Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Sakramenti i Rrëfimit. Show all posts
Showing posts with label Sakramenti i Rrëfimit. Show all posts

Tuesday, 26 September 2017

Paralajmërimi mbi Ferrin dhe Premtimi i Parajsës

E Shtunë, 13 Nëntor 2010, në 03:00

Bija Ime e dashur, ti ke kaluar një persekutim të tmerrshëm, të cilin Unë e lejova për ta çliruar shpirtin tënd nga mundimet e Ferrit. Ti je tani e lirë dhe shpirti yt do të mundësojë që ta përhapësh Fjalën Time, që njerëzimi të mund të çlirohet nga vuajtja që i pret ata, nëse bëjnë budallallëkun që të dorëzohen tek i ligu.

Ti, bija Ime, ishe dërguar që prej fillimit. Unë po të bëj ty më të fortë gjatë gjithë kohës, në pak ditë. Si mendon se do të jesh për një javë, për një vit apo dy vjet? Një luftëtare, trime deri në fund, ti do të punosh me Mua për të pastruar shpirtrat e fëmijëve të Mi të dashur, për të cilët Unë mbaj një Dhembshuri të thellë dhe plotësisht dashamirëse. Dashuria rrjedh nëpër venat e Mia si një lumë. Dhembshuria Ime kurrë nuk shuhet, pavarësisht nga fakti se ata kthehen në anën tjetër.

Unë do t’i shpëtoj ata nga Mundimet e Ferrit 

Tregoju atyre, bija Ime, se Unë do t’i shpëtoj ata nga mundimet e Ferrit. Unë kam nevojë që ata të kthehen tek Unë në gjendjen e tyre të trishtuar dhe pashpresë. Ka vetëm një rrugë drejt dashurisë dhe paqes. Kjo do të jetë në Parajsën Time të Re kur Qielli dhe Toka do të bëhen një. A nuk e dinë ata këtë? Kurrë nuk kanë dëgjuar për premtimin Tim të vjetër? Premtimi i jetës së përjetshme, ku ata – gjithë njerëzimi që kthehet tek Unë – do të ngrihen në trup, shpirt dhe mendje në Tokën dhe Qiellin e Ri, kur ato të bashkohen, edhe një herë, në Parajsën e premtuar për aq kohë tek fëmijët e Atit Tim.

Besoni. Unë ju lutem. Mendoni. Nëse ju nuk keni qenë ekspozuar kurrë ndaj Shkrimit të Shenjtë, atëherë bëjini vetes suaj këtë pyetje të thjeshtë. Nëse ju ndjeni dashuri në zemrat tuaja, nga mendoni se vjen ajo? A është dashuria ajo që ju bën të ndjeheni të butë, të përulët, me dëshirë të zjarrtë dhe të çliruar nga i gjithë egoizmi? Nëse është kështu, atëherë, kjo është dashuria që Unë ua premtoj të gjithë fëmijëve të Mi që kthehen tek Unë.

Si ambiciet e kësaj bote ju lënë bosh

Unë e di se është e vështirë, fëmijë të dashur, të besoni në një botë të ndryshme nga ajo në të cilën jetoni. Mbajeni mend se kjo botë qe krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, dhe pastaj ajo u njollos nga veprat e mashtruesit. Ai, Satani, është dinak në ekstrem. Ju, fëmijët e Mi duhet ta dini me siguri se ambiciet e kësaj bote, të cilat nuk mbarojnë kurrë, nuk ju mbushin. Ju ndjeni një boshllëk, të cilin ju nuk mund ta shpjegoni, apo ta kuptoni. A nuk është kështu? Dhe pastaj ju mundoheni për më shumë e më shumë. Por prapë, ju nuk jeni të kënaqur kur e ndjeni se duhet të jeni. Përse është kjo? A keni kërkuar në zemrat tuaja dhe pyetur përse? Përse? Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Hyji e krijoi njerëzimin. Njerëzimi qe tunduar nga Satani. Satani ekziston në këtë botë të bukur që Ati Im i Përjetshëm e krijoi prej Dashurisë së Pastër. Për fat të keq, ai, Satani, do të ekzistojë deri në Ardhjen Time të Dytë. Pastaj ai do të ekspozohet për gënjeshtrat e plota dha mashtrimet që ai ka futur tek fëmijët e Mi. Në atë kohë do të jetë tepër vonë për shumë nga fëmijët e Mi, përfshirë ata që janë të pasigurt apo që hezitojnë të besojnë në Krijimin më të lartë Hyjnor të Mbretërisë së Atit Tim.

Mos më refuzoni Mua

Dëgjoni! Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari, u dërgova për t’ju dhënë të gjithëve një mundësi të dytë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim. Dëgjoni tani premtimin Tim. Dëgjojeni Zërin Tim, të dërguar sipas hirit Hyjnor, përmes lajmëtarëve dhe profetëve të Mi në botën e sotme, dhe kuptojeni se të gjithë fëmijët e Mi janë të barabartë në Sytë e Atit Tim.


Ata që e ndjekin Atë janë të bekuar, por do të vuajnë mundime për shpirtrat që nuk besojnë dhe që refuzojnë të dëgjojnë. Hyji e bëri botën. Ajo nuk u shfaq prej askundit. Njeriu nuk e bëri dhe as nuk mund ta shpikte një Mrekulli të tillë, të cilën shkenca nuk do të jetë në gjendje ta shpjegojë. E Mbinatyrshmja Hyjnore nuk mund të kuptohet kurrë me të vërtetë, derisa të gjithë fëmijët e Hyjit të dorëzohen në mendje, trup dhe shpirt tek Dashuria e Pastër që Unë ofroj.

Ju lutem, Unë jua kërkoj të gjithëve, mos e refuzoni Krijuesin tuaj. Ju lutem të mos i dëgjoni mashtrimet e gënjeshtrave që ju janë thënë nga mashtruesi, përmes divizioneve të freemasonëve, të Iluminati-ve, të profetëve të rremë dhe të kulteve të pazakonta dhe krejtësisht djallëzore që kanë evoluar përmes naivitetit të njeriut.

Satani është i vërtetë

Njerëzimi është i dobët. Madje edhe ndjekësit më të shenjtë bien pre e tundimeve të vazhdueshme të të ligut. Problemi është se ata që kërkojnë kënaqësi, nuk besojnë se ai është i vërtetë. Të tjerë e dinë se ai është i vërtetë dhe se ai ekziston. Këta janë ata që më shkaktojnë Mua më shumë dëshpërim.

Plagët po hapen përsëri dhe po keqësohen

Unë po vuaj në atë shkallë sa Plagët e shkaktuara mbi Mua në Kryqëzimin Tim të tmerrshëm, ndaj të cilit e dhashë Veten, po hapen përsëri dhe po keqësohen, duke më lënë Mua në një agoni tepër të dhimbshme në Trup, Shpirt dhe Hyjninë Time. Prapë Unë kurrë nuk do të pushoj për t’ju dashur të gjithëve.

Unë ju bëj thirrje, nga Qielli dhe në emër të Atit Tim të Përjetshëm, i Cili e krijoi secilin prej jush prej Dashurisë së Pastër, që të qëndroni të fortë. Refuzojeni Satanin. Besoni se ai ekziston. Pranojeni se ai ekziston. Hapini sytë. A nuk e shikoni rrëmujën që ai shkakton në jetët tuaja? A jeni të verbër?

Një Mesazh për të pasurit

Të pasurve Unë ju them ndaloni, mendoni dhe pyeteni Hyjin për vetëm një moment, a është roli juaj në të jetuarin e Urdhërimeve të Hyjit i kënaqshëm për ju? A duket kjo e drejtë? A më keni mohuar gjë Mua, për të fituar bollëkun e botës? I njëjti bollëk dhe kënaqësitë do ta lënë zemrën tuaj bosh. Ju do ta kuptoni, në zemrën tuaj, se kjo nuk ndjehet e drejtë. Dhe ju prapë keni etje për më shumë nga premtimet boshe dhe joshëse që po ju jepen nga mashtruesi si shkëmbim për shpirtin tuaj.

