Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 29 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Më lejoni mua të sjell dashuri dhe ngushëllim tek të përvuajturit.

E Mërkurë, 19 Nëntor 2014, në 14:47

Bija ime e dashur, më lejoni mua të sjell dashuri dhe ngushëllim tek të përvuajturit dhe në veçanti tek ata që vuajnë nga sëmundje të tmerrshme.

Unë ju sjell Bekime të mëdha nga Biri im i dashur, i Cili dëshiron të arrij tek ata prej jush që vuajnë në këtë mënyrë. Ai do t’ju ndihmoj ju, që jeni të dërrmuar nga vuajtjet fizike, duke ju mbushur me Praninë e Tij të Shenjtë. Ai kërkon që ju të ktheheni tek Ai n
ë orën tuaj të nevojës dhe t’i luteni Atij t’ju sjelli paqe dhe qetësi.

Ju lutem t’i kërkoni Birit tim t’ju marri në Krahët e Tij dhe t’ju mbroj nga dhimbja juaj. Kërkojini Atij ta marri dhimbjen tuaj mbi Supet e Tij dhe Ai do t’ju ndihmoj. Biri im do të ndërhyj në shumë mënyra për t’i provuar botës se Ai është duke ju folur përmes këtyre mesazheve.

Tek të gjithë ata që kërkojnë shërimin e shpirtit, si dhe të trupit, dhe që recitojnë Lutjen e Kryq
ëzatës (94), Biri im do t’ju përgjigjet këtyre shpirtrave, përmes atyre që Ai zgjedh, për të përmbushur Vullnetin e Tij të Shenjtë.

Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë sepse kur ju besoni plotësisht në Birin tim, Ai gjithmonë do t’i përgjigjet thirrjeve tuaja për ndihmë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Lutja e Kryqëzatës (94) Për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin

O Jezus i dashur, unë dergjem para Teje, i dërrmuar, i sëmurë, me dhimbje dhe me një dëshirë të madhe për të dëgjuar Zërin Tënd. Le të më preki Prania Jote Hyjnore, që Drita Jote Hyjnore të më vërshojë përgjatë mendjes, trupit dhe shpirtit tim. Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Unë e dorëzoj plotësisht dhimbjen dhe vuajtjen time përpara Teje dhe kërkoj që Ti të më dhurosh Hirin për të pasur besim tek Ti, në mënyrë që Ti të më shërosh nga kjo dhimbje dhe errësirë, që të bëhem përsëri i plotë dhe kështu të mund të ndjek Udhën e së Vërtetës dhe të lejoj Ty të më udhëheqësh drejt jetës në Parajsën e Re. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/19/mother-of-salvation-let-me-bring-love-and-comfort-to-the-afflicted/

Së shpejti të Krishterët do të bëhen si paganët

E Martë, 18 Nëntor 2014, në 12:18

Bija Ime fort e dashur, Zëri Im është i vetmi Zë që ju do të dëgjoni, në të katër skajet e tokës, ndërsa Unë e pregatis njerëzimin për sulmin e madh. Ju mund të dëgjoni shumë zëra nga gojët e vizionarëve dhe profetëve të rremë por asnjë nuk do ta përshkoj shpirtin tuaj si Flaka e Shpirtit të Shenjtë.

Ju duhet të jeni vigjëlentë, për zërat e spiritualizmit të rremë, që nuk vijnë nga Hyji, por që do të ndjehen në pjesë të ndryshme të botës. Influenca e shpirtrave djall
ëzorë do të shihet në luftrat e terrorizmit, ku zërat e ëmbël që deklarojnë ideologjitë e gabuara do të përpiqen t’i justifikojnë vrasjet e tmerrshme që ata kryejnë në Emrin e Hyjit.

Së shpejti, zërat, që do të reklamojnë paganizmin, do të dëgjohen në Shtëpitë, të cilat më nderojnë Mua, dhe ata do t’i poshtërojnë Altarët e Mi. Zërat, që vijnë nga shpirti djall
ëzor, do të shihen si interpretime entuziaste të aspiratave të njerëzve të cilët kërkojnë përmbushje në jetë e tyre. Ata do të bërtasin, do të adhurojnë zota të rremë, do të shkatërrojnë shpirtrat e të pambrojturve dhe do të blasfemojnë kundër Meje. Këta janë shpirtrat që më zemërojnë Mua më tepër, sepse ata janë shumë bindës dhe shkaktojnë çoroditje të madhe. Ata do të jenë si magnetë ndërsa i largojnë shumë të Krishterë nga Unë.

Armiqtë e Mi do t’i verbojnë njerëzit e Mi ndaj të Vërtetës dhe së shpejti t
ë Krishterët do të bëhen si paganët. Unë do të flakem në hendek si një i vobektë dhe dyert e Kishës Sime do të përplasen në Fytyrën Time. Dhe kur Unë të trokas në derë ajo do të jetë e mbyllur nga brënda prej atyre që deklarojnë se vijnë nga Unë.

Unë ju kam paralajmëruar për këto ditë dhe ato së shpejti do të vijnë. Përsëri Unë ju them, Fjala Ime është e Shenjtë. Këto janë mesazhet e fundit nga Qielli dhe i janë dhënë një bote që është indiferente ndaj Meje ashtu si edhe mosmirnjohëse.

Zgjohuni dhe përballuni me të Vërtetën. Ka vetëm një Zotëri. Ju nuk mund të qëndroni besnik ndaj Meje nëse i shërbeni më shumë se një zotërie.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/18/soon-christians-will-become-like-pagans-2/

Nëna e Shpëtimit: Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Hyjin

E Hënë, 17 Nëntor 2014, në 19:20

Bijtë e mi të dashur, për shumicën e njerëzve, lutja nuk është e lehtë. Për ata me besim të pakët, ajo mund të jetë një detyrë e vështirë dhe shumë nuk e kuptojnë kuptimin e lutjes apo përse ajo është e rëndësishme.

Kur ju jeni në një marrëdhënie dashurie më një person tjetër, është e rëndësishme të flisni me njëri tjetrin. Pa komunikim, marrëdhënia do të hasi pengesa, deri kur gradualisht marrëdhënia të marri fund. E njëjta gjë është kur komunikoni me Hyjin. Ju mund të mos e shikoni Atë, ta prekni Atë apo ta ndjeni Atë, por kur ju flisni me Atë, Ai do të përgjigjet. I tillë është Misteri i Hyjnisë së Hyjit. Me kalimin e kohës, ata që i flasin Hyjit, përmes Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, do të krijojnë një lidhje të fortë.

Fëmijë, kur ju e thërrisni Birin tim, me fjalët tuaja, Ai e dëgjon çdo thirrje dëshpërimi dhe çdo kërkesë e bërë drejt Tij. Ndërsa ju vazhdoni të flisni me Birit tim, sipas mënyrës suaj, pas një farë kohe, ju do ta dini se Ai ju dëgjon. Ata shpirtra që thërrasin për Mëshirë, si për vetë shpirtrat e tyre apo për shpëtimin e të tjerëve, gjithmonë do të marrin Dhurata të veçanta nga Qielli.

Lutja nuk është e komplikuar. Është aq e thjeshtë sa të thërrisni dikë që ju e doni. Dhe kur ju e doni një tjetër, ju duhet të jeni të sigurtë se Hyji është i pranishëm sepse Ai është Dashuri. Kur ju e doni dikë me të vërtetë, ka gjithmonë besim në zemrën tuaj. Nëse ju e doni Birin tim, ju duhet të keni besim tek Ai. Nëse ju besoni tek Ai, atëherë dijeni se Ai gjithmonë do t’ju presi me dashuri dhe butësi. Ai gëzohet kur ju e thërrisni Atë, sepse Ai do të bëj gjithçka për t’ju sjellë Paqen dhe Ngush
ëllimin e Tij.

Ju kurrë nuk duhet të hezitoni të flisni me Birin tim, përmes lutjes. Ai e dëshiron shoqërinë tuaj dhe së shpejti ju nuk do të keni asnjë dyshin për sa i përket Ekzistencës së Tij. Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Hyjin. Ata që janë të bekuar me një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme për Birin tim, do të kenë paqe të rrënjosur brënda zemrave të tyre sa asnjë vuajtje mbi këtë tokë nuk mund t’i trazoj.

Lutuni çdo ditë. Flisni me Birit tim gjatë punëve tuaja të përditshme. Më thërrisni mua për t’ju sjell më pranë Birit tim. Dhe, kur ju dëshironi ta doni Atë më shumë, unë do t’i kërkoj Atij t’ju Bekoj. Ta doni Hyjin me një marrëdhënie të thellë është një Dhuratë nga Hyji dhe është vetëm përmes lutjes së rregullt që ju do ta fitoni atë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/17/mother-of-salvation-the-more-you-pray-the-stronger-will-be-your-relationship-with-god/

Thursday, 27 November 2014

Hyji kurrë nuk do të urdhëronte ndonjë doktrinë tjetër sepse Ai i dha botës Fjalën e Tij

E Dielë, 16 Nëntor 2014, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, Satani është mbret i gënjeshtrave, mjeshtër i mashtrimit dhe ai endet nëpër botë i lirë, duke i gllabëruar shpirtrat në çdo sekondë. Fuqia e tij ndizet nga fakti se shumica e njerëzve nuk besojnë se ai ekziston. Ai i ka rrëmbyer zemrat dhe shpirtrat e shumë njerëzve dhe në këtë mënyrë ai punon.

Ai tregon gënjeshtra tek ata që i infekton, për t’i inkurajuar ata të mëkatojnë. Ai do ta bindi shpirtin se mëkati është i padëmshëm dhe se është e pranueshme të kryej çdo mëkat, që ka të bëj sidomos me atë. Këto mëkate përfshijnë justifikimin e çdo vepre të ndyrë të trupit përfshi shthurjen seksuale; imoralitetin; grykësinë dhe korrupsionin. Kur trupi njerëzor përdoret si një vegël për të kryer vepra të tilla, të cilat janë të turpshme në Sytë e Hyjit, ju do ta dini se kjo është një shenjë e influencës satanike.

