Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Sakramentet e Shenjta. Show all posts
Showing posts with label Sakramentet e Shenjta. Show all posts

Tuesday, 29 December 2015

Rëndësia e Sakramenteve – Martesa dhe Kungimi i Shenjtë i Parë

E Mërkurë, 6 Korrik 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, shiko tani ndërsa besimi i fëmijëve të Mi fillon të rritet dhe të lulëzojë. Ndërsa ka shumë errësirë në botë drita e ndjekësve të Mi bëhet më e ndritshme çdo ditë për shkak të Flakës së Shpirtit të Shenjtë, e cila ka zbritur mbi mbarë botën.

Sot, bija Ime, Unë dëshiroj t'ia kujtoj të gjithë ndjekësve të Mi rëndësinë e lutjes për të lehtësuar vuajtjen në botë. Lutjet tuaja tani po ndihmojnë për të shmangur shumë katastrofa globale të parath
ëna. Lutja është lehtësimi më i fuqishëm dhe kur thuhet në emër të të tjerëve, ato do të përgjigjen.

Ndërsa Unë Jam i kënaqur me ata me besim të fortë; Unë Jam akoma i frikësuar për ata që janë në kundërshtim me Dritën Time Hyjnore, të Vërtetën. Shumë njerëz tani enden vërdallë nëpër botë si në një gjendje habie. Asgjë nuk iu sjell atyre paqe. Asgjë nuk iu sjell atyre gëzim. Asnjë sasi ngushëllimesh materiale nuk e lehtëson dhimbjen e tyre. Shpirtrat e tyre të zbrazët janë të humbur. Ju lutem të luteni për ata.

Bija Ime, ju lutem të luteni për Zëdhënësin Tim, Papa Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga forca Masonike të cilat tani po bëjnë çdo përpjekje për ta hequr atë nga froni. Këto forca të liga janë infiltruar në Kishën Time që nga Vatikani II dhe i kanë dobësuar Mësimet e Mia. Shumë ligje ishin futur të cilat më fyejnë Mua, sidomos prezantimi i Eukaristisë Sime të Shenjtë nga njerëzit laikë. Mungesa e respektit e treguar ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm, përmes ligjeve të reja të futura për t'iu përshtatur shoqërisë moderne më kanë bërë Mua të qaj me pikëllim.

Eukaristia Më e Shenjtë duhet të merret në gjuhë dhe jo të fëlliqet nga duart e njeriut. Por kjo është pikërisht çfarë kanë bërë shërbëtorët e Mi të shenjtë. Këto ligje nuk ishin sjellë nga Unë në Shpirt. Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë çuar drejt një udhe që nuk përputhet me Mësimet e apostujve të Mi. Sot Sakramentet e Mia nuk merren shumë seriozisht, sidomos ata që kërkojnë Sakramentet e Martesës dhe Kungimit të Shenjtë të Parë.

Betimi i Martesës është shumë serioz, sepse kujtoni se ai është një Sakrament dhe është kryer në Praninë e Hyjit Atë, megjithëse për shumë ai është i gjithi rreth materializmit dhe lidhjeve të jashtme. Shumë që e marrin Sakramentin e Martesës nuk e njohin rëndësinë e saj më pas. Shumë i thyejnë betimet e tyre kaq lehtë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse të shtiren ndaj këtij bashkimi më të shenjtë vetëm për t'u ndarë shpejt më pas? Kjo është një tallje e një prej bashkimeve më të rëndësishme të bekuara nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje Vullnetit të Atit Tim që asnjë njeri nuk duhet ta ndajë një bashkim të tillë më pas, e megjithatë shumë njerëz kryejnë divorcin, i cili është një ligj i panjohur prej Atit Tim. Divorci është një mënyrë e lehtë për t'u larguar nga përgjegjësitë tuaja. Të gjitha martesat janë të bëra në Qiell. Asnjë njeri nuk mund të shkatërrojë një martesë pa e fyer Atin Tim.

Kungimi i Shenjtë i Parë

Marrja e Trupit Tim në Sakramentin e Eukaristisë për herë të parë është një tjetër shembull se si Unë Jam i tallur. Sa shumë prindër nuk i kushtojnë vëmendje rëndësisë së marrjes së Bukës së Jetës nga fëmijët e tyre. Ata janë më të preokupuar se sa 
mirë janë të veshur fëmijët e tyre, sesa për Dhuratën e mrekullueshme që ata po marrin. Kjo Dhuratë do t'i çojë ata drejt shpëtimit. Por materializmi, i cili e rrethon ngjarjen, nuk ka aspak të bëjë me shpirtrat e tyre. Për Mua pjesa më e trishtueshme është se këtyre fëmijëve të vegjël nuk po iu tregohet për Mua. Dashuria që Unë kam për fëmijët e vegjël është gjithë-përfshirëse. Kur ata e marrin Eukaristinë e Shenjtë, në njohuri të plotë për çfarë ata po marrin, atëherë shpirtrat e tyre bëhen të pastër. Sa më shumë që ata më marrin Mua në këtë mënyrë, aq më i fortë do të jetë besimi i tyre.

Mbajeni mend, pa Sakramente, besimi juaj bëhet i dobët. Pas njëfarë kohe, nëse shpirtit tuaj i mungojnë bekimet e Mia të veçanta, ai bëhet i fjetur. Gjithë besimi tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm zhduket me kohën dhe vetëm ndonjë shkëndijë e vogël e njohjes do të flakërijë herë pas here. Kthehuni tek Unë përmes Sakramenteve. Tregoni respekt për Sakramentet ashtu si ju duhet ta bëni dhe ju me të vërtetë do ta ndjeni Praninë Time përsëri.

Mbajeni mend, Sakramentet janë për një arsye, sepse ato janë ushqimi që ju duhet për jetën e përjetshme të shpirtit. Pa ato shpirti juaj do të vdesë.

Unë ju dua të gjithëve. Ju lutem të më përqafoni Mua ashtu si duhet, duke i respektuar Sakramentet që ju janë dhënë si një Dhuratë prej Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti

Thursday, 12 November 2015

Ditët e Papa Benediktit janë tashmë të numëruara

E Mërkurë, 1 Qershor 2011, në 11:00

Bija Ime fort e dashur, ti sapo je vënë në sprovë përsëri, në Emrin Tim Më të Shenjtë, që të devijoje nga e Vërteta. Kjo do të jetë një ndodhi e zakonshme, sepse për as edhe një ditë mashtruesi nuk do të ndalojë të të sprovojë dhe të largojë nga kjo Punë, duke vënë dyshime në mendjen tënde.

Ti nuk duhet t’i shikosh mesazhet e vizionarëve të tjerë, apo të dëgjosh ndonjë person tjetër që pohon se vjen në Emrin Tim, nëse ata të japin ty një mesazh, i cili është në kundërshtim me Fjalën që ti merr nga Unë.

Profecitë e Mia po të komunikohen ty me saktësi, bija Ime. Satani do të vazhdojë të shkaktojë dëm dhe të të lëndojë kur ti më pak e pret. Prandaj bëj kujdes gjatë gjithë kohës. Ditët e Zëdhënësit Tim të dashur janë tani të numëruara. Ai do ta ketë lënë Vatikanin përpara se Paralajmërimi të ndodhë. 

Ki besim tek Unë. Të më bindesh Mua. Ti tani po përparon mirë. Por kurrë mos i hiq sytë nga Unë.

Megjithatë, mos ki frikë ta bësh jetën ashtu si ti do ta bëje normalisht, për sa kohë që lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është një pjesë përbërëse dhe e rëndësishme. Unë do të siguroj që ti të mos jesh vetëm në këtë Punë prej tani e tutje dhe se vetëm ata që janë duke u drejtuar nga Unë do të kenë ndonjë influencë mbi gjykimin tënd.

