu. Unë do të shfaqem tek çdo burrë, grua dhe fëmij, i çdo moshe, dhe do të jetë tronditje e madhe, por gjithashtu kënaqësi e madhe. Njerëzit nuk do t’u besojnë syve dhe shumë do të mbeten pafjalë – të tjerët do të derdhin lotë lehtësimi dhe gëzimi. Shumë do të jenë të papregatitur dhe do ta gjejnë këtë ngjarje të jetë kaq tronditëse sa do të derdhin lotë dëshpërimi, sepse do ta dinë në zemërat e tyre se si e refuzuan Mesian e Vërtetë dhe sa të padenjë janë të hyjnë në Mbretërinë Time. Por Unë ju them këtyre njerëzve tani. Në atë Ditë, ju duhet të më thërrisni Mua dhe të më kërkoni Mua t’ju fal. Pastaj edhe ju do të mblidheni në Mbretërinë Time të Re.

Ashtu si çdo mbret vizitor, Unë i kërkoj atyre mes jush, që më duan Mua, të pregatiten për këtë Ditë të Madhe. Besoni tek Unë, pregatisni shpirtrat tuaj, lutuni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave dhe ejani të veshur, të gatshëm, duke pritur – ashtu si një nuse e pret dhëndrin. Në atë Ditë, ju, fëmijët e Hyjit, do të bashkoheni në një me Mua në Bashkësinë e Shenjtë me Atin Tim për fillimin e botës së re dhe Epokës së Lavdishme që ju është premtuar që nga fillimi.

Të keni paqen. Pregatituni me një dashuri dhe thjeshtësinë e zemrës për këtë Ditë të Madhe. Mos ju trëmbni asaj. Mirëpriteni atë. Madje edhe po të jeni në errësirë të madhe, Unë do t’ju çoj në Dritën Time. Ajo që ju duhet të bëni është të zgjasni duart tek Unë dhe Unë do t’ju përqafoj si të Mitë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/13/the-sky-will-be-darkened-for-three-days-immediately-before-i-return/

Monday, 19 May 2014

Unë nuk i kërkoj të liqtë për t’i shkatërruar ata lehtë. Dëshira Ime e vetme është t’i shpëtoj ata të gjithë

E Dielë, 11 Maj 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime m
ë e shtrenjtë është të sjell dashuri, paqe dhe lumturi tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Kurrë Unë nuk e dëshiroj hakmarrjen, pavarësisht se sa të liga janë veprimet e njerëzve. As edhe nuk kërkoj të shkaktoj poshtërim për ndonjë, edhe pse ata mund t’i poshtërojnë të tjerët në Emrin Tim. Unë kurrë nuk kërkoj të shkatërroj reputacionin e njeriut kur ai është shkaku i shumë shkatërrimeve në botë. Unë nuk i kërkoj të liqtë për t’i shkatërruar ata lehtë. Dëshira Ime e vetme është t’i shpëtoj ata të gjithë. Unë kënaqem me shpirtrat e secilit prej fëmijve të Hyjit. Unë vazhdimisht i kërkoj ata. Unë përpiqem t’i tërheq ata tek Unë. Madje edhe ata që nuk e pranojnë Ekzistën Time po kërkohen nga Unë çdo ditë. Unë e bëj Praninë Time të ndjehet në jetën e tyre duke i mbushur shpirtrat e tyre me dashuri për të tjerët, duke treguar mirësinë brënda tyre, që të mund t’i mposhti mëndimet, sjelljet dhe veprimet negative.

Disa shpirtra afrohen natyrshëm ndaj Meje dhe Unë kënaqem me përgjigjen e tyre bujare dhe zemrën e butë. Të tjerët kanë një pengesë mes tyre dhe Meje, prandaj dhe Unë e kam të vështirë t’i prek shpirtrat e tyre. Por, Unë do të vazhdoj të përpiqem ta arrij atë shpirt në shumë mënyra të ndryshme, deri kur të mund t’i hap zemrat e tyre ndaj Fuqisë së Dashurisë së Hyjit.

Dashuria është forca shtytëse që çon në të gjitha gjërat e mira. Dashuria është e pranishme tek çdo fëmij i Hyjit që nga momenti që ata lindin. Dhurata e Hyjit e dashurisë e ndihmon njerëzimin ta mposhti të ligun. Kur Hyji ndërhyn dhe e rrit dashurinë tek një shpirt, Ai e bën këtë për të mbrojtur fëmijët e Tij kundër ligësisë së djallit. Dashuria është më e fuqishme se urrejtja, por urrejtja është e duruar. Satani, i mbushur me urrejtje për njerëzimin, nuk ka asnjë lloj dashurie, përveç vetes së tij. Ai e infekton njerëzimin duke mbjellë urrejtje brënda shpirtrave që janë dobësuar për shkak të mëkatit. 

Urrejtja e gjen banesën gati tek shpirtrat e atyre që janë xhelozë, të mbushur me krenari, të vetmuar dhe të ngatërruar. Satani kurrë nuk do ta tundoj një shpirt ndaj urrejtjes duke e treguar atë tek shpirti për çfarë është. Përkundrazi, ai do ta tundoj shpirtin përmes mëkatit të krenarisë, gjithmonë, si taktika e tij e parë. Shpirti do të bëhet të besoj se ai duhet të kundërvihet ashtu si vetë nevojat e tij ja diktojnë këtë, sepse ai e di më mirë dhe se është duke bërë një gjë të mirë.

Dashuria e Hyjit po përhapet mes të gjithë fëmijve të Tij në këtë kohë. Ai e bën këtë prej Mëshirës së Tij. Ai do ta shtoj dashurinë brënda zemrave të njeriut për ta ndihmuar njerëzimin të luftoj kundër urrejtjes që së shpejti do të intensifikohet në botë, kur zemrat e njerëzve do të bëhen të ftohta si guri.

Unë kërkoj që ju të recitoni këtë Kryqëzat
ë Lutje për të kërkuar Dashurinë e Hyjit në këtë kohë.

Lutja e Kryqëzatës (149) Për të kërkuar Dashurinë e Hyjit


O Jezus, më mbush me Dashurinë e Hyjit. Më mbush me Dritën Tënde Hyjnore dhe më mbulo me dashurinë e nevojshme për të përhapur farën e Mëshirës së Hyjit mes të gjithë kombeve. 

Lejoje Dashurinë Tënde Hyjnore të përhapet nga unë mes të gjithë atyre që i takoj. Përhape Dashurinë Tënde, që ajo të zbresë mbi të gjithë shpirtrat, mbi të gjitha fetë, mbi të gjithë besimet, mbi të gjithë kombet – si një re për t’i ngazëllyer të gjithë fëmijët e Hyjit së bashku. Na ndihmo të përhapim Dashurinë e Hyjit, që ajo të arrijë dhe të mposhtë të gjitha ligësinë në botë. Amen.

Gjithmontë ta shoqëroni dashurinë me Praninë e Hyjit. Dijeni se vetëm dashuria mund të më sjelli Mua shpirtra. Dijeni se vetëm dashuria mund të vij nga Hyji. Vetëm dashuria e ka fuqinë të sjelli paqe, kënaqësi dhe bashkim mes kombeve. Urrejtja vjen nga Satani dhe kudo që ju e dëshmoni atë, ju duhet të recitoni Lutjen e mësipërme për të kërkuar Dashurinë e Hyjit. Mos harroni se dashuria do të fitoj mbi të gjitha sepse ajo vjen nga Hyji.

