Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Zeri i Zotit. Show all posts
Showing posts with label Zeri i Zotit. Show all posts

Sunday, 10 April 2016

Hyji Atë: Thirrje e fundit për Ateistët

E Shtunë, 5 Nëntor 2011, në 13:00

Bija Ime, njerëzimit tani do t’i tregohet Dora e Mëshirës Sime ndërsa ardhja e Birit Tim të bëhet e pashmangshme.

Të gjithë atyre shpirtrave të torturuar e të trazuar, Unë po ju them, vendoseni besimin tuaj tek Unë, Hyji Atë. Unë, i Cili e krijova secilin prej jush me Dashuri dhe Dhembshuri, dëshiroj të shpëtoj çdo fëmijë të çmuar Timin.

Unë nuk dua të humbas asnjë nga ju, përfshirë ata që më përçmojnë Mua. Përgatituni për Dhuratën Më të Madhe, e cila po përgatitet për ju. Unë do ta pengoj Satanin t’ju rrëmbejë nëse do të më lejoni Mua. Unë nuk mund t’ju detyroj ta pranoni këtë Vepër të Mëshirës. Ajo çfarë më trishton Mua është se shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Dorë të Mëshirës Sime. Ju nuk do të jeni mjaft të fortë. Megjithatë, kur ju ta dëshmoni të Vërtetën, ndërsa do t’ju zbulohet gjatë Paralajmërimit, ju do të përpiqeni ta kapni atë si rrugë shpëtimi.

Ju duhet të më kërkoni Mua forcën që të më lejoni Mua t’ju shpëtoj nga mallkimi i përjetshëm. Unë iu bëj thirrje ateistëve në veçanti, një herë të fundit. Mos e refuzoni të Vërtetën kur ajo t’ju vërtetohet. Nëse ju e refuzoni, ju jeni të humbur për Mua përgjithmonë.

Hyji Atë

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/05/god-the-father-last-call-to-atheists/

Sunday, 3 April 2016

Mosbesimi i atyre që pohojnë se më njohin, i cili më plagos Mua më së tepërmi

E Hënë, 31 Tetor 2011, në 03:30 

Bija Ime fort e dashur, Fjala Ime e Shenjtë, e cila po i jepet një bote, të pavetëdijshme për Ekzistencën Time, do t’i ndezë shpirtrat menjëherë pasi të ndodhë Paralajmërimi

Më në fund njerëzimi do ta dëgjojë Fjalën Time për të më mundësuar Mua që t’i udhëzoj ata për në Epokën Time të Re të Paqes mbi Tokë. Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Mi ngado që t’i hedhin poshtë dorezat e tyre dhe ta dëgjoni Shpëtimtarin tuaj të flasë. 

Ndërsa Unë kurrë nuk do t’jua zbuloj datën e kthimit Tim në Tokë, Unë mund t’ju them se Unë do të kthehem në Shpirt tani. Unë vij tani për t’ju shpëtuar përsëri edhe një herë gjatë Paralajmërimit me qëllim që njeriu të kthehet në besim. 

Ju lutem më lejoni Mua t’ju udhëzoj dhe lejoni që Misioni Im Më i Shenjtë të përhapet nëpër botë për t’ju sjellë fëmijëve të Mi ngushëllim. Mos më bllokoni Mua. Mos e refuzoni Dorën Time të Mëshirës. Mos e lejoni krenarinë tuaj t’ju pengojë. 

Zgjohuni dhe pranojeni se Unë tani po flas me ju, që Unë të mund t’ju sjell në Gjirin e Mëshirës Sime të madhe. Më në fund shpirti juaj do të ndizet me Zjarret e hireve të Mia hyjnore, të cilat do të hidhen mbi të gjithë ju. 

Të gjitha dyshimet do të kenë shkuar. Fuqia e Satanit do të dobësohet me të shpejtë edhe pse ai nuk do ta lëshojë mbërthimin e tij deri në fund. 

Ndërsa ju i konsideroni thirrjet e Mia, ju duhet t’ia bëni vetes këtë pyetje. Nëse ju besoni tek Unë, përse më refuzoni Mua tani? Përse tregoni zemërim dhe urrejtje ndaj atyre që vijnë në Emrin Tim? Përse e lartësoni veten në Kishën Time, në kurriz të fëmijëve të Mi. Mos harroni se ju të gjithë jeni të barabartë në Sytë e Mi. 

Ejani tek Unë tani me zemër të përulur. Sepse derisa ju të mos e bëni këtë, ju nuk mund të përfitoni nga Mëshira Ime, apo të merrni hiret me të cilat Unë dëshiroj t’ju pajis. 

Zëri Im po i thërret tani të gjithë jobesimtarët që ta pranojnë Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm. 

Pas Paralajmërimit, më lejoni Mua që t’ju ndihmoj në udhën drejt jetës së përjetshme. Zemra Ime lëndon kur Unë shikoj shpirtra të humbur. Por dijeni këtë. Është mosbesimi i atyre që pohojnë se më njohin, ai i cili më plagos Mua më së tepërmi. 

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezusi 

Monday, 28 March 2016

Hyji Atë: Ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën

E Martë, 25 Tetor 2011, në 15:30 

Bija Ime e dashur, tregoji botës se Unë i përqafoj të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mi. Gjithçka do të jetë mirë. Gjithçka tani duhet të lihet në Duart e Mia të Shenjta ashtu siç duhet të jetë. 

Unë urdhëroj që Biri Im të dërgohet edhe një herë në botë për ta shpëtuar njeriun nga shkatërrimi i mëkatit. Kjo është Vepra Ime Hyjnore e Drejtësisë për ju, fëmijët e Mi të dashur, me qëllim që Unë të mund ta rivendos Mbretërinë Time mbi Tokë. 

Frika nuk vjen nga Unë. Frika vjen nga errësira. Kur ju keni frikë nga Unë, dijeni se është errësira që e mbështjell shpirtin tuaj dhe jo Madhështia Ime Hyjnore. 

Për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime, ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën. E njëjta Dritë tani po hidhet mbi ju prej Veprës Hyjnore të Mëshirës së Birit Tim. 

Dashuria Ime për të gjithë ju, fëmijë, është kaq e madhe sa Unë do ta përdor të gjithë Fuqinë Time për t’i shpenguar shpirtrat kudo. Dora Ime e Drejtësisë do të bjerë mbi ata shpirtra që më refuzojnë Mua, por jo derisa çdo përpjekje të jetë shfrytëzuar për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Mi ngado. 

Mbretëria e Lavdisë Sime të madhe do t’i zbulohet botës së shpejti. Asnjëri prej jush, fëmijë, nuk do të dojë ta refuzojë Mbretërinë Time të Lavdishme, e cila do të Mbretërojë në Epokën e Re të Paqes mbi Tokë. 

Lutuni për ata që do ta kenë të vështirë ta pranojnë të Vërtetën. 

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm 

Monday, 14 March 2016

Hyji Atë – Kushtojini tani vëmendje thirrjes Sime finale për njerëzimin

E Diel, 9 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime, tregoji botës për dashurinë që Unë kam për të gjitha krijesat e Mia ngado. Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur Jezu Krishtit.

Gjithçka është përgatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam autorizuar për t’ju ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë.

Dashuria Ime për ju do të thotë se ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet e tij për ta shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar në Sytë e Mi do të thotë se njeriu mundet ta mësojë edhe një herë të Vërtetën e Ekzistencës Sime.

Fëmijët e Mi, ju lutem përkuluni tani dhe kërkoni Mëshirë për familjen dhe të dashurit tuaj. Nëse ata nuk janë në gjendjen e hirit, ata do ta kenë të vështirë ParalajmëriminJu duhet t’i informoni ata për nevojën e të medituarit mbi të Vërtetën.

Koha është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse mbi ju. Me të marrë fund, ju do të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.

Pas njëfarë kohe nëse njeriu nuk ia kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i shkatërroj ato vende, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur Dora Ime të bjerë si ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë askund.

Durimit Tim po i vjen fundi ndërsa Unë tani planifikoj që t’i bashkoj të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në zjarret e Ferrit.

