Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Vullneti i lire eshte dhurate nga Zoti. Show all posts
Showing posts with label Vullneti i lire eshte dhurate nga Zoti. Show all posts

Sunday, 20 March 2016

Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen përsëri

E Shtunë, 15 Tetor 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, ndërsa më shumë njerëz e dëgjojnë Fjalën Time, Dashuria Ime do t’i përshkojë shpirtrat e tyre menjëherë sa t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Unë do t’i flas shpirtrave të tyre dhe do t’i zgjoj nga dremitja për t’i bashkuar ata me Mua që Unë të mund të shpëtoj shpirtra ngado. Fuqia në numër do të më ndihmojë Mua që të arrij shpëtimin e shpirtrave në një shkallë kaq të madhe. 

Për arsye të vullnetit të lirë të dhënë njeriut si një Dhuratë nga Ati Im, Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen tek besimi në Hyjin Atë. Duhet të jetë vetë vendimi i tyre. Lutja do të përhapë kthimin në besim. Për këtë Unë ju premtoj. Vetëm mendoni për Dhuratën që i pret shpirtrat kur ju, fëmijët e Mi, luteni për ta.

A nuk e dini ju fuqinë e lutjes? Lutja e thënë nga shumicat, në falënderim ndaj Atit Tim dhe për shlyerjen e mëkateve tuaja, mund të shpëtojë botën. E tillë është fuqia që ajo ushtron. Kurrë më parë Unë nuk i kam kërkuar kaq shumë lutjet tuaja, të cilat duhet të dalin nga buzët tuaja dhe me një bujari të zemrës për mëkatarët e rëndë ngado. Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Pa lutjet tuaja këta shpirtra të gjorë mund të mos shpëtojnë, sepse shumë prej tyre janë në një errësirë të tillë saqë ndikimi i Paralajmërimit do të ketë pak efekt. 

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, të dashur, të gjithë ju mëkatarë, shumë prej të cilëve bëni të pamundurën për të më treguar Mua dashurinë tuaj, a nuk e kuptoni se Unë mbështetem tek ju kaq shumë për të më bërë Mua shoqëri. Bashkohuni me Mua në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë dhe më kërkoni Mua hiret për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. 

Unë do të shpëtoj miliona shpirtra kur ju ta përkushtoni kohën tuaj për të lutur 
Mëshirën Hyjnore. 

Kjo është koha kur recitimi i Mëshirës Hyjnore do te jetë më efektive. Të jeni bujarë në zemër, mendje, trup dhe shpirt. Hidheni tutje çdo dyshim. Më lejoni Mua, Jezusin tuaj, që t’ju ngre për t’ju sjellë ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni në jetën Time të përjetshme.

Tuesday, 22 December 2015

Mos lejoni që gabimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojnë nga Unë

E Enjte, 30 Qershor 2011, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, Unë buzëqesh këtë mbrëmje me gëzim në Zemrën Time, sepse më në fund, të rinjtë po e dëgjojnë Fjalën Time përmes Internetit ashtu siç u parashikua.

Në këtë mënyrë më shumë njerëz do të munden t'i tregojnë botës se si të përgatiten për Paralajmërimin. Zemra Ime shpërthen nga gëzimi kur Unë e shikoj dashurinë që fëmijët e Mi kanë për Mua në çdo skaj të Tokës. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, janë të mbushur me Dashurinë Time, të cilën e ndjejnë në zemrat e tyre. Tani ata mund t'ia tregojnë botës, përfshirë edhe cinikëve, se sa shumë ata më nderojnë Mua duke e përlëvduar Lavdinë Time tek të gjithë. Sepse ato krijesa të Mia të dashura dhe guximtare do t’i tërheqin tani drejt të Vërtetës ata që më rezistojnë Mua në lidhje me faktin se përse ata në radhë të parë janë mbi këtë Tokë.

Qielli gëzon me ata që e shpallin hapur dashurinë e tyre për Mua në Internet. Dashuria Ime për ta vërshon që hiret e Mia të bien mbi secilin prej tyre, duke u shtrirë nga një cep i globit në tjetrin.

Unë tani vij për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit

Kujtoni një mësim, fëmijë. E Vërteta e Mësimeve të Mia kurrë nuk ka ndryshuar. Gabimi njerëzor, mëkatet e shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe të atyre që kanë abuzuar me të Vërtetën për t'ia përshtatur ambicieve të tyre mund ta kenë njollosur Emrin Tim, por ata kurrë nuk e ndryshuan se Kush Jam Unë. Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit. Unë erdha herën e parë për t'ju shpëtuar për të lejuar faljen e mëkatit. Unë tani vij përsëri për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit.

Meqenëse Dashuria Ime është kaq e Fuqishme, ajo tani do të depërtojë nëpër botë përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë për t'ju kthyer në mbështjelljen e Dashurisë Sime të butë. Ndjeni Dashurinë Time tani, fëmijë. Mos lejoni që zhgënjimi juaj me gabimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojë nga Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm.

Për ata që më kthyen Mua shpinën për shkak të mëkateve të Kishës

Është për shkak të mëkatit që ju u tunduat për ta bllokuar të Vërtetën. Atyre prej jush që fajësoni Kishën për mungesën e besimit tuaj tek Unë nuk po tregoheni të ndershëm me veten e tuaj, sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju nuk do të nxirrnit justifikime. Satani është kudo në botë tani, fëmijë, duke u përpjekur t'ju bindë, në çdo mundësi, se besimi juaj është i pavlefshëm, i parëndësishëm, se besimi juaj nuk do t'ju garantojë një vend në Qiell. Në disa raste ju besoni se Mëshira e Hyjit është e pafund dhe se ju mund të shpëtoheni nëse bëni një jetë ku ju nuk i lëndoni të tjerët. Ju shpesh herë më konfrontoni Mua kur ju më fajësoni Mua për ligësinë në botë. Kjo është kur ju nevrikoseni me Mua dhe me Hyjin Atin e Përjetshëm.

Si mundet Hyji të rrijë dhe ta lejojë një ligësi të tillë që të shfaqet nëpër botë? Ku vrasja, përdhunimi, aborti, tortura, lakmia dhe varfëria ekzistojnë? Ju duhet të ndaloni tani dhe të më dëgjoni Mua.