Jezusi juaj


Friday, 16 May 2014

Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën

E Shtunë, 10 Maj 2014, në 17:30

Bija Ime fort e dashur, nuk është për t’u kuptuar nga ju tani, por dijeni se Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën. Ai do ta bëj këtë në një kohë kur asnjë Kardinal tjetër, Peshkop, prift apo ndonjë shërbëtor i Imi i shenjtë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë. Kur doktrina e rreme e re ta pushtoj Kishën, shumë, brënda saj, do ta dinë në zemrat e tyre se sa e gabuar do të jetë ajo. Ata do të jenë të alarmuar, por tepër të frikësuar të ngrenë zërat e tyre. Kaq pak do të jenë ata në numër, nga ata besimi i të cilëve është aq i dobët, sa ata me lehtësi do të pranojnë çfarëdo herezie është vendosur para fëmijve të Hyjit, në Emrin Tim të Shenjtë.

Njeriu që Unë do të ngre është një shpirt trim dhe shumë do të jenë të lehtësuar kur ai të flasi hapur. Kur ai ta bëj këtë, më shumë të tjerë do të ngrihen dhe do të flasin hapur, duke shpëtuar kështu shumë shpirtra. Kur ai të ngrihet, Unë kam plane të tjera për t’i bashkuar të gjitha ato fetë, që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si Birin e Hyjit. Të gjitha këto Plane Hyjnore janë parathënë dhe miliona e miliona njerëz nëpër botë do ta kuptojnë atëherë të Vërtetën. Pastaj ata do të shtohen dhe do të bekohen nga Unë, me qëllim që të mund të mbledhin të gjitha besimet së bashku, me qëllimin e vetëm për të siguruar që Fjala e Vërtetë e Hyjit të shpallet. Atëherë Besimi do të përhapet, që kështu Fjala Ime, ashtu si përmbahet në Ungjillin e Shenjtë, do të predikohet nga burrat, gratë dhe bijtë e bijat e tyre, në të katër skajet e botës. Ata do të profetizojnë, duke i shfaqur botës këto Mesazhe Hyjnore, dhe Prania Ime do t’i mbuloj ata, për t’ju dhënë forcën dhe guximin që do t’ju duhet.

Kaq i fuqishëm do të jetë ky brezi Im, në përhapjen e të Vërtetës, sa shumë prej atyre që ishin keq-udhëzuar dhe që ishin çuar në udhën e gabimin të madh, do të kthehen dhe do të vijnë duke vrapuar tek Unë. Ata do të përhapen kaq shpejt, sa për çdo herezi të kryer kundër Meje, miliona shpirtra do të kthehen. Unë do të tërheq të pafetë në fillim, sepse atyre nuk ju është dhënë e Vërteta, dhe kështu bota nuk do të ketë asnjë dyshim se sa e fuqishme do të jetë Ndërhyrja Ime. Pastaj, Unë do të tërheq të gjitha ato fetë e tjera së bashku dhe atyre do t’ju tregohet, qartë, se ka vetëm një udhë tek Ati Im dhe ajo mund të jetë vetëm përmes Meje. Dhe, ndërsa Unë do të tërheq miliona shpirtra drejt Meje, dhe ndaj të Vërtetës se Kush Unë Jam, miliona shpirtra të tjerë do të joshen pas fesë së rreme, të projektuar dhe të krijuar nga shpirti djall
ëzor.

Plani i madh i të ligut është po aq kompleks sa edhe i thjeshtë dhe ai është për të sjellë mallkimin tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, duke e shkatërruar besimin e tyre tek Unë, Jezu Krishti. Ata do ta bëjnë këtë duke e mohuar të Vërtetën. Ndërsa feja e re do t’i pushtoj shpirtrat, përmes gënjeshtrave, Unë do të fitoj trefishin e asaj shume, duke siguruar që fëmijët e Hyjit të mos e harrojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj


Thursday, 15 May 2014

Hyji Atë: Vullneti Im Hyjnor kurrë nuk duhet të kundërshtohet

E Premte, 9 Maj 2014, në 17:00

Bija Ime m
ë e dashur, bota u krijua nga Unë, sepse ishte Vullneti Im. Vullneti Im gjithmonë ka ekzistuar dhe gjithmonë do të ekzistoj. Vullneti Im, do të bëhet, me apo pa dëshirën e njerëzimit. Vullneti i lirë, i dhënë njeriut përmes Dorës Sime, u abuzua dhe kjo ka çuar në një shkëputje midis njeriut dhe Meje, Atit të Përjetshëm. Për aq kohë sa njeriu e ka dhuratën e vullnetit të lirë, do të thotë se vetëm ata që zgjedhin të vijnë tek Unë, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit, mund të bëhen pjesë e Imja – të plotë përsëri.

Kur vullneti i njeriut e kundërshton Vullnetin Tim, kjo çon në një përpjekje të hidhur, sepse vetëm Vullneti Im do të ketë përparësi mbi gjithçka që është. Vullneti Im Hyjnor kontrollon gjithçka që Unë e lejoj, gjithçka që Unë pranoj, sepse Unë gjithmonë do ta pranoj vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut, sepse Unë nuk e marr mbrapash çfarë Unë jap. Disaherë, njeriu, sipas zgjedhjes së tij të lirë, shkakton dhimbje të tmerrshme në botë dhe përmes lakmisë dhe egoizmit të tij më fyen Mua shumë. Prapë, Unë nuk ndërhyj me vullnetin e njeriut, sepse vetëm ai mund të vendosi nëse dëshiron apo jo të bëj çfarë Vullneti Im dëshiron. Dhe, ndërsa Unë nuk do të përpiqem ta heq vullnetin e lirë, zgjedhja e lirë nuk do të thotë se njeriu mund të më diktoj Mua vullnetin e tij, mbi atë që është I Imi.

Vullneti Im Hyjnor kurrë nuk duhet të kundërshtohet, sepse njeriu kurrë nuk mund ta mposhti Vullnetin Tim. Kur ai e bën, do ta ketë të pamundur të më kundërshtoj Mua, pa vuajtur pasojat. Vetëm Unë e vendos përfundimin e jetës dhe vdekjes, sepse kjo është vetëm për Mua për ta vendosur. Kur Unë e marr një vendim për të zbatuar Planet e Mia për të mbrojtur fëmijët e Mi, asnjë njeri nuk e ka pushtetin ta kapërcej këtë. Nëse njeriu përpiqet të ndërhyj me Dhuratat e Mia ndaj botës, të cilat përfshijnë jetën në të gjitha format e saj, atëherë ai jo vetëm që do të dështoj, por si rezultat do të vuaj.

Le të mos përpiqet asnjë njeri të më ndaloj Mua në Planin Tim për të përfunduar Besëlidhjen Time të Shenjtë.

Le të mos blasfemoj asnjë njeri kundër Meje apo ta pengoj Vullnetin Tim, sepse papritur do të flaken tutje.