Më beso Mua kur them, Satani nuk do t’i sabotojë Fjalët e Mia, as edhe nuk do t’i infektojë këto Mesazhe që ti i merr nga Unë. Kjo nuk do të ndodhë në këtë rast, sepse ky Mision është suprem dhe çdo mbrojtje po të ofrohet ty, bija Ime. Nëse ti ndonjëherë shqetësohesh për ndonjë Mesazh, thjesht ma kërko Mua përgjigjen dhe ajo do të jepet. Mos pyet njeri tjetër për pikëpamjet e tyre, sepse ata nuk janë të kualifikuar për të komentuar mbi Fjalën Time Hyjnore.

Kurrë mos u përfshij me mesazhet e vizionarëve të tjerë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do ta dëmtojë Punën tënde.

Por tani ti e di se Unë, Shpëtimtari yt dhe Mbreti i Njerëzimit, Jam në Fuqi. Asnjë njeri nuk duhet ta njollosë Fjalën Time. Asnjëherë. Të jesh mirënjohëse që ty po të ofrohet Dhurata e profecisë dhe m’u bind Mua në çdo kohë. Kurrë mos më ofendo Mua duke dyshuar. Këto kohë tashmë kanë kaluar. Më kërko Mua me përulësi në zemër dhe në shpirtin tënd. Qëndro e heshtur kur Fjala Ime vihet në lojë, sulmohet, mohohet, kundërshtohet dhe vihet në pyetje, sepse nuk varet nga ti që të përgjigjesh për Mua. Ti do të mësosh kaq shumë nga Unë, bija Ime, nëse do të ulesh dhe do të më dëgjosh Mua. Unë e mbush mendjen tënde me Dhuratën e dijes. Pranoje këtë Dhuratë. Mos dysho. Gëzohu me Mua.

Ky është një Mision shumë i rëndësishëm, ndryshe nga ndonjëri që Unë i kam sjellë njerëzimit që nga profetët e hershëm.

Do të kërkohet forcë nga ana jote, në terma njerëzorë. Çfarë është e rëndësishme tani është që thjesht të komunikosh me Mua përmes lutjes, Adhurimit dhe Sakramenteve të Bekuara. Gjithçka tjetër duhet të lihet jashtë kësaj. Familja jote është shumë e rëndësishme gjatë gjithë kohës. Gjithçka tjetër jashtë këtyre dy gjërave bie në një kategori shumë më të ulët.

Përpiqu të qetësohesh dhe ta ndjesh Dashurinë Time. Mos harxho kohë të vlefshme duke u merakosur. Thjesht bashkohu me Mua plotësisht dhe ti do të jesh e mbrojtur nga e keqja. Unë të dua ty, bija Ime, dhe Unë kam besim tek ti.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i devotshëm
Jezu Krishti

Sunday, 8 November 2015

Tregoju atyre se Unë i dua ata por Unë dua që ata të flasim me Mua

E Martë, 31 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohë kaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilën këto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaq shpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregon drejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.

Këto Mesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen për të shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa e keni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pak besim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do të kthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhe të familjeve dhe miqve të tyre.

Ju lutem t’iu tregosh atyre se unë i dua ata 

Nëse i hapin mendjet e tyre së pari ndaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati për fazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodh një komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit të Përjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë në konkluzionin e qartë.

Është për shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju dua fort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime.

Unë dua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtin tuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoni plotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afroheni më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Mos kini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata që besojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti i Njerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.

Kthehuni tek Unë si fëmijë të pafajshëm 

Nuk është nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme, por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me të cilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet në pritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kam për secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mi madje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e dua mëkatarin.

Sa shumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.

Mëkati, fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi më të devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’u lëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehen tek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq. Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet. 

Çfarë ata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoni një herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuar ndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do të japë çdo justifikim për ta shpërfillur keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të bien gjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si të kërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë, ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë. 

Dijeni se nuk është e komplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pres secilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni në këtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i keni rrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju ta merrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’ju habisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Asgjë nuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juaj do të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me një këndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë të tillë?

Kthehuni, fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’ju tregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.

Mbajeni mend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.

Shpëtimtari juaj i shtrenjtë i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 27 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe

E Mërkurë, 6 Gusht 2014, në 13:00

Bijtë e mi të dashur, të bëni kujdes nga ata që ju persekutojnë në Emër të Birit tim, Jezu Krishtit, pasi ata do të jenë të kujdesshëm të fshihen pas një shfaqje të shenjtërisë. I ligu kurrë nuk paraqitet ashtu si është në të vërtetë, sepse ai është tepër dinak. Në të kundërt, përmes shpirtrave që ai i influencon, ai do t’ju afrohet me një shfaqje dashurie dhe shumë do ta besojnë këtë mashtrim. Fjalët që ai përdor mund të duken qetësuese dhe joshëse, por ato do të lënë një ndjenjë të trazuar në shpirtin tuaj.

Kur Mesazhet jepen në botë sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, ato kurrë nuk bëjnë kërkesa ndaj jush. Ato kurrë nuk i japin një njeriu pushtet mbi ju për t’ju inkurajuar të premtoni besnikëri tek një person tjetër i gjallë. E gjithë lavdia duhet të jetë ndaj Hyjit.

Asnjë njeri nuk mund t’ju premtoj shpëtim, pasi kjo mund të vij vetëm nga Hyji. Ju mund t’i pregatisni shpirtrat tuaj ashtu si jeni mësuar nga Biri im, Jezu Krishti, dhe të merrni Sakramentet. Ju mund t’i pranoni Dhuratat e Hireve të dhëna juve, përmes meje, Virgjëra e Papërlyme Mari, por ju nuk keni nevojë për lejë nga dikush për t’u bërë i denjë t’i shërbeni Birit tim, në këtë apo ndonjë mision tjetër, i urdhëruar në Qiell.

Bëni kujdes nga armiqtë e Birit tim, pasi ata janë ngado, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre për ta verbuar njerëzimin ndaj të Vërtetës së Premtimit të Birit tim për të ardhur përsëri. Ai do të kthehet shpejt dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e ditur dhe gjithçka që Ai premtoi do të dali në dritë. Deri në Ditën e madhe të Zotit ju duhet të përqëndroheni vetëm tek Biri im dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Ai. Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe, të fundit të këtij lloji, dhe kushdo që pohon ndryshe nuk vjen prej Tij.

Besoni, besoni, besoni në Mëshirën e Birit tim. Dëgjoni çfarë Ai ju ka mësuar – gjithçka është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Fjala e Tij është e thjeshtë. Ajo nuk është e komplikuar. Vetëm ndiqni Mësimet e Tij, të cilat zgjatën mbi 2,000 vjet dhe atëherë ju do të gjeni paqe.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/06/mother-of-salvation-my-son-has-sent-no-one-to-distract-you-from-these-messages/

Friday, 25 October 2013

Planet janë hartuar nga trinia jo e shenjtë ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë

E Martë, 15 Tetor 2013, ora 15:45

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime që të gjithë priftërinjtë e Mi, në çdo besim t
ë Krishterë, të fillojnë t'i ruajnë Sakramentet Më Të Shenjta. Ata në Kishën Katolike do të jenë të parët të dëshmojnë shkatërrimin dhe dhunimin e Sakramenteve. Ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do të pregatiten me kujdes për këtë shkretëtirë të tmerrshme në të cilën Kisha Ime do të fundoset. 

Ju duhet të pregatiteni tani, sepse do të jetë përmes besnikërisë suaj që të gjithë fëmijët e Hyjit do të jenë në gjëndje të marrin Sakramentet në formën e tyre të shenjtë.

Të gjitha kishave të tjera t
ë Krishtere Unë ju them këtë. Kujtojeni veten për Premtimin Tim për të ardhur përsëri në Ditën e Madhe dhe Të Lavdishme të Ardhjes Sime të Dytë. Dijeni gjithashtu, se në vitet që do të çojnë tek kjo, se të gjithë ata që më ndjekin Mua do të përballen me sprova të tmerrshme. Ata që do të arrijnë sukses në pozita të reja në fuqi, brënda të gjitha besimeve tuaja, do të udhëhiqen nga profeti i rremë dhe të gjithë do të shqiptojnë fjalët e tij dhe do të kopjojnë veprimet e tij. 

