Kerko Mesazhet ketu

Monday, 29 September 2014

Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë të Hyjit, është e papërshkrueshme

E Mërkurë, 24 Shtator 2014, në 15:05

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Nëna Ime e Dashur u zgjodh prej Hyjit për të lajmëruar Ardhjen e Mesias, po ashtu, ajo është duke u thirrur për ta pregatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Ajo është lart
ësuar në Hierarkinë më të lartë në Qiell dhe i janë akorduar fuqi të mëdha nga Ati Im I Përjetshëm. Megjithatë, ajo mbetet ashtu si ishte atëherë, dhe ashtu është tani, dhe gjithmonë do të jetë, një shërbëtore e devotshme dhe e përulur e Hyjit. Ajo i shërben Atij në Planin e Tij për ta ngritur njeriun në gjëndjen e përkryer në të cilën ai duhet të ishte.

Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë të Hyjit, është e papërshkrueshme. Asnjë burrë, grua apo fëmij mbi këtë tokë nuk mund t
ë krahasohet me atë, që u krijua kur Hyji krijoi Adamin dhe Evën. Mëkati ishte rrënimi i tyre dhe Luciferi armiku i tyre. Pastaj, kjo gjëndje e përkryer u shkatërrua. I njollosur nga mëkati, njeri kurrë nuk do ta rifitoj këtë gjëndje të përkryer përsëri deri kur gjarpëri, dhe të gjithë ata që e adhurojnë atë të jenë zhdukur. Deri kur ajo ditë të vijë, bukuria e trupit njerëzor dhe e shpirtit do të mbetet e njollosur.

Njeriu është dashuria më e madhe e Hyjit. Ëngjëjt janë shërbëtorët e Tij në atë që, edhe ata duhet të tregojnë dashuri për Krijesat e Hyjit. Dashuria e Hyjit për familjen e Tij e tejkalon gjithçkaje që Ai krijoi dhe, 
deri kur Ai të rifitoj shpirtrat e fëmijve të Tij, Ai kurrë nuk do të pushoj. Hyji i lejon shumë vuajtje, poshtërime dhe tragjedi, ku të gjitha këto janë shkaktuar prej urrejtjes së njërit që Ai e mbante në konsideratën më të lartë – Kryeëngjëlli i mëparshëm Liciferri, që u bë Satani. I rrëzuar prej xhelozisë së tij, krenarisë dhe vetë-pëlqimit, ai i shkaktoi Atit Tim dhimbjen më të madhe që mund të imagjinohet. Dhe sot, ashtu si ishte atëherë, ai akoma vazhdon të bëj të njëjtën.

Ëngjëjt besnikë të Atit Tim, të gjithë shenjtorët dhe Nëna Ime e dashur, kanë krijuar një lidhje, që kurrë nuk mund të thyhet. Çfarëdo që Ati Im urdhëron kryhet nga Hierarkia e Tij Elite. Ai kurrë nuk vihet në pyetje. Çfarëdo që Ati Im dëshiron, është udha korrekte dhe më e fuqishme. Është udha në të cilën raca njerëzore mund të shpëtohet nga mallkimi i të ligut. Ai është privilegji i Tij. Askush nuk do të guxonte ta dyshonte Atë. Në Planin e Tij Final, faza e fundit në të cilën Ai do të kryej Planin e Tij të Shpëtimit, Ai do të ndërhyj në shumë mënyra.

Titulli i Nënës Sime ‘Nëna e Shpëtimit’, i fundit i dhënë asaj nga Ati I Përjetshëm, Hyji Më I Larti, nuk është rastësi. Ajo u dërgua për të paralajmëruar botën dhe p
ër ta pregatitur atë për sulmin e fundit kundër racës njerëzore nga i ligu. Asaj i është akorduar kjo detyrë dhe Unë kërkoj që ju ta pranoni këtë, dhe t’i përgjigjeni thirrjes së saj për lutje gjatë gjithë kohës.

Trinia e Shenjtë do të sjelli shumë Bekime tek ata që i përgjigjen këtij, misioni final, nga Qielli – Misioni i Shpëtimit. Pranojeni, me mirënjohje se favore të tilla i janë treguar njerëzimit me dashuri dhe mirësinë e zemrës.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/24/the-beauty-of-man-created-in-the-living-image-of-god-is-indescribable/

Sunday, 28 September 2014

Është e lehtë të thoni se jeni një i Krishterë, kur nuk konfrontoheni se jeni i tillë

E Martë, 23 Shtator 2014, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë arrij
tek fëmijët e Hyjit duke përfshirë të gjitha fetë, jobesimtarët dhe të Krishterët, si rezultat i Thirrjes Sime, shumë do të kthehen tek Krishtërimi. Kjo do të arrihet përmes Hirit të Hyjit, me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Ndërkohë, t
ë Krishterët mirëdashës dhe ndjekësit e Mi të përkushtuar do t’i kenë sprovat, që do t’ju duhet të hasin, shumë të vështira. Unë i pyes ata tani. Kush mes jush është aq i fortë sa do të qëndroj Krah Meje dhe do t’i përmbahet të Vërtetës, pa Ndërhyrjen Time në këtë kohë? Shumë prej jush, me një zemër të mirë, do të qëndroni të vërtetë ndaj Meje, por vetëm brënda grupeve tuaja. Kur ju të gjithë bini dakord me njëri tjetrin, ju do ta keni më të lehtë të më shërbeni Mua. Por kur ju hasni kundërshtime – dhe ju do të keni, deri diku, prej armiqëve të Mi të cilët do të provojnë t’ju tundojnë në një doktrinë të rreme – ju nuk do ta keni të lehtë.

Kur ju kritikoheni se ndiqni Fjalën e vërtetë të Hyjit, shumë prej jush do të jenë tepër të dobët për ta mbrojtur Atë. Kur ju hasni kundërshtime nga miqtë tuaj t
ë Krishterë, dhe kur jeni shtyrë të pranoni shkrimin e sapo ndryshuar, por gënjeshtër, ju do të dëshpëroheni. Prandaj atëherë, besimi juaj do të vihet me të vërtetë në provë. Ju do të keni dy zgjedhje. 

Besoni në të Vërtetën, ashtu si ajo u vendos nga Hyji, dhe për të cilën shumë gjak u derdh për ta pajtuar njeriun me Krijuesin e Tij. 

Ose, të pranoni një version të shpëlarë të Fjalës Sime, e përzjerë me të pavërteta.

Zgjedhja e parë do t’ju sjelli shumë dhimbje, dëshpërim dhe vuajtje, sepse do të përçmoheni nga të tjerët që qëndroni besnik ndaj Meje. Por, duke zgjedhur mund
ësinë e dytë – kur ju mund të mbuloheni me shumë lavdërime, do të pranoheni nga miqtë tuaj dhe armiqtë e Mi – ju do të zhyteni në errësirë dhe shpirti juaj do të jetë në rrezik. 

Është e lehtë të thoni se jeni një i Krishter
ë, kur nuk konfrontoheni se jeni i tillë. Por nëse ju qortoheni, talleni, viheni në lojë apo fyheni në Emrin Tim, disa prej jush nuk do të jenë mjaft të fortë t’i bëjnë ballë këtyre sprovave. Shumë prej jush do të më braktisin Mua dhe do të largohen për shkak të frikës së opinionit publik. 

Shumë prej jush do të më tradhëtojnë Mua. Shumë prej jush do të kthejnë shpinën sepse do t’ju vij shumë turp ta mbani Kryqin Tim. 

Kurrë mos besoni se të jeni një ndjekës i Imi është e lehtë, sepse nuk është. Por do të vij një kohë kur besimi juaj do të vihet në provën finale dhe është atëherë që Unë do ta di se kush është prej Meje dhe kush nuk është.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/23/it-is-easy-to-say-you-are-a-christian-once-you-are-not-challenged-for-being-one/

Hyji e ruan Dashurinë e Tij per njeriun përmes njësisë familjare

E Dielë, 21 Shtator 2014, në 17:45

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime i përket të gjitha familjeve dhe është Dëshira Ime ta bekoj çdo familje, të vogël, të mesme apo të madhe në këtë kohë. Kur dashuria është e pranishme nga brënda familjeve, kjo do të thotë se Fuqia e Hyjit është ruajtur, sepse të gjithë fëmijët e Tij i përkasin Atij. Ishte Ai I Cili e krijoi secilin prej tyre.

Hyji e ruan Dashurinë e Tij për njeriun përmes njësisë familjare, sepse është brënda rrethanave të tilla që Dashuria e Tij lulëzon natyrshëm. Dashuria e përmbajtur brënda familjeve që janë të bashkuara jep Hire të mëdha sepse, dashuria e pjestarëve të familjes për njëri tjetrin është një nga Dhuratat më të mëdha nga Hyji. Hyji e përdor dashurinë në familje për t'i shtrirë krahët e vet, me qëllim që çdo pjesëtar i një familje të dashur do të ndihmoj për ta përhapur këtë dashuri, ngado që ata shkojnë.

Po ashtu, kur një njësi familjare thyhet, kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt në komunitetin tuaj, shoqërinë tuaj dhe mbi kombet tuaja.

Kur Hyji e krijoi Adamin dhe Evën, Ai dëshironte një familje për Veten e Tij, mbi të cilën Ai të hidhte gjithçka. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i mbrojë familjet sepse ky është vëndi kur dashuria u zbulua së pari nga njeriu mortor. Kur dashuria lulëzon në familje, po ashtu, ajo do të lulëzoj në ato kombe. Për arsyen se dashuria krijohet nga familja, është pikërisht për këtë arsye, që ajo sulmohet nga Satani. Satani do të përdori çdo influencë të mundet për t’i infektuar njerëzit që ata të justifikojnë çdo arsye për ta thyer njësinë familjare. Ai do të pengoj formimin e familjeve dhe ai do të përpiqet ta ndaloj atë të ribashkohet nëse do të jetë Vullneti i Hyjit.

Familja, e lindur prej Dashurisë së Hyjit, gjithmonë do të sulmohet nga i ligu. Për të mbrojtur familjen tuaj nga i ligu ju lutem të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (167) Mbroje familjen time

O Hyj, Ati im i Përjetshëm, përmes Hirit të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të lutem mbroje familjen time në çdo kohë nga i ligu.

Na jep ne forcën për t’u ngritur mbi qëllimet e liga dhe për të qëndruar të bashkuar në dashurinë tonë për Ty dhe për njëri-tjetrin.

Na ruaj ne gjatë çdo sprove dhe vuajtjeje që mund të durojmë dhe mbaje të gjallë dashurinë që ne kemi për njëri-tjetrin, në mënyrë që të jemi të bashkuar me Jezusin.

Bekoji familjet tona dhe na jep ne Dhuratën e Dashurisë, edhe në kohë vështirësish.

Forcoje dashurinë tonë që të mund ta ndajmë gëzimin e familjes sonë me të tjerët; kështu që Dashuria Jote të mund të ndahet me mbarë botën. Amen.