Një mesazh për ata që ndjekin Iluminati-n

Unë ju bëj thirrje të gjithëve, sidomos fëmijëve të Mi që janë të futur në Iluminati dhe në të tjera grupe të tilla djallëzore. Sa të futeni në to, ju jeni të dënuar për në ndëshkimin e përjetshëm. A nuk e kuptoni se ajo që ju është premtuar, si shkëmbim për shpirtin tuaj, është një gënjeshtër? Një gënjeshtër mashtruese dhe e frikshme. Ju kurrë nuk do t'i merrni dhuratat e premtuara nga ky lajmëtar i mbrapshtë nga thellësitë e Ferrit. Si Shpëtimtari juaj në Kryq, Unë e dhashë Jetën Time për t’ju shpëtuar. Ju lutem të mos më lini që t’ju humbas tani. Unë ju dua, fëmijët e Mi. Unë derdh lot ndërsa Unë ju lutem edhe një herë të fundit që të mos më refuzoni Mua në favor të mashtruesit.

Unë do t’i fal të gjithë ata që rrëfehen 

Unë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë, sepse kjo është një nga Dhuratat e dhëna kur lindët në Dritën e Hyjit. Unë do të vij, ashtu si Shkrimet e Shenjta e parathanë, shumë shpejt – më herët se sa ndonjëri të mund të kuptojë. Bota do të zhytet në errësirë dhe dëshpërim. Megjithatë, Unë do t’i fal të gjithë, dhe çdonjërin prej fëmijëve të Mi, të cilët, kur mëkatet e tyre t’iu jenë treguar, sado fyese ato të jenë, t’i rrëfejnë ato. Në po atë çast unë do t’i fal.

Ata do të hyjnë në trup dhe shpirt në Parajsë kur Qielli dhe Toka të bëhen një, ku të gjithë ju do të jetoni përjetësisht me familjen tuaj, në shekuj të shekujve.

Premtimet që Parajsa ka për të ofruar

Asnjë sëmundje apo prishje trupore, asnjë mëkat – vetëm dashuri. Ky është premtimi i Parajsës Sime. Askujt nuk do t’i mungojë gjë. Secili do të jetojë në harmoni, gëzim dhe dashuri.

Realiteti i Ferrit

Mos e refuzoni këtë jetë për jetën që ju është premtuar nga Satani! Ju po gënjeheni. Nëse ju ndiqni udhën ku Hyji apo Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj, nuk bëjmë pjesë, atëherë ju jeni në udhën e mallkimit të përjetshëm. Ju do të ulërini të tmerruar kur ta kuptoni gabimin. Atëherë ju do të luteni për Mëshirë, do të çirrni fytyrën, do të shkulni flokët, por meqenëse ju keni një vullnet të lirë, një Dhuratë nga Ati Im, ai nuk mund të hiqet prej jush. Kur ju zgjidhni këtë udhë të rreme, ju do të vuani mallkimin dhe do të digjeni në Ferr përgjithmonë. Ai është shumë real.

Ndëshkimi më i madh është të kuptuarit më në fund se ka një Hyj. Se Unë, Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti, me të vërtetë Ekzistoj dhe se nuk do të ketë as edhe një lloj mënyre, në atë pikë, për të shpëtuar veten. Familja juaj mund t’ju shikojë nga ana tjetër. Kur kjo të ndodhë, dhe ju ta kuptoni të vërtetën e tmerrshme, do të jetë tepër vonë. Mbajini mend këto Fjalë.

Mallkimi më i madh është kur ju e dini se nuk do ta shikoni kurrë Fytyrën e Hyjit. Kjo do të jetë tortura më e madhe dhe do të qëndrojë me ju përgjithmonë në flakët e Ferrit, ku dhimbja është e vazhdueshme dhe që nuk zvogëlohet. Ju, në vend që të shijoni parajsën e premtuar, përmes gënjeshtrave të mashtruesit, do të përfundoni në korridoret e tmerrshme të Ferrit. Kjo është shumë e vërtetë dhe përfaqëson vuajtjen e përjetshme.

Ju lutem, të gjithë ju që nuk besoni se Unë komunikoj me njerëzimin, ju kërkoj që të luteni tek Zemra Ime e Shenjtë. Lusni Mëshirën Time Hyjnore në orën 3 çdo ditë. Unë do t’i përgjigjem kërkesës suaj me Dashuri, të cilën ju do ta ndjeni menjëherë. Kapeni dorën Time fëmijë. Mos e lëshoni. Unë ju dua të gjithë ju aq shumë sa Unë dhashë Jetën Time për secilin prej jush, që të mund të shpëtoheshit.

Këtë herë Unë vij për të Gjykuar. Për aq shumë sa ju dua, Unë nuk mund të ndërhyj me Dhuratën e vullnetit të lirë, që ju është dhuruar nga Ati Im i dashur. 

Unë shpresoj se përmes lajmëtarëve të Mi të kohëve moderne dhe profetëve e Mi, ju më në fund do të dëgjoni. E Vërteta është udha, mbajeni mend, drejt shpëtimit të përjetshëm dhe një fillimi të ri kur Parajsa të kthehet në Tokë.

Gënjeshtrat e Satanit

Gënjeshtrat, pavarësisht se sa joshëse, janë vetëm të tilla. Gënjeshtra – të sajuara për të vjedhur shpirtra të dashur, të cilët nuk mund të çlirohen nga Ati Im, Krijuesi dhe Bërësi i Tokës.

Shpëtimtari juaj Hyjnor

Sunday, 17 January 2016

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj

E Mërkurë, 10 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, shpejtësia e ngjarjeve globale, që çojnë drejt Paralajmërimit, ashtu si është parathënë, vazhdon të rritet. Lutja, fëmijët e Mi, është thelbësore tani ndërsa ndjekësit e Mi në mbarë botën, të mbushur me hiret e Shpirtit të Shenjtë, marshojnë për të formuar ushtrinë Time. Kjo ushtri, edhe pse tepër e vogël në atë që shumë nga ndjekësit e Mi akoma duhet ta kuptojnë se secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm edhe tani, do të ngrihet dhe do t’i udhëheqë fëmijët e Mi deri në fund.

Të gjithë fëmijët e Mi duhet të më dëgjojnë Mua tani.

Për çdo mizori të kryer nga njeriu kundër njeriut në këto kohë, ju duhet të luteni për keqbërësin në çdo rast. Lutje për mëkatarët kërkohet tani. Me anë të lutjes ju mund të thërrisni Shpirtin e Shenjtë që ta sjellë Dritën Hyjnore në këta shpirtra të gjorë. 

Shumë prej tyre janë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së Dashurisë së Atit Tim saqë ata enden kot vërdallë duke u zhytur nga njëra krizë në tjetrën, ku kushdo që bie në kontakt me ta lëndohet. Nëse më shumë nga ju e kërkojnë Mëshirën Time për këta mëkatarë, atëherë efekti i veprave të të ligut do të dobësohet në mënyrë të konsiderueshme. Ky është sekreti, fëmijët e Mi, për ta dobësuar urrejtjen e Satanit, ndërsa shpërthen si zjarri prej gojës së dragoit, në përpjekje për ta mbërthyer botën në avullin e vet të urryer.

Ai, mashtruesi, dhe djajtë e tij janë ngado. Meqenëse besimi i fëmijëve të Mi është kaq i dobët, në një shkallë globale, veprat e liga të Satanit e kanë mbërthyer njerëzimin në një ves nga i cili është vështirë që të shkëputesh. Nëse fëmijët e Mi ngado do të besonin në Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, kjo nuk do të ndodhte. Atëherë mbërthimi i Satanit do të ishte më i dobët, sidomos nëse fëmijët e Mi do të luteshin për ndihmë dhe të kërkonin Mëshirën e Atit Tim.

Lutja është mburoja juaj tani, fëmijë, midis së tashmes dhe kohës për Paralajmërimin. Përdoreni lutjen për të shpëtuar shpirtrat në errësirë. Pas Paralajmërimit, lutjet tuaja do të nevojiten për t'i ndihmuar fëmijët e Mi që ta ruajnë përkushtimin e tyre ndaj Atit Tim të Përjetshëm dhe ta lavdërojnë Lavdinë e Tij.

Durimi, lutja në heshtje çdo ditë, formimi i grupeve të lutjes, recitimi ditor i Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore, agjërimi dhe Rruzarja e Shenjtë tek Nëna Ime e dashur, të kombinuara, veprojnë si formula e përkryer për të shpëtuar shpirtrat.

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj. Lutuni tani për shpirtin tuaj dhe të të tjerëve përmes Veprës së Shpengimit dhe përpara takimit tuaj ballë për ballë me Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.

