Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Ushtria e Mbetur. Show all posts
Showing posts with label Ushtria e Mbetur. Show all posts

Thursday, 12 October 2017

Unë do ta bëj Veten të njohur shumë shpejt

E Mërkurë, 4 Janar 2012, në 18:15

Bija Ime, Unë do ta bëj Veten të njohur shumë shpejt.

Përgatitjet janë kryer, por Unë kam nevojë për më shumë lutje për ata që do të pësojnë një vdekje të mjeruar në një gjendje mëkati mortor gjatë Paralajmërimit.

Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi që të luten, të luten, të luten për shpirtrat e tyre të gjorë.

Unë ju dua ju, ndjekësit e Mi të dashur. Sa gëzohem për dashurinë dhe pastërtinë e zemrës që Unë dëshmoj midis jush. Ju më sillni Mua kaq shumë ngushëllim dhe e lehtësoni vuajtjen Time. 

Përkushtimi juaj është si një ilaç në plagët e Mia të hapura.

Në botë, ashtu si Unë Jam i shpërfillur dhe i refuzuar nga kaq shumë njerëz, është besnikëria juaj, ndjekësit e Mi të dashur, ajo që më sjell Mua gëzim të madh.

Vuajtja Ime diktohet nga niveli i paudhësisë në botë - kjo botë, e cila nderon ambicien, vet-lavdinë dhe idhujt e rremë.

Emri Im nuk konsiderohet i rëndësishëm. Zëri Im nuk dëgjohet përmbi zhurmën e zërave të të vet-obsesionuarve.

Sa fort bërtasin ata dhe sa mburren për fitimet e tyre materiale. Por janë pëshpëritjet e ndjekësve të Mi të dashur, që më lejojë Mua të flas në mënyrë që Zëri Im të dëgjohet.

Ju, ndjekësit e Mi, jeni tani të bashkuar me Mua, në një mënyrë që do t’ju çudisë.

Shko, bija Ime, dhe tregoju ndjekësve të Mi të dashur se Unë i dua ata dhe se hiret e Mia do t’i bëjnë ata mjaft të fortë për ta shpallur fjalën Time të Shenjtë tek një botë që ka nevojë ta dëgjojë të Vërtetën me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Jezusi juaj i dashur

Hyji Atë: Dy miliard shpirtra do të kthehen në besim si rezultat i këtyre mesazheve

E Martë, 3 Janar 2012, në 15:30

Bija Ime, Dhurata e vizionit të sotëm, ku Unë të zbulova ty Fytyrën e Birit Tim dhe Timen, Atit tënd të dashur Qiellor, është e rrallë.

Ti je e bekuar që të është dhënë kjo Dhuratë e jashtëzakonshme nga Qiejt. Kjo ishte e nevojshme për të bërë ty më të fortë. Vuajtja jote do të lehtësohet tani dhe ti do të bëhesh shumë më e fortë se më parë.

Kurrë mos ia ki frikën kësaj Pune, sepse ti duhet ta dish tashmë se e gjithë fuqia mbi Tokë është në Duart e Mia Qiellore. Askush nuk ka pushtet përmbi Atin. Madje edhe mashtruesi nuk mundet të ndërhyjë apo të ndryshojë Planin Tim Qiellor për njerëzimin.

Qielli gëzon për shkak të kthimit në besim, që është përhapur nga këto, Mesazhet e Mia për botën. Mbi dy miliard shpirtra do të kthehen në besim tani si rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre Mesazheve Hyjnore. 

Asnjë njeri nuk do ta ndalojë këtë Punë. Ata mund të përpiqen, por do të jetë pa vlerë.

Mbrojta Ime hyjnore i mbulon të gjithë shpirtrat që shpallin të Vërtetën e shpëtimit të përjetshëm.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, pavarësisht se sa e rëndë bëhet vuajtja juaj. Vuajtja, kurrë mos ta harroni, ju sjell më pranë Mbretërisë Sime Qiellore.

Ju, fëmijët e Mi, do të gëzoni së shpejti kur ju të ndjeni hiret duke u derdhur përmbi ju përmes Birit Tim.

Qëndroni vigjilentë. Vazhdoni të luteni për të gjithë shpirtrat dhe kurrë mos dyshoni as edhe për një minutë se jam Unë, Ati juaj i Përjetshëm, i Cili ju sjell qetësinë e mendjes, trupit dhe shpirtit përmes këtyre Mesazheve.

Trajtojini këto Mesazhe si të Shenjta. Ato janë dhe gjithmonë do të jenë në përputhje me Fjalën Time, të dhënë njeriut që në fillim të kohës. Ato do ta ndezin flakën e shpirtit tuaj në mënyra, që ju do ta gjeni të vështirë që t’i shpërfillni.

Lejoni shpirtin Tim të arrijë tek ju dhe t’ju qetësojë. Vetëm atëherë Unë mund ta prek shpirtin tuaj që një shkëndijë mirënjohjeje të mund t’ua ndezë zemrën tuaj. 

Unë ju thërras që të vraponi tek Unë, në mënyrë që Unë të mund t’ju përqafoj ju në të vetmen mënyrë që një Atë mund ta bëjë.

Më lejoni Mua t’ju ofroj mbrojtjen dhe hiret e Mia për t’ju bërë mjaftueshmërisht të fortë për të luftuar në ushtrinë Time, kundër të ligut në botën tuaj.

Ushtria Ime do të sjellë paqen që ju dëshironi dhe dashurinë që keni nevojë për ta shuar etjen tuaj.

Shkoni në Paqe, fëmijë, me dijen se e Vërteta përmbahet në këto Mesazhe të cilat Unë i kam autorizuar për gjithë botën.

Ju, nëse jeni me zemër të pastër dhe të përulur, do ta njihni dashurinë Time. Bëhuni të vegjël, si një fëmijë, në Sytë e Mi. Vetëm atëherë Unë do t’ju ngre lart si një engjëll në Hierarkinë Time kur të jetë koha e duhur.

Shkoni në paqe. Vendoseni kokën tuaj të lodhur përmbi Supin Tim dhe Unë do t’ju sjell ngushëllimin dhe lehtësimin që ju dëshironi.

Unë ju dua, fëmijë, gjithsecilin prej jush.

