Kerko Mesazhet ketu

Monday, 30 September 2013

Unë vij për ju për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij Hyjnor dhe për të përmbushur Besëlidhjen

E Martë, 17 Shtator 2013, ora 22:45

Bija Ime fort e dashur, kur ti e ke këtë Punë të vështirë dhe heziton t’i japësh botës lajme të këqija, ti duhet ta kuptosh se je vetëm një lajmëtare. Ti je një instrument i Hyjit të Shenjtë, Më Të Lartit dhe është detyra jote t’i përgjigjesh Thirrjes së Tij. Bindja jote është kryesore dhe ti nuk duhet t’i trëmbesh pasojave, që mund të bien mbi ty si një profete e Hyjit.

Të gjitha ngjarjet e parathëna janë përcaktuar që në fillim dhe formojnë pjesë të Planit të Hyjit për të përmbushur Besëlidhjen për t'i mbledhur fëmijët e Tij, më në fund, që ata të jetojnë në harmoni në Vullnetin e Tij Hyjnor. 

Beteja finale midis hierarkisë së Atit Tim dhe të ligut do të thotë se shumë njerëz, që e lënë veten të ekspozuar, do të infektohen prej mëkatit dhe do të kthehen kundër vëllezërve të tyre që qëndrojnë besnikë ndaj Hyjit.

Kur beteja të jetë duke u zhvilluar shumë ligësi mizore do të kryhen, nga armiqtë e Hyjit, kundër fëmijve të Tij të dashur. Por ashtu si Unë 
ju kam thënë më parë, ata mund të shkojnë deri diku me këto, sepse nuk e kanë fuqinë ta shkatërrojnë njerëzimin, edhe pse ata besojnë se e kanë. 

Qetësohuni
, të gjithë ju, sepse Ati Im do të ndërhyj ndaj veprave të liga të atyre që duan të kontrollojnë gjithë kombet dhe Ai do t’i godasi ata për vdekje – ata që guxojnë të lëndojnë fëmijët e Tij. Shumë shpirtra të gjorë do të vuajnë gjatë persekutimeve të tilla, por Ati Im është përherë i mëshirshëm. Fuqia e Tij nuk mund të preket. Dora e Tij është e Gjithpushtetshme. Ai mundet, që në çdo kohë, t’i hedhi tutje armiqtë e Tij. Por profecitë e parathëna, dhe që duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë, janë një realitet. 

Ato do të shpalosen në një mënyrë, që mund të mos jetë e dukshme tek të gjithë ju, por dijeni këtë. 

Lutja është arma juaj. Lutja do t’ju pajisi me mburojën që ju duhet për të mundur të ligun. Lutja do ta dobësoj efektin e luftës, vuajtjes dhe çdo lloj persekutimi të shkaktuar mbi racën njerëzore nga armiqtë e Hyjit. Lutja do t’ju mbroj ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni. Lutjet tuaja do ta shkatërrojnë të ligun dhe kur të vij Dita e Madhe ju do të derdhni lotë gëzimi kur të dëshmoni Brezin e Ri, ata miliarda njerëz që kanë shpëtuar për arsye të përgjigjes suaj ndaj Thirrjes Sime. 

Ndërsa Mesazhet e Mia sjellin një kombinim trishtimi, frike, dëshpërimi – ato sjellin gjithashtu shpresë sepse ato krijojnë shumë kthim në besim
. Plani i Atit Tim është i panjohur për shumë prej jush. Ajo që ju duhet të kuptoni është kjo. Plani i Tij do t’i shkatërroj të gjithë armiqtë e Tij. Duke i lejuar këto mundime të ndodhin, Ai do ta çliroj racën njerëzore, përfundimisht, nga prangat e saj të mëkatit. 

Kini durim. Qëndroni të qetë. Sepse së shpejti gëzimi, dashuria dhe paqja do të jenë më në fund tuajat përjetësisht. 

Unë vij vetëm se ne jemi si një – një familje e shenjtë në Mbretërinë e Hyjit. Unë vij për ju për 
t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij të Hynor dhe për të përmbushur Besëlidhjen. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën. 

Sunday, 29 September 2013

Hyji Atë: Për ata të lindur në familjet pagane, pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë

E Hënë, 16 Shtator 2013, ora 16:20

Bija Ime më e dashur, raca njerëzore është, deri diku, mospërfillëse ndaj Ekzistencës Sime. Sa shumë dinë fare pak për Mua, Atin e tyre, Krijuesin e tyre. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, përfshi të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesin e gjithçkaje q
ë është, kanë dështuar për ta pregatitur njerëzimin për ndëshkimin që do të pësojnë nëse nuk i pranojnë gabimet e udhëve të tyre.

Një dëshirë për të besuar se ‘gjithçka do të jetë mirë’ do të thotë se shumë nga fëmijët e Mi nuk besojnë në ekzistencën e Ferrit. Ky është një vënd ku njerëzit që e refuzojnë Mëshirën Time, ndërhyrjen Time për të shpëtuar shpirtrat, do t
ë shkojnë. Mëkati mortor, nëse nuk është fshirë përmes rrëfimit, do t’i çoj shpirtrat drejt humnerës së Ferrit. Ata që mund të mos jenë fajtor për mëkatin mortor, por që nuk besojnë tek Unë dhe në të kundërt besojnë në një ekzistencë që është krijuar dhe fabrikuar në mëndjet e tyre nga idhujt e rremë, kanë shumë për t’u trëmbur.

Më refuzoni Mua, Krijuesin tuaj, dhe ju do ta ktheni veten tuaj kundër Meje. Ju do ta shk
ëpusni veten. Shumë prej jush, kur t’ju zbulohet e Vërteta e Hyjnisë Sime, do të më kundërshtoni Mua egërsisht dhe çdo gjë që Unë të bëj nuk do t’ju shpëtoj nga flakët e Ferrit. Unë mund të përdor çdo Forcë Hyjnore, por Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj të pranoni Mëshirën Time. Asgjë, përveç se lutjet e shpirtrave te zgjedhur, nuk mund t’ju ndihmoj ju. 

Kjo do të thotë se ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Kushdo që ju thotë se nuk ka rëndësi nëse ju nuk e pranoni Ekzistencën Time po ju gënjen. Vetëm ata që më pranojnë Mua, dhe përmes Mëshirës së Birit Tim të vetëm, mund të hyjnë në Mbretërinë Time. Nëse ju jeni një shpirt i mirë dhe i dashur dhe prapë më refuzoni Mua – madje edhe kur e Vërteta ju është bërë e ditur – edhe ju, gjithashtu, do të flakeni tutje nga Unë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja.

Unë e dhuroj Dhuratën e Pastrimit mbi të gjithë ju tani, por në veçanti mbi ateistët dhe paganët. Ky Pastrim do të jetë i dhimbshëm, por në shumë raste ai do t’i hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. Për ata të lindur në familjet pagane, pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë. Por për ata prej jush që ju është dhënë Ungjilli dhe që e dinë mbi Ekzistencën e Trinisë së Hyjit dhe që tani më refuzoni Mua, ka fare pak shpresë për ju, nëse nuk ktheheni dhe të shlyeni mëkatet tuaja. Atëherë ju duhet të lypni për shpëtimin e shpirtit tuaj.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/16/god-the-father-for-those-born-into-pagan-families-and-through-no-fault-of-your-own-i-will-grant-you-mercy/

Saturday, 28 September 2013

Planet e Mia për të shpenguar botën po sjellin fryte. Gjithçka është tani në vënd

E Dielë, 15 Shtator 2013, ora 23:50

Bija Ime fort e dashur, të gjitha Planet e Mia për të shpenguar botën po japin fryte. Gjithçka është në vënd. Ushtria ime është formuar. Ata do të rriten tani dhe do të p
ërhapen ngado, duke sjellë me vete shumë shpirtra që Unë i dëshiroj. 

Kësaj Ushtrie i janë dhënë Hire të mëdha nga Unë dhe prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ata do ta mbajnë të ndezur Flakën e Krishtërimit dhe do të mbajnë Pishtarin e të Vërtetës deri në Ditën P
ërfundimtare

Ata do ta sjellin Dritën e Hyjit tek skaji më i errët dhe do t’i hapin sytë e miliona njerëzve ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, ndërsa braktisja e pushton Kishën Time mbi Tokë. Unë ju dhuroj atyre këtë Kryqëzatë Lutje për t’i ndihmuar ata të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Meje.   

Lutja e Kryqëzatës (121) Besnikëri ndaj Ushtrisë së Jezu Krishtit

Ne qëndrojmë të bashkuar me Zemrën Tënde të Shenjtë, i dashur Jezus. 

Ne e flasim me autoritet Fjalën e Vërtetë të Hyjit. 

Ne do të ecim deri në fund të Tokës për të përhapur të Vërtetën. 

Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë doktrinë të re, të rreme, në Emrin Tënd, përveç asaj që Ti Vetë na mësove.

Ne qëndrojmë të vërtetë, besnikë dhe të palëkundur në besimin tonë.
 
Ne do t’i trajtojmë ata që të tradhtojnë Ty me dashuri dhe dhembshuri, me shpresën që ata të kthehen tek Ti. 

Ne do të jemi të vendosur, por të duruar, me ata që na persekutojnë në Emrin Tënd. 

Ne do të ecim fitimtarë gjatë gjithë udhës drejt Parajsës Tënde të Re. 

Ne premtojnë, se përmes dhimbjes dhe vuajtjes sonë, do të sjellim Ty të gjithë ato shpirtra të humbur që kanë etje për Dashurinë Tënde. Të lutemi pranoji lutjet tona për të gjithë mëkatarët në botë, që të mund të bëhemi një familje, të bashkuar në dashurinë për Ty, në Epokën e Re të Paqes. Amen. 

Shkoni, Ushtria Ime e Mbetur, me dijen se do t’ju jepet e gjithë ndihma dhe Hiret për të arritur sukses në këtë Mision të Shenjtë të fundit në Tokë, ku Unë mund të mbledh të gjithë fëmijët e Hyjit nga faqja e Tokës dhe t’i sjell ata në Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/15/my-plans-to-redeem-the-world-are-being-brought-to-fruition-all-is-in-place-now/

Thursday, 26 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Këto Medalje do t'i kthejnë në besim të gjithë shpirtrat, që e pranojnë Mëshirën e Birit tim, Jezu Krishtit

E Shtunë, 14 Shtator 2013, ora 16:10

O, bija ime, ashtu si unë e desha Birin tim, që nga momenti që pashë Fytyrën e Tij të bukur, po ashtu un
ë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit sikur të ishin të mitë.