Unë buzëqesh me gëzim dhe lumturi kur mendoj për momentin kur kjo Dhuratë e madhe e Mëshirës Sime t'iu zbulohet fëmijëve të Mi. Ajo është një ardhje në shtëpi, e tillë që s’mund të përshkruhet. Sepse kjo do të jetë kur zemrat tuaja do të mbushen me Dashurinë Time Hyjnore. Shpirtrat tuaj do të ndriçohen, më në fund, në përgatitje për Parajsën e Re mbi Tokë. Atëherë Unë do t'ju sjell ngushëllimin që mungon në jetët tuaja deri tani kur ju të bashkoheni me Mua.

Mos harroni, fëmijë, arsyen përse Unë komunikoj me botën tani. Është dëshira Ime të siguroj që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtohen nga kthetrat e Satanit. Është gjithashtu, prej Dashurisë Sime të thellë, të papërshkrueshme për secilin prej jush që Unë duhet ta shtrij Dorën Time që ju të mund të bashkoheni me Mua që t'ju përgatis për t’u kthyer përsëri në shtëpinë që ju përket.

Frika nuk vjen nga Unë. Unë ju dua, fëmijë. Unë po ju sjell këtë Dhuratë të lavdishme prej Dashurisë Sime. Gëzohuni, buzëqeshni dhe më mirëprisni Mua kur Shenja të shfaqet në qiell. Ngrehni krahët dhe këndojini lavde Hyjit Atë, që po ma lejon Mua këtë mundësi të fundit për t'ju shpëtuar.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Wednesday, 16 December 2015

Rrëfejini mëkatet tuaja tani – mos kini frikë

E Mërkurë, 29 Qershor 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, ndihma që Unë të kam dërguar do ta përhapë tani Fjalën Time me shpejtësi nëpër botë duke përdorur komunikimet moderne. Zemra Ime është e ndezur me dashurinë për fëmijët e Mi të veçantë të cilët u ngritën ndaj thirrjes Sime, sepse ata janë ushtria që do t'i udhëheqë fëmijët e Mi.

Të gjitha bekimet e Mia e përfshijnë secilin prej atyre që ndihmojnë të mbajnë Kryqin Tim për të mirën e njerëzimit. Shpirti i Shenjtë është hedhur mbi ata për t'i ndihmuar që t’i përhapin këto Mesazhe në mënyrë intensive dhe me ndikim të vërtetë.

Fëmijët e Mi, dhe të gjithë ndjekësit e Mi, veç kujtoni të vetmen gjë që Unë dua për ju që të përqendroheni. 

Paralajmërojini të tjerët që të kërkojnë Shpengim përpara Paralajmërimit. 

Ata duhet t'i rrëfejnë mëkatet e tyre tani dhe nuk duhet të kenë frikë. 

Përkundrazi, ata duhet të gëzojnë. Kanë mbetur vetëm pak muaj për këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime.

Mos e harxhoni kohën. Shkoni në dashuri dhe paqe. Mos u tërhiqni nga kjo Punë. Ajo është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Të gjithë ata që punojnë për përhapjen e të Vërtetës Sime do të shpërblehen për përkushtimin dhe besimin e tyre. Bekimet e Mia do të mbrojnë secilin prej tyre dhe familjet e tyre.

Gëzoni tani, sepse koha është gati që bota më në fund ta dëgjojë Zërin Tim ashtu si duhet.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi dhe Mbreti i gjithë njerëzimit
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/29/confess-your-sins-now-do-not-be-frightened/

Sunday, 8 November 2015

Tregoju atyre se Unë i dua ata por Unë dua që ata të flasim me Mua

E Martë, 31 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohë kaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilën këto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaq shpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregon drejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.

Këto Mesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen për të shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa e keni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pak besim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do të kthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhe të familjeve dhe miqve të tyre.

Ju lutem t’iu tregosh atyre se unë i dua ata 

Nëse i hapin mendjet e tyre së pari ndaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati për fazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodh një komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit të Përjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë në konkluzionin e qartë.

Është për shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju dua fort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime.

Unë dua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtin tuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoni plotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afroheni më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Mos kini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata që besojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti i Njerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.

Kthehuni tek Unë si fëmijë të pafajshëm 

Nuk është nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme, por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me të cilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet në pritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kam për secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mi madje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e dua mëkatarin.

Sa shumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.

Mëkati, fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi më të devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’u lëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehen tek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq. Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet. 

Çfarë ata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoni një herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuar ndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do të japë çdo justifikim për ta shpërfillur keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të bien gjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si të kërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë, ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë. 

Dijeni se nuk është e komplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pres secilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni në këtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i keni rrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju ta merrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’ju habisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Asgjë nuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juaj do të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me një këndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë të tillë?

Kthehuni, fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’ju tregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.

Mbajeni mend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.

Shpëtimtari juaj i shtrenjtë i dashur
Jezu Krishti

Friday, 6 November 2015

Shpatat e Drejtësisë do të bien tani

E Hënë, 30 Maj 2011, në 03:00

Më dëgjoni Mua tani, fëmijët e Mi, ngado. Shpatat e Drejtësisë do të bien mbi ata që nuk arrijnë të përgatiten si duhet për Paralajmërimin.

Flakët e Mia të Mëshirës Hyjnore, të paraqitura botës për t’i dhënë secilit prej jush një shije se si do të jetë dita finale e Gjykimit, do të keqinterpretohen nga aq shumë prej jush. Kjo ditë e madhe e Paralajmërimit po afrohet çdo muaj, kështu që ju duhet tani të vëni mënjanë kohën për t’u përgatitur për Mëshirën Time Hyjnore.

Shumë, shumë shpirtra do ta kenë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë kjo ngjarje. Si rezultat, shumë do të vdesin nga tronditja, gjë që më dëshpëron Mua, sepse për ata që nuk do të mbijetojnë, do të jetë për shkak të gjendjes së tyre të mjeruar të shpirtrave të tyre. Katolikë kudo, kërkoni që të Rrëfeheni tani, nëse ju doni të përfitoni nga Vepra Ime e Madhe e Dashurisë dhe Mëshirës. 

Të Krishterët dhe fetë e tjera, flisni në heshtje dhe i tregoni Hyjit se sa të penduar jeni, se sa keq ju vjen për keqbërjet tuaja dhe i kërkoni Atij t’ju falë për mëkatet tuaja. Vetëm ata që janë me zemër të fortë në dashurinë e tyre për Mua dhe Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, do të jenë të përgatitur siç duhet. Të tjerët, me mendje dhe karakter të fortë përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën dhe do të më pranojnë Mua me dashuri në zemrat e tyre.

Sa për të tjerët, kaq e rëndë do të jetë tronditja, sa kur shpirtrat e tyre t’iu tregohen atyre në errësirën e tyre, do të bien të vdekur. Por atëherë do të jetë tepër vonë për të kërkuar falje. Nuk do të ketë më shpresë për ta. Lutuni, lutuni, të gjithë ju, me qëllim që sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të arrijnë t’i mbijetojnë Veprës Sime të madhe të Mëshirës.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 28 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

E Enjte, 22 Maj 2014, në 15:26

Fëmijët e mi të dashur, vuajtja, të cilën Biri im e duron, për shkak të mëkateve të njeriut, është intensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë – ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumë njerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku nuk e pranojnë Hyjin e Trinisë, si dhe ata që pohojnë të jenë të Krishterë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkat mortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. 
Për çdo vepër herezie të kryer, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur në Kurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron. Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kur çdo mëkat kundër Hyjit do të mohoet, po ashtu dhe vuajtja e të Krishterëve të vërtetë do të rritet.

Ndërsa vuajtja është një gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij është e padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëse ju e pranoni vuajtjen si një bekim, se sa ta shikoni si një mallkim, ju do ta kuptoni se si Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonë do t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jo vetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’ju shfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’i shlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birin tim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje për ata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në të vërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, pa ligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra të tillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë në kontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata do të bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort për t’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra, lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët për t’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë të Krishterët të qëndrojnë vigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satani, për të pushtuar shpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim. Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetër dhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve të tij.

Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj, sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesë pjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse pa atë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke u ushtruar në botë në këtë kohë kundër Krishtërimit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biri im ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme. Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur, Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndroni besnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimin tuaj.

