Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Agjërimi. Show all posts
Showing posts with label Agjërimi. Show all posts

Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari kërkon ditë lutjeje dhe agjërimi për t’u përgatitur për Paralajmërimin

E Hënë, 30 Janar 2012, në 13:00

Ky Mesazh ishte mar
ë nga Maria e Mëshirës Hyjnore, pas dy të shfaqurash të veçanta të Virgjërës Mari – njëra, që ndodhi në mesnatën e 29 Janarit dhe e dyta të Hënën më 30 Janar 2012, në 13:00, gjatë të cilës Nëna Virgjër u shfaq shumë e trishtuar gjatë gjithë kohës.

Fëmija im, ndërsa Biri im vjen tani për ta mbuluar mbarë botën me Rrezet e Tij të Mëshirës, është me Zemër të rënduar që unë duhet të të them se shumë njerëz do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Lutu, lutu, lutu për shpirtrat e tyre.

Ti, fëmija im duhet t’iu kërkosh të gjithë ndjekësve të këtyre Mesazheve Hyjnore që ta caktojnë ditën e nesërme, të Martën 31 Janar 2012 si një ditë të veçantë lutjeje. Në këtë ditë, ju duhet të recitoni Rruzaren Më të Shenjtë dhe Lutjen e Mëshirës Hyjnore.

Kur të jetë e mundur, çdonjëri duhet të përpiqet dhe të agjërojë gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë më shumë shpirtra, sidomos ata në makat mortor në kohën e vdekjes, mund të shpëtohen prej Mëshirës së Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Unë derdh lot trishtimi për këta njerëz të gjorë që nuk e kanë fare idenë se sa shumë dhimbje dhe mundim i shkaktojnë mëkatet e tyre Birit tim.

Gëzimi për Dhuratën, që Biri im tani i sjell botës, është i përzier me trishtimin për ata që nuk do mund të shpëtohen, sipas vetë zgjedhjes së tyre. Gënjeshtrat, që do të dalin dhe përhapen në mbarë botën, nga shpirtrat e errët, pasi të ndodhë Paralajmërimi, duhet të ndalohen përmes lutjeve tuaja.

Lutuni që askush të mos e mohojë Mëshirën Hyjnore të Birit tim gjatë ose pas Paralajmërimit. 

Sepse çdo shpirt i humbur ndaj të tilla gënjeshtrave, është një shpirt që do të mbërthehet nga i ligu. Përhapeni kthimin në besim ngado, fëmijë. Pranojeni se unë jam Bashkë-Shpenguesja dhe Ndërmjetësja, duke punuar afër me Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, për t'i shpëtuar të gjithë shpirtrat nga shkatërrimi i përjetshëm.

Dashuria ime për ju, fëmijë, është shumë e fortë. Unë lyp Mëshirë për secilin shpirt, çdo sekondë të ditës, duke iu lutur Atit Tim për mëshirë.

Por, fëmijë, ju duhet të ndihmoni duke u bashkuar me mua në lutje dhe sakrifica për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit të hyjnë në portat e Parajsës së Re.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

Tuesday, 3 November 2015

Përballimi i Vështirësive Financiare

E Enjte, 26 Maj 2011, në 13:00

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime që ti tani të fillosh të agjërosh, të paktën një ditë në javë. Sepse duke e bërë këtë, ti do të më japësh Mua shumë kënaqësi. Kjo sakrificë do ta forcojë pastërtinë e shpirtit tënd dhe do të sjellë më pranë Zemrës Sime Më të Shenjtë.

Fëmijët e Mi në botë hasin shumë sfida në këto kohë, sfida, me të cilat ata kurrë nuk iu është dashur të merreshin më parë. Sfida më e madhe tani është për të përballuar mënyrën se si paraja po pakësohet. Kjo është shumë e frikshme për shumë që kanë nevojë për këtë, për të mbajtur shtëpitë e tyre dhe për të ushqyer familjet e tyre. Vështirësia e dytë është mungesa e ndonjë drejtimi të qartë shpirtëror në jetën e tyre, që, deri tani, ka qenë parë si i rëndësishëm.