I kushtoni tani vëmendje kësaj thirrjeje finale për njerëzimin. Kjo është koha që ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj Dashurisë Sime, sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’iu tregohet, do të më refuzojnë Mua edhe një herë dhe do të më kthejnë shpinën.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti

Tuesday, 12 January 2016

Hyji Atë: Një nga Mesazhet më urgjente për njerëzimin

E Martë, 2 Gusht 2011, në 20:15

Unë vij në Emër të Birit Tim, Jezu Krishtit. Unë Jam Hyji Atë dhe dëshiroj të komunikoj me mbarë botën. Është qëllimi Im për ta përmbajtur ashpërsinë e Ndëshkimit, për t'i dhënë njerëzimit një mundësi për t'i hapur zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Ekzistencës Sime. Ata, fëmijët e Mi të shtrenjtë, duhet ta dinë se Unë Jam një Hyj, së pari i Mëshirës dhe pastaj i Drejtësisë.

Mëshira Ime ka qenë shtrirë në kufij të jashtëzakonshëm. Unë, për arsye të fuqisë së lutjes, do ta përmbaj Dorën Time, në Mëshirë, që kështu njeriu të mund ta dobësojë urrejtjen që është shfaqur në shumë shpirtra nëpër botë.

Bëni kujdes, fëmijët e Mi, kur Unë ju paralajmëroj se pamundësia për ta ndaluar përhapjen e mëkatit do të çojë në një ndëshkim që do të shkatërrojë shumë prej njerëzimit. Një ndëshkim i tillë nuk do të jetë dëshmuar që nga ditët e përmbytjes që e shkatërroi Tokën në kohën e Noehit.

Unë nuk do t'ju lejoj më, fëmijët e Mi mosmirënjohës, që t’i shkatërroni ata që kanë treguar besnikëri ndaj Meje. As dhe nuk do të rri dhe ta lejoj Rendin Mbarë Botëror që ta infektojë Krijimin Tim, Fëmijët e Mi, Tokën Time.

Vërini veshin tani këtij, njërit prej paralajmërimeve të fundit të dhëna njerëzimit. Largohuni tani nga udha e mëkatit dhe ju do të shpëtoheni. Largohuni tani nga përkushtimi juaj i verbër ndaj joshjes së Satanit dhe magjepsjeve të tij joshëse, të cilat ju tërheqin përmes dashurisë për vetveten dhe të mrekullive materiale. Nëse ju vazhdoni ta dëmtoni këtë botë të bukur, të krijuar prej Dashurisë për ju, ashtu si ju po e bëni, ajo nuk do të mbetet më për ju që ta dëmtoni më tej.

Unë Jam Hyji i Dashurisë, i ngadaltë në Zemërim, por Durimit Tim po i vjen fundi. Ata që vazhdojnë të lëndojnë dhe shkatërrojnë fëmijët e Mi, përmes luftës dhe kontrollit të financave botërore, ta dini se ditët tuaja janë të numëruara. Mundësia juaj e Shpengimit tani do të jetë për ju e fundit. Nëse ju nuk përgjigjeni ashtu si duhet gjatë Dhuratës së madhe të Mëshirës që është Paralajmërimi, atëherë ju dhe vartësit tuaj do të shkatërroheni.

Lavdia Ime do të njihet nga çdo burrë, grua dhe fëmijë. Ata që zgjedhin udhën drejt Mbretërisë Sime do të kenë jetën e përjetshme. Ata që nuk e zgjedhin do të përjetojnë një errësirë të tillë siç nuk mund ta imagjinonin apo ta dëshironin kurrë.

Ndjekës të Satanit, që me vetëdije e adhuroni ligësinë e tij, dëgjojeni tani premtimin Tim. Juve, fëmijëve të Mi të humbur, do t'ju ofrohet Dora e dashurisë dhe e paqes edhe një herë, gjatë Paralajmërimit. Kapeni atë, sepse do të jetë kthimi juaj në Gjirin e Dashurisë Sime. Shpërfillini thirrjet e Mia dhe ju do të vuani përjetësisht, për të mos u kthyer kurrë në gjirin e familjes Sime të dashur.

Ky tani, bija Ime, është një nga paralajmërimet më të rëndësishme për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja nga zjarret torturuese të mallkimit të përjetshëm.

Mbreti Më i Larti
Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm

Wednesday, 6 January 2016

Askush nuk do të mbetet pa e dëgjuar Fjalën e Birit Tim para se të vijë koha për kthimin e Tij

E Shtunë, 23 Korrik 2011, në 17:15

Mesazhi i dytë nga Hyji Atë

Unë vij në Emër të Birit Tim të Shtrenjtë të dashur, Jezu Krishtit. 
Bija Ime e zgjedhur, edhe pse disa herë ti lëkundesh në vëmendjen tënde ndaj thirrjes së Birit Tim të dashur për ta dëgjuar Atë të flasë, ti je lartësuar në Sytë e Mi për arsye të dhuratës që ti i ke dhënë Atij. Dhurata jote për t‘u bërë një shpirt viktimë që të ndihmosh për të shpëtuar miliona shpirtra e bën Atë të qajë nga gëzimi dhe lehtësimi; sepse janë aq shumë shpirtra që humben për në zjarret e Ferrit çdo ditë, çdo sekondë dhe për çdo frymëmarrje që bën.

Biri Im kërkon nënshtrimin tënd të plotë tani, bija Ime. Mos hezito t'i bindesh çdo urdhri të Tij. Zemra jote është e mbushur me dashuri dhe ngushëllim, jo vetëm për Birin Tim të Shtrenjtë, por për të gjithë fëmijët e Mi. E prekur nga Shpirti i Shenjtë, ti tani do të ndjesh dashuri të menjëhershme për të panjohur tek të cilët ti do të shikosh Dritën Time. 

Ty, bija Ime, të janë dhënë tani hiret për t'i parë të dyja; dashurinë dhe ligësinë në të gjithë njerëzit. Ti gjithashtu do të jesh e aftë ta dallosh shpejt mëkatin në shpirtra të gjorë, të gënjyer.

Sepse kjo Punë tani do të thotë se ti duhet ta rrethosh veten tënde me çdo mbrojtje. Unë, bija Ime, do të mbroj ty dhe të dashurit e tu, sepse tani, ti do të shënjestrohesh më me forcë nga i ligu. Lutu dhe ma kërko Mua këtë mbrojtje çdo ditë tani dhe ty do të kursehet ashpërsia e persekutimit. Ti duhet tani të më thërrasësh Mua për të të ndihmuar që të përhapësh këto Mesazhe, me qëllim që Zëri i Birit Tim të dëgjohet dhe të nderohet ashtu si duhet.

Lajmëtarja Ime, bija Ime, ti ke akoma pak njohuri për atë çfarë kërkohet prej teje. Vetëm kaq informacion mund të të jepet njëherësh. Ti tani do të frymëzohesh nga Unë dhe do t’i përmbushësh, me udhëzimin Tim, profecitë e parathëna, kur Fjala e Birit Tim do të përhapet, porsi Ungjilli i Shenjtë, tek njerëzimi. Askush nuk do të mbetet pa e dëgjuar Fjalën e Birit Tim para se të vijë koha për kthimin e Tij. Ty të është dhënë kjo detyrë dhe për këtë Dhuratë ti duhet ta ulësh kokën në mirënjohje për këtë kërkesë të lavdishme nga Qielli.

Bija Ime, ti do të ndihmohesh në çdo mënyrë, por duhet t'i bindesh Birit Tim në çdo kohë. Ngrihu tani, bija Ime, sepse njeriu ka nevojë ta dëgjojë Fjalën e Paralajmërimit që Biri Im e përcjell, në mënyrë që shpirtrave të mos iu duhet të vuajnë mundimet e Ferrit, nëse ata vdesin në mëkat mortor, pa iu qenë dhënë më parë mundësia për t’u Shpenguar nga Biri Im gjatë Paralajmërimit.

Lejoje paqen Time ta vërshojë shpirtin tënd tani. Zemra Ime e rrethon çdo lëvizje që ti bën. Kurrë mos ndjej se je vetëm në këtë Punë, sepse je duke u udhëzuar në çdo minutë të ditës.

Hyji Atë

Friday, 1 January 2016

Le ta njohin shërbëtorët e Mi të shenjtë përmbajtjen e tyre, që ata të mund ta përgatisin grigjën e tyre

E Shtunë, 9 Korrik 2011, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, ashtu si ti çan përpara, me besim në njohurinë tënde të Mesazheve të Mia, ti ndalon dhe ndjen mundimin e dyshimeve. Këto dyshime, në këtë fazë të komunikimit Tim mund të çudisin. Për çdo hap prapa që ti merr ky është një test i besimit tënd, bija Ime. 

