Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Udha drejt Parajses. Show all posts
Showing posts with label Udha drejt Parajses. Show all posts

Monday, 10 August 2015

Zgjohuni ndaj të Vërtetës para se të jetë tepër Vonë

E Premte, 15 Prill 2011, në 23:00

Bija Ime e dashur, ti duhet t’i tregosh botës se duhet t’i përmbahet Vullnetit Tim Më të Shenjtë, nëse njerëzimi e dëshiron jetën e përjetshme. Kjo botë, edhe pse ka shumë për të ofruar, kurrë nuk do ta kënaqë urinë tuaj. Po të mos ishte për mëkatet e prindërve tuaj të parë, Adamit dhe Evës, atëherë po, do të kishte qenë e mundur të jetonit në lumturinë e përjetshme pa asnjë pengesë në udhën tuaj. 

Për shkak se mashtruesi është kudo, ai nuk do ta lërë asnjërin nga ju që ta planifikojë jetën e tij drejt Meje. Dinak, gënjeshtar, ai vazhdimisht do të përpiqet të sigurojë që ju të bini në mëkat përmes mënyrave të ndryshme të joshjes. Megjithatë, ai do ta ketë shumë të vështirë, t’ju vërë në shënjestër nëse jeni në gjendje hiri, të arritur përmes Rrëfimit dhe Sakramentit të Bekuar.

Rruzarja e Shenjtë është në veçanti efektive kundër Satanit për arsye të fuqive të dhëna Virgjërës së Bekuar, Nënës Sime, nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ajo ka fuqi të pamasë mbi mashtruesin.
Ai është i pafuqishëm kundër saj dhe ai e di këtë. Nëse ju e lejoni Nënën Time të Shenjtë t’ju drejtojë drejt hireve për të cilat ajo mund të ndërhyjë, në emrin tuaj, atëherë ju do të qëndroni të paprekur ndaj influencës së tij.

Ndërsa njerëzit sot përpiqen drejt lumturisë dhe paqes mbi këtë Tokë, ata kërkojnë një formulë sekrete. Këtu ata e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkyçin sekretin e lumturisë, përfitimit material dhe paqes në jetët e tyre. Ata dalin me mënyra, ide të reja, të gjitha këto të reklamuara përmes skemash për t’u bërë të pasur. Pavarësisht nga të gjitha argumentet që ata paraqesin, shumë prej të cilave janë të bazuara mbi idealizmin e krijuar psikologjikisht, thjesht nuk është e mundur të gjeni paqe dhe gëzim në jetët tuaja nëse nuk besoni në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ai është i vetmi Dhurues i Jetës. 

Pa u afruar tek Ai, ju do të jeni të zbrazët në shpirt. Ata prej jush, që shpenzojnë shumë kohë të konsiderueshme duke u përpjekur të përgënjeshtrojnë Ekzistencën Time, e harxhojnë kohën e tyre duke ndjekur ëndrra, që kurrë nuk do të japin fryt. Refuzimi juaj kokëfortë për ta pranuar Krijuesin tuaj, Qenien Supreme i Cili e krijoi këtë botë, do t’ju çojë në një humnerë të errësirës së përjetshme. 

Shumë njerëz si ju, të cilët shkuan deri aty sa ta mohojnë Ekzistencën e Hyjit, në jetën e tyre, duke përhapur gënjeshtrën se nuk ka një gjë të tillë si Hyji Atë, për fat të keq, tani janë në thellësitë e Ferrit sipas zgjedhjes së tyre. Mos e lejoni këtë që të ndodhë tek shpirtrat tuaj; ku ata që përfundojnë në Ferr, digjen sikur të ishin akoma prej mishi. Sa qesh Satani me injorancën tuaj. 

Kur ju e mohoni Hyjin, ju mohoni të drejtën tuaj ndaj lumturisë së përjetshme. Po kjo lumturi e përjetshme është ajo që ju e kërkoni pa pushim në këtë botë. Por ajo nuk mund të arrihet në Tokë.

Kurrë mos e jetoni jetën tuaj në Tokë sikur kjo të ishte e vetmja pjesë e ciklit të ekzistencës suaj, sepse nuk është. Shtëpia juaj e vërtetë do të jetë në Parajsë me Mua.

