Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 31 July 2013

Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës, dhe ato nuk do të jenë të këndshme

E Martë, 23 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, sprovat që ti do të kalosh janë sepse Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës dhe ato nuk do të jenë të këndshme. E Vërteta do të jetë kaq tronditëse dhe shqetësuese për shumë. E Vërteta do të shkaktoj lotë trishtimi, lotë hidhërimi dhe dëshpërim të madh.

Gënjeshtrat, nga njëra anë, mund t'ju joshin drejt një segurie të rreme. Madje dhe kur gënjeshtrat, që ju tregohen, vijnë të zbukuruara me një gjuhë të dashur dhe sjellje fisnike, dhe që nuk ndjehen në shpirt si të drejta, mund të pranohen nga njeriu më lehtë se e Vërteta.

Kur dikujt i tregohet se ata janë infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse, ata kanë dy zgjedhje. Ata mund ta pranojnë të Vërtetën, t
ë pregatisin shpirtat e tyre, të kalojnë kohën në afërsi të plotë me familjet e tyre, kërkojnë Faljen Time dhe pastaj, presin për ditën. Kur ata e bëjnë këtë, edhe pse mund të jetë e frikshme, ata – për arsyen se e kanë pranuar të Vërtetën – do të gjejnë paqen e vërtetë në shpirtrat e tyre.

Këta shpirtra nuk kanë pse të trëmben nga Unë. Nga ana tjetër, nëse ata e refuzojnë të Vërtetën, dhe besojnë në magjitë dhe zotat e rremë, që ata mendojnë se mund të përdoren për t'i shëruar ata me mrekulli, do të jenë shumë të zhgënjyer. Këta shpirtra, të verbuar nga të ashtu-quajturat mendime pozitive, besojnë se nëse ata e dëshirojnë vetveten të përmirësohet, atëherë gjithçka do të bëhet mirë. 
Çfarë ata nuk kuptojnë është se ata duhet të më thërrasin Mua, Jezu Krishtin, nëse duan që të shërohen. Unë do t'i përgjigjem lutjeve, por vetëm nëse kërkesa është për të mirën e shpitrave të tyre. Këta shpirtra, që refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e sëmundjes së tyre dhe që nuk kthehen tek Unë, do të jenë të humbur. Ata do ta kenë harxhuar kot kohën e dhënë atyre në Tokë, për të siguruar që shtëpia e tyre të jetë në rregull.

E njëjta gjë është edhe me Fjalën Time, të Vërtetën, e dhënë juve tani. Unë i dhashë botës të Vërtetën, gjatë Kohës Sime në Tokë dhe Unë u refuzova. Shumë më ndoqën Mua, por e Vërteta, e dhënë atyre në atë kohë, tani do të sfidohet nga armiqtë e Hyjit dhe ata do të bien pre e mashtrimit. Ata do ta refuzojnë së shpejti të Vërtetën dhe nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë Paralajmërimin Tim, e dhënë botës në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje tani, jo për t'ju zbuluar Mësime të reja, pasi kjo nuk është e nevojshme. Juve ju është dhënë e Vërteta, por tani Unë ndërhyj për t'ju kujtuar për të Vërtetën. Unë gjithashtu vij për t'ju paralajmëruar për ligësitë, që do të kryhen mbi ju për arsye të dashurisë suaj për Mua.

Mos e ktheni shpinën ndaj Meje, Jezu Krishtit, sepse Unë Jam duke ardhur tek ju vetëm për t'ju mbrojtur në këtë kohë. Unë nuk dua t'ju largoj, por Unë do të vazhdoj t'ju kujtoj për të Vërtetën, herë pas here. Kur ju ta shikoni se shpirtrat tuaj trazohen, si rezultat i rregullave të reja që ju paraqiten nga ata që thonë se janë prej Meje, atëherë ju duhet të më thërrisni Mua me anë të kësaj Kryqëzatë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (116) Më shpëto nga ligësia e gënjeshtrave:


Jezus i dashur, më ndihmo.
Unë po mbytem në lot dëshpërimi.
Zemra ime është e ngatërruar.
Unë nuk e di se kujt mund t'i besoj.
Të lutem më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund të zgjedh udhën e duhur drejt Mbretërisë Tënde.

Më ndihmo, i dashur Jezus, që gjithmonë të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, të dhënë botës nga Pjetri, dhe që kurrë të mos devijoj nga çfarë Ti na mësove apo të mohoj vdekjen Tënde në Kryq.

Jezus, Ti je Udha.
Më trego Udhën.
Më mbështet dhe më mbart në udhëtimin Tënd të Mëshirës së Madhe. Amen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/23/i-reveal-the-secrets-contained-within-the-book-of-revelation-and-they-will-not-be-pleasant/

Nëna e Shpëtimit: Sekreti i fundit i Fatimas nuk u zbulua, kaq i tmerrshëm ishte ai

E Hënë, 22 Korrik 2013

Bija ime, mashtrimi, me të cilin bota do të përballet, do të jetë kaq i vështirë për t'u kuptuar, sa vetëm ata që dorëzohen tek Hyji dhe e vënë gjithë besimin tek Biri im, do të jenë në gjëndje të durojnë sprovat që shtrihen përpara.

Unë i dhashë botës profecitë në 1917, por sekreti i fundit i Fatimas nuk u zbulua, kaq i tmerrshëm ishte ai për ata brënda Kishës Katolike.

Sekreti i fundit i Fatimas akoma mbetet i panjohur për fëmijët e Hyjit, edhe pse pjesë të saj ju zbuluan juve në 26 Janar 2012. Fare pak brënda Kishës e dinin atë. Tani, pjesa tjetër e sekretit të fundit të Fatimas duhet të zbulohet, me qëllim që njerëzimi të paralajmërohet për pasojat, nëse e shpërfillin ndërhyrjen time për të shpëtuar shpirtra.

Kisha ka qenë infektuar, nga brënda, prej armiqve t
ë Hyjit. Ata – dhe janë 20 prej tyre që kontrollojnë nga brënda - kanë krijuar mashtrimin më të madh. Ata kanë zgjedhur një njeri, jo nga Hyji, ndërsa Ati i Shenjtë, sipas Kurorës së Pjetrit, është hequr me kujdes.

Hollësirat, që unë zbulova, janë se do të ishin 2 njerëz që do të mbanin Kurorën e Pjetrit në kohët e fundit. Njëri do të vuaj për shkak të gënjeshtrave që janë krijuar për ta zhvlerësuar atë dhe që do ta bëjnë atë një të burgosur të vërtetë.

I zgjedhuri tjetër do të sjelli shkatërrimin, jo vetëm të Kishës Katolike, por të gjitha kishave që nderojnë Atin tim dhe që i pranojnë Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të botës.

Duhet të jetë vetëm një kokë e Kishës në Tokë, e autorizuar nga Biri im, i cili duhet të mbetet papë deri në vdekjen e tij. Kushdo tjetër, që deklaron të ulet në Fronin e Pjetrit, është një mashtrues. Ky mashtrim ka vetëm një qëllim, për t'i dorëzuar shpirtrat tek Luciferi dhe ka fare pak kohë për shpirtra të tillë, që nuk do të jenë më të ditur, për të shpëtuar.

Fëmijë, ju duhet t'i kushtoni rëndësi një paralajmërimi, tani.


Mos devijoni nga Mësimet e Birit tim. Vëreni në pyetje çdo doktrinë të re, që ju tregohet dhe që pohohet se vjen nga Kisha e Birit tim në Tokë. E Vërteta është e thjeshtë. Ajo kurrë nuk ndryshon. Trashëgimia e Birit tim është shumë e qartë. Mos lejoni njeri që t'ju mjergulloj gjykimin.

Së shpejti, profecitë e Fatimas do të kuptohen. Gjithçka po ndodh tani para një bote mosbesuese, por për fat të keq, fare pak do ta kuptojnë deri kur të jetë tepër vonë.

Lutuni, lutuni, lutuni Rruzaren Time Të Shenjtë, sa më shpesh të jetë e mundur, çdo ditë të vetme, për të dobësuar efektin e të ligut, që ju rrethon.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/22/mother-of-salvation-the-last-secret-of-fatima-was-not-revealed-so-terrifying-was-it/

Monday, 29 July 2013

Kini besim tek Unë dhe Unë do t’i hap sytë tuaj ndaj të Vërtetës së të ardhmes suaj të lavdishme

E Hënë, 22 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë të rinjve në botë, të të gjitha besimeve dhe të gjitha feve.

Unë Jam Jezu Krishti, Shpëtimtari i botës, dhe Unë do ta bëj veten Time të njohur tek ju, shpejt. Kur kjo të ndodhi, gjatë një ngjarje supernatyrale, që do të përjetohet në mbarë botën në të njëjtën kohë, ju do ta mësoni të Vërtetën.

Ju mund të mos e pranoni Thirrjen Time për ju tani. Ju mund të mos më mirëprisni Mua në jetën tuaj të përditshme, por kur ju të ndjeni Dashurinë Time, asgjë tjetër nuk do të ketë më rëndësi.

Koha për Ardhjen e Dytë është afër. Kjo ngjarje, kur Unë të vij për të sjellë Paqen, ndërsa lajmëroj Parajsën e Re, do t’ju pushtoj me një gëzim, që ju kurrë nuk e keni përjetuar më parë. Unë do t’ju sjell një jetë përtej ëndrrave tuaja – një jetë që po t’i hidhnit një sy të shpejtë, do të ishte gjithçka që ju dëshironi.

Ardhja e Dytë nuk është për tu patur frikë, pasi do të jetë rasti më i gëzueshëm. Ky është Premtimi Im. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni apo të ndjeni se jeta ka marrë fund – se do t’ju mohohet koha që ju nuk e vlerësoni në botë – sepse jeta vetëm sa do të filloj. Këtë herë nuk do të ketë mundime, lëndime, zemërim, urrejtje apo përçarje. Vetëm dashuria do të lulëzoj dhe, me atë, një jetë e shkëlqyer, ku ju do të jetoni të bashkuar, në dashuri dhe paqe me të dashurit tuaj.

Unë Jam duke e pregatitur botën për këtë Ngjarje të Madhe, e cila është profetizuar. Me qëllim që të pregatiteni – sepse sa hap e mbyll sytë, bota do të ndryshoj përgjithmonë – ju duhet të vini tek Unë. Për të marrë këtë jetë në Parajsën e Re, ku ju do të ruani një trup dhe shpirt të përkryer, ju duhet të më kërkoni Mua ta pastroj shpirtin tuaj. Me qëllim që Unë ta bëj këtë, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet tuaja. Është kaq e thjeshtë. Unë e di se ju jeni një mëkatar. Ju e dini se jeni një mëkatar, por kjo kurrë nuk duhet t’ju ndaj nga Unë.

Nëse ju jeni të shqetësuar apo të trëmbur, atëherë m’i tregoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do ta lehtësoj dhimbjen tuaj. Kini besim tek Unë dhe Unë do t’i hap sytë tuaj ndaj të Vërtetës së të ardhmes suaj të lavdishme. Kur Toka të jetë rip
ërtërirë dhe Ardhja e Dytë të jetë lajmëruar, Unë do të jem duke pritur për t’ju përshëndetur. Unë gjithmonë do t’ju dua, sepse ishte për ju që Unë e dhashë Trupin Tim, dhe Unë i lejova ata të më kryqëzonin Mua. Kur Unë ju dua kaq shumë, atëherë nuk ka asgjë që do t’ju pengoj të më thërrisni Mua sot.