Unë gëzoj, sepse kur të vijë dita që Familja jonë e Shenjtë të ribashkohet, të gjithë Qiejt do të këndojnë në falënderim dhe lavdërim në përjetësi.

Hyji Atë

(Shënim: Referenca për 2 miliard shpirtrat – Maria e Mëshirës Hyjnore dëshiron që të dihet se në një mesazh privat të mëparshëm të marrë nga Hyji Atë, asaj iu tregua se “Dy miliard shpirtra më tepër, që përndryshe do të kishin qenë humbur, do të shpëtohen për shkak të këtyre mesazheve”. Shumë njerëz e kanë interpretuar Mesazhin e mësipërm sikur vetëm dy miliard njerëz në botë do të shpëtoheshin, që nuk është e saktë. Do të ketë shumë më tepër se kaq. Këta dy miliard njerëz janë shtesë.)

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/03/god-the-father-my-army-will-bring-about-the-peace-you-desire/

Tuesday, 23 February 2016

Dhimbje për humbjen e fëmijëve të Mi që nuk duan t’ia dinë fare për Mua

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime fort e dashur, përgatite familjen tënde për 
Paralajmërimin. Kërkoju fëmijëve të Mi kudo që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Kërkesa e tyre duhet të jetë nga zemra. Përndryshe ata do të vuajnë dhimbjen djegëse të Purgatorit gjatë Ndriçimit të Mëshirës Sime Hyjnore, kur Unë do të ballafaqohem me secilin dhe çdonjërin prej jush.

Pastrimi që po vjen do të lërë një përshtypje aq zgjatëse dhe të paharrueshme mbi shpirtrat tuaj saqë ju do të mbeteni në Gjirin e Zemrës Sime në përjetësi.

Për ata prej jush që më njohin dhe më duan Mua, ju lutem përgatituni tani për Dhuratën Time më të madhe. Siguroni qirinj të bekuar dhe Ujë të Shenjtë dhe qëndroni gati që ju të mund të bashkoheni në lutje me shenjtorët në Qiell për të ndihmuar që të shpengoni shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Mi rreth e qark botës.

Për herë të parë në jetët tuaja, ju do të jeni me të vërtetë vetëm në Shoqërinë Time. Pa asnjë tingull ju do të dëshmoni Kryqëzimin Tim dhe për jo-besimtarët, ata atëherë më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën e vuajtjes Sime për njerëzimin.

Ju, fëmijët e Mi, do ta kuptoni dhe do ta mirëprisni Dhuratën Time të madhe të Mëshirës dhe do t’ju jepet një forcë e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Kjo forcë do të krijojë shtyllën kurrizore të ushtrisë Sime të re mbi Tokë në kohën më pas. Kjo ushtri e madhe do të shpëtojë miliona shpirtra të tjerë nga kthetrat e ushtrisë së udhëhequr nga antikrishti. Lutja tani do të shpëtojë dhe ndihmojë të kthejë në besim miliona gjatë kësaj kohe kritike që nga Krijimi i njerëzimit.

Më lejoni Mua t’ju përqafoj, fëmijë, sa më herët. Më lejoni Mua t’jua jap kurajën dhe forcën për të më sjellë Mua më shumë shpirtra. Unë kam nevojë për dashurinë tuaj. Plagët e Mia janë të hapura. Hidhërimi Im është në kulm për humbjen e aq shumë prej fëmijëve të Mi, që nuk duan t’ia dinë fare për Mua.  Unë ndjehem i braktisur dhe i vetëm. Më ndihmoni Mua, fëmijë, që t’i shpëtoj ata në kohë. 

Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë Dritën Hyjnore brenda botës në një shkallë që do t’ju lërë pa frymë, ajo gjithashtu do të jetë një periudhë hidhërimi për ata që nuk do të jenë në gjendje për t’i bërë ballë tronditjes.

Ju lutem që të mos alarmoheni. Unë vij me Dashuri dhe Dhembshuri të madhe për ju të gjithë. Është për arsyen se Unë ju dua, që Unë tani po ndërhyj për t’ju shpëtuar nga veprat e liga që po ndërmerren nga fuqitë botërore, që duan ta pakësojnë popullsinë e botës. Ata duan ta bëjnë këtë përmes kontrollit. Unë nuk do t’i lejoj ata që ta bëjnë këtë. Ati Im është duke pritur. Nëse njeriu i pranon mëkatet për të cilat ai është fajtor, atëherë bota do të bëhet një vend i paqes dhe dashurisë. Nëse ai nuk i kushton vëmendje mësimit të marrë nga Paralajmërimi, ai nuk do të shpëtohet. Kjo do të ndodhë kur Dora e Atit Tim do të bjerë.

Unë Jam Jezu Krishti
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Sunday, 17 January 2016

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj

E Mërkurë, 10 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, shpejtësia e ngjarjeve globale, që çojnë drejt Paralajmërimit, ashtu si është parathënë, vazhdon të rritet. Lutja, fëmijët e Mi, është thelbësore tani ndërsa ndjekësit e Mi në mbarë botën, të mbushur me hiret e Shpirtit të Shenjtë, marshojnë për të formuar ushtrinë Time. Kjo ushtri, edhe pse tepër e vogël në atë që shumë nga ndjekësit e Mi akoma duhet ta kuptojnë se secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm edhe tani, do të ngrihet dhe do t’i udhëheqë fëmijët e Mi deri në fund.

Të gjithë fëmijët e Mi duhet të më dëgjojnë Mua tani.

Për çdo mizori të kryer nga njeriu kundër njeriut në këto kohë, ju duhet të luteni për keqbërësin në çdo rast. Lutje për mëkatarët kërkohet tani. Me anë të lutjes ju mund të thërrisni Shpirtin e Shenjtë që ta sjellë Dritën Hyjnore në këta shpirtra të gjorë. 

Shumë prej tyre janë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së Dashurisë së Atit Tim saqë ata enden kot vërdallë duke u zhytur nga njëra krizë në tjetrën, ku kushdo që bie në kontakt me ta lëndohet. Nëse më shumë nga ju e kërkojnë Mëshirën Time për këta mëkatarë, atëherë efekti i veprave të të ligut do të dobësohet në mënyrë të konsiderueshme. Ky është sekreti, fëmijët e Mi, për ta dobësuar urrejtjen e Satanit, ndërsa shpërthen si zjarri prej gojës së dragoit, në përpjekje për ta mbërthyer botën në avullin e vet të urryer.