Lutja e Kryqëzatës (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Hyjit, Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit, lutu që ne të mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit në çdo kohë. Na përgatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për të refuzuar herezinë.

Mbroji të gjithë fëmijët e tu në kohë mundimesh dhe na jep secilit prej nesh Hiret për të qenë të guximshëm kur të sfidohemi për ta refuzuar të Vërtetën dhe për ta mohuar Birin tënd.

Lutu, Nëna e Shenjtë e Hyjit, që të na jepet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar të Krishterë sipas Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Amen.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kur e recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Shkoni në paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/22/mother-of-salvation-as-christians-you-must-prepare-to-fight-for-your-faith/

Thursday, 17 April 2014

Ndërsa e Premtja e Madhe afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen të fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë

E Dielë, 13 Prill 2014, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, është Dëshira Ime që ata të cil
ët më duan Mua, me të vërtetë, të kërkojnë falje përmes Dhuratës së Rrëfimit, gjatë Javës së Shenjtë. Kur ju më tregoni Mua pendesë të vërtetë për mëkatet tuaja, Unë do të hedh mbi ju një Dhuratë të veçantë Pranimi, sipas Vullnetit Tim Hyjnor. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë, në këtë kohë në histori, si kurrë më parë, sepse, nëse dëgjoni me kujdes, Unë do të mund ta bëj Fjalën Time të dëgjohet nga të gjithë – përfshi ata që nuk më njohin aspak Mua.

Kur Unë ndiqesha nga armiqtë e Mi, ata shkuan deri aty sa të më diskreditonin Mua. Ata e shfrehnin zemërimin e tyre tek shumë të pafajshëm të gjorë dhe torturuan njerëz që besonin të isha Unë. Ata përhapën gënjeshtra rreth apostujve të Mi, u munduan të më diskreditonin Mua në shumë mënyra dhe shpërthenin në zemërim, kur nuk mund të më sulmonin Mua fizikisht. Ata do të më kishin vrarë Mua, nëse do të më kapnin, para të Premtes së Madhe – po të mos e kisha mbrojtur Veten. Urrejtja e tyre, gënjeshtrat e tyre, shpifjet që ata përhapën rreth Misionit Tim dhe akuzat e tyre të rreme kundër Meje, u përhapën në çdo qytet dhe fshat, para ditës kur Unë përfundimisht u tradhëtova nga një i Imi.

Helmi, që dilte prej gojëve të armiqve të Mi, erdhi nga gjarpëri, që i infektoi shpirtrat e tyre. Ata e imituan atë në çdo mënyrë – ata ulërinin në një zemërim të tërbuar kundrejt Meje, edhe pse akuzat e tyre ishin të rreme dhe pakuptim. Ata i pështynin apostujt e Mi, i torturonin dishepujt e Mi, si dhe ata njerëz fatkeqë që ata i merrnin për Mua. Ata u përpoqën t’i kthenin të tjerët kundër Meje, të cilët nuk kishin dëgjuar për Mua dhe flisnin gjëra të liga kundër atyre që nuk mund të bindeshin të më mohonin Mua. 

Çdo djall nga barku i Ferrit më torturoi Mua gjatë javëve të Mia të fundit në Tokë, kur Fjala Ime kishte shpuar zemrat e shumë vetave dhe kthehu n
ë besim me mijra.

Kur Prania Ime ishte më e fortë, urrejtja intensifikohej dhe ulërimat e atyre që më kundërshtonin Mua ishin si të atyre, që dilnin nga kafshë të egra. Njerëzit që u bashkuan me grupet e Farizenjve, për të shkaktuar ndëshkim mbi Mua, u bënë po aq të liq sa ata që i nxisnin në një zemërim të egër mbi Karakterin Tim. Unë u akuzova për papastërti në Trup dhe Shpirt. Ata thanë se Fjala Ime vinte nga shpirtrat e papastër. Ata thanë se Unë bëja dëshmi të rreme kundrejt Moisiut dhe se Unë isha dërguar nga i ligu për të korruptuar shpirtrat. Ata e shpërfillën Dashurinë që Unë përhapa, kthimin për të dashur njëri tjetrin që Unë krijova mes atyre dhe mrekullitë që Unë kryeva. Ndërsa ata shprehnin gjëra të turpshme kundër Meje, ata rrinin drejt dhe krenarë dhe, në të njëjtën kohë, që ata blasfemonin kundër Hyjit, ata deklaronin se flisnin në Emrin e Tij. Pikërisht në këtë mënyrë Satani i mashtron njerëzit.

Ata që blasfemuan kundër Meje, gjatë Kryqëzimit Tim, nuk jetojnë në Mbretërinë Time, sepse ata pësuan ndëshkimin më të keq. Ati Im do të shkatërroj këdo që thotë se Unë flas me zërin e Satanit. Prandaj ata prej jush, që pohojnë se Zëri Im është i të ligut, dijeni se vuajtja juaj do të jetë më e keqe se vdekja. Gjuhët tuaja nuk do të nxjerrin më helmin që Satani ka vendosur brënda shpirtrave tuaj; sytë tuaj nuk do të shikojnë më, sepse është vetëm errësira ajo që ju dëshironi – dhe kështu u bëftë. Veshët tuaja kurrë nuk do ta dëgjojnë ëmbëlsinë e e Zërit Tim, sepse ju refuzoni të dëgjoni – dhe kështu u bëftë. Zemra juaj nuk ka aspak dashuri dhe kështu ju nuk do të ndjeni ndonjëherë dashuri, kur e largoni Dashurinë e Hyjit. Fjalët tuaja do të jenë rrënimi juaj, dhe kur ata që më akuzojnë Mua, Zotin tuaj, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin e gjithë njërëzimit, se flas të ligun, ata nuk do të dëgjohen më. Ata do të vdesin.

Zemërimi Im në këtë kohë, kundër hipokritëve, që enden nëpër botë duke pretenduar se vijnë nga Unë, është e paduruar dhe Ndëshkimi Im do të bjer mbi secilin prej jush, që më pështyn Mua. Largohuni nga Unë – ju nuk keni kontroll mbi Mua. Unë do t’ju flak tutje.

Kur Unë dëgjoj britmat e atyre të zaptuar me urrejtjen e Satanit në shpirtrat e tyre guxojnë të deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj Meje, më vjen pështirë. Ata më shkaktojnë Mua neveri dhe nuk janë më të mirë se ata që hodhën short për të ngulur gozhdën e parë në Trupin Tim.

Ndërsa e Premtja e Madhe afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen t’i fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë. Në atë ditë, kur ju të ndjeni Dhimbjen Time, e dhënë juve për t’ju bërë të kuptoni, ju do ta dini se Unë Jam duke ju thirrur. 

Unë e bëj këtë, jo sepse ju e meritoni një grimcë të Keqardhjes Sime, por sepse Unë ju dua – pavarësisht nga gjithçka. Në atë ditë, Unë ju kërkoj të më thërrisni Mua si më poshtë:

“Jezus, më fal për lëndimin që i kam shkaktuar Trupit Tënd, Fjalës Tënde dhe Hyjnisë Tënde.”


Unë do të përgjigjem dhe do t’ju ndihmoj të vini tek Unë, me Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/13/as-good-friday-draws-near-those-who-torment-me-and-try-to-wipe-out-all-traces-of-me-will-suffer-greatly-on-that-day/

Tuesday, 26 November 2013

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush

E Hënë, 18 Nëntor 2013, ora 20:10

Bija Ime fort e dashur, të gjithë duhet ta pregatisin veten që të jenë të denjë të vijnë para Meje, sepse Unë do të vij si një hajdut natën dhe shumë nuk do ta dinë se çfarë po ndodh. Prandaj, është e rëndësishme që secili prej jush të rrëfehet tek Unë tani.

E Vërteta e Fjalës Sime Më Të Shenjtë do të theksohet, ndërsa versionet e shtrëmbëruara e zëvendësojnë atë prej armiqve të Mi, të cilët do të guxojnë në veprimet e tyre për t’ju mashtruar. 

Tani është koha të përqëndroheni në shpirtrat tuaj dhe në gjëndjen që ata janë. 