Le të mos përpiqet asnjë njeri të më ndaloj Mua së dhuruari Jetën e Përjetshme tek shpirtrat sepse vetë jeta e tij do të ndaloj. Kur ju përpiqeni të më kundërshtoni Mua, ju kurrë nuk do të keni sukses. Kur njeriu vazhdon ta mohoj Fjalën Time dhe e lufton Hyjninë Time, kjo do të çoj vetëm në trazira, katastrofë, humbje jete dhe ndëshkime të tmerrshme. Prandaj, kur një shpirti i kërkohet të më bindet Mua apo Udhëzimeve të Mia, i cili sipas vullnetit të tij të lirë do t’i pranoj këto kërkesa, ata do ta kenë të pamundur ta kundërshtojnë Vullnetin Tim.

Ti, bija Ime je përpjekur ta luftosh Vullnetin Tim – edhe pse tashmë je dorëzuar tek Unë. Tani ti do ta dish se është e kotë, sepse vetëm ajo që diktohet nga Unë, sipas mënyrës Sime, mund të kryhet.

Fëmijë – Unë Jam Ati juaj. Unë Jam Krijuesi juaj. Vetëm Unë e di se çfarë mban e ardhmja për ju, por ju do të jeni të kënaqur ta dini se të gjitha Planet e Mia kanë përfunduar. Vetëm kur vullneti juaj është i kombinuar me Timin, Mbretëria Ime mund të realizohet plotësisht dhe përfundimisht të kryhet. Vetëm atëherë, gjithë konflikti midis njeriut dhe Meje, Atit tuaj të Përjetshëm, do të marri fund. Paqja do të mbretëroj atëherë në botën e re që do të vij – një botë kaq e përsosur sa kurrë nuk do të marri fund.

Ati juaj
Hyji Më I Larti


Wednesday, 14 May 2014

Nuk ka aspak nevojë të shqetësoheni, sepse Hyji ju do të gjithëve ju

E Enjte, 8 Maj 2014, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, vështro rreth teje dhe do të shikosh shumë njerëz që e jetojnë jetën pa u shqetësuar. Do të shikosh te qeshura, gëzim dhe miqësi të madhe dhe do ta dish se kjo mund të vij vetëm nga Hyji. Shumë njerëz, sa ta njohin të Vërtetën, do të më përqafojnë Mua me zemrat e hapura dhe mirënjohëse dhe më pas ne do të bëhemi një.

Plani Im është t’i mbledh të gjithë dhe t’i mbush ata me dashuri, gëzim dhe lumturi të madhe. Unë do të gëzoj në Mbretërinë Time të Re dhe do të ketë shumë të qeshura, gëzim dhe bukuri, ashtu si dhe Jetë të Përjetshme. Dashuria do të shfaqet tek çdo krijesë e vetme; çdo shpirt i vetëm dhe jeta do të jetë e përkryer.

Kur ju shqetësoheni për të ardhmen e botës, kujtoni çfarë ju kam treguar Unë. Gjithçka do të jetë mirë, kur Unë të vij për t’ju mbledhur, në botën e re, pa fund. Nuk ka aspak nevojë të shqetësoheni, sepse Hyji ju do të gjithëve ju. Ndërsa për shpirtrat që bëjnë një jetë të dëshpëruar dhe të hidhur, ata do të mblidhen si fillim, nëse e pranojnë se Kush Jam Unë. Atyre që janë në errësirë të tmerrshme do t’ju jepen Hire të jashtëzakonshme për të pastruar shpirtrat e tyre, me qëllim që Unë të mund ta çliroj mbërthimin e të ligut mbi ata dhe t’i çoj në mbrojtjen e Mëshirës Sime. Kjo është një betejë dhe do të jetë e vështirë për t’u luftuar, por Fuqia e Trinisë Më Të Shenjtë do të ushtrohet dhe shpirtrat do të ndriçohen, me qëllim që të mos humbasin.

Unë do të ngre lidera të rëndësishëm mes jush dhe me një ushtri të përhapur në çdo vënd, ju do të shtoheni dhe do të merrni me vete shumë nga fëmijët e Hyjit, në Parajsën e Re. Shikoni tek Unë me besim dhe mos kini frikë nga Dashuria Ime, sepse duhet ta dini se Unë kurrë nuk do t’ju trëmbja me dëshirë, sepse kur Unë ta shfaq Praninë Time, ajo do t’ju mbushi me mrekulli dhe gëzim të madh. Unë ju siguroj, se nuk ka aspak nevojë për frikë, sepse Unë Jam Dashuria, Vetë. Dashuria do t’ju lehtësoj dhe kur të përballeni me Mua, Jezusin tuaj, ju do të ndjeni një familjaritet të menjëhershëm, e cila është vetëm e pranishme kur zemra juaj është e ndërthurur me Timen.

Sa shumë Unë ju dua të gjithëve dhe sa dëshirë kam për shpirtrat tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/08/there-is-no-need-to-worry-for-god-loves-you-all/

Unë përdor shpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshe kurrë nuk do të shpëtoheshin

E Mërkurë, 7 Maj 2014, në 23:43

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i thërras shpirtrat të më ndjekin Mua, kjo çon në një përzjerje ndjenjash, nga ndjenja ngazëlluese deri tek shqetësimi i madh. Sepse, kur Unë zgjoj brënda shpirtrave, Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, kjo do të sjelli Bekime të mëdha, por ato do të vijnë të trazuara me një ndjenjë hidhërimi.

Kur Unë i zgjedh cilët shpirtra i meritojnë Dhuratat e Mia, ata do të përjetojnë një ndjesi se më përkasin Mua, por ata gjithashtu do të ndjehen disi t
ë jashtëm ndaj botës në të cilën ata jetojnë. Ata do t’i shikojnë vëllezërit dhe motrat e tyre në një dritë të re. Ata do të jenë tepër të ndjeshëm ndaj bukurisë së Krijimit të Hyjit, kur të vështrojnë fytyrat e të tjerëve, sepse ata do të shikojnë Praninë e Hyjit.

As edhe një shpirt që ata do të hasin nuk do të mbetet pa e shfaqur Praninë e Hyjit, pavarësisht se sa shumë ata kanë rënë në Sytë e Tij. Ata do të mbushen gjithashtu me një dhembshuri të pakontrollueshme, që vetëm një prind mund ta ndjej për fëmijën e tij. Ata do të ndjejnë një dashuri të papritur dhe intensive për atë person, gjë që do t’i habisi dhe do t’i trondisi ata.

Megjithatë, ata do të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për errësirën, që fshihet brënda shpirtrave, gati për t’i pushtuar ata. Shpirti i zgjedhur do ta kuptoj menjëherë, në atë pikë, çfarë pritet prej tij, sepse atëherë ai do të vrapoj tek Unë, duke m’u lutur Mua të ndihmoj në shpëtimin e atyre shpirtrave, që janë në rrezikun e fundosjes drejt një gjëndje errësire, kaq frikë do te kete ai për atë shpirt.

Një shpirt sakrifikues, një shpirt i zgjedhur, heq dorë nga gjithçka që është e jashtme në jetën e tyre dhe duke e bërë këtë, i jep lavdi të madhe Hyjit. Vuajtja që shpirti i zgjedhur duhet të duroj çliron shpirtra të tjerë nga mallkimi i përjetshëm dhe, prandaj, bëhet shënjestra më e kërkuar e Satanit dhe e agjentëve të tij. Shpirtra të tillë durojnë Mundimin Tim, si një Dhuratë për Hyjin, sepse pasi janë zgjedhur, shumë prej tyre nuk mund t’i kthejnë shpinën Hyjit pas kësaj.