Unë jam Nëna e Hyjit, por unë jam gjithashtu edhe Nëna e të gjithë fëmijve të Hyjit, kur unë u betova për t’i ndihmuar ata në momentin e tyre të shpëtimit p
ërfundimtar. Biri im, kur Ai më kurorëzoi mua në Kurorëzimin tim në Qiell, më dha autoritetin të bëhem Nëna e 12 fiseve – 12 kombeve në Jeruzalemin e Ri. 

Përpara se të agoj ajo ditë, unë, si Nëna e Shpëtimit, do t’i kërkoj shpirtrat ngado dhe do t’i sjell ata tek Biri im. Unë e ndihmoj Atë në këtë detyrë të rëndë dhe ashtu si Zemra ime është e ndërthurur me të Tijën, ajo është gjithashtu e ndërthurur brënda zemrave të atyre që me të vërtetë e duan Birin tim. 

Si Nëna juaj, unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë ndjej të njëjtën dashuri për secilin për jush ashtu si çdo nënë ndjen për të voglin e saj. Unë i shoh fëmijët e Hyjit sikur të ishin të gjithë thjesht
ë fëmijë të vegjël. Unë e ndjej dhimbjen e tyre. Unë vuaj me Birin tim kur Ai i shikon mëkatarët, të cilët e refuzojnë Dashurinë që Ai ka për ata. Sa vuan Ai për ata dhe sa shumë lotë unë derdh tani kur shikoj shkatërrimin e njeriut të rritet prej përhapjes së mëkatit. Por, ka akoma shumë dashuri të gjallë në botë. Kjo dashuri, kur është e pastër, do t’i rezistoj errësirës dhe, si një fener drite, do t’i tërheqi shpirtrat drejt tij. Në këtë mënyrë Hyji do të punoj për të ndriçuar njerëzimin. Ai do të përdori dashurinë e atyre që e duan Atë për t’i sjellë Atij shpirtrat e të tjerëve. 

Detyra ime është që t’i ofroj sa më shumë mëkatarëve të jetë e mundur mundësinë për të shpëtuar shpirtrat e tyre. Unë e bëj këtë p
ërmes shfaqjeve, të cilat dëshmohen kur unë shfaqem, me qëllim që të ndez besimin e mëkatarëve ngado. Unë tani e bëj këtë duke dhënë Medaljen e Shpëtimit. 

Bija ime, ashtu si kam thënë, kjo Medalje duhet të mundësohet në botë përmes teje dhe e bazuar mbi udhëzimet e mia për ty. Këto udhëzime do të bëhen të njohura vetëm tek ty. 

Këto Medalje do t'i kthejnë në besim të gjithë shpirtrat që e pranojnë Mëshirën e Birit tim, Jezu Krishtit. Kjo më pas do të çoj në shpëtimin e miljonave. 

Faleminderit, fëmijë, që e hapët zemrën tuaj ndaj meje, Nënës suaj dhe që tregoni bindje ndaj Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i njerëzimit.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/14/mother-of-salvation-these-medals-will-convert-all-souls-who-are-open-to-the-mercy-of-my-son-jesus-christ/

Tuesday, 24 September 2013

Doktrina e errësirës – braktisja e madhe që do të dali prej atyre në Kishën Time – do të zbresi si një mjergull e madhe e dëndur

E Shtunë, 14 Shtator 2013, ora 03:00

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam Zëri në mes jush, I Cili përpiqem ta bëj Veten të dëgjohem mes atyre udhëheqësve që përhapin përçarje dhe që sundojnë në të katër skajet e Tokës.

Doktrina e errësirës – braktisja e madhe, e cila do të dali prej atyre në Kishën Time – do të zbresi si një re e madhe e dëndur mbi të gjithë t
ë Krishterët e pavetëdijshëm shumë shpejt. Plani për ta shtypur të Vërtetën ka filluar dhe së shpejti, versionet e shtrembëruara të Doktrinës Sime të Shenjtë do të bëhen të qarta tek shumë prej jush. Por, ndërsa ata e shkëmbejnë të Vërtetën me gënjeshtra, Shpirti I Shenjtë do të ngrihet kundër armiqve të Mi. Drita Ime do të jetë akoma e dukshme mes gjithë rrëmujës, që udhëheqësit e braktisjes më të madhe të gjithë kohërave do të shkaktojnë mbi botën. Ata nuk do të pushojnë deri kur bota të bëhet pagane, pa asnjë dashuri për Mua, Jezu Krishtin.

Bota jofetare do të considerohet të jetë ajo e duhura, ajo ku çdo njeri do të inkurajohet të ndjeki joshjet dhe dëshirat e veta. Çdo përpjekje do të bëhet për ta dobësuar Praninë e Shpirtit të Shenjtë. Ata do të mohojnë Vuajtjen Time në Kryq dhe rëndësinë e k
ërkesës për të fituar shpëtimin, edhe pse ajo do t’i jepet gjithkujt që e shpengon veten tek Unë, dhe që kërkon Mëshirën Time. Ata jo vetëm që me forcë do t’i ushqëjnë fëmijët e Hyjit me gënjeshtra për Mua dhe Mësimet e Mia, ata do të persekutojnë ata që i vënë në pyetje gënjeshtra të tilla.

Ata që i sfidojnë udhëheqësit e Kishës Sime, nga p
ërbrënda, do të trajtohen ashpër dhe aspak mëshirë nuk do të tregohet. Ata prej jush që i pranojnë doktrinat e rreme, prej atyre që thonë se përfaqësojnë Kishën Time, dhe që e dini në zemrat tuaja se ato nuk mund të vijnë nga Unë, atëherë Unë do t’ju ndihmoj. Unë do t’ju ngushëlloj ndërsa ju drejtoj. Ju kurrë nuk duhet ta mohoni të Vërtetën apo të jepeni pas atyre, joshja e të cilëve për pushtet do të thotë se ata do të gënjejnë në Emrin Tim, vetëm që të mund të mbeten të favorizuar nga armiqtë e Mi. Besimi juaj do të vihet me të vërtetë në provë.

Unë vij tani për t’ju sjellë të Vërtetën, vetëm pse juve do t’ju mohohet e Vërteta. Kur kjo të ndodhi, ju nuk do të lejoheni të deklaroni të Vërtetën tek shpirtrat e tjerë që nuk mund të mbijetojnë pa atë.

Lutuni për Mëshirë për vetë shpirtrat tuaj dhe për ata që do të çohen në gabim të rëndë nga armiqtë e Mi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/14/the-doctrine-of-darkness-the-great-apostasy-which-will-spring-from-the-loins-in-my-church-will-descend-like-a-great-thick-mist/

Ata mes jush që vuajnë shumë dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time

E Premte, 13 Shtator 2013, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime ka mall për botën dhe për gjithsecilin që jeton në të dhe Unë ju premtoj se Unë do të bëj gjithçka për t’ju bashkuar të gjithëve ju, fëmijve të Hyjit, brënda Zemrës Sime.

Unë e dua çdo burrë, grua dhe fëmij, pavarësisht se kush janë ata – nëse janë të fuqishëm, të pasur, me influencë, të përulët, të varfër apo vetëm njerëz të thjeshtë, që bëjnë një jetë të zakonshme. Të gjithë ju u zgjodhët për t’u lindur prej Atit Tim, I Cili ju krijoi. Çdo shpirt e ka një qëllim dhe gjithsecili prej jush është një fëmij i dashur i Hyjit.

Ata mes jush, që vuajnë së tep
ërmi dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe se Unë e ndjej dhimbjen tuaj thellësisht. Unë vuaj brënda jush. Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën, sepse Unë e kam një vënd për ju në Parajsën Time. Kur ju e humbni shpresën, ju i ktheni shpinën të ardhmes suaj, e cila është e mbushur me Dritën Time. Kjo e ardhme është Dhurata Ime për ju dhe gjithçka është e Imja. 

Unë do ta heq shqetësimin tuaj. Vetëm më thërrisni Mua dhe thoni: 

“Jezus, largoje dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej Dashurinë Tënde.” 

dhe Unë do ta ngre në çast barrën tuaj të rëndë.

Kur ju ndjeheni bosh dhe besoni se askush nuk ju do n
ë të vërtetë, ju duhet ta dini se Unë Jam atje pranë jush, sepse Unë gjithmonë do t’ju dua, pavarësisht se sa larg jeni larguar. Kur ju besoni se nuk keni përse të jetoni, atëherë dijeni se Parajsa Ime e Re do t’ju japi Jetën e Përjetshme. Por ju duhet të ngulmoni në fillim me vuajtjen tuaj në këtë jetë. Por Unë do ta lehtësoj vuajtjen tuaj dhe gjithçka që ju duhet të bëni është të më kërkoni Mua ta bëj këtë. 

Shumë prej jush ndjehen të pavlerë, të padashur, të pasuksesshëm, të pakënaqur dhe të pavlefshëm. Ju ndjeheni kështu sepse bota është e fiksuar pas të ashtu-quajturës sukses dhe ambicje. Vetëm t
ë paktët, prej elitës, duken të arrijnë maja kaq të larta. Presionet e krijuara nga media e botës për të festuar pasurinë dhe bukurinë shërbejnë vetëm për të shkatërruar mirëbesimin e njeriut të zakonshëm. Nuk është e nevojshme të krijoni përshtypje tek të tjerët. Nuk është e nevojshme apo e dëshirueshme të lini përshtypje tek Unë me të ashtu-quajturin suksesin tuaj. Punoni fortë, pa dyshim. Përdorini talentet e dhëna juve nga Hyji, por përdorini ato për t’i shërbyer të tjerëve dhe për të mirën e të gjithëve. 

Por dijeni këtë. Është i dobëti, i përvujturi në shpirt dhe ata me një dashuri të thjeshtë për Mua, Jezu Krishtin, të cilët Unë do t’i ngre në lavdinë më të madhe në Mbretërinë Time. Ata që vuajnë tani kurrë nuk do të vuajnë më në Parajsën Time të Re. 

Premtimi Im për të ardhur e për t’ju mbledhur të gjithëve ju do të përmbushet gjatë Ardhjes Sime të Dytë. Priteni këtë ditë me dëshirë dhe gëzim, sepse nuk është e largët dhe pastaj Unë do t’ju sjell Dhuratat e dashurisë, gëzimit, lumturisë dhe Jetës së Përjetshme. Këmbëngulni dhe afrohuni tek Unë. Unë Jam me ju. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet të ndaheni nga Unë, sepse nëse largoheni, ju do të jeni të humbur për Mua. Ejani, vendoseni kokën mbi Supin Tim. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj. Më lejoni Mua t’i jap fund dëshpërimit tuaj. Më lejoni Mua t’ju fshij lotët. Më lejoni Mua t’ju dhuroj Paqen Time.