Kujtoheni se Hyji e krijoi secilin prej jush në Ngjajshmërinë e Tij që kështu Ai të mund të krijonte familjen e përkryer. Të jeni mirënjohës për familjet tuaja sepse është një nga Dhuratat më të mëdha që Ai i ka dhuruar racës njerëzore. Kur vuajtja mbi këtë tokë të marri fund, dhe kur urrejtja të jetë zhdukur, Hyji do ta bashkoj njerëzimin në një me Atë. Ju do të bëheni të plotë përsëri dhe Familja e Tij do të ketë Jetën e Përjetshme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/21/god-preserves-his-love-for-man-through-the-family-unit/

Friday, 26 September 2014

Unë kurrë nuk i kritikova mëkatarët. Unë kurrë nuk i shava ata. Unë kurrë nuk i lëndova ata

E Shtunë, 20 Shtator 2014, në 16:38

Bija Ime fort e dashur, dije se prej dobësisë njerëzore Unë fitoj forcë të madhe. Fuqia Ime është më e madhe kur Unë i prek shpirtrat e dobët, sepse është atëherë kur Unë mund t’i tërheq ata p
ër të më mundësuar Mua të veproj brënda tyre.

Ata prej jush që janë të dobët, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju jap Dhuratën e besimit. Besoni tek Unë, të vegjëlit e Mi të dashur, dhe pastaj e gjithë Fuqia është e Imja. Unë nuk mund t’i tërheq shpirtrat krenarë, kryelartë dhe arrogantë, pasi ata nuk do ta përulin veten në Sytë e Mi. 

Krenaria është një pengesë mes njeriut dhe Hyjit sepse njeriu krenar beson se zëri i tij është më i lartë se i Imi. Kështu ka qënë gjithmonë. Sot nuk është më ndryshe. Unë kërkoj që ju të gjithë të luteni për ata shpirtra që më keqkuptojnë Mua dhe që e ndjejnë të nevojshme të deklarojnë se çfarë do të thotë Fjala Ime në të vërtetë, sipas interpretimit të tyre.

Kur një njeri e shan një tjetër dhe pastaj thotë se kjo është çfarë Zoti do të donte kur mbrohet Fjala e Tij, apo kur ai e justifikon keqbërjen dhe thotë se kjo është një gjë e mirë në Sytë e Mi, dijeni këtë. Kur ju më doni Mua, ju kurrë nuk do të devijoni nga dashuria që Unë ju mësova apo nga mënyra në të cilën ju duhet të më imitoni Mua. Unë kurrë nuk i kritikova mëkatarët. Unë kurrë nuk i shava ata. Unë kurrë nuk i lëndova ata dhe kurrë nuk i mohova ata. Prandaj dhe ju, gjithashtu, duhet të bëni ashtu si bëra Unë.

Sepse, nëse nuk e bëni, ju do ta kund
ërshtoni Vullnetin Tim dhe veprimet tuaja do t’i shërbejnë vetëm opinionit tuaj të gabuar se Kush Unë Jam. Ju nuk mund të thoni se jeni nga Unë nëse ju predikoni të kundërtën e asaj që Unë ju mësova. Kurrë mos i shikoni me përçmim ata që ju besoni të jenë mëkatarë në Sytë e Mi. Lutuni për ata por kurrë mos i gjykoni sepse kjo nuk është e drejta juaj. 

Thursday, 25 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Bëni kujdes nga njeriu, që e deklaron veten të jetë Biri i Njeriut

E Premte, 19 Shtator 2014, në 13:14

Bija ime e dashur, është parath
ënë se shumë profetë të rremë do të ngrihen dhe se, gjatë kësaj kohe, ata do të përhapin të pavërteta rreth Fjalës së Hyjit.

Ata do të ngrihen me qindra dhe mijra dhe do të miratohen prej atyre që pohojnë se përfaqësojnë shërbëtorët e Birit tim. Ata do të predikojnë në grupe të vogla, si dhe të mëdha dhe ju do t’i njohni ata nga profecitë e rreme, të cilat ata do t’i zbulojnë botës. Ata do të shihen si njerëz shumë të shenjtë, dhe disa do të thonë se ata kanë fuqi të mëdha shërimi të trupit si dhe të shpirtit. Disa do të veshin rrobat e njerëzve të shenjtë dhe do të promovojnë një libër të ri lutjesh, që do të devijoj nga e Vërteta. 

Shumë njerëz do të ngatërrohen nga mësimet e tyre, pasi ata do t’i përzjejnë deklaratat e tyre të rreme me pjesë nga e Vërteta. Një nga qëllimet e tyre do të jetë që ata të shihen se po e pregatisin botën për Ardhjen e Dytë të Krishtit dhe do të ngjallin shpresë të madhe për këtë ngjarje mes ndjekësve të Birit tim. 

Por, nuk do të jetë Biri im, Jezu Krishti, që ata po i pregatisin fëmijët e Hyjit për ta mirëpritur. 

Jo. Do të jetë antikrishti. 

Gabime të rënda, do të zbulohen prej atyre në lidhje me Librin e Zbulesës, pasi ata do ta shtrembërojnë përmbajtjen e këtij Libri të Shenjtë. 

Pak veta do ta dinë se janë duke u ushqyer me gënjeshtra dhe e pavërteta më e mëdhe, që ata do të deklarojnë, do të jetë kjo. Ata do të thonë se Jezu Krishti, Biri i Njeriut, do ta shfaqi veten e Tij në botë së shpejti. Sa Ai do të vij me trup. Se ai do të eci mes popullit të Tij dhe se Ai do t’i ngreh ata lartë në ditën e fundit. Kjo kurrë nuk mund të ndodhi për Birin tim, i cili erdhi me trup, herën e parë, përmes Lindjes së Tij, kurrë nuk do të vij me trup në Ardhjen e Tij të Dytë. 

Bëni kujdes nga njeriu, i cili e deklaron veten të jetë Biri i Njeriut, që ju thërret drejt tij, sepse ai nuk do të jetë nga Hyji. Biri im do të vij mbi retë ashtu si Ai u largua nga toka gjatë Ngritjes së Tij në Qiell, po ashtu do të jetë edhe në ditën e fundit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/19/mother-of-salvation-beware-of-the-man-who-declares-himself-to-be-the-son-of-man/

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për Mëshirën e Birit tim me qëllim që e gjithë vuajtja të mund të dobësohet

E Enjte, 18 Shtator 2014, në 15:30

Bija ime e dashur, ti duhet t’i kërkosh gjithsecilit të lypi Mëshirën e Hyjit në të gjitha ato çështje, që përfshijnë shkatërrimin e njerëzimit. Unë i referohem planeve djallëzore që përfshijnë luftra; planeve për të futur një vaksinë globale – për të cilën ju u paralajmëruat në mesazhin e 26 Nëntorit 2010 – genocidit dhe vrasjes të Krishter
ëve, si dhe njerëzve të tjerë prej feve të ndryshme, nga duart e njerëzve të liq.

Kur një shpirt është i infektuar nga Satani, ai është i aftë për urrejtjen më intensive për fëmijët e Hyjit. Kur grupe njerëzish punojnë së bashku, në nënshtrim të plotë ndaj të ligut, ligësia e tyre shfaqet në çdo veprim, p
ër të shkaktuar vdekjen dhe shkatërrimin e atyre mbi të cilët ata kanë kontroll.

Ju duhet të luteni, të gjithë ju, për të penguar planet e njerëzve djall
ëzor, dëshira e të cilëve është që të pakësojnë popullsinë e botës, për fitimet e tyre vetjake. Ata që i shpëtojnë kësaj ligësie, do ta gjejnë veten nën kontrollin e një grupi të padukshëm. Unë i bëj thirrje secilit prej jush t’i luteni Birit tim, Jezu Krishtit, me qëllim që të ndihmoj në lehtësimin e tragjedive dhe ligësive të tilla. Disa prej këtyre tmerreve mund të lehtësohen, por jo të gjitha. Megjithatë, lutjet tuaja, do ta dobësojnë efektin e këtyre veprave të tmerrshme; që kryhen nga ndjekësit e djallit. Ju lutem ta recitoni këtë Kryqëzatë Lutje për të ndihmuar në dobësimin e vrasjeve të të pafajshmëve.

Lutja e Kryqëzatës (166) Për të pakësuar vrasjet e të pafajshmëve

Më e dashura Nëna e Shpëtimit, të lutemi paraqite këtë, lutjen tonë për të pakësuar vrasjet e të pafajshmëve, tek Biri yt i dashur, Jezu Krishti. 

Ne kërkojmë që, në Mëshirën e Tij, Ai ta largojë kërcënimin e gjenocidit, persekutimit dhe terrorit kundër fëmijëve të Hyjit, në çdo formë. 

Të lutemi, ne të përgjërohemi, e dashur Nënë e Shpëtimit, që t’i dëgjosh thirrjet tona për dashuri, bashkim dhe paqe në këtë botë të hidhëruar. 

Ne kërkojmë që Jezu Krishti, Biri i njeriut, të na mbrojë të gjithë ne gjatë këtyre kohëve të dhimbjes dhe vuajtjes së madhe në Tokë. Amen. 

Fëmijë, kur profecitë e parath
ëna të ndodhin, është e rëndësishme që ju të luteni për Mëshirën e Birit tim me qëllim që e gjithë vuajtja të mund të dobësohet dhe që veprat e liga, të kryera kundër njerëzimit, të mund të zbuten. 

Shkoni në paqe dhe në dashuri për t’i shërbyer Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/18/mother-of-salvation-pray-for-my-sons-mercy-so-that-all-suffering-can-be-diluted/

Wednesday, 24 September 2014

Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër

E Martë, 16 Shtator 2014, në 20:25

Bija Ime fort e dashur, kur bota të duket të jetë në trazira, kurr
ë mos kini frikë sepse Hyji është në kontroll të të gjitha gjërave.

Ai ia lejon të ligut fuqinë deri diku dhe Ai do të luftoj për të siguruar që Shpirti I Shenjtë të qëndroj i gjallë, me qëllim që njerëzit e mirë të kryjn
ë një betejë të suksesshme në Planin Tim të Shpëtimit. Ligësia në të gjitha format e saj është një karakteristikë e djallit. Për t’ju shmangur infektimit nga Satani, ju nuk duhet të flisni keq, ta dëgjoni të ligën apo të kryeni veprime të liga kundrejt një personi të gjallë. Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër.

Kur Unë Jam me të vërtetë i pranishëm tek një shpirt, Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i ndaluar shpirtra të tillë të kryejnë vepra të liga. Nëse shpirti beson tek Unë, plotësisht, atëherë ai apo ajo do ta ketë më të lehtë të drejtohet nga Unë. Nëse vullneti i personit është shumë i fortë, dhe nëse ai është krenar dhe kokfortë, atëherë ai do të drejtohet lehtë nga mashtruesi i cili do ta gënjej atë në shumë mënyra. Ai do ta bindi personin se një veprim i shëmtuar, një gjuhë e keqe dhe një akt i blasfemisë është e pranueshme, në disa raste. Dhe pastaj ai shpirt do ta besoj mashtrimin. Këtyre shpirtrave Unë ju them këtë.