Kur i ligu influencon shpirtrat e atyre që janë të ngarkuar me drejtimin shpirtëror të shpirtrave, në Kishën Time, për t’i inkurajuar ata ta pranojnë mëkatin, ai e bën këtë në një mënyrë dinake. Ju do të qortoheni që gjykoni mëkatarin, por asnjë fjalë nuk do të shqiptohet për ta dënuar mëkatin, në Sytë e Hyjit.

Kur Satani do ta shkatërroj dashurinë, ai do ta bëj këtë duke shkaktuar grindje në mardhëniet; ai do të krijoj urrejtje në zemrat e njerëzve duke i mbushur kokat e tyre me gënjeshtra, të cilat e nxisin njeriun të luftoj me njëri tjetrin përmes konfliktit dhe luftës. Ai do ta tundoj njeriun, përmes influencës së shpirtrave të tjerë, të cilët tashmë janë dorëzuar ndaj tundimeve të tij.

Gënjeshtrat, blasfemitë dhe urrejtja janë mjeti me të cilat Satani punon për të përhapur infektimin e tij. Ai i qetëson shpirtrat me një siguri të rreme, kur një njeri i tregon një tjetri se mëkati nuk është kundër Ligjeve të Hyjit, sepse është një gjë e natyrshme. Prandaj, fëmijët e Hyjit ngatërrohen më shumë, sepse ligjet e caktuara prej Tij janë përmbysur dhe njerëzit janë të pavendosur se nga cila udhë të kthehen.

Ju keni vetëm një zgjedhje. Lexoni Biblën Më Të Shenjtë dhe qëndroni besnikë ndaj të Vërtetës. Ajo gjendet atje që ju ta lexoni në bardhë e zi. Nëse ju e pranoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Shenjtë të Atit Tim, dhe besoni se Ai i urdhëroi Moisiut 10 Urdhërimet e Tij, atëherë ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë doktrinë tjetër.

Hyji kurrë nuk do të urdhëronte ndonjë doktrinë tjetër sepse Ai i dha botës Fjalën e Tij. Asgjë brënda saj nuk mund të ndryshohet. Njeriu që guxon ta ndryshoj atë, për t’ju përshtatur jetës së mëkatarëve, do të jetë fajtor për një mëkat të tmerrshëm dhe do të vuaj për këtë fyerje të Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/16/god-would-never-dictate-any-other-doctrine-because-he-gave-the-world-his-word-2/

Wednesday, 26 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Nëse ju nuk kërkoni, atëherë si mundet Biri im t’ju ndihmoj?

E Dielë, 16 Nëntor 2014, në 14:20

Bijtë e mi të dashur, në kohë hidhërimi dhe ankthi ju gjithmonë duhet të më thërrisni mua, Nënën tuaj, për t’ju ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve tuaja, pavarësisht se sa të vështira janë rrethanat tuaja.

Dijeni se kur unë i paraqes Birit tim kërkesën tuaj të veçantë, nëse ajo përfshin një lutje për shpëtimin e shpirtit tuaj apo atë të dikujt tjetër, Ai gjithmonë do t’i përgjigjet thirrjeve të mia. 

Nëse ajo është për të kërkuar për një bekim të veçantë apo shërim, atëherë unë gjithmonë do të ndërhyj në emrin tuaj. Asnjë kërkesë nuk do të shpërfillet dhe nëse është Vullneti i Hyjit, lutjet tuaja do të përgjigjen. Nuk ka asnjë shpirt mbi tokë që nuk mund të kërkoj ndihmën e Birit tim, nëse ata i luten Atij për shpëtimin e tyre.

Biri im do të bëj lëshime të veçanta për çdo shpirt që ju luteni. Mëshira e Tij është e madhe. Dashuria e Tij e thellë. Kurrë mos kini frikë t’i afroheni Atij dhe t’i kërkoni Mëshirën e Tij. Lutja, bijtë e mi, është një mënyrë shumë e fuqishme me të cilën mund të fitoni Mëshirën e Hyjit. Asnjë lutje nuk është shpërfillur ndonjëherë. Por nëse ju nuk kërkoni, atëherë si mundet Biri im t’ju ndihmoj?

Lutuni, lutuni, lutuni në vetë fjalët tuaja, sepse Hyji kurrë nuk do të ndaloj t’ju përgjigjet juve.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/16/mother-of-salvation-if-you-do-not-ask-then-how-can-my-son-help-you/

Sunday, 23 November 2014

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time

E Shtunë, 15 Nëntor 2014, në 10:22

Bija Ime fort e dashur, le të bëhet e ditur se kushdo që e refuzon Librin e Zbulesës e mohon Fjalën e Hyjit. E Vërteta përmbahet në të dhe nëse dikush heq prej saj, i mohon profecitë e parathëna, apo në një farë mënyre shton në të, do të hidhet tutje në shkretëtirë.

E Vërteta ju çon drejt shpëtimit, dhe udha drejt Parajsës së Re ju sjell tek Unë. Është vetëm nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit, Birit të Njeriut që shpëtimi mund t’i jepet njeriut. Unë Jam Udha dhe Drita. Është vetëm nëpërmjet Meje dhe pranimit tuaj se Kush Unë Jam, që do të jeni në gjëndje të shikoni Dritën e Hyjit. Nuk ka udhë tjetër. Ndiqni çdo udhë tjetër që ju zgjedhni, por asnjëra nuk do t’ju çoj tek Hyji.

Nëse ju jeni për Mua ju duhet ta nderoni vëllain dhe motrën tuaj me dashuri, mirësi dhe durim. Ju nuk duhet t’i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre fetar. Ju duhet t’i doni ata ashtu si Unë i dua ata. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përqafoni besimet e tyre, apo të tregoni nderime për ata, sepse nëse e bëni atëherë ju më mohoni Mua. Ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive. Ju kurrë nuk duhet të më fyeni Mua duke treguar besnikëri ndaj zotave të rremë të vendosur para Meje.

Ditën që ju i bëni nderime zotave të rremë nën Çatinë Time do të jetë dita që Unë do të sulmoj Tempullin Tim dhe do të shkatërroj gjithçka brënda tij. Sa i vakët është besimi i disa shërbëtorëve të Mi që përpiqen të krijojnë përshtypje në publik dhe të kërkojnë adhurim. Sa pak respekt tregohet ndaj Meje në Vetë Shtëpinë Time, kur gjithçka që Unë ju dhashë është hedhur mënjanë me indiferencë deri kur, gradualisht, asgjë e Imja nuk do të mbetet brënda Kishës Sime.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur dhe shërbëtorët e shenjtë që qëndroni besnik ndaj Fjalës, do të keni një barrë të rëndë. Do t’ju duhet të vuani dhimbjen dhe turpin kur të dëshmoni sakrilegjet, herezitë dhe prakikat e kultit. Kur shumë nga këto dhunime të Trupit Tim të Shenjtë do të fshihen me dinakëri, ata me dijen e vërtetë do të tronditen, por do të jenë të pafuqishëm, kur të ndodhin këto gjëra. I tillë do të jetë mashtrimi, që do të kumboj nga çdo e çarë, sa do të duhet një ushtri me 2 mijë burra t’i ndaloj këta mashtrues të shkaktojnë dëm.

Këta mashtrues udhëhiqen nga ata që nuk vijnë nga Unë. Ata e kanë infiltruar Trupin Tim, përmes mënyrave djallëzore dhe do të jetë dashur një kohë e gjatë para se ata më në fund dhe plotësisht e marrin Kishën Time. Së shpejti veprimet e tyre do të shihen për çfarë janë prej atyre që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time ku do të jenë të mirëpritur me krahë hapur. Juve do t’ju thuhet se duhet të tregoni dashuri për të gjithë fëmijët e Hyjit, të heshtni ata që mund t’i kundërshtojnë ata. 

Fare pak njerëz do të më mbrojnë Mua, Jezu Krishtin, dhe ata që do të guxojnë t’i kundërshtojnë këto ceremoni blasfemuese, që do të mbahen në të njëjtët altarë të përdorur për të mbajtur Eukaristinë Time Më Të Shenjtë, do të heshten.

Armiqtë e Mi mund ta zënë Shtëpinë Time por jo Kishën Time sepse të gjithë t
ë Krishterët nëpër botë formojnë Kishën Time. Besimtarët, që përbëhen nga ata që do të refuzojnë ta mohojnë Fjalën e Hyjit dhe ata që kurrë nuk do të pranojnë ndonjë ndërhyrje në Fjalën e Shenjtë të Hyjit, do ta mbajnë Kishën Time në tokë. Asgjë nuk do ta mposhti atë. 

Qëllimi i vetëm i njoftimit privat është për të shpëtuar shpirtrat

E Enjte, 13 Nëntor 2014, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, Hyji, përmes shfaqjeve private, i bëri fëmijët e Tij ta kuptojnë më mirë se çfarë përmbahet në Shkrimin e Shenjtë. Nëse Hyji vendos t’i japi fëmijve të Tij Dhurata të tjera, atëherë ajo është zgjedhja e Tij. Po të mos ishte për Dhurata të tilla si Rruzarja e Shenjtë, atëherë shpirtrat do të ishin të humbur për Atë.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet ta kuptoni se qëllimi i vetëm i njoftimit privat është për t’i shpëtuar shpirtrat përmes kthimit n
ë besim. Lutjet janë gjithmmonë pjesë e njoftimit privat dhe ju do ta dini atëherë se ato vijnë nga Qielli.

Ju nuk keni pse më dëgjoni Mua tani sepse gjithçka që Hyji kërkon që ju ta dini është e përmbajtur në Ungjillin më të Shenjtë. Për fat të keq, shumë pak nga ndjekësit e Mi i kanë kuptuar mësimet që përmbahen në të. E Vërteta përmbahet në të dy Testamentet, i Vjetri dhe i Riu. Gjithmonë ka qënë dëshira e Hyjit të ndërhyj në botë duke e zbuluar të Vërtetën tek shpirtrat e zgjedhur, si një mënyrë për të krijuar një kuptim më të mirë në atë se çfarë kërkohet për të shpëtuar shpirtin tuaj. Ajo është gjithmonë një mënyrë me të cilën Ai i paralajmëron fëmijët e Tij kur ata gënjehen nga armiqtë e Tij.