Sepse asnjë njeri nuk mund të mendojë se ata do të jenë gjithmonë të denjë për Mua. Pranoje këtë vuajtje, bija Ime, sepse këto sprova gjithmonë do të të sulmojnë në këtë Punë. Ki besim në Mua dhe dorëzoje vullnetin tënd të lirë në mënyrë të vazhduar për të ndihmuar të bëhesh më e fortë në këtë Punë.

Bija Ime, ka, në këtë kohë, një numër vizionarësh me të cilët Unë komunikoj, me ndihmën e Nënës Sime të Bekuar, Krye-engjëllit Mikael dhe Trinisë së Shenjtë, por ata janë më pak nga sa ti mendon. Disa prej apostujve do të jenë të fshehur nga pamja, ku puna e tyre është e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Pastaj janë ata që bota eventualisht do t'i njohë si lajmëtarët e Mi. Ti je një nga këta. Nuk do të jetë një Mision i lehtë, bija Ime, prandaj dhe Unë Jam duke të lejuar që të vuash zmbrapsje, sprova dhe gabime. Është vetëm kur ti mësohesh me këto episode, që do të vazhdosh të bëhesh gjithmonë e më e fortë, derisa eventualisht, ti nuk do të preokupohesh në një mënyrë apo në tjetrën se çfarë të tjerët mendojnë për ty. Ti po ecën me Mua çdo hap të këtij Misioni dhe ti kurrë nuk duhet ta harrosh këtë.

Është e rëndësishme që të sigurosh që sa më shumë shpirtrave të gjorë të jetë e mundur t'iu jepet e Vërteta e Fjalës Sime. Ti duhet t’iu lejosh shërbëtorëve të Mi të shenjtë që ta njohin përmbajtjen e tyre që ata të mund ta përgatisin grigjën e tyre përpara Paralajmërimit. Nuk është e rëndësishme nëse Kisha i aprovon këto Mesazhe, sepse koha nuk është në anën e tyre. Atyre, shërbëtorëve të Mi të shenjtë, do t'iu duhen shumë, shumë vite për t'i pranuar Mesazhet e Mia, prandaj vetëm vazhdo.

Ti, bija Ime, do të bësh shumë armiq në Emrin Tim. Kjo është diçka që ti duhet ta pranosh, prandaj mos i lejo këto pengesa të të bllokojnë udhën. Mesazhet e Mia po kthejnë me mijëra shpirtra të humbur tashmë. Është jetike prandaj që ti të më bindesh Mua në çdo kohë, që sa më shumë shpirtra të mund të shpëtohen.

Unë e kuptoj se kjo Punë është e vetmuar dhe e frikshme për ty, por mbaje mend, Unë vetëm zgjedh ata me një zemër të hapur që janë mjaft të fortë për ta përhapur Fjalën Time. Nga ana tjetër, forca që do të gjesh do të ndihmojë që t'i paraqesësh me të shpejtë këto Mesazhe tek një auditor më i gjerë. Prandaj të lutem kurrë të mos ndjehesh e dëshpëruar. Sepse, ndërsa ti përpiqesh të ndjesh gëzim në zemrën tënde, kur e mban Kryqin Tim, kjo rrallë ndodh. Ti do të vuash gjithmonë në Emrin Tim dhe do ta shohësh se do të duhet kohë përpara se e gjithë forca e gëzimit të përjetohet. 

Vuajtja jote po shpëton miliona shpirtra prandaj duhet të jesh mirënjohëse për këtë. Të gjithë shenjtorët po punojnë në këtë anë për të mbajtur ty të fortë dhe për të të mbrojtur nga Satani, që do të bëjë gjithçka që të mundet për të të ndaluar. Por ai kurrë nuk do t’ia arrijë sepse Dora e Atit Tim do të godasë mbi ata që përpiqen ta sabotojnë Punën Time për të shpëtuar sa më shumë shpirtra që Unë të mundem përmes teje. Mbështetu tek Unë dhe Unë do ta shtyj këtë Punë, që Mesazhet e Mia të mund të dëgjohen nga miliona, besimtarë dhe jo-besimtarë në çdo skaj të globit.

Mësuesi yt i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit, Jezu Krishti

Thursday, 24 December 2015

Beteja që Satani ka ngritur për t'i diskretituar këto Mesazhe po intensifikohet

E Shtunë, 2 Korrik 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur, kjo periudhë do të jetë e vështirë për ty ndërsa Mesazhet depërtojnë nëpër botë. Më shumë njerëz do t'i sulmojnë këto Mesazhe dhe kur ta bëjnë këtë, shpërfilli ata.

Fjala Ime e Shenjtë po përhapet ashtu si Unë kam thënë. Tani Unë dua t’i shpall pikat kryesore të Mesazheve të Mia akoma më tej. Ti tashmë e di se si ta bësh këtë, prandaj fillo sot. Ajo çfarë Unë Jam duke të kërkuar është sfiduese, por ty do të jepet ndihmë e mëtejshme për ta bërë këtë.

Ndërkohë, ti do të kesh nevojë që të tjerët të luten për ty, sepse beteja që Satani po ngre për t’i diskretituar këto Mesazhe po intensifikohet. Ti duhet të lutesh për mbrojtjen kundër lëndimit që ai do të shkaktojë mbi ty përmes të tjerëve. Pranoje që ky varg sprovash është thelbësor për të të mbajtur në gjendje përulësie. Dije se ti je Zëri Im tek bota. Shpalle Zërin Tim dhe bëje sa më shpejt të mundesh.

Unë të dua, bija Ime. Mbështetu tek Unë plotësisht dhe Unë do të të mbaj përgjatë kësaj udhe.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Friday, 27 November 2015

Udhëzimi Im Shpirtëror do t’i bllokojë veprimet shkatërruese të Satanit

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, kjo ka qenë një tjetër javë sprovuese, ku Fjala Ime, nga njëra anë, është mbështetur nga shumë, ndërsa në të njëjtën kohë është mohuar si mashtrim i plotë nga të tjerët. A nuk e kanë lexuar të Vërtetën ata që e mohojnë Fjalën Time? Të Vërtetën e përmbajtur në Librin Tim të Shenjtë? 

Libri i Zbulesës iu dha të gjithë fëmijëve të Mi për t’i ndihmuar ata të kuptojnë trazirat që do të shkaktohen drejt kohëve të fundit, prej përhapjes së gënjeshtrave, të krijuara nga Satani dhe djajtë e tij. Nëse nuk e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës, atëherë si mund të jetë e mundur të kuptoni Mesazhet që Unë Jam duke i sjellë tek ju sot?

A mendoni se Unë do t’jua ktheja Shpinën Time dhe t’ju lija në mëshirën e Satanit dhe ushtrisë së tij djallëzore? A nuk e kuptuat se Unë do të përpiqesha t’ju paralajmëroja dhe më pas t’ju ndihmoja?

Mëshira Ime e madhe do ta shkatërrojë efektin që Satani ka mbi fëmijët e Mi. Unë vij akoma edhe një herë për t’ju shpëtuar nga kthetrat e tij. Dhurata Ime e Paralajmërimit do ta dobësojë terrorin që do të kishte vazhduar ta shtonte vrullin nëse ai nuk do të ndodhte.

Unë komunikoj me ju tani, jo vetëm për t’ju përgatitur për gjithë këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime, por për t’ju drejtuar përmes labirintit të shkatërrimit i planifikuar nga grupi djallëzor mbreti i të cilit është i ligu. 

Ndikimi Im shpirtëror do t’i bllokojë masivisht veprimet shkatërruese të Satanit. Dëgjojeni Fjalën Time. Ndiqni udhëzimet e Mia. Drejtojeni dhe mbështeteni njëri tjetrin në besimin tuaj dhe juve do t’ju jepet ndihma e kërkuar për të ndjekur udhën me shpejtësi drejt premtimeve që Unë ju bëra.

Shumë nga ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, do të jeni të frikësuar, por ju lutem që të mos e lejoni frikën ta bllokojë të Vërtetën. Satani do ta përdorë frikën për t’ju ndaluar që ta pranoni Mesazhin Tim të Dashurisë. Shumë prej asaj që Unë ju them tani është shumë e vështirë që ju ta kuptoni. Por kuptojeni këtë. Po të mos vija Unë tani dhe t’ju tregoja të Vërtetën, atëherë ju do të ishit të humbur. Ju do ta ndjenit atë një periudhë shumë të vështirë për ta jetuar. 

