Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Paralajmerimi - Dhurate e Zotit. Show all posts
Showing posts with label Paralajmerimi - Dhurate e Zotit. Show all posts

Sunday, 1 July 2018

Pakti me Satanin është pothuajse në mbarim dhe dy ngjarje duhet të ndodhin së shpejti

E Enjte, 26 Korrik 2012, në 23:55

Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz nuk e kuptojnë n
ë të vërtetë misterin e Ardhjes Sime të Dytë.

Ardhja Ime e Dytë është përmbushja e një Besëlidhjeje të Re.

Ajo do të jetë krijimi i Parajsës së përkryer e cila ishte krijuar me dashuri për Adamin dhe Evën nga Ati Im i Dashur. Në atë kohë të gjitha gjërat mbi tokë ishin në harmoni të përkryer dhe sipas Vullnetit të Hyjit.

Koha që nga Kryqëzimi Im në tokë ka qenë e dhimbshme për njerëzimin për shkak të mbretërisë së Satanit që ka sunduar tokën gjatë kësaj periudhe.

Pakti me Satanin është pothuajse në mbarim dhe dy ngjarje duhet të ndodhin së shpejti.

Shëlbimi i racës njerëzore do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Që andej e tutje njerëzit, përfshirë edhe ata që janë të paditur ndaj ekzistencës së Hyjit, do ta përqafojnë të Vërtetën.

Të tjerët që do t’i përgjigjen më ngadalë kësaj mrekullie të madhe, kur prova do t’iu tregohet, do të konvertohen me kohën. Ata gjithashtu do të kërkojnë falje për jetët e tyre mëkatare.

Pastaj vjen faza finale, shenjtërimi – pastrimi final me qëllim që i gjithë njerëzimi të jetë i denjë për të hyrë në Parajsën e përkryer.

Kjo është Parajsa e banuar në fillim nga Adami dhe Eva. Do të jetë vetëm atëherë që Vullneti Hyjnor i Atit Tim, ku të gjithë njerëzit do ta duan dhe respektojnë Vullnetin e Atit Tim, do të kryhet përfundimisht.

Përpara se e gjithë kjo të ndodhë do të ketë shumë kundërshtime ndaj plotësimit përfundimtar të Vullnetit të Atit Tim.

Fëmijët e Hyjit do të tërhiqen në çdo drejtim. Edhe pse Shpirti i Shenjtë do të derdhet mbi mbarë botën gjatë Paralajmërimit, çdo përpjekje do të bëhet nga Satani për ta ndaluar këtë rrëfim global.

Ai dhe ndjekësit e tij të ligj, po përgatiten gjithashtu për Paralajmërimin. Qëllimi i tyre është që ta bindin secilin se ai nuk ka ndodhur.

Sa shumë njerëz do ta kenë të vështirë për ta pranuar haptas dashurinë e Hyjit dhe ekzistencën e Parajsës së Re për sa kohë që Satani ecën në tokë.

Liria do të vijë vetëm kur ai të jetë dëbuar.

Për fat të keq, ata që do të dështojnë për ta parë të Vërtetën, dhe që do të refuzojnë me kokëfortësi që ta pranojnë Hyjin, nuk do ta shohin kurrë Parajsën.

Ju lutem të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës për ta pranuar Vullnetin Hyjnor të Atit Tim.

Lutja e Kryqëzatës (69) Lutje drejtuar Hyjit Atë për të pranuar Vullnetin e Tij Hyjnor

Hyji Atë i Gjithëpushtetshëm, 
unë e pranoj Vullnetin Tënd Hyjnor.
Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë.
Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre.
Kurrë mos na lër të heqim dorë nga lufta për Trashëgiminë tonë në Parajsë.
Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.
Unë të kërkoj Ty, Atë i dashur, që ta pastrosh tokën me Mëshirën Tënde dhe të na mbulosh ne me Shpirtin Tënd të Shenjtë.
Na udhëhiq për të formuar Ushtrinë Tënde Më të Shenjtë, të mbushur me fuqinë për ta dëbuar bishën përgjithmonë. Amen.

Shkoni në paqe.

Thursday, 12 October 2017

Shkencëtarët do ta mohojnë publikisht se kjo Mrekulli ka ndodhur

E Premte, 13 Janar 2012, në 21:35

Bija Ime tejet e dashur, Mëshira Ime Hyjnore më në fund do të njihet dhe kuptohet përfundimisht. 
Rrezet e Mia të Mëshirës, të cilat do të fillojnë me qiellin e skuqur, do ta vërshojnë Tokën për të shpëtuar njerëzimin.

As edhe një njeri nuk do të përjashtohet. Presidentë, mbretër, mbretëresha, princa, njerëz të varfër, njerëz të famshëm, lypës, hajdutë, vrasës, ateistë dhe besimtarët në Hyjin Atë dhe në Mua, Birin e Tij të dashur, do të preken të gjithë nga Dhurata Ime.

Arrogantët do të bien të përulur kur ata të shohin mëkatet e tyre të rënda, ashtu si ato duken para syve të Mi.

Të ligjtë do ta shikojnë Dritën e Ekzistencës Sime Hyjnore dhe do t’iu duhet të bëjnë një zgjedhje. Ata ose do të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën Time, ose do të më godasin Mua me shput në Fytyrë. Sido që të jetë, të gjithë fëmijët e Hyjit do të shohin Rrezet e Mëshirës Sime dhe do ta kenë të vështirë për ta shpërfillur këtë Mrekulli.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve për t’u lutur që Mëshira Ime të mirëpritet dhe të pranohet, ashtu si një njeri i uritur që e rrëmben bukën e jetës. Pa këtë bukë, ai do të vdesë.

Ka vetëm dy rrugë. Ejani me Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, ose ndeshuni me zjarret e Ferrit.

Unë jam përherë i Mëshirshëm, por do të ketë fare pak kohë që ju të tregoni pendesë pas Paralajmërimit.