Unë ju dhuroj tani një Bekim të veçantë. Merreni atë. Pranojeni Dorën Time dhe gjithçka do të jetë mirë. Unë ju dua ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/13/those-amongst-you-who-suffer-greatly-and-who-may-have-lost-all-hope-in-life-know-that-you-are-in-my-heart/

Monday, 23 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit

E Mërkurë, 11 Shtator 2013

Bija ime, Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, në këtë kohë të dëshpërimit të madh kur persekutimi i të gjithë fëmijve të Hyjit po rritet.

Çdo person në botë, në veçanti ata pa para, pa influencë apo pronësi, do të vuajnë për shkak të lakmisë së atyre që kontrollojnë shumë kombe. Puna ime për të ndihmuar Birin tim për të realizuar pjesën finale të Besëlidhjes së Tij për të shpëtuar njerëzimin ka filluar të duket në shumë mënyra. Unë, përmes Fuqisë së Hyjit, do t'i drejtoj të gjithë ata që janë të dëshpëruar nga hidhërimi, për shkak të vuajtjeve në jetën e tyre, drejt Strehës së Mbrojtjes së Birit tim. Ata që do të duhet të durojnë varfëri të tillë, uri, mundime, padrejtësi të tillë – çfarëdo që mund të jetë – do të ngushëllohen kur të më kërkoni mua të lutem për ju.

Ata prej jush që duhet të vuajnë, për shkak se dëshmoni për Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e njerëzimit, do t’ju jepet extra forcë në këtë kohë kur të më kërkoni Mua t’ju ndihmoj. Padrejtësia më e madhe brënda Kishës së Birit tim do të dëshmohet së shpejti, ku të dy palët besimtarët e zakonshëm dhe shërbëtorët e shenjtë, do të akuzohen për mosbindje kundrejt Mësimeve të Jezu Krishtit.

Juve do t’ju kërkohet të bëni një betim – që do të recitohet njësoj si Lutja e Apostujve – për të deklaruar besnikërinë tuaj ndaj një forme të ndryshuar të ardhurimit të Hyjit. Duke u zotuar, përmes këtij betimi, i panjohur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do ta vini shpirtin tuaj në rrezik të madh. Liturgjia do të ndryshohet dhe pjesë të reja do të shtohen, ndërsa pjesët e tjera, të recituara për shumë vite me radhe, nuk do të bëhen më të ditura. Ky plan djallëzor do të justifikohet sepse ata do të mbledhin të gjitha cilësitë e shoqëruara me Birin tim dhe do t’i deklarojnë ato të jenë arsyeja për ndryshime të tilla.

Prandaj dhe ata prej jush që janë besnikë ndaj Birit tim do ta kënë këtë tepër shqetësuese dhe shpirtrat tuaj do të vuajnë së tepërmi. Dhe ndërsa ju vazhdoni t’i bëni nderime Birit tim, ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit dhe të Krishtërimit. Ju kurrë nuk duhet të humbisni kurajon, gjatë këtyre sprovave, sepse ju, fëmijët e mi, jeni të favorizuar nga Hyji dhe Ai do të qëndroj me ju deri në fund.

Kurrë mos u largoni nga e Vërteta. Kurrë mos besoni ndonjë gjë, që nuk vjen nga Hyji.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/11/mother-of-salvation-you-will-be-mocked-for-failing-to-recognise-the-new-interpretation-of-catholicism/

Sunday, 22 September 2013

Sa më shumë që t’ju urrejnë, dishepujt e Mi, aq më shumë ju do të duheni nga Hyji

E Martë, 10 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, a nuk e dini se, ndërsa m
ë shumë prej jush i ndjekin Mesazhet e Mia, ju do të sulmoheni prej atyre që dëshirojnë ta heshtin Zërin Tim?

Ndërsa ky Mision vazhdon, prej Urdhërit të Atit Tim të dashur, çdo përpjekje do të bëhet prej atyre, sidomos në Kishën Time në Tokë që i kundërshtojnë këto Mesazhe të Shenjta, për t’ju detyruar të ndaloni ndjekjen e tyre
. Këto kundërshtime do të shtohen dhe çdo lloj llogjike e shtrembëruar, mohimi arrogant i të Vërtetës dhe teologjia e fallsifikuar do të përdoren për të mbytur Zërin e Hyjit.

Sa më shumë që t’ju urrejnë, dishepujt e Mi, aq më shumë ju do të duheni nga Hyji, sepse vetëm ata që më ndjekin Mua dhe që e jetojnë jetën sipas Mësimeve të Mia do të vuajnë në këtë mënyrë. Nëse jeni lartësuar, favorizuar dhe të zgjedhur nga bota si një shenjtor i gjallë, ku asnjë gabim nuk është gjetur apo gabimi i mënyrave tuaja është identifikuar publikisht, atëherë ju nuk jeni të zgjedhur nga Hyji, sepse ju kundërshtoni 
çfarë pritet prej shërbëtorëve të Hyjit. Duke mos e shprehur të Vërtetën dhe duke e shtrembëruar të Vërtetën Time, me qëllim që ta lartësoni veten në sytë e botës, ju do të flakeni tutje ndërsa Unë kërkoj shërbëtorët e Mi të vërtetë.

Shërbëtorët e Mi të vërtetë më duan Mua dhe janë të prekur nga Shpirti Im i Shenjtë. Dëshpërimi i tyre, që shprehet në sytë e tyre, sepse ata vuajnë me Mua, mund të duket qartë prej atyre që ju është dhënë vetë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. Kurrë këta shpirtra të pastër nuk do t'i d
ënonin të tjerët apo të përpiqeshin të bllokonin Fjalën e Hyjit, sepse ata janë të paaftë ta bëjnë këtë.

Ju duhet të luteni fort në këtë kohë – të gjithë ju – sepse këta shërbëtorët e Mi të shenjtë do të sulmohen për shkakun Tim. Unë qëndroj me ata, por shumë do të rrëzohen dhe th
ërmohen nën presionin për të qëndruar të heshtur kur ata të detyrohen që t’i paraqesin grigjës së tyre doktrinën e gënjeshtrave që do të vijoj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/10/the-more-you-are-hated-my-disciples-the-more-you-are-loved-by-god/

Saturday, 21 September 2013

Kjo është koha që Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë

E Dielë, 8 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, kjo është koha që Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë. Këto Lutje janë dhënë prej Fuqisë së Hyjit dhe mrekulli të mëdha janë të shoqëruara me ato.

Këto Lutje do të përhapin kthimin në besim, do të sjellin shërim fizik dhe do të dobësojnë efektin e luftës, urisë dhe varfërisë. Sot Unë ju dhuroj një Lutje të re e cila do të ndihmoj në pakësimin e vuajtjes së tmerrshme që do të shkaktohet nga lufta.

Lutja e Kryqëzatës (120) Ndalo Përhapjen e Luftës

O Jezusi im i dashur, largoji luftërat, që e shkatërrojnë njerëzimin.

Mbroji të pafajshmit nga vuajtja.

Mbroji shpirtrat që përpiqen të sjellin paqen e vërtetë.

Çeli zemrat e të lënduarve nga dhimbja e luftës.

Mbroji të rinjtë dhe të pambrojturit.

Shpëtoji të gjithë shpirtrat, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta.

Na forco të gjithë ne, i dashur Jezus, që lutemi për shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe na dhuro Hirin për t’i rezistuar vuajtjes, që mund të na jepet në kohë trazirash.

Ne të lutemi Ty ta ndalosh përhapjen e luftës dhe t’i sjellësh shpirtrat brenda Strehës së Shenjtë të Zemrës Tënde.

Amen.

Shkoni, të gjithë ju që më dëgjoni Mua, dhe më kërkoni Mua Hiret që ju duhen për të duruar Dhimbjen Time në këtë kohë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/08/it-is-time-that-the-crusade-prayer-groups-must-be-set-up-and-spread-across-the-world/

Friday, 20 September 2013

Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshohet apo të përshtatet që ajo të bëhet diçka tjetër

E Shtunë, 7 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të arritur botën, përmes këtyre Mesazheve – akoma shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm, nuk arrijnë ta pranojnë Dorën Time. Këta shpirtrat e Mi të shtrenjtë janë të pambrojtur sepse shumë prej tyre nuk do të arrijnë të shikojnë mënyrën në të cilën besimi i tyre do të përdoret për të aprovuar liturgjinë e re, të papritur, e cila nuk do të më nderoj Mua, Jezu Krishtin, Birin e njeriut.

Shumë do të supozojnë, gabimisht, se liturgjia e re dhe mesha e re – edhe pse të ndryshuara shumë – nuk mund të bëjnë ndonjë dëm. Shumë vetë me qetësi do t'i vënë në pyetje disa prej përmbajtjes, si dhe formatin dhe do t'i shikojnë ato si të çuditshme. Por fare pak do t’i sfidojnë ata sepse do të besojnë se këto janë të bekuara nga Kisha dhe si të tilla, nuk mund të jenë të gabuara. Çfarë ata nuk kuptojnë është se Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshohet apo të përshtatet që ajo të bëhet diçka tjetër. Kisha Ime është e pagabueshme, por nëse ndonjë nga të ashtu-quajturit shërbëtor apo drejtues në Kishën Time e shtrëmbëron Fjalën e Hyjit apo e rishkruan kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë, atëherë ata blasfemojnë kundër Hyjit.

Unë u mohova nga njerëzimi dhe u kryqëzova kur ata, përfshi drejtuesit në Tempujt e Hyjit, e refuzuan të Vërtetën. Kur dikush – pavarësisht se sa i lartë qëndron mes jush – e mohon të Vërtetën, ata janë fajtorë për herezi dhe nuk vijnë nga Unë. Por, ata do t’ju bëjnë të besoni se e Vërteta është një gënjeshtër. Ata do t'i mohojnë të gjitha ato që i keni mësuar nga Unë për ta jetuar jet
ën e Krishtere të plotë. Ata do të pështyjnë tek Unë, por do t’ju çojnë drejt një udhe, që ata do të thonë se ju sjell tek Unë, por që nuk është e tillë.