Kujtohuni se mëkati, i shkaktuar nga Satani, të cilin shumë njerëz sot nuk e besojnë se ekziston, mund të infektojë secilin prej jush për arsye të Dhuratës që ju është dhënë nga Krijuesi juaj, Hyji Atë. Kjo Dhuratë e vullnetit të lirë i është dhënë çdonjërit. Disa e përdorin këtë Dhuratë për punë të mira, ku ata tregojnë dashuri tek të gjithë, ndërsa të tjerët e abuzojnë atë për të përfituar ndaj të tjerëve. Kur Satani i tërheq ata, përmes vullnetit të tyre të lirë të dobët, atëherë ata bëhen të aftë për të kryer ligësi të mëdha. Vullneti i lirë është i juaji, fëmijë. Kur ai njolloset përmes mëkatit, kjo çon në trazira nëpër botë. Hyji Atë nuk mund t'ju detyrojë që të ndaloni së bëri diçka nëse është e drejtë apo e gabuar, sepse Ai nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë. Ai gjithmonë do t'ju inkurajojë që të luteni me qëllim që të merrni hiret që ju duhen për ta shmangur mëkatin. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që ju do të merrni një nga dy vendimet. Të ktheheni tek Hyji ose ta lejoni veten që të josheni nga gënjeshtrat e Satanit, i cili do ta manipulojnë mendjen tuaj larg të Vërtetës.

Kujtojeni, Unë Jam e Vërteta. Satani nuk do që ju ta shikoni të Vërtetën. Ai do ta përdorë inteligjencën tuaj dhe do t'ju paraqesë argumente të sofistikuara për t'ju joshur. Ai madje mund t'ju bindë se diçka është e keqe kur ajo është e mirë. Prandaj kur ju besoni se është hipokrite që të ktheheni tek lutja për ta lavdëruar Hyjin Atë për shkak të mëkateve të Kishës, ju duhet ta dalloni këtë mashtrim për çfarë ai është, një tjetër mënyrë për t'ju inkurajuar që të largoheni nga Unë. E Vërteta. Tani, fëmijë, më tregoni Mua dashurinë tuaj duke u ngritur dhe duke mbrojtur Emrin Tim në një botë mosbesuese.

Shumë shpejt ju do t'i inkurajoni të tjerët që t'i dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Ashtu sikurse ata që pohojnë se nuk besojnë tek Unë e thonë me zë të lartë se sa shumë ata më urrejnë Mua, po ashtu ju duhet tani t'ia tregoni botës se më doni Mua. Vetëm atëherë do të nxiten kthimet masive në besim nëpër botë. Më lejoni Mua t'ju ngre lart tani që ju të mund t'i përgatisni fëmijët e Mi për të hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. Mbajeni mend, vetëm ata që besojnë tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm mund të hyjnë në këtë Parajsë.

Shkoni tani dhe m’i sillni Mua turmat.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday, 2 November 2014

Disa herë, çfarë mund të duket e padrejtë është e pakuptueshme për ju

E Dielë, 26 Tetor 2014, në 23:10

Bija Ime fort e dashur, ata që më mohojnë Mua sepse besojnë se po të ekzistoja Unë, një Zot i Dashur kurrë nuk do të lejoja vuajtje, apo tragjedi të papritura, sëmundje apo vdekje të parakohshme të ndodhnin.

Hyji e jep jetën dhe Ai e merr atë ashtu si Ai dëshiron dhe, për çdo Vepër të Hyjit, e mira gjithmonë do të vij prej saj, si në botën që ju jetoni, apo në Mbretërinë Time Qiellore. Është mungesa e besimit tek Unë, ajo që krijon hidh
ërim tek shpirtrat të cilët më gjykojnë Mua sipas veprave që ata besojnë të jenë mizore dhe të panevojshme. Çfarë ata nuk e dinë është se ka një kohë për gjithçka – një kohë për të gjallët dhe një kohë për ata që vdesin – dhe se Hyji është Autori i Jetës. Vetëm Ai mund të vendosi kur ta marri atë.

Vuajtja prej duarve t
ë të tjerëve është diçka, që është e shkaktuar prej mëkatit – jo prej Hyjit. Kur njeriu zgjedh udhë të ndryshme në jetë, varet plotësisht nga zgjedhja e tij se cilën udhë ai merr. Disa zgjedhin me mënçuri, sipas vetë ndërgjegjes së tyre, dhe e kuptojnë ndryshimin mes të drejtës dhe të gabuarës. Të tjerët do të zgjedhin udhën, që ata besojnë se do t’ju sjelli atyre gjërat e nevojshme që ju duhen për t’i mbajtur ata në botë. Por, do të ketë nga ata që zgjedhin pa mënd dhe nisin një udhë të egoizmit, ligësisë dhe lakmisë.

Të gjitha gjërat e mira vijnë prej Hyjit. Disa herë, çfarë mund të duket të jetë e padrejtë është e pakuptueshme për ju, por dijeni se Hyji e zgjedh se si Ai e mbledh frytin për të mirën e njeriut. Dhe, vuajtja është pjesë e këtij Plani në Shpëtimin e Tij për shpirtrat. Ai nuk gjen kënaqësi në vuajtje, por ajo është një formë pastrimi. Nëse ju vuani, Hyji do të përpiqet ta përdori këtë vuajtje për të mirën e vetë shpirtit tuaj. Por, Ai kurrë nuk do t’ju detyroj të bëni ndonjë gjë sepse Ai ju jep vullnetin e lirë. Abuzimi i vullnetit tuaj të lirë mund të çoj në mëkat të tmerrshëm dhe prapë, Hyji kurrë nuk ja u heq vullnetin tuaj të lirë. 

Vullenti i lirë është i shenjtë. Ai ju dha njeriut falas nga Hyji, dhe është një Dhuratë që Ai kurrë nuk do ta heqi nga ju. Megjithatë, është përmes vullnetit të lirë të njeriut, që njeriu rrëzohet nga Hiri dhe bie në mëkat.