Shumë shkencëtarë dhe ata në ushtrinë e Satanit, do të përdoren për të mohuar publikisht që kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur. Lutuni për ta, me qëllim që ky mashtrim të mos i joshë ata shpirtra të vakët që mund të tundohen për të më kthyer Mua shpinën, akoma edhe një herë.

Përgatituni, fëmijë. Mbajeni mend se kjo ndërhyrje nga Qielli është e vetmja mënyrë me të cilën Unë mund të shpëtoj shumicën e njerëzimit.

Po të mos e hidhja Unë Mëshirën Time mbi mbarë botën, shumë pak shpirtra mund të hynin në Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Unë ju dua të gjithëve dhe ju mirëpres brenda Gjirit të Dashurisë dhe Mëshirës Sime.

Mos kini frikë, shpirtrat tuaj do të mbushen me Shpirtin Tim të Shenjtë. Për besimtarët, kjo do t’ju bëjë edhe më të fortë në dashurinë tuaj për Mua dhe pastaj ju do të bashkoheni në Ushtrinë Time për t’i konvertuar ata që kanë nevojë për më tepër kohë për t’u kthyer tek Unë.

Shpëtimtari juaj dhe Mbreti i Mëshirës
Jezu Krishti

Nëna e Shpëtimit: Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti

E Premte, 13 Janar 2012, në 20:15

Fëmija im, paqja do të mbretërojë mbi Tokë së shpejti. 
Do të ketë trazira dhe konflikte, por kjo është e nevojshme për ta çrrënjosur ligësinë përfundimtare mbi Tokë.

Dora e Atit Tim do të bjerë rrëmbimthi mbi ata që e shpërfillin Mëshirën e Birit Tim. Ai nuk do ta tolerojë mosbindjen e tyre një herë e mirë që e Vërteta t’iu jetë zbuluar atyre.

Atyre që ia kthejnë shpinën Birit Tim, pas Paralajmërimit, do t’iu jepet një periudhë e caktuar kohe për të treguar pendesë për mëkatet e tyre, por, kjo nuk do të zgjasë shumë. Lutuni për këta shpirtra, kokëfortësia e të cilëve do të jetë rrëzimi i tyre. 

Fëmija im, ndryshimet tashmë janë në udhë e sipër dhe shumë do të ndodhin shpejt. Shikoni nga qielli, fëmijë, për shenjat e para të Mëshirës së Birit tim. Për ata me zemra të përulura dhe të penduara, mos kini frikë sepse kjo është koha që ju e keni pritur.

Ata shpirtra që nuk e njohin ekzistencën e Birit Tim, do të jenë të çuditur dhe të trishtuar kur e Vërteta t’ju tregohet atyre më në fund.

Ata shpirtra të torturuar që ia kanë premtuar besnikërinë e tyre të ligut, do të mbërthehen nga pikëllimi, ndërsa të tjerë do të fshihen nga e Vërteta, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të durojnë Dritën.

Lutuni që gjithë këta shpirtra, përmes lutjeve të të tjerëve, t’ia arrijnë dhe të shpengohen në Sytë e Birit tim të Shtrenjtë.

Kthimi në besim do të evitoj ndëshkimin dhe do t’i dobësojë planet e liga të nëndheshme të antikrishtit për të shkatërruar njerëzimin.

Lutuni që beteja ndërmjet Qiellit dhe të ligut të rezultojë në atë që të gjithë fëmijët e Hyjit të mund të shpëtohen dhe të kursehen nga zjarret e Ferrit.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Trëndafilave
Nëna e Shpëtimit

Lutuni për shpirtrat në mëkat mortor, që mund të mos e fitojnë mundësinë për të kërkuar shpengim

E Enjte, 12 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime tejet e dashur, nevojitet që të gjithë të luten me gjithë zemrën e tyre tani, për shpirtrat që mund të mos i mbijetojnë tronditjes kur ata të dëshmojnë Paralajmërimin dhe Mëshirën Time të Madhe.

Disa prej këtyre shpirtrave të gjorë në mëkat mortor mund të mos e fitojnë mundësinë për të kërkuar shpengim, prandaj ju lutem bëni të sigurt që lutjet tuaja të ofrohen për shpirtra të tillë.

Kërkohet urgjentisht lutje për këta shpirtra në errësirë. Kaq të zhytur janë ata në ligësinë e tyre për të shkatërruar njerëzimin, përmes kontrollit monetar dhe kontrolleve të tjera, saqë ata do ta shohin Paralajmërimin të jetë një tronditje e tmerrshme.

Unë kam nevojë për ata, që t’iu jepet mundësia për t’u penduar por shumë do të më rezistojnë Mua. Ju lutem të luteni për këta shpirtra të torturuar.

Përfundimisht Unë do të doja t’ju kërkoja të gjithë ndjekësve të Mi që ta recitojnë Mëshirën Hyjnore në çdo rast pasi koha po afron tani për Paralajmërimin Tim të Madh.

Të gjithë atyre besimtarëve që refuzojnë të pranojnë se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i tyre që po iu flet përmes këtyre Mesazheve, më dëgjoni Mua tani.

Mos u bëni si ata shpirtra të gjorë, që jetonin në kohën e Noehit, kur ai merrte tallje.

Hapini mendjet tuaja dhe jepeni me bujari kohën tuaj në lutje. Kjo është gjithçka që Unë kërkoj nga ju në këtë kohë. Ju, fëmijët e Mi, do të derdhni lot keqardhjeje kur ta kuptoni gabimin tuaj. Dhe po, Unë do t’ju fal edhe pse më keni lënduar Mua thellë.
Fyerjet tuaja më lëndojnë Mua.

Talljet tuaja janë si një thikë që më tejshpon Mua sepse ju mendoni se më njihni Mua, por, ju nuk më njihni.

Mendjet tuaja janë të mbyllura ndaj zërit Tim të Vërtetë, i cili është si një thirrje në shkretëtirë.

Të lartësuarit tuaj më fyen Mua.

Ju duhet ta pranoni se udha tani po planifikohet për Ardhjen Time të Dytë.