Këto gjëra, të parathëna, do të ndodhin së shpejti. Pregatituni. Kur t’i shikoni shenjat, atëherë dijeni se këto profeci mund të vijnë vetëm nga Hyji.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/07/my-holy-word-may-not-be-changed-or-adapted-so-that-it-becomes-something-else/

Thursday, 19 September 2013

Nëna e Shpëtimit: E vetmja udhë drejt Jetës së Përjetshme është përmes Birit tim, Jezu Krishtit

E Premte, 6 Shtator 2013

Bija ime, asnjë prej jush nuk duhet ta harroj ndonjëherë se Biri im vdiq për të shpëtuar njerëzimin. Ai i çliroi t
ë gjithë shpirtrat nga skllavëria e bishës. Ai ju dhuroi të gjithëve ju Dhuratën e Shpëtimit dhe për të marrë Jetën e Përjetshme, ju duhet të vini tek Biri im dhe t’i kërkoni Atij këtë Dhuratë të Madhe.

E vetmja udhë drejt Jetës së Përjetshme është përmes Birit tim, Jezu Krishti. Për arsyen se Ai është kaq i mëshirshëm, Ai i jep mundësinë gjithsecilit për të ardhur tek Ai, sipas vullnetit të tyre të lirë. Ai i dha botës të Vërtetën dhe, përmes Dhuratës së Tij të vdekjes së Tij në Kryq, Ai e hapi rrugën që të gjithë të jetojnë në paqen e përjetshme dhe në Parajsën e Tij.

Shumë nuk e pranojnë Birin tim dhe as nuk besojnë në Hyjin. Nëse ju nuk besoni në Hyjin apo të pranoni Dhuratën e Shpëtimit, atëherë ju e largoni veten nga Hyji. Për arsye të këtij Misioni Final për të shpëtuar shpirtrat, përfshi shpirtrat e të gjithë mëkatarëve, si dhe të atyre që refuzojnë të njohin Ekzistencën e Hyjit, Biri im do të kryej një Mrekulli të Madhe.

Gjatë Paralajmërimit gjithkush do ta shikoj provën se ata e kanë një shpirt dhe shumë do të kthehen në besim. Ata që nuk do të kthehen dhe që mbeten ateistë nuk mund t’ju jepet Dhurata e Shpëtimit, sepse ata do ta refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Ata shpirtra do ta refuzojnë Atë në mënyrën më rebeluese dhe asnjë tjetër, përveç lutjeve tuaja, nuk mund t’i shpëtoj ata.

Ata që refuzojnë çdo përpjekje, çdo ndërhyrje dhe çdo Mëshirë, për t’i sjellë ata në Parajsën e Re, do të flaken tutje. Sepse e tyre nuk do të jetë Mbretëria e Birit tim, sepse Ati im, I Cili i dhuroi njerëzimit Dhuratën e vullnetit të lirë, kurrë nuk do ta imponoj Vullnetin e Tij mbi ndonjë nga fëmijët e Tij.

Lutuni, lutuni, lutuni që ateistët ta pranojnë Dorën e Mëshirës, që Biri im do ta zgjasi tek secili prej tyre.
Kujtoni të recitoni Lutjet e Kryqëzatës për të shpëtuar këta shpirtra të vegjël të gjorë.


Wednesday, 18 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Një luftë botërore e re dhe e hidhur do të deklarohet

E Premte, 6 Shtator 2013

Bija ime e dashur, unë duhet, sipas udhëzimeve të Birit tim, Jezu Krishtit, të bëj të ditur se luftrat, që do të shpalosen tani, në Lindjen e Mesme, do të lajmërojnë betejën e madhe, kur një luftë botërore e re dhe e hidhur do të deklarohet.

Sa e thyen kjo Zemrën e Shenjtë të Birit tim të përvujtur. Urrejtja, e cila i mbush zemrat e atyre udh
ëheqësve, që ju është besuar përgjegjësia për të drejtuar vëndet e tyre, nga njerëzit e zakonshëm, do të përhapet.

Ata do të tradhëtojnë vetë kombet e tyre.

Miliona do të vriten dhe shumë kombe do të përfshihen. Ju duhet ta dini se shpirtrat e atyre që do të vriten dhe që janë të pafajshëm ndaj ndonjë krimi do të shpëtohen nga Biri im.

Shpejtësia e këtyre luftrave do të rritet dhe menjëherë sa katër pjesët e botës të përfshihen Lufta e Madhe do të deklarohet. Për fat të keq, armët bërthamore do të përdoren dhe shumë do të vuajnë. Kjo do të jetë një luftë e frikshme, por nuk do të zgjasi gjatë.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shpirtrat e pafajshëm dhe vazhdoni ta recitoni Ruzaren time Më Të Shenjtë, tre herë në ditë, për të lehtësuar vuajtjet, që do të shkaktohen nga Lufta e III Botërore.

Faleminderit, bija ime, që ju përgjigje thirrjes sime.

Dije se ka një trishtim të madh në Qiell në këtë kohë dhe është me një zemër të rënduar që unë ju sjell këtë lajm të vështirë.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/06/mother-of-salvation-a-new-bitter-world-war-will-be-declared/

Tuesday, 17 September 2013

Asnjë shërbëtor i shenjtë i Imi nuk mund të dënoj ndonjë në Emrin Tim

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, sa pak prej atyre që besojnë në Hyjin, apo që më pranojnë Mua si Birin e Njeriut, më duan Mua me të vërtetë. Ata thonë se më duan, por shumë prej tyre nuk jetojnë sipas Mësimeve të Mia. Ju nuk mund të thoni se më doni Mua dhe pastaj të dënoni të tjerët. Ju nuk mund të lëndoni një person tjetër, përmes fjalëve të ashpra dhe pastaj të thoni se ju më doni Mua, në të njëjtën kohë.

Kush mesh jush është pa mëkat? Cili prej jush e lartëson vetveten para Meje dhe pastaj flet egërsisht kundër një tjetri? Ju kurrë nuk do të jeni në gjëndje të thoni se flisni në Emrin Tim kur ju e fyeni një tjetër. Kjo është një ofensë ndaj Hyjit dhe ata prej jush që sillen në këtë mënyrë më fyejnë Mua. Ata prej jush që flasin keq për një tjetër, kur ju thoni se më mbroni Mua, ju veçse e largoni veten nga Unë. Dhe prapë ju mendoni se veprat tuaja janë të justifikueshme. Kur menduat ju se Unë do ta mbështesja një sjellje të tillë dhe përse besoni se e keni autoritetin t’i bëni këto gjëra?

Kur ju i jeni dedikuar Shërbimit Tim dhe pastaj flisni fjalë të ashpra kundër ndonjë fëmije të Hyjit, ju kryeni një mëkat të rëndë. Asnjë shërbëtori i shenjtë i Imi nuk mund të dënoj dikë në Emrin Tim. Ju mund të jeni të njohur me Mësimet e Mia – ju mund të jeni të ditur rreth gjithçkaje që përmbahet në Librin e Atit Tim, por kur ju e fyeni një tjetër, në Emrin Tim, Unë do t’ju flak tutje. Do të kërkohet shumë pendesë nga ana juaj për të kërkuar përsëri Favorin Tim dhe madje atëherë, kur ju të më luteni Mua t’ju fal, do të duhet shumë kohë para se ju të jeni të denjë të vini para Meje përsëri.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/05/no-sacred-servant-of-mine-can-condemn-anyone-in-my-name/

Nëna e Shpëtimit: Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshohet përtej njohjes

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija ime, kur ata e vunë Kurorën e Gjëmbave mbi Kokën e Shenjtë të Birit tim, kjo nuk ishte vetëm për të shkaktuar torturë të tmerrshme fizike, por ishte për të bërë një deklaratë. Ajo u bë si një veprim simbolik. Ndërsa ata e tallnin Atë ata thoshin se ky Njeri, I Cili thotë se Ai është Koka e Kishës dhe I Cili e quan Veten Mesia, nuk do të tolerohet. Ata e poshtëruan Kokën e Kishës kur ata e Kurorëzuan Atë dhe prapë do ta poshtërojnë Atë gjatë këtyre kohëve.

Nuk do të mjaftoj që ata, armiqtë e Krishtit, ta marrin nga brënda Kishën e Birit tim – ata do ta shkatërrojnë Atë në shumë mënyra të tjera. Ata do të ndryshojnë hostën për Kungimin e Shenjtë dhe kuptimin se çfarë është Eukaristia e Shenjtë. Ata do të thonë se Ajo, Eukaristia e Shenjtë, përfaqëson njerëzimin dhe se ajo është një shenjë e një bashkimi të ri – një bashkim i të gjithë njerëzve në një në Sytë e Hyjit. Juve, fëmijve të mi, do t’ju thuhet se ju jeni të gjithë të bashkuar me njëri tjetrin dhe se ky është një rast për t’u festuar.

Kungimi I Shenjtë është Trupi I Krishtit dhe është Prania e Tij e Vërtetë. Ajo nuk mund të jetë dy gjëra të ndryshme. Por, ata do ta shtrembërojnë kuptimin - ku gjithçka që do t'ju mbetet, gradualisht, do të jetë një copë bukë, sepse kur ata t’i shkatërrojnë altarët dhe Hostën Më Të Shenjtë, Prania e Birit tim do të zhduket.

Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshohet përtej njohjes. Kaq dinakë do të jenë armiqtë e Birit tim, sa ceremonitë e shenjta do të duken sikur kanë ndryshuar fare pak. Sakramenti i Rrëfimit do të hiqet, sepse bisha nuk do që shpirtrat të shpengohen, sepse kjo do të ishte një fitore për Birin tim.

Fëmijë, ju duhet të vazhdoni të më kërkoni mua të ndërhyj, që dhimbja e këtyre ngjarjeve të ardhshme të mund të lehtësohet dhe koha të shkurtohet.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/05/mother-of-salvation-every-single-sacrament-will-be-changed-beyond-recognition/

Monday, 16 September 2013

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit

E Mërkurë, 4 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, Hyji i Gjallë, i pranishëm në shpirtrat e përulët, do të bëhet më i theksuar nd
ërsa Dhurata Ime e Re është duke u hedhur mbi secilin prej atyre që jetojnë në botë në këtë kohë.