Unë pres thirrjen tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/22/trust-me-and-i-will-open-your-eyes-to-the-truth-of-your-glorious-future/

Saturday, 27 July 2013

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore

E Dielë, 21 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë kam një Mesazh të rëndësishëm për botën, përfshi ata që besojnë tek Unë, ata që nuk besojnë, ata që mund të besojnë tek Ati Im, ashtu si edhe ata që nuk besojnë se të gjitha gjërat vijnë nga Unë.

Kur bisha komplomentoi kundër Meje, ai krijoi një plan djallëzor për kohët e fundit, i cili është pregatitur për të gënjyer botën me gënjeshtrën më të madhe, me qëllim që ai të mund t’i marri ata me vete në flakët e Ferrit.

Dijeni se Unë tashmë i kam zbuluar botës këtë plan, por ka një sekret që duhet të zbulohet, me qëllim që ju ta kuptoni të Vërtetën. Ashtu si me çdo betejë, armiku zë pozicion dhe kjo 
zakonisht është e planifikuar me kujdes, që të bëhet fshehurazi, me qëllim që mos ta dijë pala tjetër se ku qëndron armiku.

Në këtë, betejë finale për shpirtrat, Satani dhe bashkpunëtorët e tij po ngrihen kundër dy dëshmitarëve të Hyjit. Ju janë dashur shumë vite për ta orkestruar këtë, por fëmijët e Hyjit duhet ta dinë, në fillim, se kush janë dy dëshmitarët, para se të kuptojnë se si është pregatitur plani.

Armiku tani ka zënë vënd në Kishën Time. Ai e bën këtë sikurse armiku fshihet brënda një kali të Trojës. Armiku – dhe dijeni se ka shumë dhe të gjithë ata i bëjnë nderime bishës – kanë zënë rrënjë gjithashtu në Lindjen e Mesme.

Shënjestra e vërtetë është Izraeli, shtëpia e dëshmitarit të dytë.

Dy dëshmitarët janë të Krishterët dhe Shtëpia e Izraelit. Krishtërimi është shënjestra e parë, sepse ajo erdhi nga Unë. Izraeli është shënjestra e dytë, sepse Unë u linda si Hebre dhe ajo është toka e njerëzve të zgjedhur të Hyjit – shtëpia në Jeruzalem.

Nuk është aksidentale që Satani kërkon të shkatërroj këta të dy, sepse ai i urren ata dhe, duke i fshirë të gjitha gjurmët e tyre, ai kërkon të japi një mesazh të madh – se ai është mbi Hyjin. Sa do të vuajnë këta dy dëshmitarë në Emrin e Hyjit. Ata nuk do të vdesin, por do të shfaqen sikur nuk kanë aspak jetë.

Sakramentet do të jenë të parat që do të shkatërrohen – pastaj Mesha – pastaj Bibla dhe të gjitha gjurmët e Fjalëve të Hyjit. Gjatë këtyre kohëve, shumë do të luftojnë për të shpallur Fjalën e Hyjit. Do të jetë gjatë këtyre kohëve që Hiret e Mia do të hidhen ngado, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, me qëllim që Hyji kurrë të mos harrohet.

Antikrishti

Shumë shpejt antikrishti do ta bëj veten të njohur si njeriu i paqes, i cili do të krijoj planin më ambicjoz të paqes në Lindjen e Mesme.

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore. Ndërkohë, plani i tij djallëzor për të mashtruar të pafajshmit, duke ju mësuar atyre gënjeshtra në Emrin Tim, vazhdon. Ata prej jush që nuk do ta pranojnë të Vërtetën, dijeni se këto kohë janë afër. Nëse ju nuk mund ta pranoni të Vërtetën tani, nëse me të vërtetë më doni Mua, atëherë Unë do t’ju dhuroj Hiret për ta dalluar.

Sa shumë nuk mund ta shikojnë këtë plan të lig, që është i mbuluar me aq kujdes, por, që po shpaloset para syve tuaj, ashtu si është parathënë. Shkrimi I Shenjtë kurrë nuk gënjen. Fjala Ime është e Vërteta. E Vërteta është udha juaj drejt shpëtimit. Nëse ju i pranoni gënjeshtrat, që ju jepen në Kishën Time, nga ata që nuk vijnë në Emrin Tim, atëherë ju do të bini në errësirën e madhe dhe ju do të mbërtheheni nga një ligësi e tillë, dhe nëse ju merrni pjesë në praktika të kulteve të tilla – të prezantuara në Emrin Tim – ju do të jeni të humbur për Mua.

Shumë shpejt, kur paqja e rreme të krijohet, planet do të fillojnë të zhdukin Hebrenjtë. Ndërsa bisha shkatërron Izraelin, profeti i rremë do ta braktisi Praninë Time dhe do të mashtroj jo vetëm Katolikët, por të gjithë të Krishterët, të gjitha fetë, për të adhuruar bishën nën maskën e Fesë Mbarë Botërore.

Nëse ky Mesazh sjell frikë në shpirtrat tuaj, atëherë dijeni se qëllimi Im është që të mos fsheh asgjë nga ju, që mund t’ju shkatërroj. Ajo që është e rëndësishme është të qëndroni të vërtetë ndaj Mësimeve të Mia dhe të luteni për Mbrojtjen Time. Kur ju dorëzoheni tek Unë, Jezusi juaj dhe më kërkoni Mua t’ju drejtoj, gjithçka do të jetë mirë.

Unë do t’ju ruaj brënda Mbrojtjes Sime – të gjithëve ju që nuk devijoni nga e Vërteta.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/21/they-are-preparing-the-antichrist-now-for-his-grand-entrance/

Friday, 26 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Mosmarrveshja në Romë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar

E Shtunë, 20 Korrik 2013

Bija ime, ndërsa trazirat brënda besimit të Krishterë shtohen, do të ketë akoma nga ata që janë besnikë ndaj Birit tim, të cilët prej forcës së tyre të besimit, do ta ruajnë dhe do ta mbrojnë Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Mosmarrveshja në Romë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar dhe që, pa e kuptuar, do të largohen nga Biri im, Jezu Krishti. Ata do të bien në gabim, sepse ata do të pranojnë doktrinat e reja që nuk vijnë nga Hyji. Lutuni, lutuni, lutuni për ata brënda kishave të Krishtere që do të bien në kurth për të pranuar gënjeshtrat e dhëna atyre nën maskën e atyre që pohojnë se janë të zgjedhur nga Biri im për ta shpallur Fjalën e Tij.

Të gjitha këto gjëra u janë treguar vizionarëve për shekuj me radhë dhe prapë shumë prej jush refuzojnë t’i pranojnë këto profeci. Unë e kam paralajmëruar njerëzimin për këto ditë të errëta që do të vijnë, sepse Biri im dëshiron që ju të jeni në gadishmëri kundër ëngjëjve të rënë që do ta infektojnë Kishën e Tij në tokë. Lotët e mia bien rrëke, sepse kaq shumë nga shërbëtorët e shenjtë brënda Kishës i mohojnë shfaqjet e mia. Këto shfaqje ishin të aprovuara nga Hyji për ta bërë njerëzimin të vetëdijshëm mbi rreziqet që shpirtrat do të hasnin nëse nuk do t’ju jepej e Vërteta më përpara.

Profecitë e dhëna juve në La Salette dhe në Fatima janë me një rëndësi të madhe. Përse kaq shumë që pohojnë se më duan mua, Nënën e tyre, e shpërfillin cfarë që unë i tregoj botës. Ju nuk keni dëgjuar dhe e keni lejuar veten të mashtroheni.

Është koha të kujtoni se errësira, që e ka përfshirë Kishën e Birit tim në tokë, është shkaktuar nga i ligu i cili ka manipuluar shumë. Kjo errësirë nuk mund të vij nga Biri im dhe, si e tillë, Trupi i Tij Mistik – Kisha e Tij – mbetet e paprekur. Ata që qëndrojnë të vërtetë ndaj Trupit të Tij Mistik nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që e tradhëtojnë Kishën e Birit tim dhe refuzojnë Mësimet e Tij duke adoptuar praktika të reja, të cilat janë fyese ndaj Jezu Krishtit, e largojnë veten e tyre nga Mëshira e Tij.

Ju duhet ta dini se kur Kryqi i Birit tim të përpunohet për t'u dukur ndryshe, dhe kur mënyra me të cilën Sakrifica e Meshës të jetë ndryshuar në emër të modernizimit, atëherë ju do ta shikoni mungesën e respektit për Birin tim ashtu si këto gjëra paraqiten.

Ju kurrë nuk duhet ta tradhëtoni Birin tim. Ai ka vuajtur kaq shumë dhe përsëri, disa prej atyre brënda Kishës së Tij do të bien në gabim dhe do ta kryqëzojnë Atë edhe njëherë. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, ju do ta dini se kohët po ndryshojnë dhe se beteja finale midis Hyjit dhe bishës po ndodh.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/20/mother-of-salvation-the-fallout-in-rome-will-result-in-many-being-led-astray/

Thursday, 25 July 2013

Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre

E Premte, 19 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rreth Ushtrisë së Mbetur. Ushtria e Mbetur por rritet në mbarë botën në këtë kohë. Shumë, që nuk dinë për këto Mesazhe, tashmë po mblidhen, pasi thelbi i Kishës Sime në Tokë është në rrezik të zhduket.

Shumë e dinë të Vërtetën dhe mund t'i shikojnë përpjekjet, që po bëhen për ta dobësuar Fjalën Time Më Të Shenjtë. Të gjithë ata të favorizuar me Dritën e Shpirtit të Shenjtë do ta njohin shpirtin djallëzor nd
ërsa e pushton Kishën Time. Shpirti djallëzor vjen i veshur me një lustër të përulësisë. Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre.

Mbajeni mënd, plani i Satanit është të vjedhi shpirtra. Pastaj, dijeni se cilët shpirtra ai do të filloj t’i zër
ë në kurth si fillim. Ai gjithmonë do të provoj të shkatërroj ata që më duan Mua. Ai do t’i shpërfilli ata që janë tashmë të infektuar, sepse ai pothuajse i ka shkatërruar ata.

Kurrë mos besoni se i ligu e tregon veten në mënyrat më të dukshme. Ky shpirti djallëzor do t'i tundoj shpirtrat, duke u paraqitur si i përulët, i butë dhe i dashur nga pamja e jashtme, sepse si mund të binden ndryshe shpirtrat e mirë ndaj gënjeshtrave.

Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit dhe Unë tani ndërhyj për t’ju sjellë të Vërtetën. Asgjë nuk do të më ndaloj Mua, por çdo vepër e keqe do të kryhet mbi këtë Mision për ta shpëtuar botën nga dëshpërimi.

Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur, ecni përpara, ju do të tërhiqeni mbrapsh prej atyre që besojnë se ju blasfemoni kundër Fjalës së Hyjit. Pastaj, kur ju të tërhiqeni në heshtje dhe të shpëtoni prej rënies në grackën e demonëve, që ata do të ngrenë për t’ju inkurajuar të mbroni Fjalën Time, ata do t’ju fyejn
ë.

Hiret e dhëna Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë graduale, por të fuqishme, dhe me ndihmën e Nënës së Shpëtimit, ata do të vrasin bishën dhe bashkpunëtorët e tij.

Beteja për shpirtrat nuk do të jetë e këndshme, por dijeni se, ngjyrat e vërteta të armiqve të Hyjit, të cilët thonë se vijnë në Emrin e Tij, me kalimin e kohës do të zbulohen për çfarë janë. Për fat të keq, shumë do të jenë të verbuar ndaj të Vërtetës dhe ata, atëherë, do të marrin pjesë në ritualet Satanike për të cilat do të jenë të paditur, kaq me kujdes do të jenë ata të mbuluar.

Zëri Im do të ushëtij dhe ushëtij me jush, sepse Unë kurrë nuk do të ndaloj në Planin Tim për t’ju sjellë Jetën e Përjetshme. Asnjë sasi e arsyes njerëzore, e cila do të çoj në dënimin e Fjalës Sime të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve, nuk mund ta dobësoj Fuqinë e Hyjit.

Urrejtja juaj për Mua do të rritet dhe zemërimi që do ta përfshij shpirtin tuaj vjen nga Satani, por ju do të besoni se ajo vjen nga Hyji. Si mund të jeni kaq të verbuar? Çfarë kalbësie ka hyrë brënda jush, që ju bën të provoni të lëndoni të tjerët?

Lutuni që ju nuk e ngrini fqinjin tuaj kundër Meje. Lutuni që ju të kërkoni të Vërtetën, para se djalli ta zaptoj shpirtin tuaj. Ai është shumë i fuqishëm dhe ata, shpirtrat e të cilëve janë dobësuar përmes mëkatit të krenarisë do të bëhen ena e kërkuar, brënda të cilës Satani dhe ëngjëjt e tij të rënë do të banojnë.

Zgjohuni, të gjithë ju. Koha që Libri i të Vërtetës të hapet ka ardhur. Ju duhet të hapni jo vetëm faqet, por edhe zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/19/its-plan-is-to-entice-souls-into-a-web-of-deceit-by-tugging-at-their-hearts/

Wednesday, 24 July 2013

Profetja e fundit tani është dërguar prandaj ju lutem të mos e refuzoni këtë Dhuratë

E Premte, 19 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, kur ti merakosesh dhe ndjen se nuk të duan, për shkak të këtij Misioni, ti duhet ta dish se Shpirti I Shenjtë gjithmonë do të mbaj ty të fortë. Ti kurrë nuk do të jesh në gjëndje të deklarosh gënjeshtra, pasi kjo nuk lejohet nga Ati Im i dashur. Ti je profetja e kohëve të fundit dhe nd
ërsa Unë e di se kjo ty të frikëson, dije këtë.

Unë, përmes Dashurisë së Atit Tim, dhuroj Mëshirë të madhe mbi botën. Profetja e fundit tani është dërguar, prandaj ju lutem të mos e refuzoni këtë Dhuratë, sepse është dëshira e Atit Tim të mbledhi të gjithë fëmijët e Tij dhe t’i mbroj ata nga i ligu në botë.

Kjo është Dhurata për t’ju sjellë ju shpëtimin final nga një ndëshkim i tmerrshëm.

Mos e refuzoni këtë Dhuratë profecie, ndërhyrjen finale nga Qielli, për t’ju shpëtuar nga e keqja.

Ata që nuk e nderojnë Atin Tim dhe që adhurojnë zotat paganë, vëndet tuaja do të fshihen nga faqja e Dheut, nëse nuk ktheheni tek Një Hyj I Vërtetë. Ju, që adhuroni zotat e rremë, të cilat ju premtojnë të ardhme të shkëlqyer dhe që joshin kotësinë tuaj, do të çohen larg Meje dhe ju do të mbyteni në boshllëkun e pafund – një humnerë nga e cila nuk do të ktheheni kurrë.

Dëgjoni tani, të gjithë ju. Unë i bëj thirrje njerëzimit prej Qiellit. Profetja Ime thjesht do të bëj ashtu si i them Unë. Ajo më bindet Mua, Birit të Hyjit, Birit të njeriut, ashtu si është parathënë. Ajo nuk ka zë. Fjalët e saj janë Fjalët e Mia. Bindja e saj është kryesore sipas Komandës së Hyjit. Bindja e saj do të thotë se ajo nuk është lejuar ta hapi gojën për të mbrojtur Fjalën e Hyjit.

Të gjitha ngjarjet, e parath
ëna, do të ndodhin shpejt. Shpërfilleni këtë paralajmërim nga Qielli dhe ju do të vuani më shumë se është e nevojshme. Flisni keq për këto Fjalë nga Qielli dhe ju do të shfaqeni në gjithë turpin tuaj para mbarë botës që më persekutoni Mua.

Fjala Ime është e Vërtetë. Fjala Ime është konkrete. Fjala Ime ju jepet për t’ju mbrojtur dhe për t’ju shpëtuar nga bisha, që e shkatërron jetën tuaj me infektimin e vet. Ju lutem të jeni të fortë dhe të largoheni nga gënjeshtrat e liga që ai ju tregon. Nëse zemra juaj është e rënduar ejani tek Unë dhe Unë do ta bëj atë më të lehtë. Nëse zemra juaj është e trishtuar Unë do t’ju pushtoj dhe do t’ju sjell paqe me qëllim që vdekja kurrë të mos ju frikësoj përsëri.

Nëse ju jeni të mbushur me zemërim, që kthehet në urrejtje kundër këtyre Mesazheve, dijeni pra se ju jeni sulmuar nga mbreti i gënjeshtrave. Ju do ta dini brënda zemrës suaj se nëse këto Mesazhe ju shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje, ato vijnë nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/19/the-final-prophet-has-now-been-sent-so-please-do-not-reject-this-gift/

Nëna e Shpëtimit: Medalja e Shpëtimit ofron Dhuratën e Kthimit në Besim

E Enjte, 18 Korrik 2013

Bija ime, unë dëshiroj të bëhet e ditur, që tani e tutje, unë do të quhem sipas titullit të fundit, që mu dha nga Biri im, në Tokë. Në këtë, Mision Final, unë do të referohem, gjatë gjithë kohës, si Nëna e Shpëtimit.

Imazhi im do të krijohet dhe një Medalje e gdhëndur ku, nga njëra anë, unë do të jem e vendosur me diellin mbrapa kokës sime dhe ku 12 yje të ndërthurura në një kurorë gjëmbash është e vendosur mbi kokën time. 

Në anën tjetër të Medaljes, unë dëshiroj të shfaq Zemrën e Shenjtë të Birit tim me Dy Shpatat e Shpëtimit, të cilat do të kryqëzohen në secilën anë.

Shpatat e Shpëtimit do të kenë një qëllim të dyfishtë. Shpata e Parë do të vrasi bishën dhe mua më është dhënë autoriteti ta bëj këtë në Ditën Finale. Shpata tjetër do t'i copëtoj zemrat e mëkatarëve më të ngurtësuar dhe do të jetë Shpata prej së cilës shpirtrat do të shpëtohen. 

Kjo Medalje do të krijohet me shumicë dhe pastaj, kur të merren nga ata që i kërkojnë ato, duhet të bekohen nga një prift dhe pastaj t'ju jepen falas të tjerëve.

Medalja e Shpëtimit ofron Dhuratën e Kthimit në Besim, dhe Shpëtimin.

Të gjithë ata që e marrin Medaljen e Shpëtimit duhet të thonë këtë Kryqëzatë Lutje (115) Për Dhuratën e Kthimit në Besim:

O Nëna e Shpëtimit, mbuloje shpirtin tim me lotët e tu të Shpëtimit.

Më çliro nga dyshimet.

Lartësoje zemrën time, që ta ndjej Praninë e Birit tënd.

Më sill paqe dhe ngushëllim.

Lutu që me të vërtetë të kthehem në besim.

Më ndihmo ta pranoj të Vërtetën dhe hape zemrën time për të pranuar Mëshirën e Birit tënd, Jezu Krishtit. 

Amen.

Bija ime, të lutem të bësh një model të kësaj Medalje. Unë do të udhëzoj në çdo hap të udhës dhe më pas ti duhet të sigurosh që ajo të ofrohet në mbarë botën.

Shkoni në paqe për t’i shërbyer Birit tim.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/18/mother-of-salvation-the-medal-of-salvation-offers-the-gift-of-conversion/

Tuesday, 23 July 2013

Ju nuk mund të më ndiqni Mua me të vërtetë, pa e duruar dhimbjen e Kryqit

E Mërkurë, 17 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, sa më ngrenë Mua lutjet e të gjithë ndjekësve të Mi të dashur në këtë kohë. Unë Jam në zemrat dhe shpirtrat e tyre dhe shpirtrat e tyre janë të favorizuar. Unë duhet t’ju kërkoj atyre të vuajnë talljet me të cilat do të përballen pse ndjekin Udhën Time dhe për Kryqin Tim, të cilin ata e mbartin, sepse me kalimin e kohës ata do të kuptojnë përse duhet të jetë kështu.

Ju nuk mund të më ndiqni Mua me të vërtetë, pa e duruar dhimbjen e Kryqit. Kur ju më doni Mua, një Dritë është e pranishme brënda shpirtit tuaj. Kjo Dritë e pastër është si një magnet, pasi ajo tërheq më të keqen tek njerëzit e tjerë. Shpirtrat mirëdashës shpesh sulmohen nga shpirti djall
ëzor, për të shkaktuar lëndime mbi këdo që ndjek të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Kur ju deklaroni të Vërtetën e Hyjit, ju do të urreheni nga ata që nuk e duan Hyjin. Kur ju më ndiqni Mua, madje edhe në heshtje, ju duroni të njëjtën dhimbje. Kjo dhimbje është e shkaktuar nga ata – zakonisht ata që ju i respektoni apo i pëlqeni – që ju sulmojnë, sepse ju më doni Mua dhe jeni besnik ndaj Mësimeve të Mia.

Koha ka ardhur për ju të dilni dhe të flisni për Mesazhet e Mia. Megjithatë, priftërinjtë do ta kenë këtë të vështirë, sepse ata duhet të mbeten të bindur ndaj superiorëve të tyre.

Shumë në Kishën Time do të jenë të frikësuar të dëshmojnë Mesazhet e Mia, por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund ta mbrojnë të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala, e dhënë Apostujve të Mi, jeton, edhe pse shumë përpiqen ta vrasin atë.

Ju do ta vini re se sa pak Unë Jam I nderuar në publik – ndoshta asnjëherë.