Ju mund të mos më dëgjoni Mua tani, ndërsa Unë ju bëj thirrje që të luteni për shpirtrat që do të jenë të humbur nga Unë. Por, ju do të dëgjoni kur kjo t’ju provohet, pas kësaj Ngjarjeje të Madhe.

Sepse atëherë Unë do t’ju pres që të më ndiqni Mua dhe të formoni pjesën e mbetur të Kishës Sime. Do të jetë atëherë që ne të gjithë do të bashkohemi për të mbledhur copat e mbetura, ndërsa ne të ecim drejt Parajsës Sime të Re.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Tuesday, 26 September 2017

Paralajmërimi i Madh – Një Dhuratë Mëshire

E Hënë, 22 Nëntor 2010, në 02:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam kaq i kënaqur me mënyrën që ti i ndjek Fjalët e Mia me besim dhe bindje të plotë. Dashuria Ime për ty është e fortë. Po kështu është edhe dashuria jote për Mua. Ti tani më ndjen Mua shumë pranë zemrës tënde. Ti je një me Mua, tani, bija Ime. Unë, dhe Ati Im i Përjetshëm, ashtu si dhe Shpirti i Shenjtë – Trinia e Shenjtë, gëzojmë me përgjigjen tënde ndaj kësaj thirrjeje shumë të rëndësishme. Ne, dhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët ecim me ty, çdo ditë, për të të mbrojtur në këtë Punë më të Shenjtë.

Merr zemër dhe vazhdo ta mbash Dorën Time. Më lejo Mua të të udhëheq në fjalët e tua për t’i dhënë njerëzimit një mundësi për ta kuptuar më në fund të Vërtetën përpara Paralajmërimit të Madh. Ky Paralajmërim i Madh, prej Mëshirës dhe Dashurisë, si një Dhuratë e fundit ndaj fëmijëve të Mi, do të ndodhë së shpejti. Secilit prej fëmijëve të Mi do t’i tregohet jeta e tyre, mëkatet e tyre, keqbërjet e tyre dhe çdo fyerje për të cilat ata ishin përgjegjës kundrejt vëllezërve dhe motrave të tyre, e gjitha kjo gjatë një përvoje mistike. As edhe një burrë, grua apo fëmijë në këtë Tokë nuk do të përjashtohet.

Disa do të tronditen dhe trishtohen thellësisht nga mëkatet në jetën e tyre dhe menjëherë do të kthehen tek Unë, Gjykatësi i tyre i Drejtë, dhe do të shpengohen. Ata, prej dashurisë dhe trishtimit, do të kërkojnë Mëshirë.

Të tjerët do të jenë kaq të neveritur dhe të tronditur nga mënyra në të cilën mëkatet e tyre do t’ju zbulohen, saqë ata do të bien të vdekur përpara se të kenë mundësinë për të kërkuar falje.

Dhe pastaj do të jenë ata që ndjekin mashtruesin. Ata, në terrorin e tyre, kur të shikojnë mëkatet e liga në të kaluarën që t’iu shfaqen para tyre, do t’ia mbathin. Ata do të përpiqen të fshihen, por nuk kanë ku të shkojnë. Duke u luhatur, ata ose do të pranojnë çfarë shikojnë dhe të kërkojnë falje aty për aty, ose do të largohen dhe të përpëliten me turp dhe të tmerruar, por nuk do të kërkojnë Mëshirë.

Pastaj do të jetë mëkatari përfundimtar. Kur mëkatet t’i tregohen atij, gjithçka që ai do të bëjë është të argumentojë dhe të mohojë se ai i ka kryer këto ofendime të rënda kundër Urdhërimeve të Hyjit. Ai thjesht do ta mohojë të Vërtetën dhe do të kthehet drejt errësirës së Ferrit të përjetshëm.

Askujt nuk do t’i refuzohet Mëshira Ime

Përse fëmijët e Mi nuk duan ta kuptojnë këtë? Nëse ata pendohen me të vërtetë dhe dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë me Mua në Tokën e Re, ku Qielli dhe Toka do të bëhen një, përse ata nuk kërkojnë falje? Askujt nuk do t’i refuzohet Mëshira Ime e Drejtë nëse ata tregojnë keqardhje. Megjithatë, kaq të mbërthyer në ndjekjen e qëllimeve të tyre vetjake, ata nuk arrijnë t’i kuptojnë pasojat.

Zgjohuni tani, të gjithë ju. Pranoni ndryshimet që keni për të dëshmuar përmes veprave të liga të njerëzimit, shenjat që kanë qenë parathënë dhe që do të para-prijnë kthimin Tim në Tokë.

Më lejoni Mua që t’ju udhëheq për në Parajsë

Përmes kësaj profeteje dhe Librit të së Vërtetës, Unë ju bëj thirrje, edhe një herë, prej Dashurisë Sime të çmuar për të gjithë ju, kthehuni tek Unë, tani, përpara se koha të mbarojë. Më lejoni Mua që t’ju mbaj në Krahët e Mi. Le të vërshojë Dashuria Ime në mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Hapini zemrat dhe më lejoni Mua që t’ju udhëheq për në Parajsën Time, në Tokë, ku ju do të gëzoni jetë të përjetshme. Përse do të dëshironit të zgjidhnit udhën tjetër të dënimit drejt askundit, kur e Vërteta iu është treguar?

Zemra Ime rënkon me shqetësim dhe trishtim kur Unë mendoj për fëmijët e Mi që thjeshtë refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e premtimit Tim. Unë them, edhe një herë, kthehuni tek Unë, tani, dhe flisni me Mua. Më kërkoni Mua që të kthehem në zemrën tuaj. Unë do ta bëj Veten që të përshtatet brenda shpirtit tuaj. Unë ju jap këtë premtim, madje edhe për ata shpirtrat më të ngurtë. Vetëm një fjalë është ajo që ju duhet të thoni. 