Libri i Atit Tim përmban të Vërtetën dhe kurrë nuk duhet shtuar në të, apo korrigjuar. As edhe nuk mund të ndryshoj në asnjë mënyrë. Është Detyra Ime, tani, të deklaroj përmbajtjen e Librit të Zbulesës për t’ju ndihmuar të kuptoni se çdo profeci, e përmbajtur brënda saj, do të ndodhi, sepse Fjala është vendosur.

Përmbajtja e këtij Libri, krijon një lexim të vështirë sepse paralajmëron tradhëtinë finale ndaj Meje, Jezu Krishtit, nga ata që pohojnë të qeverisin Kishën Time. Le të dëgjohet e Vërteta, sepse është e shkruajtur dhe çfarë është e shkruajtur nga Hyji, është e shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/13/the-only-objective-of-private-revelation-is-to-save-souls-2/

Saturday, 22 November 2014

Unë u konsiderova të isha një njeri i keq dhe një profet i rremë dhe prandaj ata më fshikullonin Mua me kamzhik

E Enjte, 13 Nëntor 2014, në 11:10

Bija Ime fort e dashur, Unë të zbuloj ty sot një nga misteret më të mëdha të ditëve të fundit.

Rendi i ngjarjeve që çojnë në ditën e fundit është e ngjajshme me Kryqëzimin Tim, i cili do të p
ërsëritet në çdo fazë, deri në ditën kur Unë do të vij përsëri për të shpëtuar botën.

Kur Unë isha në Kopshtin e Gjetsemanit, Unë isha i izoluar, i vetmuar dhe i dëshpëruar, sepse fare pak besonin se Unë flisja të Vërtetën. Dashuria Ime për Atin Tim më mbante Mua, por Dashuria Ime për njerëzimin do të thoshte se tortura që Unë durova, përfshi torturën mendore dhe fizike në duart e Satanit, u pranua nga Unë, edhe pse me mundim të pamasë.

Sa 
Unë vuajta në atë Kopësht. Sa iu luta Atit Tim për lehtësim. Sa i dëshpëruar isha Unë kur i ligu më tregonte Mua se si do të përfundonte bota. Ai më mundonte Mua, qeshte me Mua, më pështynte dhe më vinte në lojë, kur më tregonte shpirtrat e armiqve të Mi, të cilët, një ditë do t’i tregonin botës se ata i shërbyen Kishës Sime. Kjo ishte njësoj sikur të më tregonin apostujt e Mi të dashur, të më mohonin Mua dhe t’i premtonin besnikërinë e tyre Satanit. Ai më tregonte Mua shpirtrat e besimtarëve, zërat e të cilëve do të konsideroheshin të ishin të atyre fanatikëve radikalë dhe që do të akuzoheshin për krime të tmerrshme. Unë pashë ata që thoshin se më përfaqësonin Mua, të persekutonin profetët dhe vizionarët, si dhe ata që do të kërkonin shkatërrimin e tyre. Më duhej të duroja errësirë të madhe kur e pashë botën, që dikur Unë e banova, të bëhej e verbër jo vetëm ndaj asaj se Kush Jam Unë, por edhe që nuk do t'i tregohej më kurrë për Mua.

Unë u hodha për tokë, Fytyra Ime e zhytur në dhe, i goditur me shkelma, me kamzhik dhe rrobat e Mia të shqyera nga Satani. Ai më torturoi Mua, përtej aft
ësisë Time njerëzore dhe nën durimin ekstem të trupit fizik. Pavarësisht nga kjo, Mua m’u dha forca të vazhdoja me Kryqëzimin Tim të pashmangshëm, i cili më tmerronte Mua. Megjithatë, Dashuria Ime për njeriun e tejkalonte frikën Time njerëzore.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë, që do të refuzojnë të më mohojnë Mua, do të vuajnë gjithashtu të njëjtin izolim. Ata do të turpërohen dhe do të hidhen tutje. Izolimi i tyre nuk do të dënohet nga Kisha Ime, për shkak të frikës nga brënda saj.

Kur Un
ë goditesha me kamzhik, ata që i kryenin veprat më mizore dhe të liga mbi Trupin Tim gëzonin. Unë u konsiderova të isha një njeri i lig dhe një profet i rremë dhe prandaj ata më godisnin Mua. Ata mburreshin për shenjtërinë e tyre, ndershmërinë e tyre dhe njohurinë e tyre mbi Shkrimin e Shenjtë, ndërsa e degradonin Trupin Tim. Ata nuk arritën ta pranonin profecinë që Mesia i tyre do të vinte për t’i shpëtuar ata. Ata që do të shpallin Ardhjen Time të Dytë do të durojnë të njëjtin trajtim.

Kur ata më zhveshën Mua, ata donin të më poshtëronin më tepër dhe kështu më veshën me një rreckë të kuqe që mezi më mbulonte, për ta poshtëruar më tej Trupin Tim. Por, kur ata i shtynin gjëmbat, si gjilpëra, në Kokën Time, ata deklaruan se Biri i Njeriut ishte një mashtrues dhe prandaj nuk ja vlente të pranohej. Ata ma nxorën Syrin vëndit, por dhimbja ishte e parëndësishme, në krahasim me deklaratën e tyre, se Unë nuk duhesha pranuar si Shpëtimtari i fëmijve të Hyjit.

Të gjitha këto gjëra janë për t’u përsëritur së shpejti, kur Unë, Jezu Krishti, si Kreu i Kishës Sime, do të shpërfillem dhe Kurora Ime do të hiqet prej Meje. Një udhëheqës i rremë, antikrishti, do të zëvendësohet si Koka Ime, dhe ndryshe nga Qengji Sakrifikues, ai do të mbaj një kurorë ari të ndritshme. Poshtë kësaj pamje do të shtrihet një brendësi e kalbur, dhe së bashku me gënjeshtrat, fallcitetet, blasfemitë dhe herezitë që do të dalin nga goja e tij, ai do ta tregoj gjithçka sikur të ishte mjalti që derdhet nga kosherja e bletëve. Mos u gënjeni, bisha do të ketë një pamje të jashtme të bukur, zëri i tij do të jetë i butë, sjellja e tij madhështore. Ai do të jetë i pamshëm dhe tërheqës, por nga goja e tij do të dali vrer që do ta helmoj shpirtin tuaj.

Kur Unë e mbaja Kryqin Tim, Unë nuk mund ta bëja këtë Vetëm. Ishte kaq i rëndë sa Unë mund të bëja vetëm një hap dhe ecja shumë ngadalë. Trupi Im ishte cop
ëtuar në shumë vënde dhe për shkak të humbjes së Gjakut më binte të vikët shumë herë, aq i dobët isha Unë. Unë isha verbuar në njërin sy dhe gjëmbat mbi Kokën Time gjë që do të thoshte se Gjaku, që rridhte nga Plagët e Mia, duhej të fshihej vazhdimisht nga ata që ecnin përkrah Meje. Përndryshe, Unë kurrë nuk do të kisha mundur të merrja një hap tjetër përpara.

E njëjta gjë do të jetë e vërtetë për Kishën Time të Mbetur, qëndresa e fundit e Trupit Tim. Ata do të marshojnë, ashtu si bëra Unë, me një kryq të rëndë, por pavarësisht nga dhimbja, abuzimi, vuajtja dhe gjakderdhja, ata do të durojnë deri në fund. Sepse Gjaku Im i Çmuar do të vërshoj mbi shpirtrat e tyre së bashku me Mundimin Tim – Kryqëzimin Tim. Dhe në ditën, kur ata nuk do të mbajnë më Sakrificën ditore të Meshës, Prania Ime do të zhduket. 

Kur dita të vij për Trupin Tim – Kishën Time në tokë – më në fund të plaçkitet, kryqëzohet dhe shkatërrohet, gjithçka do të ndryshoj përgjithmonë.

Është Trupi Im, Kisha Ime, ndërsa është akoma e gjallë në botë, ajo që e ruan jetën. Por kur ajo t
ë shkatërrohet, jeta, ashtu si ju e njihni, do të marri fund. Kur Kisha Ime të jetë tradhëtuar, sakrifikuar dhe hedhur poshtë, ashtu si Kryqëzimi Im, kjo do të shënoj ditët e fundit. 

Thursday, 20 November 2014

Jeta juaj në tokë është një provë e dashurisë suaj për Mua

E Mërkurë, 12 Nëntor 2014, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, është vet
ë e natyrshme për njerëzit të kenë frikë nga e panjohura dhe prandaj ata e kanë frikë vdekjen. Vdekja është një nga gjërat më të frikshme në mëndjen e njeriut sepse shumë janë të verbër ndaj Premtimit Tim për Jetën e Përjetshme. Po të shikonin ata Mbretërinë Time të Lavdishme atëherë vdekja nuk do të kishte më fuqi mbi ata.

Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat në Mbretërinë Time. Unë nuk rezervoj një vënd vetëm për të shenjtët dhe të zgjedhurit, edhe pse ka një vënd të veçantë në Mbretërinë Time për ata. Unë i mirëpres të gjithë mëkatarët, përfshi ata që kanë kryer mëkate të tmerrshme, sepse Unë Jam së pari një Zot i Dashurisë së Madhe. Unë do të mirëpres këdo që më thërret Mua në pajtim dhe pendesë. Kur kjo të ndodhi, p
ërpara momentit të vdekjes, çdo shpirt do të përshëndetet nga Unë dhe Unë do t’i pushtoj ata.

Pengesa e vetme mes shpirtit të një njeriu dhe Mbretërisë Sime është mëkati i krenarisë. Njeriu krenar, edhe pse mund t’i vij turp për mëkatin e tij, gjithmonë do të përpiqet ta justifikoj atë deri diku. Unë i them atij tani. Dy të këqija nuk e bëjnë të drejtë një veprim të lig. Njeriu krenar do të harxhoj shumë kohë duke menduar nëse është e nevojshme për atë të shpengohet nga Unë apo jo. Por vdekja mund të vij vetëm në një çast dhe kur nuk pritet. Njeriu që është i çliruar nga krenaria do të bjer para Meje dhe do të më lutet ta fal atë dhe ai do të lartësohet.

Mos kini frikë nga vdekja, sepse ajo është një derë që ju çon tek Mbretëria Ime. Gjithçka që Unë ju kërkoj është që të pregatiteni për atë ditë duke e jetuar jetën ashtu si ju mësova Unë. 