Megjithatë, janë ata që janë t
ë zgjedhur, por që e refuzojnë Kupën Time. Ju duhet të luteni për këta shpirtra të gjorë sepse mungesa e kurajos, për të marrë Kryqin Tim, do t’i çoj ata në njërin nga të dy drejtimet. Ata do të durojnë vuajtjen e brëndshme, sepse do ta kenë të vështirë të bëhen të afërt me Mua. Më pas ata do të përfshihen në një botë jobesimtare, me qëllim që t’ja mbathin nga thirrja e tyre dhe kjo nuk do t’ju sjelli atyre asgjë – vetëm ndjenjën e një shprese të rremë.

Kur një shpirt i dashur lutet dhe e përul veten para Meje, ai e zbut Zemërimin e Atit Tim. Kjo më pas e dobëson ndikimin e Ndëshkimeve të Atit Tim mbi botën.

Nëse një shpirt i zgjedhur, që persekutohet për shkak të dashurisë së tij për Mua, dhe që i ka kaluar durimi, vetëm po të më thotë Mua: 
“Jezus merre vuajtjen time dhe bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”, 
atëherë Unë do ta mbush atë me Hire të jashtëzakonshme.

Shpirti do te bëhet i paprekshëm ndaj të ligut dhe më pas i patrëmbur. Për shkak të besimit të tij të plotë tek Unë, atëherë ai do të ngrihet në shkallën e përsosmërisë së shpirtit dhe do të arrij një sjellje të paqshme dhe të qetë. Sa shumë sakrifica janë përfshirë, por kur shpirtra të tillë e dorëzojnë gjithçka tek Unë, me bindje të plotë, dhe refuzojnë të pajtohen me armikun e Fjalës Sime, kjo do të çoj në shpëtimin e shumë shpirtrave.

Unë përdor shpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshe kurrë nuk do të shpëtoheshin. Është vetëm sipas kësaj metode, që shpirtra të tillë sakrifikues mund dhe do të përgjigjen për shpirtrat e miliona njerëzve, që e kanë prerë lidhjen me Mua.

Kurrë mos u trëmbni shumë për shpirtrat në errësirë, në këtë kohë, sepse shpirtat e Mi të zgjedhur sakrifikues në botë janë në numër të madh tani. Qetësia e tyre i kthen shpirtrat që janë të humbur përsëri në Strehën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/07/i-use-sacrificial-souls-to-bring-others-to-me-who-would-never-be-saved-otherwise-2/

Sunday, 11 May 2014

Sa shumë prej jush sot, nuk e kanë aspak idenë, sido që të jetë, se çfarë do të thotë të më shërbeni Mua si një i Krishterë

E Martë, 6 Maj 2014, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, le të mos dyshoj asnjë njeri, për asnjë moment, se Hyji do t’i lejonte ndonjëherë fëmijët e Tij të largoheshin prej Tij, pa bërë gjithçka në Pushtetin e Tij për t’i shpëtuar ata.

Juve ju janë dhënë kaq shumë Dhurata, përmes profetëve, që nga fillimi. Shumë profetë i përsëritën të njëjtat mesazhe herë pas here, dhe prapë, shumë prej tyre u shpërfillën apo u tallën. Shumë u persekutuan dhe u dënuan me vdekje. Përse Fjala e Hyjit provokon urrejtje të tillë? Nuk është Fjala e Hyjit, që i mundon shpirtrat e dobët apo të atyre që janë larguar nga Besimi. Jo. Kjo është se si reagon Satani kur Hyji e ngre Dorën e Tij gati për të ndëshkuar të ligun, që ai sulmon egërsisht. Ai e di se Fjala e Hyjit, kur ju është dhënë profetëve të Tij, përhapet kaq shpejt, me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe kur kjo ndodh, fuqia e të ligut dobësohet, dhe prandaj, hakmarrja e tij është e dhunshme.

Kur Shpirti I Shenjtë është hedhur mbi racën njerëzore, në këtë mënyrë, ëngjëjt e rënë do të ngrihen – shpatat gati për të copëtuar çdo ndjekës Timin, në çdo mënyrë të munden. Ju duhet ta pranoni urrejtjen e tillë për Fjalën Time dhe ta dalloni atë për çfarë është – një përpjekje për t’ju larguar nga e Vërteta. Çdo apostull i Imi, çdo profet dhe shërbëtor i shenjtë, që i përmbahet të Vërtetës – Fjalës së Shenjtë të Hyjit, do të kundërshtohet egërsisht, nga forcat e liga. Kjo ka qënë gjithmonë kështu.

Megjithatë, ju kurrë nuk duhet ta lejoni urrejtjen për Mua, Jezusin tuaj të dashur, ta dobësoj shpirtin tuaj, sepse është pikërisht në atë moment që Unë Jam me të vërtetë i Pranishëm në shpirtin tuaj. Vuani në Emrin Tim dhe Unë do t’ju ngre lart në bashkim të lavdishëm me Mua, në Mbretërinë Time që do të vij. Shkaktoni vuajtje mbi të tjerët, në Emrin Tim, pavarësisht se sa e justifikuar ju mund të besoni se është, dhe Unë do t’ju largoj nga Vetja Ime përjetësisht.

Paralajmërimet e Mia, të dhëna ju, tani, janë për t’ju kujtuar për çfarë Unë ju mësova, kur kaq shumë prej jush, sot, nuk e kanë aspak idenë, sido që të jetë, se çfarë do të thotë të më shërbeni Mua si një i Krishterë
.

Saturday, 10 May 2014

Sa shumë njerëzve ju është dhënë të besojnë në keqbërje, në emër të drejtësisë?

E Martë, 6 Maj 2014, në 20:02

Bija Ime fort e dashur, arsyeja që Fjala Ime është refuzuar nga kaq shumë është se e Vërteta është si një gjëmb tek ata që kanë turp t’i shpallin hapur Mësimet e Mia.

Njeriu, që beson se liria e fjalës është më e rëndësishme se mbështetja e Fjalës së Hyjit, ecën në një udhë shumë të rrezikshme. Çdo njeri që beson në të drejtën e tij për të deklaruar pikpamjet e veta, sikur të jetë i rëndësishëm, kur ata e pranojnë mëkatin, është një tradhëtar i Imi.

Sa shumë njerëzve ju është dhënë të besojnë në keqbërje, në emër të drejtësisë? Njerëz të tillë, që i diktojnë ligjet tuaja, përfshi ata, që e qeverisin Kishën tuaj, do t’ju bëjnë të besoni se e drejta e lirisë së fjalës e tejkalon çdo Ligj të Hyjit, madje edhe kur e lartëson mëkatin.

Mëkati mbulon shumë aspekte dhe në botën e sotme, çdo mëkat i vetëm justifikohet, duke e deklaruar të drejtën individuale të çdo personi për të bërë çfarë i pëlqen atij. Ndërsa askush prej jush nuk e ka të drejtën të gjykoj ndonjërin, në Emrin Tim, asnjë prej jush nuk e ka të drejtën ta deklaroj keqbërjen sikur të jetë një gjë e mirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/06/how-many-men-are-given-to-believe-in-wrongdoing-in-the-name-of-justice/

Friday, 9 May 2014

Libri i Të Vërtetës do të jetë antiteza e librit të ri të rremë

E Hënë, 5 Maj 2014, në 16:10

Bija Ime fort e dashur, të gjithë ata që e ndjekin Zërin Tim përmes këtyre Mesazheve, do të vazhdojnë t’ju jepen bekime të mëdha, ndërsa durimi i tyre do të testohet në mënyra të panjohura që nga ditët kur t
ë Krishterët vuajtën në Mesjetë. Secili prej tyre do të ngacmohet nga i ligu, që përdor shpirtrat e dobët dhe krenarë për të nisur sulmet mbi ata që janë të afërt me Mua. Çdo përpjekje do të bëhen për të hedhur shpifje, si të dukshme dhe të padukshme, mbi këtë Vepër Time të madhe.