Më kërkoni Mua t’ju tregoj Praninë Time duke thënë:

“Jezus, unë ndihem i humbur. Çele zemrën time që ta pranojë Dashurinë Tënde dhe më trego të Vërtetën, që unë të mund të shpëtohem.”

Fjalët e Mia të Paralajmërimit nuk janë një kërcënim. Kjo ngjarje ka qenë njohur që nga vdekja Ime në Kryq. Përse mendoni se nuk mund të ndodhë? E Vërteta qëndron në Shkrimin e Shenjtë, që të gjithë ta kuptojnë. Unë do të veproj si Shpëtimtari juaj, deri në minutën e fundit, përpara se Unë të vij, si Gjykatës i Drejtë, që Unë të mund t’i udhëheq përfundimisht fëmijët e Mi tek familja Ime e dashurisë, gëzimit dhe lumturisë së madhe, ku të gjithë do të jetojnë në harmoni në përjetësi.

Satani dhe ndjekësit e tij do të zhyten në errësirë përgjithmonë. Familja Ime do të dëshmojë gëzimin dhe Qiej Hyjnorë, për të cilët asnjë njeri, po të provonte vetëm një shijim të asaj që premtohet, nuk do t’ia kthente shpinën kësaj lumturie të pastër në Mbretërinë e Atit Tim.

Lutuni, lutuni për falje dhe që të hyni në Mbretërinë e Atit Tim me lavdi ku ju, dhe të dashurit tuaj, do të mirëpriteni në Dritën e Dashurisë së Pastër.

Unë do të luftoj që t’ju fitoj të gjithë përsëri

Unë vdiqa për të gjithë ju dhe Unë do të luftoj për t’ju fituar të gjithë përsëri tek Unë, pavarësisht nga errësira e të ligut në botë, deri në momentin më të fundit.

Ju lutem, më lejoni Mua edhe një herë t’ju tregoj se sa shumë ju dua. Merreni Dorën Time tani, vendoseni kokën tuaj mbi Supin Tim dhe shpirti juaj i butë do të ndizet flakë me një dashuri që ju e keni harruar.

Shpëtimtari juaj i dashur

Paralajmërimi drejtuar Njerëzimit për të kuptuar të Vërtetën

E Martë, 7 Dhjetor 2010, në 03:15

Po, bija Ime e dashur, Unë Jam kthyer. Shkruaje këtë. Ti, bija Ime, pasi më ktheve Mua shpinën, duke e mohuar të Vërtetën, do të më ndihmosh Mua tani ta kthej popullin Tim në Dritë, në Dritën e së Vërtetës.

Asnjë njeriu nuk do t’i mohohet mundësia, nga Unë, për të parë të Vërtetën e Hyjit. Atyre do t’iu tregohet Mëshirë me anë të Dhuratës së provës që do t’iu jepet atyre se Unë Ekzistoj. Atyre do t’iu jepet kjo Dhuratë kur, gjatë Paralajmërimit, ata më në fund do ta njohin të Vërtetën. Për fat të keq, jo të gjithë do të kthehen, madje dhe në atë fazë, drejt Meje apo Mbretërisë së Përjetshme të Atit Tim.

Bija Ime, Unë nuk kam komunikuar me ty për disa ditë. Kjo ishte e qëllimshme. Koha që t’u dha ty ishte për të lejuar ty që të përvetësoje, me kujdes, përmbajtjen e Mesazheve të Mia.

Ti do ta dish tani se këto Mesazhe vijnë nga Unë dhe të gjitha ato trajtojnë çështje shumë të rëndësishme. Unë mendoj se ti tani mund ta dallosh të Vërtetën e Mësimeve të Mia, nga ajo e imagjinatës tënde. Bija Ime, ti mund ta shikosh, tani, lëndimin dhe dëshpërimin që Unë ndjej kur ti e dëshmon, pothuajse përditë, shqetësimin që Unë, dhe Ati Im i Përjetshëm, ndjejmë ndaj sjelljes së kësaj bote të trishtuar, të zbrazët dhe mosbesuese.

Jo vetëm që mosbesuesit të shkaktojnë ty dhimbje, por përmes dhuratave dhe hireve që Unë të kam dhënë ty, ti shikon gjithashtu çorientimin që ekziston, madje dhe në mendjet e ndjekësve të Mi. Edhe ata gjithashtu nuk binden lehtë nga e Vërteta, kur ajo i jepet atyre si një Dhuratë e Dashurisë nga Unë, përmes profetëve të Mi.

Sa udhë e gjatë e me dredha është kjo për fëmijët e Mi, kur përpiqen drejt të Vërtetës dhe premtimeve që Unë iu kam dhënë atyre. Duke i vështruar fëmijët e Mi, çdo ditë, personalisht, në rrugë, në TV, në media dhe mes fqinjëve të tu, ti i sheh ata përmes Syve të Mi tani. Çfarë shikon – harresë të plotë ndaj botës shpirtërore dhe një mungesë e qëllimit të vërtetë në jetët e tyre, një ndjenjë e pashpresë, pavarësisht nga bukuritë e kënaqësive të botës.

Fëmijët e Mi nuk e kuptojnë tani, por ata po kalojnë përmes një pastrimi. Ky pastrim, ku ata po përjetojnë një ndjenjë therëse të zbrazëtisë, për shkak të mungesës së të mirave materiale, ka qenë lejuar nga Unë. 

Megjithatë e gjithë kjo është shkaktuar nga lakmia e njerëzimit. Duke iu lejuar njerëzve të drejtën ndaj vullnetit të tyre të lirë, atëherë ata, shkaktarët djallëzorë të rënies së sistemit bankar në mbarë botën, do të vazhdojnë me mashtrimin e tyre dinak.

Unë kam lejuar që populli Im, viktimat e pafajshme, ta kalojnë këtë pastrim. Është shumë e rëndësishme që ata ta kalojnë, sepse vështirësitë që ata durojnë do të ndihmojnë në pastrimin e shpirtrave të tyre.