Unë nuk ju kërkoj të ndaloni çdo përgjegjësi tuajën ditore. Ju keni një detyrë ndaj të tjerëve; ju kurrë nuk duhet të ndjeheni se ju duhet ta izoloni veten nga të dashurit tuaj kur më ndiqni Mua. 

Unë dëshiroj që ju t’i doni familjet dhe miqtë tuaj dhe t’ju jepni atyre kohën që ju duhet për të bërë të sigurtë që dashuria shprehet hapur ndaj njëri tjetrit. Ta doni gjithsecilin ashtu si ju dua Unë. Ju e bëni këtë në mënyrën se si i trajtoni të tjerët; kohën që ju kaloni duke jetuar në harmoni me të tjerët; çfarë ju thoni rreth atyre tek të tjerët dhe se si i ndihmoni ata që nuk mund të ndihmojnë veten. Jeta juaj në tokë është një provë e dashurisë suaj për Mua. Ju e tregoni dashurinë tuaj për Mua sipas dashurisë që ju tregoni për të tjerët, përfshi ata që ju shajnë.

Është e rëndësishme, të flisni me Mua gjithmonë 
çdo ditë, madje edhe për vetëm pak minuta. Është gjatë kësaj kohe që Unë ju Bekoj. Ju lutem, të mos e lejoni kurrë frikën e botës së re që do vij t’ju inkurajoj t’i braktisni ata që janë pranë jush. Ju duhet të përqëndroheni tek Unë, dhe kur ju e bëni këtë do të gjeni paqe. 

Pastaj ju duhet ta çoni këtë Dhuratë të paqes tek të dashurit tuaj. Megjithatë, ta dini se ju do të vuani për shkak të dashurisë suaj për Mua dhe do të përjetoni urrejtje nga të tjerët. Për t’u ngritur mbi këtë urrejtje, ju duhet të përgjigjeni vetëm me dashuri. Gjithmonë. 

Unë ju sjell lirinë nga prangat e vdekjes dhe ajo nuk do të ketë më kontroll mbi ju. Për arsye të Ringjalljes Sime ju do të bëheni përsëri të plotë, në trup dhe shpirt të përkryer, në Mbretërinë Time të Re. 

Çfarë ka këtu për t’u patur frikë nëse Unë ju sjell këtë Dhuratë të Jetës së Përjetshme?

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/12/your-life-on-earth-is-a-test-of-your-love-for-me-2/

Tuesday, 18 November 2014

Unë do të shpëtoj 5 miliardë shpirtra për shkak të këtij Misioni

E Dielë, 9 Nëntor 2014, në 15:20

Bija Ime fort e dashur, gjithçka që Unë doja ndonjëherë të bëja ishte të shpëtoja shpirtrat e fëmijve të Hyjit. Gjithçka që Ati Im i Përjetshëm dëshironte ishte që fëmijët e Tij ta donin Atë ashtu si Ai i do ata.

Madje edhe kur i para-linduri i Tij e refuzoi Dashurinë e Tij, Ati Im i dashur hartoi 10 Urdhërimet e Tij, për t’i dhënë njeriut mundësinë të jetonte sipas Rregullave të Tij. Dëshira e njeriut gjithmonë duhet të jetë për t’i shërbyer Zotërisë së Tij dhe për ta bërë këtë ai duhet të tregoj dashuri ndaj vëllezërve dhe motrave të tij. Duke i zbatuar Ligjet e Hyjit, ai do të qëndroj besnik ndaj Tij dhe do të afrohet m
ë pranë Tij. Por, duke i refuzuar 10 Urdhërimet, njeriu krijon një distancë të madhe mes vetes dhe Hyjit.

Misioni Im Final për t’i sjellë njeriut frytet e shpëtimit, ka dhënë shumë Dhurata. Unë dëshiroj tani që secili prej jush të recitoj që nga kjo ditë, dhe çdo ditë e tutje, Lutjen e Kryq
ëzatës numër (33) dhe që të mbani një kopjo të Vulës së Hyjit të Gjallë pranë vetes. Shumë njerëz që nuk mund të jenë të vetëdijshëm për këtë Mision mund të marrin gjithashtu Mbrojtjen e Vulës kur ju luteni për ata, ndërsa e recitoni këtë lutje.

Të gjithë fëmijët e Hyjit që e kanë Vulën e Hyjit të Gjallë do të jenë të paprekshëm ndaj trazirave, që do të vijnë ndërsa Mundimi i Madh të shpaloset. Unë ju kërkoj që ta bëni këtë sot sepse Unë ju premtoj mbrojtje të madhe kundër persekutorëve të Besimit t
ë Krishterë dhe trazirave, që do të dëshmohen në të katër skajet e tokës. Unë kërkoj që të mos e lejoni frikën e çdo lloji ta trazoj zemrën tuaj. Ndërsa Unë dëshiroj të shpëtoj të gjithë botën, prej Mëshirës Sime, Unë tani deklaroj se Unë do të shpëtoj 5 miliardë shpirtra për shkak të këtij Misioni. Unë e deklaroj këtë të jetë një nga Mëshirat më të mëdha që Unë i kam dhuruar fëmijve të Hyjit ndonjëherë në historinë e botës.

Dijeni gjithashtu, se Unë do ta shkurtoj vuajtjen, që do të bjer mbi njerëzimin nga bisha, e tillë është Mëshira Ime. Por në fillim, Ndëshkimi i Hyjit do të d
ëshmohet sepse kjo është profetizuar, dhe është një pjesë e nevojshme e pastrimit final të njeriut.

Besoni tek Unë. Lartësojini zemrat tuaja dhe kurrë mos kini frikë nga i ligu dhe nga ligësia që do të dëshmoni së shpejti. Pranojeni gëzimin t’i mbushi shpirtrat tuaj nëse besoni tek Unë. Unë do t’i shpëtoj të gjithë ata për të cilët ju lypni Mëshirën Time, përmes recitimit të Lutjeve t
ë Mia të Kryqëzatës

I vetmi mëkat, që nuk mund të falet, është mëkati i përjetshëm i blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë.

Sot është dita që Unë solemnisht premtoj t’i sjell njerëzimit dashurinë, paqen dhe gëzimin e Mbretërisë Sime përmes shpëtimit të 5 miliard
ë shpirtrave. 

Unë ju dua dhe gëzohem për të gjithë ju. Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për ju, nëse është Vullneti i Hyjit. E gjitha që ju duhet të bëni është të kërkoni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/09/i-will-salvage-5-billion-souls-because-of-this-mission-2/

Nëna e Shpëtimit: Libri i të Vërtetës përmbahet në Shfaqje Publike

E Shtunë, 8 Nëntor 2014, në 17:05

Bija ime e dashur, sot është një ditë e veçantë, kur Qielli feston përvjetorin e mesazhit tim të parë të dhënë ty si një lajmëtare e Hyjit. Unë vij sot për të sjellë ty lajmin se me miliona njerëz do të kthehen n
ë besim për shkak të këtij misioni.

Unë i solla botës Mesian, si një shërbëtore e përulur e zgjedhur e Zotit. Mua m’u dha një rol shumë i veçantë në Planin e Tij për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Tij dhe sot, në rolin tim si Nëna e Shpëtimit, unë ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Tij.

Ju kurrë nuk duhet t’i refuzoni përpjekjet e Hyjit për t’ju sjellë të Vërtetën.
Ai, Ati Im i Përjetshëm, e do gjithsecilin dhe ky mision ishte parathënë. Ai i sjell botës sekretet e përmbajtura në profecitë e dhëna Danielit dhe më pas dishepullit të Tij të zgjedhur Gjon Ungjilltarit. Libri i të Vërtetës është i përmbajtur në Shfaqje Publike dhe është e rëndësishme që ju të mos e refuzoni këtë Libër të Shenjtë.

Shumë njerëz tashmë janë konvertuar, përmes këtyre mesazheve, dhe është për arsye të këtij misioni që shumë prej njerëzimit do t’i tregohet Mëshira e Hyjit. Mos e refuzoni Bujarinë e Tij sepse është dëshira e Tij më e madhe që ta bashkoj racën njerëzore në botën e re që do vij.

Kur Biri im u ringjall së vdekuri ky ishte një mesazh për botën. Ashtu si Biri im, ata që qëndrojnë besnikë ndaj Tij do të ringjallen në trup dhe në shpirt në ditën e fundit. Askush, që e kërkon Mëshirën e Tij, nuk do të mbetet mbrapa. Për fat të keq, ata që e luftojnë Hyjin, për shkak të kokfort
ësisë dhe urrejtjes së tyre mund të ndërhyjnë në Përpjekjen e Tij për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Tij.

Të jeni mirënjohës për Mëshirën e Hyjit.
Të jeni mirënjohës për Lutjet e Kryq
ëzatës, sepse ato sjellin me vete Bekime të mëdha. Unë kërkoj që ju të më lejoni mua, Nënën tuaj të dashur, t’i mbush zemrat tuaja me gëzim. Ju duhet ta lejoni lumturinë, që mund të vij vetëm si një Dhuratë nga Hyji, ta vërshoj shpirtin tuaj me dijen se çfarë ka për të ardhur. Biri im do të vij së shpejti të rivendosi Mbretërinë, e cila i përket Atij. 

Mbretëria e Re, kur të shfaqet nga prushi i nxehtë, do t’i sjelli secilit prej jush gëzim dhe lumturi të madhe. Sepse atëherë ju do të keni arritur në shtëpi në Krahët Mikëpritës të Mbretit, Mesia, i cili bëri një sakrificë të madhe për shpëtimin tuaj.

Ju lutem ta pranoni këtë Dhuratë të madhe. Mos i lejoni ata shpirtra, zemrat e të cilëve janë të infektuar me urrejte, t’ju largojnë nga e Vërteta. Pa të Vërtetën nuk mund të ketë jetë.

Shkoni, fëmijët e mi të dashur, dhe më kërkoni Mua t’ju mbroj gjithmonë sepse është misioni im p
ër t’ju sjellë juve përgjatë udhës së vështirë drejt Fronit të Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit. 