I ligu luan me vullnetin e lirë të njeriut përmes tundimeve të shqisave. Vullneti i lirë është një Dhuratë sa, kur përdoret si duhet, mund t’i japë Lavdi të madhe Hyjit. Por, kur ai abuzohet për të kryer vrasje të tmerrshme, ai përdoret nga Satani për ta mallkuar njerëzimin.

Beteja për shpirtrat do të marri fund kur vullneti i lirë i njeriut të bashkohet në një me Vullnetin e Hyjit. Vetëm atëherë, njeriu do të jetë i lirë nga të gjitha gjërat, që i sjellin atij hidhërim dhe vuajtje të çdo lloji.

Vullneti i Hyjit do të mbretëroj në botën që vjen, e cila nuk ka fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/26/sometimes-what-may-seem-unfair-is-beyond-your-understanding/

Sunday, 13 July 2014

Hyji Atë: Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë

E Enjte, 3 Korrik, 2014, në 16:40

Bija Ime më e dashur, njeriu e ka në kontroll vetë fatin e tij, sepse atij i është dhënë liria e zgjedhjes, si një Dhuratë nga Unë.

Disa zgjedhin udhën e duhur drejt Mbretërisë Sime qiellore, e cila është përmes Biri Tim të Vetëm-Lindur, Jezu Krishtit. Të tjerët zgjedhin gabimisht. Për arsye të dhuntive të njeriut, të cilat përfshijnë inteligjencën, dijen dhe vullnetin e lirë, shumë u bënë kryelartë. Të tjerët kërkojnë fallcitete dhe dhurata të mëdha materiale, të cilat bota i mundëson, deri sa gradualisht, vetëm dëshirat e tyre të çastit bëhen të rëndësishme për ata.

Duke ju përmbajtur veprimeve dhe punëve të tyre vetjake; duke u bërë të dhënë pas vetvetes dhe duke kërkuar kënaqësi personale, në kurriz të të tjerëve, ata e dënojnë veten ndaj mëkateve, të cilat do t’i skllavërojnë ata.

Duke refuzuar të pranoni Dhuratën e Jetës së Përjetshme, të cilën Unë e sjell tek të gjithë ju, që do të merrni pjesë në Mbretërinë Time, ju, fëmij të dashur, do të ndaheni nga Unë përjetësisht. Unë vij për të ndërhyrë në këtë kohë sepse egoizmi në botë e ka fshirë gjithë dashurinë në zemrat tuaja për Mua. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën; njohurinë e Mbretërisë Sime dhe për t’ju kujtuar për dy zgjedhjet, të cilat do t’ju paraqiten. 

Zgjedhja e parë është të pranonin Dorën Time të Mëshirës dhe të jetoni një jetë të lavdishme duke marrë pjesë në Jetën Hyjnore të Mbretërisë Sime të Re. 

Zgjedhja e dytë është të zgjidhni errësirën e përjetshme dhe të bëheni skllevër të humnerës, ku Satani do të mbetet përherë.

Sa shumë nga ju e refuzojnë Dashurinë Time, njohurinë që Unë ju dhashë përmes Fjalës Sime të Shenjtë, dhe paralajmërimet e dhëna juve nga profetët. Mos besoni se bota sot është më ndryshe nga koha në Tokë deri tani. Njerëzimi nuk ka ndryshuar. Mëkati është akoma mallkimi juaj dhe do të jetë vetëm duke e luftuar armikun – i cili ju sjell mizori dhe trishtim – që ju do të bëheni të aftë të pranoni Jetën që Unë e kam krijuar për ju.

Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju kujtoj për Premtimin Tim. Unë kam krijuar një Parajsë të Përjetshme, e cila ju takon juve. Ajo do t’ju jap Jetën e Përjetshme të trupit dhe shpirtit. Ajo ju pret. Mos e flakni tutje trashëgiminë tuaj. Kjo do ta thyej Zemrën Time nëse e bëni këtë dhe ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht.

Dëgjojeni tani Thirrjen Time, sepse Unë do të dërgoj çdo shenjë, çdo Mrekulli dhe çdo Hir, për t’i zgjuar zemrat tuaja të lodhura deri kur Unë të trazoj, brënda jush, dijen e të Vërtetës.

Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/03/god-the-father-i-am-the-truth-take-my-hand-and-follow-me-all-life-comes-from-me/

Thursday, 15 May 2014

Hyji Atë: Vullneti Im Hyjnor kurrë nuk duhet të kundërshtohet

E Premte, 9 Maj 2014, në 17:00

Bija Ime m
ë e dashur, bota u krijua nga Unë, sepse ishte Vullneti Im. Vullneti Im gjithmonë ka ekzistuar dhe gjithmonë do të ekzistoj. Vullneti Im, do të bëhet, me apo pa dëshirën e njerëzimit. Vullneti i lirë, i dhënë njeriut përmes Dorës Sime, u abuzua dhe kjo ka çuar në një shkëputje midis njeriut dhe Meje, Atit të Përjetshëm. Për aq kohë sa njeriu e ka dhuratën e vullnetit të lirë, do të thotë se vetëm ata që zgjedhin të vijnë tek Unë, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit, mund të bëhen pjesë e Imja – të plotë përsëri.

Kur vullneti i njeriut e kundërshton Vullnetin Tim, kjo çon në një përpjekje të hidhur, sepse vetëm Vullneti Im do të ketë përparësi mbi gjithçka që është. Vullneti Im Hyjnor kontrollon gjithçka që Unë e lejoj, gjithçka që Unë pranoj, sepse Unë gjithmonë do ta pranoj vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut, sepse Unë nuk e marr mbrapash çfarë Unë jap. Disaherë, njeriu, sipas zgjedhjes së tij të lirë, shkakton dhimbje të tmerrshme në botë dhe përmes lakmisë dhe egoizmit të tij më fyen Mua shumë. Prapë, Unë nuk ndërhyj me vullnetin e njeriut, sepse vetëm ai mund të vendosi nëse dëshiron apo jo të bëj çfarë Vullneti Im dëshiron. Dhe, ndërsa Unë nuk do të përpiqem ta heq vullnetin e lirë, zgjedhja e lirë nuk do të thotë se njeriu mund të më diktoj Mua vullnetin e tij, mbi atë që është I Imi.