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit. Ndjekësit e Mi, në çdo kishë në mbarë botën, do të ndjejnë një ri-ndezje të dashurisë së tyre për Mua ndërsa Unë i mbështjell ata me nj
ë dijeni më të madhe ndaj Premtimit Tim për të Ardhur përsëri. Dhurata Ime do të thotë se ata do të jenë në gjëndje të shikojnë, përmes rrjetave të errësirës, se si e Vërteta fillon të marri kuptim. Ata do ta dinë tani se Unë ju flas atyre, sepse do ta ndjejnë Praninë Time në zemrat e tyre. Ata do të jenë të bekuar me njohuri, e dhënë atyre prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për t’i mundësuar ata të pregatiten si duhet për Ardhjen Time të Dytë.

Ndjekësit e Mi do të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë dhe ata nuk do të më tradhëtojnë Mua dhe nuk do ta pranojnë blasfeminë, e paraqitur atyre në Emrin Tim. Prandaj dhe Fjala Ime do të përhapet tani më shpejt dhe Shpirti i Shenjtë do të krijoj së shpejti një dëshirë në shpirtrat e tyre për Ditën e Madhe kur trumpeta e fundit do të oshëtij për të lajmëruar Ardhjen Time.

Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, Unë Jam me ju, edhe pse ju vuani. Së shpejti, ju do të rriteni në numër dhe kjo do t’ju japi një besim për të qëndruar besnikë ndaj Meje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/04/i-bring-gifts-in-stages-depending-on-the-purity-of-the-soul/

Jeta juaj është veçse një moment i shkurtër në gjithë periudhën e jetës suaj. Ju jeni të dëbuar

E Martë, 3 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime më e madhe t’i Bëj Thirrje njerëzve në mbarë botën, të cilët më kanë hequr Mua nga jeta e tyre, q
ë të kthehen tek Unë. Shumë shpirtra, të drejtuar nga ideja se Zoti në fakt nuk Ekziston, kanë vendosur të më harrojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur. Unë shqetësohem për këta shpirtra të gjorë, të hutuar sepse Unë i dua ata shumë dhe më mungon miqësia e tyre.

Nëse ju jeni larguar nga Unë dhe e keni të vështirë ta lidhni pikpamjen tuaj të një bote moderne të nxituar me një besim të thjeshtë tek Unë, Jezu Krishti, atëherë më lejoni Mua t’ju ndihmoj të kuptoni. Ju jeni ndarë nga Unë për shkak të mëkatit. Kur mëkati e njollos shpirtin tuaj, një errësirë bie mbi të dhe kjo e bën të vështirë të pranoj Dritën e Hyjit. Kur kjo ndodh, zemra juaj bëhet e ngurtë. Dhe pastaj intelekti juaj fillon të p
ërfshihet dhe është pikërisht atëherë kur ju gabimisht do të besoni se Hyji nuk mund të Ekzistoj, sepse llogjika ju dikton se Ai nuk mund të ekzistoj.

Jeta juaj është veçse një moment i shkurtër në gjithë periudhën e jetës suaj. Ju jeni të dëbuar. E Vërteta gjendet në të ardhmen, kur ju përfundimisht të ktheheni në shtëpi tek Hyji në gjëndjen tuaj të natyrshme. Unë e kuptoj se sa e vështirë është për njeriun të mbetet pranë Meje pasi ai përballet me kaq shumë joshje, tundime dhe errësirë në Tokë.

Kur ju e ndjeni se nuk mund ta ndjeni Praninë Time apo Dashurinë Time, Unë d
ëshiroj që ju të recitoni këtë 

Lutje të Kryqëzatës (119) Për të ndjerë Dashurinë e Jezusit

Jezus më ndihmo, unë jam kaq i trazuar. Zemra ime nuk do që të hapet ndaj Teje. Sytë e mi nuk arrijnë të të shikojnë Ty. Mendja ime të bllokon Ty. Goja ime nuk arrin të shqiptojë fjalë për të të ngushëlluar Ty. Shpirti im është i mbuluar me errësirë. 

Të lutem ki mëshirë për mua, një mëkatar i gjorë. Unë jam i pafuqishëm, pa Praninë Tënde. Më mbush me Hiret e Tua, që të marr guximin për të ardhur tek Ti, për të kërkuar Ty Mëshirë. Më ndihmo mua, dishepullin Tënd të humbur, që të do Ty, por që nuk e ndjen më dashurinë të ma trazojë zemrën, për të parë dhe pranuar të Vërtetën. Amen.

Nuk është e lehtë të jeni të bashkuar me Mua. Ju duhet të këmbngulni deri kur ta ndjeni Praninë Time në shpirtin tuaj. Më thërrisni Mua dhe Unë do të vrapoj dhe do ta pushtoj shpirtin tuaj të dërrmuar dhe do t’ju marr, do t'ju drejtoj dhe do t'ju sjellë drejt shpëtimit tuaj të përjetshëm. Pavarësisht se çfarë keni bërë, ju kurrë nuk duhet të keni frikë të më thërrisni Mua. Unë i përgjigjem çdo mëkatari, pavarësisht se kush janë ata. As edhe një prej jush nuk është pa njollën e makatit. Unë e pres thirrjen tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/03/your-life-is-but-just-a-fleeting-moment-in-your-entire-lifetime-you-are-in-exile/

Saturday, 14 September 2013

A nuk e dini ju se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë

E Hënë, 2 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa zemërimi rritet kundër këtyre, Profecive të Mia, të dhëna botës për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë, dije këtë. Ky Mision ka një qëllim. Ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat – çdo njeri të gjallë në botë sot. Nuk ka rëndësi se sa e ashpër kritika ngrihet kundër teje, bija Ime, sepse Unë do të eci përpara, pa pushuar, deri kur puna Ime të jetë kryer. 

Askush nuk do të më ndaloj Mua të shpëtoj shpirtrat, sepse Unë do t’i mposht ata që guxojnë të më pengojnë në Udhën Time, që të mund t'i shpëtoj ata shpirtra që janë rrëzuar nga Mirësia Ime.

Për shkak të paganizmit që ka përfshirë Tokën dhe dobësimit të besimit, që ekziston mes besimtarëve, a nuk e dini se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë? Misioni Im përqëndrohet tek shpirtrat e të rinjve kaq të trazuar, të cilëve në të shumtën e rasteve ju është mohuar ndonjë njohuri për Mua, Jezu Krishtin. Për arsye se ka kaq shumë, në çdo shtet, Unë duhet të arrij tek ata në çfarëdo lloj mënyre të jetë e mundur për të tërhequr vëmendjen e tyre. 

Dijeni, ata të Krishterë mes jush që ju është ushqyer Fjala e Hyjit që kur ishit fëmijë të vegjël janë të bekuar. Për këtë arsye ju e keni për detyrë të luteni për brezin e humbur. Ju lutem, Unë ju kërkoj të luteni për këta shpirtra të rinj me këtë Lutje të Kryqëzatës: 

Lutja e Kryqëzatës (118) Për brezin e humbur të shpirtrave të rinj

I dashur Jezus, unë kërkoj Mëshirën Tënde për brezin e humbur të shpirtrave të rinj. 

Për ata që nuk të njohin Ty, mbuloji ata me Dhuratën e shikimit. 

Për ata që të njohin Ty, por që të shpërfillin Ty, ktheji ata në Mëshirën Tënde. 

Të lutem jepu atyre provën e Ekzistencës Tënde sa më parë dhe udhëzoi ata drejt atyre që mund t’i ndihmojnë dhe t’i çojnë drejt të Vërtetës. 

Mbushi mendjet dhe shpirtrat e tyre me dëshirën për Ty. 

Ndihmoji ata që ta njohin boshllëkun që ekziston brenda tyre sepse nuk e ndjejnë Praninë Tënde. 

Unë të lutem Ty, i dashur Zot, të mos i braktisësh ata dhe në Mëshirën Tënde dhuroja atyre Jetën e Përjetshme. Amen.

Sa dëshiroj të arrij tek këta të rinj dhe t’i mbështjell Krahët e Mi të Shenjtë rreth tyre, që të mund të përshpërij Fjalët e ngushëllimit në veshët e tyre dhe t’ju jap atyre paqen e shpirtit. Ata janë të Mitë dhe pa ata Parajsa e Re do të ishte e boshatisur me ata për të cilët Unë digjem më shumë. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/02/dont-you-know-that-a-whole-generation-of-young-people-are-removed-from-me-at-this-time/

Ju që më tallni Mua tani, ngaqë i refuzoni Mesazhet e Mia, me të vërtetë besoni se Unë do ta përçaja Kishën Time

E Dielë, 1 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, më në fund, ti më ofron Mua falenderime për këtë Mision shumë të vështirë. Unë e di se sa shumë dhimbje të shkakton ty të shpallësh Fjalën e Hyjit, sepse ajo nxit shumë zemërim mes atyre që besojnë se janë elita.

Bija Ime, dije se ndërsa Unë të dhuroj ty favore, ti gjithmonë do të ecësh e vetme dhe do të përfundosh në shkretëtirë, ashtu si profetët para teje. Unë do të dërgoj ty dikë të të ndihmoj, por ti gjithmonë do të jesh e izoluar. Por Unë gjithmonë do të bëj shoqëri, kur ujqërit të të gjurmojnë.

Atyre që e quajnë veten dishepujt e Mi të vërtetë, priftërinj dhe shërbëtorë të shenjtë, mes jush, t’ju thuash këtë. Unë gjithmonë do t’i dëgjoj zërat e të vegjëlve, të dobtëve, të përulurve dhe të atyre me zemër të pastër. Madje edhe nëse janë të frikësuar nga Mesazhet e Mia, Unë gjithmonë do t’i favorizoj ata që me të vërtetë më duan Mua. Kush janë këta për të cilët Unë flas tani? Unë i referohem atyre që kurrë nuk e kanë harruar çfarë Unë ju kam treguar. 

Mbajeni Kryqin Tim, më ndiqni Mua, por të jeni të pregatitur, sepse kur ju e deklaroni Fjalën e Hyjit pa ligësi, ju do të pësoni Dhimbjen Time. Pavarësisht se sa e civilizuar ju besoni të jetë kjo botë në këtë kohë, ju do të urreheni kur ngriheni, me guxim, kundër atyre që më urrejnë Mua. Kur ata më urrejnë Mua, ata do t’ju kryqëzojnë ju.

Unë e dëgjoj të përulurin. Unë i bekoj ata që i zbatojnë udhëzimet e Mia të qarta ndaj jush, që ta doni njëri tjetrin, pavarësisht se sa ju mundojnë. Ata prej jush që më refuzojnë Mua, përmes këtyre Mesazheve, kurrë nuk duhet të përhapin urrejtje kundër dikujt tjetër në Emrin Tim, për shkak të dyshimeve të tyre. Unë, Jezu Krishti, po ju them tani se djalli ka ardhur për të deklaruar këtë sulm final mbi të gjithë fëmijët e Hyjit. Ata prej jush që refuzojnë të më dëgjojnë Mua, do të joshen prej mënyrave tërheqëse të shërbëtorëve e tij të devotshëm. 