Njeriut që nuk beson tek Unë, Unë i them atij. Kur Unë të vij para teje, a do të ndjehesh i lehtësuar ta mësosh se Kush Jam Unë? A do të vish me Mua? Unë do të marr dhe do t’i fshij lotët dhe ti do të bësh një jetë të lavdishme, kur të rrëfehesh tek Unë dhe të më kërkosh Mua të të sjell në Mëshirën Time. 

Njeriut që beson tek Unë, a do të jesh në gjëndje të qëndrosh para Meje, pa aspak turp? A do të vish para Meje, duke e ditur gjithçka që ti bën për ato që Unë të mësova, me një shpirt të pastër? Nuk ka rëndësi. 

Kur ju më thoni Mua, “Jezus më fal, unë dua të ndjek Ty”, ju do të shpëtoheni.

Njeriut që beson tek Unë, por që beson se është shëmbullor dhe nuk ka nevojë për rrëfim, a je ti gjithashtu i denjë të vish para Meje? Kur Unë të tregoj ty gjëndjen e shpirtit tënd, a do të debatosh ti me Mua dhe të thuash se je i denjë të vish para Meje kur ti nuk je i tillë? Nëse ju nuk mund ta pranoni Dhuratën Time të Mëshirës dhe të pranoni keqbërjet tuaja, atëherë ju do të mbeteni të veçuar nga Unë dhe Unë do t'ju jap edhe një mundësi tjetër pendimi.

Drejtuar gjithë njerëzimit, Unë ju kërkoj ta pregatisni së pari shpirtin tuaj. Ju duhet të rregulloni çdo pjesë të shpirtit tuaj, para se të jeni gati të qëndroni të plotë në Praninë Time gjatë Paralajmërimit. Nëse nuk e bëni këtë, do t'ju duhet të duroni një pastrim të dhimbshëm dhe Purgatori juaj do të durohet mbi Tokë, para se të agoj Dita e Ardhjes Sime të Dytë. Unë ju lutem të thoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për secilin nga shpirtrat tuaj dhe të dashurve tuaj. 

Lutja e Kryqëzatës (127) Për të shpëtuar shpirtin tim dhe të të dashurve të mi

O Jezus, më përgatit që të mund të dal para Teje pa asnjë turp. Më ndihmo mua dhe të dashurit e mi (emërojini ata këtu ...) për t’u bërë gati t’i rrëfejmë të gjitha keq-bërjet tona. Për të pranuar të metat tona, për të kërkuar falje për të gjitha mëkatet, për të treguar dashuri ndaj atyre që u kemi bërë padrejtësi, për të lypur Mëshirë për Shpëtim. 

Për ta përulur veten tonë përpara Teje, që në Ditën e Ndriçimit të Madh, ndërgjegjja ime dhe ajo e (emrat e tyre këtu ...) të jenë të pastra dhe që Ti të na i vërshosh shpirtrat tanë me Mëshirën Tënde Hyjnore. Amen.

Tani është koha ta kujtoni veten për gjithçka që Unë ju mësova. Tani është koha të studjoni 10 Urdhërimet dhe të pyesni veten nëse me të vërtetë e keni jetuar jetën sipas atyre.

Të jeni të ndershëm me vetveten sepse nëse nuk jeni, do t’ju tregohet, në një farë mënyre, se sa më keni dëshpëruar Mua në gjithë jetën tuaj. Por, më lejoni Mua t’ju ngushëlloj.

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar, sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush, pavarësisht se çfarë keni bërë, por Durimi Im ka kufi. Vetëm ata që e pranojnë natyrën e rëndë të mëkateve të tyre kundër Hyjit mund të përfshihen në Mëshirën Time Hyjnore. Ata që më refuzojnë Mua do të kenë pak kohë për ta shpenguar veten, sepse Unë do t’i ndaj delet nga dhitë. Njëra palë do të vij me Mua. Pala tjetër do të lihet dhe pastaj Fillimi i Ri do të bëhet i ditur tek çdo krijesë. Vetëm atyre që më duan Mua do t’ju dhurohet Jeta e Përjetshme.

I kushtoni r
ëndësi Thirrjes Time tani, sepse Unë e bëj këtë për të siguruar që sa më shumë prej jush të jetë e mundur të jenë të pregatitur mirë para Ditës së Paralajmërimit. 

Tuesday, 19 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Shpëtimi është i juaji vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin

E Dielë, 10 Nëntor 2013, ora 15:20

Bija ime e dashur, roli im si Nëna e Shpëtimit është për t’ju kujtuar ju për gjithçka që unë ju kam thënë nëpër shekuj. Ta doni njëri tjetrin ashtu si 
Biri im ju do. Tregoni dhembshuri për këdo dhe në veçanti për ata që ju persekutojnë. Dëgjojini ato që Unë i zbulova vizionareve në La Salettë dhe Fatima dhe studjojini ato deri në detaje të hollësishme. Fare pak nga ato që unë udhëzova u kryhen nga ju. Paralajmërimeve të mia nuk ju dha rëndësi dhe pasojat e shpërfilljes të asaj që ju ishte dhënë juve do të bëhen tani një realitet.

Kur Qielli i zbulon mesazhet tek njerëzimi, është njësoj sikur të komunikohet me një kala të madhe prej guri. Disa nga zbulimet e mia depërtuan dhe u zbatuan. Shumë prej tyre thjesht u shpërfillën prej atyre me besim të pakët, dhe kalaja u bë e padepërtueshme kundrejt ndërhyrjes nga Qielli, të dhëna juve për ta shtuar besimin tuaj dhe për t’ju mbajtur të sigurtë në Krahët e Hyjit.

Roli im si Bashkë-Ndërmjetëse do të thotë se fuqia ime kundër djallit është forcuar, në një mënyrë që nuk më është dhuruar mua nga Hyji më parë. Prandaj tani është koha kur i gjithë përkushtimi ndaj meje do të shpërfillet me kujdes, nga armiqtë e Birit tim. Kur adhurimi ndaj meje të nxitohet dhe kur kërkesa për të ruajtur vëndet tuaja kundër Komunizmit të shtrëmbërohet, atëherë dëshirat e mia nuk do të jenë zbatuar. Unë, tani e tutje, do të jem një gjë e rrallë në patronazhin zyrtar që normalisht më është ofruar mua, Nënës së Hyjit, në Kishat e Birit tim në Tokë. 

Fuqia ime kundër bishës do të shmanget duke e hequr imazhin tim, Rruzaren time të Shenjtë dhe përkushtime të tjera ndaj meje nga shumë Kisha Katolike.

Pastaj, tempujt e Hyjit do të heqin të gjitha gjurmët e Birit tim, Jezu Krishtit, në pregatitje për bishën, e cila do të vij dhe të ulet mbi fronin në tempullin më të lartë të Hyjit. Pastaj kuptimi i vërtetë i pajtimit me Jezu Krishtin do të modifikohet, kur ata do të thonë se nuk është më e nevojshme t’i kërkosh Zotit të fali për mëkatet e tua, nëse bën një jetë të mirë. Njerëzit do të fillojnë të besojnë në pikpamjet e tyre se çfarë i bën ata të mirë në Sytë e Zotit. Por ju kurrë ndonjëherë nuk duhet të harroni se shpëtimi, një Dhuratë për çdo mëkatar të vetëm në botë, kurrë nuk mund të bëhet i tyre, nëse nuk i kërkojnë Hyjit në fillim t’i fali ata. Ky është thelbi i Besëlidhjes, e cila u fitua për racën njerëzore prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Jezu Krishti fitoi, për botën, shpëtimin nga mëkati dhe Dhuratën e Jetës së Përjetshme. Me qëllim që ta merrni këtë Dhuratë ju duhet t’i kërkoni Hyjit t’ju fali për mëkatet tuaja.

Shpëtimi është i juaji, vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/10/mother-of-salvation-salvation-is-yours-only-through-reconciliation-with-god/

Wednesday, 13 November 2013

Kur ju mungon përulësia, krenaria do ta pushtoj shpirtin tuaj dhe ju do të mëkatoni kundër Meje

E Enjte, 31 Tetor 2013, ora 23:30

Bija Ime fort e dashur, sa shumë nuk do ta dëgjojnë Zërin Tim, sepse ata nuk e dinë se Kush Jam Unë. Shumë pohojnë se më njohin Mua, por është vetëm përmes interpretimit të tyre të gabuar njerëzor që ata besojnë se e kuptojnë se Kush Jam Unë dhe se çfarë Unë bëra për t’i shpëtuar ata nga humnera, me t
ë cilën do të përballen të gjithë fëmijët e Hyjit, ata që nuk do të më kërkojnë Mua t’i fal.