Nëse i humbisni të ardhurat tuaja ju do të humbisni aspiratat tuaja për të mirat materiale luksoze. Sepse çfarë vlere ka një makinë luksoze kur ju nuk mund ta ushqeni familjen tuaj? Çfarë vlere ka një fustan i bukur kur ju nuk mund të rrini ngrohtë në një shtëpi që ju nuk mund të përballoni ta ngrohni siç duhet? Është vetëm kur fëmijët e Mi e gjejnë veten pa tepricat me të cilat kishin qenë mësuar, që ata e kuptojnë realitetin në të cilin ata tani janë zhytur.

Sot nevojat tuaja bazike duhet të jenë prioriteti juaj 

Pas kësaj, ju duhet të pyesni veten: Çfarë është e rëndësishme tani? Pasi ju të jeni ushqyer dhe veshur çfarë më pas? Të qenit superior nuk është më e rëndësishme kur ju përpiqeni të mbijetoni me elementet bazë. Zilia për pasurinë dhe statusin e fqinjit tuaj nuk ka më rëndësi. Do të jetë vetëm tani që ju do të kërkoni ngushëllimin shpirtëror që ju ka munguar për kaq kohë në jetën tuaj.

Në përpjekjet tuaja për të gjetur ngushëllimin e mendjes, kthehuni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Mos u tundoni të kërkoni shërim nga shëruesit shpirtëror nëse ata nuk më përfaqësojnë Mua. Mos kërkoni lehtësim artificial nga stimulues për ta lehtësuar dhimbjen dhe dëshpërimin tuaj. E vetmja mënyrë që do t’ju çlirojë nga shqetësimi dhe ankthi është kur ju ktheheni tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj.

Unë Jam tani duke pritur. Më kërkoni Mua që t’ju ndihmoj dhe Unë do t’ju pajis me nevojat tuaja bazë. Unë gjithmonë do t’ju jap atë çfarë ju dëshironi. Por ju duhet të më kërkoni Mua në fillim. Kurrë mos i mbani shqetësimet tuaja për vete. Ndajini ato me Mua. 

Mi dorëzoni Mua të gjitha shqetësimet tuaja. Unë do të përgjigjem menjëherë; sepse kjo do të më mbushë Mua me gëzim kur ju të besoni tek Unë plotësisht.

Unë ju dua të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i devotshëm
Jezu Krishti
Mbreti i Mëshirës dhe i Dhembshurisë

Monday, 26 October 2015

Rëndësia e agjërimit dhe e vet-mohimit

E Hënë, 16 Maj 2011, në 11:30

Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se pa Mua ju nuk jeni asgjë. Është përmes hireve të Mia që ju merrni jetë në Mbretërinë e Atit Tim. Pa Praninë Time në jetën tuaj ajo do të jetë e shkretë dhe pa asnjë kuptim të vërtetë. Oh sa dëshiroj Unë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptonin jetën që Unë mund t’u sjell atyre, sidomos përmes Sakramentit të Eukaristisë së Shenjtë. Sepse është vetëm kur ju më merrni Mua në shpirtrat tuaj të dobët përmes Bukës dhe Verës Hyjnore që ju me të vërtetë do ta ndjeni Dashurinë Time. Kjo Dashuri do t’ju forcojë, jo vetëm në shpirt, por edhe në mendje. Prania Ime do t’ju ngrejë lart
ë për t’ju bërë ndjekës të Mi të vërtetë.

Një ndjekës i Imi që nuk më merr Mua rregullisht përmes këtij Sakramenti Më të Shenjtë do të jetë si një enë që është vetëm gjysmë e mbushur. Ju keni nevojë për Trupin dhe Gjakun Tim, i cili ishte derdhur për të gjithë ju, për t’ju mbushur me Praninë Time të Vërtetë. Sepse pa atë ju nuk do të jeni në gjendje për të gjetur forcën e vërtetë për ta shpallur plotësisht Lavdinë Time.

Fëmijë, ju duhet të kuptoni se besimi në Ekzistencën Time është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj shpirtëror. Ka shumë më tepër që ju duhet të kuptoni. Do të jetë vetëm përmes mohimit tuaj të kënaqësive të trupit që ju do të jeni me të vërtetë të mbushur. Për shkak të faktit se Satani e kontrollon njeriun përmes tundimeve të trupit po ashtu edhe ju duhet t’ia mohoni atij mund
ësinë e hyrjes tek këto kënaqësi që ju mund të kërkoni. Agjërimi është një nga mënyrat më të fuqishme për ta liruar shpirtin tuaj nga Satani dhe djajtë e tij. Fare pak njerëz në botë mund ta kryejnë këtë sakrificë, megjithëse është kaq e thjeshtë dhe nuk e dëmton shëndetin tuaj. 