A nuk e dini se Kisha Ime do të sulmohet nga Satani dhe se kjo është parathënë? Armiqtë e Mi do të ecin mes jush dhe, prapë, ju nuk e pranoni se Unë do ta lejoja këtë. Dijeni se Beteja e Armagedonit përbëhet nga dy krahë. Ata që besojnë në Hyjin dhe që ndjekin Fjalën e Hyjit dhe i ligu, ushtria e tij dhe të gjithë ata që ai mashtron. Satani do të mashtroj shumë në Kishën Time dhe vetëm ata që mbeten vigjëlentë dhe që vënë re gabime të doktrinës, do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë joshjes. Joshja është mjeti më i fuqishëm i përdorur nga mashtruesi. Ai mashtron duke u shfaqur të shpalli të Vërtetën.

Unë i bëj thirrje shpirtrave të varfër, ata që më duan Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Kishës Sime në Tokë, të dëgjojnë. Ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Kishës Sime dhe të pranoni disiplinë, kur superiorët tuaj mbeten besnikë ndaj asaj që Unë i dhashë botës, përmes vdekjes Sime në Kryq. Koha për zgjedhjen tuaj është afër. Ligësia nuk ka ndodhur akoma, por kur të shikoni gabime, të cilat shkojnë në kundërshtim me Mësimet e Mia dhe Dhuratën Time të Sakramenteve, largohuni. Ajo ditë është afër. Pastaj ju duhet të mblidheni dhe të vazhdoni të ndiqni Rregullat e Kishës Sime, ashtu si ato u krijuan më përpara jush nga Pjetri. 

Ju që më tallni Mua tani, ngaqë ju i refuzoni Mesazhet e Mia, me të vërtetë besoni se Unë do ta përçaja Kishën Time dhe t’ju kërkoja t’i mohonit Mësimet e Mia? Prisni deri në ditën, kur t’ju kërkohet të betoheni për besnikëri ndaj gënjeshtrave, në Emrin e Kishës Sime të Shenjtë në Tokë, para se ta shpërfillni profeten Time. Vetëm Dashuria Ime për ju është kaq e fortë sa Unë nuk ju flak tutje dhe t’ju lejoj të gllabëroheni nga demonët.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/01/do-those-of-you-who-mock-me-now-because-you-reject-my-messages-really-believe-that-i-would-divide-my-church/

Thursday, 12 September 2013

Unë zgjodha 12 njerëz të thjeshtë, të pa-arsimuar dhe të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë, të cilët ishin peshkatarë të varfër

E Dielë, 1 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, kur Unë eca në Tokë dhe hyra në Tempujt e Zotit, për të zbuluar të Vërtetën, u trajtova, në fillim, me durim. Shumë priftërinj u habitën me çfarë Unë dija si dhe me Mua, si Biri i thjeshtë i një marangozi. Prandaj ata dëgjuan, me vëmëndje, kur Unë ju shpjegoja më shumë se çfarë pritej prej tyre, ashtu si ishin treguar në Librin e Atit Tim.

Unë e dija që nga mosha 12 vjeçare se çfarë ishte Misioni Im dhe Unë fillova ngadalë, duke mos treguar shumë, para se të ishte koha e duhur. Unë e dija se duhej të pregatisja botën për Ardhjen e Mesias. Unë gjithashtu e dija, brënda një kohe të shkurtër, se Kisha e Atit Tim në Tokë, do të më mohonte Mua dhe do të thoshte se Unë isha një mashtrim.

Unë zgjodha 12 njerëz të thjeshtë, të pa-arsimuar dhe të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë, të cilët ishin peshkatarë të varfër. Përse e bëra Unë këtë? Unë e dija se njohuria që Unë do t’ju jepja atyre do të pranohej ashtu si ajo ishte. Pa asnjë njohuri të mëparshme të Shkrimit të Shenjtë, ata nuk do t’i krahasonin Mësimet e Mia me Shkrimin e Shenjtë dhe nuk të përpiqeshin të gjenin gabime duke i shqyrtuar ato me kujdes. Kjo do të thoshte se shumë prej tyre nuk do të kishin durimin ta përhapnin të Vërtetën.

Ata talleshin prej atyre në vëndet e larta në Kishë, të cilët deklaronin se njerëzit e paditur nuk ishin të denjë të zgjidheshin nga Zoti, për të përhapur Fjalën e Tij të Shenjtë, përmbi vetë ata. Sigurisht, me edukimin e tyre në çështjet shpirtërore dhe me pozitën në Kishën e Zotit, se Zoti do të zgjidhte vetëm Kishën e Tij për të profetizuar Fjalën e Mirë. Ata nuk arritën të kuptojnë se Zoti zgjedh vetëm të përulurit dhe të paditurit, në këtë mënyrë, sepse ata nuk argumentojnë. Ata nuk kundërshtojnë dhe nuk kanë frikë të refuzohen, sepse ata nuk dinë ndryshe. Zoti, dijeni, nuk zgjedh ata që e lartësojnë veten e tyre para të tjerëve. Kjo kurrë nuk mund të ndodhi.

Prandaj dhe ti, bija Ime, po urrehesh mes Kishës Sime në Tokë. Prandaj ata i copëtojnë Mesazhet e Mia dhe tallen me ato. Prandaj ata të tallin ty, sepse ti nuk konsiderohesh e denjë për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë. Sa më trishtojnë ata Mua. Urrejtja që ti do të shikosh do të jetë e influencuar kryesisht nga Kisha Katolike. Ata kurrë nuk do ta pranojnë se një profet, që nuk ka asnjë dijeni për Biblën Më Të Shenjtë apo Mësimet e Mia, mund të dërgohet. Ata do të thonë se ti përhap herezi. Ata e thonë këtë sepse janë aq të larguar nga Mësimet e Mia sa kanë filluar të besojnë në gënjeshtrat e tyre. Dijeni se profetja Ime për ditët e fundit është dërguar dhe jo zgjedhur, sepse kjo nuk mund të ndodhi, pasi ky, Misioni i Fundit, është krijuar nga Ati Im I Cili dërgon vetëm të vetët e Tij.

Unë i paralajmëroj ata mes jush që më tallin Mua, duke i bërë këto Mesazhe të parëndësishme – Fjalën Time të Shenjtë, ju duhet të vini tek Unë, tani, në Adhurim të Shenjtë, menjëherë, çdo ditë të vetme, deri kur të dëgjoni Zërin Tim. Vetëm atëherë Unë mund t’ju marr dhe t’ju tregoj se çfarë kërkoj nga ju në këtë kohë kritike në shërbimin tuaj tek Zoti.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/01/i-chose-twelve-simple-men-uneducated-and-ignorant-of-holy-scripture-who-were-poor-fishermen/

Wednesday, 11 September 2013

Shumë prej jush, që thonë se më shërbejnë Mua, nuk janë të denjë të ngrihen dhe ta deklarojnë veten një shërbëtor të Hyjit

E Shtunë, 31 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë ju thashë të gjithëve ju, disa kohë më parë, që të mbillni fara për të ushqyer veten dhe familjet tuaja, përgjatë persekutimit. Unë e bëj këtë për një arsye. Ju duhet të mbillni, madje fare pak fara - fara të pastra, që nuk janë dëmtuar prej ndërhyrjes njerëzore. Unë pastaj do ta shumfishoj frytin, që ato do të japin dhe të gjithë do të kenë mjaft për të ngrënë kur bota të përjetoj urinë e madhe. 

Ato ditë nuk janë larg dhe ato do të vijnë për një numër arsyesh.

Të mbjellat do të infektohen prej ndërhyrjes së fermerëve lakmiqarë. Të mbjellat e marra prej tyre do të jenë të papërshtatshme për ju për t’u ngrënë. Pastaj lufta do të bëj që fare pak burra do të jenë të aftë ta punojnë tokën. Pastaj do të vij zjarri, që do të bier mbi të katër skajet e tokës, dhe gjithçka do të bëhet shterpë. Këto sprova të tmerrshme do të shkaktohen nga përhapja e ligësisë, por shumë njerëz do të mbijetojnë nëse ata besojnë tek Unë. Ju duhet të pregatiteni tani, sikur po afrohet një luftë dhe ashtu sikurse ushqimi do të racionohej. Mbani shumë ujë pasi gjithçka që ju ruani do të shumfishohet nga Unë. 

Ju lutem mos besoni se Unë ju kërkoj të lini shtëpitë tuaja sepse kjo nuk është e nevojshme. 

Pak pregatitje, ku ju i ofroni ndihmë njëri tjetrit, është gjithçka që kërkohet. Gjaku Im i Çmuar do t’i mbuloj të gjithë ata që besojnë në Paralajmërimin Tim për njerëzimin, sepse koha e hapjes së Vulës së Tretë do të ndiqet nga një periudhë lufte.

Sa shumë do ta shpërfillin Fjalën e Hyjit, e cila përmbahet në Librin e Zbulesës. Sa shumë lidera dhe shërbëtorë të shenjtë në kishat e Mia, nuk arrijnë t’i përgjigjen profetes Sime, ashtu si ata bënë para përmbytjes.

Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë, tani. Kë besoni ju? Mua, Jezusin tuaj apo hallakatjet e atyre që deklarohen të jenë eskpertë në teologji, por që janë të paditur ndaj të Vërtetës? Zgjohuni. Vulat janë duke u hapur. Detyra juaj është të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat, po ju nuk keni qëndruar vigjëlent ndaj tingullit të Thirrjes Sime. Unë ju kam thënë se Unë do të vij si një hajdut natën. Kur ajo ditë të vij do të jetë tepër vonë për shpirtrat që nuk janë pregatitur.

Koha që trumpetat të zbulojnë gjykimet e tyre do të vij shpejt, jo më shpejt se kur Vulat të jenë hapur. Po pastaj? A do të zgjoheni ju dhe të më ndiqni Mua në atë fazë apo ju do të më humbisni Mua më shumë shpirtra, kur të hezitoni? Ndërsa ju prisni që të tjerët t’ju drejtojnë?