Mësimet e Mia nuk luajnë më një rol të rëndësishëm në shoqërinë tuaj. Ju duhet të insistoni, në çfarëdo Kishe Krishtere ju i përkisni, që shërbëtorët e Mi të mos harrojnë ta përmëndin Emrin Tim, kur i referohen të mirës, sepse e mira nuk vjen nga guri. E mira mund të vij vetëm nga Hyji.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/17/you-cannot-follow-me-truly-without-bearing-the-pain-of-the-cross/

Për priftërinjtë: Dita kur do t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët

E Hënë, 15 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të arrij tek priftërinjtë e Mi, të cilët tani po fillojnë ta kuptojnë se Unë Jam duke i folur botës, përmes këtyre Mesazheve, në këtë kohë.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm. Ju duhet t’i përmbaheni rregullave të Kishës Sime në Tokë, p
ër aq kohë sa ato mbeten ashtu si kanë qënë dhe nuk kanë ndryshuar. Mos u ndjeni të dekurajuar, sepse ju jeni të pasuruar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, kjo do të bëhet në një mënyrë delikate, por fatale. Do t’ju kërkohet të mbështesni doktrinën e të gjitha feve jashtë Krishtërimit. Do t’ju thuhet se kjo është për të mirën e të gjithëve dhe se kjo metodë e re, gjithë përfshirëse, është mjeti që çon drejt një fundi – ku njerëzimi më në fund do të bashkohet, përmes metodave paqësore.

Të gjitha fetë, besimet dhe doktrinat, që e nderojnë Atin Tim, por që nuk më njohin Mua, Jezu Krishtin, do të vihen në mbështetjen e antipapës. Ju, përmes fuqisë së bishës – pasi është mënyra e tij – do të shtyheni të mbështesni vëllezrit dhe motrat tuaja. Do t'ju thuhet se të gjitha besimet, që e nderojnë Hyjin,  janë të bashkuara në një në Sytë e Hyjit. Kur ju kundërshtoni, ju do të qortoheni. Kur ju shpjegoni se e vetmja udhë drejt Hyjit, Atit Tim të dashur, është përmes Jezu Krishtit, kjo është çfarë do t’ju thuhet:

“Ju nuk e kuptoni që Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, prandaj, duke mos treguar dashuri dhe dhembshuri për Kishën e Tij duke i përkrahur ata – përfshi dhe besimet e tyre – ju jeni një hipokrit.”

Tani, dijeni këtë. Kur ju e pranoni se të gjitha fetë duhet të përkrahen si një e vetme – se ju duhet të kaloni nga njëra anë për të treguar respekt ndaj atyre besimeve, të cilat nuk e pranojn
ë Birin e njeriut – atëherë ju do të jeni fajtorë për një mëkat të tmerrshëm. Atëherë, ju do të jeni duke më mohuar Mua.

Ata që do të çohen drejt këtij mashtrimi, ta dinë se shenjat e tjera do të shfaqen, që tregojnë vetëm një gjë – Hyjnia Ime nuk do të shpallet më.

Kishat tuaja do të shikojnë të dalin kryqe të reja ku koka e bishës do të jetë e gdhëndur brënda tyre; altarët tuaj do të ndryshojnë dhe do të më tallin Mua. Sa herë që ju të shikoni simbole të reja dhe të pazakonshme në Kishën Time, vështroni me kujdes sepse bisha është arrogante dhe e shpalos ligësinë e vet, duke shfaqur shënja, që e nderojnë atë.

Ata mes jush, që nuk janë të vëmëndshëm ndaj këtij mashtrimi, do ta gjejnë veten të zhytur në praktika, që nuk më nderojnë Mua. Ata do ta fshehin qëllimin e vërtetë, i cili është për t’i bërë nderime Satanit dhe shpirtrave të tij të liq.

Shenjat kanë filluar. Veprimet për të cilat Unë flas kanë për të ardhur, por dita kur t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët. Ju duhet t’i mbani sytë hapur për ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por në të kundërt nderojnë bishën, sepse ata tashmë i kan
ë shtrirë krahët e tyre. Ata sundojnë mes jush, por shumë prej jush nuk mund ta shikojnë akoma paturpësinë. Por, nëse ju më doni Mua, Unë do t’ju dhuroj Hiret për të parë të Vërtetën, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Koha është afër dhe ju duhet të pregatiteni, sepse errësira do të zbresi së shpejti. Ata mes jush që janë të bekuar me Dritën e Hyjit do të vuajnë në duart e armiqve të Mi.

I kujtoni këto Fjalë, i recitoni ato dhe Unë do t’ju zbuloj juve të Vërtetën, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (114) Që priftërinjtë të marrin Dhuratën e së Vërtetës

Zoti im, hapi sytë e mi.
Më lejo ta shikoj armikun dhe mbylle zemrën time ndaj mashtrimit.
Unë e dorëzoj gjithçka tek Ti, Jezus i dashur.
Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Amen.

Monday, 22 July 2013

Unë kam etje për ata. Pa ata, Unë nuk mund të ndjehem i plotë

E Dielë, 14 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, kur Unë të jap ty Dhuratën për t'i parë fëmijët e Hyjit përmes Syve të Hyjit, ngado që shkon, kjo është për një arsye.

Sa herë që ti shikon një fëmijë të vogël dhe ndjen Dashurinë Time të përshkoj nëpër venat e tua, kjo është Dashuria Ime për ata. Kur ti shikon një adoleshent duke ecur dhe duke qeshur me shokët e tij dhe ndjen një vërshim të dashurisë prej nëne për atë, dije se kjo është Dashuria e Hyjit që ti po ndjen. Kur ti shikon të moshuar dhe prapë e ndjen këtë dashuri, kjo përsëri, është Dashuria Ime që ti ndjen.

Kur ti shikon ata shpirtra që shkaktojnë hidhërim të tmerrshëm mbi të tjerët, përmes ligësisë së tyre, dhe ndjen keqardhje për ata, dije gjithashtu, se kjo është Dashuria Ime, e cila kalon përmes teje. Dije se ata që më kundërshtojnë Mua në çdo lloj mënyrë, prapë më mbushin Mua me Dashuri për ata, sepse si mundem 
Unë t’i mohoj  ata? Ata janë të Mitë. Unë i dua ata. Unë derdh lotë për ata. Unë kam etje për ata. Unë merakosem për ata. Sa më shkaktojnë Mua ata dhimbje kaq të tmerrshme, por Unë do ta luftoj të ligun, deri në frymën e fundit që ata do të marrin mbi këtë Tokë, për këta shpirtra të gjorë.

Kujt i është dhënë jeta prej Atit Tim, i takon Atij. Çfarë është e Tij, është edhe e Imja. Unë vdiqa për ata, edhe pse ata më shanin Mua. Ata akoma e bëjnë këtë. Unë kam etje për ata. Pa ata Unë nuk mund të ndjehem i plotë. Prandaj dhe Unë me gëzim do ta përjetoja Kryqëzimin Tim përsëri dhe përsëri, nëse Unë do t’i sillja ata në Krahët e Mi.

Si mundem Unë të pushoj, bija Ime, pa ëmbëlsinë e kthimit të tyre në besim? Por, ata duhet të vijnë tek Unë sipas vullnetit të tyre të lirë. Unë mund t’i mbuloj ata me Dashurinë dhe Hiret e Mia. Unë mund t’i vërshoj shpirtrat e tyre me çdo Hir, por me qëllim që ata t’i pranojnë Hire të tilla, ata duhet të jepen tek Vullneti Im I Shenjtë dhe të dorëzohen tek Unë. Unë nuk mund ta përdor Hyjninë Time për të imponuar Vullnetin Tim mbi ata, por çfarë Unë mund të bëj, përmes Bujarisë se Atit Tim, është që të marr shpirtrat e Mi të zgjedhur dhe t’ju kërkoj atyre ta marrin Dhimbjen Time, në shkëmbim për këta shpirtra. Kjo ndërhyrje e mrekullueshme do të jetë një nga mënyrat me të cilën Unë mund të shpëtoj më të shumtën e njerëzimit.

Lutu, bija Ime e dashur, tek Unë, Jezusi yt, për forcën për të më dhënë Mua më shumë vuajtje. Nëse ti e pranon këtë kërkesë të veçantë, Unë solemnisht të premtoj se Unë do të shpëtoj 10 milion më tepër shpirtra. Mos ki frikë. Ti do të jesh e fortë dhe ti do ta bësh këtë me gëzim në zemër këtë herë.

Shko, bija Ime, pranoje Kërkesën Time. Mos u trëmb prej saj, sepse ti do të më sjellësh Mua gëzimin më të madh nëse mi dorëzon Mua këto sprova të reja. Do të jem Unë, Ai që do ta duroj dhimbjen, jo ti. Dhimbja jote do të jetë e shkurtër, por duke e pranuar atë, Unë mund të plotësoj dëshirën Time për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë, që po ndahen nga Unë.

Faleminderit që ju përgjigje Thirrjes Sime. Hape zemrën tënde ndaj kërkesës Sime dhe Unë do të ndihmoj në çdo hap të udhës. Për ty, kjo do të jetë thjesht një sprovë tjetër dhe së shpejti, do të harrohet lehtë. Për Mua, kjo do të thotë shpirtra, që do të kishin përfunduar në Ferr, por do të jenë të Mitë në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/14/i-pine-for-them-without-them-i-cannot-feel-whole/

Saturday, 20 July 2013

Do të jetë përmes recitimit të Lutjeve të Kryqëzatës Sime që Unë mund t’i shpëtoj ata

E Enjte, 11 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, më lejo Mua të sjell ty pranë Zemrës Sime të Shenjtë, sepse kur ti më lejon Mua ta bëj këtë, Unë do të hedh brënda shpirtit tënd Hire të veçanta. Pastaj, Puna Ime do të japi më shumë fryte, të cilat do të piqen dhe do të shpërndahen me bollëk nëpër mbarë Tokën.

Fryti, i cili vjen nga Unë, krijon kthime në besim dhe zbut edhe zemrat më të ngurtësuara, kur ata e shijojnë atë. Kur ata e hanë atë, ajo do t’i bashkoj ata me Mua, në një mënyrë që do t’ju sjelli atyre paqe të madhe. Paqja që Unë i premtoj të gjithëve ju që më dëgjoni Mua tani, kur Unë flas me ju, do të jetë mburoja juaj kundër urrejtjes.

Ata prej jush, përfshi ata shpirtra që kurrë nuk i kanë dëgjuar këto Mesazhe dhe që me të vërtetë më duan Mua, do të mbushen me këtë paqe dhe ju, si rezultat, do të bëheni të paprekshëm ndaj zërave të atyre që ulërijnë tek ju për shkakun se jeni të Mitë.

Kur ju jeni një me Mua, Unë premtoj se, për çdo fyerje apo lëndim që ju duhet të duroni për arsyen se shpallni Fjalën Time të Shenjtë, Unë do t’ju ngre, do t’ju ruaj dhe do t’ju mbroj. Ju do të shijoni një jetë të lavdishme në Parajsën Time të Re, ku të gjithë do të këndojnë së bashku, për dashurinë dhe lavdinë e Hyjit.

Ju nuk keni pse të trëmbeni nga Unë, por Unë ju kërkoj ta kaloni kohën në lutje për shpirtrat e atyre që janë të ngatërruar dhe në disa raste, të humbur. Ata që janë të larguar nga Unë duhet të kthehen tek Unë dhe do të jetë përmes recitimit tuaj të Lutjeve të Kryqëzatës Sime që Unë mund t’i shpëtoj ata.