Sunday, 16 November 2014

Ata që besojnë se Hyji nuk do t’i ndëshkoj të liqtë nuk e njohin Atë

E Enjte, 6 Nëntor 2014, në 17:40

Bija Ime fort e dashur, koha ka ardhur që Ati Im i Përjetshëm ta fshij nga faqja e dheut, pisllëkun, që ka hedhur errësirë mbi shpirtrat e njerëzve. Ai do ta ndëshkoj të ligun dhe do të marri në Krahët e Tij të Shenjtë ata që e mbështesin Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ëngjëjt e Tij do të vërshojnë p
ërpara, në një furtunë të madhe, dhe me kosat e fuqishme do ta presin nga rrënjët sëmundjen, që i shkatërron shpirtrat e njerëzve, me qëllim që bota të mund të pastrohet përsëri.

T'i tr
ëmbeni Zemërimit të Hyjit sepse kur Ai të jetë çuar në një zemërim të tillë, njeriu do të dridhet nga frika. Ata që besojnë se Hyji nuk e ndëshkon të ligun nuk e njohin Atë. Zërat e tyre, të lartë dhe krenarë, që e mbushin tokën me fallcitete, dhe ata që e konsiderojnë veten të denjë për favore të mëdha, në Sytë e Atit Tim, por që shajnë të përulurin mes popullit Tim, do të shkulen nga toka dhe do të marrin ndëshkimin më të madh të hedhur mbi njerëzimin që nga përmbytja e madhe.

Ëngjëjt e Hyjit do të zbresin, dhe me një kosë në dorën e djathtë, do të ndajnë kashtën nga gruri. Ata që e shajnë Hyjin do të heshten; ata që hedhin baltë mbi Birin e Njeriut do të heshten; ata që e njollosin Trupin e Tij do të enden të hutuar, të humbur dhe të çoroditur, p
ërpara se të zhyten në shkretëtirë.

Dashuria p
ër Hyjin nuk ka qënë reciproke dhe Mëshira e Tij tashmë është refuzuar. Shpirtrat mosmirnjohës, sytë e të cilëve janë ngulitur mbi kënaqësitë e tyre personale – dhe vendosmëria e tyre për të kryer vepra në kundërshtim të drejtë me Vullnetin e Hyjit – do të ndjejnë dhimbjen e ndëshkimit të Hyjit. Si një shkëndijë rrufeje, do të derdhet, si në një furtunë e madhe, një trazirë e madhe e tokës, e cila do të ndjehet në çdo pjesë të botës.

Ata që e njohin të Vërtetën nuk do të kenë aspak frikë, sepse ata do të jenë dëshmitarët e gatshëm ndaj premtimeve të dhëna në Shkrimin e Shenjtë, kur Mundimi i Madh të vij. Ata që e kanë hequr Hyjin nga jeta e tyre – sikurse të kenë prerë një gjymtyrë nga trupi i tyre – nuk do t’i dinë pasojat që e shajnë Hyjin, deri kur të jetë tepër vonë.

Ju, që më keni tradhëtuar Mua, do të vuani më shumë. Ju, që keni hedhur gur mbi të tjerët, në besimin e gabuar se më përfaqësoni Mua, nuk keni se nga t’ja mbani. Sepse kudo që mundoheni të fshiheni, do të gjendeni lakuriq pa patur asgjë për ta fshehur turpin tuaj. Unë ju them këtë, sepse durimi i Atit Tim është mbaruar dhe në fushën e betejës do të dalin dy ushtri – ata që janë për Mua dhe ata që janë kundër Meje.

Lutuni për Mëshirën e Hyjit. Dhe ata që e godasin Trupin Tim ta dinë këtë. Ju mund të besoni se Unë mund të hiqem nga Shtëpia Ime por, ky do të ishe një gabim i rëndë nga ana juaj.

Largohuni nga Unë, sepse ju nuk më përkisni Mua. Ligësia juaj do të jetë rrënimi juaj dhe përmes besnikërisë suaj ndaj të ligut, ju e keni shk
ëputur veten nga Mbretëria Ime e Lavdishme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/06/those-who-do-not-believe-that-god-will-not-punish-the-wicked-do-not-know-him/

Saturday, 15 November 2014

Hyji Atë: Le të mos jetë asnjë mes jush i paditur për Drejtësinë Time

E Mërkurë, 5 Nëntor 2014, në 13:30

Bija Ime më e dashur, më doni Mua dhe dijeni se Unë i dua dhe gëzoj për të gjithë fëmijët e Mi. Megjithatë, dijeni gjithashtu se Drejtësia Ime është për t’u patur frikë. Le të mos jetë asnjë mes jush i paditur për Drejtësinë Time, sepse ajo do të lëshohet si një furtunë e tmerrshme dhe do të përfshij shpirtrat e atyre që e refuzojnë Mëshirën Time.

Zemërimi Im është i panjohur për shumë, por dijeni këtë. Nëse një njeri që më njeh Mua, blasfemon kundër Shpirtit të Shenjtë, Unë kurrë nuk do ta fal atë. Asgjë nuk mund, apo nuk do ta ndryshoj këtë fakt, sepse një njeri i tillë e ka zgjedhur fatin e vet dhe nuk mund të ketë asnjë pajtim. Për atë njeri, që del para Meje dhe e justifikon marrjen e jetës, ta dij se vetë jeta e tij do të merret prej Meje. Nëse një njeri e shet shpirtin e tij tek Satani, Unë nuk mund ta kthej atë, sepse ai bëhet një me të ligun. Kur një njeri, që flet në Emër të Birit Tim, Jezu Krishtit, i shkatërron shpirtrat e atyre që janë t
ë Mitë, ai do të flaket tutje nga Unë përjetësisht. T’i trëmbeni tani Zemërimit Tim, sepse Unë do të ndëshkoj çdo shpirt që nuk i bindet Vullnetit Tim deri në fund.

Ju nuk duhet të keni frikë nga Ardhja e Dytë e Birit Tim, sepse kjo është një Dhuratë. Ju nuk duhe t’i trëmbeni, as edhe ndonjë vuajtje, që ju duhet të duroni para asaj dite, sepse kjo do të jetë jetë-shkurtër. Të keni frikë vetëm për shpirtrat e atyre që Unë nuk mund t’i shpëtoj dhe që nuk do të kenë asnjë dëshirë të shpëtojnë veten e tyre. Ata janë shpirtrat që e dinë se Unë ekzistoj por që në të kundërt zgjedhin armikun Tim mbi Mua.

Unë do të ndërhyj në shumë mënyra për t’i shpëtuar ata që nuk më njohin Mua fare. Unë do t’i zhvesh shpirtrat e atyre që kundërshtojnë çdo Ligj që Unë krijova dhe ata do të durojnë dhimbjen e Ferrit, dhe Purgatorit, mbi këtë tokë. Me anë të kësaj, ata do të pastrohen dhe do të jenë mirënjohës ndaj Meje që ju tregova atyre këtë Mëshirë tani. Më mirë që ata e durojnë këtë tani sesa të vuajnë përjetësisht të bashkuar me të ligun. Ju kurrë nuk duhet t’i vini në pyetje Mënyrat e Mia, sepse gjithçka që Unë bëj është për të mirën e fëmijve të Mi, me qëllim që ata të mund të jenë me Mua për një jetë të Lavdisë së Përjetshme.

Ndëshkimi Im, që duhet të hidhet mbi njeriun, më shkakton Mua dhimbje. Kjo e thyen Zemrën Time, por është e nevojshme. E gjithë kjo dhimbje do të harrohet dhe drita do ta shkatërroj errësirën. Errësira nuk do të hedhi më mallkimin e vet të tmerrshëm mbi fëmijët e Mi. Unë ju them këtë sepse jeni duke shkuar drejt një errësire të tmerrshme përmes mashtrimit të djallit. Nëse Unë nuk ju informoj për pasojat, ju nuk do të keni asnjë të ardhme në Parajsën Time.

Sa shpejt i gjithë kujtimi i Urdhërimeve të Mia është harruar. Sa shpejt njeriu bie nga Hiri kur ai d
ështon ta ruaj Fjalën Time.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/05/god-the-father-let-not-one-man-amongst-you-be-ignorant-of-my-justice/

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji

E Martë, 4 Nëntor 2014, në 16:33

Bija Ime fort e dashur, Libri i Zbulesës është hapur dhe çdo fletë është duke ju shfaqur botës. Çdo kishë në tokë, që e nderon Hyjin, e ka të vështirë ta ruaj besimin e vet tek Hyji nga brënda radhëve të saj. Çdo kishë është sulmuar dhe është bërë me turp prej atyre që kryejnë mëkate të tmerrshme, nga brënda saj, dhe që më pas i justifikojnë veprimet e tyre, duke i deklaruar ato të jenë Vullneti Hyjit. Asnjë kishë, që mbron Vullnetin e Hyjit, nuk është lënë pa u prekur ku ligësia e ka mbërthyer dhe ku e Vërteta do të zëvendësohet me çdo justifikim për ta mohuar Hyjin në gjithë Lavdinë e Tij. 

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji. Kur të futen interpretimet e ndryshme të së Vërtetës, udha që çon tek Ati Im i Përjetshëm është e shtruar me barëra të këqija që shumohen me t
ë shpejt. Kur kjo të ndodhi, këto do të çojnë në një udhë me baltë, që është e pakalueshme. 

Udha drejt Mbretërisë Sime të Përjetshme është bërë e njohur për njerëzimin. Ajo është një udhë e thjeshtë dhe e pastër nga çdo pengesë, kur kaloni përgjatë saj me konfidencë në zemrat tuaja. Armiqtë e Mi gjithmonë do të përpiqen ta bllokojnë udhën tuaj, dhe nëse ju i dëgjoni ngacmimet e tyre, merreni me gënjeshtrat e tyre dhe i lejoni dyshimet ta mjergullojnë gjykimin tuaj, atëherë ju do ta keni këtë udhëtim një torturë. 