Vullneti Im Hyjnor kurrë nuk duhet të kundërshtohet, sepse njeriu kurrë nuk mund ta mposhti Vullnetin Tim. Kur ai e bën, do ta ketë të pamundur të më kundërshtoj Mua, pa vuajtur pasojat. Vetëm Unë e vendos përfundimin e jetës dhe vdekjes, sepse kjo është vetëm për Mua për ta vendosur. Kur Unë e marr një vendim për të zbatuar Planet e Mia për të mbrojtur fëmijët e Mi, asnjë njeri nuk e ka pushtetin ta kapërcej këtë. Nëse njeriu përpiqet të ndërhyj me Dhuratat e Mia ndaj botës, të cilat përfshijnë jetën në të gjitha format e saj, atëherë ai jo vetëm që do të dështoj, por si rezultat do të vuaj.

Le të mos përpiqet asnjë njeri të më ndaloj Mua në Planin Tim për të përfunduar Besëlidhjen Time të Shenjtë.

Le të mos blasfemoj asnjë njeri kundër Meje apo ta pengoj Vullnetin Tim, sepse papritur do të flaken tutje.

Le të mos përpiqet asnjë njeri të më ndaloj Mua së dhuruari Jetën e Përjetshme tek shpirtrat sepse vetë jeta e tij do të ndaloj. Kur ju përpiqeni të më kundërshtoni Mua, ju kurrë nuk do të keni sukses. Kur njeriu vazhdon ta mohoj Fjalën Time dhe e lufton Hyjninë Time, kjo do të çoj vetëm në trazira, katastrofë, humbje jete dhe ndëshkime të tmerrshme. Prandaj, kur një shpirti i kërkohet të më bindet Mua apo Udhëzimeve të Mia, i cili sipas vullnetit të tij të lirë do t’i pranoj këto kërkesa, ata do ta kenë të pamundur ta kundërshtojnë Vullnetin Tim.

Ti, bija Ime je përpjekur ta luftosh Vullnetin Tim – edhe pse tashmë je dorëzuar tek Unë. Tani ti do ta dish se është e kotë, sepse vetëm ajo që diktohet nga Unë, sipas mënyrës Sime, mund të kryhet.

Fëmijë – Unë Jam Ati juaj. Unë Jam Krijuesi juaj. Vetëm Unë e di se çfarë mban e ardhmja për ju, por ju do të jeni të kënaqur ta dini se të gjitha Planet e Mia kanë përfunduar. Vetëm kur vullneti juaj është i kombinuar me Timin, Mbretëria Ime mund të realizohet plotësisht dhe përfundimisht të kryhet. Vetëm atëherë, gjithë konflikti midis njeriut dhe Meje, Atit tuaj të Përjetshëm, do të marri fund. Paqja do të mbretëroj atëherë në botën e re që do të vij – një botë kaq e përsosur sa kurrë nuk do të marri fund.

Ati juaj
Hyji Më I Larti


Thursday, 6 February 2014

Hyji Atë: Unë dëshiroj që ju ta pranoni të Vërtetën, jo me dyshim në zemrat tuaja, por me dashuri dhe besim

E Martë, 4 Shkurt 2014, ora 15:00

Bija Ime fort e dashur, sot është një ditë e veçantë, pasi Mua më është dhënë pëfundimisht dhurata e pranimit t
ënd të plotë e këtij Misioni.

Kur Unë i prek zemrat e njerëzve, të cilët Unë i Thërras p
ër të shpallur Fjalën Time, kjo është e vështirë për shpirtin e zgjedhur. Prania Ime trondit, si dhe qetëson. Ajo shkakton një trazirë të madhe dhe kjo kërkon besimin e plotë të personit. Ajo është e frikshme për të gjithë ata që e dëshmojnë Ndërhyrjen Time, pasi ajo kërkon mprehtësi të madhe, për shkak të konfliktit të emocioneve që krijohen në shpirt.

Shpirti, në fillim, është dobësuar prej forcës së dukshme të Pranisë së Shpirtit të Shenjtë dhe trupi ndjehet i rëndë. Shqisat janë të mprehta dhe mëndja është e turbullt. Menjëherë pas kësaj, vjen një shtyrje e natyrshme për të vënë në pyetje se çfarë po ndodh dhe dyshimi mund të krijohet. Por Prania e Shpirtit të Shenjtë është e padepërtueshme dhe do të mbetet e tillë deri sa Vullneti Im të kryhet, me kusht që shpirti ta pranoj atë që pritet prej tij. Pastaj dëshira për qartësi, së bashku me nevojën për të q
ënë i sigurtë, e pushton shpirtin. Dhe ndërsa ai kërkon ngushëllim dhe kurajo, Forca e Shpirtit të Shenjtë nuk mund të ndalet, të ndërpritet apo të refuzohet.

Dëshira e shpirtit për ta lejuar veten të bëhet një instrument i Shpirtit të Shenjtë, me qëllim që të deklaroj të Vërtetën, do të thotë se është e pafuqishme ta influencoj Fjalën, ta pengoj atë apo të bëj ndryshime në të në çdo lloj mënyre.

Intelekti njerëzor e lufton atë, herë pas here. Ndërsa shpirti është qetësuar prej Shpirtit të Shenjtë dhe nuk ka më frikë prej Tij, ka gjithmonë shpresë se jeta do të vazhdoj si më parë për atë shpirt, kur Misioni të kryhet. Por sigurisht, kjo nuk është gjithmonë e tillë. Prandaj në këtë, Misionin Tim për të mbledhur fëmijët e Mi dhe për t’i çuar ata të sigurtë drejt Botës Sime pa fund, nuk ka asnjë fund për këtë Mision. Ai do të qëndroj i tillë deri në Ditën e fundit. Tani që ti e pranon këtë fakt dhe nuk dëshiron ndonjë alternativë tjetër, ti më në fund mund të gjesh paqe në zemrën tënde, bija Ime.