Shkoni, ndjekësit e Mi të dashur, dhe dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe Unë Jam në tuajën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/11/it-will-be-through-your-recital-of-my-crusade-prayers-that-i-can-save-them/

Hyji Atë: Gënjeshtrat që po ju ushqehen rreth ekonomisë suaj janë sajuar për t’ju mashtruar

E Mërkurë, 10 Korrik 2013

Bija Ime m
ë e dashur, luftrat do të shpërthejnë në mbarë Lindjen e Mesme dhe së shpejti Izraeli Im i dashur do të pësoj një paturpësi të tmerrshme. Jetët do të humbasin në gjithë këtë pjesë të botës në një shkallë shumë të madhe, pasi shpirti djallëzor i ka mbërthyer jetët dhe në shumë raste shpirtrat e fëmijve të Mi.

Urrejtja e fëmijve të Mi për njëri tjetrin do të përhapet në vënde të tjera, pasi Beteja e Armagedonit intensifikohet dhe rritet, deri sa ajo të përfshij botën ngado. Urrejtja, e shkaktuar si rezultat i infektimit të Satanit dhe demonave të tij, do të bëhet një shenjë kaq e dukshme sa fare pak shpirtra, pavarësisht se çfarë besimi ata mbajnë për Mua, Krijuesin e gjithçkaje që ekziston, nuk do të arrijnë të ndjejnë shpirtin djallëzor, i cili përhapet si një virus vdekjeprurës.

Luftrat, shumë prej tyre, përfshi betejat mes qeverive të të gjitha kombeve, do të shpërthejnë të gjitha në të njëjtën kohë. Ndërsa Duart e Mia tashmë kanë rënë në ndëshkime të lehta, dijeni se Unë do t’i shtyp ata që lëndojnë fëmijët e Mi. Kjo do të jetë kur beteja për shpirtrat të shtohet dhe ajo do të përhapet në shumë mënyra.

Gënjeshtrat që po ju ushqehen rreth ekonomisë suaj janë sajuar për t’ju mashtruar dhe për t’ju hequr atë që ju pronësoni. Lutuni, lutuni, lutuni që Unë t’i ndaloj ata që kontrollojnë monedhat tuaja të mos ju heqin gjithçka që ju pronësoni. Dijeni se ndërsa Dora Ime e Djathtë hedh ndëshkime mbi të liqtë, Dora Ime e Majtë do të ngrihet dhe do t’ju marri në Mbrojtjen Time dhe Unë do t’ju mbështes.

Ndryshimet e parathëna në Librin Tim të Shenjtë tani po i tregohen botës. Betejat do të egërsohen, jetët do të humbasin, vëndet do të pësojnë trazira ekologjike, drithrat nuk do të japin prodhim dhe shumë prej jush do të persekutohen nga qeveritë tuaja. Beteja më e keqe do të jetë ajo shpirtërore ku çdo përpjekje do të bëhet për t’ju kthyer kundër Meje.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/10/god-the-father-the-lies-you-are-being-fed-about-your-economy-are-designed-to-fool-you/

Thursday, 18 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, të cilat thuhen të jenë të mira

E Mërkurë, 10 Korrik 2013

Bija ime, lutjet e tua po përgjigjen dhe Biri im do të ndërhyj për qëllimet e tua të veçanta. Ti duhet të lutesh për të gjithë ata në botë që po gënjehen të besojnë se ligësia është e mirë. Ky rrjet mashtrimi e ka mbuluar njerëzimin deri aty sa shumë nuk mund ta dallojnë ndryshimin mes Ligjeve të Hyjit dhe djallëzisë së të ligut kur ai shfaqet mes jush.

Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, të cilat thuhen të jenë të mira – për të mirën e të gjithëve – kur, në fakt, ato e mbulojnë mëkatin mortor në Sytë e Hyjit.

Beteja egërsohet midis atyre që i mbështesin Ligjet e Hyjit dhe atyre që i shkatërrojnë ato. Ata që publikisht i mbështesin Ligjet e Hyjit trajtohen sikur të jenë djajë dhe deklarohen të jenë mizorë dhe të liq. Mashtrimi dhe gënjeshtrat, që i mbushin ata që thonë se e duan njerëzimin, duken qartë kur ata publikisht e justifikojnë mëkatin mortor. Sa dinak është i ligu. Sa pak e kuptojnë influencën e tij në jetën e tyre apo se si ai e përdredh arsyetimin e tyre.

Të jeni të qetë, fëmijë të dashur, në dijen se unë, Nëna e Shpëtimit, mund ta mposht të ligun në mes jush. Ju duhet të më thërrisni mua sa herë që ndjeheni të mundur nga fuqia që ai zotëron në vëndet tuaja. Unë do ta shkatërroj influencën e tij, kur ju e vini kërkesën tuaj para meje.

Ju lutem të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje (113) Për të mposhtur të ligun në tokën tonë

O Nëna e Shpëtimit, eja në mesin tonë dhe mbuloje tokën tonë me mbrojtjen tënde.

Shtype kokën e bishës dhe çrrënjose influencën e tij të keqe midis nesh.

Ndihmoji fëmijët e tu të gjorë e të humbur për t’u ngritur dhe për të folur të Vërtetën, kur të jemi të rrethuar nga gënjeshtrat.

Të lutem, O Nëna e Hyjit, mbroje tokën tonë dhe na mbaj të fortë, që të mbetemi besnikë ndaj Birit tënd në kohën tonë të persekutimit. Amen.

Ju kurrë nuk duhet të pranoni argumenta, që lejojnë ligjet djallëzore të vihen në zbatim, të cilat ju diktojnë si ta jetoni jetën tuaj, dhe që nuk janë sipas Fjalës së Hyjit. Kur këto ligje hyjnë në vëndet tuaja, ato shkatërrojnë shpirtra.

Kini besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të atyre që ju i doni dhe me të cilët punoni. Më thërrisni mua dhe unë ju premtoj se unë do ta mbuloj kombin tuaj me Mantelin tim Më Të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/10/mother-of-salvation-so-easily-do-people-accept-new-laws-which-claim-to-be-good/

Tuesday, 16 July 2013

10 Urdhërimet, e dhëna botës nga Ati Im përmes profetit Moisiut, po ri-shkruhen nga njeriu

E Hënë, 8 Korrik 2013


Bija Ime fort e dashur, sa herë që ti e ndjen se ka pak shpresë për mëkatarët, të lutem ta kujtosh se Mëshira Ime e Madhe është e pashteruar. Nuk ka asnjë shpirt në botë që Unë nuk dëshiroj ta përqafoj dhe t’ju sjell atyre Dhuratën e Shpëtimit. Unë ju dua të gjithëve ju. Unë i fal të gjithë ata që më kërkojnë Mua, Dhuratën e Shpengimit, por kjo nuk do të thotë se Unë nuk do t’i ndëshkoj ata që kryejnë mëkat të rëndë.

10 Urdhërimet, e dhëna botës nga Ati Im përmes profeti Moisiut, po ri-shkruhen nga njeriu. Ato janë copëtuar, shtrëmbëruar dhe ju janë dhënë kuptime të reja, me qëllim që njeriu të mund ta pranoj mëkatin.

Ju adhuroni zota të rremë dhe e justifikoni këtë. Ju po jetoni një gënjeshtër të tmerrshme kur ju e fyeni Atin Tim në këtë mënyrë dhe prapë kur e Vërteta t’ju tregohet paganëve, ata do të pendohen dhe Unë do të jem duke pritur për t’i përqafuar ata.

Ju vrisni njëri tjetrin dhe thoni se ju thjesht po tregoni mëshirë kur ju e bëni këtë. Ju e ligjëroni vrasjen, ekzekutimin, vrasjen e vullnetshme dhe abortin dhe thoni se këto janë gjëra të mira. Kjo është ligësi në formën më të keqe, kur ju e kundërshtoni Autorin e gjithë jetës – Krijuesin e Qiellit dhe të Tokës – duke ndërhyrë me Ligjet Hyjnore të Hyjit. Por, kur ju tregoni pendesë të vërtetë, Unë do të jem gjithashtu duke pritur t’ju përqafoj në Krahët e Mi.

Ju plaçkisni 
çfarë nuk ju takon dhe ju vidhni nga të varfërit, për të kënaqur joshtjen tuaj për më shumë. Ju kryeni mëkate të tmerrshme të mishit, të cilat janë tepër të ulëta për dinjitetin e njeriut dhe ju silleni si kafshë të egra të lëshuara në një gropë. Mizoria juaj është e neveritshme në Sytë e Hyjit, por prapë nëse ju më thërrisni Mua dhe më lypni Mua Mëshirë, Unë do të jem atje duke pritur me durim. Kur ju e fyeni Hyjin duke refuzuar të pranoni se Ai Ekziston dhe pastaj përpiqeni të merrni fëmijët e Tij me vete në humnerë me bishën, Unë prapë do të jem duke pritur kur ju të ktheheni dhe të më kërkoni Mua ta tregoj Veten Time tek ju.

Ata prej jush, që e pranojnë të Vërtetën, nuk shpenzojnë më kohë të më nderojnë Mua në Ditën e Dielë (Sabbath), sepse ju i vendosni nevojat tuaja para Meje. Ju më lëndoni Mua kështu, sepse ju tashmë e dini se ju jeni fëmijët e Hyjit. Ju e keni lënë Shtëpinë e Atit tuaj dhe ju do të ktheheni vetëm kur të mos keni çati mbi kokë. Dhe Unë do të jem duke pritur për t’ju mirëpritur përsëri.

Dashuria juaj për Hyjin është zvogëluar, ashtu si dhe dashuria dhe respekti juaj për prindërit tuaj. Zemrat tuaja janë ngurtësuar aq shumë sa nuk tregoni ndaj atyre dashuri dhe kujdes me mënyrën që duhet ta bëni.

Ju e shani Hyjin dhe betoheni, duke e përdorur Emrin Tim në mungesë respekti, çdo ditë, por ju nuk do të flisni me Mua në mënyrën që Unë dëshiroj. Kur ju fyeni të tjerët, ju më fyeni Mua. Kur ju dëmtoni emrin e dikujt tjetër, ju shkatërroni Dashurinë Time. Dhe, prapë, Unë do t’ju fal, kur ju tregoni pendesë.

Ju nuk e respektoni traditën e martesës dhe nuk e mendoni abuzimin e këtij Sakramenit Më Të Shenjtë. Ju e fyeni Hyjin më tepër kur ju vazhdoni të kërkoni bekimet e Tij mbi martesat, kur Ai nuk mund dhe nuk do t’i njohi ato. Prapë, ju vazhdoni ta fyeni Atë.

Kaq të dhënë jeni pas kërkimeve të të mirave materiale dhe kaq të infektuar jeni me ambicjet e sëmura, sa ju shkatërroni ata njerëz që ju dalin përpara. Pavarësisht nga kjo, Unë do tj’u tregoj Mëshirë, nëse ktheheni tek Unë.

Asnjë mëkat, me përjashtim të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk është aq i keq sa nuk mund të falet. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju ta analizoni ndërgjegjen tuaj dhe të bashkoheni me Mua edhe njëherë.