Ndërsa persekutimi do të intensifikohet, dijeni se fuqia e Satanit është zvogëluar dhe e gjitha që ai do të bëj është të vazhdoj të hedhi gurë, të përhapi gënjeshtra dhe të përpiqet të largoj shpirtrat nga Unë. Ai do të arrij t’i largoj shpirtrat nga ky Mision, përmes mënyrave të ndryshme. Ai do të përdori vizionarët për ta sulmuar Misionin dhe kjo do të shkaktoj ngatërresë të madhe.

Kur njeriu vazhdon të rr
ëzohet dhe Fjala e Hyjit nuk pranohet më në tërësinë e vet, atëherë, Qielli gjithmonë do të ndërhyj. Besoni tek Unë kur Unë ju them tani – ky është Misioni Im dhe nëse ju tregohet ndryshe, atëherë të jeni të bindur se po ju gënjejnë. Premtimi Im është të qëndroj besnikë ndaj fëmijve të Hyjit deri në fund dhe deri kur një shpirt e refuzon plotësisht Dorën e Hyjit.

Unë do të dal në krye dhe do t’ju pajis me të gjitha Dhuratat që Unë Jam duke ju dhënë për t’ju mbrojtur kundër armiqve të Mi, të cilët vijnë tek ju si ujqërit, të veshur si dele. Dhuratat e Mia do të bëhen antiteza e asaj që do t’i jepet botës nga armiqtë e Hyjit. Libri i Të Vërtetës do të jetë antiteza e librit të ri të rremë – i mbushur me dokrinën e gabuar të krijuar nga njeriu, qe do ta justifikoj mëkatin – që së shpejti do të bjer mbi botën. Vula e Hyjit të Gjallë do t’ju mbroj kundër shenjës së bishës dhe Medalja e Shpëtimit kundër herezive, që do të dalin prej gojëve të armiqve të Mi, të cilët do ta zaptojnë Kishën Time në Tokë.

Natyrisht, ky Mision urrehet nga Satani dhe ai do të përdori, madje dhe shpirtra të mirë – të cilët nga një ndjenjë e besnikërisë së gabuar ndaj atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që e kanë humbur besimin dhe që në të vërtetë nuk më shërbejnë Mua, sepse nuk dinë më se si – do ta kundërshtojnë Fjalën Time të Shenjtë. Ju nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni. Mos u bëni si ata që erdhën para jush – ata që më refuzuan Mua, kur Unë erdha në Tokë.

Unë ju jap Fjalën Time, se e gjithë prova që ju dëshironi do të jetë e juaja – së shpejti. Unë ju jap Premtimin Tim se Unë vij tani, vetëm për t’ju sjellë Shpëtimin, në një kohë kur çdo përpjekje do të bëhet nga armiqtë e Mi për t’ju mohuar ju, të drejtën tuaj të Shpëtimit e dhuruar nga Hyji, si një fëmij i Hyjit.

Mos më braktisni Mua, kur ju e dini në zemrën tuaj se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili flas tani. Mos u mundoni të largoni shpirtrat nga Unë, nëse keni dyshime se Kush Jam Unë. Mos i lëndoni profetët e Hyjit, se përndryshe ju do të vuani së tepërmi. Mos luftoni kundër Planit të Atit Tim për ta pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë, sepse ju do të nxisni Zemërimin e Atit Tim. Të jeni mirënjohës. Të jeni bujarë dhe ta pranoni këtë Dhuratë të Ndërhyrjes, me dashuri dhe gëzim, sepse është për të mirën tuaj dhe për hir të çdo shpirti të gjallë, që do t
ë shfaqet në botë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/05/the-book-of-truth-will-be-the-antithesis-of-the-new-false-book/

Wednesday, 7 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji kurrë nuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshohej apo të keqinterpretohej për t'ju përshtatur njeriut

E Dielë, 4 Maj 2014, në 16:23

Bijtë e mi të dashur, kur Hyji i dërgoi profetët në botë, ata ishin thjeshtë lajmëtarë. Ata u dërguan për të treguar të Vërtetën – Fjalën e Hyjit.

Nëpër shekuj, shumë nga fëmijët e Hyjit e keqinterpretuan rolin e profetëve. Disa filluan të adhuronin profetët, në vënd që të pranonin vetëm Fjalën e Hyjit dhe t’i jepnin lavdi Hyjit. Ata krijuan zotat e profetëve, dhe Mesazhet e dërguara në botë – përfshi ato të Birit tim, Jezu Krishtit – u bënë më pak të rëndësishme se profetët që i jepnin ato.

Fëmijë, profetët e Hyjit, ëngjëjt e Hyjit, vizionarët dhe lajmëtarët nuk ishin të denjë për këtë adhurim. Ata të gjithë ishin njerëz të thjeshtë me pak ose pa njohuri mbi çështjet Hyjnore, prandaj dhe u zgjodhën. Mesazhet janë çfarë është e rëndësishme dhe lajmëtarët janë thjeshtë përçues të Fjalës. Fjala e Hyjit, e dhënë përmes profetëve, kurrë nuk duhet të lihet mënjanë, ndërsa profeti të lartësohet në një pjedestal të krijuar prej tyre.

Fjala e Hyjit kurrë nuk duhet shpërfillur. Imazhi i Hyjit kurrë nuk duhet të zëvëndësohet nga imazhet e profetëve apo shenjtorëve të Tij, të cilët fituan Favorin e Tij. Ju mund t’i kërkoni shenjtorëve dhe profetëve të ndërhyjnë në emrin tuaj, por ju kurrë nuk duhet t’ju thurni atyre lavde, që duhet të rezervohen për Hyjin, Krijuesin e gjithçkaje që është qiellore. E njëjta gjë është e vërtetë sot. Ju duhet të nderoni Hyjin në fillim dhe ta vendosni Atë para gjithçkaje që ekziston. Ju duhet t’i përmbaheni Fjalës, e cila u dha në fillim dhe kurrë të mos devijoni prej saj, sepse ajo kurrë nuk mund apo të ndryshoj ndonjëherë. Fjala e Hyjit është përfundimtare.

Mësimet e Birit tim ju treguan njerëzimit kur Ai erdhi në Tokë. Ato thjeshtë e shpjegonin Fjalën me hollësira të mëdha, por ato kurrë nuk devijuan nga e Vërteta. Sot, njeriu është përsëri i njëjtë ashtu si ishte kur Biri im erdhi për herë të parë. Njeriu është akoma i dobët, gënjehet lehtë dhe mbetet një mëkatar sot, ashtu si ishte atëherë. Nëse ndonjë profet apo njeri, që pohon se flet në Emër të Hyjit, ju thotë se Fjala duhet të ndryshoj për t’ju përshtatur nevojave moderne të njeriut, atëherë ju duhet të jeni vigjëlentë. Nëse ju thonë se Fjala në të vërtetë do të thotë kryesisht diçka tjetër, atëherë mos e pranoni atë. Njeriu, përfshi ata që i shërbejnë Hyjit, nuk e ka autoritetin të ndryshoj të Vërtetën.