Shumë shpejt, ndërsa të mirat materiale bëhen më të pakta dhe më të vështira për t’u arritur, ata do ta shikojnë jetën në një mënyrë më të thellë. Thjeshtësia do të ndihmojë t’ia hapë sytë ndaj të Vërtetës, të Vërtetës se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme. Pa këtë pastrim, kur fëmijët e Mi janë të lejuar që të vuajnë për hir të shpirtrave të tyre, ata nuk mund dhe nuk do të afrohen më pranë Zemrës Sime.

Të zhveshur nga të mirat materiale, për të cilat ata mbanin një përkushtim aq idhujtar në të kaluarën, ata do të kthehen tek e Vërteta. Me qartësi ata do ta shohin dashurinë në shpirtrat e njëri-tjetrit. Gjithashtu ata shumë shpejt do ta shohin ligësinë, në gjithë lavdinë e saj të shëmtuar, ndër ata që ndjekin joshjen e vetë-kënaqësisë dhe lakmisë. Ata tani do t’i shohin këta njerëz, të cilëve iu jepet besim nëpër media, sikur të ishin ata që duhen ndjekur dhe admiruar, në të njëjtën mënyrë me të cilën Unë i shoh ata. Dhe ajo është, me dëshpërim dhe trishtim të plotë.

Shko, tani, bija Ime dhe kuptoje detyrën tënde me sy të qartë. Ti tani e njeh të Vërtetën. Ti nuk ke më dyshim. Përhape të Vërtetën e shpëtimit, sa më shpejtë të jetë e mundur, për t’iu ofruar njerëzve mundësinë e Shpengimit, përpara Paralajmërimit të Madh.

Shpëtimtari yt i dashur

Thursday, 30 June 2016

Çdo lloj Mëshire do t’iu tregohet atyre që nuk e duan Atin Tim

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 15:00

Bija Ime më e dashur, fëmijët e Mi ngado do të zgjohen nga një përgjumje e thellë, boshe së shpejti. Kur ata të zgjohen ndaj Paralajmërimit, shumë do të jenë të tmerruar. Atyre që do të jenë të frikësuar Unë kam këtë për t’iu thënë.

Të jeni mirënjohës që ju po zgjoheni nga errësira.

Gëzohuni që po ju tregohet Drita Ime e Mëshirës. Nëse ju e shihni këtë të dhimbshme, atëherë Unë ju lutem që ta duroni këtë pastrim me përulësi. Sepse pa këtë pastrim ju nuk do të keni jetën e përjetshme, e cila është e drejta juaj.

Lutuni tek Unë për t’ju ndihmuar gjatë këtyre çasteve të vështira dhe Unë do t’ju ngre dhe do t’ju jap forcën që ju duhet.

Refuzojeni Dorën Time të Mëshirës dhe juve do t’ju jepet vetëm një periudhë shumë e shkurtër për t’u penduar.

Çdo lloj Mëshire do t’iu tregohet atyre prej jush që nuk e duan Atin Tim. Por dijeni se durimit të Tij po i vjen fundi.

Do të ketë një Vepër të madhe të Mëshirës Sime që do të tregohet. Do të varet nga ju që të bëheni të përulur dhe të lypni Mëshirë. Ju nuk mund të detyroheni për ta bërë këtë.

Lutuni që nëse ju nuk mund ta duroni këtë pastrim, atëherë të tjerët të luten për shpirtin tuaj.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, kurrë mos e refuzoni Dorën Time të Shpëtimit. Sepse pa Mua, ju nuk jeni asgjë. Mos prisni për ta thirrur Dashurinë Time kur do të jetë tepër vonë për t’ju ndihmuar.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Friday, 27 May 2016

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse këtu

E Hënë, 5 Dhjetor 2011, në 15:15

Bija Ime më e dashur, përgatitjet për Paralajmërimin Tim për ta përgatitur njerëzimin kanë përfunduar.

Unë dua të falënderoj ndjekësit e Mi të shtrenjtë të cilët, përmes dashurisë së tyre për Mua, kanë ndihmuar në shpëtimin e sa miliona shpirtrave.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse përmbi botë. Megjithatë, sa shumë nuk janë akoma të përgatitur, por Mëshira Ime do t’i mbrojë ata.

Ardhja Ime do të jetë një Ngjarje e Lavdishme dhe burra, gra dhe fëmijë do të bien në gjunjë me gëzim, të mrekulluar dhe me dashuri në zemrat e tyre, për Mua Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Shumë do të përjetojnë lehtësim të plotë, sepse njeriu nuk mund ta duronte torturën, që po ushtrohet mbi të nga Satani dhe nga milionat e engjëjve të tij të errët, të cilët janë fshehur në çdo cep të botës dhe që po shkaktojnë dhimbje të tmerrshme.

Ata, djajtë e Satanit, kaq të shpërfillur nga shumë prej fëmijëve të Mi sepse ata thjeshtë nuk e besojnë se ata ekzistojnë, po shkaktojnë pakënaqësi dëshpëruese në botë.

Ata krijojnë urrejtje mes njerëzve, zili, xhelozi dhe një dëshirë për të vrarë. Atyre nuk iu ka mbetur shumë kohë, fëmijë, sepse Unë, Shpëtimtari juaj, do të kthehem së shpejti ashtu siç premtova.

Lutuni, të gjithë ju, për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat në botë, që edhe ata gjithashtu të jenë gati për Parajsën e Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Monday, 9 May 2016

Unë nuk zbuloj data

E Diel, 27 Nëntor 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, ti duhet të qëndrosh e qetë dhe e përmbajtur dhe vendose gjithë besimin tënd tek Unë.

Koha për Paralajmërimin është pothuajse afër dhe ti duhet të jesh e duruar. Lutu, bija Ime, që i gjithë njerëzimi të mund të shpëtohet përmes Dhuratës Sime.

Të lutem mos mendo data me hamendje, sepse Unë ta kam thënë shumë herë që Unë nuk zbuloj data.

Ato nuk janë për t’u ditur prej jush. Ki durim. Koha për Paralajmërimin do të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Vendose gjithë besimin tënd tek Unë dhe lëre çdo gjë në Duart e Mia.