Ashtu si Unë ju përgatita përmes profetëve të Mi më parë, Unë tani do t’ju përgatis sot, përmes kësaj lajmëtareje, për kohën kur Unë do të vij përsëri.

Kjo është një Dhuratë e lindur prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë fëmijët e Mi, për ta përballuar regjimin që do të vijë të antikrishtit dhe të aleatit të tij mashtrues profetit të rremë, i cili do ta çorientojë Kishën Time në Tokë.

Hidheni poshtë mburojën. Hapini sytë ndaj të Vërtetës. Fjala Ime sot po jepet thjesht për t’jua kujtuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Shkrimi Im i Shenjtë është e Vërteta. E Vërteta është e reflektuar në Shkrimin Tim të Shenjtë. Nëse Unë ju kujtoj sot për premtimet e bëra juve më parë dhe për udhën drejt shpëtimit, atëherë kjo është vetëm një përsëritje e Fjalës Sime të Shenjtë. E Vërteta do të mbetet gjithmonë e njëjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshohet apo të përpunohet për t’iu përshtatur njerëzimit. Ajo gjithmonë do të mbetet e njëjtë.

Më lejoni Mua që t’ju ndihmoj të kuptoni se çfarë po ndodh tani. Mos u fshihni nga frika. Unë ju dua të gjithëve dhe thjeshtë dëshiroj që t’ju mbaj për dore, fëmijë, dhe t’ju mbroj. 

Qëllimi Im është të siguroj që secili prej jush ta jetojë jetën me Mua në Parajsën e Re në Tokë.

Shpëtimtari juaj përherë i dashur
Jezu Krishti

Friday, 20 February 2015

Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë

E Mërkurë, 11 Shkurt 2015, në 15:16

Bija Ime fort e dashur, sa shumë pështynë në Fytyrën Time, më shanë Mua dhe më mohuan Mua gjatë Kohës Sime në tokë dhe ata vazhdojnë të bëjnë kështu deri në këtë ditë.

Çdo Dhuratë, që ju dha njerëzimit përmes lajmëtarëve, vizionarëve dhe profetëve nga Hyji u refuzua nga shumica. Së shpëjti, Flaka e Të Vërtetës do të jetë e vështirë për t’u gjetur për njeriun, edhe pse ata mund ta kërkojnë atë. Armiqtë e Mi do të gëzojnë dhe do të festojnë ndërsa Dëshmitarët e Mi në tokë rrëzohen përtokë dhe shkelen me këmbë. Oh sa mosmirnjohës janë zemrat e ftohta të njerëzve, dhe sa pak dashuri ata kanë për Mua.

Ndëshkimi Im është i pashmangshëm dhe Unë do t’i veçoj ata, dashuria e të cilëve për Mua mbetet e gjallë, nga shpirtrat që më refuzojnë Mua. Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë dhe mjerë njeriu që më mallkon Mua, sepse Unë do ta shkëpus atë nga Gjiri i Zemrës Sime të Shenjtë, dhe ai do të ngelet duke ecur mes bishave që enden nëpër tokë duke kërkuar shpirtrat për të cilët ata kanë etje me qëllim që t’i shkatërrojnë ata.

Sot Zoti juaj ka folur dhe sot është dita kur ndryshimet, ashtu si janë parathënë, do të fillojnë. Mëshira Ime do t’ju tregohet në vërshime të mëdha por pas asaj ju do të zgjidhni vetë fatin tuaj. Ata që e kanë lejuar urrejtjen t’i infektoj shpirtrat e tyre do të më refuzojnë Mua plotësisht. Ata me shpirtrat e vakët nuk do t’i kenë Hiret për të qëndruar besnikë ndaj Meje dhe ata, gjithashtu, do të më refuzojnë Mua.

Unë ju kam dhënë Fjalën, Të Vërtetën, dhe shumë më kanë mallkuar Mua për shkak të saj. Ka vetëm kaq shumë që Unë mund t’ju jap para Ditës së Madhe. Tani, merrni çfarë Unë ju kam dhënë dhe mbajeni mënd çdo Fjalë, sepse Koha Ime është afër dhe Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë.

Ata prej jush që më mallkojnë Mua do të mallkohen. Ata që besojnë tek Unë do të kenë Jetën e Përjetshme. Vuani në Emrin Tim dhe Unë do t’ju lartësoj në Mbretërinë Time që do të vij.

Dita e Ringjalljes së Parë është duke ardhur dhe ata që nuk do të më pranojnë Mua do të flaken tutje përjetësisht. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe po të shikonit zymtësinë dhe shpirtrat e errët të atyre me zemrat e vakta do t’ju bëj të qani. Për fat të keq, shumica e shpirtrave janë në errësirë dhe po ta shikonit ju këtë do të vdisnit nga tronditja, e tillë është gjëndja e shpirtrave të njerëzimit.

Jezusi juaj

Friday, 6 February 2015

Hyji Atë: Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe

E Dielë, 25 Janar 2015, në 15:45

Bija Ime më e dashur, Ndërhyrja Ime për t'i hapur sytë e fëmijve të Mi ndaj Dashurisë së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, po afrohet.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë do ta thërras çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën 7 vjeç, në Dritën e Mëshirës së Birit Tim. Pregatituni për Ndërhyrjen Time sepse ajo është më shpejt se ju mendoni dhe të jeni mirënjohës për këtë Dhuratë të Madhe. Beteja shpirtërore që ju po dëshmoni në botë është duke u shfaqur në tokë dhe beteja do të ngrihet midis armiqve të Mi, që përpiqen të heshtin të gjithë ata që refuzojnë të jepen pas fallciteteve dhe atyre që e tradhëtojnë Birin Tim.

Kur Dora e Drejtësisë Sime të bjerë ajo do të vër në provë besimin e të gjithë atyre që thonë se janë për Birin Tim, dhe vetëm ata që dëshirojnë të ndjekin Kryqin do të mbeten mjaft të fortë për të shpallur të Vërtetën. Së shpejti perdja do të bjerë dhe pamja e plotë e trashëgimisë suaj do t’ju bëhet e ditur. Armiqtë e Mi, për pjesën më të madhe, do ta refuzojnë këtë Ndërhyrje dhe ata do të luftojnë deri në fund për ta mohuar Jezu Krishtin.

Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe në Dritën e Birit Tim dhe shumë do ta shikojnë Atë. Si rezultat kjo do të thotë se shumë do të kthehen në besim dhe do të kërkojnë të drejtën për të patur jetën e përjetshme në Lavdinë e Mbretërisë së Birit Tim në tokë.

Unë kam premtuar se Biri Im do ta zër Vëndin e Tij mbi Fronin e Tij dhe kjo do të kryhet. Ata që nuk duan të bëhen pjesë e Mbretërisë së Tij do ta bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në vullnetin e lirë që Unë i kam dhënë secilit prej jush. 

Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë, ju lutem që të mos e çoni dëm të drejtën tuaj të lindjes. Nëse ju e bëni, ju do të gllabëroheni nga Satani që është po aq i pamëshirshëm sa edhe gënjeshtar, mashtrues dhe akuzues. Juve po ju jepet një Dhuratë që asnjë brezi para jush nuk i është dhënë dhe ju duhet të luteni që t’ju jepen Hiret për ta pranuar Mirësinë Time.

Ejani në Dritë sepse nëse nuk vini, ju do të verboheni nga errësira përjetësisht. Kjo do ta copëtonte Zemrën Time më dysh dhe Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë nga ju.

Unë ju Bekoj. Unë ju udhëzoj përmes këtij Misioni të Shenjtë, që ju është dhënë nga Trinia e Shenjtë e Bekuar ashtu si është parathënë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

Friday, 26 December 2014

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës

E Dielë, 14 Dhjetor 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, popullit Tim ju dha një Dhuratë e madhe nga Unë përmes Vdekjes Sime në Kryq. Kjo Sakrificë, e dhuruar për ta shpenguar botën nga vdekja e sigurtë, është pjesë e Besëlidhjes Finale e Atit Tim para Ditës së Madhe kur Ai të shpëtoj pjesën e mbetur nga toka.