Unë Jam I Duruar. Unë Jam Dashuri. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam duke pritur. Ju lutem të vini tek Unë shpejt, sepse Unë ju dua me një pasion të thellë. Unë nuk do të pushoj deri kur Unë t’ju kem shpëtuar të gjithëve ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/08/the-ten-commandments-given-to-the-world-by-my-father-through-the-prophet-moses-are-being-re-written-by-man/

Monday, 15 July 2013

Ai do të përdori të Vërtetën e Hyjit për tu fshehur nga pas, deri në momentin e duhur

E Dielë, 7 Korrik 2013

Partnerja Ime e dashur, çfarë rëndësie ka nëse ata të bërtasin ty apo të shajnë në Emrin Tim? Çfarë rëndësie ka nëse të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time Më Të Shenjtë dhe qëndrojnë të palëkundur të bashkuar me Mua, janë të lidhur me pranga dhe të rrahur? A nuk e dini ju se Fuqia Ime është e Plotfuqishme dhe se Unë nuk mund të thyhem, madje edhe kur ata i thyjnë Kockat e Mia.

Kur një mjek lufton për të shpëtuar jetën e një njeriu, me çdo kusht, ai do të bëj gjithçka të mundur për të dalë me sukses. Nëse ai ndërpritet nga të tjerët, që përpiqen ta ndalojnë atë – nëse ai është një mjek i përkushtuar – ai do t’i shpërfilli të gjitha protestat dhe përpjekjet për të ndërhyrë në metodat e tij, nëse ai e di në zemrën e tij se ai mund dhe do ta shpëtoj atë jetë. Dhe kështu ai vazhdon deri kur të gjithë arrijnë të shikojnë frytet e punës së tij. Ai këmbngul deri kur ajo jetë të shpëtoj dhe pastaj, kur gjithçka të jetë kryer, ai do të përshëndetet me dashuri nga të njëjtët njerëz që, për çfarëdo lloj arsye, u përpoqën të ndërhynin në përpjekjet e tij për ta ruajtur jetën. Dhe kështu të gjitha fërkimet do të jenë harruar.

E njëjta qëndron edhe për këtë Mision të Shenjtë, i premtuar nga Ati Im për të shpëtuar jetën e fëmijve të Tij në këto, ditë të fundit, para Ardhjes Sime të Dytë. Prisni ndërhyrje në këtë Mision, sepse nëse nuk do të tërhiqte një kundërshtim të tillë, atëherë ju do ta dinit me siguri se Mesazhet e Mia për ju, tani, nuk mund të vinin nga Jezusi juaj i dashur.

Kur e Vërteta të deklarohet, ajo nuk do të pranohet me lehtësi, edhe pse Ajo është Fjala e Hyjit.
Por, kur gënjeshtrat të paraqiten, të zbukuruara si e Vërteta, ato pranohen më me dëshirë, dhe në rastet më të shumta, përshëndeten me krahë të ngrohtë dhe mikpritës. Bëni kujdes nga gënjeshtrat, që do t’ju tregohen nga armiqtë e Mi, të cilët e deklarojnë veten si përfaqësuesit e Mi. Ata do t’ju çojnë në udhë të gabuar në shumë mënyra, nga frika se mos i kapni në mashtrimin e tyre. Ata do ta kalojnë kohën duke u shoqëruar me ata që janë të njohur në botë si shërbëtorë të pastër, të mirë dhe të shenjtë – shumë prej të cilëve janë tani në Qiell me Mua.

Përmes shoqërimit ata do të shihen të jenë dishepuj besnikë të shenjtorëve të tillë. Pastaj ata do ta përsërisin të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe kjo do t’ju ngatërroj ju. Ju do të thoni: “Por si mund të jetë kjo e mundur?” “Ky njeri flet të vërtetën.”

Dinakëria e bishës është përtej njohurisë suaj, ndjekësit e Mi të dashur. Ai është i kujdesshëm që kurrë të mos e zbuloj veten dhe prandaj ai fshihet pas të Vërtetës. Kur ai është i pranishëm në shpirtrat e gjorë, të gënjyer, ai do të përdori të Vërtetën e Hyjit për tu fshehur nga pas, deri në momentin e duhur. Pastaj, do të dalin gjëra të turpshme kundër Fjalës së Hyjit, por për shumë vetë, kjo nuk do të jetë plotësisht e dukshme. I kushtoni vëmëndje fjalëve, që do të jenë të ndërtuara me kujdes dhe ju do ta kuptoni gënjeshtrën. Kjo është ajo lloj force, me të cilën fëmijët e Hyjit duhet të jenë të kënaqur.

Shpirti i djallëzuar është si një re e zezë dhe kur ai zbret plotësisht mbi njerëzimin, do të bëhet e vështirë të dallohet e mira nga e keqja. Por Unë ju premtoj se kjo re do të ngrihet dhe kur Drita e Hyjit të depërtoj përtej, ju do ta shikoni ligësinë në gjithë shëmtinë e vet, ashtu si ajo shihet me Sytë e Hyjit.

Konflikti do të vazhdoj mes njerëzve që i qëndrojnë besnikë Një Hyji të Vërtetë, pasi i ligu do të krijoj ngatërresa mes tyre. Ndërsa ky grup ndahet në dysh, janë të tjerët për të cilët ju duhet të luteni.

Ata janë këta shpirtra, që janë kaq të distancuar nga Hyji, sa ata nuk do ta pranojnë Atë, në çdo kohë. Ata janë shpirtrat e Mi të humbur, ndaj të cilëve Unë e dedikoj këtë Mision të Shenjtë. Kur Unë të shpëtoj ata që janë plotësisht të humbur, Ndërhyrja Ime do të shpëtoj gjithashtu edhe të tjerët, që janë thjeshtë të paqartë.

Ejani, mblidhuni, të gjithë ju, para Meje, sepse Koha Ime është shumë shpejt. Asnjë prej jush të mos vonoj në lutjet për shpirtrat e atyre që kanë nevojë për ndihmën tuaj më tepër.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/07/he-will-use-the-truth-of-god-to-hide-behind-until-the-right-moment/

Sunday, 14 July 2013

Urdhëri Mbarë Botëror është shtrembërimi më i madh kundrejt Hyjit të Trinisë së Vërtetë

E Premte, 5 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, është një fe, e cila më shkakton Mua vuajtjen më të madhe dhe ajo është feja e rreme, e cila adhuron bishën. Urdhëri Mbarë Botëror është shtembërimi më i madh kundrejt Hyjit të Trinisë së Vërtetë dhe ata që i përkasin shtëpisë së Satanit kanë nevojë për kaq shumë lutje. 

Ata janë mashtruar të besojnë se është një Zot tjetër, që i do ata. Atyre ju është thënë se Trinia e Bekuar është një fallsitet dhe se Ati Im i dashur është djallëzor. Ata nuk e pranojnë se Ai i krijoi ata dhe se kokat e tyre janë mbushur me kaq shumë gënjeshtra sa kurrë nuk do ta hapin mëndjen e tyre ndaj të Vërtetës. Për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj kultit, ata janë përfshirë me forcat satanike, që i kanë shkatërruar shpirtrat e tyre, të cilat janë mbushur me urrejtje, jo vetëm për Hyjin, por për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Ata duan vetëm vetveten dhe epshi i tyre për kënaqësi i mbush ata me një dëshirë të pangopur për të patur më shumë. Asnjë sasi e kënaqësive të botës nuk do t’i kënaqi ata, prandaj dhe ata lakmojnë gjëra të tjera të turpshme. Ata gjejnë kënaqësi në marrjen e jetës dhe nuk kanë aspak keqardhje në shpirtrat e tyre, për vrasjet brutale për të cilat ata janë fajtorë. Influenca e tyre përhapet nëpër Tokë tek çdo komb dhe ndjekësit e djallit shoqërohen me të pasurit, udh
ëheqës biznesi, qeveri, familje mbretërore, organizata, përfshi media dhe përfaqësuesit e rendit, gjykatat dhe Kishën.

Ju lutem të mos i nënvlerësoni fuqitë e tyre. Edhe pse janë në numër të vogël, dhe nuk infiltrojnë çdo sektor të komuniteteve tuaja, ata prapë do të kryejnë dëme të tmerrshme. Jo vetëm që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, por ata do të tërheqin shpirtra të tjerë të pafajshëm në humnerë me bishën dhe djajtë e tij.

Unë po ju jap të gjithë atyre që më duan Mua Hiret për t'u mbrojtur nga ky grup keqbërës dhe i fuqishëm, të cilët më fyejnë Mua në çdo sekondë të ditës, kur ju të thoni këtë Kryqëzatë Lutje të shkurtër.

Lutja e Kryqëzatës (112) Për Hirin e Shpëtimit

Më i dashuri Jezus, unë të bëj thirrje Ty që t’i mbulosh shpirtrat e atyre që janë të infektuar nga Satani, me Hirin Tënd të veçantë të Shpëtimit. Çliroji shpirtrat e tyre nga robëria e ligë prej së cilës nuk mund të shpëtojnë. Amen.

Këta shpirtra të gjorë do të jenë të parët ta deklarojnë bishën si të tyren dhe ata do të bien me fytyrë përdhe për të adhuruar antikrishtin. Ju duhet të luteni fortë, të gjithë ju, me qëllim që fuqia, që Satani e mban mbi ata, të mund të thyhet dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj Mëshirës Sime të Madhe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/05/the-one-world-order-is-the-greatest-travesty-against-the-true-triune-god/

Friday, 12 July 2013

Hyji Atë: Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar

E Enjte, 4 Korrik 2013

Bija Ime më e dashur, Koha Ime ka ardhur për të ndërhyrë, me forcë, në botë, në një kohë të mëkatit të madh kundër Meje.

Durimi Im po vihet në provë dhe Zemërimi Im është trazuar, ndërsa Unë dëshmoj fyerjet më të mëdha, që po kryhen kundër Meje.

Si Krijuesi i të gjitha qënieve të gjalla, Unë Jam Autori i jetës. Unë e Krijoj atë ashtu si Unë dëshiroj dhe Unë i jap fund asaj sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Është atëherë kur njeriu provon të ndërhyj me Vullnetin Tim, që Unë godas, sepse Unë nuk do ta toleroj ligësi të tillë.

Ju që vrisni ndonjë nga fëmijët e Mi, jeta juaj do të marri fund. Unë do ta marr jetën tuaj, jo vetëm në trup, por edhe në shpirt. Asnjë jetë e përjetshme nuk mund, dhe nuk do t’ju dhurohet juve. Jeta që ju merrni do të jetë rrënimi juaj. Një jetë për një jetë do të jetë ndëshkimi juaj.

Mbani vesh, ju që vazhdoni të shkatërroni jetë në çdo formë. Unë e di se çfarë jeni dukë bërë. Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar nga një grup mes jush. Unë e di se ato vënde, që nxitojnë drejt legjislacioneve të turpshme për të justifikuar abortin, janë thjesht kukulla. Ata mbahen prej fijesh ndërsa kërcejnë sipas muzikës së Grupit për Një Botë, i cili i bindet vetëm një zotërie. Besnikëria e tyre është ndaj bishës, plani më i madh i të cilit, për të shkatërruar qindra miljona jetë, po ecën me sukses, përmes mëkatit të abortit. Të palindurit janë një shënjestër e lehtë në sytë e tyre. Ata përdorin abortin për të ndërhyrë me Ligjet e Mia dhe me Dhuratën më të madhe që Unë i kam dhuruar njeriut – Dhuratën e jetës.

