Medalja e Shpëtimit është e vlefshme
tek Vita æterna
“Të gjithë ata që e marrin Medaljen e Shpëtimit duhet të recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.” Nëna e Shpëtimit:/18.07.2013, 19:14/
Lutja e Kryqëzatës (115) - Për Dhuratën e Kthimit në besim
O Nëna e Shpëtimit, mbuloje shpirtin tim me Lotët e tu të Shpëtimit. Më çliro nga dyshimet. Lartësoje zemrën time, që ta ndjej Praninë e Birit tënd. Më sill paqe dhe ngushëllim. Lutu që me të vërtetë të kthehem në besim. Më ndihmo ta pranoj të Vërtetën dhe hape zemrën time për të pranuar Mëshirën e Birit tënd, Jezu Krishtit. Amen.
Detajet e Medaljes së Shpëtimit
- Pjesa e përparme e Medaljes përshkruan Nënën e Shpëtimit me diellin në sfond.
- 12 yjet e thurura në një kurorë gjembash, janë vendosur mbi kokën e saj.
- Pjesa e pasme përshkruan Zemrën e Shenjtë të Jezusit me dy shpatat e shpëtimit – njëra që do të vrasë bishën dhe tjetra që copëton zemrat e mëkatarëve më të ngurtë – të cilat janë kryqëzuar me njëra-tjetrën.
Mesazhet për Medaljen e Shpëtimit