Unë duhet t’ju kujtoj se roli juaj është për të shpëtuar shpirtrat. Ju e bëni këtë përmes një jete kur ju mendohet se më shërbeni Mua dhe jo ku ju kënaqni krenarinë dhe egoizmin e atyre që përpiqen të shtrëmbërojnë Mësimet e Mia. Shumë prej jush në kishat e Mia nuk e kuptojnë kuptimin e Parajsës Sime të Re dhe kanë dështuar t’i kujtojnë fëmijët e Hyjit për Premtimin Tim. Ju duhet t’i kujtoni ata për të Vërtetën – e kohës, para ditës finale. 

Sa shumë prej jush, edhe pse të sjellshëm, të mirë, të dashur dhe me një dedikim të sinqertë ndaj Kishës Sime në Tokë, harroni për Ardhjen Time të Dytë. Çfarë mendoni ju se është kjo dhe çfarë keni mësuar? Sa shumë profetë duhen për t’ju bindur juve se koha është pothuajse afër?

Kur e dëgjuat ju se Hyji nuk i dërgon profetët e Tij për t’i pregatitur fëmijët e Tij në luftën kundër ligësisë, që e infekton shpirtin njerëzor. Dhe çfarë ju jep të drejtën të besoni se Libri i Zbulesës përmban gënjeshtra? Ju e mohoni shumë prej asaj që ajo përmban dhe ju nuk e diskutoni atë. Përse? A nuk e dini se kjo do të thotë se ju mohoni Fjalën e Hyjit?

Durimi Im po provohet. Zemërimi Im është i madh. Refuzimi juaj kokfortë për të pranuar Dhuratën Time të Ndërhyrjes, për t’ju pregatitur juve, më fyen Mua. Duke persekutuar ata shërbëtorë të shenjtë që më njohin Mua, përmes këtyre Mesazheve, ju i mohoni të tjerëve Dhuratën e Shpëtimit. Ju jeni të verbër dhe padituria juaj ndaj Mësimeve të Mia dhe Fjalës së Hyjit, e cila përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim – Biblën – është e habitshme. Ju thoni se ju më shërbeni Mua, por ju nuk më njihni Mua dhe prandaj ju nuk shikoni.

Kur besimi juaj është i dobët, ju nuk mund ta hapni zemrën tuaj tek Unë. Nëse ju e hapni zemrën tuaj tek Unë, ju do të ishit në gjëndje të më dëgjonit Mua qartë, sepse ju do të ishit mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Për fat të keq, shumë prej jush, që thonë se më shërbejnë Mua, nuk janë të denjë të ngrihen dhe ta deklarojnë veten të jenë një shërbëtor i Hyjit. Ju më bëni Mua me turp dhe ju e turpëroni Emrin Tim, kur ju publikisht e poshtëroni grigjën tuaj në Emrin Tim. 

Ju thyeni çdo rregull të Hyjit kur ju dënoni ata që i ndjekin këto Mesazhe, sepse juve nuk ju është dhënë autoriteti ta bëni këtë. Dashuria juaj për vetveten ka më prioritet ndaj dashurisë tuaj për Mua, Jezu Krishtin dhe për shkak të kësaj, ju nuk jeni më të denjë të më shërbeni Mua. Ju jeni tepër krenar për të qëndruar para Fronit Tim. 

Tuesday, 10 September 2013

Gëzim i madh do të ndodhi ngado. Kjo do të zgjasi 100 ditë

E Premte, 30 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, të lutem siguro që çdo komb i dëgjon Profecitë e Mia, që ata të mund të pregatiten për Tokën e ripërtërirë, të mbrekullueshme – Parajsën e Re. Çdo fëmije të Hyjit i takon trashëgimia e tij apo e saj dhe prandaj, ashtu si ata do të pregatiteshin për një dasëm të madhe, ata duhet të fillojnë të planifikojnë për këtë Ditë të Madhe.

Unë i Bëj Thirrje Hebrenjëve, Myslimanëve dhe të Krishterëve, si dhe çdo besimi tjetër, të më dëgjojnë Mua tani. Asnjë nga ju nuk do të mbetet pa u prekur nga ligësia e antikrishtit. 

Por nëse ju pregatiteni tani, ju do të bëheni të paprekshëm ndaj vuajtjes që ai do të shkaktoj në botë, duke e marrë Vulën e Hyjit të Gjallë dhe ta mbani atë
 në shtëpitë tuaja.

Kur Fjala e Hyjit, Fjala e Vërtetë, t’ju bëhet e njohur, ju duhet të ndaloni dhe të dëgjoni, sepse ajo do t’ju çoj drejt Portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Kjo Parajsë e Re po ju pret dhe do të bëhet shtëpi për miliarda shpirtra, përfshi ata që janë duke pritur në gjëndjen e Purgatorit dhe në Qiell. Unë do t’i bashkoj të gjithë ata, zemrat e të cilëve janë të hapura ndaj Urdhërit të Hyjit, dhe që do të ndjejnë Dashurinë e Mëshirës Sime.

Ju lutem të mos i trëmbeni kësaj Dite, sepse ajo do t’ju sjelli lumturi, paqe dhe gëzim të madh. Mbretëria Ime do t’ju habisi, për arsye të bukurisë së saj mahnitëse. Shumë prej jush i trëmben Mesazheve të Mia sepse ju besoni se Ardhja e Dytë do të thotë vdekje – fundi. Por ky do të ishte një supozim i pasaktë.

Ata prej jush që vijnë tek Unë me dëshirë, pa asnjë kusht, me përulësi dhe dashuri, nuk do ta përjetojnë dhimbjen e vdekjes fizike. Në të kundërt, sa hap e mbyll sytë, ju do ta gjeni veten në rrethanat tuaja të reja. Kjo do t’ju trondisi në fillim dhe ju do të shikoni menjëherë rreth e rrotull jush për të gjetur të dashurit tuaj. Unë do të shpëtoj aq shumë shpirtra sa ju do të jeni me familjet tuaja, përfshi ata që ju i doni, ata që tashmë janë me Mua në Qiell dhe ata që Unë do t'i çliroj nga flakët e Purgatorit.

Gëzim i madh do të ndodhi ngado. Kjo do të zgjasi 100 ditë. Parajsa Ime e Re do të ketë vetëm një fe, Jeruzalemin e Ri, ku Unë do të adhurohem çdo ditë. Të gjithë do të bashkohen me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim. Do të jenë 12 kombe, por vetëm një gjuhë, sepse Unë nuk do ta lejoj ndarjen.

Unë do të caktoj udh
ëheqës dhe në çdo komb nuk do të ketë më mungesë ushqimi, uji, shtëpie apo jete. Nuk do të ketë më vdekje, sepse Unë do t’ju jap të gjithëve atyre që hyjnë, Jetën e Përjetshme. Të gjitha kombet do të punojnë së bashku për të përhapur Fjalën e Hyjit, dhe lumturia, që është e pamundur të fitohet në Tokë sot, do të jetë një nga Dhuratat më të mëdha që Unë do t'ju dhuroj. Ju do të duheni shumë dhe ju do të më doni Mua, ashtu si Unë ju dua ju.

Shumë prej jush do të takojnë brezat e familjeve tuaja, që shkojnë deri në shekuj. Brezat do të vashdojnë dhe kështu ju do të shikoni bijtë dhe bijat tuaja të martohen dhe të japin fëmijë të përkryer të Hyjit – secili i bekuar me Hiret e mëdha. Kreu i Kishës Sime do të jetë caktuar dhe emri i tij është Pjet
ër, sepse Unë premtova se ai do të formonte Kishën Time në Tokë. Dhe kështu, në Parajsën e Re ai do të drejtoj Kishën Time.

Oh sikur vetëm Unë të mund t'ju tregoja se çfarë shtrihet para jush, ju do të derdhnit lotë gëzimi dhe do të luftonit të arrinit tek Portat. Prandaj, ju lutem të gjithëve ju, t’i shpërfillni përpjekjet për t’ju ndaluar në kërkimin tuaj për Jetën e Përjetshme. Shpërfillini ata që ju thonë se Unë nuk Ekzistoj. Mos i besoni ata që përdorin Fjalën Time të Shenjtë për t’ju bindur se Unë nuk ju flas tani përmes këtyre Mesazheve.

Ju duhet të luftoni që të gjithëve ju t’ju jepet kjo trashëgimi e lavdishme, sepse asnjë njeri nuk e ka të drejtën t’i mohoj një tjetri këtë trashëgimi të madhe, e cila i përket gjithkujt, pavarësisht se sa të nxirë mund të jenë shpirtrat e tyre. Unë Jam duke ju dhënë mjetet për të më sjellë Mua shpirtrat, ngado, që të gjithë së bashku ne të mund ta shkatërrojmë punën e Satanit dhe të futemi menjëherë në Botën e Re.

Paqja Ime qoftë me ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/30/great-rejoicing-will-take-place-everywhere-this-will-last-100-days-2/

Monday, 9 September 2013

Ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre, sepse ata i kanë shitur ato

E Enjte, 29 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, ata prej jush që i lusin Lutjet e Mia të Kryqëzatës me zell, e dinë se Unë sjell çlirim nga kurthet e djallit në botë.

Gjarpëri i vjetër rrëzohet dhe pengohet duke humbur shumë fuqi kur ju përpiqeni të thoni Kryqëzatën Time të Lutjeve, çdo ditë. Dhe ndërsa koha e sprovave të mëdha vazhdon, lutjet tuaja do të krijojnë shumë pengesa në planet e krijuara nga fuqitë Masonike në botë, të cilat janë përpiluar për të krijuar trazira me qëllim që të kontrollojë të dobëtin dhe të pashpresin.

Vetëm një Lutje e Kryqëzatës, e thënë nga zemra, është e mjaftueshme për Mua për të shkatërruar fuqinë e udh
ëheqësve politikanë arrogantë, të cilët nuk kanë ndërgjegje.

Egoizmi është një mallkim dhe një rrezik ndaj aftësisë së njerëzimit për të jetuar në harmoni dhe paqe. Fiksimi pas ambicjeve personale nuk sjell tjetër veçse përçarje, pasi njeriu përpiqet të dominoj mbi ata që ai e ndjen se duhet, për të fituar shumë.

Ata prej jush që i ndjekin, verbërisht, urdhërat e atyre në postet me pushtet, që ju drejtojnë juve të kryeni akte, të cilat ju i dini janë të neveritshme në Sytë e Hyjit, edhe ju gjithashtu, do të gjendeni fajtorë njëlloj si ata që ju tundojnë të kryeni ligësi të tilla. Burrat dhe gratë, fuqia e të cilëve mbi të tjerët është krijuar për shkak të korrupsionit dhe mënyrave të tjera, do t’ju duhet shumë punë për të bërë, nëse dëshirojnë të shijojnë Mbretërinë Time të Lavdishme.