Vullneti i lirë është një Dhuratë nga Ati Im. Megjithatë, vullneti i lirë mund të ndërhyj me përpjekjen e njeriut për të kërkuar Dashurinë e Hyjit. Prapë, Ati Im i dhuroi fëmijve të Tij këtë Dhuratë. Kaq bujar është Ai. Kaq shumë i do Ai fëmijët e Tij. Kjo është Dhurata që ju dha atyre lirinë të lëvizin nëpër Tokë, të shijojnë frytet e saj dhe të përqafojnë bukurinë e saj. Por njeriu, i tunduar nga Satani, e abuzoi besimin e Atit Tim. Pastaj, ai u bë skllav i Satanit dhe krijoi një pakt me atë, ku mëkati do të vazhdoj t’i largoj të gjithë fëmijët e Hyjit prej Atij.

Dhurata e vdekjes Sime në Kryq do të thoshte se Unë do ta thyeja këtë lidhje të panatyrshme mes njeriut dhe Satanit. Kështu, Unë i dhashë mundësinë njeriut të kërkoj shpëtimin përmes faljes së mëkatit, me anë të vdekjes Sime në Kryq. Kjo do të thotë që njeriu e ka mundësinë të shpëtoj nga mbërthimi i Satanit, por vetëm ata që më ndjekin Mua, n
ë shërbim të plotë të përulët, munden që me të vërtetë të fitojnë shpëtimin. 

Nëse ju nuk jeni në gjëndje të më deklaroni Mua, Jezu Krishtit, hapur, dobësitë tuaja, mëkatet tuaja dhe urrejtjen tuaj për njëri tjetrin, përmes rrëfimit, ju nuk do të mbeteni të pastër. Pa pastërtinë e shpirtit, ju nuk jeni në gjëndje të bëheni të përulur në Sytë e Mi. Kur ju mungon përulësia, krenaria do ta pushtoj shpirtin tuaj dhe ju do të mëkatoni kundër Meje. Kur ju mëkatoni kundër Meje, ju e bëni këtë në një numër mënyrash.

Ju do të ushqeni joshjet, lakminë dhe krenarinë tuaj si fillim. Pastaj ju do të silleni sikur jeni të ditur, më të mënçur dhe më të mirë se të tjerët. Pastaj ju do të gjykoni të tjerët. Më pas ju do të kaloni në fazën tjetër.
Ju do të tallni ata që janë me të vërtetë të bashkuar me Mua, duke i quajtur ata të jen
ë të papërkryer. Pas kësaj ju do të shkaktoni shpifje kundër të gjithë atyre që qëndrojnë Besnikë ndaj Meje. Por, ju do ta bindni veten se jeni të mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Por, nuk do të jetë Shpirti i Shenjtë, që ju frymëzon. Në të kundërt, do të jetë shpirti djallëzor, që do ta pushtoj shpirtin tuaj, dhe ju do të besoni se po udhëzoheni nga Qielli. 

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua dhe se jeni në një pozitë më të mirë se të tjerët për të qënë pjesë e Mbretërisë Sime dhe pastaj ju gënjeni për Mua, ju keni nevojë për lutjet e të tjerëve. Në atë fazë, ju jeni n
ë mes të udhës drejt thellësive të Ferrit dhe pa Ndërhyrjen Time ju do të jeni të humbur. 

Merreni Mesazhin Tim. Vendoseni at
ë pranë zemrës suaj dhe pyesni: “Jezus a je Ti ky? A kam me të vërtetë nevojë për Ndihmën Tënde?” dhe Unë do t’ju jap përgjigjen. 

Friday, 12 July 2013

Hyji Atë: Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar

E Enjte, 4 Korrik 2013

Bija Ime më e dashur, Koha Ime ka ardhur për të ndërhyrë, me forcë, në botë, në një kohë të mëkatit të madh kundër Meje.

Durimi Im po vihet në provë dhe Zemërimi Im është trazuar, ndërsa Unë dëshmoj fyerjet më të mëdha, që po kryhen kundër Meje.

Si Krijuesi i të gjitha qënieve të gjalla, Unë Jam Autori i jetës. Unë e Krijoj atë ashtu si Unë dëshiroj dhe Unë i jap fund asaj sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Është atëherë kur njeriu provon të ndërhyj me Vullnetin Tim, që Unë godas, sepse Unë nuk do ta toleroj ligësi të tillë.

Ju që vrisni ndonjë nga fëmijët e Mi, jeta juaj do të marri fund. Unë do ta marr jetën tuaj, jo vetëm në trup, por edhe në shpirt. Asnjë jetë e përjetshme nuk mund, dhe nuk do t’ju dhurohet juve. Jeta që ju merrni do të jetë rrënimi juaj. Një jetë për një jetë do të jetë ndëshkimi juaj.

Mbani vesh, ju që vazhdoni të shkatërroni jetë në çdo formë. Unë e di se çfarë jeni dukë bërë. Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar nga një grup mes jush. Unë e di se ato vënde, që nxitojnë drejt legjislacioneve të turpshme për të justifikuar abortin, janë thjesht kukulla. Ata mbahen prej fijesh ndërsa kërcejnë sipas muzikës së Grupit për Një Botë, i cili i bindet vetëm një zotërie. Besnikëria e tyre është ndaj bishës, plani më i madh i të cilit, për të shkatërruar qindra miljona jetë, po ecën me sukses, përmes mëkatit të abortit. Të palindurit janë një shënjestër e lehtë në sytë e tyre. Ata përdorin abortin për të ndërhyrë me Ligjet e Mia dhe me Dhuratën më të madhe që Unë i kam dhuruar njeriut – Dhuratën e jetës.

Arroganca e njeriut, i lidhur kokë e këmbë me bishën dhe me ata mes jush që ai mashtron, më krijon Mua neveri. Dashuria Ime është e Fuqishme, por qëllimi juaj djallëzor, për të shkatërruar çfarë është e Imja, do të vij drejt një fundi të papritur, sa ju do të ulërini për jetën tuaj. Nëse ju nuk më thërrisni Mua përmes Dhuratës së Rrëfimit, do t’ju tregohet fare pak Mëshirë. Për secilin prej jush që e pranon, e përkrah apo merr pjesë, në marrjen e jetës së një të palinduri, ju do të pësoni të njëjtin ndëshkim. Shkatërroni këto jetë të pafajshme dhe jeta juaj do të merret. Unë kam vështruar, me dhimbje të tmerrshme, sa shumë ju më keni fyer Mua, për kaq gjatë. Kohës suaj po i vjen fundi, sepse ju do të ndëshkoheni ashpër tani, për këtë akt të rëndë kundër Hyjnisë Sime.

Kujtoni, ka fare pak kohë për ju ta braktisni pranimin tuaj të abortit. Zemërimi Im shpejt do të bier mbi t
ë katër skajet e Tokës. Është për shkak të mëkatit të abortit, që njeriu do të pësoj ndëshkimin më të keq. As edhe një vënd nuk do të përjashtohet nga këto ndëshkime. Vetëm ato që nuk e pranojnë abortin do të kursehen nga dhimbja e tmerrshme që Unë do të shkaktoj mbi botë.

Si Autori i jetës, asnjë njeri nuk e ka të drejtën të dali kundër Meje. Asnjë. Ai që guxon të mos më bindet Mua, duke më imituar Mua në marrjen e jetës, do t’i hiqet e gjithë jeta.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/04/god-the-father-i-know-that-the-plan-of-abortion-around-the-world-is-controlled/

Monday, 1 July 2013

Nëna e Zotit: Ju duhet të qëndroni të vërtetë në çfarë ju mësoi Biri im. Ai ishte si ju në gjithçka me përjashtim të mëkatit

E Hënë, 24 Qershor 2013

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e të gjithë ëngjëjve, Nëna e Zotit. Unë jam Zonja e Papërlyme.

Bijtë e mi, a nuk e dini ju se Biri im, në këtë kohë, po udhëzon të gjithë ata prej jush që vijnë para Atij me një zemër të hapur?