Brez pas brezash kanë folur për të Vërtetën, e përmbajtur në Librin e Atit Tim, dhe shërbëtorët e Tij të shenjtë e nënshkruan Fjalën e Hyjit. Sa shumë ju keni harruar dhe sa pak ju dini. Shumë prej atyre të caktuar për t’ju udhëhequr kanë gabuar dhe kokët e tyre krenare, të mbajtura lart ndërsa ata luajnë me Fjalën e Hyjit, do të varen të turpëruar dhe të frikësuar kur të përballen me Paralajmërimin nga Qielli. 

Këtyre shërbëtorëve të shenjtë Unë ju them këtë.

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës. Unë do t’ju ndëshkoj dhe Drejtësia Ime do të jetë e pamëshirshme deri kur ju t'i cop
ëtoni ligjet tuaja pagane dhe të shpallni Fjalën që ju është dhënë kaq kohë më parë. Mospërfillja juaj për Ligjet e Hyjit më sjell Mua turp të madh por mashtrimi juaj, që do të më kushtoj Mua shpirtrat, do të çoj në rrënimin tuaj. 

Ata njerëzit e Mi, të cilët jetojnë sipas Fjalës së Hyjit, edhe pse ata janë askush në sytë tuaj, do të ulen mbi Fronet e Gjykimit kur ju të thirreni për t’u përgjigjur, para Meje, për arsyet se përse ju e mashtruat popullin Tim. Ju mund të besoni se fuqia dhe influence juaj është e paarritshme por dijeni se lavdia juaj është duke u venitur dhe së shpejti; rrobat e arta dhe të bardha që ju vishni do të kthehen në vjetërsira dhe kurorat tuaja vezulluese do të zëvendësohen me barishte. 

Për të gjitha mëkatet në botë, nuk ka asgjë më të keqe në Sytë e Mi, se ata hipokritë që pozojnë si shërbëtorët e Mi por që nuk më shërbejnë Mua. Kur të vij koha që ju të blasfemoni kundër Meje, dhe t’i ushqeni fëmijët e Hyjit me gënjeshtra rreth kuptimit të mëkatit, Unë do të dërgoj mbi ju një ndëshkim kaq të madh sa do ta keni të vështirë të merrni frymë. Breshër i përmasave të mëdha do të lëshohet nga Qielli dhe për çdo Kishë, që i është dorëzuar armiqve të Mi, ku ata do të shkatërrojnë Altarët e Mi, përmbytje të mëdha do t’i shkatërrojnë ata. Për çdo krim që ju kryeni kundër Meje, ju e kryeni kundër një fëmije të Hyjit. Dhe prandaj, Unë do t’ju dërgoj paralajmërim pas paralajmërimi deri kur ju ta refuzoni doktrinën e re të rreme; deri kur ju të flisni të Vërtetën – Fjalën e Shenjtë të Hyjit – dhe t'i ruani Sakramentet ashtu si ju ishte mësuar në fillim.

Pëmes këtyre mesazheve Unë do t’ju kujtoj për të Vërtetën dhe Unë do të vazhdoj t’ju paralajmëroj deri në ditën që ju vendosni se kë do të zgjidhni – Mua apo ata që pohojnë se janë nga Unë por që janë skllevër të bishës.

Jezusi juaj


Saturday, 15 November 2014

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji

E Martë, 4 Nëntor 2014, në 16:33

Bija Ime fort e dashur, Libri i Zbulesës është hapur dhe çdo fletë është duke ju shfaqur botës. Çdo kishë në tokë, që e nderon Hyjin, e ka të vështirë ta ruaj besimin e vet tek Hyji nga brënda radhëve të saj. Çdo kishë është sulmuar dhe është bërë me turp prej atyre që kryejnë mëkate të tmerrshme, nga brënda saj, dhe që më pas i justifikojnë veprimet e tyre, duke i deklaruar ato të jenë Vullneti Hyjit. Asnjë kishë, që mbron Vullnetin e Hyjit, nuk është lënë pa u prekur ku ligësia e ka mbërthyer dhe ku e Vërteta do të zëvendësohet me çdo justifikim për ta mohuar Hyjin në gjithë Lavdinë e Tij. 

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji. Kur të futen interpretimet e ndryshme të së Vërtetës, udha që çon tek Ati Im i Përjetshëm është e shtruar me barëra të këqija që shumohen me t
ë shpejt. Kur kjo të ndodhi, këto do të çojnë në një udhë me baltë, që është e pakalueshme. 

Udha drejt Mbretërisë Sime të Përjetshme është bërë e njohur për njerëzimin. Ajo është një udhë e thjeshtë dhe e pastër nga çdo pengesë, kur kaloni përgjatë saj me konfidencë në zemrat tuaja. Armiqtë e Mi gjithmonë do të përpiqen ta bllokojnë udhën tuaj, dhe nëse ju i dëgjoni ngacmimet e tyre, merreni me gënjeshtrat e tyre dhe i lejoni dyshimet ta mjergullojnë gjykimin tuaj, atëherë ju do ta keni këtë udhëtim një torturë. 

Fjala e Hyjit qëndron tani ashtu si gjithmonë ka qënë, dhe 10 Urdhërimet janë të qarta – ato kurrë nuk do të ndryshojnë.
Udha tek Hyji është q
ë të qëndroni të palëkundur në çfarë Ai ju mësoi. Hyji nuk bën kompromis, as edhe nuk e pranon ndonjë përpjekje nga njeriu për ta ndryshuar të Vërtetën. Nëse ju besoni tek Hyji, ju do t’i ndiqni Urdhërimet e Tij, ta pranoni Fjalën ashtu si është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë dhe të qëndroni në një udhë të vërtetë drejt Mbretërisë së Tij. I bekuar është njeriu që është i drejtë sepse, përmes përuljes së tij ndaj Hyjit, do të marri Çelësat e Parajsës. 

Kushdo që përpiqet t’ju bindi të pranoni gjithçka përveç të Vërtetës nuk 
është për t'u besuar. Besoni vetëm tek Hyji dhe kurrë mos u tundoni të devijoni nga Fjala e Tij, sepse nëse ju dorëzoheni ndaj këtij presioni, ju do të bëheni të humbur për Mua. 

Sunday, 9 November 2014

Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit

E Premte, 31 Tetor 2014, në 18:25

Bija Ime fort e dashur, Vullneti Im është i gdhendur në gur dhe të gjithë ata që me të vërtetë më duan Mua, do të ndërthuren me Vullnetin Hyjnor të Zotit. Mohojeni Vullnetin Tim dhe ju nuk mund të bëheni të Mitë. Ngrihuni kundër Meje dhe Unë nuk do t’ju lejoj të hyni në Mbretërinë Time, sepse vetëm ata që vijnë tek Unë, në dorëzim të plotë të vullnetit të tyre të lirë me
 të vërtetë mund të thonë se janë të Mitë. Nëse ju nuk jeni prej Meje, si mundem Unë t’i fitoj zemrat tuaja mosmirënjohëse? Ata prej jush që më mallkojnë Mua; që hedhin përçmim mbi ata që e mbajnë Fjalën Time; apo përpiqen të ndërhyjnë me Vullnetin e Shenjtë të Hyjit do të flaken në humnerë; pasi çdo përpjekje për t’ju shpëtuar juve është shteruar.

Kur 
Unë u linda, shumë prej armiqve të Mi shpirtrat e të cilëve ishin të infektuar prej shpirtrave djallëzor, e bënë jetën e Nënës Sime shumë të vështirë. Ata që e persekutuan atë gjatë Kohës Sime në tokë ishin të pavetëdijshëm, në shumë raste, se përse ata ndjenin urrejtje të tillë kundrejt asaj. Por ajo vuajti, në Emrin Tim. Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë, refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit, i cili ishte për t’ju dhënë atyre lirinë prej prangave, që ju ishin lidhur rreth kyçeve dhe të vendosura atje prej djajve.