Fjala e Hyjit qëndron tani ashtu si gjithmonë ka qënë, dhe 10 Urdhërimet janë të qarta – ato kurrë nuk do të ndryshojnë.
Udha tek Hyji është q
ë të qëndroni të palëkundur në çfarë Ai ju mësoi. Hyji nuk bën kompromis, as edhe nuk e pranon ndonjë përpjekje nga njeriu për ta ndryshuar të Vërtetën. Nëse ju besoni tek Hyji, ju do t’i ndiqni Urdhërimet e Tij, ta pranoni Fjalën ashtu si është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë dhe të qëndroni në një udhë të vërtetë drejt Mbretërisë së Tij. I bekuar është njeriu që është i drejtë sepse, përmes përuljes së tij ndaj Hyjit, do të marri Çelësat e Parajsës. 

Kushdo që përpiqet t’ju bindi të pranoni gjithçka përveç të Vërtetës nuk 
është për t'u besuar. Besoni vetëm tek Hyji dhe kurrë mos u tundoni të devijoni nga Fjala e Tij, sepse nëse ju dorëzoheni ndaj këtij presioni, ju do të bëheni të humbur për Mua. 

Wednesday, 12 November 2014

Vdekja e vullnetshme është një vepër e neveritshme në Sytë e Mi

E Hënë, 3 Nëntor 2014, në 23:50

Bija Ime fort e dashur, vdekja e vullnetshme është një mëkar mortor dhe nuk mund të falet. Ai që ndihmon, merr pjes
ë apo vendos të marri jetën e atij apo të asaj, për çfarë do lloj arsye, kryen një mëkat të tmerrshëm në Sytë e Hyjit.

Ai është një prej mëkateve më të mëdha nga të gjitha të merrni një jetë, dhe pastaj ta deklaroni se vdekja e planifikuar 
qëllimisht e ndonjë personi, të jetë një gjë e mirë. Mes shumë veprave të planifikuara me kujdes kundër Hyjit, të cilat janë duke ju treguar botës qëllimisht në këtë kohë, për t’i inkurajuar njerëzit të mëkatojnë kundër Hyjit, është përmes mëkatit të vdekjes së vullnetshme. Mos u gënjeni, vdekja e vullnetshme është një vepër e neveritshme në Sytë e Mi, dhe ajo mbart me vete pasoja të rënda për ata që marrin pjesë në këtë vepër

Është një mëkat mortor të vrasësh ndonjë shpirt dhe kjo përfshin shpirtrat që nga momenti i krijimit të tyre, deri tek ata që jetojnë në momentet e tyre të fundit në tokë. Asgjë nuk mund ta justifikoj marrjen e jetës njerëzore, kur ajo kryhet me dijen e plotë se vdekja do të ndodhi në një orë të caktuar. Vdekja e shkaktuar tek një shpirt tjetër i gjallë e mohon ekzistencën e Hyjit. Kur ata që janë fajtorë për këtë vepër e pranojnë ekzistencën e Hyjit pastaj, duke e kryer një vepër të tillë, ata thyejnë Urdhërimin e 5të.

Ka një plan, në këtë kohë, për t’i inkurajuar miliona njerëz ta shkurtojnë jetën e njeriut – si jetën e trupit ashtu dhe jetën e shpirtit. Kur ju bëheni një pjestar i vullnetshëm në një vep
ër, që e njollos shenjtërinë e jetës njerëzore ju nuk do të keni jetë – as Jetën e Përjetshme – dhe shpëtimi nuk mund dhe nuk do të jetë i juaji. 

Tuesday, 11 November 2014

Unë do të vij në një kohë kur ju pak e prisni

E Dielë, 2 Nëntor 2014, në 17:20

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që të gjithë ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, të besoni në gjithçka që Unë ju mësova dhe në gjithçka që Unë ju them tani, sepse të gjitha Planet e Mia janë sipas Vullnetit të Atit Tim të Përjetshëm. Ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni të ardhmes sepse gjithçka është në Duart e Tij të Shenjta.

Besoni dhe ju do të gjeni paqe. Plani Im do të kryhet më në fund dhe çdo vuajtje do të mposhtet dhe çdo ligësi do të shkat
ërrohet. Është koha të pranoni të Vërtetën, edhe pse mund të jetë e frikshme. Kur ju e vendosni gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë do t’ja u lehtësoj barrën dhe Hiret e Mia do t’ju mbushin me Dashurinë Time, e cila do t’ju sjelli ngushëllim të madh në këto kohë dëshpërimi.

Unë do të vij në një kohë kur ju pak e prisni dhe deri atëherë ju duhet të luteni, të luteni, të luteni për ata që nuk më njohin Mua si dhe p
ër ata që më njohin, por që refuzojnë ta pranojnë se Kush Jam Unë.

Unë vazhdoj të hedh mbi ju Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të siguruar që ju nuk largoheni prej Meje. Çdo Dhuratë do të jepet mbi ata që më duan Mua me një zemër të përulët dhe penduar. Por, Dashuria Ime nuk do t’i arrij ata shpirtra që zgjedhin të më nderojnë Mua sipas termave të tyre të gabuara. As edhe nuk do t'i preki zemrat e shpirtrave kokfortë që besojnë se më njohin Mua, por krenaria e të cilëve i verbon ata ndaj të Vërtetës, e dhënë atyre që nga fillimi.

E Vërteta vjen prej Hyjit. E Vërteta do të jetoj deri në fund të kohëve. E Vërteta do të zbulohet në tërësinë e vet, së shpejti, dhe pastaj ajo do t’i përshkoj zemrat e atyre që e refuzuan Dorën Time të ndërhyrjes. M
ë pas, Ushtria Ime do të ngrihet e bashkuar në Lavdinë e Hyjit për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Hyjit deri në ditën e fundit. Ata do të sjellin me vete shpirtrat e paganëve të cilët do ta kuptojnë se ka vetëm një Zot. Nuk do të jenë paganët ata që nuk do të më pranojnë Mua. Përkundrazi, do të jenë shpirtrat e të Krishterëve të cilëve ju ishte dhënë e Vërteta por që do të bien në gabim të rëndë. Është për këta shpirtra të Krishterë që Unë vuaj më tepër dhe është për ata që Unë ju kërkoj të luteni, në çdo orë të ditës.

Jezusi juaj i Dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/02/i-will-come-at-a-time-when-you-least-expect-2/

Monday, 10 November 2014

Asgjë nuk mund të vij prej asgjëje

E Shtunë, 1 Nëntor 2014, në 13:35

Bija Ime fort e dashur, bëj kujdes nga ata që e mohojnë Hyjninë e Atit Tim. Ai, dhe vetëm Ai, e krijoi botën – gjithçka erdhi prej Tij. Asgjë nuk mund të vij prej asgjëje. Gjithçka që është, dhe q
ë do të jetë, vjen nga Ati Im i Përjetshëm.

Fjala nuk mund të thyhet, dhe nëse, apo kur thyhet,
është për të mos pranuar ndonjë gjë që është në kundërshtim me të Vërtetën. Ju jetoni në një kohë kur e gjithë evidenca e ekzistencës së Hyjit, dhe gjithçka që Ai krijoi, do të mohohet. Gjithçka që Ai e mban të shtrenjtë do të shkatërrohet. Krijimi i Tij është duke u copëtuar prej atyre që e mohojnë Atë. Jeta, e cila vjen prej Atij, është duke u shkatërruar dhe e Vërteta, të cilën Ai jua dha fëmijve të Tij përmes Librit të Tij të Shenjtë, që përmban Testamentin e Vjetër dhe të Ri, është duke u vënë tani në pyetje. Së shpejti, shumë prej asaj çfarë Fjala thotë do të konsiderohet të jetë e pavërtetë.

Sa pak ju e doni Atë i Cili është Ati juaj i Përjetshëm dhe sa pak ju e vlerësoni vet
ë fatin tuaj, sepse udha që ju zgjidhni është përzgjedhur me kujdes për t’ju përshtatur vetëm arrogancës dhe vetë-kënaqësisë suaj. Njeriu që është i fiksuar pas intelektit, njohurisë dhe kotësisë së tij do të vazhdoj të përpiqet të gjej një udhë drejt Hyjit, por sipas modelit të vet. Kjo do ta çoj atë në udhë të gabuar dhe ai do të përfundoj të bëj një jetë mashtrimi. Kur ju endeni nëpër këtë jetë në kërkim të kuptimit të ekzistencës suaj, ju kurrë nuk do ta gjeni atë nëse nuk e pranoni të Vërtetën e Krijimit.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ju krijoi ju. Deri kur ta pranoni këtë ju do të vazhdoni të adhuroni zota të rremë dhe paganizmi juaj do t’ju bëj të bini në gjunj
ë të dëshpëruar. Koha ka ardhur kur ju do të pranoni gjithçka që vërteton se Ati Im nuk ekziston.

Juve ju është dhënë e Vërteta. Pranojeni atë. Më lejoni Mua t’ju udhëheq për dore tek Ati Im që të mund t’ju sjell Shpëtimin e Përjetshëm. Gjithçka tjetër përveç të Vërtetës do t’ju çoj në udhën e ferrit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/01/nothing-can-come-from-nothing-2/

Sunday, 9 November 2014

Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit

E Premte, 31 Tetor 2014, në 18:25

Bija Ime fort e dashur, Vullneti Im është i gdhendur në gur dhe të gjithë ata që me të vërtetë më duan Mua, do të ndërthuren me Vullnetin Hyjnor të Zotit. Mohojeni Vullnetin Tim dhe ju nuk mund të bëheni të Mitë. Ngrihuni kundër Meje dhe Unë nuk do t’ju lejoj të hyni në Mbretërinë Time, sepse vetëm ata që vijnë tek Unë, në dorëzim të plotë të vullnetit të tyre të lirë me
 të vërtetë mund të thonë se janë të Mitë. Nëse ju nuk jeni prej Meje, si mundem Unë t’i fitoj zemrat tuaja mosmirënjohëse? Ata prej jush që më mallkojnë Mua; që hedhin përçmim mbi ata që e mbajnë Fjalën Time; apo përpiqen të ndërhyjnë me Vullnetin e Shenjtë të Hyjit do të flaken në humnerë; pasi çdo përpjekje për t’ju shpëtuar juve është shteruar.