Kur një njeri pretendon të jetë i frymëzuar me fuqinë hyjnore dhe pastaj të ndryshoj Fjalën për t’ju përshtatur një bote jobesimtare, ju nuk duhet t’i besoni atij. Hyji kurrë nuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshohej apo të keqinterpretohej për t’ju pështatur njeriut. Dijeni, kur ju adhuroni një profet dhe i thurni atij lavde, ju e fyeni Hyjin. Kur ju i pranoni ndryshimet ndaj asaj që përmbahet në Biblën Më Të Shenjtë, që e kundërshton Fjalën e Hyjit, atëherë ju e shkëpusni veten nga e Vërteta. Kur ju pranoni fallcitete, si një mjet për t’i shërbyer Hyjit, sipas kushteve tuaja, atëherë ju e ndani veten nga Hyji.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/04/mother-of-salvation-god-would-never-permit-his-word-to-be-changed-or-misinterpreted-to-suit-man/

Tuesday, 6 May 2014

Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj

E Shtunë, 3 Maj 2014, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i kërkoj njerëzve të besojnë tek Unë, kjo është një gjë shumë e vështirë, për ta bërë shumë njerëz. Sa shumë e kanë të vështirë të besojnë në Dashurinë Time për njerëzimin, kur ata bazohen në besimin e tyre, për t’u dorëzuar plotësisht tek Unë. Është vetëm kur ju e dorëzoni veten plotësisht, në kujdesin Tim, ju mund të ndjeheni të sigurtë, të mbrojtur dhe në paqe.

Dashuria Ime, kur kërkohet nga ju, do t’ju mbuloj, kur ju i hapni krahët dhe më thërrisni Mua si një fëmij i vogël. Fëmijët e vënë gjithë besimin tek prindërit e tyre, kur janë të vegjël. Ata dinë vetëm ndryshimin se çfarë ndjehet e drejtë dhe çfarë ndjehet e gabuar dhe prandaj ata mbështeten plotësisht tek një i rritur për t’i mbrojtur. Fëmijët nuk mendojnë dy herë për të vrapuar tek prindërit e tyre për siguri dhe për të kërkuar mbrojtje. Besimi i një fëmije është i fortë. Ai nuk bën pyetje, sepse ai beson, me të vërtetë se do të gjej mbrojtje në krahët e prindit të tij të dashur.

Unë Jam për t’u besuar, sepse gjithçka që kërkohet nga Unë do të kryhet, nëse është për të mirën e shpirtit. Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj. Unë kënaqem me Veprimin e dhënies së Dhuratave të Mia mbi secilin prej jush. Kur ju më kërkoni Mua t’ju ndihmoj, Unë dëgjoj, ndjej dhe i përgjigjem gjithçkaje që ju dëshironi. Më jepni Mua mundësinë ta provoj Dashurinë Time për secilin prej jush. Më lejoni Mua ta tregoj provën e Ndërhyrjen Sime. Është në këtë përiudhë të ekzistencës, që Unë, Jezu Krishti, do ta bëj Praninë Time të njohur tek të gjithë ju që më kërkoni Mua. Është në këtë kohë, që Unë do t’ju bëj të mundur ta ndjeni Praninë Time, të dëshmoni Veprat e Mia të Mëdha të Ndërhyrjes në jetën tuaj të përditshme dhe të kuptoni fuqinë e lutjeve tuaja. Sepse këto janë ditët e mrekullive të mëdha, që Unë i dhuroj njerëzimit, më shumë se ndonjë herë tjetër, që nga koha që Unë erdha në Tokë.

Kur ju me të vërtetë e vendosni gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë mund të kryej mrekulli të mëdha për t’ju sjellë ju, jo vetëm lehtësim nga vuajtja, por për t’ju afruar ju më shumë tek Zemra Ime e Shenjtë. Kur një fëmij e di se një prind e do atë, ai ndjehet i sigurtë duke e ditur se ai është i mbrojtur. Dijeni se duke besuar tek Unë, Unë ju mbroj të gjithëve ju dhe Unë do ta vërshoj secilin shpirt nga ju me një ndjenjë të thellë paqeje, që ju nuk do ta gjeni askund në këtë Tokë.

Ejani tek Unë sot dhe më thërrisni Mua t’ju ndihmoj – pavarësisht se çfarë shqetësimesh ju mund të keni. Recitojeni këtë Lutje të veçantë, sa herë që jeni të shqetësuar, dhe Unë do të përgjigjem çdo herë.

Lutja e Kryqezates (148) Eja në ndihmën time:

O Jezusi im, më ndihmo, në kohën e dëshpërimit tim të madh. Më mbaj në Krahët e Tu dhe më fut në Strehën e Zemrës Tënde. Fshiji lotët e mi. Qetësoje gjendjen time. Ngrite shpirtin tim dhe më mbush me Paqen Tënde. Të lutem ma plotëso këtë kërkesë të veçantë (përmende atë këtu .....). Eja në ndihmën time, që kërkesa ime të marrë përgjigje dhe që jeta ime të mund të bëhet paqësore dhe në bashkim me Ty, i dashur Zot. Nëse kërkesa ime nuk mund të plotësohet, atëherë më mbush me Hirin që të pranoj se Vullneti Yt i Shenjtë është për të mirën e shpirtit tim dhe që të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, përgjithmonë, me një zemër të dashur dhe bujare. Amen.

Gjithmonë më thërrisni Mua, kurdoherë që jeni të dëshpëruar apo në nevojë për ndihmë dhe Unë premtoj se do t’ju jepet një shenjë që Unë i jam përgjigjur thirrjes suaj ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj të dashur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/03/ask-and-you-will-receive-is-not-an-idle-promise-that-i-make/

Sunday, 4 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Apokalipsi do të jetë e gjitha në lidhje me sulmin e Kishës së Birit tim në Tokë nga armiqtë e Tij

E Premte, 2 Maj 2014, në 19:00

Bija ime, kur njerëzit e dëgjojnë fjalën “apokalips”, ajo shkakton tmerr në zemrat e tyre. Kjo është sepse fare pak janë në të vërtetë të informuar për çfarë ajo simbolizon. Këto kohë janë parath
ënë, pasi janë pjesa finale e Planit të Atit tim për të bashkuar botën dhe për ta çliruar atë nga zaptimi i të ligut, i cili ka qënë mbërthimi i tij për kaq gjatë.

Shenja më e rëndësishme se koha është afër do të jetë pikërisht para Ardhjes së Dytë të Birit tim, kur Kryqëzimi i Tij do të përjetohet përsëri.

Këto do të jenë shenjat. 

Ashtu si Ai u fshikullua me kamzhik, po ashtu do të jetë edhe Trupi i Tij – Kisha e Tij në Tokë – nëpërmjet korrupsionit dhe infektimit. 

Më pas ashtu si gjëmbat u vendosën mbi Kokën e Tij, po ashtu ato do të vendosen mbi kokat e liderave të Kishës së Tij. 