Me qëllim që të jepni dëshmi tek Zoti, Hyji, përmes Birit të Tij të vetëm, ju duhet të qëndroni të vërtetë ndaj Mësimeve të Tij. Ato janë të gdhëndura në gur dhe si të tilla ato kurrë nuk mund të ndryshojnë. E Vërteta kurrë nuk mund të ndryshoj. Të gjithë fëmijve të Hyjit i është dhënë e Vërteta, por jo të gjithë e pranuan se Kush ishte Ai apo nga Ai erdhi. Ata që e pranojnë të Vërtetën e dhënë njerëzimit me anë të Kryqëzimit të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, kurrë nuk duhet të harrojnë se çfarë Ai ju tregoi.

Ai ju shpjegoi juve gjithçka. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju duhet të qëndroni vigjilent gjatë gjithë kohës, sepse tashmë ju po gënjeheni dhe së shpejti shumë prej jush do të bien në gabim.

Mëkati është mëkat. Ai është i pakënaqshëm për Hyjin, por ai falet kur pendesa tregohet dhe kur ju kërkoni shpengim. Hiret e Jetës së Përjetshme janë për të gjithë fëmijët e Hyjit, që i kërkojnë ato. Çdo fëmije të Hyjit, përmes Mëshirës së Birit tim, do t’i jepet kohë dhe më pas një Dhuratë e madhe për t’i kujtuar ata për të Vërtetën. Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e popullsisë mundet dhe do të shpëtohet dhe pastaj atyre do t’ju jepet Dhurata e Jetës në Parajsën e Re.

Si një mëkatar, ju duhet të vazhdoni të kërkoni falje përmes Birit tim, me qëllim që të mbeteni në një Gjëndje Hiri. Ju nuk mund të faleni për mëkatet tuaja, nëse nuk i kërkoni Birit tim Dhuratën e Rrëfimit.

Ju duhet të qëndroni të vërtetë në çfarë ju mësoi Biri im. Ai ishte si ju në gjithçka me përjashtim të mëkatit. Hyji është I Gjithpushtetshëm. Hyji është Dashuri. Hyji është I Përkryer. Hyji, përmes Birit të Tij, kurrë nuk mund të tundohet të kryej mëkat.

Shkoni në paqe, bijtë e mi, dhe kur ju qëndroni të vendosur dhe besnikë ndaj të Vërtetës, e cila mund të vij vetëm nga Hyji, ju do të jetoni një jetë të plotë dhe të lavdishme në trup dhe shpirt dhe në harmoni të përkryer me Birin tim.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/24/mother-of-god-you-must-remain-true-to-what-my-son-taught-you-he-was-like-you-in-everything-except-sin/

Sunday, 30 June 2013

E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për vuajtjet e shërbëtorëve të Mi të dashur e të gjorë, të cilët tani po fillojnë të shikojnë rrëmujën, që po ju tregohet nga brënda Kishës Sime.

Atyre, Unë ju them këtë. Qëndroni dhe bëni çfarë duhet të bëni për të më shërbyer Mua, nën çatinë e Kishës Sime. Qëndroni të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.

Mos pranoni shpjegime të reja dhe të ashtu-quajtura teologjike, se Kush Jam Unë; çfarë Unë bëra për njerëzimin apo se si Unë do të kthehem për të deklaruar të gjithë fëmijët e Hyjit, që e pranojnë Mëshirën Time. Besoni vetëm tek Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë juve përmes apostujve të Mi dhe në Biblën Më Të Shenjtë. Gjithçka që ndryshon nga Sakramentet e Shenjta apo çfarë ju është thënë rreth domosdoshmërisë së shpëtimit – mos e pranoni atë.

Unë Jam e Vërteta. Juve ju është dhënë e Vërteta. Vetëm e Vërteta mund t’i shpëtoj shpirtrat tuaj nga dënimi. E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë. Unë solemnisht i premtoj secilit prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë e të çmuar, Hire të jashtëzakonshme, për t’ju ruajtur përballë persekutimit, pasi besimi juaj do të vihet në provë deri në kufi, nëse e recitoni këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (110) Që priftërinjtë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë


O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, që të mund ta mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më të Shenjtë.

Më dhuro Hirin e duhur – të përgjërohem – për ta dëshmuar Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë.

Më mundëso që t’i bëj ballë presioneve për të promovuar të pavërteta, kur unë e di në zemrën time se ato të fyejnë Ty.

Më ndihmo të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën kur të vdes. Amen.


Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë kam edhe një fjalë tjetër paralajmëruese për t’ju dhënë juve.

Ju duhet ta mbroni Dhuratën e Rrëfimit dhe dijeni se vetëm ata që kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre dhe më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si çelësin drejt shpëtimit të tyre, do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/23/the-truth-will-free-you-lies-will-destroy-you/

Friday, 21 June 2013

Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua

E Mërkurë, 12 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë përpiqem me gjithë Fuqinë Time për të ndezur shpirtrat e besimtarëve, së pari dhe për më tepër, në këto Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, Unë duhet të paralajmëroj përsëri ata që flasin keq për Fjalën Time të Shenjtë. Kur Unë kërkoj shpirtrat e atyre të vakët në besimin e tyre, përse duhet që ata prej jush që pohojnë se flasin në Emrin Tim, e mohojnë të Vërtetën, kur ajo ju është dhënë nga Qengji I Hyjit përmes këtyre Mesazheve?

Cili njeri do t’ju fliste juve në këtë mënyrë, në Emrin Tim të Shenjtë dhe të guxonte të qëndronte para jush? As edhe një. Vetëm prej Fuqisë së Hyjit, Fjala Ime mund të bëhet e njohur tek ju në gjuhë të thjeshtë.

Njeriu do të vazhdoj të mëkatoj, nëse ai kryen mëkate, që janë të njëjta mes të gjithëve ju në botë ose nëse ato që janë të një natyre të rëndë. Ju jeni të gjithë mëkatarë.

Një mëkatar kurrë nuk mund të kritikoj një tjetër në Emrin Tim, vetëm po të jetë sipas Autoritetit Tim, përmes Veprës së Rrëfimit, e cila ju çliron nga mëkati, për një kohë të shkurtër. Asnjë mëkatar nuk mund të kritikoj një mëkatar tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta e tyre. Kur ju kritikoni një mëkatar tjetër, edhe nëse ata janë fajtor për veprimin madje më serioz kundër Hyjit, ju do të bëheni po aq të nxirë në shpirt sa ai person që ju e kritikoni hapur në Emrin Tim.

A nuk e dini se ju më shkaktoni Mua Dhimbje dhe hidhërim, kur ju lëndoni njëri tjetrin? A nuk më keni kuptuar Mua fare? A nuk e mësuat përse Unë vdiqa për ju? Ata prej jush që akoma nuk e kuptojnë të Vërtetën, ju duhet të dëgjoni tani. Unë nuk ju dënoj për mëkatet tuaja, sepse Unë ju dua dhe Unë do t’ju fal për çdo mëkat, pavarësisht se sa i tmerrshëm mund të jetë. Por kur ju e deklaroni veten tuaj, në Emrin Tim, të jeni të barabartë me Mua dhe të gjykoni një mëkatar tjetër duke përdorur Emrin Tim, Unë do t’ju dënoj ju gjithashtu.

Asnjë nga ju, pavarësisht se Unë ju dua, nuk mund të gjykoj një tjetër. Vetëm Mua, Jezu Krishtit, më është dhënë Autoriteti nga Ati Im të Gjykoj njerëzimin – askujt tjetër. Nëse ju e kryeni këtë mëkat, do t’ju duhet të përballeni me Gjykimin Tim. Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua.

Koha është pothuajse afër që njerëzimi të dëshmoj të Vërtetën. Jo shumë, përfshi ata që pohojnë besnikëri ndaj Meje, nuk do t’i përgjigjen Thirrjes Sime, deri kur Ati Im të hedhi shumë ndëshkime. Kaq të verbuar jeni ju ndaj të Vërtetës së Jetës së Përjetshme, kaq rezistues jeni për të dëgjuar Fjalën e Hyjit, sa e vetmja mënyrë që ju mund të dëgjoni është kur ndëshkimet bien mbi ju.

Kur të parat (ndëshkimet) e atyre të shumtave të bien mbi ju, shumë do të thonë se ato janë katastrofa natyrore, por kur ato të vërshojnë mbi ju aq shpejt, dhe kur ju nuk keni askund se ku të vraponi, vetëm atëherë ju do ta dini se është Dora e Hyjit, që bie mbi ju.