Fëmijë, do të jetë vetëm kur ju përfundimisht e pranoni Dhuratën Time për botën për Librin e të Vërtetës që ju do të gjeni paqe në zemrat tuaja. Do të jetë vetëm kur ju e pranoni se Unë, Hyji Më I Larti – Gjithçka që Është dhe që do të Jetë – komunikoj me botën në këtë kohë, që ju do të jeni të aftë të besoni tek Unë plotësisht.

Unë dëshiroj që ju ta pranoni të Vërtetën, jo me dyshim në zemrat tuaja, por me dashuri dhe besim. Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ju mbush me Paqen dhe Dashurinë Time. Vetëm atëherë ju do të jeni të mbushur me gëzim dhe lumturi. Vetëm atëherë ju do të jeni të lirë.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

Saturday, 25 January 2014

Hyji Atë: Vullneti i lirë, i dhënë njeriut, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë

E Martë, 21 Janar 2014, ora 15:44

Bija Ime e dashur, Vullneti Im do të kryhet, kur koha që zgjedhja e lirë për njeriun të bëj atë që është sipas dëshirës së tij po vjen drejt fundit.
Unë i dhashë njeriut vullnetin e lirë. Ajo është një Dhuratë. Unë e dhashë këtë Dhuratë, së bashku me shumë të tjera, tek fëmijët e Mi. Edhe pse ata zgjedhin të ndjekin vullnetin e tyre, mbi atë që Unë dëshiroj për ata, Unë prapë e respektoj vullnetin e tyre të lirë.

Unë i dua fëmijët e Mi, pa kushte. Unë kurrë nuk mund të mos i doja ata, edhe pse më fyejnë Mua në kaq shumë mënyra. Vullneti i lirë, i dhënë njerëzimit, ka bërë që shumë prej fëmijëve të Mi të largohen nga Unë, në favor të premtimeve vezulluese me të cilat tundohen për ditë, kur kërkojnë bukurinë, pasurinë, famën dhe pushtetin, të gjitha këto i largojnë ata nga Unë.

Unë Jam Mbrojtja e tyre, por ata nuk e kuptojnë këtë. Tek Unë, ata do të gjejnë fillimin dhe fundin e gjithçkaje që mund t’ju sjelli atyre kënaqësi, paqe dhe dashuri.

Edhe pse i ligu e ka përdorur vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut për t’i joshur ata, Unë do t’i marr të gjithë mëkatarët në Mbretërinë Time, kur ata ta kuptojnë se gjithçka që ata kërkuan për t’ju sjellë atyre paqen nuk arritën t’i përmbushin ata. Koha është afër për Mbretërinë Time të jetë e kompletuar. Unë ju Premtoj, shpirtrat do të ndjehen të nxitur të vijnë duke vrapuar drejt Meje, Atit të tyre të dashur, kur të vij koha. Atëherë ata do t’i heqin rrjetat nga sytë e tyre, guaskat e forta nga zemrat e tyre dhe errësirën në shpirtrat e tyre dhe do të më kërkojnë Mua.

Fëmijët e Mi, gjithmonë besoni në Dashurinë Time të Madhe për secilin prej jush, sepse si mund të ishte ndryshe? Ju jeni të Mitë, si një gjymtyrë, një pjesë e Zemrës Sime. T’ju shtyj tutje apo t’ju dëboj juve do të ishte sikur të humbisja një pjesë të Vetes Sime. Prandaj, kur Unë të bëj Thirrjen e fundit dhe pasi të gjitha masat janë marrë për të fituar zemrat tuaja, nxitoni. Unë do të jem duke pritur. Unë do t’ju marr dhe do t’ju pushtoj në Mbretërinë Time të Shenjtë, larg nga gjithë të këqijat.

Në atë Ditë, ju do ta harroni vullnetin tuaj dhe do të bëhet i ndërthurur me Timen, sepse nuk do të ketë më vlerë për ju, as interes, sepse kur ju të vini në shtëpi tek Unë, ne do të jemi të bashkuar në një.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

Wednesday, 16 October 2013

Është një koncept i madh i gabuar se çfarë e bën një burrë apo një grua të shenjtë në Sytë e Mi

E Mërkurë, 2 Tetor 2013, ora 22:15

Bija Ime fort e dashur, 
është një koncept i madh i gabuar se çfarë e bën një burrë apo një grua të shenjtë në Sytë e Mi.

Shumë njerëz në botë e kanë të vështirë ta ndjekin praktikën e Besimit t
ë Krishterë kur vjen puna tek lutja. Sa shumë njerëz të mirë dhe mirëdashës e kanë të vështirë të ulen me qetësi për të medituar qetësisht mbi Mësimet e Mia të Mëdha të dhuruara botës për t’i bërë ata të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre. Unë nuk bëj kërkesa të mëdha. Unë nuk i detyroj shpirtrat të kalojnë orë të tëra përpara Meje dhe prapë, Unë Jam kaq i kënaqur kur shpirtrat e përulët e bëjnë këtë – por kjo është një gjë e rrallë.

Në këtë mënyrë Unë dëshiroj të zhvilloj një lidhje intime me të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë thjesht dua të dëgjoj zërin tuaj të vogël të më thërrasi Mua kur ju do të d
ëshironit t'i ndanit mendimet tuaja private; hidhërimin tuaj; gëzimin tuaj; shqetësimet tuaja, dështimet tuaja dhe dëshirën tuaj për Mua, që Unë ta bëj Veten Time të Pranishëm dhe të dëshmohem prej jush.

Kurrë më parë në historinë e botës Hyji nuk do ta lejonte Veten të ndjehej, brënda atyre shpirtrave që e kërkojnë Atë tani – përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me Fuqinë e Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm – Unë vij madje edhe 
para më të ulëtit, më të padenjit, më të ngatërruarit, shpirtit më të munduar, për t’ju dhënë Dhuratën për të dëshmuar Praninë Time. 

Si e bëj Unë këtë? Si do ta dini se Unë komunikoj me ju? Unë do t’ju mbush si fillim me lotët e kthimit në besim. Ju do të filloni të ndjeni trishtim të madh ndërsa ju përjetoni Kryqëzimin Tim. Ju do ta shikoni jetën, madje dhe në situatat e përditshme, përmes Syve të Mi. Ju do të tërhiqeni drejt të tjerëve, të cilët do të jenë mbushur tashmë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. 