Duart e shërbëtorëve të Tij të shenjtë do të gozhdohen, sikur të Kruqit, kur ata nuk do të përdoren më, në kohët që do të vijnë, si instrumenatat e Sakramenteve të Shenjta. 

Ashtu si gozhdët depërtuan Këmbët e Birit tim, po ashtu edhe ata shërbëtorë të vërtetë të Hyjit do të ndalohen të drejtojnë shpirtrat drejt Udhës së vërtetë të Zotit. 

Kryqëzimi i Kishës së Birit tim në Tokë do të vazhdoj deri kur ajo të marri fund dhe në atë ditë, Trupi i Birit tim, Jezu Krishtit, nuk do të jetë më i Pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë. Kur Kisha e Birit tim të jetë shkatërruar, atëherë në çfarë udhe do të ecin ndjekësit e Tij? Prandaj, nëse ju nuk e ndiqni Udhën e Birit tim, ju nuk do të jeni në gjëndje ta gjeni udhën tuaj drejt Mbretërisë së Tij.

Kur Kisha e Birit tim të jetë marrë dhe armiku t
ë ulet mbi fron, ju duhet që gjithmonë të qëndroni besnikë ndaj Birit tim. Ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë, nëse i pranoni ligjet e botës jofetare, në vënd të së Vërtetës.

Libri i të Vërtetës, së bashku me Kryqëzatën e Lutjeve, ju mbajnë të përqëndruar tek Biri im. Ata shërbëtorë të Tij të shenjtë besnikë do t’ju ushqejnë me Ushqimin e Jetës, kur nuk do të ketë askund se ku të gjendet. Deri atëherë, ju do të jeni në gjëndje të numëroni muajt, sikur të jenë javë dhe javët, sikur të jenë ditë, sepse me rënien e trumpetës Jeruzalemi i Ri do të ngrihet nga hiri dhe persekutimi do të marri fund.

Apokalipsi do të jetë e gjitha në lidhje me sulmin e Kishës së Birit tim në Tokë nga armiqtë e Tij. Ajo do të jetë rreth luftës për shpirtra. Ndëshkimi do të jetë rreth Paralajmërimit të Hyjit ndaj njerëzimit për t’i hapur sytë e tyre ndaj të Vërtetës. Ushtria e Mbetur do të ndihmoj për ta mbajtur të ndezur flakën e dashurisë për Birin tim dhe, në të njëjtën kohë, do t’ju sjelli shpirtrave një falje të madhe nga ndëshkimi, që përndryshe do të kishte rënë mbi ata, po të mos ishte për Mëshirën e Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/02/mother-of-salvation-the-apocalypse-will-be-all-about-the-seizure-of-my-sons-church-on-earth-by-his-enemies/

Saturday, 3 May 2014

Premtimi Im për të ardhur përsëri do të përmbushet në jetën e këtij brezi

E Enjte, 1 Maj 2014, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, Premtimi Im për të adhur përsëri do të përmbushet në jetën e këtij brezi. Shumë njerëz në botë, në këtë kohë, janë të pavëmëndshëm ndaj profecive që përmbahen në Biblën Më Të Shenjtë, në lidhje me Ditën e Madhe të Zotit. Për t’ju pregatitur për këtë kohë, Ati Im më ka udhëzuar Mua t’ju informoj se data është caktuar për Ardhjen Time të Dytë, por vetëm Hyji, Ati I Përjetshëm, e di këtë datë. Madje dhe Unë, Biri i Tij i vetëm-lindur, nuk kam aspak njohuri për këtë datë – vetëm se ajo do të jetë së shpejti.

Shumë ngjarje do të duhet të ndodhin si fillim, para ripërtëritjes së madhe, por dijeni se ato të gjitha do të ndodhin me shpejtësi dhe në vazhdimësi të shpejtë. Ata që i trëmben Ditës së Madhe, veçse duhet të besojnë tek Unë dhe të luten për shpirtrat e atyre që do të bëjnë gjithçka të munden për të më kundërshtuar Mua në Përpjekjen Time për shpirtrat. Plani Im është që të sjell madje edhe atë më kokfortin mes jush në Mbretërinë Time, sepse është për botën. Mbretëria Ime do të vij, sepse është Plani i Hyjit dhe ajo do të kryej Besëlidhjen Finale, sipas Vullnetit Hyjnor të Hyjit.

Lutuni, me bujari në zemrat tuaja, për shpirtat e atyre që kanë nevojë për Mëshirën Time më shumë dhe Unë do t’i mbuloj ata me Gjakun Tim Të Çmuar. Gjithçka që ishte në fillim do të përmbushet në fund dhe atëherë do të ekzistoj një botë pa fund. Gjithçka fillon dhe mbaron me Atin Tim.

Asgjë nuk do ta pengoj Ardhjen Time të Dytë. Asnjë njeri që më kundërshton Mua apo që përpiqet t’i largoj shpirtrat nga Unë nuk do të lejohet të më sfidoj Mua, sepse kur Unë të vij, të gjithë armiqtë e Mi do të jenë hedhur tutje. Unë do ta shpëtoj të dobëtin, të trëmburin, të penduarin, heretikët, paganët, gënjeshtarët, hajdutët, vrasësit – të gjithë mëkatarët. Asnjë prej jush nuk është i përjashtuar nga Mëshira Ime. Unë ju dua të gjithëve ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/01/my-promise-to-come-again-will-be-fulfilled-in-the-lifetime-of-this-generation/

Friday, 2 May 2014

Këtë herë Unë vij për ta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë

E Martë, 29 Prill 2014, në 09:00

Bija Ime fort e dashur, shumë mund të pyesin veten se si Hyji, Ati I Gjithëpushtetshëm Krijuesi i gjithçkaje që Është dhe që do të Jetë përherë, të mund të vuaj. E Vërteta është se Ati Im, i përkryer në gjithçka që mund të jetë, është i mbushur me Dashuri. Për arsyen se Ai është Krijuesi i Dashurisë, kur kundërshtohet, ajo shkakton Trishtim në Zemrën e Tij.

Fëmijët e Hyjit e refuzuan Dhuratën e Tij të Madhe të Parajsës, përmes mëkatit të Adamit dhe Evës, kur ata u rrëzuan nga Favori i Tij. Në të kundërt, ata e lejuan veten të joshen nga mashtrimi dinak, i vendosur para tyre, nga i ligu. Sa u lëndua Ati Im, për shkak të kësaj tradhëtie atëherë dhe sa vuan Ai akoma për shkak të mëkatit të tradhëtisë në botën e sotme. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç Mrekullisë së Shpengimit, të cilën Ai ja dhuroi botës, përmes Sakrificës Sime për njerëzimin.

Dashuria e Atit Tim për të gjithë ju është kaq e Madhe sa Dhimbja e Tij, që është shkaktuar nga verbimi i njeriut dhe nga refuzimi i Mëshirës së Tij të Madhe, është gjithashtu Dhurata e Tij ndaj njerëzimit. Për shkak të Dhimbjes së Tij, Ai i dëshiron shpirtrat dhe, prandaj do të arrij dhe të kapi madje edhe jobesimtarin më ngurrues. 

Atyre që nuk besojnë në Zot, por që dëshirojnë provë dhe ndonjë shenjë që do t’ju sjelli atyre ngushëllim në mjerimin e tyre, Unë ju them këtë. Unë, Jezu Krishti, erdha herën e parë, jo vetëm për të shpëtuar ata që e pranuan të Vërtetën – Unë erdha për të shpëtuar ata që ishin të paaftë të besonin në Zot. Unë bëj të njëjtën tani. 