Monday, 27 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës

E Dielë, 19 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, unë jam Nëna juaj, Mbretëresha e Qiellit. Unë ju mbuloj të gjithëve ju që më thërrisni mua të ndërhyj në emrin tuaj, për t’i kërkuar Birit tim t’ju mbroj, me hire të veçanta. I gjithë Qielli lutet për njerëzimin në këtë kohë, me qëllim që tranzicioni në botën e re pa fund, të jetë i lehtë. Është dëshira më e madhe e Birit tim për të kapur zemrat e çdo mëkatari. Për të hequr pluhurin e çorroditjes, që i ka mbuluar shpirtrat e tyre. Për të sjellë, madje dhe ata me zemrat e ngurta, në Mëshirën e Tij të Madhe.

Biri im kurrë nuk dorëzohet në përpjekjen e Tij për të prekur zemrat e gjithsecilit. Ai kurrë nuk kërkon hakmarrje mbi ata që e fyejnë Atë dhe Ai kurrë nuk e favorizon një shpirt mbi një tjetër. Ai e do gjithsecilin, madje edhe armiqtë e Tij më të mëdhenj, dhe kjo gjithmonë do të jetë kështu. Ju kurrë nuk duhet ta shmangni Birin tim nëse keni vuajtur në këtë jetë; nëse keni humbur një të dashurin tuaj në rrethana tragjike; apo nëse jeni viktimë e padrejtësive të tmerrshme. Hyji është Autori i Jetës. Ai e jep atë dhe Ai e merr atë. Është vetëm kur një shpirt, i mbushur me shpirtra djall
ëzor, e vret një tjetër që Hyji do ta bëj atë shpirt ta paguaj shtrenjtë.

Për aq kohë sa mëkati ekziston, ligësia do të mbetet në tokë. Do të jetë vetëm kur mëkati të jetë zhdukur, që ligësia do të zhduket. Fëmijë, unë ju kërkoj të jeni të duruar. Unë ju kërkoj ta kaloni kohën tuaj në lutje sa m
ë shumë të mundeni. Unë ju kërkoj të vazhdoni të recitoni Ruzaren Më Të Shenjtë për mbrojtjen e familjeve tuaja, kombeve tuaja dhe vëndeve tuaja.

Kurrë më parë Ruzarja ime nuk do të jetë kaq e fuqishme sa është në këto kohë, dhe ju do të merrni hire të mëdha kur e recitoni atë, sidomos me zë të lartë, dhe në grupe.


Të gjitha Planet e Hyjit janë në vënd për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Unë kërkoj që, përmes lutjeve tuaja, ju do të ndihmoni në pregatitjen e udhës që të gjithë mëkatarët të kërkojnë pendesë, që ata të gëzojnë jetën e përjetshme në botën që vjen, e cila është pa fund. Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/19/mother-of-salvation-blessed-are-those-who-will-be-given-the-keys-of-paradise/

Wednesday, 25 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht

E Mërkurë, 18 Qershor 2014, në 14:51

Bijtë e mi, më ndiqni mua, Nënën e Shpëtimit, dhe merreni dorën time ndërsa ju drejtoj përgjatë udhës të së Vërtetës të Birit tim. Do të jetë përmes ndërhyrjes sime që shumë nga ju do të gjejnë guximin të ecin në këtë udhë me gjëmba dhe të shtruar me gurë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Fëmijë të dashur, për ta njohur Birin tim me të vërtetë, kërkohet këmbngulje e madhe. Ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, zemrën dhe shpirtin tuaj, pa asnjë shenjë dyshimi apo krenarie, përpara se të jeni të aftë të shikoni. Kur e Vërteta t’ju zbulohet brënda zemrave tuaja, ju duhet të kapeni pas saj, sepse ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të çliroheni.

Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht, për shkak të mënyrës me të cilën i ligu do t’ju ngacmoj.

Ai kurrë nuk do të pushoj së provuari dhe për t’ju larguar nga Krishti, sepse ai e ka bërë atë misionin e tij të turpshëm për t’ju tërhequr në drejtim të kundërt. Prandaj kur ju të rrëzoheni përgjatë udhëtimit tuaj ju duhet të ngriheni përsëri dhe t’ja filloni nga fillimi. Për çdo herë që ju bëni një hap mbrapsht, dijeni se gjithçka që influencon Satani gjithmonë do të jetë mbrapsht – në kundërshtim me gjithçka që Biri im i dhuroi racës njerëzore.