Unë kalova shumë nga Misioni Im në tokë duke larguar shpirtrat djall
ëzor tek të prekurit, si dhe gjithashtu duke mësuar ata që ishin të paditur për Vullnetin e Hyjit. Tani ndërsa Unë pregatitem të vij përsëri, Misioni Im do të jetë madje dhe më i vështirë këtë herë. Të gjithë juve me zemrat e ngurta, që refuzoni të më dëgjoni Mua, Unë ju them këtë. Nëse ju nuk më përkushtoheni me të vërtetë Mua, përmes një jete me lutje dhe përkushtim, ju nuk do ta kryeni këtë udhëtim drejt Jetës së Përjetshme vetëm me besimin tuaj. Ju nuk jeni të bekuar me dije apo njohuri të mjaftueshme për Fjalën Time, për ta shpërfillur Paralajmërimin Tim në këtë kohë. Përse më përçmoni Mua tani? Çfarë besoni se do t’ju bëj të denjë të qëndroni para Meje, kur të më kërkoni Mua jetën e përjetshme? Unë ju them se kokëfortësia juaj ju verbon ndaj të vërtetës së Zbulesës Hyjnore, që jeni duke e dëshmuar përmes këtyre, Mesazheve të Mia Hyjnore për botën.

Shpirtra mosmirnjohës, juve ju mungon njohuria, që me kujdes ju ishte dh
ënë në Biblën më të Shenjtë. Për çdo mësim që ju ishte dhënë, ju nuk keni mësuar asgjë. Krenaria juaj dhe përpjekja juaj për vetë-kënaqësi, më shqetëson Mua. Sytë tuaj nuk mund të shohin dhe, prandaj dhe ju do të jeni të papregatitur për Mua. Për çdo fyerje që ju hidhni mbi ata që flasin të Vërtetën, dhe që e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë – pavarësisht nga kundërshtimet prej jush – do t’ju duhet të përballeni me Mua. Pastaj Unë do t’ju kërkoj t’i justifikoni fjalët, punët dhe veprimet tuaja kundër Meje. Ju kurrë nuk mund të thoni se jeni për Mua kur ju më luftoni Mua, përmes Fjalës Sime, e dhënë tek ju prej Mëshirës së Hyjit, I Cili kurrë nuk do të pushoj në Përpjekjen e Tij për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj.

Kur ju 
është dhënë Dhurata e shfaqjes private ju e keni të drejtën ta dalloni. Por, ju nuk e keni autoritetin të gjykoni të tjerët apo t’i lëndoni ata, madje edhe kur nuk vijnë nga Unë. Unë, Jezu Krishti, e kam bërë të ditur se njeriu nuk e ka të drejtën të gjykoj ndonjë shpirt. Nëse ju më kundërshtoni Mua, madje edhe nëse ndjeni fyerje drejt profetëve të rremë, Unë do t’ju gjykoj dhe do t’ju ndëshkoj, ashtu si ju i ndëshkuat ata që ju i urrenit. Ju nuk mund ta urreni një person tjetër në Emrin Tim. Nëse ju e urreni një person tjetër atëherë ju e bëni këtë në emër të Satanit. Unë do ta pastroj ligësinë tuaj vetëm kur ju vini dhe më luteni Mua t’ju shpengoj nga një mëkat i tillë. Por shumë prej jush kurrë nuk do ta bëjnë këtë sepse ju e keni vendosur veten tuaj përmbi Mua, dhe për këtë ju do të vuani.

Asnjë mes jush të mos e deklaroj një tjetër shpirt të jetë djallëzor sepse ai, Satani, kënaqet me ata që janë fajtorë, për kryerjen e këtij gabimi. Asnjë prej jush nuk është aq i pastër nga mëkati sa të mund të bëni një gjykim të tillë.

Ai që është prej Meje dhe që me të vërtetë më njeh Mua, kurrë nuk do ta lëndoj një tjetër shpirt në Emrin Tim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/31/those-who-opposed-my-first-coming-refused-to-accept-the-will-of-god-2/

Tuesday, 4 November 2014

Hyji Atë: Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit

E Martë, 28 Tetor 2014, në 20:20

Bija Ime më e dashur, fëmijët e Mi duhet ta dinë se ka vetëm një Zot. Vetëm një. Çdo tjetër ekziston vetëm në mëndjen e njeriut. Çdo zot tjetër është një paturpësi në Sytë e Mi dhe njeriu që jepet pas adhurimit të zotave të rremë, i shërben vetëm djallit, i cili kënaqet me rënien e njeriut prej Hirit t
ë Zotit.

Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Asgjë nuk mund të triumfoj kundër Meje. Madje dhe djajtë dhe ëngjëjt e rënë, të cilët Unë i hodha në humnerë, kurrë nuk do të qëndrojnë para Meje dhe të më sfidojnë Mua, sepse ata nuk e kanë fuqi të tillë.

Sa shumë besime fetare janë krijuar nga njeriu i dobët, dhe kjo ka shkaktuar shumë rrëmujë. Që nga fillimi Unë fola me Një Zë, dhe deri në fund, do të jetë vet
ëm Një Zë. Bota është e Imja sepse Unë e krijova atë. Unë e krijova çdo gjallesë të gjallë. Unë gjithashtu krijova Hierarkinë Time Qiellore nga e cila Unë i flaka ata ëngjëj që u rebeluan dhe më tradhëtuan Mua. Shumë prej këtyre ëngjëjve të rënë komunikojnë me fëmijët e Mi të cilët kanë krijuar një formë të spiritualizmit të epokës së re. Unë i paralajmëroj ata prej jush që adhurojnë zotat e rremë, përmes ndjekjes së praktikave të tilla. Spiritualizmi i tillë do t’i ekspozoj shpirtrat tuaj ndaj shpirtrave djallëzor që vetëm dëshirojnë të shkatërrojnë shpirtrat tuaj.

Këta ëngjëj të rremë janë djajë, të maskuar si shpirtrat e gjallë të dritës, dhe ata do t’ju joshin të besoni fallcitete. Çdo gënjeshtër rreth Hierarkisë Sime Qiellore do t’ju ushqehet juve me qëllim që t’i vendosni të gjitha nevojat tuaja para Satanit dhe shpirtrave djall
ëzorë. Gjithçka që ata bëjnë është se i  shqyejnë shpirtrat tuaj si bisha të egra dhe pastaj ju lënë të zbrazët dhe pa aspak dashuri. Në fillim, kur ju jepeni pas idhujtarie të tillë, do të ndjeni një ndjesi paqeje të rreme. Djajtë mund të japin fuqi të tillë por ajo është jetë-shkurtër. Sepse menjëherë sa ata ta fitojnë hyrjen në shpirtin tuaj, ata do t’ju torturojnë dhe do t’ju nxisin në vepra djallëzore.

Unë Jam i tëri ashtu si isha në Fillim dhe Unë Jam Mbarimi. Gjithçka fillon dhe mbaron me Mua. Kur ju vendosni zota të rremë para Meje, dhe e bëni këtë për shkak të dëshirave tuaja vetjake për të kërkuar kënaqësi, pushtet dhe kontroll të fatit tuaj, ju jeni fajtor për thyerjen e Urdhërimit Tim të Parë.

Pa Mua ju nuk mund të ekzistonit. Pa Mua ju nuk keni të ardhme. Pa Birin Tim ju nuk mund të vini tek Unë. Refuzojeni të vetmin Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, Mesian e Vërtetë, dhe ju më refuzoni Mua.

E Vërteta si fillim ju dha botës kur paganizmi u përhap. E Vërteta ju dha botës me lindjen e Birit Tim dhe brezat u kthyen n
ë besim. E Vërteta po i jepet përsëri botës tani, ndërsa braktisja e madhe i mbyt shpirtrat e atyre që besojnë në Birin Tim, dhe në një kohë kur paganizmi është përhapur përsëri. Ashtu si ishte në fillim kur Unë u refuzova prej njerëzve mosmirnjohës, po ashtu do të jetë në fund, kur zemrat e njerëzve do të kthehen të ngurta dhe shpirtrat e tyre, do të jepen lirshëm ndaj djallit. 

Atëherë, bota ashtu si ju e njihni, nuk do të jetë më pasi Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Përfundimisht, paqja do të mbretëroj përsëri dhe Unë do t’i bashkoj ata që zgjedhin të vijnë me Mua. 

Friday, 3 October 2014

Kapuni pas të Vërtetës gjatë gjithë kohës, sepse pa atë, ju do të gënjeheni

E Dielë, 28 Shtator 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, Fjala e Hyjit, ashtu si e vendosur prej Tij, dhe Fjala e diktuar Apostujve të Mi të Shenjtë, ishte themeli mbi të cilin
u ndërtua Trupi Im Mistik, Kisha. 