Ai, mashtruesi, dhe djajtë e tij janë ngado. Meqenëse besimi i fëmijëve të Mi është kaq i dobët, në një shkallë globale, veprat e liga të Satanit e kanë mbërthyer njerëzimin në një ves nga i cili është vështirë që të shkëputesh. Nëse fëmijët e Mi ngado do të besonin në Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, kjo nuk do të ndodhte. Atëherë mbërthimi i Satanit do të ishte më i dobët, sidomos nëse fëmijët e Mi do të luteshin për ndihmë dhe të kërkonin Mëshirën e Atit Tim.

Lutja është mburoja juaj tani, fëmijë, midis së tashmes dhe kohës për Paralajmërimin. Përdoreni lutjen për të shpëtuar shpirtrat në errësirë. Pas Paralajmërimit, lutjet tuaja do të nevojiten për t'i ndihmuar fëmijët e Mi që ta ruajnë përkushtimin e tyre ndaj Atit Tim të Përjetshëm dhe ta lavdërojnë Lavdinë e Tij.

Durimi, lutja në heshtje çdo ditë, formimi i grupeve të lutjes, recitimi ditor i Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore, agjërimi dhe Rruzarja e Shenjtë tek Nëna Ime e dashur, të kombinuara, veprojnë si formula e përkryer për të shpëtuar shpirtrat.

Frika për Paralajmërimin nuk është diçka që Unë e inkurajoj. Lutuni tani për shpirtin tuaj dhe të të tjerëve përmes Veprës së Shpengimit dhe përpara takimit tuaj ballë për ballë me Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.

Unë buzëqesh me gëzim dhe lumturi kur mendoj për momentin kur kjo Dhuratë e madhe e Mëshirës Sime t'iu zbulohet fëmijëve të Mi. Ajo është një ardhje në shtëpi, e tillë që s’mund të përshkruhet. Sepse kjo do të jetë kur zemrat tuaja do të mbushen me Dashurinë Time Hyjnore. Shpirtrat tuaj do të ndriçohen, më në fund, në përgatitje për Parajsën e Re mbi Tokë. Atëherë Unë do t'ju sjell ngushëllimin që mungon në jetët tuaja deri tani kur ju të bashkoheni me Mua.

Mos harroni, fëmijë, arsyen përse Unë komunikoj me botën tani. Është dëshira Ime të siguroj që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtohen nga kthetrat e Satanit. Është gjithashtu, prej Dashurisë Sime të thellë, të papërshkrueshme për secilin prej jush që Unë duhet ta shtrij Dorën Time që ju të mund të bashkoheni me Mua që t'ju përgatis për t’u kthyer përsëri në shtëpinë që ju përket.

Frika nuk vjen nga Unë. Unë ju dua, fëmijë. Unë po ju sjell këtë Dhuratë të lavdishme prej Dashurisë Sime. Gëzohuni, buzëqeshni dhe më mirëprisni Mua kur Shenja të shfaqet në qiell. Ngrehni krahët dhe këndojini lavde Hyjit Atë, që po ma lejon Mua këtë mundësi të fundit për t'ju shpëtuar.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Thursday, 26 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Kurajo, bijtë e mi, gjithçka është në Duart e Birit tim

E Martë, 17 Shkurt 2015, në 17:00

Bijtë e mi të dashur juve ju janë dhënë Lutjet, Dhuratat dhe mburoja për të marshuar përpara në pregatitjen për Ardhjen e Dytë të Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ushtria e Tij e Mbetur është formuar dhe ajo do të vazhdoj të rritet nëpër botë me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtojnë. Do të jetë gjatë periudhave që do të vijojnë që Kisha e Mbetur e Hyjit në çdo cep të botës do ta ruaj të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë. Te Bekuar me favorin e Shpirtit të Shenjtë Ushtria e Mbetur, përmes lutjes dhe sakrificës së tyre, do ta zbusi zemërimin e Hyjit kur Dita e Madhe e Zotit të zbresi mbi tokë.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni se Hyji e do gjithsecilin dhe për shkak të kundërshtimit, që do të tregohet ndaj fëmijve të Hyjit, ju nuk do ta keni të lehtë të qëndroni besnikë ndaj Fjalës.

Ushtria e Mbetur e Hyjit, pavarësisht nga besimi apo kombësia, do të bashkohet në ditët që do të vijnë kur çdo përmëndje e Fjalës së Shenjtë do të ndalohet. Hyji do të komunikoj me ju përmes këtij Misioni kur të keni nevojë për ngushëllim dhe kështu Ai të hedhi mbi ju Hiret që kërkohen për ta ruajtur besimin tuaj.

Kurajo, bijtë e mi të dashur, gjithçka është në Duart e Birit tim, I Cili do të kërkoj çdo shpirt, përfshi edhe më zemërgurët mes jush. Dashuria ime për të gjithë ju është e pafund dhe unë dëshiroj që ju ta përdorni çdo Dhuratë, që ju është dhënë përmes Ungjillit të Shenjtë dhe përmes këtyre Mesazheve, për shpëtimin e shpirtrave.

Hyji kurrë nuk do ta braktisi Ushtrinë e Tij të Mbetur dhe do të jetë përmes grupeve tuaja të lutjeve dhe të gjitha grupeve të tjera të lutjeve, që kanë dalë prej komunikimit tim me botën, përmes misioneve të tjera, që shpirtrat mund dhe do të shpëtojnë.

Ngushëlloheni njëri tjetrin në periudhat e trazirave shpirtërore dhe Hyji do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës. Unë, Nëna e Shpëtimit, do të mbetem mbrojtësja juaj dhe unë do t’i përgjigjem çdo kërkese që ju më bëni mua. 

Unë do të qëndroj krah jush deri në Ditën kur Biri im të kthehet për të daklaruar Mbretërinë e Tij mbi tokë.