Ndërsa besimtarët do të zihen mes tyre, duke debatuar nëse jam apo jo Unë, Jezu Krishti, Ai që komunikon me botën, në këtë kohë, Unë ju premtoj këtë. Unë, prej Dashurisë Sime që kam për ju, do t’ju vërtetoj se në të vërtetë jam Unë, Ai që flas tani dhe që, edhe një herë, jam dërguar nga Ati Im për t’ju shpëtuar ju.

Këtë herë Unë vij për ta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë – Parajsën e krijuar nga Ati Im, për Adamin dhe Evën. Ajo Ditë do të agoj së shpejti dhe para se të vij koha, Unë do ta ndriçoj mëndjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Unë do t’ju trondis me Fuqinë Time – Hyjninë Time, por ju do të ndjeni një vërshim të tillë të dashurisë sa do të ngeleni pa asnjë dyshim se kjo mund të vinte vetëm nga Unë. Ai është Premtimi Im. 

Janë fëmijët e Hyjit, ata që nuk e njohin Atë, apo që nuk besojnë në Të, që Unë do të arrij si fillim. Shumë prej tyre do të vrapojnë drejt Meje, sepse ata nuk do të kenë asnjë ide të krijuar më parë, që mund ta dalin nga shumë njohuri mbi çështjet shpirtërore. Në të njëjtën kohë, Unë do të arrij tek ata shpirtra që janë në errësirë të madhe, që janë të dëshpëruar, të humbur dhe të rënduar me hidhërim të madh në zëmrat e tyre. Prandaj kur të lexoni, Fjalën Time, e përmbajtur këtu, dijeni se Mesazhet e Mia nuk ju drejtohen vetëm atyre që më duan Mua – ato ju janë dhënë për të arritur tek ju.

Unë ju jap paqe. Unë ju sjell lajme të mëdha, sepse Unë e kam ndërtuar një të ardhme të lavdishme për ju, ku vdekja nuk do të ketë aspak fuqi mbi ju. Unë e pres atë Ditë, me gëzim të madh. Ju lutem të prisni, me durim dhe besim, sepse kur Unë ta hap zemrën tuaj, shqetësimet tuaja nuk do të jenë më.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/29/this-time-i-come-to-renew-the-earth-to-re-establish-my-kingdom-on-earth/

Thursday, 1 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Ditët që çojnë në ardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha

E Dielë, 27 Prill 2014, në 23:20

Fëmijët e mi të dashur, pranojeni Dritën e Hyjit të bjer mbi ju, ndërsa planet për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit tim, Jezu Krishtit, të kenë përfunduar. Të gjitha gjërat tani do të jenë sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit dhe unë kërkoj që ju ta përdorni lutjen si mburojën tuaj më të madhe, ndërsa beteja për fëmijët e Hyjit do të intensifikohet.

Ndryshe nga luftrat e mëparshme, beteja për shpirtrat do të jetë shumë e ngatërruar, sepse armiku do të merret si mik, ndërsa Kisha e vërtetë e Krishtit do të deklarohet të jetë armiku.

Sa të fortë do t’ju duhet të jeni, nëse ju do të bëheni një ushtar i Krishter
ë i vërtetë. Ju kurrë nuk duhet të përuleni ndaj presionit për të shprehur blasfemitë, në të cilat do t’ju kërkohet të merrni pjesë, në publik dhe para altarëve të Birit tim. Kur të shikoni njerëz të lartësohen në pozita me pushtet, në Tempujt e Birit tim, dhe që ju kërkojnë t’u përuleni me nderim para tyre, por që nuk gjendet asnjë shenjë e Kryqit, atëherë vraponi, sepse do të çoheni në gabim. Ju do ta dini se koha që antikrishti të hyj në Kishën e Birit tim ka ardhur, kur tabernakullat janë ndryshuar dhe, në shumë raste, të zëvendësuara me versionin prej druri.

Fëmijë, ju lutem të jeni të vetëdijshëm se shumë nga ju do t’i kthejnë shpinën të Vërtetës, sepse ju do ta keni pothuajse të pamundur ta pranoni të Vërtetën. Ditët që çojnë në ardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha, në shumë kisha, të gjitha besimeve t
ë Krishtere dhe të tjera.

Të gjitha rregullat do të kenë ndryshuar; Liturgjia do të jetë rikrijuar; Sakramentet do të jenë përpunuar; deri kur përfundimisht, Mesha nuk do të festohet më sipas Doktrinës së Shenjtë.

Atëherë dhe në ditën kur antikrishti të ulet me krenari në fronin e tij, Prania e Birit tim nuk do të jetë më. Që nga ajo ditë, do të jetë e vështirë për ata që e duan Birin tim të qëndrojnë besnikë ndaj Tij, ashtu si duhet, sepse çdo ligësi do të tregohet para jush. Kur te rrethoheni nga shume shperqendrime dhe kur të konsiderohet nj
ë fyerje për ta dyshuar hierarkinë e re, ju do të tundoheni të hiqni dorë dhe ta pranoni fenë mbarë botërore, nga frika se mos humbisni miqtë dhe familjen.

Ushtria e Hyjit – Ushtria e Mbetur – do të rritet dhe do të përhapet dhe Kryq
ëzata e Lutjeve do t’ju japi forcë të madhe të gjithëve. Biri im do të ndërhyj dhe do t’ju kaloj përmes sfidave, që do të dalin përpara dhe ju do ta dini se do të jetë Fuqia e Tij që do t’ju japi guximin dhe këmbnguljen. Sepse vetëm më të fortët mes jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, por edhe nëse Ushtria e Mbetur është veçse një copëz e vogël në krahasim me ushtrinë e bishës, Hyji do ta mbushi atë me fuqinë e luanit. Ai do të forcoj të dobëtin dhe do t’ju japi atyre Hire të mëdha. Ai do ta dobësoj fuqinë e atyre që do t’i përkushtohen antikrishtit. 

Të gjitha këto ngjarje do të duken të frikshme, por, në të vërtetë, këto ngjarje do të duken tek shumë si një epokë e re e bashkimit dhe e paqes në botë. Njerëzit do ta aprovojnë kishën e re mbarë botërore dhe do të thonë: “çfarë mrekullie e madhe është krijuar nga Zoti.” Ata do të kenë admirim të madh për njerëzit, si nga brënda kishës dhe nga jashtë saj, që e kanë sjellë këtë bashkim të tillë. Lavdërime dhe nderime të mëdha do të hidhen me bollëk mbi këta njerëz dhe më pas ata do të salutohen me himne të larta, si dhe me një shenjë të veçantë vlerësimi, në çdo mbledhje publike.

Do të ketë dëfrime, festime dhe ceremoni nderi, ku heretikët do të nderohen me tituj të lartë. Ju do të shikoni pasuri të mëdha, bashkim mes besimeve të ndryshme dhe njerëzit e nderuar do të trajtohen si shenjtorë të gjallë – të gjithë përveç njërit. Atij që unë i referohem është antikrishti dhe ata do të besojnë se ai është Jezu Krishti.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/27/mother-of-salvation-the-days-leading-up-to-the-arrival-of-the-antichrist-will-be-days-of-great-celebrations/