Mjerë ata që mbajnë anën e profetit të rremë sepse ai është antiteza e Gjon Pagëzorit dhe do të paraprij antikrishtin i cili do të sundoj mbi të gjithë ju.

Ju do të jeni të mbrojtur nga Unë, sepse së shpejti Unë do të jem gjithçka që keni për t’ju udhëzuar juve. Vetëm Unë mund të besohem për t’ju treguar të Vërtetën kur të përfshiheni nga herezitë, të cilat do t’ju paraqiten si forma e re e teologjisë s
ë Krishtere moderne. Sa dinak është Satani, sepse ai kurrë nuk do të trondisi – në të kundërt ai, përmes atyre që i shërbejnë atij – do t’ju tërheqi juve drejt një interpretimi të ri, të shtrëmbëruar dhe të kthyer përmbys të Fjalës Sime Më Të Shenjtë. 

Planet janë hartuar, nga trinia jo e shenjtë, ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë. Gjith
çka që e josh botën jo-besimtare, kur lakmia njerëzore dhe dëshira për ta shpërfillur mëkatin, do t’ju paraqitet besimtarëve përmes të gjitha Kishave të Krishtere. Kjo ditë është e shkruajtur në gur dhe do të jetë fyerja përfundimtare, e lejuar nga Hyji, përpara se Ai të më dërgoj Mua, Birin e Tij të vetëm, për t’i mbledhur të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Kur gënjeshtrat t’ju tregohen, ato do të duken të jenë një gjë e mirë. Stampa e përulësisë do të jetë e zakonshme tek të gjitha kishat tuaja, pasi ajo do të adoptohet prej atyre që do t’ju mashtrojnë. 

Çdo veçori, e shoqëruar me Mua – Dashuria Ime për të varfërin; Dashuria Ime për të dobëtin dhe të përulurin; mos-aprovimi Im për lakminë, vesin dhe joshjen, do të përdoren si pjesë e argumentave të bëra për t’ju detyruar të pranoni këtë doktrinë të re – këtë fe të re mbar
ë botërore, për të pregatitur botën për sundimin e antikrishtit. 

Pasi Jam një Zot i dashur, juve po ju jepen këto paralajmërime për t’ju shpëtuar. Më dëgjoni Mua tani. E gjitha që Unë kërkoj është një gjë. Qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala Ime e Shenjtë ju është dhënë, në Biblën e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Por armiqtë e Hyjit do ta shtrembërojnë kuptimin e saj. Kur kjo të ndodhi, refuzojini ata që ju thonë se Hyji do t’i aprovonte ndryshime të tilla. Asgjë nuk mund të jetë kaq e largët nga e Vërteta.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/15/the-plans-have-been-drawn-up-by-the-unholy-trinity-where-all-that-is-true-will-be-banished/

Sunday, 20 October 2013

Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit

E Dielë, 6 Tetor 2013, ora 23:20

Bija Ime fort e dashur, zëri i profetit të rremë oshëtin mbi gjithçka që është e shenjtë në Kishën Time. Megjithatë, fare pak do të thuhet mbi rëndësinë e mb
ështetjes së Mësimeve të Hyjit, Sakramenteve dhe Shpalljen e Të Vërtetës. Në të kundërt, ju do të shikoni devijime, të tilla si përkujdesje për të varfërit dhe të uriturit e botës, dhe kjo do të konsiderohet të jetë detyra juaj e parë si shërbëtor i Hyjit.

Si shërbëtor
ë dhe ndjekës të Hyjit në Kishë, besnikëria juaj e parë është ndaj të Vërtetës për çfarë Unë ju tregova. Të doni të varfërin dhe të uriturin si dhe t'i ndihmoni ata është një gjë e mirë, por Kisha Ime në Tokë ka një rol shumë më të madh, i cili më ishte betuar Mua. Kjo përfshin mësimin e të Vërtetës në gjithçka që Unë ju mësova dhe ju do ta kryeni këtë, nëse me të vërtetë më doni Mua.

Kisha ka një Mision për të mësuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Duke marrë një aspekt të Fjalës Sime, t
ë ndihmoni të varfërin është admiruese, por çorjentuese, pasi Mësimet e Mia e shprehin qartë se ju duhet të ndihmoni të varfërin në shpirt. Ndihmojini ata të kurojnë shpirtin e tyre, përpara se t’i ndihmoni ata të çlirohen nga pikëllimet e jetës. Nëse Unë ju jap një njeri të varfër dhe ju kërkoj ta ndihmoni atë, si do ta bëni këtë? Do t’i jepni atij rroba? Para për të ushqyer familjen e tij? Apo, do të donit që Unë të shpëtoja shpirtin e tij në fillim?

Së shpejti do t’ju thuhet të përqëndroni gjithë vëmëndjen tuaj tek të varfërit e botës. Do t’ju kërkojnë para – dhe kjo do të merret nga burime të ndryshme për të ndihmuar të varfërit, të papunët dhe të pastrehët e botës. Juve do t’ju thuhet se Unë, Jezu Krishti, gjithmonë i desha të varfërit. Problemi është ky. Unë kërkoj të varfërit në shpirt 
si fillim – për t’i çliruar ata nga jetët e tyre të humbura. Të varfërit në shpirt – ata që kanë fare pak ndjenjë shpirtërore për Hyjin – janë ata që Unë dëshiroj. Të bekuar janë ata që janë të varfër në këtë jetë, ku kanë fare pak për të treguar, por që më duan Mua, sepse këta njerëz nuk janë aspak të varfër. Njeriu i pasur, që nuk ka aspak dashuri për Mua, ka më shumë nevojë për Dashurinë Time, Mëshirën Time, Dhembshurinë Time, sesa ata që janë të detyruar të gjejnë ushqim, rroba dhe strehim. Se si ju më doni Mua dhe si më kërkoni Mua t’ju shpëtoj është çfarë ju duhet t'i kushtoni vëmëndje. Sakramentet do të jenë forca e shpëtimit për ata që janë të pasur dhe të varfër, por që nuk kanë aspak dashuri për Mua.

Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit nga udhëheqësit në Kishat e Mia kudo. Asgjë nuk do të thuhet për t’ju inkurajuar të pregatiteni për Ardhjen Time të Dytë, sepse ata nuk do të guxojn
ë t’ju pregatisin juve për këtë Ditë të Madhe. Ata më tepër do t’ju largonin vëmëndjen nga Unë duke ju kërkuar të kaloni më shumë kohë në nderim të veprave të profetit të rremë.

Shumë shpejt, statuja, relika, afishe, filxhanë dhe piktura të mëdha të bëra me porosi do të bëhen për profetin e rremë për t’u vendosur në Kishat ngado. Imazhi i tij, së bashku me antikrishtin, me kalimin e kohës, do të zbukurojnë shumë vënde publike, kisha, qëndra politike, si dhe në vëndet ku parlamentet e tyre do të duken ta mbështesin Kishën Katolike në një ‘dritë të re’. Kjo do të krijoj një formë të re të ungjillizimit të rremë, dhe për arsyen se ajo do t’i përshtatet shoqërisë moderne jobesimtare, ajo do të tërheqi admirues nga e gjithë bota.

As edhe një fjalë nuk do të pranoj rëndësinë e Sakramenteve të Shenjta, ashtu si i ishin dh
ënë botës apo për Hiret e rëndësishme, që ato dhurojnë. Në të kundërt, secila prej tyre do të shkurtohet – kuptime të tjera do t’ju shtohen, me qëllim që të tërheqin ata të cilët i mohojnë ato si të tilla. Kjo do të jetë me shpresën që paturpësia e shkatërrimit të Sakramenteve të Mia t’ju ofrohet sa më shumë njerëzve të jetë e mundur, për t’i larguar ata nga Hyji, me qëllim që armiqtë e Hyjit të mund të përfundojnë marrëveshjen e tyre me djallin.