Ju faleminderit për përgjigjen me besim, shpresë dhe mirëbesim, ndaj thirrjes sime dhe të Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/02/17/mother-of-salvation-courage-my-dear-children-all-is-in-the-hands-of-my-son/

Wednesday, 27 August 2014

Shumë njerëz e deklarojnë veten të jenë të Krishterë, por ata nuk më duan Mua

E Martë, 5 Gusht 2014, në 14:16

Bija Ime fort e dashur, tani që e Vërteta e asaj që do të vij është përhapur, kthimi në besim më ka ndjekur Mua ngado, që Lutjet e Mia për njerëzimin po recitohen. Kisha Ime e Mbetur do të rritet dhe shumohet, po ashtu si edhe armiqtë e Mi. Aty ku shkon Ushtria Ime, armiqtë e kësaj Pune do ta ndjekin, pa pushim. Duke luftuar, duke shkelmuar dhe duke pështyrë vrer, ju do t’i njihni ata nga ligësia, që del prej gojëve të tyre. Ju do t’i njihni të Mitë nga mënyra në të cilën ata do të përçmohen në Emrin Tim.

Ju kurrë nuk duhet të humbisni guximin përballë urrejtjes. Ju duhet ta kuptoni se kush punon në këto raste dhe nuk duhet ta pranoni atë, sepse kështu ju thjesht e fuqizoni atë. Influenca e të ligut mbi fëmijët e Hyjit është shfaqur dhe dëshmuar nga përçarjet që po ndajnë kombet; vrasjet; persekutimi dhe përpjekjet e bëra për të fshirë Krishtërimin.

Shumë njerëz e deklarojnë veten të jenë të Krishterë, por ata nuk më duan Mua. Ata më fyejnë Mua dhe më shkaktojnë Mua turp të madh. Ata i gjykojnë rëndë të tjerët dhe nuk ndjejnë as faj apo pendesë kur i fyejnë të tjerët – vetëm një dëshirë e zjarrtë për të shpallur urrejtje. Frikacakë, të gjithë ata që fshihen pas vellos së devotshmërisë fetare dhe që guxojnë të deklarojnë nëse një qënie njerëzore është i denjë të më shërbej Mua apo jo.

Ata guxojnë t’ju diktojnë të tjerëve bindjen e tyre se çfarë ata mendojnë se do të thotë të jesh një i Krishterë, kur ata janë kaq të mbushur me urrejtje për Mua. Ju kurrë nuk duhet të angazhoheni me një njeri me urrejtje në zemrën e tij, kur ai thotë se flet në Emrin Tim. Shpërfilleni atë. Lutuni për atë. Sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të tregoni dhembshuri për këdo. Ju nuk do ta gjykoni një tjetër; nuk do ta fyeni atë; nuk do të përhapni gënjeshtra për atë dhe pastaj të guxoni të thoni se jeni nga Unë. Larg prej Meje. Së shpejti ju do të vini para Meje dhe do të jepni llogari për veprimet tuaja.

Krishtërimi është forca e jetës, e cila e ruan botën. Unë Jam Drita, e cila e ndan natën nga dita dhe pa Mua, ju do të kapeshit në errësirë. Ejani me Mua, kur Unë ju thërras – ose fare.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/05/many-people-declare-themselves-to-be-christians-but-they-do-not-love-me/

Tuesday, 24 June 2014

Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime

E Martë, 17 Qershor 2014, në 22:23

Bija Ime fort e dashur, Ushtria Ime e Mbetur është mbledhur në numër të madh dhe është përhapur në çdo pjesë të botës. Ata të Mitë më njohin Mua dhe me Forcën e Shpirtit të Shenjtë, Unë e kam treguar Veten Time nëpërmjet Fuqisë së Fjalëve të Mia të përmbajtura në këto Mesazhe të Shenjta.

Fjala Ime do t’i tërheqi ata tashmë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë drejt Meje shpejt. Për këta shpirtra nuk ka asnjë dyshim. Shpirti I Shenjtë, përmes Fjalëve të Mia, do të tërheqi edhe më ngurruesit dhe ndërsa ata mund të jenë të pasigurtë nëse jam Unë, Jezu Krishti, në të vërtetë, I Cili ju drejtohet atyre për t’ju përgjigjur Thirrjes Sime, ata do të vijnë drejt Meje me hezitim. Gradualisht, ata do të më mbështesin Mua plotësisht. 

Pastaj janë ata që besojnë tek Unë, por që nuk e pranojnë se Unë Jam duke i thirrur ata. Edhe ata, gjithashtu, me kalimin e kohës, do t’i përgjigjen Thirrjes Sime. Por çfarë është Thirrja Ime? A është ajo thjeshtë për ta vërtetuar Veten Time? Jo, sepse kjo është e panevojshme. Thirrja Ime është për t’ju mbledhur për t’ju pregatitur, që të gjithë të Krishterët të më ndihmojnë Mua në përpjekjen Time për të shpëtuar njerëzimin. Është nëpërmjet dishepujve të Mi të dashur që Unë mund të bëj shumë të ndodhi.

Misioni Im është të shpëtoj shpirtrat dhe Unë do ta bëj këtë përmes përdorimit të vullnetit të lirë të njeriut. Vullneti I Hyjit është të japi jetë dhe t’i sjelli të gjithë fëmijët e Hyjit nën Mbrojtjen e Tij. Përmes Vullnetit Hyjnor të Hyjit, të gjithë shpirtrat mund të shpëtohen, por udha tek Shpëtimi I Përjetshëm shtrihet në vullnetin e lirë, e dhënë njeriut, nga Hyji. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që secili prej jush do të zgjedhi të ardhmen e tij. Ju nuk do të detyroheni ta pranoni Mëshirën e Hyjit, por do t’ju kërkohet të më ndiqni Mua. Unë kurrë nuk do t’ju urdhëroj ta bëni këtë, sepse ajo është e drejta juaj – e drejta e vullnetit tuaj të lirë – që ju të vendosni vetë se çfarë doni të bëni.

Disa njerëz do të zgjedhin me mënçuri, sepse ata e dinë se çfarë Unë ofroj, udhën e të Vërtetës – Udhën drejt Jetës së Përjetshme. Disa njerëz nuk do të zgjedhin me mënçuri dhe do të ndjekin udhën e gabuar. Ata do ta bëjnë këtë sepse nuk kanë arritur të kuptojnë të Vërtetën, Fjalën e Hyjit. Ata do ta kenë lejuar joshjen e kënaqësive të mëdha materiale, dëshirat dhe kënaqësitë t’i rrëmbejnë ata nga Unë. Ata nuk besojnë në jetën pas vdekjes dhe nuk ndjejnë asnjë keqardhje për mëkatet e kryera në përmbushje të dëshirave të tyre vetjake. Por, nëse atyre ju tregohet e Vërteta dhe inkurajohen nga të tjerët të dëgjojnë Fjalën e Hyjit dhe Premtimin Tim për të ardhmen, ata mund të ndryshojnë. Përmes Dhuratës së Kthimit në Besim, ata mund të banojnë në Mbretërinë Time.