Mos flisni keq për një tjetër, mos u jepni pas shpifjeve, mos e vini veten tuaj si një gjykatës mbi një tjetër dhe mos e dënoni një shpirt tjetër në Emrin Tim të Shenjtë. Nëse ju i kryeni fyerje të tilla kundër Meje, ju do të zhyteni nga kjo shkallë e paudhësisë në një errësirë, e cila do të krijoj një ndarje të madhe mes nesh. Kur ajo ndarje rritet, dhe sa më larg ju ndaheni nga Unë, ju do të ndjeni një boshllëk të tmerrshëm – një ndjesi gërryese të një vetmie kaq të thellë, sa do të ndjeni një panik, që nuk do të jeni në gjëndje ta përcaktoni. Më pas ju do të ndjeni ndarjen nga Hyji, që shpirtrat në Purgator dhe në Ferr e durojnë. Nëse ju mund të mësoni prej k
ësaj tani, atëherë ju do ta keni më të lehtë të afroheni tek Unë.

Dijeni se ju duhet t’i largoni të gjitha mendimet e urrejtjes në shpirtin tuaj si fillim. Unë nuk mund të jem i pranishëm tek një shpirt, që është i mbushur me plot urrejtje sepse kjo është e pamundur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/16/to-say-that-you-are-of-me-is-one-thing-to-be-of-me-is-another/

Sunday, 21 September 2014

Shumë njerëz jobesimtarë do të lartësohen nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë

E Shtunë, 14 Shtator 2014, në 17:45

Bija Ime fort e dashur çfarëdo që mund të vij, Fjala e Vërtetë e Hyjit do të vazhdoj të mbetet e gjallë, edhe pse ajo do të mbështetet vetëm nga një pjesë e mbetur e Kishës Sime.

Profetët e rremë, siç është parathënë, do të ngrihen në numër të madh për të përhapur gënjeshtra, përmes një forme globale mashtruese të ungjillizimit. Atyre do t’ju jepet autoritet nga ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua, që të tërheqin miliona në të ashtu-quajturën version i ri, i modernizuar i Kishës Sime të Shenjtë në tokë. Oh sa do të gënjejnë ata kaq shumë veta me versionin e tyre të shtrembëruar të Fjalës Sime, e cila do të mbuloj shumë herezi. Vetëm të mënçurit do t’i dallojnë këto të pavërteta, sepse ato do të jenë të fshehura me kujdes përbrënda një doktrine të rreme, e cila do të duket të jetë një frymë e re.

Shumë lavdërime do të hidhen mbi ata armiqtë e Mi, që kanë infiltruar Kishën Time, për ta pregatitur atë për ardhjen e antikrishtit. Ata do të krijojnë shumë zhurmë në mbledhjet e tyre publike dhe, ndërsa ata do të më shajnë Mua me gënjeshtrat e tyre, zbulime të pavërteta do të bëhen gjithashtu rreth Meje Kush Unë Jam në të vërtetë; Lidhjen Time me Atin Tim të Përjetshëm; Mësimeve të Mia dhe Hyjnisë Sime. Ata do ta përzjejnë të Vërtetën me gënjeshtra me qëllim që të mashtrojnë të Krishterët nga frika se do të shihen për çfarë ata janë.

Shumë njerëz jobesimtarë do të lartësohen nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë. Shumë do të bëhen ena e gatshme e bishës, e cila do t’i mbushi ata me fjalët e doktrinës prej Ferrit. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të vini në pyetje gjithçka që ju kërkohet ta dëgjoni, të cilën ata, armiqtë e Mi, do t’ju thonë është për t’i dhënë jetë të re Fjalës e përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë. Juve do t’ju jepen lutje të reja nga profetët e rremë, të cilat më fyejnë Mua dhe blasfemojnë kundër Hyjnisë Sime. Ndërsa miliona do të ngrihen dhe do të recitojnë këto lutje të reja, po ashtu, edhe ata profetë të rremë. Ata do t’i mësojnë fëmijët e Hyjit se si ta adhurojnë bishën, përmes një forme të re të ceremonisë fetare. Kjo ceremoni e re do t’i çoj të gjithë ata që ngrihen dhe ndjekin profetët e rremë drejt një kishe mbarë botërore, e cila do të nderoj bishën.

Ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që do ta kuptojnë, mjaft shpejt, planin djallëzor të krijuar për të gënjyer ndjekësit e Mi, do të ndjehen të pafuqishëm. Shumë do ta besojnë mashtrimin, sepse ata do të kenë kaq pak besim sa nuk do ta marrin aspak mundimin ta lexojnë doktrinën e re fallco dhe prandaj, ajo do të adaptohet nëpër Kisha pa shumë kundërshtime.

Kur Fjala Ime të jetë shkatërruar, asgjë e mirë nuk do të vij prej saj dhe ligësia do të përparoj. Unë ju jap këtë paralajmërim për të mirën e shpirtrave tuaj dhe për t’ju pregatitur për braktisjen më të madhe në historinë e njerëzimit, e cila do ta pushtoj Fjalën e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/14/many-lay-people-will-be-elevated-by-my-enemies-and-taught-how-to-evangelise/

Saturday, 20 September 2014

Mes ungjilltarëve, do të ngrihen shumë profetë të rremë

E Shtunë, 13 Shtator 2014, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, së shpejti ndryshimet që Unë tregova më parë, për sa i përket Kishës Sime në tokë, do të zbulohen. Sektet jofetare do të përpiqen së shpejti të marrin gjithçka, që ndjekësit e Mi e mbajnë të shenjtë, dhe të paraqesin një lëvizje të re moderne, brënda Kishës. Ky modernizim, do të thonë ata, do të jetë për të ndihmuar në rekrutimin e shërbëtorëve të rinj të shenjtë dhe për të prezantuar formate më të pranueshme për t’i dhënë lavdi Hyjit, me qëllim që një brez më i ri të mund të kthehet në Kishat e Hyjit.

Të gjitha këto rituale, lutje dhe forume të reja – të cilat ata do t’i paraqesin si një interpretim të ri dhe më modern të Fjalës Sime të Shenjtë – do të maskojnë një doktrinë boshe dhe ajo nuk do të jetë nga Unë. Lëvizja e re do të promovohet si pjesë e ungjillizimit global, ku doktrina e rreme, e cila do të jetë me fjalë të zgjedhura, që të duket të jetë e përkryer nga ana teologjike, do të tërheqi miliona. Sa shumë njerëz do të joshen pas kësaj forme të modernizimit dhe për shkak të kësaj, ata do të largohen nga Besimi i Vërtetë. Në çfarë do të duket të jetë një ringjallje radikale e besimit të Krishterë, ajo do ta mohoj të Vërtetën.

Shumë do të mashtrohen dhe mes ungjilltarëve, do të ngrihen shumë profetë të rremë. Këta profetë të rremë do të promovojnë Krishtërim të rremë, i cili do të zëvendësoj Ungjillin e Shenjtë, ashtu si u vendos nga Unë dhe nga Apostujt e Mi. Ndërsa zërat e braktisjes dëgjohen në çdo vënd, në gjuhë të ndryshme dhe mes racave të ndryshme, Fjala e Vërtetë e Hyjit do të harrohet. Dhe, nga buzët e këtyre profetëve të rremë dhe predikues të vetë-shpallur të besimit, do të zbrazen shumë gënjeshtra. Shkrimi Im do të deklarohet se nuk reflekton nevojat e njerëzimit dhe dëshirat e njerëzve që jetojnë në Shekullin e 21-të.

Për shumë njerëz, mungesa e besimit të tyre tek Unë, do të thotë se ata nuk kanë patur aspak interes në Fjalën Time të Shenjtë, deri tani. Menjëherë, ata do të kthehen dhe me entuziazëm do të përqafojnë mashtrimin më të madh që bota e ka dëshmuar ndonjëherë. Dhe ndërsa shumë do të mbërthejnë, çfarë ata do besojnë të jetë një ringjallje e freskët e Krishtërimit, gjithçka që atyre do t’ju ushqehet, do të diktohet nga armiqtë e Hyjit.

Le të bëhet e njohur, se njeriu kurrë nuk mund të jetojë me një doktrinë të rreme dhe ajo do të sjelli shkatërrim në prag të saj, kur shpirtrat të jenë pushtuar nga blasfemia. Ajo që nuk vjen nga Unë, do të çoj në një grup global, i cili do të duartrokitet nga njerëzit ngado. Atëherë, koha do të ketë ardhur për fenë e re mbarë botërore të njoftohet dhe të mirëpritet në Kishën Time. Kjo do të çoj më pas në antikrishtin që të zërë vëndin e tij të nderit në Kishën Time, ashtu si është parathënë, kur ai do të jetë i ftuar si një mysafir i nderuar prej atyre që punojnë të nënshtruar plotësisht ndaj Satanit.

Atyre prej jush që do të tundohen të joshen në këtë doktrinë të rreme, Unë ju paralajmëroj se njeriu nuk mund të jetoj vetëm me bukë por vetëm në Fjalën, e cila vjen nga Goja e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/13/among-the-evangelists-there-will-rise-many-false-prophets/

Friday, 19 September 2014

Mos kini frikë nga këto ngjarje, pasi ato do të kalojnë shpejt

E Enjte, 11 Shtator 2014, në 14:15

Bija Ime fort e dashur, shumë vepra të liga kundër njerëzimit, janë gati për t’u lëshuar nga ato sekte të fshehta, për të cilët Unë i paralajmërova ndjekësit e Mi.

Ju duhet të qëndroni vigjëlent gjatë gjithë kohës dhe ta vini n
ë pyetje gjithçka, që mund të duket e pazakontë. Ta kujtoni çfarë Unë ju tregova dhe mbajini sytë të përqëndruar tek Unë gjatë gjithë kohës. 

Kaloni të paktën një orë në ditë në lutje me qëllim që sprova të tilla të mund të pakësohen dhe, në disa raste, të zhduken. Mos kini frikë nga këto ngjarje, sepse ato do të kalojnë shpejt dhe së shpejti Unë do të vij për t’i dhënë fund gjithë vuajtjes.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju lutem t’i kushtoni vëmëndje Paralajmërimeve të Mia. Mos i shpërfillni ato. Kur ju jeni të pregatitur për ngjarje të tilla, dhe kur e vendosni gjithë besimin tuaj në Mëshirën Time, Unë do t’ju sjell ngushëllim dhe do t’ju çliroj nga ankthi juaj. Gjithçka do të jetë mirë por dijeni këtë. Gjatë betejës së madhe, ata shpirtra që Unë i bëj thirrje, për të më ndihmuar Mua, do të vuajnë. 

Secili prej tyre do ta ketë të vështirë të besoj tek Unë, këtë Mision apo ty, bija Ime e dashur. As edhe për një sekondë nuk do të ndaloj mbreti i gënjeshtrave, i ligu, në përpjekjen e tij për ta shkatërruar këtë Misionin Tim. Çdo gënjeshtër e shëmtuar do të përhapet për t'i dekurajuar shpirtrat të dëgjojnë Zërin Tim. Shumë do t’i lejojnë dyshimet t’i ndalojnë ata të zbatojnë Udhëzimet e Mia, por asgjë që ata mund të bëjnë, nuk do ta ndaloj Ndërhyrjen e Hyjit, Atit të Përjetshëm, për të shpëtuar fëmijët e Tij.