Arroganca e njeriut, i lidhur kokë e këmbë me bishën dhe me ata mes jush që ai mashtron, më krijon Mua neveri. Dashuria Ime është e Fuqishme, por qëllimi juaj djallëzor, për të shkatërruar çfarë është e Imja, do të vij drejt një fundi të papritur, sa ju do të ulërini për jetën tuaj. Nëse ju nuk më thërrisni Mua përmes Dhuratës së Rrëfimit, do t’ju tregohet fare pak Mëshirë. Për secilin prej jush që e pranon, e përkrah apo merr pjesë, në marrjen e jetës së një të palinduri, ju do të pësoni të njëjtin ndëshkim. Shkatërroni këto jetë të pafajshme dhe jeta juaj do të merret. Unë kam vështruar, me dhimbje të tmerrshme, sa shumë ju më keni fyer Mua, për kaq gjatë. Kohës suaj po i vjen fundi, sepse ju do të ndëshkoheni ashpër tani, për këtë akt të rëndë kundër Hyjnisë Sime.

Kujtoni, ka fare pak kohë për ju ta braktisni pranimin tuaj të abortit. Zemërimi Im shpejt do të bier mbi t
ë katër skajet e Tokës. Është për shkak të mëkatit të abortit, që njeriu do të pësoj ndëshkimin më të keq. As edhe një vënd nuk do të përjashtohet nga këto ndëshkime. Vetëm ato që nuk e pranojnë abortin do të kursehen nga dhimbja e tmerrshme që Unë do të shkaktoj mbi botë.

Si Autori i jetës, asnjë njeri nuk e ka të drejtën të dali kundër Meje. Asnjë. Ai që guxon të mos më bindet Mua, duke më imituar Mua në marrjen e jetës, do t’i hiqet e gjithë jeta.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/04/god-the-father-i-know-that-the-plan-of-abortion-around-the-world-is-controlled/

Thursday, 11 July 2013

Ndërsa zemërimi ndan kombe, mosbesimi dhe frika do të vazhdojnë të shkaktojnë trazira civile

E Mërkurë, 3 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, luftrat dhe trazirat, ashtu si janë parathënë, përhapen si zjarre të egërsuar në mbarë Tokën. Një pjesë e paktë e botës do të mbetet pa u prekur nga luftrat dhe nga fjalët e mosmarrëveshjes.

Ndërsa zemërimi ndan kombe, mosbesimi dhe frika do të vazhdojnë të shkaktojnë trazira civile, ligjet jo-krishtere do të vazhdojnë të shtohen, si dhe vrasja dhe aborti, ashtu si dhe aktet kundër Sakramenteve të Shenjta, do të futen në vëndet tuaja. Shumë do të çohen në mëkat, për shkak të ligjeve të tilla, dhe shumë shpejt dhimbja e errësirës së shpirtit do të bëhet e pranishme dhe pak do të jenë në gjëndje ta shpërfillin atë.

Përse, do të pyesin ata, ka një atmosferë të tillë të çuditshme, ku besimi për njëri tjetrin është zhdukur? Përse është e vështirë ta jetosh jetën ashtu si është udhëzuar nga Jezusi, nga frika se mund të quhesh i marrë? Përgjigja ndodhet në faktin se vëndet tuaja, njëra pas tjetrës, jo vetëm që më kanë kundërshtuar Mua, përsëri, por e kanë deklaruar mëkatin të jetë i ligjshëm. Kur kjo të ndodhi, Satani dhe ushtria e tij do të dalin jashtë kontrollit.

Ata janë bërë shumë të fuqishëm dhe përmes të gjitha ligjeve liberale, që e pranojnë mëkatin, ata me të vërtetë bëhen të pranueshëm dhe pastaj, si rezultat i kësaj, nuk do të ketë më paqe në zemrat e njerëzve. Do të duket sikur fëmijët, e rrëmbyer nga prindërit e tyre dhe të burgosur, janë ushqyer me gjërat më të mira për të kompesuar faktin se janë në robëri. Sepse të gjitha kënaqësitë që do t’ju ofrohen, nuk do t’ju sjellin atyre asnjë ngushëllim. Në të kundërt, këta fëmijë do të jenë të trazuar, të zbrazët dhe do të dëshironin të ndjenin dashuri të vërtetë, e cila mund të sillet vetëm nga prania e prindërve.

Prania e Hyjit është akoma atje në vëndet tuaja, por ndërsa Unë, Biri I Njeriut, Jam duke u hequr shpejt, përmes futjeve të ligjeve djallëzore në vëndet tuaj dhe së shpejti prej kishave tuaja, ju do të jeni si jetimët e humbur ku nuk keni askund ku të vendosni kokën.

Pa Hyjin, nuk ka paqe. Pa Mua, Jezu Krishtin, të Pranishëm përmes Mësimeve të Mia, ju gradualisht po vuani urie. Mos lejoni ligje të tilla të ndalojnë përkushtimin tuaj ndaj Meje, sepse në këtë kohë më tepër se çdo herë tjetër, Unë do të vij tek ju dhe do t’ju jap ngushëllimin që e dëshironi.

Unë ju dua. Unë lotoj për dëshpërimin tuaj dhe Unë ju premtoj se ky persekutim do të jetë jetë-shkurtër.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/03/as-bitterness-divides-nations-mistrust-and-fear-will-continue-to-cause-civil-unrest/

Wednesday, 10 July 2013

Do të ketë tërmete të fuqishme në Rusi dhe Kinë së shpejti dhe ato do të ndodhin njëra pas tjetrës

E Mërkurë, 3 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sa më ka munguar koha jote dhe sa gëzohem që errësira shpirtërore, që të kishte mbuluar ty për ditë me radhë, tani është ngritur. Ju duhet të vazhdoni të recitoni Ruzaren Më Të Shenjtë për të mbrojtur veten dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Toka do të dridhet, ashtu si është parathënë, dhe një e treta e saj do të përzhitet, si rezultat i drejtpërdrejtë i mëkatit të njeriut. Lutja mund t’i dobësoj shumë nga këto flakë, që do të bien mbi pjesët e botës ku ligjet djallëzore e zemërojnë Atin Tim.

Mëkati kundër Ligjeve të Hyjit do të tolerohet për aq gjatë sa ata që e njohin të Vërtetën dhe e pranojnë Fjalën e Hyjit, e nderojnë Atë. Por tani, ata që ju keni vendosur në postet me pushtet i kanë kthyer shpinën Hyjit. Për këtë ata do të ndëshkohen me anë të trazirave ekologjike.

Pastrimi është e vetmja mënyrë për të zgjuar njerëzimin, në atë që ata të kërkojnë shpengim për shpirtrat e tyre. Metodat e tjera, që sjellin kthimin në besim, nuk kanë qënë të mjaftueshme. Njeriu do të pësoj një seri të madhe ndëshkimesh, ndërsa ata vazhdojnë të përkrahin paganizmin dhe të vrasin njëri tjetrin.

Ndërhyrja e Hyjit është e nevojshme. Pa atë ju do të ishit të braktisur.

Do të ketë tërmete të fuqishme në Rusi dhe Kinë së shpejti dhe ato do të ndodhin njëra pas tjetrës.

Ndryshimet ekstreme të kohës dhe ndryshimet e papritura në temperaturë nga e ftohtë në shumë të nxehtë do të shihen. Stinët nuk do të shihen më ashtu si ato ishin dikur.

Përmbytjet dhe stuhitë e detit do të shihen në pjesë të botës, që nuk i kanë përjetuar ndonjëherë deri tani. Në vëndet, që nxjerrin ligje djallëzore kundër Hyjit, tërmetet do ta oshëtijnë tokën e tyre dhe për ata që më njohim Mua, do ta dinë përse po ndodhin këto.

Kur ndëshkimet të ndodhin, do të vij një ndëshkim i dytë i tmerrshëm, që do të kryhet mbi kishat e rreme, të cilat qëllimisht e bllokojnë të Vërtetën. Sepse ata do të vuajnë më shumë, për shkak të shpirtrave që ata kanë vjedhur prej Meje.

Ndërsa Unë ju zbuloj më shumë rreth profecive, të cilat përmbahen tek Vulat, njeriu me kalimin e kohës do ta njohi të Vërtetën. Dhe ndërsa Hyji është Dashuri dhe ndërsa Ai është I Drejtë, ndëshkimet e Tij do të vërshojnë mbi njerëzimin për të hequr qafe, kotësinë, egoizmin dhe dashurinë për vet-veten, me qëllim që njeriu të bëhet i denjë të hyj në Parajsën e Tij të Re. Vetëm atyre me zemër të pastër dhe të përulët do t’ju jepet kjo Dhuratë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/03/there-will-be-powerful-earthquakes-in-russia-and-china-soon-and-they-will-take-place-one-after-the-other/

Tuesday, 9 July 2013

Nëna e Shpëtimit: As edhe një derë nuk u hap për të lejuar Birin tim të vinte në botë me dinjitet

E Mërkurë, 3 Korrik 2013

Bija ime e dashur, kur ti të hidhesh në shkretëtirë dhe të izolohesh për shkak të këtij Misioni, është e rëndësishme ta dish arsyen përse. Sepse kur ti e di, kjo do ta bëj më të lehtë për ty të pranosh një mizori të tillë.

Kur unë isha gati për të lindur, as edhe një derë nuk u hap për të lejuar Birin tim të vinte në botë me dinjitet. Kur çdo derë përplasej në Fytyrën e Hyjit, I Cili dërgoi Birin e Tij të vetëm për të shpenguar njeriun nga mëkati, do të ndodhi e njëjta kur tani Hyji pregatit udhën për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij.

Ndërsa Hyji e pregatit botën për këtë ditë të madhe, dyert përsëri do të mbyllen, në kundërshtim të hapur, kundër Fjalës së Hyjit. Ti, si lajmëtare, do të vazhdosh të përballesh me kundërshtim të ashpër. Shumë jo vetëm që do t’i mbajnë dyert e mbyllura – kjo do të jetë vetëm një fyerje – ata do të bërtasin turpe të tmerrshme dhe do të lëndojnë ty, bija ime, sepse ata nuk duan të dëgjojnë Fjalën e Hyjit.

Shpirti djall
ëzor mbizotëron në këtë kohë kritike në historinë e njerëzimit dhe do të shtypi madje dhe ata më të shenjtët mes fëmijve të Hyjit. Vetëm më guximtarët do t’i rezistojnë shpirtit të lig, i cili do të infektoj miliona që ata ta refuzojnë Mëshirën e Birit tim.

Nuk do të jenë vetëm Mesazhet ato që do të urrehen,
por është frika, që përmes Mëshirës së Birit tim, më shumë shpirtra do të shpëtohen nga mbërthimi i të ligut. I ligu punon dhe e ndërthur udhën e tij në zemrat e shumë shpirtrave, dhe në veçanti, atyre që janë pranë Birit tim. Janë ndjekësit e devotshëm, brënda Kishës së Birit tim, që janë shënjestra e parë e të ligut, i cili do të kthej më të shumtët prej tyre kundër Fjalës së Tij në këtë kohë.