Një ditë agjërimi në javë do t’ju sjellë hire të veçanta. Duke bërë sakrifica të vogla në nderin Tim, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtra, por do të afroheni më pranë me Mua. Sakrifica të tjera ku ju të mohoni të mirat materiale do t’ju afrojnë gjithashtu më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Jeta, fëmijët e Mi, nuk duhet të jetë e gjitha për ndjekjen e gjërave materiale, nëse ato janë më të tepër se nevojat tuaja të vërteta. Duke pranuar nevoja të thjeshta dhe duke e përkushtuar kohën tuaj ndaj Meje, ju do të ndjeni kënaqësi të vërtetë. Jo vetëm kjo, por për herë të parë në jetën tuaj ju do ta njihni kuptimin e lirisë së vërtetë. Dijeni, Satani e kontrollon njeriun përmes dëshirave të trupit përfshirë ushqimin, rrobat, seksin, shtëpitë, makinat, pushimet, jetën luksoze, muzikën, alkoolin dhe adhurimin e njerëzve të famshëm. Duke e pranuar se këto janë thjeshtë iluzione, atëherë ju do ta kuptoni se koha juaj në Tokë nuk duhet të shkojë dëm me ndjekje të tilla të pavlera.

Koha juaj në Tokë, fëmijë, është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj për në përjetësi. Jeta e një lloji tjetër do të vazhdojë për ju pas vdekjes. Pavarësisht nëse njerëzit besojnë apo jo në Hyjin Atin e Përjetshëm, shpirtrat e tyre do të ekzistojnë akoma pas vdekjes. Kërkojeni tani Dritën me qëllim që shpirti juaj të përjetojë lumturinë e vërtetë në përjetësi dhe një vend të lartësuar në Parajsë. Për ta arritur këtë nivel të shenjtërisë shpirtërore ju lutem të bëni sakrifica të trupit ndërsa jeni akoma gjallë në Tokë. Ofrojini, gjithashtu, të gjitha vuajtjet tuaja në jetën tuaj për shpirtrat e humbur dhe ju do të korrni shpërblimet që ju presin në jetën tjetër.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 4 July 2012

Virgjëra Mari: Bota është kthyer përmbys prej paganizmit

E Shtunë, 23 Qershor 2012, në 10:50

Fëmijët e mi, unë ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkoheni në lutje për kthimin e mëkatarëve dhe të vazhdoni lutjet tuaja ditore. Agjërimi do të shpëtojë kaq shumë shpirtra dhe është një Dhuratë e madhe për Birin tim të dashur. Kaq shumë njerëz në botë janë larguar nga Biri im.

Sa shumë loton Ai në këtë kohë. Ai i do ata kaq shumë dhe të thyhet zemra të shikosh, veçanërisht mos-besnikërinë e atyre që e pranojnë se Ai është Biri i vërtetë i Hyjit Më të Lartit.

Bota është kthyer përmbys prej paganizmit. Ajo është bërë një vend paqartësish, urrejtjesh, trazirash dhe shqetësimesh.

Kjo i ngjan gjendjes së Ferrit, megjithëse aspak aq e tmerrshme dhe e dhimbshme. Dhe prapë se prapë fuqia e të ligut e ka krijuar këtë tension të urryer dhe që i rrethon të gjithë fëmijët e Hyjit.

Pak kanë mbetur të paprekur nga helmi që po përhapet në çdo komb prej errësirës. Kaq shumë janë verbuar prej kësaj errësire dhe nuk ndjejnë asnjë shpresë.

Të shumtë janë ata që nuk kthehen tek Hyji dhe vazhdojnë përgjatë një udhe e cila iu sjell shumë hidhërim.

Ata që e duan Hyjin, por që i kushtojnë fare pak vëmendje Atij përmes lutjes, janë po aq të pashpresë.

Vetëm lutja, përkushtimi dhe sakrifica mund t'ju sjellin pranë Hyjit. Asgjë tjetër nuk do t'ju sjellë paqe.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat që adhurojnë hyjni të rremë. Ata kanë më shumë nevojë për lutje në këtë kohë.

Lutuni për ata që janë të tunduar nga i ligu për të shkaktuar vështirësi mbi ata që janë nën kontrollin e tyre.