Secili prej jush duhet ta kuptoj, qartë, se jam Unë, Jezusi juaj, Dora Udhëzuese në gjithçka që është bërë për të përhapur Fjalën Time dhe për të dhënë Dhuratat, që Qielli i dërgon në botë, gjatë këtyre kohëve të vështira. Fuqia e njeriut është e fortë kur përdoret për të përhapur ligësi dhe për të kundërshtuar Fjalën e Hyjit. Por fuqia e njeriut, kur Hyji e pajis atë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, nuk mund të tejkalohet. Mos lejoni që Puna Ime të njolloset; të dëmtohet nga gojëdhënat e liga apo thashethemet e turpshme sepse jam Unë, Jezusi juaj, që tradhëtohet jo shpirtrat që Unë kam zgjedhur për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/11/do-not-fear-these-events-as-they-will-pass-quickly/

Thursday, 18 September 2014

Hyji Atë: Më doni Mua ashtu si ju dua Unë

E Mërkurë, 10 Shtator 2014, në 03:00

Bija Ime më e dashur, le të bëhet e ditur se sa herë q
ë një njeri mëkaton kundër Meje, Unë do ta fal atë. Mëkati mund ta ndaj atë nga Unë por Unë prapë e dua mëkatarin. Le të bëhet e ditur se Unë i dua ata që janë të pavëmëndshëm ndaj Meje. Unë dëshiroj që të gjithë ata që mund të ndjejnë se Unë nuk Ekzistoj të dëgjojnë tani.

Unë Jam i kapshëm për ju. Ju lutem të më thërrisni Mua. Unë ju dua. Unë ju dëshiroj. Unë kam nevojë për ju, sepse ju jeni pjesë e Trupit Tim. Dhe, si pjesë e Trupit Tim Unë ndjehem i humbur kur ju nuk më përgjigjeni Mua. Ashtu si një prind që i jep jetë një fëmije, Unë pres përgjigjen tuaj. Një foshnje natyrisht reagon ndaj një prindi. Një prind natyrisht e do fëmijën e tij sepse kjo është pjesë e Dhuratës që Unë dhuroj mbi njerëzimin.

Unë Jam Ati juaj. Unë Jam Krijuesi juaj. Unë Jam Ai që Jam. A nuk e dini se Unë ju dua të gjithëve ju me një dëshirë që është e njohur vetëm nga ata prej jush që janë bërë prindër? Unë derdh Lotë dëshpërimi të madh kur ju nuk e dini se Kush Jam Unë. Zemra Ime është e rënduar ndërsa Unë ju bëj thirrje tani. Më doni Mua ashtu si ju dua Unë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/10/god-the-father-love-me-as-i-love-you/

Ata që fyejnë Profetët e Mi, më fyejnë Mua

E Martë, 9 Shtator 2014, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime rënkon me pikëllim të madh në këtë kohë. Janë ata mes jush, të cilët pasi e kanë mb
ështetur Fjalën Time, të dhënë përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, më kanë tradhëtuar Mua në mënyrën më mizore. Kjo tradhëti nuk është aspak e ndryshme nga ajo që u krye mbi Mua gjatë Kohës Sime në tokë.

Farat e dyshimit janë duke u mbjellë tek të tjerët prej atyre që janë çuar në udhë të gabuar, për shkak të gënjeshtrave dhe urrejtjes, që i ligu ka vendosur në zemrat e tyre. Ai, që më urren Mua, do të vazhdoj të nxisi urrejtje kundër Meje duke infektuar disa prej atyre të përfshirë me këtë, si dhe misione të tjera nga Qielli, për të shpëtuar shpirtra. Ai do të gënjej dhe do të hedhi shpifje mbi të zgjedhurit e Mi, me qëllim që të mund t’i largoj shpirtrat nga Unë. 

Atyre që më kthejnë Mua shpinën, dijeni se tradhëtia juaj e copëton Zemrën Time më dysh. Dijeni se çfarë ju bëni kundër Meje është puna juaj, sepse vullneti juaj i lirë është i juaji. Por kur ju përdorni influencën tuaj për t’i larguar shpirtrat nga Unë, Unë do t’ju mbaj personalisht përgjegjës për secilin shpirt që ju arrini ta largoni nga Mëshira Ime e Madhe. Mjerë ai njeri që nxit urrejtje kundër Meje, Jezu Krishtit, kur dëshira Ime e vetme është që të marr, me Vete, çdo fëmij të Hyjit. 

Unë vij për t’i mbështjellë shpirtrat në Mëshirën Time dhe nëse ju krijoni pengesa, përhapni gënjeshtra dhe i bëni të tjerët t’i përbuzin profetët e Mi, atëherë Unë do t’ju ndëshkoj rëndë, sepse ky është një nga mëkatet më të mëdha kundër Hyjit. Kur ju qëllimisht përpiqeni të ndërhyni në Planin Tim të Shpëtimit, Unë do t’ju thërras para Meje në ditën e fundit, dhe ju do të mbaheni përgjegjës për mëkatin e heqjes nga Unë të këtyre shpirtrave të cilët kanë humbur ndaj të ligut, për shkak të veprimeve tuaja. Dhe, kur ju deklaroni se Fjala e Hyjit vjen nga shpirti djall
ëzor, Unë kurrë nuk do t’ju fal për këtë ligësi. Heshtje. Mos e kryeni këtë ofensë të rëndë kundër Hyjit. Nëse ju nuk e pranoni më Misionin Tim, atëherë largohuni me dinjitet dhe mos shqiptoni asnjë fjalë. Heshtja juaj do t’ju shpëtoj. Nëse ju shprehni ligësi kundër Meje, Unë do t’ju flak në shkretëtirë dhe ju kurrë nuk do të jeni pjesë e Mbretërisë Sime. 

Zemra Ime është e thyer por Vendosmëria Ime nuk është. Mos u tr
ëmbni nga gabimi juaj, por nga Zemërimi i Hyjit, sepse ata që fyejnë Profetët e Mi, më fyejnë Mua. 

Wednesday, 17 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë

E Dielë, 7 Shtator 2014, në 19:30

Bijtë e mi të dashur, qëndroni gati për shenjat e kohës, kur antikrishti do të zër vëndin e tij në Kishën e Birit tim në tokë, me qëllim që kjo të jetë e qartë për t’u parë nga ju.

Mos besoni, për asnjë moment, se antikrishti do të marshoj drejt Kishës së Birit tim dhe do ta marri atë egërsisht, me forcë. I frymëzuar dhe i nxitur nga vetë mashtruesi, antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë.

Të gjitha ndryshimet në mesharet e Kishës do të bëhen të ditura së shpejti dhe arsyeja e dhënë do të jetë se ato reflektojnë një botë moderne, prandaj ato duhet të bëhen gjithëpërfshirëse, me qëllim që t’ju përshtaten feve dhe emërtimeve fetare të tjera. Menjëherë sa Fjala e Vërtetë e Hyjit dhe Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, të ndryshohen, ato do të bëhen pavlerë, sepse nuk do ta reflektojnë të Vërtetën, e dhënë botës nga Biri im.

Antikrishti do të bëhet i njohur si fillim për arsye të aftësive të tij politike. Pastaj ai do ta kthej vëmëndjen e tij tek fetë e ndryshme, por fokusi i tij kryesor do të jetë mbi Krishtërimin. Krishti është armiku i tij më i madh dhe objekti i urrejtjes së tij, dhe prandaj qëllimi i tij themelor do të jetë për të shkatërruar Kishën e Birit tim. Kisha do të jetë e copëtuar në mënyra të ndryshme përpara se atij, antikrishtit, do t'i kërkohet që të marri pjesë.

Ai do të jetë i përfshirë në marrjen e vendimeve në planin për të futur një fe të re mbarë botërore. Të gjitha këto ndryshime – ku Kisha, publikisht ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha feve – do të ndodhin përpara se antikrishti të zër vëndin e tij mbi Fronin e Birit tim në tokë.

Pastaj rruga do të hapet që bisha të eci i lirë në Kishën e Birit tim ku një vënd nderi do t’i caktohet atij. Gradualisht, do të njoftohet se ai do të bëhet udh
ëheqësi i urdhërit mbarë botëror dhe një kurorëzim i madhërishëm do të kryhet.

Kjo ngjarje do të shihet në mbarë botën, do të ndiqet nga politikanët, personazhe të njohur dhe të famshëm dhe kur kurora të vendoset mbi kokën e tij, do të jetë sikur gozhda e fundit është ngulur në Trupin e Birit tim. Në atë ditë Kisha Katolike do të përdhoset dhe shumë peshkopë dhe priftërinjë do t’ja mbathin, sepse, atëherë, ata do ta kuptojnë se profecitë e parathëna janë shpalosur para syve të tyre.

Që nga ajo ditë e tutje, kur Froni i Hyjit t'i jetë dhuruar antikrishtit, ai do të shfaqi shenja të mëdha fizike, të cilat do t’i bindin njerëzit për shenjtërinë e tij. Antikrishti, do të thonë ata, do të shfaqi shenjat e stigmatës dhe ai do të shihet të kurojë të sëmurë dhe ata me sëmundje të pashërueshme. Mbrekulli të mëdha do t’i bashkangjiten atij dhe ai do t’i bindi shumë vetë, me kalimin e kohës, se ai është Jezu Krishti dhe se lartësimi i tij në majë të kësaj kishe të rreme, është një shenjë e Ardhjes së Dytë. Dhe ndërkohë që laikët mund të kenë qënë përgjegjës për ngritjen e bërthamës së kishës së mbetur, ajo që ka mbetur prej Kishës e themeluar nga Biri im në tokë, do të jenë priftërinjtë të cilët do ta drejtojnë atë që nga kjo kohë e tutje. Shpirti i Shenjtë do ta ruaj Kishën e Vërtetë, gjatë sundimit të antikrishtit dhe ai, dhe çdo armik i Birit tim, kurrë nuk do triumfojnë kundër saj.

E Vërteta kurrë nuk do të vdesi. Fjala e Hyjit, edhe pse e njollosur, kurrë nuk do të vdesi. Kisha kurrë nuk mund të vdesi, edhe pse mund të jetë hedhur në shkretëtirë. Madje dhe në orën e saj më të dobët, jeta akoma do të mbetet, dhe pavarësisht se sa shumë sulmohet Kisha e Birit tim, Hyji kurrë nuk do ta lejoj atë të shkatërrohet.

Gjatë atyre ditëve në vijim ju kurrë nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni për ta pranuar një mashtrim të tillë. Ju do të josheni nga antikrishti, dhe ai do të miratohet nga armiqtë e Kishës së Birit tim. Ai do të mbështetet nga drejtuesit e rremë nëpër kisha dhe do të deklarohet për punët e tij bamirësie, në mbarë botën. Ai do të marri nderime të mëdha në shumë vënde dhe njerëzit do ta vënë në korrnizë foton e tij në shtëpitë e tyre. Ai, antikrishti, do të adhurohet më tepër se Hyji por do të jetë prej Dorës së Hyjit që ai do të hidhet në humnerë së bashku me ata që vodhën shpirtrat e fëmijve të Hyjit kur ata morrën pjesë në shkatërrimin e tentuar të Kishës së Birit tim.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/07/the-antichrist-will-take-up-position-because-he-will-be-invited-to-do-so/

Monday, 15 September 2014

Së shpejti, një njeri do të vij dhe do t'ju thotë se ai po ju zbulon të Vërtetën e Ekzistencës Sime

E Shtunë, 6 Shtator 2014, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, Urtësia Ime është me Origjinë Hyjnore dhe njeriu është i paaftë ta kuptoj shprehjen se Kush Jam Unë.