Prandaj do t'ju kërkohet durim i madh, por menjëherë sa ju e keni kapërcyer çdo pengesë, ju do të ecni më shpejt përgjatë udhës drejt Birit tim.

Çdo pengesë, kur është kapërcyer, do t’ju bëj më të fortë në besimin tuaj. Dhe kur besimi juaj të bëhet i fortë, asgjë nuk do të qëndroj në udhën tuaj për t’u bërë dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe, fëmijë të dashur, dhe më lejoni mua, Nënën e Shpëtimit, t’ju ndihmoj të bëheni më të fortë në dashurinë tuaj për Jezu Krishtin, sepse pa Atë ju kurrë nuk do të gjeni paqen dhe ngushëllimin që kërkoni në këtë jetë apo përtej.

Monday, 3 February 2014

Shumë prej çfarë njerëzimi e merr si të mirëqënë do të kthehet përmbys dhe mbrapsht, por kjo është e nevojshme

E Shtunë, 1 Shkurt 2014, ora 19:53

Bija Ime fort e dashur, për shkak të mundimit, që raca njerëzore duhet të duroj gjatë Pastrimit, do të ishte gabim të ngatërrohej dhimbja që ajo do të shkaktonte me atë të mungesës së shpresës.

Shumë prej çfarë njerëzimi e merr si të mirëqënë do të kthehet 
përmbys dhe mbrapsht, por kjo është e nevojshme. 

Kur Pastrimi të jetë kryer, një agim i ri do të shfaqet – papritur dhe pa paralajmëruar – dhe bota e re do t’ju paraqitet fëmijve të Hyjit.

Ndërsa shumë dhimbje do të durohet prej atyre që më duan Mua, si edhe prej atyre që nuk më duan, Unë kërkoj që asnjëri prej jush të besoj ndonj
ëherë se nuk ka shpresë. Përkundrazi, gëzohuni sepse vetëm dashuria, gëzimi, paqja dhe lumturia shtrihet përpara në Parajsën Time të Re. Kur bota të jetë pastruar nga mëkati dhe sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të jenë pastruar, atëherë Unë do të vij si një Dhëndër për t’ju përshëndetur. Dita e Madhe dhe e Lavdishme është për t’u pritur me gëzim, entusiazëm dhe dëshirë, sepse Zemra Ime do të shpërthej dhe do të bashkohet me gjithë botën.

Fillimi i Ri është i mund
ësuar për ju. Duroni çfarë do dhimbje dhe vuajtje që dëshmoni tani, sepse ajo do të jetë asgjë kur ju të vini në Dritën Time, kur Unë t’ju pushtoj me dashuri dhe lumturi, që ju e keni pritur gjithë jetën tuaj, por që në të vërtetë ju nuk mund ta arrinit atë deri atëherë.
"I tregoni te gjithe shpirtrave
per Meshiren Time,
sa ka kohe." 

Më ndihmoni Mua t’i sjell shpirtrat që janë të humbur për Mua në Krahët e Mi. Lutuni për njëri tjetrin. Të jeni të gëzuar. Të keni shpresën. Të keni paqen. Çfarë do që të vij, dijeni se Dashuria Ime është më e fuqishme se urrejtja. Fuqia Ime është e Gjithpushtetshme. Mëshira Ime është e pafund. Durimi Im është i madh.

Shkoni në paqe dhe më shërbeni Mua, deri në ditën e fundit, sepse Dita tjetër do të jetë fillimi i botës që nuk do të ketë mbarim dhe kur vdekja nuk do të ekzistoj më.

Unë ju dua dhe kënaqem me të gjithë ju.

Jezusi juaj

Tuesday, 2 July 2013

Shumë pak gjejnë ngushëllim tek Unë. Unë pres me durim dhe prapë ata nuk do të vijnë tek Unë

E Martë, 25 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, Lotët e Mia rrjedhin sot, ndërsa mizoria e të ligut, që shfaqet brënda zemrave të njerëzve, po rritet. Kaq të ashpër janë bërë ata sa zemrat e tyre të ngurta nuk lënë aspak vënd për Mua, Jezu Krishtin, për të gjetur ngushëllim të brëndshëm.

Zemra Ime rënkon me trishtim tani, për të Krishterët që janë larguar nga e Vërteta dhe nga gjithçka që Unë ju kam mësuar atyre. Shumë pak gjejnë ngushëllim tek Unë. Unë pres me durim dhe prapë ata nuk do të vijnë tek Unë.