Fjala e Përjetshme është themeli mbi të cilin Kisha qëndron. Nuk është e kundërta. Fjala e Hyjit është e Përjetshme – ajo është e gdhendur në gurë. Ajo është themeli i së Vërtetës. Themeli i Kishës Sime nuk mund të l
ëkundet por, struktura, që është e vendosur mbi të, mund të ndryshohet dhe të modifikohet. Megjithatë, nëse ndërtesa ndryshon, atëherë themeli nuk mund ta mbaj atë nëse ajo devijon prej strukturës së ndërtesës për të cilën ishte  krijuar.

Fjala e Hyjit kurrë nuk mund të modifikohet sepse ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Sepse si është e mundur? Hyji nuk shprehu një gjë për të thënë diçka tjetër. Kisha duhet t’i p
ërmbahet Fjalës së Hyjit. Fjala e Hyjit nuk varet prej atyre anëtarëve të Kishës Sime të cilët mund të ndjehen ndryshe.
Guxoni ta manipuloni Fjalën dhe ju do të më tradhëtoni Mua, Jezu Krishtin. Unë Jam Kisha. Trupi Im është Kisha dhe gjithçka që del nga Unë është e shenjtë. Sepse për aq kohë sa e Vërteta është e mb
ështetur prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju mund të më përfaqësoni Mua. Për aq kohë sa ju më besoni dhe më nderoni Mua, dhe siguroni që proçedurat e duhura janë vendosur brënda Kishës Sime, atëherë ju mund të thoni se jeni të Mitë.

Kur Hyji e deklaroi Ungjillin, sipas Fuqis
ë së Shpirtit të Shenjtë, Fjala mund të ketë qënë e prezantuar duke u përdorur shprehje të ndryshme por, sidoqoftë, ajo mbeti e njëjtë. Kur Hyji foli përmes profetëve dhe atyre apostujve të Mi, të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, gjuha ishte e pastër, e thjeshtë dhe me autoritet. E njëjta është e vërtetë edhe sot kur Hyji i flet profetëve të Tij. Gjuha është e pastër dhe e thjeshtë dhe jepet me autoritet, sepse ajo vjen prej Hyjit. Fjalët e folura prej Meje, Shpenguesi juaj, janë të vërteta ndaj Fjalës Sime të Shenjtë e përmbajtur në shkrimet, sepse ato vijnë nga e njëjta Dorë. Megjithatë, kushdo që ju jep një version të ri të së Vërtetës, që është e vështirë për t’u kuptuar, e rëndë për t’u ndjekur dhe e paqartë, bëni kujdes. Kur e Vërteta është shtrëmbëruar, një doktrinë e rreme do të dali prej saj. Ajo do të ketë plot të çara, e palogjikshme dhe pikërisht e kundërta e Fjalës së Shenjtë të Hyjit.

Kur t’ju tregohet se Hyji do ta pranoj mëkatin prej Mëshirës së Tij dijeni se kjo është një gënjeshtër. Hyji do ta pranoj shpirtin e penduar, por kurrë mëkatin, sepse kjo është e pamundur.

Kapuni pas të Vërtetës gjatë gjithë kohës, sepse pa atë, ju do të gënjeheni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/28/cling-to-the-truth-at-all-times-for-without-it-you-will-be-living-a-lie/

Sunday, 20 July 2014

Fjala Ime është shumë e thjeshtë, e lehtë për t’u kuptuar, por jo aq e lehtë për t’u jetuar

E Mërkurë, 9 Korrik 2014, në 15:48

Bija Ime fort e dashur, udhëzimi Im ndaj të gjithë atyre që më nderojnë Mua është të luten fortë për trazirat që do të shpërthejnë së shpejti në botë. Shumë ngjarje do të zhvillohen, të gjitha prej tyre janë të lidhura me përçarjet e shkaktuara nga urrejtja fetare dhe lakmia. Por kur përçmimi për Mua, që tashmë është dëshmuar në botë, të vij nga brënda vetë katër mureve të Mia, atëherë ju do ta dini se koha është afër. Sepse kur ata të më mallkojnë Mua dhe të persekutojnë ata që më duan Mua, atëherë ata do ta dëshmojnë ndërhyrjen Time, e cila do të jetë si një gjëmim.

Shumë do ta ngatërrojnë pranimin Tim të vullnetshëm të persekutimit, që do të jenë gjithmonë p
ër ata që më ndjekin Mua, me një pranim të gjërave të liga dhe një dëshirë për t’i lejuar këto gjëra të lulëzojnë. Por kjo nuk do të ishte e saktë. E gjithë Dashuria vjen nga Unë. E gjithë ligësia vjen nga Satani. Kur të dyja përplasen trazirë e madhe do të krijohet. Ligësia nuk mund të zhvillohet kur Unë ngrihem kundër tij. Madje dhe vetë Satani mund ta përhapi helmin e tij vetëm sipas Vullnetit të Hyjit.

Ligësia, që ka infektuar botën, do të shkatërrohet. Të mos keni asnjë dyshim për këtë. Megjithatë, ju duhet ta njihni të ligun për çfarë është, sepse Satani gjithmonë do ta paraqesi atë sikur të jetë një gjë e mirë. Taktika e tij e preferuar është të paraqesi një pikpamje të shtrëmbëruar të Mësimeve të Mia dhe të përfshijë brënda saj mashtrime të mëdha, të cilat mund të identifikohen vetëm prej atyre ku Fryma e Hyjit banon brënda shpirtrave të tyre. Sa shumë përhapin versione të ndryshme të Doktrinës Sime dhe krijojnë vetë interpretimet e tyre dhe kjo i ngatërron shumë vetë. Kur ata që pohojnë se më njohin Mua më kryqëzojnë Mua, duke i munduar ata që më shërbejnë Mua, atëherë dijeni se ata nuk janë nga Unë – sepse si munden ata të jenë?

Të keni paqen, sepse gjithçka që ju duhet ta dini është e përmbajtur në Fjalën Time të Shenjtë. Fjala Ime është shumë e thjeshtë, e lehtë për t’u kuptuar, por jo aq e lehtë për t’u jetuar. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe dashuria do të jetë forca drejtuese pas çdo fjale që ju shqiptoni; çdo veprimi që ju bëni dhe çdo gjesti që kryhet nga ju. Kur ju nuk dëshmoni dashuri, prej gojëve t
ë atyre që pretendojnë të jenë të shenjtë, atëherë nuk është Fjala e Hyjit që ju jeni duke dëgjuar. Përkundrazi, ju jeni duke dëgjuar një interpretim njerëzor, që është i gabuar.

Çfarëdo që nuk del nga Hyjnia Ime, nuk është nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/09/my-word-is-very-simple-easy-to-understand-but-not-as-easy-to-live/

Thursday, 9 January 2014

Shumë do t’ju zbulohet fëmijve të Hyjit, para Ditës së Madhe të Zotit

E Premte, 3 Janar 2014, ora 21:45

Bija Ime fort e dashur, kur profetët e vjetër u thirrën nga Hyji për të shpallur të Vërtetën, ata nuk ishin - asnjë prej tyre - tepër entuziast me Kupën e Fjalës së Vërtetë të Hyjit të dhënë atyre. Ishte kaq e vështirë për secilin prej tyre – shumë prej të cilëve nuk ishin të mësuar në Fjalët e Shkrimit të Shenjtë – ku shumë prej asaj që ju jepej atyre nuk kishte asnjë kuptim për ata. 

Por Fuqia e Shpirtit të Shenjtë i tërhiqte ata dhe kjo i bënte të aftë të flisnin Fjalën e Hyjit, pikërisht ashtu si ju jepej atyre. Shumë u trëmbën nga frika. Disa u larguan. Ata që u larguan u kthyen përsëri. Kur Hyji dërgon një profet, do të thotë se diçka me rëndësi të madhe është e planifikuar prej Tij. Profetët, lajmëtarët nga Hyji, vetëm i zbulojnë botës atë që është e nevojshme për shpëtimin e shpirtrave.

Bija Ime, le të b
ëhet e ditur se ky Mision do të jetë i tillë ku Zëri i Hyjit do të ndjehet, sikur të ishte bubullimë, që do të ndjehet në çdo pjesë të Tokës. Shumë do t’ju zbulohet fëmijve të Hyjit para se Dita e Madhe e Zotit të agoj. 