Djalli do të mashtroj shumë prej atyre që i përkasin Kishës Sime në këtë periudhë në histori. Ai do ta bëj këtë në mënyrën më joshëse dhe bindëse dhe ai do t’i justifikoj gënjeshtrat kur shërbëtorët e tij të thonë se Unë do t’i aprovoja këto ndryshime të reja. Unë, Jezu Krishti, do të përmëndem gabimisht me qëllim që të fitohen shpirtrat. Mësimet e Mia do të shtrembërohen me qëllim që të shkatërrojnë Kishën Time dhe të vjedhin ata shpirtra më të afërt me Mua. Miliona vet
ë do të pranojnë gënjeshtrat, pa asnjë problem. Ju duhet të luteni për ata me shpresën se ata do ta kuptojnë, në kohë, se diçka nuk shkon.

Kur Unë i caktoj udhëheqësit dhe kur një shpirt i zgjedhur është caktuar për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë, brënda Kishës Sime në Tokë, e Vërteta është gjithmonë e drejtpërdrejtë, e qartë, e saktë dhe drejt e në temë. Kur ju të gënjeheni, përmes influencës së shpirtit të lig, ju do të b
ëheni të paqartë. Shprehjet nuk do të kenë kuptim. Të ashtu-quajtura përmirësime, të paraqitura nga armiqtë brënda Kishës Sime, do të thonë se e Vërteta nuk është ‘mjaft e mirë’.

Fjala Ime, Sakramentet e Mia, Mësimet e Mia nuk kanë nevojë për përmirësim, sepse ato erdh
ën nga Unë. Unë Jam Zot. Unë Jam I Përkryer. Fjala Ime qëndron përherë. Çdo njeri që e modifikon Fjalën Time Më Të Shenjtë është një armik i Hyjit. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe çdo njeri që e trajton Trupin Tim, Eukaristinë Më Të Shenjtë, pa respekt dhe thotë se ai i udhëheq njerëzit e Mi, dijeni se kjo është e pavërtetë. Unë kurrë nuk do t’i kërkoja një udhëheqësi në Kishën Time të ndryshonte Fjalën e Hyjit, duke futur kuptime të reja apo interpretime të reja. Kjo kurrë nuk mund të jetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/06/you-will-soon-be-told-to-use-your-faith-to-create-a-political-campaign-around-the-world-to-save-the-poor/

Tuesday, 13 August 2013

Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do t’i heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara

E Hënë, 5 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri nuk duhet të besoj se gjatë persekutimit, që shërbëtorët e Mi të dashur – të cilët mbeten besnikë ndaj Meje – do t'ju duhet të durojnë, se Kisha Ime mund të vdesi ndonjëherë. Sepse kjo është e pamundur. Kisha Ime – Trupi Im Mistik – ka Jetën e Përjetshme.

Kur armiqtë e Mi të ndryshojnë Sakramentet dhe të fusin relika të reja, kryqe të reja dhe praktika të reja – dhe pastaj të thonë se Kisha Ime mbetet ashtu si ka qënë gjithmonë – ata po gënjejnë. Kisha Ime kurrë nuk mund të ndryshoj.

Sa shumë debate do të bëhen, në çdo shtet, me qëllim që të shkatërrojnë Sakramentin e Martesës. Ata, armiqtë e Hyjit, duan që të Krishterët të pranojnë martesën mes çifteve me të njëjtin seks, por ata kurrë nuk duhet ta pranojnë atë, sepse ajo e fyen Atin Tim. Ajo nuk është e pranueshme në Sytë e Tij. Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do të heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin, sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara dhe tepër të frikshme. Ata do të thonë se ajo është e papërshtatshme.

Pastaj ata, pjesë pjesë, do të fusin versionet e reja të Mësimeve të Mia. Ju, të gjithë që besoni në Kishën Time, kurrë nuk duhet të më tradhëtoni Mua. Ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë zëvendësim për Sakramentet ashtu si Unë ja u dhashë ato. Unë Jam e Vërteta. Kisha Ime përfaqëson të Vërtetën. Por ju mund të deklaroni të jeni pjesë e Kishës Sime vetëm nëse ju i ruani të gjitha Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe pranoni se vdekja Ime në Kryq ishte Sakrifica më e madhe për të siguruar shpëtimin tuaj.

Gjithçka, që devijohet nga e Vërteta, nga frika se mos fyhen paganët, është shumë e rrezikshme. Kur ju mohoni Mësimet e Hyjit dhe ndiqni një Kishë tjetër të re, ju nuk do të mbeteni më pjesë e Kishës Sime në Tokë.

Nëse ju i kundërshtoni praktikat e reja pagane, të cilat do të futen nga profeti i rremë, ju do të konsideroheni një heretik. Pastaj ata do të përpiqen t’ju përjashtojnë, në Emrin Tim. Nëse ju qëndroni besnik ndaj Meje dhe refuzoni të merrni pjesë në këtë mashtrim djallëzor, ju do të mbeteni pjesë e Kishës Sime.

Zgjedhja mund të jetë e dhimbshme, kur të gjitha këto gjëra të ndodhin, por është shumë e thjeshtë. Ju ose jeni për Mua ose jeni kundër Meje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/05/when-they-change-the-sacrament-of-baptism-they-will-remove-all-promises-to-renounce-satan-for-they-will-declare-these-references-to-be-old-fashioned/

Sunday, 11 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti do t’ju kërkohet të ofroni një zëvendësues për Eukaristinë e Shenjtë, i cili nuk do të jetë Trupi i Birit tim.

E Premte, 2 Gusht 2013

Bija ime, unë qëndroj para Birit tim, në këtë kohë, dhe bie përmbys tek Këmbët e Tij me hidhërim të madh. Ashtu si unë duhej të dëshmoja Mundimin e Tij tek këmba e Kryqit të Tij, gjatë Kryqëzimit të Tij të tmerrshëm, unë tani duhet të duroj Dhimbjen e Tij edhe njëherë.

Kryqëzimi i Birit tim po ndodh përsëri ndërsa Trupi i Tij, Trupi i Tij Mistik, që është Kisha e Tij mbi Tokë, duhet të duroj një fshikullim nga të vetët e Tij. Ata, armiqtë nga brënda Kishës së Tij, do ta fshikullojnë Trupin e Tij, do ta copëtojnë Atë, do ta tallin Atë mizorisht dhe do ta shkatërrojnë Atë, përpara se ta hedhin Atë tutje. Kisha e Birit tim tani do të fshikullohet, gjatë asaj që do të jetë faza e parë e Kryqëzimit të Tij mbi Tokë në këto kohë.

Ata do ta marrin Trupin e Tij – përmes Eukaristisë së Shenjtë – dhe do ta fyejnë Atë ashtu si edhe do ta poshtërojnë Atë. Shumë shenja do të shihen për këtë, pasi çdo veprim i pasjellshëm dhe djallëzor do të kryhet, me qëllim që ta fyejnë Atë. Pasi ata të kenë shkatërruar Eukaristinë e Tij Më Të Shenjtë, ata do ta hedhin Atë tutje dhe shpejt do të jetë shumë e vështirë për ta marrë Atë. Ky është vetëm një nga shumë planet e kryera për të zhdukur Praninë e Birit tim në Meshën e Shenjtë.

Shumë do t’i shikojnë këto veprime të liga dhe do ta dinë se ato e fyejnë Birin tim. Shumë do të protestojnë, por zërat e tyre nuk do të dëgjohen. Priftërinjtë e gjorë, që do të vuajnë si rezultat i këtij shkatërrimi, ju duhet të më kërkoni mua, Nënën tuaj, t’ju ndihmoj të duroni dhimbje të tillë. Ju kurrë nuk duhet të ndërhyni në Eukaristinë e Shenjtë, sepse Ai është Ushqimi juaj i vetëm i Shpëtimit. Pa Atë, ju do të vuani. Ai gjithmonë duhet t’i ofrohet secilit prej fëmijve të Hyjit. Ju kurrë nuk duhet të pranoni që ndonjë lloj tjetër buke të jetë Ushqimi i Jetës.