Fjala e Vërtetë e Birit tim, Jezu Krishtit, ka qën
ë zbehur nëpër shekuj dhe përmbajtja e Biblës së Shenjtë tani po mohoet nga shumë, të cilët thonë se e njohin Birin tim. Mbajeni mënd se, beteja për shpirtrat po luftohet nga ëngjëjt dhe shenjtët në Mbretërinë e Atit tim, kundër mashtruesit. Ti, bija ime, je kapur në mes dhe si e tillë bëhesh një shënjestër e lehtë.

Është për arsye të madhështisë së këtij Misioni dhe sepse ti je një profete – dhe jo një vizionare – që ti do të punosh në izolim dhe do të urrehesh mes njerëzve. Mos e lejo që ky persekutim të trishtoj ty apo të ndjehesh se nuk do të jesh mjaft e fortë, sepse kjo nuk mund të ndodhi. Ti je dërguar dhe je e mbrojtur dhe ti do të ngrihesh dhe do të vazhdosh të shpallësh Fjalën e Hyjit, deri në ditën e fundit. Kjo është parathënë dhe kur shpirtat e botës të shpëtohen dhe kur Mbretëria e Re – Parajsa e Re – të filloj, asnjë nga këto vuajtje nuk do të kenë rëndësi.

Gëzohu dhe mos ki frikë. Unë, Nëna jotë e dashur, do të udhëheq dhe mbroj ty, madje dhe në orën tënde më të errët, që Drita e Hyjit ta mbushi mëndjen, trupin dhe shpirtin tënd, çdo ditë.

Unë të dua, bija ime, dhe ti duhet ta dish se ti je bekuar me Dhuratën e Këmbnguljes. Gjithçka është tani në Duart e Hyjit. Ti duhet të kesh besim tek Ai, gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/03/mother-of-salvation-not-one-door-was-opened-to-allow-my-son-to-come-into-the-world-with-dignity/

Monday, 8 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Çfarë unë dëshmova nuk mund të hidhet kurrë në letër, kaq të turpshme ishin mizoritë e shkaktuara mbi Trupin e Tij Hyjnor

E Hënë, 1 Korrik 2013

Bija ime, kur ti vuan për Birin tim, është e pranueshme të bërtasësh nga dhimbja, sepse mbi të gjitha ti je vetëm njeri. Kur unë dëshmova goditjet me kamzhik mbi Birin tim dhe më pas Kryqëzimin e Tij të tmerrshëm, isha e mbushur me dëshpërim. Dhe kur shikoja Trupin e Tij të gjorë të duronte atë që asnjë kafshë nuk do të ishte në gjëndje ta toleronte në një thertore, më binte të fikët kaq shumë herë nga tronditja sa mezi qëndroja në këmbë.

Se si Ai vuajti, asnjë nuk do ta dijë ndonjëherë, sepse çfarë unë dëshmova kurrë nuk mund të hidhet në letër, kaq të turpshme ishin mizoritë e shkaktuara mbi Trupin e Tij Hyjnor. Prandaj dhe kaq pak përshkrim është dhënë mbi fyerjet degraduese që ata shkaktuan mbi Atë, sepse do të ishte kaq tronditëse sa do ta njolloste Emrin e Tij të Shenjtë duke e hedhur atë në shkrim.

Ti, bija ime, vuan, por vetëm një copëz të vogël të dhimbjes së Tij. Ti duhet ta dish se ndërsa je në dhimbje fizike, Biri im e lejon që dhimbja e Tij të shfaqet vetëm tek ata që Ai zgjedh. Kur Ai e bën këtë, kjo e ndihmon Atë të sfidoj, të mposhti dhe të shkatërroj fuqinë e të ligut, përmes dhuratës së vullnetit tuaj të lirë ndaj Birit tim të shtrenjtë. Duke e bërë këtë, ju e përkushtoni shpirtin tuaj, ashtu si dhe trupin, dhe kjo është një dhuratë shumë e veçantë për Atë – një dhuratë, që i jep Atij mundësinë të shpëtoj të tjerët.

Prandaj ju lutem ta kuptoni se kur Biri im e shton vuajtjen tuaj dhe kur Ai me të vërtetë vuan me ju, se ky është një Hir, që ju nuk duhet ta refuzoni. Përqafojeni atë. Ju së shpejti do ta kuptoni se sa e fuqishme është kjo.

Kur Biri im i tregon Plagët e Tij brënda trupit të një shpirti të zgjedhur, kjo sjell me vete një persekutim të tmerrshëm. Kjo është atëherë kur i ligu sulmon me një zemërim serioz dhe të dhunshëm. Ju do të trëmbeni në fillim, por tani që e kuptoni, ju do ta pranoni këtë dhe thjesht mbrojeni veten përmes recitimit, të paktën tre herë në ditë, të Ruzares sime Më Të Shenjtë.

Bija ime, të lutem sigurohu që të mos e lejosh frikën të largoj ty nga kjo Punë, sepse këtë kërkon i ligu. Ju duhet të ngriheni, të rezistoni dhe të qëndroni të heshtur, kur urrjetja ngrihet kundër jush.

Këto sprova priten në një Mision të kësaj madhësie. Të jeni të qetë dhe dijeni se të gjithë ëngjëjt dhe shenjtët janë me ju dhe ju drejtojnë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/01/mother-of-salvation-what-i-witnessed-could-never-be-put-down-on-paper-so-vile-were-the-cruelties-inflicted-upon-his-divine-body/

Sunday, 7 July 2013

Ju do të akuzoheni për komplot kundër Vetë Kishës Sime, kur krimi juaj i vetëm do të jetë përkrahja e të Vërtetës

E Dielë, 30 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, as edhe për një moment i ligu nuk do të ndaloj persekutimin e tij ndaj atyre që më duan Mua. Kur shpirtrat janë pranë Meje, dhe kur dashuria e tyre për Mua rritet, ai gjithmonë do të jetë atje duke u përpjekur t’i largoj ata nga Unë.

Kur ju i shpëtoni shpirtrat përmes lutjeve tuaja, i ligu do ta shfreh gjithë zemërimin e tij kundër jush dhe ju do të lëndoheni, sepse do të bëheni një shënjestër për t'u kritikuar, sidomos prej atyre që ju i doni. Ju duhet të mësoheni tani me këtë lëndim dhe hidhërim kur ju më ndiqni Mua dhe kur ju e pranoni Ndërhyrjen Time, përmes këtyre Mesazheve.

Ato do të sjellin me vete një fshikullim të tmerrshëm, sepse këto Mesazhe do të jenë përgjegjëse për shpëtimin e mbi 7 miliarda njerëzve.

Kur djalli e di se po i humbet shpirtrat kundrejt Meje, ai do të përdori çfarëdo mjeti të nevojshëm për të krijuar dyshime brënda mëndjeve të atyre që janë besnikë ndaj Meje dhe pastaj ai do të krijoj një grindje mes ndjekësve të Mi. Ju duhet ta njihni punën e djallit për atë që është dhe dijeni, se sa më shumë të persekutoheni për pranimin e Dorës Sime të Mëshirës, se ju po ndiqni të Vërtetën. Vetëm Fjala e Hyjit, kur tregohet në mënyrën e Vet më të fuqishme – kur Shpirti I Shenjtë bëhet i dukshëm mes grupeve të fëmijve të Hyjit – i ligu do të luftoj më fortë. Ai, Satani, është tërbuar për shkak të këtij misioni. Dhe për ata prej jush që e vënë në dyshim Fjalën Time, e dhënë juve në këtë kohë, dijeni këtë.

Vetëm Fjala Ime mund ta provokoj një tërbim të tillë, madje edhe mes atyre që besojnë tek Unë dhe që i ndjekin Mësimet e Mia. As edhe një prej jush nuk është i paprekshëm ndaj sulmeve. Ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, do ta shikoni veten të merrni goditjet e gjuhëve të liga kundër Meje. Ju do të pështyheni, nënqesheni dhe talleni. Ju do të akuzoheni për komplot kundër Vetë Kishës Sime, kur krimi juaj i vetëm do të jetë përkrahja e të Vërtetës. Ata që e përkrahin Fjalën e Hyjit dhe që refuzojnë të devijojnë nga e Vërteta gjithmonë kanë vuajtur nga duart e atyre që e vunë veten si përfaqësuesit më të zgjedhurit e Hyjit, para atyre shpirtrave që me të vërtetë më donin Mua.

Ka një ndryshim mes atyre që thonë se janë më mirë të informuar, dhe prandaj janë më të denjë të hedhin gjykime mbi të tjerët në Emrin Tim, sesa ata që thjesht më duan Mua. Ju mund të ngriheni dhe të deklaroni dashurinë tuaj për Mua vetëm nëse ju ndiqni Shëmbullin Tim. Unë kurrë nuk do të thosha se njëri është më i mirë se tjetri – sepse ju jeni të gjithë mëkatarë. Por Unë kurrë nuk do t’i pranoja ata që mund të dinë gjithçka që duhet të dinë për Mua dhe që deklarojnë superioritetin e tyre mbi një tjetër. Ata që thonë se më njohin Mua dhe e fyejnë një tjetër në Emrin Tim në të vërtetë nuk më njohin Mua aspak.

Djalli i mbush shpirtrat me egoizëm, krenari dhe zemërim. Ato janë tre cilësitë me anë të të cilave ju do ta njihni se ai është i pranishëm në një shpirt, kur ai përpiqet të heshti shpirtrat e tjerë që shpallin të Vërtetën e Hyjit. Sa do të vuajnë shpirtra të tillë, sidomos tani, pasi ky Misioni i shumë pritur, po zbatohet mes jush. Gjithsecili prej jush që i përgjigjet Thirrjes Sime do të pësoj abuzime dhe tallje në publik, sa do t’ju lënë pa frymë – kaq e ashpër do të jetë urrejtja e hedhur. Unë dua që ju ta kuptoni se nuk jeni ju ndaj të cilit urrejtja do të vërshohet, por ndaj Meje. Satani dëshiron ta heshti Zërin Tim, ndërsa përhapet për t’ju shpëtuar nga ky plan djallëzor, që është orkestruar me kujdes dhe që është planifikuar për kaq kohë të gjatë. Nuk do të ketë asnjë fitore për bishën, por ai e di se sa Unë vuaj kur ai i rrëmben shpirtrat nga Unë. Mos e lejoni këtë ndërhyrje t’ju verboj ndaj të Vërtetës.

E Vërteta do ta shpëtoj shpirtin tuaj dhe kur ju e përhapni të Vërtetën, ajo do të më sjelli Mua më shumë shpirtra. Me anë të këtyre mënyrave Unë do ta mposht bishën. Ju do të jeni të mbrojtur nga të gjitha të këqijat, por ju do të turpëroheni duke u quajtur budallenj. Dhe e gjithë kjo për arsyen se më doni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/30/you-will-be-accused-of-plotting-against-my-own-church-yet-your-only-crime-will-be-to-uphold-the-truth/