Unë nuk zgjedh ata që ju besoni se janë më të denjë, më të shenjtë, më të bekuar, më të disiplinuar se ju. Unë zgjedh vetëm ata që vijnë tek Unë me përulësi të plotë, ku vullneti i tyre i lirë është braktisur me dëshirë prej tyre, me qëllim që ai të mund të bëhet Vullneti Im.

Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do ta njihni paqen e vërtetë. Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të më thoni Mua:

“Jezus Vullneti Yt është e gjitha që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është i Yti. Bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”

Kur një shpirt më thotë Mua këtë, ata janë shërbëtorët e Mi të vërtetë dhe ata janë arsyeja që Unë mund të shpëtoj të tjerët, që janë tepër kokfortë për të njohur kuptimin e të qënurit të bashkuar me Mua.

Unë mund të bëj shumë gjëra dhe të krijoj shumë mrekullira, kur vullneti i lirë, i dhuruar çdo personi nga Ati Im, më ofrohet Mua, Birit të Tij. Kjo është fuqia më e madhe, që do të eleminoj fuqinë e bishës kur ai të vij në pushtet. Ejani tek Unë dhe dhurojeni vullnetin tuaj të lirë tek Ati Im, për t’i sjellë lirinë racës njerëzore. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje të veçantë t
ë Kryqëzatës

Lutja e Kryqëzatës (123) Dhurimi i vullnetit të lirë tek Hyji

Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt shumë i pavlerë, dhe më ndihmo të të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, unë ta ofroj Ty përsëri këtë Dhuratë, i dashur Jezus, që të mund të bëhem shërbëtori Yt i përulur dhe të qëndroj i bindur ndaj Vullnetit të Hyjit. 

Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo Dëshire Tënde. Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me të çfarëdo që të kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, kudo nëpër botë, që janë të ndarë nga Ti. Unë e dhuroj këtë Dhuratë, që m'u dha në lindje, në Shërbimin Tënd Më të Shenjtë. Amen.

Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë  ju do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/02/there-is-a-great-misconception-as-to-what-makes-a-man-or-woman-holy-in-my-eyes/

Sunday, 11 August 2013

Ligësia e pranishme në botë është në një shkallë të paparë që nga ditët e Noehit

E Enjte, 1 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, sa dëshiroj Unë t’ju përqafoj të gjithëve ju ndjekësit e Mi të dashur dhe t’ju marr në Strehën Time të paqes dhe sigurisë. Sa do të doja t’ju merrja të gjithëve ju dhe t’ju fshihja nga ligësia, që po komplomentohet kundër të gjithë të Krishterëve.

Ligësia e pranishme në botë është në një shkallë të paparë që nga ditët e Noehit dhe është si një rrjet i padukshëm, që e mbulon Tokën. Kaq e rrezikshme është sa fare pak e kuptojnë me të vërtetë nivelin e sofistikuar që është i përfshirë.

Por bëni kujdes, ky plan – detajet e të cilit do t’i jepen botës – nga ata që thonë se përfaqësojnë kishat e Mia në Tokë – do të sillet para jush dhe pritet që ju ta pranoni atë. Pastaj do t’ju kërkohet ta mbështesni atë dhe nuk do t’ju lihet asnjë zgjidhje. Çfarë do t’ju kërkohet të bëni, pas gjithë rrëmujave – është që të më mohoni Mua, Jezu Krishtin.

Unë e paralajmëroj botën, sepse kur ju përpiqeni të mohoni Hyjninë Time – ju dhe të gjithë ata të përfshirë në këtë komplot djallëzor – do të shënoheni si një armik i Hyjit. Kur ju mbështesni ligjet blasfemuese, ju jeni fajtor për mëkatin kundër Hyjit.

Unë do të vazhdoj t’ju paralajmëroj, për t’ju hapur sytë ndaj të Vërtetës, por Unë nuk mund t’ju detyroj të qëndroni të vërtetë ndaj Meje. Unë nuk mund t’ju detyroj të më doni Mua. Vullneti juaj i lirë është i juaji, por nëse ju ktheheni dhe më kërkoni Mua t’ju udhëheq, Unë do t’ju hap sytë ndaj të Vërtetës. Kur ju e pranoni të Vërtetën, Unë do t’ju shpëtoj.

Ndjekësit e Mi të shkretë, dijeni se kur bota do të kthehet kundër Hyjit, Fuqia e Gjithpushtetshme e Atit Tim do të ndërhyj dhe do të shkatërroj armiqtë e Tij një nga një.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/01/the-wickedness-present-in-the-world-is-on-a-scale-not-seen-since-the-days-of-noah/

Monday, 1 April 2013

Sot, Unë sjell Hire të mëdha nëpër botë

E Dielë, 31 Mars 2013, ora 18:40

Bija Ime fort e dashur, sot Unë sjell hire të mëdha nëpër botë, kur Unë gëzoj për besimin që ekziston, pavarësisht nga sprovat dhe vështirësitë, që fëmijët e Hyjit duhet të durojnë në botë në këtë kohë.

Unë e ripërtërij pamjen e tokës sot dhe i mbush shpirtrat e atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti i tyre i dashur, Shpenguesi i gjithë njerëzimit, me Shpirtin Tim të Shenjtë. Gëzohuni dhe e harroni vuajtjen, që po lëshohet nga Satani. Por, përuleni veten para Meje dhe vëreni gjithë besimin tuaj në Mëshirën Time dhe Unë do t'ju mbroj nga e keqja.

Ju duhet ta dini se e gjithë Fuqia është e Imja. I ligu dhe ata që ai ka nënshtruar nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua. Por influenca e tyre do të shkatërroj shumë nga ata që e lënë veten të ekspozuar ndaj mashtrimit të bishës.

Mbretëria Ime ju pret, në gjithë Mrekullinë e saj të Lavdishme, dhe kjo kohë është pothuajse afër.

Përhapuni, ndjekësit e Mi, shumohuni në grupe dhe shpalleni Fjalën e Hyjit, të Vërtetën, e cila është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë.
Ju tani duhet të ktheheni tek Ungjilli dhe t'i kujtoni njerëzit për përmbajtjen e saj, sepse atje ndodhet Fjala e Hyjit.