Së shpejti do t’ju kërkohet të ofroni një zëvendësues për Eukaristinë e Shenjtë, i cili nuk do të jetë Trupi i Birit tim. Ju duhet të qëndroni të vërtetë ndaj Dhuratës së Eukaristisë së Shenjtë madje edhe kur t’ju thuhet se Ajo nuk është më e vlefshme – nuk është më e pranueshme në fenë e re mbarë botërore.

Nëna juaj në Krishtin
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/02/mother-of-salvation-soon-you-will-be-asked-to-give-out-a-substitute-for-the-holy-eucharist-which-will-not-be-the-body-of-my-son/

Sunday, 30 June 2013

E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për vuajtjet e shërbëtorëve të Mi të dashur e të gjorë, të cilët tani po fillojnë të shikojnë rrëmujën, që po ju tregohet nga brënda Kishës Sime.

Atyre, Unë ju them këtë. Qëndroni dhe bëni çfarë duhet të bëni për të më shërbyer Mua, nën çatinë e Kishës Sime. Qëndroni të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.

Mos pranoni shpjegime të reja dhe të ashtu-quajtura teologjike, se Kush Jam Unë; çfarë Unë bëra për njerëzimin apo se si Unë do të kthehem për të deklaruar të gjithë fëmijët e Hyjit, që e pranojnë Mëshirën Time. Besoni vetëm tek Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë juve përmes apostujve të Mi dhe në Biblën Më Të Shenjtë. Gjithçka që ndryshon nga Sakramentet e Shenjta apo çfarë ju është thënë rreth domosdoshmërisë së shpëtimit – mos e pranoni atë.

Unë Jam e Vërteta. Juve ju është dhënë e Vërteta. Vetëm e Vërteta mund t’i shpëtoj shpirtrat tuaj nga dënimi. E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë. Unë solemnisht i premtoj secilit prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë e të çmuar, Hire të jashtëzakonshme, për t’ju ruajtur përballë persekutimit, pasi besimi juaj do të vihet në provë deri në kufi, nëse e recitoni këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (110) Që priftërinjtë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë


O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, që të mund ta mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më të Shenjtë.

Më dhuro Hirin e duhur – të përgjërohem – për ta dëshmuar Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë.

Më mundëso që t’i bëj ballë presioneve për të promovuar të pavërteta, kur unë e di në zemrën time se ato të fyejnë Ty.

Më ndihmo të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën kur të vdes. Amen.


Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë kam edhe një fjalë tjetër paralajmëruese për t’ju dhënë juve.

Ju duhet ta mbroni Dhuratën e Rrëfimit dhe dijeni se vetëm ata që kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre dhe më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si çelësin drejt shpëtimit të tyre, do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/23/the-truth-will-free-you-lies-will-destroy-you/

Friday, 14 June 2013

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re e një bote

E Mërkurë, 5 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, më shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, më në fund, po i përgjigjen Thirrjes Sime, edhe pse duke e bërë këtë do të thotë një udhëtim shumë i vetmuar për ata.

Detyra e tyre është ndaj eprorëve të tyre, sepse Unë i kam dhënë Kishës Sime në Tokë autoritetin të deklaroj veten mbi të gjithë fëmijët e Hyjit. Ata, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve të dhëna atyre nga Kisha Ime, deri në ditën kur Sakramentet e Mia të ndryshojnë. Atëherë, detyra e tyre do të jetë ndaj Meje.

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë që nuk besojnë në profecitë e parath
ëna, ku Kisha Ime në Tokë do të shkatërrohet nga brënda, ju duhet të luteni, që Unë t’ju mbaj të fortë dhe besnikë ndaj Mësimeve të Mia, deri kur dita e errësirës do të zhduki gjithë Praninë Time në Tabernakullat e Shenjta nëpër botë. Sepse kur kjo të ndodhi, detyra juaj e vetme do të jetë ndaj Meje, Jezu Krishtit.

Mos i lini zemrat tuaja të shqetësohen, sepse kur ju shpallni vetëm të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe t’i administroni Sakramentet në mënyrën që ju ishte mësuar, ky do të jetë Hiri juaj i shpëtimit. Nëse, dhe kur, ju do të udhëzoheni të refuzoni të Vërtetën e Kishës Sime në Tokë, atëherë kjo do të jetë koha kur ju duhet të dalloni ndryshimin.

Kjo ditë nuk ka ardhur akoma, por kur t’ju kërkohet prej atyre në radhët më të larta të hiqni Eukaristinë e Shenjtë, ju do ta dini atëherë se ju ishte dhënë e Vërteta.

Kur t’ju kërkohet të pranoni disa doktrina, para se të vij ajo ditë, të cilat ju do ta dini në zemrat tuaja se kurrë nuk do të pranohen nga Unë, ju do të kuptoni realitetin e tmerrshëm të shkatërrimit, me të cilën Kisha do të përballet.

Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, ata që do të ngrihen për të Vërtetën kur të provojnë t'ju bëjnë të pranoni gënjeshtra pagane, ata që do të mbeten besnikë ndaj Meje. Ju do të vazhdoni të administroni Sakramentet e Pagëzimit, Kungimit të Shenjtë, Rrëfimit, Konfirmimit, Martesës dhe Bekimin e të sëmurëve.

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re e një bote. Do të jetë atëherë kur ju do të ndaheni në dy pjesë – ata që ndjekin të Vërtetën dhe ata që do të pranojnë ligjet, të cilat do të çojnë vetëm në një gjë – adhurimin e zotave të rremë dhe tolerimin e mëkatit.

Shumë prej jush nuk do të më nderojnë më Mua. Nëse ju nuk qëndroni besnikë ndaj Meje dhe e ushqeni grigjën Time me gënjeshtra, shumë do të jenë të humbur për Mua. Por, kur këto shpirtra ta kuptojnë se janë mashtruar, Unë do të tregoj Mëshirë të madhe. Megjithatë, ju që keni q
ënë pregatitur për të kuptuar Mësimet e Mia, për të nderuar Fjalën Time të Shenjtë dhe për të administruar Sakramentet Më Të Shenjta, do të më tradhëtoni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/05/the-rest-of-my-sacred-servants-will-sign-a-pledge-of-allegiance-to-the-new-one-world-religion/

Monday, 20 May 2013

Bota do të gëzoj, sepse së bashku me Kishën Time në Romë, edhe kombet Hebrenj do të goditen

E Premte, 17 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, Unë të zbuloj nga afër dhimbjen dhe pikëllimin Tim ndërsa Unë e përjetoj, edhe njëherë, agoninë që Unë e durova në Kopshtin e Ullinjve.

Atëherë dhimbja Ime, e krijuar nga i ligu, i cili më tregoi Mua vizionet e të ardhmes, ishte shkaktuar nga paganizmi që do ta përfshinte Tokën në kohën tuaj. Unë e dija atëherë, ashtu si mund të shihet tani, urrejtja në botë që ekziston për Mua, Jezu Krishtin.

Vuajtja Ime është keqësuar për faktin se njerëzimi akoma nuk e kupton plotësisht Sakrificën, që u krye nga Unë për shpirtrat e tyre. Kryqëzimi Im ishte për të shpëtuar çdo brez, përfshi edhe ata në botë sot. Dhimbja Ime është e madhe në këtë kohë dhe vuajtja Ime po shfaqet brënda teje, bija Ime, dhe shpirtrave të tjerë që vuajnë, me qëllim që Unë të mund të shpëtoj më të dëmtuarit mes jush.

Unë derdh lotë të hidhur dhe Zemra Ime po rënkon ndërsa mëkati po përhapet mes ligjeve në vëndet tuaja, të cilat do t’i shtyjnë shpirtrat e pafajshëm drejt tundimit. Jo vetëm që ata do ta ndjejnë se mëkati mund të justifikohet tani, sepse ligjet në vëndet e tyre i pranojn
ë ato, por gjithashtu ata do të akuzohen se thyejnë ligjet e vëndit të tyre nëse e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë.