Për këtë arsye, Thirrja Ime është për të inkurajuar të gjithë shpirtrat të kërkojnë të Vërtetën. Përmes vullnetit të tyre të lirë – dhe ajo duhet të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre – ata do të më lejojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur, t’i shpëtoj ata. Unë i bëj thirrje të gjithë të Krishterëve tani të marrin mburojën dhe të marshojnë përpara për të më ndihmuar Mua t’i mbledh ata shpirtra që janë të shpërndarë dhe të humbur. Me ndihmën tuaj, Unë mund t’i inkurajoj të gjithë shpirtrat e çdo besimi, race dhe ngjyre të vijnë tek Unë. Kur ju i arrini ata, Unë do t’ju mbuloj me Dhurata të mëdha të Shpirtit të Shenjtë që të keni sukses dhe të më sillni Mua shpirtrat e humbur të cilët i dëshiroj çdo sekondë.

Vullneti I Hyjit është për të shpëtuar këdo. Por është përmes vullnetit të lirë të njeriut, i cili zgjedh të vij në Krahët e Mi, sipas zgjedhjes së tij të lirë, që Vullneti Hyjnor I Hyjit do të përmbushet ashtu si duhet.

Shkoni, të gjithë ju, dhe mësoni të Vërtetën e Ungjillit të Shenjtë.
Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime. Fjala Ime nuk mësohet më në mënyrën e duhur. Njerëzve ju duhet dhënë e Vërteta – për atë Unë dhashë Jetën Time. Pa pranimin e të Vërtetës – Fjala Ime e Shenjtë – ju nuk mund të zgjidhni udhën e duhur drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Prandaj dhe Unë vij tani, për t’ju sjellë të Vërtetën. Për t’ju bërë ju të kuptoni, të jeni të pregatitur, gati dhe në pritje për Ditën e Madhe pa frikë, ankth apo shqetësim në zemrat tuaja. Kur ju më pranoni Mua dhe besoni tek Unë plotësisht ju do të jeni të qetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/17/the-world-is-starved-of-the-truth-of-my-word/

Tuesday, 4 March 2014

Bota do të përkulet, do të bier në të dyja gjunjët dhe do të adhuroj bishën

E Premte, 28 Shkurt 2014, në 21:42

Bija Ime fort e dashur, Unë i jap Ushtrisë Sime të Mbetur dhe të gjithë atyre që kurrë nuk do të devijojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, autoritetin mbi kombet, kur braktisja t’i verboj të gjithë në emër të bashkimit.

Juve do t’ju jepen Favore të mëdha, Hire të mëdha dhe fuqia për të udhëhequr besimtarët, të dobëtit dhe ata që humbasin në një shkretëtirë të braktisur. Ju do të bëheni Shpirti i Vërtetë, e vetmja Gjurmë e mbetur e Shpirtit të Zotit në një kishë, së cilës do t’i mungoj Prania Ime E Shenjtë. Prania Ime do të banoj vetëm tek ata të cilëve ju është dhënë autoriteti të shprehin Fjalën e Hyjit dhe të udhëheqin shpirtrat e etur drejt Burimit të Jetës.

Kur lajmëtarët e rremë, që thonë se marrin fjalë dhe udhëzime nga Qielli, të ngrihen së shpejti, ata do të bëhen si princat mbi frone, që së shpejti do të shfaqen në tempullin e ri të fëlliqësisë. Kjo qendër e re sundimtare do të adhurohet me shërbëtorët e vet të devotshëm, fallxhorët dhe ata që janë të mbushur me shpirtin e errësirës – të gjithë këta do të servilosen pas antikrishtit.

Bota do të përkulet, do të bjer në të dyja gjunjët dhe do të adhuroj bishën. As edhe një grimcë e dashurisë së pastër nuk do të mbetet në zemrat e tyre – por dijeni këtë. Kur ju e shkëpusni krahun e djathtë nga Hyji, me dorën e majtë, ju do të shtrëngoni duart me bishën, që do t’ju tërheqi dhe do t’ju pushtoj në mb
ërthimin e vet djallëzore. Kur ju i hapni shpirtrat tuaj tek i ligu, ai do të futet dhe kurrë nuk do t’ju japi një moment paqeje. Për shkak të vullnetit tuaj të lirë, ju do të përpiqeni ta luftoni atë, por ju nuk do të jeni mjaft të fortë.

Përpara do të marshoj Ushtria Ime e Mbetur, e patrëmbur dhe e shënuar me Dritën e Fytyrës Sime, ndërsa ata mbledhin miliona nga të katër cepat e Tokës, për t’ju sjellë atyre të Vërtetën. Ata do të predikojnë Ungjillin, do të shpallin Fjalën Time dhe kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata do të qortohen, do të tallen, do të persekutohen, do të tradhëtohen – madje nga ata që janë më të afërt për ata – dhe prapë, ata kurrë nuk do t’i heqin sytë nga Unë.

Bota nuk do ta mirëpresi të Vërtetën, kur të jetë udhëzuar me mirësi të rreme dhe kënaqësinë që do të ndjejë, sepse, në atë fazë, mëkati do të jetë mohuar në të gjitha format e veta.

Në çdo luftë mund të ketë vetëm një fitues. Kur njeriu lufton kundër Hyjit, ai gjithmonë do të dështoj. Kur ai mban anën e mashtruesit, ai do të flaket tutje dhe kurrë nuk do të shikoj Dritën e Fytyrës Sime.

Lutuni, Ushtria Ime e Mbetur, për ata që do të gënjehen nga antikrishti. Unë dëshiroj që këta shpirtra të sillen nën Mbrojtjen Time. Ata nuk do të më kërkojnë Mua, por përmes lutjeve tuaja, Ati Im do të ndërhyj, që edhe ata të mund të përfshihen në Mëshirën Time të Madhe.