Kur 
Unë u linda, shumë prej armiqve të Mi shpirtrat e të cilëve ishin të infektuar prej shpirtrave djallëzor, e bënë jetën e Nënës Sime shumë të vështirë. Ata që e persekutuan atë gjatë Kohës Sime në tokë ishin të pavetëdijshëm, në shumë raste, se përse ata ndjenin urrejtje të tillë kundrejt asaj. Por ajo vuajti, në Emrin Tim. Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë, refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit, i cili ishte për t’ju dhënë atyre lirinë prej prangave, që ju ishin lidhur rreth kyçeve dhe të vendosura atje prej djajve.

Unë kalova shumë nga Misioni Im në tokë duke larguar shpirtrat djall
ëzor tek të prekurit, si dhe gjithashtu duke mësuar ata që ishin të paditur për Vullnetin e Hyjit. Tani ndërsa Unë pregatitem të vij përsëri, Misioni Im do të jetë madje dhe më i vështirë këtë herë. Të gjithë juve me zemrat e ngurta, që refuzoni të më dëgjoni Mua, Unë ju them këtë. Nëse ju nuk më përkushtoheni me të vërtetë Mua, përmes një jete me lutje dhe përkushtim, ju nuk do ta kryeni këtë udhëtim drejt Jetës së Përjetshme vetëm me besimin tuaj. Ju nuk jeni të bekuar me dije apo njohuri të mjaftueshme për Fjalën Time, për ta shpërfillur Paralajmërimin Tim në këtë kohë. Përse më përçmoni Mua tani? Çfarë besoni se do t’ju bëj të denjë të qëndroni para Meje, kur të më kërkoni Mua jetën e përjetshme? Unë ju them se kokëfortësia juaj ju verbon ndaj të vërtetës së Zbulesës Hyjnore, që jeni duke e dëshmuar përmes këtyre, Mesazheve të Mia Hyjnore për botën.

Shpirtra mosmirnjohës, juve ju mungon njohuria, që me kujdes ju ishte dh
ënë në Biblën më të Shenjtë. Për çdo mësim që ju ishte dhënë, ju nuk keni mësuar asgjë. Krenaria juaj dhe përpjekja juaj për vetë-kënaqësi, më shqetëson Mua. Sytë tuaj nuk mund të shohin dhe, prandaj dhe ju do të jeni të papregatitur për Mua. Për çdo fyerje që ju hidhni mbi ata që flasin të Vërtetën, dhe që e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë – pavarësisht nga kundërshtimet prej jush – do t’ju duhet të përballeni me Mua. Pastaj Unë do t’ju kërkoj t’i justifikoni fjalët, punët dhe veprimet tuaja kundër Meje. Ju kurrë nuk mund të thoni se jeni për Mua kur ju më luftoni Mua, përmes Fjalës Sime, e dhënë tek ju prej Mëshirës së Hyjit, I Cili kurrë nuk do të pushoj në Përpjekjen e Tij për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj.

Kur ju 
është dhënë Dhurata e shfaqjes private ju e keni të drejtën ta dalloni. Por, ju nuk e keni autoritetin të gjykoni të tjerët apo t’i lëndoni ata, madje edhe kur nuk vijnë nga Unë. Unë, Jezu Krishti, e kam bërë të ditur se njeriu nuk e ka të drejtën të gjykoj ndonjë shpirt. Nëse ju më kundërshtoni Mua, madje edhe nëse ndjeni fyerje drejt profetëve të rremë, Unë do t’ju gjykoj dhe do t’ju ndëshkoj, ashtu si ju i ndëshkuat ata që ju i urrenit. Ju nuk mund ta urreni një person tjetër në Emrin Tim. Nëse ju e urreni një person tjetër atëherë ju e bëni këtë në emër të Satanit. Unë do ta pastroj ligësinë tuaj vetëm kur ju vini dhe më luteni Mua t’ju shpengoj nga një mëkat i tillë. Por shumë prej jush kurrë nuk do ta bëjnë këtë sepse ju e keni vendosur veten tuaj përmbi Mua, dhe për këtë ju do të vuani.

Asnjë mes jush të mos e deklaroj një tjetër shpirt të jetë djallëzor sepse ai, Satani, kënaqet me ata që janë fajtorë, për kryerjen e këtij gabimi. Asnjë prej jush nuk është aq i pastër nga mëkati sa të mund të bëni një gjykim të tillë.

Ai që është prej Meje dhe që me të vërtetë më njeh Mua, kurrë nuk do ta lëndoj një tjetër shpirt në Emrin Tim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/31/those-who-opposed-my-first-coming-refused-to-accept-the-will-of-god-2/

Thursday, 6 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Pranojeni Kryqin me dinjitet. Mos u ankoni

E Enjte, 30 Tetor 2014, në 17:30

Bijtë e mi të dashur, kur ju i shërbeni Birit tim në këtë jetë, ajo është e mbushur me vështirësi. Është një detyrë e thjeshtë ta ndiqni Atë nga njëra anë, por kur ju mbani Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë brënda shpirtit tuaj, ajo do të sjelli, mbi ju, zemërimin e të ligut dhe çdo armiku të Birit tim. Kjo e bën udhëtimin tuaj përgjatë Udhës të së Vërtetës jashtëzakonisht të rëndë. Pas çdo kthese, ju do të kundërshtoheni madje edhe nëse qëndroni të heshtur në adhurimin tuaj të Birit tim.

Shumë që me të vërtetë e duan Birin tim nuk mund ta kuptojnë kur ata ngacmohen nga të tjerët, për asnjë arsye të dukshme. Apo, kur ata akuzohen gabimisht për keqbërje. Kjo është sepse Shpirti i Shenjtë është Prania e vërtetë e Hyjit dhe, prandaj, kjo nuk do të kaloj pa u vënë re nga i ligu, i cili nuk do të ndaloj së shkaktuari pikëllim dhe dëshpërim. Ai, i ligu, do t’ju mundoj papushim dhe do ta bëj këtë drejtpërdrejt, ose përmes shpirtrave të atyre që ai arrin t’i infektoj.

E gjithë kjo dhimbje, që ju nuk do ta kuptoni, është për arsye të përkushtimit tuaj ndaj Jezu Krishtit. Ashtu si Ai duroi tallje, përçmim dhe urrejtje po, ashtu, do të durojnë edhe ata që i shërbejnë Atij. Kur ju vuani në Emrin e Tij në këtë tokë, ju, gradualisht, do të gjeni paqe t
ë përhershme, dashuri dhe gëzim në Mbretërinë e Tij. Pranojeni Kryqin me dinjitet. Mos u ankoni. Mos reagoni ndaj atyre që tregojnë urrejtje ndaj jush, se përndryshe zemrat tuaja do të mbushen me të njëjtin vrer.

Urrejtja mbjell urrejtje nëse ju i përgjigjeni asaj. Dashuria, që vjen nga Hyji, mbjell dashuri. Tregoni dashuri ndaj armiqve tuaj; lutuni për ata; tregoni keqardhje për ata. Kur ju bëni kështu, Satani është i pafuqishëm kundrejt jush.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/30/mother-of-salvation-accept-the-cross-with-dignity-do-not-complain/

Wednesday, 5 November 2014

Unë hedh Hire të mëdha mbi Ndjekësit e Mi në këtë kohë

E Mërkurë, 29 Tetor 2014, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, Unë hedh Hire të mëdha mbi Ndjekësit e Mi në këtë kohë, kur ata kanë nevojë më shumë.

Hiret që Unë hedh mbi ju, ndjekësit e Mi, përfshijnë Dhuratën e Mprehtësisë për t’ju bërë të aftë të shikoni mashtrimin, që e ka d
ëmtuar mbarë botën. 

Unë gjithashtu ju jap Dhuratën e Rezistencës që të ngriheni kundër kundërshtarëve të Mi dhe të vazhdoni të luftoni me qëllim që Krishtërimi të mbijetoj. 

Unë gjithashtu ju jap Dhuratën e Durimit që të jeni të aftë të vazhdoni të flisni të Vërtetën kur do t’ju duhet të dëgjoni fallcitete që do të shqiptohen prej atyre ndjekësve të Mi, të cilët do të çohen në udhë të gabuar nga armiqtë e Mi. 

Më në fund, Unë ju jap Dhuratën e Dashurisë, dhe kur Unë ju mbush me këtë Dhuratë, ju do të jeni në gjëndje ta dobësoni të ligun përmes fjalëve, punëve dhe veprimeve tuaja. Dashuria për Mua, do të thotë se ju do t’i doni madje edhe armiqtë tuaj dhe me këtë Dhuratë ju do ta shkatërroni urrejtjen.

Shkoni dhe pranojini Dhuratat e Mia. E gjitha që duhet të bëni është të më thoni Mua

“Jezus më jep Dhuratat që më nevojiten për të qëndruar besnik ndaj Teje.”

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/29/i-pour-great-graces-over-my-followers-at-this-time/

Nëna e Shpëtimit: Besimi është themeli i Kishës

E Mërkurë, 29 Tetor 2014, në 14:25

Bijtë e mi të dashur, kur ndjeheni të dëshpëruar, të dekurajuar dhe të frikësuar për shkak të padrejtësive të tmerrshme që dëshmoni, ju lutem të kërkoni mbrojtjen time të fuqishme. Unë do të ndërhyj, në emrin tuaj, dhe do t’i kërkoj Birit tim t’i dëgjoj thirrjet tuaja për paqe dhe qetësi. Ai do t’ju mbushi me Hiret e nevojshme për t'ju ruajtur dhe për ta mbajtur të gjallë, brënda shpirtit tuaj, flakën e Shpirtit të Shenjtë.

Nëse ju kërkoni Dhuratat e Shpirtit të Shenjtë dhe Biri im i përgjigjet thirrjes suaj, besimi juaj tek Ai do të forcohet së tepërmi. Kur kjo të ndodhi, besimi juaj do t’ju bëj të mundur të besoni më tepër në Mëshirën e Tij të Madhe. Besimi është themeli i Kishës, me anë të së cilës ajo mund të qëndroj e fortë. Besimi ju heq frikën dhe dëshpërimin. Ai ju sjell ngushëllim, paqe dhe qetësi në kohë trazirash. Ai ju lejon t’i shikoni gjërat kthjellët ashtu si ju duhet, me qëllim që ta mbroni veten tuaj nga persekutimi që do t’ju duhet të hasni çdo ditë.