Shumë ligje të reja do të krijohen në kombet tuaja, ku Libri i Atit Tim do të bëhet i pamundur për t'u gjetur. Ju kurrë nuk duhet t'i pranoni këto ligje sepse ato më mohojnë Mua. Kur ju nuk keni asnjë mundësi ndaj Mësimeve të Mia, fëmijët tuaj nuk do të më njohin Mua. Kur Mësimet e Mia, Ligjet e Hyjit, do të bëhen të paligjshme, atëherë do ta dini se do të jetë sipas dorës së Satanit që qeveritë tuaja po drejtohen.

Ju nuk duhet ta lejoni veten të trajtoheni si skllevër. Ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj ligjeve absurde, të cilat e mohojnë vullnetin tuaj të lirë. Kurrë mos harroni se keni lindur me dhuratën e vullnetit të lirë – një Dhuratë nga Hyji.

Çdo njeri që e heq vullnetin tuaj të lirë e mohon Hyjin. Çdo qeveri apo shtet, që ju mohon vullnetin e lirë të dëshmoni për Hyjin po drejtohet nga Satani. Ju, ndjekësit e Mi të dashur jeni mashtruar nga influencat satanike përmes atyre kombeve, që kontrollojnë bankat, qeveritë dhe të drejtën tuaj të ushqimit.

Koha do të vij kur ata do t'ju bëjnë të vuani madje më tepër se tani, por, papritur dhe papandehur, do të vij një ndëshkim i rëndë, i cili do t'i bëj këto qeveri dhe fuqinë e tyre të pavlefshme. Ndërhyrja e Hyjit do të jetë e shpejtë dhe ato, sektet djallëzore, do të zvarriten këmba dorazi duke ulëritur të tmerruar nga ndëshkimi, që do të bier mbi ata, për veprat e tyre djallëzore.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të më Besoni Mua dhe të qëndroni të fortë. Sot Unë ju bekoj me një Dhuratë të veçantë – Dhuratën e Këmbnguljes. Ju do ta kuptoni se ju është dhënë kjo Dhuratë sepse durimi juaj do të jetë i padepërtueshëm. Vendosmëria juaj për të bërë Vullnetin Tim të Shenjtë do t'ju çudisi edhe vetë juve, dhe kur të vij koha që ju ta deklaroni haptazi dëshminë tuaj për Ardhjen Time të Dytë, nuk do të keni aspak frikë. Por, dashuria për Mua do të shfaqet si një dashuri e veçantë për vëllezrit dhe motrat tuaja. Ju tani do t'i shikoni ata, ashtu si ata duken në Sytë e Atit Tim, si të vegjël. Zemra juaj do të bymehet nga dashuria dhe kjo do t'ju trondisi, sepse ju do të ndjeni dashuri në zemrat tuaja, madje edhe për ata armiq që sundojnë mbi vëndin tuaj sipas komandës së bishës.

Kjo dashuri do të kthej në besim shpirtrat e atyre me urrejtje në zemrat e tyre. Lutjet tuaja për shpirtra të tillë do t'ju dhurojnë atyre imunitet nga ndëshkimi që përndryshe do të kishin pësuar në ditën e ndëshkimit kur Unë të vij të Gjykoj.

Kjo Dhuratë e Këmbnguljes, të cilën Unë ju jap sot, do të shpëtoj shpirtra, sepse çdo Dhuratë që Unë sjell ka vetëm një qëllim, dhe ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat që ne të bashkohemi si një familje e shenjtë, në Parajsën e Re në tokë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/31/today-i-bring-great-graces-upon-the-world/

Saturday, 2 March 2013

Gabimi më i madh që ju mund të bëni është të supozoni se vetëm mëkatarët e ngurtë janë hedhur në zjarret e Ferrit

E Dielë, 24 Shkurt 2013, ora 22:00

Bija Ime fort e dashur, kur bota të përjetoj Paralajmërimin ajo do të ndahet në dy pjesë.

Pjesa e parë do të konsistoj nga ata që e kanë pranuar Rrëfimin, dhe shpirtrat e të cilëve janë mbuluar me Shpirtin e Shenjtë. Që nga ajo ditë, kthimi në besim i tyre do të jetë i kryer, dhe për shkak të kësaj, ata do të vuajnë nga duart e atyre që e refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.

Pjesa e dytë do të përbëhet nga ata shpirtra të ngurtë besnikëria e të cilëve është ndaj bishës dhe që i kanë betuar zemrat dhe shpirtrat e tyre tek Satani, qëllimisht dhe me njohuri të plotë se çfarë janë duke bërë. Sepse ata besojnë në të ashtu-quajturën parajsë që ai ju ka premtuar atyre, që sigurisht nuk ekziston. Fati i tyre është vuajtja e përjetshme në zjarret e Ferrit.

Janë gjithashtu ata shpirtra që nuk besojnë në Zot apo Mua, Shpëtimtarin e tyre, Jezu Krishtin. Mëshira Ime nuk do të pranohet nga shumë prej tyre. Ata nuk do të kujdesen për gjëndjen e shpirtrave të tyre sepse ata besojnë se kjo nuk ka rëndësi. Këta janë ateistët – shumë prej të cilëve janë njerëz të mirë në zemër, por që besojnë se ata e kontrollojnë vetë jetën e tyre dhe se ndjekja e kënaqësive materiale do t'i ruaj ata në këtë jetë; se kjo do të jetë e mjaftueshme për t'ju sjellë atyre paqe dhe kënaqësi, që sigurisht, nuk mund të jetë, sepse kjo është e pamundur deri sa mëkati të jetë zhdukur.

Kokëfortësia e tyre do të thotë se, nëse ata nuk ndryshojnë dhe të më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, ata nuk mund të shkojnë tek Ati Im. Atyre nuk mund t’ju jepet e drejta për Parajsën që Ai e ka krijuar për të gjithë fëmijët e Tij.