Jezusi juaj

Saturday, 1 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Dijeni se Satani e urren këtë Mision, sepse ai do të humbasi miliarda shpirtra për shkak të tij

E Premte, 31 Janar 2014, ora 15:27

Fëmijët e mi të dashur, mos lejoni që urrejtja ndaj këtij Misioni t'i shqetësoj zemrat tuaja. Përkundrazi, përulini kokat tuja n
ë falenderim për Dhuratën e Librit të së Vërtetës, në këto kohë trazirash në Tokë.

Biri im i dashur, Jezu Krishti, u torturua, u përbuz dhe u kritikua gjatë Misionit të Tij për të predikuar të Vërtetën, gjatë Kohës së Tij në Tokë. 

Ata që e njihnin Fjalën e Hyjit refuzuan ta pranonin Mesian e premtuar, kur Ai qëndronte para tyre. Fjalët e Tij u bënë copë copë, por pavarësisht nga kjo, ato nuk u shpërfillën. 

Kur Hyji flet përmes profetëve të Tij, dhe në rastin e Birit tim – Mesia i Vërtetë – është e pamundur për njeriun ta shpërfilli Fjalën. Ata që nuk e pranojnë Fjalën e Hyjit, kur ajo del nga gojët e profetëve, do ta kenë të pamundur të kthejnë shpinën. Përkundrazi, urrejtja e tyre do t’i torturoj ata dhe asnjë moment paqeje ata nuk do të ndjejnë në zemrat e tyre.

Gjatë Kryqëzimit të Birit tim Ai u brutalizua dhe u torturua, me një egërsi të tmerrshme, të cilën ata që u kryqëzuan me Atë të njëjtën ditë nuk duhej ta kishin duruar. Por, ata ishin kriminelë të dënuar dhe krimi i vetëm i Birit tim ishte se Ai fliste të Vërtetën. Kur e Vërteta – Fjala e Hyjit – flitet përmes profetëve, ajo është si një shpatë me dy presa. Ajo do të sjelli gëzim dhe Hire të veçanta tek disa, por tek të tjerët ajo do të sjelli frikë, që mund të shkaktoj urrejtje. Prandaj kur të shikoni urrejtje në formën e akteve të liga, gënjeshtrave dhe shtrëmbërimeve të qëllimshme ndaj Fjalës, dijeni se ky Mision vjen nga Hyji. Shumë profetë të rremë, që enden nëp
ër Tokë në këtë kohë, nuk e provokojnë një reagim të tillë, sepse ata nuk vijnë nga Hyji.

Dijeni se Satani e urren këtë Mision, sepse ai do të humbasi miliarda shpirtra prej kësaj. Megjithatë, do të jetë një udhë shumë e vështirë për ata që e ndjekin atë. Unë ju bëj thirrje të jeni të vetëdijshëm për ata që thonë se vijnë në Emrin e Birit tim dhe që deklarojnë se kjo, Fjala e Hyjit, vjen nga Satani. Ata kryejnë një nga gabimet më të rënda të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. 

Lutuni, lutuni, lutuni për ata shpirtra të gjorë. Mos ndjeni zemërim për ata. Por ju duhet të lypni Mëshirë për shpirtrat e tyre.

Për ta ruajtur këtë Mision, kundër djallëzisë së Satanit, unë ju kërkoj që të filloni të recitoni këtë Lutje të fuqishme për ta mohuar Satanin. Kur ju e recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës, të paktën dy herë në javë, ju do të ndihmoni në mbrojtjen e këtij Misioni për Shpëtim dhe në sjelljen e më shumë shpirtrave në Mbretërinë e Hyjit.

Lutja e Kryqëzatës (132) Të mohojmë Satanin për të mbrojtur këtë Mision

O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmë të këtij Misioni. Na ndihmo ne, Ushtrinë e Mbetur të Hyjit, të mohojmë Satanin. Ne të lutemi ty që t'ia shtypësh kokën bishës me thembrën tënde dhe të heqësh gjithë pengesat në misionin tonë për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Fëmijë, ju duhet ta kujtoni se kurrë nuk është e lehtë kur ju e ndihmoni Birin tim të mbaj Kryqin e Tij. Vuajtja e Tij bëhet e juaja, kur ju deklaroni besnikërinë tuaj ndaj Tij. Duke besuar tek Ai plotësisht dhe duke këmbngulur në udhëtimin tuaj për ta ndihmuar Atë në shpëtimin e shpirtrave, ju do të bëheni më të fortë. Do t’ju jepet guximi, forca dhe dinjiteti të qëndroni mbi talljet, blasfemitë dhe tundimet, të cilat do të jenë fati juaj për ditë, deri në Ditën e Ardhjes së Dytë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe. Vendoseni gjithë besimin tuaj tek Biri im dhe gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, t’ju vij në ndihmë në Misionin tuaj për të shpallur shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Saturday, 28 September 2013

Planet e Mia për të shpenguar botën po sjellin fryte. Gjithçka është tani në vënd

E Dielë, 15 Shtator 2013, ora 23:50

Bija Ime fort e dashur, të gjitha Planet e Mia për të shpenguar botën po japin fryte. Gjithçka është në vënd. Ushtria ime është formuar. Ata do të rriten tani dhe do të p
ërhapen ngado, duke sjellë me vete shumë shpirtra që Unë i dëshiroj. 

Kësaj Ushtrie i janë dhënë Hire të mëdha nga Unë dhe prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ata do ta mbajnë të ndezur Flakën e Krishtërimit dhe do të mbajnë Pishtarin e të Vërtetës deri në Ditën P
ërfundimtare

Ata do ta sjellin Dritën e Hyjit tek skaji më i errët dhe do t’i hapin sytë e miliona njerëzve ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, ndërsa braktisja e pushton Kishën Time mbi Tokë. Unë ju dhuroj atyre këtë Kryqëzatë Lutje për t’i ndihmuar ata të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Meje.   

Lutja e Kryqëzatës (121) Besnikëri ndaj Ushtrisë së Jezu Krishtit

Ne qëndrojmë të bashkuar me Zemrën Tënde të Shenjtë, i dashur Jezus. 

Ne e flasim me autoritet Fjalën e Vërtetë të Hyjit. 

Ne do të ecim deri në fund të Tokës për të përhapur të Vërtetën. 

Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë doktrinë të re, të rreme, në Emrin Tënd, përveç asaj që Ti Vetë na mësove.

Ne qëndrojmë të vërtetë, besnikë dhe të palëkundur në besimin tonë.
 
Ne do t’i trajtojmë ata që të tradhtojnë Ty me dashuri dhe dhembshuri, me shpresën që ata të kthehen tek Ti. 

Ne do të jemi të vendosur, por të duruar, me ata që na persekutojnë në Emrin Tënd. 

Ne do të ecim fitimtarë gjatë gjithë udhës drejt Parajsës Tënde të Re. 

Ne premtojnë, se përmes dhimbjes dhe vuajtjes sonë, do të sjellim Ty të gjithë ato shpirtra të humbur që kanë etje për Dashurinë Tënde. Të lutemi pranoji lutjet tona për të gjithë mëkatarët në botë, që të mund të bëhemi një familje, të bashkuar në dashurinë për Ty, në Epokën e Re të Paqes. Amen. 

Shkoni, Ushtria Ime e Mbetur, me dijen se do t’ju jepet e gjithë ndihma dhe Hiret për të arritur sukses në këtë Mision të Shenjtë të fundit në Tokë, ku Unë mund të mbledh të gjithë fëmijët e Hyjit nga faqja e Tokës dhe t’i sjell ata në Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/15/my-plans-to-redeem-the-world-are-being-brought-to-fruition-all-is-in-place-now/

Saturday, 3 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Sikur të ketë ndodhur një mrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri

E Enjte, 25 Korrik 2013

Bija ime, është e rëndësishme që fëmijët e mi të mos e humbasin kurajon kur të përballen me l
ëndimin që do të hasin, ndërsa Kisha e Birit tim do të hidhet në egërsinë e shkretëtirës. Unë jam Gruaja në Librin e Zbulesës, e veshur me diell, e cila e lindi Fëmijën. Fëmija është Jezusi. Trupi Mistik i Birit tim, Jezus, është Kisha e Tij mbi Tokë. Kisha e Birit tim po vidhet dhe së shpejti Trupi i Tij nuk do të jetë më i pranishëm atje.

Ky rrënim do t'i copëtoj n
ë dysh, zemrat e atyre, që ndjekin Mësimet e Birit tim. Ata, që nuk do të kenë se ku të shkojnë, do ta gjejnë veten të flakur prej ndërtesave të cilat, deri tani, kanë strehuar Eukaristinë e Shenjtë. Por, ndërsa ata janë hedhur jashtë, ku fare pak mëshirë do tregohet ndaj tyre, ata do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë. Kjo do të thotë se ata do të udhëzohen dhe do të udhëheqin me vendosmëri Ushtrinë e Mbetur, e cila është e përbërë prej atyre që janë besnikë ndaj Hyjit.

Të tjerët, të verbuar ndaj të Vërtetës, do të ndjekin 
të çorjentuar profetin e rremë. Zemrat e tyre do të mashtrohen, dhe shpejt, kur profeti i rremë do të duket të jetë tek portat e vdekjes, ata do të qajnë me dënesë. Por pastaj, sikur të ketë ndodhur një mrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri. Ata do të thonë se ai është i bekuar me fuqi të mëdha supernatyrale nga Qielli dhe ata do të bien përmbys para tij për ta adhuruar. Ai do të pëlqehet dhe adhurohet prej atyre që nuk mund të shohin. 

Shpejt antikrishti do të shfaqet dhe ngritja e tij drejt famës do të filloj në Jeruzalem. Menjëherë sa ai të shfaqet në publik, gjithçka në Kishën e Birit tim do të ndryshoj, menjëherë. Rregulla të reja do të futen. Relika të reja, ndryshime në veshjet e mbajtura nga priftërinjtë dhe shumë rregulla të reja do të imponohen. Në fillim, njerëzit do të thonë se të gjitha këto ndryshime dalin nga dëshira për të qënë të përulët. Dhe, ndërsa këto paturpësi hyjnë në kishat e  Krishtere, persekutimi do të filloj. Guxoni t'i kundërshtoni këto rituale Satanike dhe ju do të konsideroheni një heretik – një ngatërrestar.

Shumë kardinalë, peshkopë, priftërinj, murgesha dhe njerëz të thjeshtë do të përjashtohen, nëse ata nuk do të ndjekin rregullat e reja apo të adhurojnë profetin e rremë. Në këtë fazë ju duhet të kërkoni streha, të cilat do të jenë krijuar për të adhuruar Birin tim, Jezu Krishtin, në paqe.

Priftërinjtë duhet të vazhdojnë të administrojnë Sakramentet dhe t'ju japin fëmijve të mi Eukaristinë Më Të Shenjtë. Ju kurrë nuk duhet t'i dorëzoheni mashtrimit, n
ë të cilin do t'ju kërkohet të merrni pjesë. Ata që e bëjnë këtë do t'i humbasin shpirtrat e tyre tek i ligu.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/25/just-as-if-a-miracle-has-taken-place-the-false-prophet-will-seem-to-rise-from-the-dead/

Thursday, 25 July 2013

Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre

E Premte, 19 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rreth Ushtrisë së Mbetur. Ushtria e Mbetur por rritet në mbarë botën në këtë kohë. Shumë, që nuk dinë për këto Mesazhe, tashmë po mblidhen, pasi thelbi i Kishës Sime në Tokë është në rrezik të zhduket.

Shumë e dinë të Vërtetën dhe mund t'i shikojnë përpjekjet, që po bëhen për ta dobësuar Fjalën Time Më Të Shenjtë. Të gjithë ata të favorizuar me Dritën e Shpirtit të Shenjtë do ta njohin shpirtin djallëzor nd
ërsa e pushton Kishën Time. Shpirti djallëzor vjen i veshur me një lustër të përulësisë. Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre.

Mbajeni mënd, plani i Satanit është të vjedhi shpirtra. Pastaj, dijeni se cilët shpirtra ai do të filloj t’i zër
ë në kurth si fillim. Ai gjithmonë do të provoj të shkatërroj ata që më duan Mua. Ai do t’i shpërfilli ata që janë tashmë të infektuar, sepse ai pothuajse i ka shkatërruar ata.