Oh sa të mashtruar jeni ju. Sa larg keni ikur nga Unë. Sa shumë ju më fyeni Mua. Ata me përgjegjësinë për të shpallur Fjalën Time, më dëgjoni Mua tani. Detyra juaj është të ruani Fjalën Time të Shenjtë gjatë gjithë kohës. Betimi juaj është t’i bindeni Fjalës Sime dhe Mësimeve të Mia, ashtu si përmbaheshin në krijimin e Kishës Sime në Tokë. Kurrë mos devijoni nga e Vërteta. Pregatisni shpirtrat tuaj, sepse së shpejti ju do të detyroheni kundër vullnetit tuaj të më mohoni Mua përmes Sakramenteve. Ju duhet të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës për ndryshimet e mëdha, që shtrihen përpara.

Për gjithë njerëzimin, Unë ju bëj Thirrje t’i përgjigjeni Zërit Tim, Zërit të së Vërtetës, Zërit të Dashurisë, Zërit të Zotërisë suaj. Së shpejti, ju do të më shikoni Mua. Atëherë pëlhura do të fshihet nga sytë tuaj dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e qartë. Kur Dita e Mëshirës Sime të agoj, ju duhet ta dini se Ardhja Ime e Dytë do të vijoj shumë shpejt më pas. Dhe ndërsa Unë dëshiroj që të gjithë ju të ktheheni tek Unë, Unë qaj me hidhërim për shpirtrat që janë të humbur për Mua.

Unë duhet t’i paralajmëroj ata që përpiqen të më ndalojnë Mua, në shpëtimin e shpirtrave, se Unë do t’ju ndëshkoj, nëse ju vazhdoni ta kundërshtoni Fjalën e Hyjit. Unë nuk i referohem këtyre Mesazheve, edhe pse Unë Jam i trishtuar që ju nuk më dëgjoni Mua, por heqjen e Fjalës Sime të Shenjtë në vëndet tuaja.

Drita do ta luftoj errësirën. Drita e Hyjit ju mban gjallë. Errësira ju shkatërron. Drita Ime do të bëhet më e shndritshme, dhe më e shndritshme deri kur Eukaristia Ime e Shenjtë të hiqet. Pastaj ajo do të zbehet. Më pas Kisha Ime do të shëmbet dhe do të duket pa jetë. Bota do të gëzoj, sepse së bashku me Kishën Time në Romë, edhe kombet Hebrenj do të goditen. Ky do të jetë mashtrimi më i madh që bie mbi njerëzimin dhe ata që e pranojnë këtë formë të ndyrë të paganizmit do të zhduken në përmbytje. Dhe më pas, pasi flakët ta përfshijnë Tokën, do të dali Kisha Ime përsëri në formën e saj të plotë të lavdishme. Ky do të jetë fundi për mëkatarët që e refuzojnë Dorën Time, por fillimi i Jetës së Përjetshme për ata që më duan Mua.

Thursday, 2 May 2013

Një formë e re e Kryqit do të futet

E Martë, 30 Prill 2013

Bija Ime fort e dashur, Autoriteti Im kurrë nuk do të dobësohet, dhe si një dritë, që zbehet mes mjergullës së dëndur, por që gjithmonë do të jetë e dukshme, edhe pse mund të pakësohet veçse në një dritëz të dobët.

Kur bota të ndryshoj përsëri, ndërsa shpirti djall
ëzor krijon përçarje pas përçarje, do të jetë vetëm Drita e Hyjit e cila do t’ju ruaj. Prania Ime do të ndjehet nga ata që vijnë tek Unë për ndihmë, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sidomos kur të ndjeni se gjithçka është e pashpresë. Asgjë tjetër përveç se e Vërteta do t’ju ndihmoj të mbijetoni, kur mungesa e bamirësisë që është e dukshme në botë sot rritet, ndërsa zemrat e njerëzve kthehen në gurë.

E Vërteta përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ajo është ushqim me të cilën njeriu mund të jetoj tani dhe në të ardhmen. Shumë shpejt do të bëhet e pamundur të blihet një Bibël, pasi shumë kombe do të mbështesin ligjet e reja, sidomos në Evropë, të cilat do të ndalojnë të gjithë librat që deklarojnë Fjalën e Hyjit.

Letra po shkruhet tani për të udhëzuar të gjithë ata në shërbim të Kishës Katolike. Së shpejti, të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë do të informohen për ndryshimet, të cilat do t’ju thuhen se janë për të mirën e Kishës.

Rregullat e reja, të cilat do të shikojnë ndryshime të bëra tek lutjet gjatë Meshës së Shenjtë, do të duken të pafajshme. Shumë nuk do ta vënë re rëndësinë, por ajo do të ketë lidhje me Eukaristinë e Shenjtë dhe Praninë Time brënda Saj. Fjala ‘përkujtojmë’ do të përdoret dhe të gjitha kishat së shpejti do të zhvishen nga thesaret e tyre. Heqja e thesareve, përfshin Tabernakullat e arta – të cilat do të zëvendësohen me ato të bëra prej druri dhe guri – do të jetë një nga shenjat se ata jan
ë duke u bashkuar për Fenë e Botës së Re.

Kishat do të ndryshojnë brënda mureve të tyre dhe kjo përfshin shkatërrimin e altarëve. Mbajtësja e Eukaristisë së Shenjtë do të filloj të zhduket dhe ditët kur Buka Ime e Shenjtë të ekspozohet do të vijnë drejt fundit.

Hidhni përbuzje mbi Fjalën Time tani, dhe ju do të derdhni lotë kur këto vepra të sillen para jush. Së shpejti, pas jo shumë kohe, veshjet e mbajtura nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të ndryshojnë dhe një formë e re e Kryqit do të futet. Ligësia e re nuk do të bazohet mbi kryqin e thjeshtë. Në të kundërt, ai do të përmbaj, pa u vënë re, kokën e bishës.

Unë ju kërkoj të mblidhni Kryqet e Mia të shenjta tani dhe t’i mbani ato në shtëpitë tuaja, së bashku me Ujin e Bekuar. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të mbështesni të Vërtetën e asaj që ju kam treguar Unë. Pastaj Unë dua që ju të besoni tek Unë plotësisht. Kurrë mos besoni se Unë Jam duke ju lënë në mëshirën e të ligut. Unë do të qëndroj pranë jush gjatë gjithë kohës. Unë do të hedh bekime të veçanta mbi kokat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të dashur e besnikë për t’i mbajtur ata të ndërthurur me Zemrën Time të Shenjtë.

Mbajini zemrat tuaja pranë Meje dhe ndaj njëri tjetrit. Ngushëlloheni dhe forcojeni njëri tjetrin, sepse ju duhet ta doni njëri tjetrin, më shumë se kurrë, para dhe gjatë kohëve që vijnë. Unë Jam familja juaj. Ju jeni të Mitë. Ne do të mbetemi të bashkuar, deri në kohën kur trumpetat të bien dhe lajmërimi të bëhet se Unë Do të shfaq Veten, më në fund, në Ardhjen Time të Dytë. Pastaj ju do të ndjeni gëzimin dhe paqen që Unë ju kam premtuar. Pastaj të gjitha vuajtjet do të marrin fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/30/a-new-form-of-the-cross-will-be-introduced/

Friday, 19 April 2013

Fjala në përputhje me Hyjin do të zbërthehet ndërsa paganizmi përfshin Tokën

E Martë, 16 Prill 2013, ora 20:45

Bija Ime fort e dashur, ngjitja drejt Malit të Kalvarit që Kisha Ime në Tokë duhet të durojë ka filluar, ashtu si është parathënë. Të gjithë ata që flasin në Emrin Tim, që më duan Mua dhe që i nderojnë Mësimet e Mia, do t’ju duhet tani të përballen me këtë udhëtim të mundimshëm për të mbështetur Fjalën Time të Shenjtë.