Unë jap njohuri të mjaftueshme, të dhëna përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, tek njerëzimi. Mësimet e Mia ju dhanë botës në një format të thjeshtë me qëllim që çdo njeri të mund ta kuptonte të Vërtetën. Urtësia prej Hyjit nuk është kurrë e komplikuar dhe ajo jepet me qëllim që njeriu të marri qartësinë që i duhet, për ta pregatitur shpirtin e tij për Mbretërinë Time. Dashuria është e pastër. Dashuria është e thjeshtë. Dashuria e vërtetë është reciproke. Është dëshira Ime e vetme që shpirtrat t’i përgjigjen Dashurisë Sime, që kështu, të fuqizuar prej Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, të kuptojnë, në çast, çfarë kërkohet prej tyre, që të mund të bëhen pjesë e Mbretërisë Sime.

Unë ju dërgoj lajmëtarë me qëllim që t’ju jepet qartësia për të kuptuar.
Megjithatë, e Vërteta nuk është e lehtë për t’u pranuar në jetën tuaj të përditshme për shkak të rrëmujës, që ekziston. Fjala Ime vazhdimisht kontradiktohet, ri-shqyrtohet, ri-analizohet, ri-vlerësohet dhe keqkuptohet duke e bërë të vështirë për t’ju përmbajtur Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Kur ju deklaroni hapur se ju besoni në Fjalën Time, Mësimet e Mia dhe Sakramentet e Mia atëherë, shumë shpejt, ju do të talleni për shkak të kësaj.

Shumë studjues të vetë-deklaruar të kishës së shpejti do ta vënë në pyetje identitetin Tim të Vërtetë dhe Ekzistencën e Trinisë Më Të Shenjtë. Ata do të përdorin argumenta madhështore për t’ju verbuar ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, dhe të përdorin çdo lloj argumenti teologjik, për të vërtetuar se të gjitha fetë janë njësoj. Së shpejti ata do ta refuzojnë të Vërtetën – Fjalën e Hyjit. Ata do ta njollosin Fjalën e Hyjit me doktrina të komplikuara dhe kontradiktore, dhe ata që shkojnë në Kishë ngado, nuk do të jenë më të ditur pasi ata janë ushqyer me gënjeshtra. Fjala Ime do të jetë e fshehur dhe e lënë të marri pluhur. Gjithmonë ta kujtoni, se Fjala Ime duhet të kuptohet ashtu si ajo ishte dhënë. Hollësirat e Hyjnisë Sime dhe Misterit të Hyjit nuk ju zbuluan njerëzimit sepse kjo nuk do të ishte deri kur të filloj Epoka e Re e Paqes. Së shpejti, një njeri do të vij dhe do t’ju thotë se ai po ju zbulon të Vërtetën e Ekzistencës Sime dhe hollësirat e Ardhjes Sime të Dytë. Ai do ta magjepsi botën. Pastaj ai do të deklaroj se ai jam Unë. Shumë do ta besojnë atë sepse ata nuk arritën ta kuptonin Fjalën ashtu si ajo u shkrua në Biblën e Shenjtë.

Unë, Jezu Krishti, do të vij përsëri për të gjykuar të gjallë e të vdekur dhe kjo nuk mund, dhe as nuk do të ndodhi, mbi këtë tokë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/06/soon-a-man-will-come-and-tell-you-he-is-revealing-to-you-the-truth-of-my-existence/

Mos e shkëpusni veten nga Unë. Nëse e bëni këtë, do të ketë vajtim të madh

E Premte, 5 Shtator 2014, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, le të bëhet e ditur se vdekja nuk ka aspak fuqi mbi ata që janë të Mitë, besimi i të cilëve i ka mbrojtur ata deri në frymën e tyre të fundit. Këta shpirtra nuk kanë aspak frikë për vdekjen fizike sepse ata e dinë se Jeta e Përjetshme fillon në atë kohë. Unë i pres shpirtra të tillë me krahë hapur dhe ata vrapojnë si fëmijë të vegjël drejt Dritës së Dashurisë Sime. Unë i përqafoj ata dhe i marr në Mbretërinë Time, duke e pritur çdo shpirt të vetëm në praninë e Hierarkisë së Engjëjve dhe të gjithë shenjtorëve – atëherë gëzim i madh ndodh.

Unë i bashkoj ata me familjet e tyre dhe ka shumë gëzim, dashuri dhe kënaqësi. Nuk ka më lotë. Nuk mbetet më asnjë kujtim i vuajtjeve, që ata duruan në tokë. Të gjitha shqetësimet, trishtimi dhe dëshpërimi janë fshirë dhe janë harruar, në çast. Vdekja hap derën për ata që vdesin në gjëndjen e Hirit ndërsa jeta e re fillon. Për çdo shpirt që është i mirëpritur në Mbretërinë Time, ka nivele të ndryshme, dhe secili është akorduar sipas meritës së tyre, e bazuar në Lavdinë, që ata i kanë dhënë Hyjit.

Për shpirtrat që vdesin në një gjëndje mëkati, dijeni se Unë Jam I Gjithë Mëshirshëm dhe, pas pastrimit të tyre, ata do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë Time. Gjithmonë lutuni për shpirtra të tillë sepse ata nuk mund të luten për veten e tyre në atë fazë. Lutjet tuaja do të dëgjohen dhe Unë do t’i pres këta shpirtra me krahë të hapur dhe miqësor. Është e rëndësishme që çdo fëmij i Hyjit ta kuptoj një gjë të rëndësishme për jetën pas vdekjes. Ju duhet të më kërkoni Mua, Jezusin Tuaj, t’ju fal ju; dështimet tuaja; dobësinë dhe paudhësitë tuaja, përpara se ju të vdisni, sepse do të jetë atëherë kur Mëshira Ime është më e madhe. Nëse ju nuk besoni tek Hyji, ju refuzoni Jetën e Përjetshme. Pa dashuri për Hyjin, dashuria nuk mund të jetë e juaja pas vdekjes.

Unë Jam Dashuri dhe pa Mua, ju nuk do të ndjeni asgjë veç dhimbje. Ndarja nga Hyji është për t’u patur frikë. Nëse ju ndjeheni të paqartë rreth Ekzistencës Sime, atëherë ju thjesht duhet të më kërkoni Mua t’ju tregoj një shenjë të Dashurisë Sime, dhe Unë do të përgjigjem.

Mos e shkëpusni veten nga Unë. Nëse e bëni këtë, do të ketë vajtim të madh dhe ju kurrë nuk mund të ngushëlloheni, sepse Unë nuk do të kem mundësinë t’ju ndihmoj. Mbretëria Ime do t’ju japi Jetën e Përjetshme por ju duhet të më kërkoni Mua Ndihmën Time duke recituar këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (165) Për Dhuratën e Jetës së Përjetshme

Jezus, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Më jep një shenjë, që zemra ime të mund të përgjigjet ndaj Teje. Mbushe shpirtin tim të zbrazët me Hirin që më duhet për ta hapur mendjen dhe zemrën time ndaj Dashurisë Tënde. Ki Mëshirë për mua dhe pastroje shpirtin tim nga çdo keqbërje që unë e kam kryer në jetën time.

Më fal që të kam refuzuar Ty, por të lutem më mbush me dashurinë që më duhet për t’u bërë i denjë për Jetën e Përjetshme. Më ndihmo të të njoh Ty, ta shikoj Praninë Tënde në njerëz të tjerë dhe më mbush me Hirin për ta njohur Shenjën e Zotit në çdo Dhuratë të bukur që Ti i ke dhënë racës njerëzore. Më ndihmo t’i kuptoj Udhët e Tua dhe më shpëto nga ndarja dhe dhimbja e errësirës që unë ndjej në shpirtin tim. Amen.

Mos e lejoni krenarinë njerëzore, analizat intelektuale apo opinionet t’ju largojnë nga e Vërteta. Si një fëmij i Hyjit ju jeni shumë të shtrenjë për Mua. Mos më lini Mua t’ju humbas. Ejani. Unë Jam Këtu. Unë Jam I Vërtetë. Më lejoni Mua ta mbush shpirtin tuaj me Praninë Time. Sapo kjo të ndodhi ju do ta keni të vështirë të më shpërfillni Mua.

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë ju bekoj. Unë pres përgjigjen tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/05/do-not-cut-yourself-off-from-me-if-you-do-there-will-be-great-weeping/

Sunday, 14 September 2014

Satani ka uri për shpirtra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm

E Enjte, 4 Shtator 2014, në 23:03

Bija Ime fort e dashur, të gjitha profecitë e parath
ëna kaq shumë kohë më parë, dhe të dhëna profetëve të Hyjit, lajmëtarëve dhe vizionarëve, përmes shfaqjeve publike si dhe ato private, tani do të shpalosen.

Njeriu skeptik do ta vër në pyetje vërtetësinë e Fjalës së Hyjit por kur ai të dëshmoj gjithçka që u profetizua në Librin e Zbulesës, ai do të bëhet i heshtur, sepse, kur këto ngjarje ta mbërthejnë njerëzimin, i vetmi ngushëllim që ai do të gjej është nëse ai më kërkon Mua. Kur zemra juaj ësht
ë me plot trishtim, për shkak të veprave djallëzore që do të kryhen nga njerëzit e liq kundër fëmijve të Hyjit, ju do të derdhni lotë hidhërimi. 

Atëherë ju do ta shikoni se sa larg i ligu mund të përhapet brënda shpirtrave të atyre zemrat e të cilëve janë prej guri. Kur të shikoni se sa pak vlerë dhe respek këta armiq të Hyjit kanë për jetën njerëzore, ju përfundimisht do ta kuptoni se sa shumë fuqi i ligu ushtron mbi njerëzimin. Në orët e tij të fundit, Satani i cili e tregon veten tek shpirtrat që ai i mbush me metodat e tij të kalbura, do t’i tregoj botës se sa intensive është urrejtja e tij për racën njerëzore. 

Për çdo justifikim i dhënë nga njeriu për të justifikuar lig
ësinë, keqbërësit e veprave djallëzore do ta ekspozojnë urrejtjen që ata kanë brënda zemrave të tyre për fëmijët e Hyjit. Ata do të kryejnë ligësi të shëmtuara në Emër të Hyjit dhe nuk do të kenë aspak dashuri në zemrat e tyre. Ata mbjellin urrejtje dhe shumë prej tyre nuk e kuptojnë përse urrejtja e tyre për të tjerët është kaq intensive. Ndërsa shumë njerëz nuk besojnë në ekzistencën e djallit, ju duhet ta dini tani se ai është i paaftë t’i rezistoj ekspozimit të tij përmes atyre që ai infekton. Fryma e tij përhapet deri kur ai pushton çdo komb, çdo shpirt të dobët, dhe udhëheqësit e fuqishëm, dashuria e të cilëve për ambicjen do t’i ekspozoj ata ndaj influencës së tij. 