Ata kanë pak kohë përpara Rrëfimit, Paralajmërimit. Kur ajo ditë të vijë ata duhet të tregojnë përulësi kur e vërteta t'iu zbulohet.

Plani i madh i Birit tim për të shpëtuar shumicën e njerëzimit është gati që t'i zbulohet botës.

Shumë nuk do të shpëtohen.

Prandaj dhe gjithë dishepujt e Tij të dashur kanë një përgjegjësi kaq të madhe tani për t’u lutur për kthim në besim, që të shpëtojnë sa më shumë shpirtra të jetë e mundur.

Shkoni në paqe fëmijët e mi, të ngushëlluar me dijen se Biri im është gjithmonë i mëshirshëm.

Ai dëshiron që t'i shpëtojë të gjithë, dhe Rrëfimi është Dhurata që Ai i paraqet botës për ta bërë këtë.

Paralajmërimi është Dhurata më e madhe për njerëzimin që nga Vdekja e Tij në Kryq.

Gëzohuni sepse shumë shpirtra, që përndryshe do të kishin qenë torturuar në Ferr përjetësisht, mund të shpëtohen dhe mund t'iu jepet Dhurata e Jetës së Përjetshme.

Faleminderit që iu përgjigjët kësaj thirrjeje nga Qielli.

Monday, 18 June 2012

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për Kishat e Krishtera që atyre t’iu jepen hiret për ta mbrojtur Besimin e tyre

E Hënë, 11 Qershor 2012, në 12:02

Të gjithë fëmijët e Hyjit janë duke u thirrur në mbarë botën që të mblidhen bashkë si një, për të kërkuar Mëshirën e Atit Tim të Përjetshëm në këtë kohë.

Fëmijë hapini zemrat tuaja ndaj Atit Tim dhe kërkojini Atij që t'ju mbrojë dhe t'ju mbulojë me gjakun e çmuar të Birit të Tij.

Ju duhet të keni kujdes çdo ditë prej tani e tutje që t’i luteni Hyjit Atë në emër të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të Botës, për çdo mbrojtje nga forcat djall
ëzore që janë të lëshuara tani në çdo skaj.

Lutuni, lutuni, lutuni për Kishat e Krishtera mbi tokë që atyre t’ju jepen hiret për ta mbrojtur Besimin e tyre.

Kurrë mos e humbisni shpresën fëmijë sepse kur ju e ofroni besnikërinë ndaj Birit Tim dhe luteni për forcë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje.
Ky muaj i është kushtuar kthimit të shumë kombeve.

Agjërimi duhet të vazhdojë për të shpëtuar shpirtra dhe mund të kryhet sipas mundësive të gjithsecilit. Vazhdoni fëmijë që të luteni për kthimin në besim, kaq të nevojshëm në këtë kohë.

Thursday, 5 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Kërkoju fëmijëve të mi të bëjnë një ditë agjërimi në të Premten e Madhe, për të parandaluar monedhën mbarë botërore

E Martë, 27 Mars 2012, në 18:00

Fëmija im, vuajtjet e tua, së bashku me ato të shpirtrave të tjerë të zgjedhur, do të intensifikohen gjatë Javës së Shenjtë.

Kjo është java ku mashtruesi do të lëndojë sa më shumë nga fëmijët e Hyjit që të mundet, përmes luftërave, persekutimeve dhe dhunës.

Është në këtë kohë që ai shkakton vuajtje të mëdha porsi ato që Biri im i shtrenjtë i duroi gjatë Mundimit të Tij në Kryq.

Fëmija im, ti duhet t’iu thuash të gjithë atyre që i kanë inkurajuar shpirtrat ngado për të recituar lutjen e Rruzares së Shenjtë çdo të Premte deri në Pashkë, se unë jam tepër e kënaqur.

Shpirtrat që ata po shpëtojnë, si dhe vuajtja e kombeve të tyre, po ndihmohen të gjitha përmes kësaj devotshmërie.

Dashuria e Birit tim po ndjehet tani nga më shumë njerëz në të gjithë botën, në një kohë të vuajtjejes së madhe.

Ai ua lehtëson dhimbjen e tyre me Hiret e Tij të veçanta dhe ua zbut shpirtrat e tyre, me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Fëmijë, lutjet tuaja, që paraqiten me kaq dashuri prej jush në Qiell, janë duke u dëgjuar.