Ata kanë krijuar një mur që i ndan nga Unë dhe nuk e mbështesin me sinqeritet Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Sa kanë harruar ata çfarë Unë ju kam thënë, çfarë Unë bëra për t’i shpëtuar ata dhe çfarë Unë ju tregova atyre përmes Librit të Atit Tim, për ta pritur kohën, kur ajo të afrohet.

Fëmijët e Mi të gjorë, të gjorë. Unë duhet ta zgjoj dashurinë për Mua në zemrat e tyre, si fillim, nëse ata do ta merrnin ngushëllimin dhe lehtësimin e dhimbjes nga sprovat dëshpëruese dhe të vështira në këtë jetë. Ata duhet të zgjasin duart dhe të më thërrasin Mua tani, në këtë kohë, nëse duan që Unë ta bëj këtë kalim të padhimbshëm për ata.

Unë nuk kam asnjë dëshirë të shkaktoj vuajtje mbi fëmijët e Hyjit. Por, duke e refuzuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe Ligjet e krijuara nga Ati Im, ata do të shtyhen drejt një beteje të tmerrshme me shpirtin djallëzor, para sa Mëshira Ime t’i sjelli ata në Krahët e Mi kur Unë t’i shpëtoj.

Sa pak besim ata mbajnë në zemrat e tyre, për Një Hyj të Vërtetë. Sa mospërfillës janë ata dhe sa shpejtë i përkrahin gënjeshtrat, për të kënaqur joshjen e tyre për mëkat. Sa naivë janë ata kur pranojnë gënjeshtra, që ju përshtaten jetës së tyre, për të justifikuar mëkatin.

Çdo gjë e besueshme, që e justifikon mëkatin përmes inteligjencës njerëzore, është e vetmja rrugë që ata zgjedhin, me qëllim që të mund ta bëjnë jetën e tyre ashtu si dëshirojnë. E Vërteta është aq e vështirë për tu gëlltitur dhe ajo është e rëndë për tu përpunuar, në atë që sakrificat e trupit duhet të bëhen për ta pranuar atë. E Vërteta, kur dhe nëse pranohet, kërkon guxim të madh dhe vetëm ata që e kanë Dhuratën e Përulësisë me të vërtetë mund ta mbështesin atë me lehtësi.

Ata që me të vërtetë e kërkojnë të Vërtetën e Hyjit shpesh çohen në udhë të gabuar nga ata që thonë se shpallin Fjalën e Hyjit. I vetmi vënd ku ju do ta gjeni të Vërtetën është në Biblën Më Të Shenjtë dhe në Fjalën Timë të Shenjtë e dhënë ju përmes këtyre Mesazheve. Mesazhet e Mia e mbështesin Fjalën e Shenjtë të Hyjit, ashtu si është dhënë në Librin e Atit Tim.

Dashuria për Mua nuk është e lehtë, sepse ju mund të vini tek Unë vetëm si një fëmij i thjeshtë. Sjellja dhe bukuria juaj, që ju e tregoni në botë në jetën tuaj të përditshme, duhet të lihen mënjanë. Ju mund të vini tek Unë, vetëm si një fëmij i thjeshtë dhe i besueshëm. Ju duhet të vini para Meje dhe të më kërkoni Mua t’ju marr, t’ju formoj, t’ju ndihmoj të ecni në udhën e drejtë drejt shenjtërimit dhe pastaj të besoni tek Unë plotësisht.

Kur ju i dorëzoni të gjitha tek Unë, Unë do t’ju ngre lart, do ta largoj frikën tuaj dhe Unë do t’ju çoj drejt Mbretërisë Sime. Madje edhe atëherë, me Dashurinë e Hyjit në shpirtin tuaj, ju prapë do ta keni këtë udhë të vështirë. Por, do të duket sikur rrjetat e merimangës janë pastruar, sepse kur e Vërteta bëhet e qartë nuk do të ketë rrugë tjetër që ju do të dëshironit të ecnit. Sepse kjo është e vetmja rrugë që do t’ju çoj tek Parajsa dhe ajo është udha që ju duhet të merrni për të ardhur tek Unë, Jezu Krishti. Sepse Unë Jam Udha.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/25/very-few-find-comfort-in-me-i-wait-patiently-and-yet-they-will-not-come-to-me-2/