Jezusi juaj i dashur

Sunday, 24 April 2016

Dy hajdutët në Kryq

E Enjte, 10 Nëntor 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, kur Unë isha duke vdekur në Kryq, dy hajdutë ishin pranë, edhe ata duke u kryqëzuar në të njëjtën kohë.

Njëri më kërkoi Mua që t’ia falja mëkatet e tij dhe shpëtoi. Tjetri nuk e bëri. Në të kundërt, ai bëri vesh shurdhët. Kokëfortësia dhe refuzimi i tij për ta kërkuar Mëshirën Time treguan se ai nuk mund të shpëtohej.

E njëjta gjë do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Disa nga fëmijët e Mi do t’i njohin mëkatet e tyre dhe do ta pranojnë se më kanë fyer Mua. Ata, me gjithë përulësi, do ta pranojnë pendesën e tyre dhe do të shpëtohen. Ata do të hyjnë në Parajsën e Re në Epokën e Paqes që po vjen.

Pastaj do të jenë ata që nuk do t’i pranojnë mëkatet e tyre për çfarë ato janë, një neveri në Sytë e Hyjit Atit të Përjetshëm.

Unë do t’iu jap këtyre shpirtrave plot kohë që të pendohen, e tillë është thellësia e Mëshirës Sime. Lutuni që ata të kërkojnë shpengim me qëllim që edhe ata të mund të shpëtohen. Unë dua që gjithë fëmijët e Mi ta pushtojnë Dhuratën Time madhështore të Mëshirës. Unë dua që të gjithë ju të hyni në portat e Parajsës së Re.

Lutuni që shpirtrat e ngurtë të zbuten dhe ta pranojnë Dorën Time. Lutuni që ata të mësojnë se si të bëhen të përulur në Sytë e Mi.

Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit

Shumë do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit si një Pendesë

E Mërkurë, 9 Nëntor 2011, në 15:32

Dëgjojeni thirrjen Time urgjente, fëmijë, për ta dedikuar veten tuaj tek Zemra e Papërlyer e Nënës Sime të dashur, në këtë kohë.

Ajo, Ndërmjetësja e të Gjitha hireve, është caktuar për t’ju sjellë tek Zemra Ime e Shenjtë për ta shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi që i pret ata nëse nuk ia arrijnë ta shkëpusin veten nga veprat e Satanit. 

Është urgjente tani që të gjithë ju të luteni fort për shpëtimin e shpirtrave. Të gjithë shpirtrat do të vijnë përpara Meje dhe për shumë do të jetë e vështirë. Shumë do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit, por do të jetë e vetmja udhë e tyre drejt shpëtimit të përjetshëm. Shumë më mirë që ta kuptojnë se si është ajo ndërsa janë gjallë në këtë Tokë, se sa ta përjetojnë atë pas vdekjes. 

Kur ata ta durojnë këtë pendesë, këta shpirtra do të jenë të pastër dhe të denjë për të hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. 

Vetëm shpirtrat e pastër do të jenë në gjendje të hyjnë. Mua më duhet t’ju kërkoj që ta pranoni këtë Dhuratë dhe të përballeni me të me forcën e mendjes, trupit dhe shpirtit. Por njiheni dhe dallojeni atë për çfarë ajo është, një udhë drejt jetës së përjetshme, një mundësi për të kuptuar Mëshirën Time Hyjnore.

Është koha që t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani. Kur ju ta keni kërkuar shpengimin për mëkatet tuaja përpara Paralajmërimit, ju duhet të luteni për të tjerët. Atyre do t’iu duhet që të jenë të fortë.

Lusni Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë të vetme që tani e tutje, të gjithë ju. Ajo do të ndihmojë për të shpëtuar ata shpirtra të gjorë që mund të vdesin nga tronditja, gjatë kësaj ngjarjeje të mbinatyrshme. Kjo tani do t’i paraqitet botës së shpejti.

Kurrë mos humbisni shpresë, fëmijë. 

Më besoni Mua kur Unë ju them se Unë ju dua. Unë jua sjell këtë Dhuratë prej kësaj Dashurie.

Shpëtimtari juaj i dashur

Sunday, 27 March 2016

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global

E Premte, 21 Tetor 2011, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, shkruaje këtë. Ju tani po kaloni vuajtje intensive për të shpëtuar ata shpirtra të errësirës që më refuzojnë Mua dhe Atin Tim. 

Kaq të mbyllur dhe të ngurtë janë ata shpirtra sa do të jetë vetëm përmes lutjeve të të tjerëve dhe vuajtjes së shpirtrave viktimë që ata mund të shpëtohen, sepse ata do të refuzojnë që të kërkojnë shpengim. Kokëfortësia e tyre nuk do t’i lërë ata të ndjejnë mjaft pendesë për t’i rrëfyer mëkatet e tyre dhe për të lypur falje. 

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global. 

Do të jetë koha kur çdokush do të pritet që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre, ose të përballet me refuzimin. Kaq shumë shpirtra në errësirë do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata do të largohen nga Unë. Ti, bija Ime, së bashku me të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm mund të ndihmoni në shpëtimin e shpirtrave të tyre nga dënimi i përjetshëm. 

Unë kurrë nuk do t’i detyroja fëmijët e Mi që të vuajnë në Emrin Tim. Por për ata që ma ofrojnë Mua, si një dhuratë, ndihmën e tyre përmes vuajtjes, Unë mund të shpengoj shumë prej njerëzimit. 

Vuajtja shkaktohet prej sulmeve të Satanit, kur ai i torturon shpirtrat të cilët janë të afërt me Mua dhe ata që janë caktuar nga Unë për të drejtuar një Mision të shenjtë për kthimin e shpirtrave. Dijeni se kur këto sulme të vijnë, ju jeni të bashkuar me Mua. Ju atëherë do të më njihni Mua fort mirë. Ju do ta dini se si Unë ndjehem – Gëzimin Tim, Trishtimin Tim, Hidhërimin Tim, Dhimbjen Time dhe tmerrin kur Unë e humbas një shpirt tek Satani. 