Ju duhet të kërkoni ndihmën e Birit tim dhe të Atit Tim të Përjetshëm në çdo kohë. Çdo lutje e vetme, pavarësisht se sa e vogël, dëgjohet dhe merr përgjigje sipas Vullnetit të Hyjit Më të Lartit.

Fëmija im, kërkoju fëmijëve të mi të bëjnë një ditë agjërimi, në të Premten e Madhe, për të parandaluar futjen e një monedhe mbarë botërore.

Lutjet dhe agjërimi juaj mund ta bëjë këtë.

Sapo kjo lutje të jetë thënë gjatë agjërimit tuaj, Ati Im i Përjetshëm do t’i ndalojë këta njerëz të ushtrojnë ashpërsitë, që po i planifikojnë për të arritur që t’ju kontrollojnë.

Po këta njerëz duan ta heqin Krishtërimin, prandaj është e rëndësishme që ju ta ndaloni këtë të ndodhë, përmes sakrificave të veçanta.

Lutja e Kryqëzatës (42) Lutja e agjërimit për të ndaluar Monedhën për të gjithë botën

O Hyji Më i Larti, unë të ofroj Ty dhuratën time të agjërimit, që Ti të ndalosh mbërthimin e së keqes në botë që po planifikohet për t'i mohuar vendit tim ushqimin, përfshirë edhe Bukën e Jetës.

Pranoje ofertën time dhe dëgjoji lutjet e mia për kombet e tjera, për t’i mbrojtur ato nga vuajtjet që po planifikohen nga antikrishti.

Na shpëto, o Zot i dashur, nga kjo ligësi dhe mbroje besimin tonë që të mund të nderojmë Ty me lirinë e duhur për të të dashur dhe adhuruar Ty në shekuj të shekujve. Amen.

Fëmija im, një ditë agjërimi në të Premten e Madhe, do t’iu sjellë shumë liri kombeve, nga i ligu dhe nga ata që i ndjekin dëshirat e tij të mbrapshta për të kontrolluar financat e gjithë kombeve.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Hyjit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/27/virgin-mary-ask-my-children-to-do-one-day-of-fasting-on-good-friday-to-prevent-one-world-currency/

Friday, 24 February 2012

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj

E Mërkurë, 22 Shkurt 2012, në 19:00 

(Maria e Mëshirës Hyjnore e mori këtë Mesazh gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.)

Bija Ime fort e dashur, tregoju fëmijëve të Mi se kjo periudhë e Kreshmës është një periudhë e reflektimit në qetësi, e sakrificave personale dhe është një mundësi për t'u lutur për shuarjen e luftërave në botë.

Imitojeni agjërimin Tim në shkretëtirë duke bërë sakrifica të vogla.

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj. Ai e pastron shpirtin dhe Më jep Mua një ngushëllim të madh.

Ju mund të shpëtoni shumë shpirtra duke agjëruar një herë në javë. Kjo mund të bëhet sipas dëshirës suaj. Ajo që ka rëndësi është që ju ta ofroni këtë ditë për shpirtrat.

Përdoreni këtë kohë për të më ndihmuar Mua në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Reflektoni mbi Jetën Time në Tokë, dhe Dhuratën që Unë ju dhashë, me vdekjen Time në Kryq, për t’iu siguruar të gjithë fëmijëve të Mi Jetën e Përjetshme.

Këto pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja.

Ju lutem të përgatiteni për Javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke e recituar këtë Lutje të Kryqëzatës (34) – Dhurata Ime e Agjërimit për Jezusin.

O Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin.

Më lejo të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re në Tokë.

Unë të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën time.
Për të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit. Amen.

Mos lejoni që frika t’jua turbullojë shpresën tuaj për shpëtim të përjetshëm fëmijë. Pastrimi do të jetë i shpejtë.

Ju, ndjekësit e Mi, që e pranoni Vulën e Hyjit të Gjallë jeni të bekuar.

Ju nuk duhet të shqetësoheni.

Ju duhet të qëndroni të fortë.

Ju duhet të keni gjithmonë shpresë dhe të përqendroheni tek Unë në çdo kohë.

Vetëm atëherë ju do të ngriheni dhe do të ecni pa hezitim në rrugën me gjemba.

Unë do t’ju udhëzoj dhe udhëheq në rrugëtimin tuaj në çdo hap të udhës.

Jezusi juaj i dashur