Është e rëndësishme që kjo të ndodhi, sepse nëse Ai nuk do ta paralajmëronte njerëzimin, atëherë Ai nuk do ta përmbushte Premtimin e Tij të bërë profetëve – Moisiut, Danielit dhe Gjonit. Kur Hyji e bën një Premtim ai gjithmonë përmbushet

Kurrë mos ju trëmbni një profeti të vërtetë, sepse ata flasin Fjalët e vëna në gojën e tyre prej Hyjit për të mirën tuaj.

Të dëgjohet Fjala e Hyjit të flitet sot mund të shkaktoj frikë. Ajo mund të jetë shqetësuese dhe mund të shkaktoj ankth. Por, pa Fjalën e rip
ërtërirë, e bërë të marri frymë përsëri dhe të jetoj mes jush, ju do ta shikoni se hapësira – distanca mes jush dhe Hyjit – është tepër e gjërë. Hapësira mbyllet tani, pasi Fjalët e Mia, të sjella tek ju nga Ati Im, do t’ju japin ngushëllim – më shumë gëzim se hidhërim, më shumë kurajo se frikë dhe më shumë lehtësim se vajtim. 

Dëgjoje me kujdes këtë, bija Ime. Ju kurrë nuk duhet të provoni të më shtyni Mua tutje kur gjithçka që Unë dua të bëj është që t’ju mbështjell të gjithëve ju brënda Krahëve të Mi të Shenjtë dhe t’ju sjell drejt Zemrës Sime. Fjala Ime mund të jetë e rëndë, profecitë e Mia të vështira për t’u dëgjuar dhe veprat e liga të njerëzve tepër shqetësuese për t’u parë, por kurrë mos harroni se të gjitha këto gjëra duhet të kalojnë. Ato do të harrohen. Ato do të kenë vetëm pak pasoja. Sepse bota, jeta përpara jush, do të sjelli me vete gëzim të madh dhe të qeshura, sepse Dashuria e Hyjit do të ndjehet në çdo vënd, çdo shtëpi, çdo shpirt dhe n
ë çdo zemër. 

Kjo është pjesa finale e Planit Tim për të shpëtuar Tokën dhe çdo krijesë të gjallë. Ajo do të paraqesi shumë vështirësi dhe sprova. Mizoria e njeriut do të jetë më tepër e vështirë nga të gjitha për t’u përballuar dhe refuzimi Im, Jezu Krishtit, do të jetë goditja e fundit në Sytë e Atit Tim. Prapë ky konfrontim final nuk do të zgjasi shumë para se njeriu të p
ërjetoj urrejtjen e tmerrshme, që ekziston në botë. 

Fuqia e Qiellit nuk është për t’u nënvlerësuar, sepse Ndërhyrja e Atit Tim do të jetë tepër e fuqishme për t’u duruar nga armiqtë e Tij. Prandaj të jeni të qetë. Pranojeni Ndërhyrjen e Hyjit – Veprën e Tij të Madhe të Dashurisë, e dhënë juve prej Fjal
ës, e cila del prej gojëve të profetëve të Tij. Të gjitha këto gjëra janë për t’ju mbrojtur juve, për t’ju sjellë më pranë Meje dhe për të krijuar një Fillim të Ri ku nuk do të ketë fund. 

Jezusi juaj

Sunday, 29 September 2013

Hyji Atë: Për ata të lindur në familjet pagane, pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë

E Hënë, 16 Shtator 2013, ora 16:20

Bija Ime më e dashur, raca njerëzore është, deri diku, mospërfillëse ndaj Ekzistencës Sime. Sa shumë dinë fare pak për Mua, Atin e tyre, Krijuesin e tyre. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, përfshi të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesin e gjithçkaje q
ë është, kanë dështuar për ta pregatitur njerëzimin për ndëshkimin që do të pësojnë nëse nuk i pranojnë gabimet e udhëve të tyre.

Një dëshirë për të besuar se ‘gjithçka do të jetë mirë’ do të thotë se shumë nga fëmijët e Mi nuk besojnë në ekzistencën e Ferrit. Ky është një vënd ku njerëzit që e refuzojnë Mëshirën Time, ndërhyrjen Time për të shpëtuar shpirtrat, do t
ë shkojnë. Mëkati mortor, nëse nuk është fshirë përmes rrëfimit, do t’i çoj shpirtrat drejt humnerës së Ferrit. Ata që mund të mos jenë fajtor për mëkatin mortor, por që nuk besojnë tek Unë dhe në të kundërt besojnë në një ekzistencë që është krijuar dhe fabrikuar në mëndjet e tyre nga idhujt e rremë, kanë shumë për t’u trëmbur.

Më refuzoni Mua, Krijuesin tuaj, dhe ju do ta ktheni veten tuaj kundër Meje. Ju do ta shk
ëpusni veten. Shumë prej jush, kur t’ju zbulohet e Vërteta e Hyjnisë Sime, do të më kundërshtoni Mua egërsisht dhe çdo gjë që Unë të bëj nuk do t’ju shpëtoj nga flakët e Ferrit. Unë mund të përdor çdo Forcë Hyjnore, por Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj të pranoni Mëshirën Time. Asgjë, përveç se lutjet e shpirtrave te zgjedhur, nuk mund t’ju ndihmoj ju. 

Kjo do të thotë se ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Kushdo që ju thotë se nuk ka rëndësi nëse ju nuk e pranoni Ekzistencën Time po ju gënjen. Vetëm ata që më pranojnë Mua, dhe përmes Mëshirës së Birit Tim të vetëm, mund të hyjnë në Mbretërinë Time. Nëse ju jeni një shpirt i mirë dhe i dashur dhe prapë më refuzoni Mua – madje edhe kur e Vërteta ju është bërë e ditur – edhe ju, gjithashtu, do të flakeni tutje nga Unë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja.

Unë e dhuroj Dhuratën e Pastrimit mbi të gjithë ju tani, por në veçanti mbi ateistët dhe paganët. Ky Pastrim do të jetë i dhimbshëm, por në shumë raste ai do t’i hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. Për ata të lindur në familjet pagane, pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë. Por për ata prej jush që ju është dhënë Ungjilli dhe që e dinë mbi Ekzistencën e Trinisë së Hyjit dhe që tani më refuzoni Mua, ka fare pak shpresë për ju, nëse nuk ktheheni dhe të shlyeni mëkatet tuaja. Atëherë ju duhet të lypni për shpëtimin e shpirtit tuaj.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/16/god-the-father-for-those-born-into-pagan-families-and-through-no-fault-of-your-own-i-will-grant-you-mercy/

Monday, 16 September 2013

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit

E Mërkurë, 4 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, Hyji i Gjallë, i pranishëm në shpirtrat e përulët, do të bëhet më i theksuar nd
ërsa Dhurata Ime e Re është duke u hedhur mbi secilin prej atyre që jetojnë në botë në këtë kohë.

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit. Ndjekësit e Mi, në çdo kishë në mbarë botën, do të ndjejnë një ri-ndezje të dashurisë së tyre për Mua ndërsa Unë i mbështjell ata me nj
ë dijeni më të madhe ndaj Premtimit Tim për të Ardhur përsëri. Dhurata Ime do të thotë se ata do të jenë në gjëndje të shikojnë, përmes rrjetave të errësirës, se si e Vërteta fillon të marri kuptim. Ata do ta dinë tani se Unë ju flas atyre, sepse do ta ndjejnë Praninë Time në zemrat e tyre. Ata do të jenë të bekuar me njohuri, e dhënë atyre prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për t’i mundësuar ata të pregatiten si duhet për Ardhjen Time të Dytë.

Ndjekësit e Mi do të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë dhe ata nuk do të më tradhëtojnë Mua dhe nuk do ta pranojnë blasfeminë, e paraqitur atyre në Emrin Tim. Prandaj dhe Fjala Ime do të përhapet tani më shpejt dhe Shpirti i Shenjtë do të krijoj së shpejti një dëshirë në shpirtrat e tyre për Ditën e Madhe kur trumpeta e fundit do të oshëtij për të lajmëruar Ardhjen Time.

Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, Unë Jam me ju, edhe pse ju vuani. Së shpejti, ju do të rriteni në numër dhe kjo do t’ju japi një besim për të qëndruar besnikë ndaj Meje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/04/i-bring-gifts-in-stages-depending-on-the-purity-of-the-soul/