Unë do ta rrëzoj egoistin dhe krenarin mes jush. Unë do t’ju hedh në tokë, deri sa ju të bëheni aq të përulët sa ata mbi të cilët ju shkelni.

Unë do t’i shkul zemrat e atyre shpirtrave të ngurtë dhe kokfortë që nuk duan t’ja dinë për nevojat e askujt, përveç se të tyret. Atyre duhet t’ju bëhet mësim se nëse ata nuk mund të duan, atëherë ata nuk duhet ta kenë atë. Në vënd të dashurisë, ata kërkojnë vetëm adhurim. Këta shpirtra të gjorë, që janë lartësuar para jush në botë, në çdo lloj forme, janë viktimat e Satanit. Në vënd që ta duartrokisni mëndjemadhësinë e tyre dhe ta pranoni nevojën e tyre të pangopur për adhurim publik, ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre pasi shumë i kanë shitur ato.

Shumë shpirtra në pozitën e influencës mbi të tjerët, përfshi ata në politikë, botën e muzikës, medias, biznesit të argëtimit dhe atyre në financën e lartë, duhet të mbahen në zemrat tuaja, pasi shumë janë bërë skllevër të vetvetes dhe nevojave të tyre, të cilat i shërbejnë vetëm joshjes dhe dëshirave të tyre. Ata e infektojnë të pafajshmin, i cili e imition dhe e kopjon mënyrën e tij të jetesës, që i ndan ata nga Hyji.

Unë, Jezusi, e dënoj botën e idhujve të rremë të krijuar nga ata që nuk duan asgjë tjetër vetëm pushtet, pasuri dhe aftësinë për të influencuar të tjerët.

Përhapja e ateizmit është shkaktuar nga krenaria e njeriut në aftësinë e tij vetjake. Ajo është shkaktuar nga besimi i njeriut se njeriu i vdekshëm, për arsye të Dhuratë së inteligjencës njerëzore, i ka të gjitha përgjigjet për kuptimin e vërtetë të jetës së tyre në Tokë.

Shpirtrat e të rinjve janë të humbur për Mua sepse ata adhurojnë idhujt e rremë në formën e të mirave materiale, modës, muzikës dhe botës së argëtimit. Nuk është që ata nuk duhet ta shijojnë jetën – sepse kjo më sjell Mua kënaqësi – por është mungesa e tyre e dashurisë për Mua dhe për vetë trupin e tyre që më trishton Mua. Ata kanë lindur të pastër dhe të përkryer. Trupat e tyre janë një Dhuratë nga Qielli. Ata e shkatërrojnë trupin e tyre dhe nuk kanë turp të kryejnë akte të shëmtuara me qëllim që të tërheqin drejt vetes shpirtra të pafajshëm. 

Shumë prej tyre me një fuqi të tillë e kanë shitur shpirtin e tyre për dhuratat e frymëzuara djallëzisht. E vetmja arsye që atyre ju dhanë këto dhurata ishte që t’i jepnin botës kënaqësi, si një talent i dhënë atyre nga Hyji. Por, Satani i tundoi shumë dhe ju premtoi atyre, në këmbim për shpirtat e tyre, një jetë të lavdishme dhe të shkëlqyer me pasuri, adhurim, famë dhe kënaqësi. Kur ata i morën këto dhurata, ata i përdorën ato për të infektuar shpirtrat e tjerë. Dhe kështu, kjo vazhdon, deri kur miliona shpirtra të tjerë bëhen skllevër të Satanit. Shumë shpirtra që ndjekin idhujt e rremë joshen pas drogës. Ata nuk kanë aspak turp, as modesti, as dashuri të vërtetë për njëri tjetrin, pasi secili përpiqet të konkuroj për vëmëndjen më të madhe.

Kaq shumë kohë është harxhuar në betejën për vetë-lavdi, e cila është e shkaktuar nga një mani për dashurinë për vetveten, ku Hyji nuk luan asnjë rol në jetën e tyre. Shumë prej tyre e refuzojnë Hyjin hapur përmes shkatërrimit të Kryqit të Shenjtë – kaq pa turp janë ata. Dijeni se ata do të pësonin një fat të tmerrshëm, nëse Unë nuk do të ndërhyja.

Ata janë vetëm një grup i shpirtrave të humbur, të cilët Unë do t’i mbledh dhe pastaj do t’ju jap atyre Dhuratën e shpëtimit, për arsye të lutjeve tuaja, ndjekësit e Mi të dashur. Unë do t’i marr ata përmes kësaj lutje të veçantë, nën Strehën Time.

Lutja e Kryqëzatës (117) Për ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre

Më i dashuri Jezus, Unë i dedikoj shpirtrat e (vendosi emrat e tyre këtu) dhe të të gjithë atyre që i kanë shkëmbyer shpirtrat e tyre për çmimin e famës.

Çliroji ata nga infektimi i tyre. Largoji ata nga kërcënimi i Iluminatit, që i përpin ata.

Jepua atyre kurajën për t’u larguar nga kjo robëri e ligë pa pasur frikë. Merri ata në Krahët e Tu të Mëshirës dhe riktheji në Gjendjen e Hirit, që të bëhen të denjë për të qëndruar përpara Teje.

Me anë të Hyjnisë Tënde, më ndihmo mua, përmes kësaj Lutjeje për shpirtrat e adoptuar të Satanit, t’i largoj ata nga Masoneria. Çliroji ata nga prangat që i mbajnë të lidhur dhe që përfundojnë në një torturë të tmerrshme në qelitë e Ferrit.


Ndihmoji ata, përmes vuajtjes së shpirtrave të zgjedhur, përmes lutjeve të mia dhe përmes Mëshirës Tënde, të jenë në radhët e para, të gatshëm për të hyrë në Portat e Epokës së Re të Paqes – Parajsës së Re. Unë të lutem Ty t’i çlirosh ata nga skllavëria.
Amen.


Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/29/you-must-pray-for-their-souls-as-they-have-sold-them/

Nëna e Shpëtimit: Në ditën e fundit kur agimi të thyhet, një tingull i fortë trumpete do të dëgjohet në mbarë botën

E Mërkurë, 28 Gusht 2013

Fëmijët e mi, më lejoni t’ju përqafoj ndërsa ju vazhdoni të duroni fyerjet që dëshmoni kundër Birit Tim. Kur ju i dëgjoni këto Mesazhe të Shenjta dhe mësoni se si t’i kuptoni ato, atëherë shumë prej jush do të ecin përpara, me kurajo të madhe, për të paralajmëruar botën për kohët që do vijnë, me qëllim që Zoti të mund t’i pregatisi fëmijët e Tij për Parajsën e Re.

Ajo që duhet të kuptoni është se ju do të urreheni për Punën tuaj për Birin tim. Ju nuk do të pranoheni nga shumë dhe si rezultat i kësaj do t’ju duhet të duroni dhimbje dhe poshtërim. Për çdo hap që bëni, ju do të hasni një pengesë sepse ju ecni në Gjurmët e Birit tim.

Asnjë prej jush nuk do ta ketë të lehtë, deri kur e pranoni, duke u dorëzuar me qetësi, se kjo është ajo që pritet. Madje edhe ata që e ndjekin Birin tim, por që nuk do t’i pranojnë këto Mesazhe, do t’ju kundërvihen dhe do t’ju persekutojnë në Emrin e Tij. Ata nuk e shikojnë se duke reaguar me një urrejtje të tillë, ata e fyejnë Birin tim.

Ju duhet ta pranoni se kur Biri im ta shfaqi Veten e Tij, Fjalët e Tij do të sulmohen dhe do të shkaktojnë përçarje të madhe. Kur ju ta kuptoni se përse ju pësoni sulme të tilla dhe përse po ndëshkoheni se i flisni botës në emrin e Tij, ju do ta keni këtë Punë më të lehtë.

Ky persekutim do të vazhdoj, për fat të keq, deri në Ditën e Ardhjes së Tij të Dytë. Ju lutem, për Hatrin e Tij, pranojini këto sprova prej dashurisë për Atë dhe ju do t’i jepni Zotit lavdi të madhe për shkak të kësaj vuajtje. As edhe një pjesë e kësaj vuajtje nuk do të shkoj dëm, sepse kur pranohet me dashuri për Jezusin, ajo e mposht të ligun, pasi e dobëson planin e tij për të shkatërruar njerëzimin.

Falini ata shpirtra të gjorë që e luftojnë këtë Mision. Shpërfilleni mizorinë që ju duhet të duroni në Emrin e Birit tim. Pranojeni se kur ata ju urrejnë, për shkak të dashurisë suaj për Birin tim, ju jeni shumë të favorizuar nga Zoti.

Falini ata shërbëtorë të shenjtë, që ju ndalojnë të flisni për Librin e të Vërtetës. Ata nuk e kuptojnë rëndësinë e Planit të Zotit për të pregatitur njerëzimin për Fillimin e Ri, sepse vetë ata, nuk janë të pregatitur. Shumë prej tyre bëjnë çfarë bëjnë vetëm prej dashurisë së tyre për Birin tim. Ata nuk duan të lëndojnë. Ata thjeshtë nuk shikojnë, sepse nuk mund të shikojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni që mua, Nënës suaj, të më jepet Fuqia për t’ju ndihmuar të duroni këtë udhëtim, pa u dorëzuar, deri kur dita e fundit të jetë afër. 

Në atë Ditë, kur agimi të thyhet, një tingull i fortë trumpete do të dëgjohet në mbarë botën. Ajo do të tingëlloj ashtu si ju e prisni të tingëlloj dhe do të shoqërohet nga të kënduarit e korit të ëngjëjve. Kjo do të dëgjohet në çdo shtet të vetëm, qytet, fshat – ngado. Pastaj, ti, bija ime, si ëngjëlli i shtatë, do të deklarosh se Biri im ka ardhur. 

Qiejtë do të bëhen të artë dhe menjëherë pas kësaj, një Mbrekulli do të shihet nga çdo burrë, grua dhe fëmijë – nga çdo mëkatar. Biri im do ta shfaqi Veten e Tij mbi retë ashtu sikurse Ai iku.

Pastaj do të zbresi nga Qielli, Jeruzalemi i Ri – Fillimi i Ri, për të gjithë ata që e pranuan Mëshirën e Zotit.