Ati Im do ta shkundi gjithë botën. Ata prej jush që dyshojnë se Ai Ekziston, do ta dinë se këto ngjarje nuk mund të shoqërohen vetëm me natyrën. Ata prej jush që besojnë tek Unë, por që i përqeshin këto Mesazhe Hyjnore, do të përtypni fjalët tuaja dhe do të doni të prisni gjuhën tuaj, sepse do ta kuptoni menjëherë, se sa më fyejnë Mua fjalët tuaja të liga. Jo vetëm që ju e mallkoni Hyjin, por ju pengoni këtë Mision Hyjnor të shpëtoj shpirtrat.

Për çdo shpirt që ju më mohoni Mua, ju do të vuani përjetësisht. Kur ju qëndroni të pabindur ndaj Fytyrës së Hyjit, ju nuk do të lejoheni ta bëni këtë. Kujtoni, pavarësisht se sa Unë ju dua, Unë do të ndërhyj, nëse ju përpiqeni të sabotoni Veprën e Hyjit në këtë Mision Final për të shpëtuar njerëzimin.

Koha që Libri i të Vërtetës t’i jepet botës po ndodh tani. Nëse ju më ndiqni Mua, por që nuk më pranoni Mua tani, kur Unë ju Thërras, mos u shqetësoni, sepse Unë nuk do t’ju Gjykoj ju. Por nëse ju përpiqeni të më ndaloni Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit, Unë do t’ju godas.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/12/never-do-this-for-it-is-the-one-sin-which-by-its-hypocrisy-disgusts-me/

Friday, 9 November 2012

Së shpejti mëkati nuk do të jetë më. Fshikullimi i mëkatit do të jetë një gjë e së shkuarës

E Shtunë, 3 Nëntor 2012, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, kur shpirtrat largohen nga Unë, dhe kur ata bien në mëkat, ata kurrë nuk duhet të kenë frikë nga Unë.

Sapo të mëkatoni, ndjekësit e Mi të dashur, ju duhet të ktheheni menjëherë tek Unë.

Kurrë të mos keni turp apo ndrojtje që të vini duke vrapuar tek Unë pasi që keni kryer një mëkat. Kjo është e vetmja mënyrë se si ju mund të fitoni forcën për të ecur me Mua përsëri.

Nëse ju nuk ktheheni tek Unë, por në të kundërt më evitoni Mua, ju do të dobësoheni akoma më tepër, dhe do ta lejoni veten të ekspozuar ndaj tundimeve të vëna para jush, çdo ditë, nga i ligu.

Mëkati është diçka me të cilin lind çdo fëmijë. Mëkati origjinal duhet të çrrënjoset, përmes Sakramentit të Pagëzimit. Edhe atëherë, shpirtrat prapë do të tundohen për sa kohë që njerëzimi mbetet nën sundimin e Satanit.

Për ta çliruar veten tuaj nga mëkati është e thjeshtë. Së pari ju do ta dini, në zemrat tuaja, se kur ju keni kryer mëkat. Shumë njerëz në botë sot e shpërfillin mëkatin sikur të mos kishte asnjë pasojë. Prapë, nëse njerëzit do ta pranonin haptas se si ndjehen pasi mëkatojnë, ju do të kuptonit se paqja e tyre e brendshme është copëtuar më dysh.

Mëkati ndjehet nga shumica e shpirtrave derisa ata bëhen kaq të errët saqë vetëm mëkati do t'i kënaqë epshet e tyre. Prandaj ju duhet të kërkoni faljen e Hyjit, çdo herë që ju mëkatoni. Nëse nuk e bëni, atëherë mëkati do të përparojë brenda jush dhe ju do ta keni më të vështirë që t'i rezistoni tundimit.

Kur ju ndjeni keqardhje në zemrat tuaja, më thërrisni Mua, Jezusin tuaj të dashur, për t'ju ndihmuar.

Nuk ka asnjë mëkat që nuk mund të falet, me përjashtim, të mëkatit të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Gjithmonë më thërrisni Mua për ndihmë, pa marrë parasysh se sa të turpëruar ndjeheni, për shkak të mëkateve që keni kryer.

Zemra Ime shkon tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Ju jeni krijimi i Tij i çmuar dhe Ai ju do të gjithëve pavarësisht nga mëkatet tuaja. Luftojeni mëkatin duke kërkuar shpengim, sa herë që ju mëkatoni.

Së shpejti mëkati nuk do të jetë më. Fshikullimi i mëkatit do të jetë një gjë e së shkuarës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/03/soon-sin-will-be-no-more-the-scourge-of-sin-will-be-a-thing-of-the-past/

Thursday, 2 August 2012

Pasi të ndodhë Paralajmërimi, do të ketë shumë rrëmujë

E Martë, 17 Korrik 2012, në 23:18

Bija Ime fort e dashur koha po ecën me shpejtësi tani. Unë ju kam përgatitur të gjithëve ju për disa kohë.

Ju, ndjekësit e Mi, e dini se çfarë duhet të bëni. Rrëfimi i vetes suaj është i rëndësishëm dhe ju duhet të përpiqeni që ta merrni atë një herë në javë tani e tutje.

Qëndroni në paqe. Unë jam i kënaqur me mënyrën se si ju i ndiqni udhëzimet e Mia. Ju lutem vazhdoni t’iu ktheheni Lutjeve të Mia të Kryqëzatës dhe të përqendroheni mbi lutjet për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve.

Pasi të ndodhë Paralajmërimi, do të ketë shumë rrëmujë.

Njerëzit, ngado, do të përulen në një mënyrë që do të jetë jashtë karakterit të tyre.

Shumë do të jenë tepër të tronditur për t’u kthyer në vendin e tyre të punës menjëherë. Njerëzit në pozita me pushtet, nëpër qeveri, do t’i vënë në dyshim ligjet e tyre.

Ata vrasës apo kriminelë mes komuniteteve tuaja do të ndjejnë një dëshpërim dhe trishtim të tmerrshëm, por shumë do t’i shlyejnë mëkatet e tyre.

Priftërinjtë e Mi dhe shërbëtorët e Mi të tjerë të shenjtë menjëherë do ta kuptojnë se këto mesazhe vijnë nga Buzët e Mia Hyjnore.

Atëherë ata do të ngrihen dhe do të ndjekin ndjekësit e Mi besnikë për të më ndihmuar Mua që ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë.

Disa midis tyre do ta dinë se jam Unë ai që iu flet atyre, por do t'iu mungojë guximi që ta shpallin haptas Fjalën Time më të Shenjtë.

Me kalimin e kohës atyre do t'iu jepen hiret për t’i mbrojtur Sakramentet e Mia kur ta kuptojnë se ato kanë për t’u njollosen. Atëherë atyre do t'iu jepet prova e këtyre profecive.

Shumë prindërve do t’iu duhet që ta rrënjosin, tek fëmijët e tyre mbi moshën 7 vjeç, rëndësinë e lutjes dhe të pendesës që tani e tutje. Prindër, ju keni detyrën që t'jua mësoni fëmijëve tuaj të Vërtetën.

Zemrat e tyre do të hapen ndaj dashurisë Sime pas Paralajmërimit dhe ju duhet të vazhdoni t'i udhëzoni ata në çështjet shpirtërore.

Bëni të sigurt që të mbani Ujë të Bekuar në shtëpitë tuaja dhe një Kryq të Shën Benediktit prej tani e tutje, së bashku me Vulën e Hyjit të Gjallë të varur në shtëpinë tuaj. Të gjitha këto do ta mbrojnë familjen tuaj.

Ndiqeni udhëzimin Tim dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Bija ime ti tani duhet të shkosh dhe të sigurosh që Libri i së Vërtetës të publikohet sa më parë që të jetë e mundur. Është e rëndësishme që atyre shpirtrave që nuk kanë mundësi ta përdorin kompjuterin, t'iu jepet libri.

Mos ki frikë sepse Unë do të të udhëzoj dhe dërgoj ndihmë për të siguruar që ky libër të dërgohet në mbarë botën.

Shko në paqe. Shko në dashuri. Unë jam me ty gjithmonë.

Unë qëndroj pranë teje në çdo moment të ditës duke të drejtuar ty madje edhe kur ti nuk e kupton këtë. Unë jam në zemrën tënde.