Gabimi më i madh që ju mund të bëni është të supozoni se vetëm mëkatarët e ngurtë janë hedhur në zjarret e Ferrit. Për fat të keq të gjithë ata që e refuzojnë Hyjin, nuk mund të jenë pranë Hyjit, dhe as nuk mund të detyrohen ta pranojnë Atë. Vullneti i tyre i lirë është Dhurata e madhe e dhënë atyre nga Hyji. Ajo nuk mund t'ju hiqet atyre nga asnjë lloj force. Do të jetë sipas vullnetit të tyre të lirë, i cili do të vendosi fatin e tyre. Ata ose do të zgjedhin Dorën Time dhe të hyjnë në Parajsë, ose do të pranojnë gënjeshtrat e mbjella në mëndjet e tyre nga Satani, i cili do ta vjedhi fatin e tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/24/the-biggest-mistake-you-can-make-is-to-assume-that-only-hardened-sinners-are-cast-into-the-fires-of-hell/

Thursday, 6 December 2012

Kur liria për të folur të hiqet, e Vërteta është fshehur

E Premte, 30 Nëntor 2012, në 15:55

Bija Ime fort e dashur, kur liria e kombeve, që i lejon ata të flasin pa pranga të mbarojë, atëherë profecitë kanë për t’u zbuluar.

Në Mesazhin Tim për ty në 1 Janar 2011, Unë të tregova se zëri i njerëzve përmes medias do të fshihej nga njerëzimi dhe do të hiqej.

Kur zëri i lirë i medias është heshtur, atëherë ju e kuptoni se po jetoni në një diktaturë.

Shumë ndryshime po imponohen përmbi kombet përmes kontrollit të medias. Kur liria për të folur të  hiqet, e Vërteta është fshehur. Më pas komb pas kombi do të ushqehen me gënjeshtra të diktuara nga paganët.

Libri i së Vërtetës po i jepet botës në mënyrë që njerëzimi të mund ta ndjejë Dashurinë e Hyjit dhe të jetë i udhëzuar drejt të Vërtetës që të mund të gjejë lirinë.

Liria për të bërë zgjedhjet tuaja, po ju hiqet nga grupi i elitës. Ju jeni si qengjat që po çohen në thertore dhe shumë prej jush do të shkojnë në udhë të gabuar dhe do të bëhen të verbër ndaj të Vërtetës.

Liria është një Dhuratë që i është dhënë çdo njeriu nga Hyji, i Cili e respekton vullnetin e lirë të fëmijëve të Tij.

Përmes vullnetit tuaj të lirë ju do të bëni shumë zgjedhje: disa nga këto zgjedhje do ta bëjnë Atin Tim të pakënaqur dhe, prapëseprapë, Ai kurrë nuk ndërhyn me vullnetin tuaj të lirë, sepse Ai nuk mundet dhe nuk do ta heqë atë ndonjëherë nga ju.

Skllevërit e Satanit do ta sulmojnë gjithmonë vullnetin tuaj të lirë. Ata e bëjnë këtë duke i tunduar shtetet të heqin lirinë e atyre mbi të cilët ata qeverisin. Ata e bëjnë këtë për shumë arsye.

Një arsye është që t'ju kthejnë juve në skllevër për përfitimin e tyre vetjak. E dyta është që të kontrollojnë rritjen e popullsisë së tyre. Arsyeja e tretë është që të zhdukin të gjitha gjurmët e Hyjit.

Që nga Vdekja Ime në Kryq, ky plan është dëshmuar në shumë vende. Por bota perëndimore ia arriti të qëndronte sa më e lirë nga diktatura sa të ishte e mundur. Kjo tani do të ndryshojë komplet.

Çdo shtet do të kontrollohet nga një tjetër. Ata do të luftojnë mes njëri-tjetrit për pushtet. Shumë shtete do të fillojnë të fusin ligje, që do të rezultojnë në komunizëm.

Pastaj do të vijë një kohë kur Dragoi i Kuq dhe Ariu do t’i kontrollojnë të gjitha, por shumë njerëz nuk do ta kuptojnë këtë, sepse shumë nga kjo diktaturë do të jetë e fshehur nga sytë e publikut.

Dijeni këtë. Kur përpjekjet për ta zhdukur Emrin e Hyjit të zënë rrënjë, dhe ju të bëheni skllevër të gënjeshtrave, atëherë Dora e Atit Tim do të godasë.

Një e treta e botës do të fshihet dhe Ndërhyrja Hyjnore do të vazhdojë deri ditën e fundit.

Për t’i parandaluar ligjet djallëzore, që do të futen në vendet tuaja, ku e Vërteta do të fshihet nga ju, duhet të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës (87) për të mbrojtur kombet nga i ligu.

Lutja e Kryqëzatës (87) Mbroje kombin tonë nga i ligu

O Atë, në emër të Birit Tënd, na shpëto nga komunizmi.
Na shpëto nga diktatura.
Mbroje kombin tonë nga paganizmi. 
Shpëtoji fëmijët tanë nga e keqja.
Na ndihmo të shohim Dritën e Hyjit.
Hapi zemrat tona ndaj Mësimeve të Birit Tënd.
Ndihmoji të gjitha Kishat të qëndrojnë të vërteta ndaj Fjalës së Hyjit.
Ne të lutemi Ty t’i mbrosh kombet tona nga persekutimi.
Zoti Më i Dashur, shiko përmbi ne me Mëshirë, pavarësisht se sa të fyejmë Ty.
Jezus, Biri i Njeriut, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar.
Na shpëto nga kurthet e të ligut.
Ne të lutemi Ty, Hyj i dashur, të ndërhysh dhe ta ndalosh të ligun të pushtojë botën në këtë kohë. Amen.


Lutuni, lutuni, lutuni sepse Zemra e Atit Tim është e thyer për shkak të shpejtësisë me të cilën ligjet mëkatare po sillen para çdo kombi të botës në këtë kohë në tokë.

Shpresoni, lutuni dhe kini besim tek Unë që ky shkatërrim të mund të dobësohet.

Lutuni që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit të jetë e mundur t'i mbajnë sytë e tyre të hapur në çdo kohë dhe që ata të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/30/when-the-freedom-to-speak-is-taken-away-the-truth-is-hidden/