Ata që janë të përkushtuar ndaj Jezu Krishtit do t'ju duhet të durojnë gjithmonë dhimbjen e Vuajtjes së Tij. Kjo është diçka që ju duhet ta pranoni kur ndiqni Hapat e Tij. Kur ju e pranoni këtë Kryq atëherë ju duhet ta dorëzoni vuajtjen tuaj tek Biri im, për shpëtimin e shpirtrave të atyre që, përndryshe, kurrë nuk do të ishin në gjëndje të hynin në Mbretërinë e Birit tim. Sakrifica juaj, edhe pse mund të jetë e vështirë, sjell gëzim të madh tek Biri im i cili loton në dëshpërim të madh për ata që Ai do t’i humbasi tek i ligu në ditën e fundit.

Feja, shpresa dhe besimi në Birin tim do ta lehtësojnë vuajtjen tuaj dhe do t’ju sjellin paqe dhe gëzim. Është kur ju i merrni këto Bekime që ju do ta dini se e keni kapërcyer çdo pengesë, që ju ndan nga Hyji. Dhe, për këtë, ju duhet të jeni mirënjohës – jo të dëshpëruar – sepse Mbretëria e Hyjit do të jetë e juaja.

Shkoni, bijtë e mi, ta doni dhe t’i shërbeni Birit tim.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/29/mother-of-salvation-faith-is-the-foundation-of-the-church/

Tuesday, 4 November 2014

Hyji Atë: Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit

E Martë, 28 Tetor 2014, në 20:20

Bija Ime më e dashur, fëmijët e Mi duhet ta dinë se ka vetëm një Zot. Vetëm një. Çdo tjetër ekziston vetëm në mëndjen e njeriut. Çdo zot tjetër është një paturpësi në Sytë e Mi dhe njeriu që jepet pas adhurimit të zotave të rremë, i shërben vetëm djallit, i cili kënaqet me rënien e njeriut prej Hirit t
ë Zotit.

Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Asgjë nuk mund të triumfoj kundër Meje. Madje dhe djajtë dhe ëngjëjt e rënë, të cilët Unë i hodha në humnerë, kurrë nuk do të qëndrojnë para Meje dhe të më sfidojnë Mua, sepse ata nuk e kanë fuqi të tillë.

Sa shumë besime fetare janë krijuar nga njeriu i dobët, dhe kjo ka shkaktuar shumë rrëmujë. Që nga fillimi Unë fola me Një Zë, dhe deri në fund, do të jetë vet
ëm Një Zë. Bota është e Imja sepse Unë e krijova atë. Unë e krijova çdo gjallesë të gjallë. Unë gjithashtu krijova Hierarkinë Time Qiellore nga e cila Unë i flaka ata ëngjëj që u rebeluan dhe më tradhëtuan Mua. Shumë prej këtyre ëngjëjve të rënë komunikojnë me fëmijët e Mi të cilët kanë krijuar një formë të spiritualizmit të epokës së re. Unë i paralajmëroj ata prej jush që adhurojnë zotat e rremë, përmes ndjekjes së praktikave të tilla. Spiritualizmi i tillë do t’i ekspozoj shpirtrat tuaj ndaj shpirtrave djallëzor që vetëm dëshirojnë të shkatërrojnë shpirtrat tuaj.

Këta ëngjëj të rremë janë djajë, të maskuar si shpirtrat e gjallë të dritës, dhe ata do t’ju joshin të besoni fallcitete. Çdo gënjeshtër rreth Hierarkisë Sime Qiellore do t’ju ushqehet juve me qëllim që t’i vendosni të gjitha nevojat tuaja para Satanit dhe shpirtrave djall
ëzorë. Gjithçka që ata bëjnë është se i  shqyejnë shpirtrat tuaj si bisha të egra dhe pastaj ju lënë të zbrazët dhe pa aspak dashuri. Në fillim, kur ju jepeni pas idhujtarie të tillë, do të ndjeni një ndjesi paqeje të rreme. Djajtë mund të japin fuqi të tillë por ajo është jetë-shkurtër. Sepse menjëherë sa ata ta fitojnë hyrjen në shpirtin tuaj, ata do t’ju torturojnë dhe do t’ju nxisin në vepra djallëzore.

Unë Jam i tëri ashtu si isha në Fillim dhe Unë Jam Mbarimi. Gjithçka fillon dhe mbaron me Mua. Kur ju vendosni zota të rremë para Meje, dhe e bëni këtë për shkak të dëshirave tuaja vetjake për të kërkuar kënaqësi, pushtet dhe kontroll të fatit tuaj, ju jeni fajtor për thyerjen e Urdhërimit Tim të Parë.

Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit. Pa Mua ju nuk keni të ardhme. Pa Birin Tim ju nuk mund të vini tek Unë. Refuzojeni të vetmin Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, Mesian e Vërtetë, dhe ju më refuzoni Mua.

E Vërteta si fillim ju dha botës kur paganizmi u përhap. E Vërteta ju dha botës me lindjen e Birit Tim dhe brezat u kthyen n
ë besim. E Vërteta po i jepet përsëri botës tani, ndërsa braktisja e madhe i mbyt shpirtrat e atyre që besojnë në Birin Tim, dhe në një kohë kur paganizmi është përhapur përsëri. Ashtu si ishte në fillim kur Unë u refuzova prej njerëzve mosmirnjohës, po ashtu do të jetë në fund, kur zemrat e njerëzve do të kthehen të ngurta dhe shpirtrat e tyre, do të jepen lirshëm ndaj djallit. 

Atëherë, bota ashtu si ju e njihni, nuk do të jetë më pasi Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Përfundimisht, paqja do të mbretëroj përsëri dhe Unë do t’i bashkoj ata që zgjedhin të vijnë me Mua. 

Monday, 3 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Roli im si Nëna e fëmijve të Hyjit është duke u nënvlerësuar

E Hënë, 27 Tetor 2014, në 16:20

Bija ime, është e rëndësishme që të kujtoni të recitoni Ruzaren time më të Shenjtë çdo ditë për ta mbrojtur këtë mision, dhe misionet e tjera, të autorizuara nga Ati im i Përjetshëm për botën.

T
ë Krishterët që e mbajnë Besimin do ta kenë shumë të vështirë të vazhdojnë ta deklarojnë devotshmërinë e tyre ndaj meje, Virgjërës së Papërlyme Mari, Nënës së Hyjit, në këto kohë. Roli im si Nëna e fëmijve të Hyjit është duke u nënvlerësuar dhe shpërfillur dhe, në veçanti, nga disa grupe Katolike të cilët nuk vijnë nga Biri im. Grupe të tilla japin përshtypjen se janë mbështetësit e devotshëm të Kishës së Birit tim por ata nuk praktikojnë çfarë Ai ju mësoi. 

Ata i persekutojnë ata që e mbështesin të Vërtetën dhe shkojnë deri aty sa ta shpërfillin, si të kotë, çdo lloj shfaqje private e dhënë njerëzimit që nga Vdekja e Birit tim në Kryq. 

Po të mos ishte për shfaqjet private, të dhëna botës prej meje, Nënës së Hyjit si lajmëtarja e Kishtit, shumë nuk do të ishin kthyer kurrë tek e Vërteta. 

Përkundrazi, shumë do të kishin vazhduar të ecnin në errësirë, do ta shpërfillnin Ekzistencën e Hyjit dhe do ta shmangnin lutjen – dera që, kur hapet, e ndriçon shpirtin. Roli im si Nëna e Hyjit është duke u sulmuar nëpër botë për arsye të fuqisë që më është dhënë mua për të shkatërruar kundërshtarin e lig. Unë do ta shtyp kokën e gjarpërit ashtu si është profetizuar por ata që tregojnë përkushtim ndaj meje do të përbuzen dhe do të tallen nga mashtruesit, që guxojnë ta shpallin veten ekspertë në mësimet e Kishës. 

Biri im nuk e pëlqen asnjë lloj urrejtje të treguar nga njeriu për vëllain e tij. Ai derdh lotë kur dikush, që thotë se përfaqëson Kishën e Birit tim, nxit urrejtje kundër një fëmije të Hyjit. Ai pëson dhimbjen e Kryqëzimit të Tij sa herë që një shërbëtor në Kishën e Tij e lëndon një tjetër apo shkakton vuajtje të tmerrshme tek të pafajshmit.

Fëmijë, ju duhet të luteni fort
ë për Kishën e Birit tim pasi ajo është nën sulmin më të madh që nga themelimi i saj. Armiqtë e Birit tim kanë shumë plane për ta shkatërruar atë dhe pjesa më e madhe e tyre do të vijnë nga brënda saj. Jepini rëndësi paralajmërimit tim, si dhe atyre që unë i zbulova botës në Fatima. Armiku pret dhe së shpejti ai do të kontrolloj, plotësisht, Kishën e Birit tim në tokë dhe miliona do të gënjehen. 

Mbyllini veshët kur të dëgjoni që shërbëtorët e Birit tim po përçmohen dhe po përgojohen pse mbrojnë Fjalën e Hyjit. Gjithmonë ta kujtoni se vetëm dashuria vjen prej Hyjit dhe çdo person apo organizatë që ju inkurajon të hidhni gjykime mbi një person – pavarësisht se çfarë ai ka bërë – është për t’u vënë në pyetje. Ju nuk mund ta deklaroni veten tuaj të jeni një shërbëtor i Hyjit dhe pastaj t’i thoni botës të hedhi shpifje mbi një person tjetër. Ju kurrë nuk mund ta pranoni nxitjen e urrejtjes të ndonjë lloji. 

Çdo person që e bën këtë, në Emër të Birit tim, kurrë nuk duhet inkurajuar sepse kjo kurrë nuk mund të vij nga Zoti. 

Ruzarja ime duhet të recitohet sa më shpesh të jetë e mundur për ta shtypur të ligun, që e mbërthen botën në këtë kohë kur mizoria e çdo lloji konsiderohet të jetë e drejtë.

Dashuria e njeriut për vëllain e tij është bërë e rrallë dhe bamirësia mes t
ë Krishterëve është dobësuar. Ju duhet t’i hapni sytë ndaj të Vërtetës dhe ta kujtoni veten se çfarë ju mësoi Biri im. Ajo është po aq e qartë sa dita, sepse u shkruajt që bota ta lexoj në Biblën më të Shenjtë.