Mos u shqetësoni. Që tani, miliona shpirtra janë shpëtuar tashmë përmes këtyre Mesazheve. 

Lutjet e ushtrisë Sime të përkushtuar janë tashmë duke shmangur shkatërrime globale dhe largimin e Zëdhënësit Tim të Shenjtë nga Vatikani. Bindja e tyre në recitimin e Kurorëzës Sime të Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra pikërisht tani. 

Bija Ime, bëj të sigurt që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptojnë se Unë iu flas të gjitha feve dhe besimeve përmes këtyre Mesazheve. Unë nuk e përjashtoj asnjërin, sepse ata janë të gjithë fëmijët e Hyjit. Ka vetëm një Hyj dhe ai është Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti. 

Ejani së bashku me Mua, fëmijë, dhe le të punojmë si një trup i vetëm për të shpëtuar shpirtrat e Mi në mbarë botën, me shpejtësi. Vetëm me anë të lutjes ju mund të më ndihmoni Mua ta shpëtoj botën. 

Jezusi juaj
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit 

Monday, 14 March 2016

Hyji Atë – Kushtojini tani vëmendje thirrjes Sime finale për njerëzimin

E Diel, 9 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime, tregoji botës për dashurinë që Unë kam për të gjitha krijesat e Mia ngado. Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur Jezu Krishtit.

Gjithçka është përgatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam autorizuar për t’ju ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë.

Dashuria Ime për ju do të thotë se ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet e tij për ta shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar në Sytë e Mi do të thotë se njeriu mundet ta mësojë edhe një herë të Vërtetën e Ekzistencës Sime.

Fëmijët e Mi, ju lutem përkuluni tani dhe kërkoni Mëshirë për familjen dhe të dashurit tuaj. Nëse ata nuk janë në gjendjen e hirit, ata do ta kenë të vështirë ParalajmëriminJu duhet t’i informoni ata për nevojën e të medituarit mbi të Vërtetën.

Koha është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse mbi ju. Me të marrë fund, ju do të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.

Pas njëfarë kohe nëse njeriu nuk ia kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i shkatërroj ato vende, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur Dora Ime të bjerë si ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë askund.

Durimit Tim po i vjen fundi ndërsa Unë tani planifikoj që t’i bashkoj të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në zjarret e Ferrit.

I kushtoni tani vëmendje kësaj thirrjeje finale për njerëzimin. Kjo është koha që ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj Dashurisë Sime, sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’iu tregohet, do të më refuzojnë Mua edhe një herë dhe do të më kthejnë shpinën.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti

Friday, 4 March 2016

Unë nuk do t’ju braktis kurrë, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke Ardhur

E Hënë, 3 Tetor 2011, në 12:30

Bija Ime fort e dashur, Unë flas me ty sot për rëndësinë që të kuptohet se çfarë është Paralajmërimi dhe për të larguar çdo paqartësi rreth tij. Shumë njerëz janë të frikësuar dhe besojnë se ajo është Dita e Gjykimit. Por ajo nuk është. Kjo do të jetë një ditë e Mëshirës së Lavdishme Hyjnore, e cila do të përfshijë mbarë botën. Rrezet e Mia të Mëshirës do të derdhen mbi çdo shpirt të vetëm – burrë, grua dhe fëmijë. Asnjëri nuk do të përjashtohet. Asnjëri.


Ky është kthimi Im për t’ju shpëtuar përsëri. 

A nuk e dinit ju se Unë gjithmonë do të isha i Mëshirshëm? Se Unë kurrë nuk do të prisja deri në Gjykimin Final derisa ta provoja edhe njëherë tjetër për t’ju shpëtuar të gjithëve?

Ky është Pastrimi/Purifikimi për të cilin Unë kam folur. Në ditët që çojnë në këtë Ngjarje të Madhe bota ka duruar një Pastrim për dy vitet e fundit. Unë e lejova njerëzimin të pësonte humbje dhe të fitonte përulësi përmes rënies globale të tregjeve financiare, edhe pse Unë nuk e shkaktova atë. Ajo u organizua nga grupet globale në vendet me pushtet, duke përfshirë korridoret e qeverive në mbarë botën, prej lakmisë së tyre të ligë. Por për arsye të kësaj vuajtjeje, me miliona njerëz do të jenë gati tani ta dëgjojnë Fjalën Time dhe ta pranojnë Mëshirën Time. Përndryshe ata nuk do të kishin qenë gati. 

Nuk keni pse të keni frikë nëse më doni Mua dhe jetoni sipas Urdhërimeve të dhëna botës nga Moisiu sipas udhëzimeve të Atit Tim të Përjetshëm.

Priteni ardhjen Time me shpresën e dashurisë dhe gëzimit dhe të jeni mirënjohës që po jetoni në botë sot për të marrë Dhuratën Time të madhe të shpëtimit. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke ardhur. Është sepse Unë ju Dua ju kaq shumë që Unë e bëj këtë. Është ngaqë Unë dëshirova t’ju përgatis dhe t’ju sjell më pranë Zemrës Sime që Unë ia dhashë botës Mesazhet e Mia përmes bijës Sime të dashur.

Këto Mesazhe kanë për të vazhduar përtej Paralajmërimit për t’ju dhënë sa më shumë udhëzim të jetë e mundur në Mësimet e Mia. Fjala Ime, e përmbajtur në këto Volume, të cilave Unë iu referohem si Libri i së Vërtetës, do të krijojë një ushtri të re të krishterë, e cila do ta mbrojë Emrin Tim derisa Epoka e Re e Paqes të fillojë.