Ju së shpejti do të shikoni vepra djall
ëzore të ndodhin në çdo pjesë të shoqërisë suaj, në shumë kombe dhe në mënyra të ndryshme. Satani ka etje për shpritra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm. Kur urrejtja e tij të shfaqet në të vërtetë brënda shpirtrave, ata njerëz nuk do të jenë në gjëndje t’i fshehin veprimet e tyre. Vetëm në këto situata mundet që shumë prej jush ta shikojnë me të vërtetë të ligun për çfarë ai është dhe ajo është përmes veprimeve të shpirtrave të tillë të gjorë që e kanë nënshtruar vetveten tek vullneti i tij. 

Ju kurrë nuk duhet të jeni mospërfillës kur veprimet dhe sjelljet djall
ëzore, përfshi luftrat dhe trazirat, të shpërthejnë në botë. Kjo është atëherë kur lutjet tuaja kërkohen më tepër

Saturday, 13 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji kurrë nuk do t’i braktisi të Vetët

E Martë, 2 Shtator 2014, në 15:40

Bija ime e dashur, ti duhet t’i tregosh fëmijve të mi se Hyji kurrë nuk do t’i braktisi ndonjëherë të Vetët, sepse kjo nuk mund të ndodhi. Ai i do të gjithë fëmijët e Tij, pavarësisht se sa shumë dhimbje ata shkaktojnë mbi Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin.

Mbrojtja ime do të mbuloj çdo shpirt që e shpall Fjalën e Hyjit dhe me Fuqinë e Hyjit unë do t’ja shtyp kokën gjarpërit në gjithë maskën e tij. Unë do të jem mbrojtësja që do t’i zbuloj gënjeshtrat, që dalin nga goja e bishës, dhe bota do t’i dëshmoj gënjeshtrat e kota, që ai do të përhapi mes atyre që e lejojnë veten të bëhen veglat e tij të gatshme, në nënshtrim të plotë ndaj mënyrave të tij djallëzore. Mbreti i gënjeshtrave do të vazhdoj t’i largoj shpirtrat nga e Vërteta dhe ai, mashtruesi, kurrë nuk do të tërhiqet deri në orën e fundit.

Kur gënjeshtrat të përdoren për t’i shmangur njerëzit nga Fjala e Vërtetë e Hyjit, unë do të ndërhyj për të zbuluar të Vërtetën. Njerëzimi do të ketë dy zgjedhje – të qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës ose të pranojnë gënjeshtrat si zëvendësuese të saj. Rrëmuja do t’i rëndoj zemrat e të pambrojturve, të dobtëve dhe atyre që nuk e kanë Shpirtin e Hyjit brënda shpirtrave të tyre. Si pasojë beteja për shpirtrat do të luftohet, ku njerëzit do të besojnë ose në gënjeshtra, ose tek e Vërteta.

Unë sjell lajme të mëdha për Mëshirën e Birit tim dhe unë jam instrumenti i Tij në shpëtimin e shpirtrave. Asnjë shpirt nuk do të përjashtohet nga ky Mision i Shpëtimit. Ju duhet të luteni që njeriu t’i kuptoj gënjeshtrat, që janë përhapur nga armiqtë e Birit tim për t’i devijuar ata nga e Vërteta, Drita dhe Dashuria e Birit tim. Besoni tek Biri im dhe do t’ju tregohet Mëshira e Tij e Madhe. Besoni në Premtimin e Birit tim për të ardhur përsëri dhe ju do të keni Jetën e Përjetshme. Mos i lejoni gënjeshtrat t’ju mashtrojnë, sepse nëse e bëni do ta keni shumë të vështirë të qëndroni Besnikë ndaj Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/02/mother-of-salvation-god-will-never-forsake-his-own/

Friday, 12 September 2014

Ata kurrë nuk do të mbizotërojnë kundër Kishës Sime

E Hënë, 1 Shtator 2014, në 20:05

Bija Ime fort e dashur, Shpirti Im është shumë i pranishëm në Kishën Time në tokë në këtë kohë, ndërsa armiqtë e Mi ngrihen egërsisht kundër saj. Ata mund ta fshikullojnë Trupin Tim që është Kisha Ime; ata mund të hedhin fyerje mbi Fjalën e Vërtetë të Hyjit; ata mund të tallen me Udhët e Zotit, por ata kurrë nuk do të mbizotërojnë kundër Kishës Sime.

Kisha Ime përbëhet prej atyre që e shpallin Fjalën e Vërtetë të Hyjit dhe që japin Sakramentet tek njerëzit e Hyjit, ashtu si u përcaktua nga Apostujt e Mi. Vetëm ata që qëndrojnë Besnikë ndaj Mësimeve të Mia, Fjalës Sime, Trupit Tim dhe Sakrificës së Shenjtë të Meshës, ashtu si u diktua nga Unë, mund të thonë që janë nga Kisha Ime. 

Kisha Ime, ashtu si qëndron tani, do të shtypet – ndërtesat e saj do të rrëzohen dhe do të merren, shërbëtorët e Mi të shenjtë do të flaken në rrugë, ku do t’ju duhet të lypin, dhe praktika e Sakrificës së Meshës së Shenjtë do të hiqet. Prapë, Kisha Ime do të qëndroj e palëkundur, edhe pse ajo do të bëhet një pjesë e mbetur shumë e vogël nga ajo që ishte më parë.

Shpirti i Shenjtë i Hyjit do ta udhëheqi Kishën Time përmes trazirave që do t’i duhet të hasi, dhe kështu e Vërteta do të mbijetoj. Çdo armik i Imi do të përpiqet ta shkatërroj Kishën Time të Vërtetë. Pastaj ata do ta zëvendësojnë atë më një të rreme. Ata do të krijojnë shkrime të reja, sakramente të reja, dhe shumë blasfemi të tjera në Emrin Tim të Shenjtë. 

Por, Kisha Ime që është Trupi Im dhe ndjekësit e Mi të vërtetë do të qëndrojnë në një në Bashkim të Shenjtë me Mua. Më pas, kur ajo do të duket të jetë shkatërruar, e djegur në themel, thëngjinjtë e Kishës Sime akoma do të vazhdojnë të jenë të ndezura deri në ditën që Unë të vij përsëri. Në atë ditë, kur Kisha Ime, e ripërtërirë dhe e ndriçuar në lavdi të madhe, të jetë ngritur dhe kur e mbarë bota e deklaron atë të jetë Kisha e vetme e Vërtetë – Jeruzalemi i Ri – çdo njeri i mirë do të pij nga kupa e saj. Gjithçka që ishte në fillim do të jetë në fund. E gjithë jeta e krijuar nga Hyji do të ripërtërihet ashtu si ajo ishte kur Parajsa u krijua për racën njerëzore. 

Shpirti Im është i gjallë dhe ai kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë Jam Jeta e Përjetshme – dhuruesi i gjithçkaje që njeriut i nevojitet, për të bërë një jetë ku vdekja nuk ka asnjë vënd. Gjithmonë besoni në Fuqinë e Hyjit kur gjithçka që ju shikoni në botë mund të duket e padrejtë, mizore, e gabuar dhe, disa herë, e tmerrshme. Fuqia Ime do ta pushtoj botën dhe Dashuria Ime do t’i bashkoj të gjithë ata me dashuri në zemrat e tyre. Unë do ta zhduk gjithë ligësinë dhe kur Durimi Im të ketë shteruar, Unë do t’i heq të gjithë armiqtë e Mi. Unë Jam këtu. Unë nuk jam larguar. Unë ju udhëheq tani në këtë udhë me gjëmba drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme. Kur ajo ditë të vij, kur Unë të deklaroj Ardhjen Time të Dytë, të gjithë lotët do të fshihen. I gjithë dëshpërimi do të ketë një fund të papritur dhe, në vënd të tij do të jetë dashuria, paqja dhe gëzimi që vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta sjell tek ju.

Ngulmoni të vegjëlit e Mi. Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria të mund të mbijetoj në botë dhe që paqja të sillet tek të gjithë ata të pafajshëm të gjorë që vuajnë, të cilët janë shpërndarë nëpër botë në vëndet e dërrmuara nga lufta. Të gjithë fëmijët e Hyjit më përkasin Mua dhe Unë e dua çdo shpirt, çdo komb dhe çdo mëkatar. Unë ju sjell Dhuratën e Kryqëzatës së Lutjeve që duke i recituar ato ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të mundem. 

Thursday, 11 September 2014

Mos i kushtoni vëmëndje ulërimave të opozitës sepse opinioni njerëzor nuk do të thotë asnjë në Mbretërinë Time

E Shtunë, 30 Gusht 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, këmbëngulja në vuajtje e sjell një shpirt më pranë Meje dhe Unë i shpërblej sprova të tilla për këtë arsye. Kurrë mos e nënvlerësoni se si Prania Ime tek një shpirt kurrë nuk kalon pa u vënë re nga i ligu, i cili tërhiqet shpejt drejt këtyre shpirtrave ku Prania Ime është më e fortë. Pranojeni vuajtjen në Emrin Tim dhe kuptojeni se arsyeja për atë është për shkakun Tim. Po të mos isha Unë i pranishëm, i ligu do t’ju shpërfillte.

Hiret, që Unë hedh mbi ata që më duan Mua më shumë, dhe që kanë braktisur çdo aspekt të dashurisë për vetveten dhe krenarinë, përfshijnë Dhuratën e dijes. Kjo është një Dhuratë shumë e veçantë nga Qielli dhe të bekuar janë ata që e kanë hirin e dijes të së Vërtetës sepse janë ata që kurrë nuk do të lëkunden nga fallcitetet.

Ata prej jush që ju është dhënë kjo Dhuratë do të më sjellin Mua shpirtra. Por për çdo shpirt që ju më sillni Mua, dhe për arsye të lutjeve dhe vuajtes suaj, i ligu do të përpiqet t’ju ndaloj. Dijeni se Lavdia e Hyjit që është e pranishme krah jush do të sjelli një vrer të tmerrshëm dhe ju do të mallkoheni në Emrin Tim nga ata shpirtra të dobët, që janë si ushqim për Satanin dhe çdo djall që ai e ka lëshuar për të shkatërruar shpirtrat në tokë.

Të keni paqen dhe dijeni se kur ju e mbështesni të Vërtetën – Fjalën e Hyjit – përballë vështirësive, e gjithë Fuqia Ime është ushtruar për të shpëtuar shpirtra. Për çdo shpirt që ju më sillni Mua Unë do t’ju hedh më shumë Hire mbi ju dhe kështu do të vazhdoj. Mos i kushtoni vëmëndje ulërimave të opozitës sepse opinioni njerëzor nuk do të thotë asgjë në Mbretërinë Time. Ju gjithmonë duhet ta shikoni njëri tjetrin sikur përmes Syve të Mi. A nuk ja u kam thënë Unë këtë më parë? A nuk e kuptoni mësimin më të thjeshtë, që Unë ju mësova gjatë Kohës Sime në tokë? Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë. Nëse ju nuk mund t’i doni armiqtë tuaj atëherë ju do ta keni më të vështirë të afroheni me Mua. Nëse ju e vini veten tuaj para të tjerëve, atëherë ju nuk mund të thoni se më doni Mua pa kushte, sepse po të ishte kështu ju do të më thoshit Mua:

“Jezus, unë nuk jam i denjë të qëndroj para Teje, por bëj me Mua, çfarë Ti dëshiron, sepse unë do të bëj ashtu si Ti dëshiron.”