Fjala në përputhje me Hyjin do të zbërthehet ndërsa paganizmi e përfshin Tokën. Të gjithë atyre që më ndjekin Mua, Unë ju them të ecin me kokën e mbajtur lart. Kurrë mos u lëkundni nga e Vërteta kur ata, përfshi familjen dhe miqtë tuaj, ju luten të largoheni nga Fjala Ime e Shenjtë, e cila ju është dhënë gjatë kohës Sime në Tokë. Ju nuk duhet ta dobësoni vendosmërinë tuaj për të qëndruar besnik ndaj Meje.

Disa prej jush do të jenë të fortë gjatë udhës së persekutimit. Të tjerët do të bien. Disa do të heqin dorë. Të tjerët do të vendosin të pranojnë gënjeshtrat e paraqitura si Doktrinë e Shenjtë dhe do të shkëputen nga Unë.

Unë do t’i mbaj mbi Supet e Mia të gjithë ata që besojnë tek Unë plotësisht. Unë do t’i dhuroj mbrojtje të gjithë atyre që janë mjaft të guximshëm të vazhdojnë të ofrojnë Meshën e Shenjtë në mënyrën me të cilën duhet të kryhet. Unë do t'i mbroj Sakramentet e paraqitura nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që refuzojnë të lëvizin apo të lënë Shërbimin Tim.

Ata që e lënë veten nën Kujdesin Tim nuk do të kenë asgjë për t’u shqetësuar. Atyre që ju është dhënë e Vërteta gjatë gjithë jetës së tyre, dhe refuzojnë Mësimet e Mia, në favor të gënjeshtrave, do të flaken tutje nga Unë. Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, sepse asnjë njeri të mos besoj se mund të përfshihet në një humnerë mashtrimi pa asnjë pendesë në shpirt dhe të mos vuaj pasojat.

Dashuria Ime do të jetë mjaft e fortë për t’i përqafuar ata që do të jenë të paqartë gjatë këtyre kohëve. Unë do të arrij tek të gjithë fëmijët e Hyjit që më kërkojnë Mua, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat e tyre. Në mes të rrëmujës, Unë do ta shfaq veten më në fund dhe Shpirti Im do të përfshij Tokën pikërisht atëherë kur njerëzit besojnë se nuk mund të durojnë më.

Dijeni se Unë Jam I Pari dhe I Fundit, asgjë nuk më mposht Mua, Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm dhe kur e ndjeni se ligësia e hedhur mbi botën nga armiqtë e Hyjit është e pakapërcyshme, Unë Jam këtu. Unë e lejoj këtë vuajtje, këtë persekutim final, sepse është arma finale kundër bishës. Pa atë, ai do të vidhte shpirtrat e shumicës së popullsisë së botës.

Kjo betejë për shpirtrat do të trondisi ata që me të vërtetë më njohin Mua sepse ligësia që ju duhet të dëshmoni do të shikohet tek njerëzit që ju besoni se janë të mirë. Satani nuk do të lër asnjë gur pa lëvizur dhe ai do të përdori çdo shpirt, sidomos ata që janë pranë Meje, me qëllim që të kthejnë shpinën ndaj Mësimeve të Mia. Ndërsa beteja do të egërsohet për një kohë, Unë, përmes këtij Misioni do të shpëtoj miliarda përmes kthimit n
ë besim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/16/the-word-according-to-god-will-be-pulled-apart-as-paganism-sweeps-the-earth/

Tuesday, 12 March 2013

Ai është dërguar për të përçarë Kishën Time dhe për ta copëtuar atë në pjesë të vogla

E Premte, 8 Mars 2013, ora 14:05

Bija Ime fort e dashur, Satani është tërbuar kundër Kishës Sime në tokë dhe infektimi i tij vazhdon të përhapet brënda mureve të saj.

Mashtruesi dinak, i cili rri me durim në pritje në prapaskenë, së shpjeti do të deklaroj sundimin e tij mbi shërbëtorët e Mi të shenjtë të pavetëdijshëm. Dhimbja që ai do të shkaktoj është tepër e rëndë për Mua për ta duruar, dhe prapë, sundimi i tij do të përfundoj me spastrimin final të ligësisë nga brënda bërthamës së Kishës Sime.

Ai me kujdes po e manipulon pozitën e tij dhe së shpejti paraqitja e tij pompoze do të duket mes oborreve të shkëlqyera. Krenaria, arroganca dhe vetë-kënaqësia e tij do të jenë të fshehura me kujdes nga bota si fillim. Nga jashtë, një psherëtimë lehtësimi do të dëgjohet kur trumpetat të lajmërojnë kohën e tij si kreu i Kishës Sime.

Trupi Im është Kisha Ime, por nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, tek i cili ai do t'i premtoj besnikërinë e tij, sepse ai nuk ka anjë dashuri për Mua. Besnikëria e tij është ndaj bishës dhe sa do të qeshi dhe do të tallet ai me shërbëtorët e Mi të shenjtë që do ta mbështesin atë.

Ai që guxon të ulet në Tempullin Tim, dhe që është i dërguar nga i ligu, nuk mund të flasi të vërtetën, sepse ai nuk vjen nga Unë. Ai është dërguar për të përçarë Kishën Time dhe për ta copëtuar atë në pjesë të vogla para se ta pështyjë atë nga goja e tij e neveritshme.

Trupi Im është Kisha Ime. Kisha Ime është akoma e gjallë por vetëm ata që flasin të Vërtetën dhe që i përmbahen Fjalës së Shenjtë të Hyjit mund të jenë pjesë e Kishës Sime në tokë. Tani që fyerja finale do të manifestohet kundër Meje, Jezu Krishtit, përmes Fronit të Pjetrit, ju më në fund do ta kuptoni të Vërtetën.

Libri i të Vërtetës, i parath
ënë Danielit, për kohët e fundit, nuk do të pranohet lehtë nga anëtarët e Kishës Sime, sepse përmbajtja e saj do t'i sëmuri shërbëtorët e Mi të dashur kur ta kuptojnë se Unë flas të Vërtetën.

Profeti i rremë – ai që paraqitet si lideri i Kishës Sime – është gati të veshi rrobat, të cilat nuk ishin bërë për atë.


Ai do ta dhunoj Eukaristinë Time të Shenjtë dhe do ta ndaj Kishën Time më dysh dhe pastaj prapë më dysh.

Ai do të bëj përpjekje për të hequr ata ndjekësit besnikë të Famulltarit Tim të Shenjtë të dashur Papë Benedikti XVI, i zgjedhur nga Unë.

Ai do të heqi të gjithë ata që janë besnik ndaj Mësimeve të Mia dhe do t'i hedhi ata tek ujqërit.

Veprimet e tij nuk do të bëhen menjëherë të dukshme, por shpejt shenjat do të shihen kur ai të filloj të kërkoj mbështetjen e liderave me influencë botërore dhe të atyre në vënde të larta.

Kur paturp
ësia të zërë rrënjë, ndryshimet do të jenë të papritura. Deklaratat prej tij për të krijuar një Kishë Katolike të bashkuar duke u lidhur me të gjitha besimet dhe fetë e tjera, do të vijojnë më pas.

Ai do të kryesoj fenë e re mbar
ë botërore dhe do të sundoj mbi fetë pagane. Ai do ta përkrahi ateizmin duke valvitur parrullën që ai do të thotë është vënë në ndjekje të ashtu-quajtura të drejta njerëzore. Të gjitha mëkatet, në Sytë e Hyjit, do të quhen të pranueshme nga kjo Kishë e re gjithë-përfshirëse.

Kushdo që guxon ta sfidoj atë do të ndiqet dhe ndëshkohet. Ata priftërinj, peshkopë dhe kardinalë që e kundërshtojnë atë do të përjashtohen dhe do t'ju hiqen titujt e tyre. Të tjerët do të ngacmohen dhe persekutohen ku shumë priftërinjë do t'ju duhet të fshihen.