Të jeni të gëzuar tani, fëmijët e Mi. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj, sepse kjo do të jetë e para herë që ju do të vini para Meje ballë për ballë. Ky do të jetë, për ndjekësit e Mi, një moment dashurie të madhe, paqeje dhe lumturie. Ngrihuni tani dhe qëndroni të fortë. Sepse ju jeni të privilegjuar dhe për këtë ju duhet t’i ofroni lavdërime Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, i Cili e ka lejuar këtë të ndodhë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/03/i-will-never-desert-you-children-that-is-why-i-am-coming/

Tuesday, 1 March 2016

Shpirtrat e ngurtë nuk do ta kenë Paralajmërimin të lehtë

E Premte, 30 Shtator 2011, në 21:15 

Bija Ime fort e dashur, detyra Ime për t’i kthyer shpirtrat rritet tani në intensitetin e vet.

Ju lutem që të paralajmëroni sa më shumë njerëz të mundeni për t’i përgatitur shpirtrat e tyre përpara Paralajmërimit.

Informoni të gjithë ata priftërinj, murgesha, peshkopë dhe grupe të tjera, të cilët besojnë në Atin Tim të Përjetshëm, që ta dëgjojnë Fjalën Time. Kaq shumë nga fëmijët e Mi janë në errësirë të tillë saqë Drita e Lavdisë Sime Hyjnore do t’i lëndojë shpirtrat e tyre. Ata do të ndjejnë dhimbje të vërtetë sepse nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë kësaj Vepre Madhështore të Mëshirës Sime.

Disa njerëz buzëqeshin me dëfrim ndaj këtyre Mesazheve të Shenjta. Kjo më bën Mua të trishtuar. Jo sepse ata nuk e besojnë se Unë u flas atyre në këtë mënyrë, por sepse ata nuk dëshirojnë të besojnë tek Unë. Për të gjithë ju që jeni të shqetësuar për të dashurit tuaj, ju lutem të luteni që pastrimi me të cilin ata do të përballen gjatë Paralajmërimit t’i sjelli ata, përfundimisht, në Zemrën Time.

Unë kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi tani ta mbrojnë veten nga Satani. Ata duhet ta spërkasin çdo cep të shtëpisë së tyre me Ujë të Bekuar, të mbajnë një 
Kryq te Shën Benediktit dhe të mbajnë Rruzaren pranë. 

Lutjuni gjithashtu
Shën Mikaelit Krye-engjëll. 

Satani dhe ushtria e tij e ndjekësve do të bëjnë gjithçka për t’ju bindur se nuk jam Unë Ai që po flet. Satani dhe djajtë e tij do të fillojnë t’ju mundojnë dhe të vendosin dyshime të tmerrshme në mendjet tuaja. Ju, fëmijët e Mi, mund ta ndaloni atë duke ndjekur udhëzimet e Mia. Për fat të keq, ai do t’i kthejë mendjet e shpirtrave të dobët në refuzim të plotë ndaj Meje.

Shpirtrat e ngurtë nuk do ta kenë Paralajmërimin të lehtë. Ata do të debatojnë rreth mënyrës se si ata më kanë fyer Mua. Madje edhe zjarret përcëlluese të Ferrit, që ata do të përjetojnë gjatë Paralajmërimit, nuk do t’i fshijnë të gjitha dyshimet ndaj Ekzistencës Sime.

Shumë do të përhapin gënjeshtra rreth Paralajmërimit pasi të ndodhë. Ata, pa-fetë, të cilët janë skllevër të Satanit do të krijojnë një gënjeshtër, të cilën ata do ta përhapin ngado. Argumente shkencore do të paraqiten për ta shpjeguar Ngjarjen. Ata nuk duan ta dëgjojnë të Vërtetën. Për ata duhet lutur. Kaq fort e ka mbërthyer botën kapja e Satanit, saqë Emri Im nuk do të shqiptohet në publik. Diskutimi i Ekzistencës Sime mbi Tokë shihet të jetë një temë e sikletshme bisede.

Emri Im sot përdoret kryesisht përmes përdorimit të gjuhës së paedukatë, apo më keq, nga rrëshqitja e gojës kur mallkoni. Por më dëgjoni Mua tani. Emri Im do të dëgjohet dhe pranohet edhe një herë pas Paralajmërimit, nga ata që do të kthehen në besim. Pastaj Emri Im do të përdoret kur ata, fëmijët e Mi, do të luten tek Unë.

Jezusi juaj i dashur

Monday, 29 February 2016

Pasojat e Paralajmërimit

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Paralajmërimi sa vjen e afrohet të lutem t’iu kërkosh ndjekësve të Mi të dashur që të luten dhe të gëzojnë me mirënjohje, për Mëshirën e madhe që Ati Im i Përjetshëm ia ka dhuruar njerëzimit.

Do të jetë prej kësaj Vepre të Lavdishme të Dashurisë së Pastër që më shumë prej njerëzimit do të mund të shpëtohet, për ta shijuar Epokën e Paqes mbi Tokë. Të jeni mirënjohës që ju po jetoni në këto kohë, sepse miliona prej jush do të shpëtohen, të cilët përndryshe nuk do të kishin hyrë kurrë në Portat e Parajsës.

Përgatitjet kanë përfunduar. Përgatisni shtëpitë tuaja me qirinj të bekuar dhe me një rezervë uji dhe ushqimesh që të mund të zgjasin për dy javë. Pasojat do të jenë të vështira por ju nuk duhet të frikësoheni. 

Në të kundërt lehtësohuni, sepse vuajtja duhet të ofrohet si falënderim për jetën e përjetshme, e cila tani po iu sigurohet shpirtrave të Mi të shtrenjtë që e përqafojnë këtë Dhuratë të madhe.

Qëndroni në paqe. Kini besim tek Unë, sepse ta mbani mend, Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe iu ofroj atyre shpirtrave besnikë mbrojtje në çdo moment. Unë eci me ju. Unë ju udhëheq. Unë ju mbaj për dore me Dashuri të butë. Ju jeni të Mitë dhe Unë kurrë nuk do t’ju lë që të largoheni nga Zemra Ime e Shenjtë. Ju, ndjekësit e Mi, jeni të rrethuar me hiret që ju nevojiten për t’i mbijetuar Paralajmërimit.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/29/aftermath-of-the-warning/