Shkoni të gjithë ju dhe kujtojeni veten se Kush Jam Unë. Vetëm kur ju e jetoni jetën sipas Mësimeve të Mia ju me të vërtetë mund të thoni se jeni nga Unë. Ju nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës Sime dhe ta shpallni atë fortë dhe pastaj të mohoni pjesë të tjera. Atyre që e deklarojnë superioritetin e tyre mbi të tjerët, dhe që paraqesin versionet e tyre të shtrëmbëruara të Fjalës Sime, dhe kur kjo rezulton në largimin e shpirtrave nga Unë, Unë ju them këtë. Ditën kur Unë të largoj Praninë Time në botë, do të jetë kur i fuqishmi dhe krenari do të derdhin lotë zemërimi, dhe më pas dëshpërimi, sepse atëherë ata do ta dinë se si mashtrimi i tyre i shkaktoi shumë shpirtra të rrëzohen dhe zemërimi i Hyjit do t’i bëj ata të dridhen. Do të ketë klithma dhe kërcitje dhëmbësh. Por atëhërë, ata nuk do të kenë se nga të kthehen. Ata nuk do të kenë se kujt t’i përgjigjen sepse ata kurrë nuk do ta shikojnë Fytyrën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/30/heed-not-the-roars-of-opposition-for-human-opinion-means-nothing-in-my-kingdom/

Nëna e Shpëtimit: Mendojeni jetën si një fazë mes lindjes dhe Mbretërisë së Re të Lavdishme

E Premte, 29 Gusht 2014, në 14:25

Bijtë e mi të dashur, le të mos jetë asnjë prej jush i frikësuar për këtë Ndërhyrje Qiellore në këtë Mision të Shpëtimit. Përkundrazi, të jeni mirënjohës për Mëshirën e Madhe të Hyjit dhe Dashurisë së Tij të pafund për racën njerëzore. Ju duhet t’i jepni Lavdi Hyjit, me dijen se gjithçka fillon dhe mbaron me Atë. Nuk ka asnjë tjetër në mes.

Mendojeni jetën si një fazë mes lindjes dhe Mbretërisë së Re të Lavdishme, e cila ju pret të gjithëve ju, nëse e pranoni Premtimin e Hyjit se Biri i Tij i Vetëm, Jezu Krishti, do të kthehet për të rimarrë Mbretërinë e Tij.

Sa shumë nuk besojnë në Atë i Cili i krijoi ata. Ata mund ta dëshmojnë Dashurinë e Tij dhe, prapë, nuk besojnë se Dashuria vjen nga Hyji dhe se Hyji është Dashuri. Ata që e pranojnë ekzistencën e djallit nuk besojnë në Dashurinë e Hyjit as dhe nuk e pranojnë ekzistencën e të ligut. Vetëm ata që arrijnë ta kapërcejnë ligësinë në të gjitha format e saj e kuptojnë në të vërtetë fuqinë që i ligu ka mbi fjalët, sjelljet dhe veprat e njerëzve.

Është vetëm kur një shpirt shkëputet nga influenca e të ligut që ai mund të jetë i lirë. Liria e vërtetë mund të arrihet vetëm kur ju e pranoni të Vërtetën. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Mishëruar, që është Biri im, Jezu Krishti, atëherë ju kurrë nuk do të jeni të lirë.

Fëmijë ju duhet ta luftoni të ligun në gjithë format e tij mashtruese por nuk është e lehtë ta identifikoni atë qartë. Satani është mbreti i gënjeshtrave. Ai është mashtruesi që arrin të bindi botën se ai nuk ekziston. Ai gjithmonë e paraqit të Vërtetën sikur të jetë një gjë e keqe dhe ai do të bindi të dobëtin mes jush se ligësia mund të justifikohet gjithmonë.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni veten të mashtroheni, sepse e Vërteta i është dhënë botës dhe përmbahet në Librin e Atit tim. Gjithçka, që devijon nga Fjala e Vërtetë e Hyjit, duhet shmangur. Mos i dëgjoni ata që ju thonë se një vepër e keqe është një gjë e mirë, apo se duhet pranuar për shkak të kohëve në të cilat po jetoni.

Raca njerëzore nuk ka ndryshuar. Mëkati nuk ka ndryshuar. E gjitha që ka ndryshuar është mosdashja e njeriut për ta pranuar Hyjin si Krijuesin e tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/29/mother-of-salvation-think-of-life-as-a-stage-between-birth-and-the-new-glorious-kingdom/


Monday, 8 September 2014

Unë do të ndërhyj në mënyra që do ta çudisin botën

E Enjte, 28 Gusht 2014, në 20:40

Bija Ime fort e dashur, Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Ata gjithashtu i njohin ata që janë nga Unë, ashtu si edhe i njohin ata që nuk vijnë nga Unë. Ata që janë nga Unë janë të butë në zemër, plot me dashuri për të gjithë mëkatarët duke përfshirë armiqtë e Mi, dhe plot me përulësi sepse ata e dinë se nuk janë asgjë pa Mua. Shpirtrat e tyre janë pa ligësi, pa zemërim, pa urrejtje dhe ata vuajnë për shkak të kësaj. 

Ata ndriçojnë si fenerë, shpirtrat e tyre të mbushur me Dritën e Zotit. Është kjo Dritë, që Satani dhe çdo ëngjëll i rënë e vë në shënjestër me çdo lloj tundimi. Këta janë shpirtrat që janë më të kërkuar nga i ligu dhe në kohët që do të vijnë, ata do të lëkunden nga gënjeshtrat.

Disa do të largohen plotësisht nga e Vërteta. Të tjerët do të kapen pas saj, por do të mundohen për ta arritur këtë, ndërsa ata që e kanë Hirin e Vullnetit Hyjnor të Zotit në zemrat e tyre, kurrë nuk do ta braktisin të Vërtetën. 

Bota do të kthehet në një fushë beteje të madhe, ku rrëmuja do të mbizotëroj, dhe janë shpirtrat që vijnë nga Unë ata që do të hasin sprovat më të mëdha. Është dëshira e Satanit për t’i larguar nga Unë, ata që më njohin Mua. Këta janë shpirtrat që janë më të afërt me Zemrën Time, sepse ata përfaqësojnë çmimin më të madh. Do të jenë shpirtra të tillë që, nëse ata bien në gabim, do të parakalohen para Meje nga armiku Im më i madh. Unë do të tallem për shkak të tradhëtisë së tyre dhe Unë do të derdh lotë të hidhur keqardhje për këta fëmijë të gjorë të Zotit. Por dijeni këtë. Unë do të luftoj për këta shpirtra. 

Unë do të ndërhyj në mënyra, që do ta çudisin botën me qëllim që të mund t’i rrëmbej ata nga kthetrat e mashtrimit dhe ata do ta dinë kur Unë e bëj këtë. 

Në atë ditë Unë do t’i pyes ata përsëri “A jeni me Mua apo jo?”. Atëherë ata do ta dinë se jam Unë, dhe Unë do t’i shpëtoj dhe do t’i marr ata në Mbretërinë Time të Re. Ata që qëndrojnë të fortë, për shkak të besimit të tyre të palëkundur në Fjalën Time të Shenjtë, do të udhëheqin ata që janë me Mua. Do të jetë për arsye të këtyre shpirtrave – Kisha Ime e Mbetur – që Mëshira Ime do të shtrihet larg dhe përtej asaj që shihet nga syri. 

Unë tani ju bëj thirrje atyre që më njohin Mua. Unë dëshiroj që ju ta jetoni çdo ditë sikur nuk do të ketë asnjë të nesërme. Kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua mbrojtje dhe më thërrisni Mua për favore të veçanta në udhëtimin tuaj drejt Epokës Sime të Re të Paqes. Unë do t’ju vij në ndihmë çdo herë dhe do të vërshoj mbi ju, Hire të jashtëzakonshme. 

Atëherë ju nuk do të keni frikë nga asgjë sepse ju do ta dini se Unë eci me ju. Unë do t’ju mbaj për dore ndërsa ju drejtoj drejt Strehës së Paqes Sime dhe Lavdisë Sime të Madhe. Ejani tek Unë dhe mos kini frikë sepse Dita Ime e Madhe do të agoj papritur dhe papandehur, dhe asnjë lot më tepër ju nuk do të derdhni sepse do të jeni të bashkuar me Vullnetin Hyjnor të Zotit përjetësisht. 

Pranojeni Dashurinë Time, Bekimet e Mia dhe Mëshirën Time të Madhe, sepse kur e bëni, ju me të vërtetë mund të pohoni se jeni nga Unë. 

Sunday, 7 September 2014

Kur një person thotë se më do Mua, ai do ta bëj gjithçka sipas Vullnetit Tim Hyjnor

E Hënë, 25 Gusht 2014, në 19:05

Bija Ime fort e dashur, kur një person thotë se më do Mua, ai do ta bëj gjithçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Ai do të vendosi gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe do të harroj nevojat dhe dëshirat e tij.

Pastaj ai do të më thotë Mua:

“Jezus gjithçka që unë them dhe bëj është sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë – bëj me mua sipas Vullnetit të Zotit.” 

Njeriu që jeton në Mua dhe Unë në atë, do t’i dorëzoj të gjitha sipas asaj që i jep Lavdi Zotit. Ai nuk do të ketë asnjë motiv egoist; asnjë dëshirë të fshehtë për të kënaqur vetveten dhe ai do të bëj gjithçka të mundet, në këtë jetë, që të jetë në bashkim të plotë me Mua. Ai do të ma dorëzoj Mua çdo mendim; çdo lëvizje; çdo hap dhe çdo veprim me qëllim që Unë të mund të veproj brënda shpirtit të tij. Ai do të besoj tek Unë, plotësisht, dhe ai do ta dij se gjithçka që Unë bëj, gjithçka që Unë e lejoj dhe gjithçka që Unë e kryej, për të pastruar tokën, do të ketë vetëm një qëllim dhe ai është për t’i dhënë Lavdi Zotit. 

Vetë njeriu nuk mund të më japi Mua një dhuratë të tillë po të mos e lejonte Shpirtin Tim të Shenjtë të banonte brënda tij. Vetëm atëherë, mundet ai të ngrihet në përsosmëri, e cila do ta transformoj atë, dhe kështu zemra dhe shpirti i tij do të ndërthuren me Mua. Atëherë Unë, përmes Hyjnisë Sime, mund të krijoj mbrekulli të mëdha në atë shpirt i cili, pasi ka besuar tek Unë plotësisht, prapë do ta ruaj të drejtën e tij të dhënë nga Zoti – atë të vullnetit të tij të lirë.

Duke më lejuar Mua, Jezu Krishtin, të banoj brënda jush, do të kërkoj sakrificë të madhe nga ana juaj. Ju duhet të hidhni çdo mendim kryeneç, çdo dobësi dhe çdo grimcë të vetë-keqardhjes. Kur ju vini tek Unë, dhe më kërkoni Mua t’ju udhëheq, atëherë çdo vuajtje, e cila ju përkiste më parë, do të hiqet. Asgjë nuk do t’ju shqetësoj. Ju do të jeni të paaftë të ndjeni urrejtje për të tjerët, përfshi ata që ju shkaktojnë lëndim dhe hidhërim të madh. Ju do të falni lehtë, nuk do të mbani aspak inat në zemrën tuaj, për çfarëdo lloj situate të vështirë në të cilën ju mund të jeni, dhe ju do t’i shikoni gjërat ashtu si i shoh Unë.