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë që e njohin Zërin Tim tani, ju lutem të më dëgjoni Mua kur Unë mundohem t'ju arrij dhe t'ju jap ngushëllim. Unë kurrë nuk do t'ju kërkoja të refuzonit Kishën Time në tokë sepse isha Unë, Shpëtimtari juaj i dashur, që e krijoi atë. Unë ofrova Trupin Tim si Sakrifica e Gjallë për t'ju shpëtuar. Juve ju është dhënë përgjegjësia për të dëshmuar në emrin Tim për të shpëtuar shpirtrat e atyre që ju udhëzoni dhe drejtoni.

E gjitha që ju mund të bëni është të besoni tek Un
ë dhe të vazhdoni të më shërbeni Mua. Çfarë ju nuk duhet të bëni është të pranoni ndonjë doktrinë që ju paraqitet dhe që ju do ta kuptoni, në çast, se ajo nuk është në përputhje me Mësimet e Mia. Ju duhet të bëni atë që ju thotë zemra, por dijeni këtë.

Kjo periudhë do t'ju shkaktoj dhimbje të thellë dhe brenga e rëndë që do të përjetoni kur të shikoni se si Kisha Ime do të përdhoset, do t'ju bëj të qani. Por ju duhet t'i dalloni gënjeshtrat që do t'ju tregohen për çfarë ato janë - një fyerje ndaj vdekjes Sime në Kryq.

Ky shkatërrim mund të çoj në rënien e strukturës së Kishës Sime. Ndryshimet dhe adaptimet e ndërtesave së bashku me tempullin e ri të krijuar për kishën mbarë bot
ërore do të krijohen dhe vendosen në Romë.

Të jeni të bindur se, ashtu si Tempulli Im është dhunuar, edhe Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, do të hiqem dhe hidhem në hendek.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/08/he-has-been-sent-to-dismantle-my-church-and-tear-it-up-into-little-pieces/

Monday, 6 August 2012

Botës së shpejti do t’i paraqitet gënjeshtra më mashtruese, që është e pamundur që njerëzimi ta kuptojë në këtë fazë

E Premte, 20 Korrik 2012, në 17:46

Bija Ime fort e dashur, 3 vitet e gjysëm të mbetura në periudhën e Mundimit, fillojnë në Dhjetor 2012. 

Kjo është periudha kur antikrishti do të dalë në pah si një hero ushtarak.

Shpirti i tij i ka qenë dhënë Satanit, i cili e zotëron çdo pjesë të tij. 

Fuqia që ai do të zotërojë do të thotë, se me kohën ai, jo vetëm që do të shikohet si njeriu i paqes, por njerëzit do të mendojnë se ai jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit.

Ata gjithashtu, me kalimin e kohës, do të besojnë se antikrishti ka qenë dërguar për të lajmëruar Ardhjen e Dytë.

Kaq shumë shpirtra të shkretë kështu, do ta pranojnë vullnetarisht shenjën e tij, Shenjën e Bishës. Sepse ai është bisha në çdo drejtim, për shkak të mënyrës në të cilën Satani do ta paraqesë vetveten në trupin e tij. 

Ai do të kryejë mrekulli në qiell. Ai do të shërojë njerëz. 

Ai do të jetë kreu i Fesë së Re Botërore dhe ai, dhe Profeti i Rremë që do të drejtojë guaskën e Kishës Katolike në tokë, do të punojnë ngushtësisht për t’i mashtruar të gjithë fëmijët e Hyjit.

Botës së shpejti do t’i paraqitet gënjeshtra më mashtruese, që është e pamundur që njerëzimi ta kuptojë në këtë fazë. 

Për ata prej jush që ju jepet Libri i së Vërtetës, këto mesazhe të Mia të Shenjta për ta paralajmëruar njerëzimin për këto gjëra, dijeni këtë. 

Kaq të sofistikuara do të jenë planet e tyre, saqë shumë do të gënjehen prej paraqitjes së jashtme dashamirëse e njerëzore të planit të tyre djallëzor që ata do t’i paraqesin botës. 

Antikrishti dhe Profeti i Rremë, midis tyre, pothuajse e kanë përfunduar planifikimin e sundimit të tyre të lig dhe gjëja e parë që ata do të sjellin do të jetë përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Antikrishti do të jetë personi kryesor që vepron në prapaskenë. Pastaj ai do të shfaqet dhe do të duket të krijojë një plan paqeje. 

Do të jetë atëherë kur bota do të bjerë nën magjepsjen e tij.

Ndërkohë, Profeti i Rremë do të marrë pushtetin brenda Kishës Katolike.

Shumë shpejt ajo do të përpihet brenda një Feje të Re Botërore, një front për adhurimin e satanit. Adhurimi i vetvetes do të jetë qëllimi themelor i kësaj neverie, si dhe futja e ligjeve, të cilat do të çojnë në dy gjëra. 

Abrogimin e sakramenteve dhe abrogimin e mëkatit.

Sakramentet do të jenë me të vërtetë të vlefshme vetëm nga ata priftërinj dhe Klerikë të tjerë të Krishterë që mbeten besnikë ndaj Meje. Ata do t'i ofrojnë këto Sakramente në kisha të veçanta strehimi. 

Abrogimi i mëkatit do të kryhet përmes futjes së ligjeve të cilat do të duket sikur e përkrahin tolerancën. 

Ato përfshijnë abortin, vetëvrasjen e asistuar (eutanazinë) dhe martesat midis të njëjtit seks. Kishat do të detyrohen që t’i lejojnë martesat midis të njëjtit seks dhe priftërinjtë do të detyrohen që t'i bekojnë ato përpara Syve të Mi. 

Gjatë kësaj kohe ata do të vazhdojnë të thonë versionin e tyre vetjak të Meshës së Shenjtë. Ofrimi i tyre i Eukaristisë së Shenjtë, kur ata do ta përdhosin Bukën, do të kryhet në kishat Katolike.

Prania Ime jo vetëm që do të mungojë në Mesha të tilla, por do të mungojë në çdo kishë ku ata më çnderojnë Mua. 

Të gjitha këto çështje do të jenë shumë të frikshme për ndjekësit e Mi. Ju nuk do të jeni më në gjendje që të përfitoni nga Sakramentet, përveçse nga priftërinjtë në Kishën Time të Mbetur në tokë. 

Kjo është edhe përse Unë ju jap Dhurata tani, si ajo e Indulgjencës Plenare, për faljen e mëkateve tuaja. Ajo nuk është dhënë për të zëvendësuar Sakramentin e Rrëfimit për Katolikët. 

Ajo do të jetë një mënyrë me anë të së cilës ju mund të qëndroni në gjendjen e hirit të Zotit. 

Edhe pse miliarda njerëz do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, këto profeci prapë do të ndodhin. Por shumë prej tyre mund të zbuten përmes lutjeve për ta pakësuar vuajtjen dhe persekutimin.

Ju, ndjekësit e Mi, mbajeni mend se jeni të mbrojtur në çdo kohë prej Vulës së Hyjit të Gjallë

Ju duhet ta përhapni Vulën dhe t'ua jepni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.

Ju lutem ta kuptoni se Unë jua them këto gjëra për t'ju përgatitur që ju të mund të parandaloni sa më shumë shpirtra të jetë e mundur nga marrja e Shenjës së Bishës.

Satani do të përdorë fuqinë e zaptimit mbi ato shpirtra që e marrin Shenjën dhe do të jetë shumë e vështirë për t'i shpëtuar ata. 

Ju do të udhëzoheni në çdo hap të udhës, ndjekësit e Mi, përmes këtij misioni. Ju nuk duhet ta lejoni frikën të hyjë në zemrat tuaja, sepse Unë do t'ju mbush me kurajon, forcën, qëndrueshmërinë dhe konfidencën për t’u ngritur me kokat e mbajtura lart ndërsa ju marshoni në Ushtrinë Time. 

Kujtoni se Satani nuk mund ta fitojë këtë betejë sepse është e pamundur. 

Vetëm ata me Vulën e Hyjit të Gjallë dhe ata që mbeten besnikë dhe të palëkundur ndaj Hyjit mund të fitojnë. 

Jezusi juaj