Për t’u pregatitur për jetën në Mua, ju duhet ta kujtoni veten se gjithçka që është e mirë vjen nga Zoti. Njeriu, me intelektin dhe vendosmërinë e tij, kurrë nuk mund të arrij paqen deri në ditën kur ai e ofron veten tek Zoti, në mëndje, trup dhe shpirt. Duke ma ofruar Mua, Jezu Krishtit, dhuratën e besimit të tij të plotë, Unë do të banoj në atë shpirt dhe ai do të bëhet pjesë e gjithë Lavdisë Sime. Unë do t’i lartësoj shpirtra të tillë. Çfarë gëzimi do t’i përshkoj zemrat e tyre! Frika e të panjohurës, nuk do t’i shqetësoj më ata. Në këtë mënyrë Unë do ta pregatis botën për Lavdinë Time të Madhe – Mbretërinë Time të Re të Lavdishme, ku e gjithë jeta do të jetohet sipas Vullnetit të Zotit, në tokë ashtu si është në Qiell.

Kur Vullneti Im të gdhëndet brënda shpirtrave të atyre që e jetojnë jetën sipas çdo dëshire Timen, ata kurrë nuk do të përjetojnë urrejtje në zemrat e tyre, të asnjë lloji më. Sepse kjo do të ishte e pamundur. 

Unë Jam i paaftë ndaj urrejtjes dhe nëse Unë Jam i lejuar të jetoj në shpirtin tuaj, atëherë asgjë nuk mund të mbetet brënda jush, që nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/25/when-a-person-says-he-loves-me-he-will-do-all-according-to-my-holy-will/

Hyji Atë: Unë do t’i fshih lotët tuaj; do ta bashkoj botën dhe do të sjell paqe

E Dielë, 24 Gusht 2014, në 17:15

Bija Ime më e dashur, a e di në të vërtetë njeriu masën e Dashurisë Sime për fëmijët e Mi? A e di ai se me dashurinë mund të vij një dhimbje e tmerrshme? Dashuria që është e pastër mund të krijoj një dhimbje të madhe kur kjo dashuri është hedhur poshtë.

Unë i dua fëmijët e Mi, Krijesën Time, Trupin dhe Gjakun Tim. Për këtë arsye Unë ndjej dhimbje të madhe në mënyrën në të cilën mëkati ka krijuar ndarje mes fëmijve të Mi dhe Meje, Atin e tyre të Përjetshëm. Unë lotoj kur shikoj urrejtjen, që mund të keqësohet në zemrat e tyre për njëri tjetrin. Unë lotoj kur shikoj mëkatet e joshjes, xhelozisë, krenarisë, lakmisë dhe dëshirës së tyre për t’ja kaluar njëri tjetrit dhe lëndimin dhe vuajtjen, që ata shkaktojnë mbi njëri tjetrin.

Kur ata e marrin Jetën që Unë i kam dhuruar njeriut, Dhimbja Ime është kaq e madhe sa Unë bërtas, me dhimbje të tillë, sa i tërë Qielli derdh lotë hidhërimi me Mua. 

Koha Ime është së shpejti dhe kur të dëgjoni për luftëra; kolera; zinë e urisë dhe tërmetet të shtohen vazhdimisht, dijeni atëherë se do të jetë ora kur Unë të them – mjaft!

Unë do ta dëboj të ligun me një frymë; vrasësit vetëm me një përshpërimë dhe armiqtë e Mi sa hap e mbyll sytë. Pastaj, Unë do të deklaroj orën, kohën që Biri Im të rivendosi Mbretërinë e Tij të Drejtë.

Unë do t’i fshih lotët tuaj, do ta bashkoj botën dhe do të sjell paqe; do të dëboj ata që i persekutuan fëmijët e Mi dhe do të sjell, në Dritën e Mbretërisë Sime, ata që vuajtën në Emrin Tim, sepse ata do të lartësohen në Mbretërinë Time të Re mbi tokë.

Pregatituni fëmijët e Mi sepse jeta e gëzueshme në Parajsën Time të Re do të jetë e juaja së shpejti. Vuajtja mbi këtë tokë do të zhduket dhe lotët e hidhërimit do të zëvendësohen me lotët e gëzimit. Ky është Premtimi Im. 

Prandaj kur ju të ndjeheni se nuk mund të vazhdoni më dijeni se koha është afër për agimin e Epokës së Re.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/24/god-the-father-i-will-wipe-away-your-tears-unite-the-world-and-bring-peace/

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për paqen në botë

E Dielë, 24 Gusht 2014, në 17:00

Bijtë e mi të dashur, unë ju bëj thirrje të luteni për paqen në botë, sepse shumë shpejt shumë vënde do të përfshihen në luftra, që do të jenë të vështira për t’u frenuar dhe shumë jetë të pafajshme do të shkatërrohen.

Paqja që unë ju kërkoj të lypni nga Biri im i Dashur është për të dobësuar efektin e urrejtjes, e mbjellë në zemrat e të gënjyerve, të cilët shkaktojnë terror mbi të tjerët. Paqja, kur është hedhur mbi tokë, përmes Fuqisë së Zotit, do të japi një dijeni se si ju duhet ta trajtoni njëri tjetrin me dashuri dhe respekt, pavarësisht nga ndryshimet tuaja.

Unë ju kërkoj që të recitoni këtë Kryqëzat
ë Lutje, Lutja e Paqes çdo ditë të vetme për kombet tuaja.

Lutja e Kryqëzatës (164) Lutja e Paqes për Kombet

O Jezus më sill mua paqen. Silli paqen kombit tim dhe gjithë atyre kombeve të dërrmuara prej luftës dhe përçarjes. 

Mbille farën e paqes mes atyre zemrave të ngurta që shkaktojnë vuajtje tek të tjerët në emër të drejtësisë. 

Jepu të gjithë fëmijëve të Hyjit Hiret për ta pranuar Paqen Tënde, në mënyrë që dashuria dhe harmonia të lulëzojë; që dashuria për Hyjin të triumfojë mbi të ligën dhe që shpirtrat të mund të shpëtohen prej korruptimit të falsiteteve, mizorisë dhe ambicieve të liga.

Le të mbretërojë paqja mbi të gjithë ata që i përkushtojnë jetët e tyre tek e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe mbi ata që nuk të njohin Ty fare. 
Amen.

Paqja qoftë me ju fëmijë të dashur dhe mbajeni mënd se pa dashuri për Zotin ju kurrë nuk mund të gjeni paqen e vërtetë.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/24/mother-of-salvation-pray-for-peace-in-the-world/

Unë do t’i armatos Engjëjt e Mi dhe të zgjedhurit të bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua

E Shtunë, 23 Gusht 2014, në 20:00

Bija Ime fort e dashur dy shenja do të bëhen të dukshme ndërsa shumica e shpirtrave të zgjedhur ngrihen për të më ndihmuar Mua në rivendosjen e Mbretërisë Sime në tokë. 

Shenja e parë
ka lidhje me kryelartësinë e shpirtrave në Kishën Time në tokë, ku arsyeja njerëzore, inteligjenca dhe ambicja do ta shkatërrojnë besimin e vërtetë të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. 

Krenaria dhe arroganca, e shoqëruar me një dëshirë të lindur për të përjetuar një besim më të thellë, e cila gjithmonë do të jetë përtej aftësive të tyre, do të rezultoj në një kishë të rreme të errësirës. Ajo do të nxjerri një hierarki kryelartë, e cila do të sjelli gënjeshtra dhe një besim të kotë.

Shenja e dytë ka lidhje me trupat e përulët kur trupi njerëzor – një Dhuratë e shenjtë nga Hyji – do të reduktohet në një mjet të thjeshtë i përdorur për zbukurime të ndryshme, ku asnjë respekt nuk do të tregohet ndaj tij. Mungesa e moralitetit do të rezultoj në mungesën e respektit për trupin njerëzor duke përfshirë abuzimin e trupit ku ai përdoret si një mjet për të marrë pjesë në vepra të rënda të mëkatit të trupit. Mungesa e respektit për jetën njerëzore do të thotë gjithashtu se vrasja do të bëhet kaq e zakonshme sa shumë, gradualisht, nuk do të ndikohen aspak ndaj tmerrit të vrasjes fizike në duart e njerëzve djallëzor.

Pastrimi i njeriut vazhdon sepse pa vuajtjen e shpirtrave të gatshëm, shumë njerëz do të ishin të humbur. Vetëm atëherë, kur gjithçka do të duket e padurueshme, atyre me Vulën e Hyjit të Gjallë do t’ju jepet lehtësim nga vuajtjet e tyre të cilat do ta dëmtojnë njerëzimin duke përfshirë mëkatin, luftrat, uria dhe sëmundja. Ju kurrë nuk duhet t’i shpërfillni luftrat – sado të vogla të jenë ato – sepse ato do të përhapen. 

Kurrë mos e shpërfillni mungesën e besimit të vërtetë në Kishën Time sepse edhe kjo, do të përhapet, gjithashtu. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen mes kombeve, që e përdorin fenë si një mjet për të shkaktuar terror mes armiqve të tyre, sepse edhe kjo gjithashtu do të përhapet për të pushtuar shpirtrat e atyre që më duan Mua. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen ndaj vizionarëve të Zotit apo të profetëve të zgjedhur sepse nëse ata i urrejnë këta shpirtra atëherë ata më urrejnë Mua. Ju nuk duhet t’i lejoni gjuhët e tyre të liga t’ju tundojnë të bëshkoheni me ata në përpjekjet e tyre të turpshme për të mbytur tingullin e Zërit Tim. Nëse ju e bëni këtë, atëherë edhe ju gjithashtu do të bëheni po aq të infektuar sa edhe ata.

Dhe, ndërsa të gjitha këto trazira të ndodhin, Unë do t’i armatos Engjëjt e Mi dhe të zgjedhurit të bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua. Më pas atëherë kur bota e humbet çdo grimcë të dinjitetit të njohur për njerëzimin, bisha do të hapi humnerën dhe atëherë çdo armik i Hyjit do të futet në Kishën Time. Por do të jetë sipas vullnetit të njeriut, nëse do të jetë apo jo i pregatitur të duroj padrejtësi të tilla.

Ata që ngrihen dhe mbrojnë Vullnetin e Hyjit do të mbushen me Hire të mëdha dhe, sipas besimit të tyre, do të shlyejnë mëkatet e atyre tepër kokfortë apo tepër të trëmbur për t’i rezistuar gjithçkaje që e kundërshton Fjalën e Hyjit. 

Kur të gjitha mizoritë djallëzore të shtohen dhe kur njeriu e kupton se nuk e ka aftësinë ta luftoj apo ta kontrolloj ligësi të tillë, ai duhet të kthehet tek Unë dhe të thotë:

“Jezus, na çliro ne mëkatarët e pashpresë nga armiqtë e Tu.”

Vetëm atëherë Unë mund të ndërhyj për të dobësuar efektin e dhunës, vrasjes, urrejtjes dhe luftrat e shkaktuara nga mëkati i njeriut. 

Kthehuni tek Unë çdo ditë dhe kërkoni Mëshirën Time.