Kurrë mos besoni se i ligu e tregon veten në mënyrat më të dukshme. Ky shpirti djallëzor do t'i tundoj shpirtrat, duke u paraqitur si i përulët, i butë dhe i dashur nga pamja e jashtme, sepse si mund të binden ndryshe shpirtrat e mirë ndaj gënjeshtrave.

Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit dhe Unë tani ndërhyj për t’ju sjellë të Vërtetën. Asgjë nuk do të më ndaloj Mua, por çdo vepër e keqe do të kryhet mbi këtë Mision për ta shpëtuar botën nga dëshpërimi.

Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur, ecni përpara, ju do të tërhiqeni mbrapsh prej atyre që besojnë se ju blasfemoni kundër Fjalës së Hyjit. Pastaj, kur ju të tërhiqeni në heshtje dhe të shpëtoni prej rënies në grackën e demonëve, që ata do të ngrenë për t’ju inkurajuar të mbroni Fjalën Time, ata do t’ju fyejn
ë.

Hiret e dhëna Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë graduale, por të fuqishme, dhe me ndihmën e Nënës së Shpëtimit, ata do të vrasin bishën dhe bashkpunëtorët e tij.

Beteja për shpirtrat nuk do të jetë e këndshme, por dijeni se, ngjyrat e vërteta të armiqve të Hyjit, të cilët thonë se vijnë në Emrin e Tij, me kalimin e kohës do të zbulohen për çfarë janë. Për fat të keq, shumë do të jenë të verbuar ndaj të Vërtetës dhe ata, atëherë, do të marrin pjesë në ritualet Satanike për të cilat do të jenë të paditur, kaq me kujdes do të jenë ata të mbuluar.

Zëri Im do të ushëtij dhe ushëtij me jush, sepse Unë kurrë nuk do të ndaloj në Planin Tim për t’ju sjellë Jetën e Përjetshme. Asnjë sasi e arsyes njerëzore, e cila do të çoj në dënimin e Fjalës Sime të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve, nuk mund ta dobësoj Fuqinë e Hyjit.

Urrejtja juaj për Mua do të rritet dhe zemërimi që do ta përfshij shpirtin tuaj vjen nga Satani, por ju do të besoni se ajo vjen nga Hyji. Si mund të jeni kaq të verbuar? Çfarë kalbësie ka hyrë brënda jush, që ju bën të provoni të lëndoni të tjerët?

Lutuni që ju nuk e ngrini fqinjin tuaj kundër Meje. Lutuni që ju të kërkoni të Vërtetën, para se djalli ta zaptoj shpirtin tuaj. Ai është shumë i fuqishëm dhe ata, shpirtrat e të cilëve janë dobësuar përmes mëkatit të krenarisë do të bëhen ena e kërkuar, brënda të cilës Satani dhe ëngjëjt e tij të rënë do të banojnë.

Zgjohuni, të gjithë ju. Koha që Libri i të Vërtetës të hapet ka ardhur. Ju duhet të hapni jo vetëm faqet, por edhe zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/19/its-plan-is-to-entice-souls-into-a-web-of-deceit-by-tugging-at-their-hearts/

Tuesday, 25 June 2013

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë

E Mërkurë, 19 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime për të formuar bërthamën e Ushtrisë Sime në Tokë po përmbushet në këtë kohë. Nga lisa të vegjël, ata do të shpërndahen dhe do të rriten dhe përhapen ngado.

Bija Ime, themeli është pjesa e rëndësishme. Ashtu si një foshnje, që është i formuar në bark, duhet kohë dhe vëmëndje e kujdesshme për të siguruar mirëqënien e fëmijës, i cili e merr ushqim nga placenta. Ai do të rritet ngadalë, por në mënyrë të përkryer, deri kur përfundimisht të dali nga barku dhe të jetë gati të jetojë jetën e krijuar për të nga Ati Im.

Lindja e Ushtrisë Sime të Mbetur do të jetë e njëjtë. Do të marri pregatitje të mëdha para se të jetë gati për të zënë vëndin e vet në botë, por themeli i saj është i fortë dhe shpirtrat, që janë blloku ndërtues, do të ndërthuren në një për të ndërtuar një Ushtri të pathyeshme. Pastaj kjo Ushtri do të shpërndahet dhe rritet ngado, menjëherë, dhe me një forcë të tillë, sa do të jetë e vështirë të shpërfillet. Ata brënda Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë të çliruar nga egoizmi, krenaria apo nevoja për tu mbështetur në vlerësimin shkencor të Fjalës Sime, e cila do të kërkohet prej tyre për të vërtetuar të Vërtetën e Hyjit.

Shkenca është një Dhuratë nga Hyji, por shkenca nuk mund të shpjegoj Misterin e Hyjit. Prandaj ata që kanë nevojë për mbështetjen e shpjegimeve llogike, se si Unë komunikoj me fëmijët e Hyjit në Tokë, në këtë kohë, do të jenë të zhgënjyer. Nuk ka asnjë përgjigje që mund t’i kënaqi ata.

Një nga Dhuratat më të mëdha të dhëna njeriut është Dashuria. Dashuria nuk mund të shpjegohet apo vërtetohet sipas shkencës, sepse ajo vjen nga Shpirti I Hyjit. Ajo është e pranishme tek të gjithë ju. Ju e ndjeni atë. Ajo është lidhja që e mban njerëzimin së bashku, gjë që fuqia e të ligut nuk do të arrij ta nënvlerësoj.

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë. Pa dashuri, ju nuk mund të keni jetë. Dashuria do t’ju bashkoj, do t’ju mbaj të fortë, do t’ju mbaj të bashkuar. Dashuria do t’ju ndihmoj t’i sillni shpirtrat tek Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/19/i-am-love-i-am-god-they-are-one-and-the-same-thing/

Monday, 24 June 2013

Do të jetë nga brënda Perandorisë Romake që paturpësia e madhe do të ngrihet kundër Meje

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Unë eca i vetëm përgjatë udhës së ngadaltë dhe të dhimbshme për në majë të Malit Kalvarit, po ashtu do të eci edhe Ushtria Ime e Mbetur.

Kur Unë ecja në këtë kodër torturuese, Unë isha i rrethuar nga qindra ushtarë Romakë që i bllokonin ata përgjatë udhës të cilët donin të më jepnin Mua ngushëllim. Ndërsa nuk do të kishte qënë e nevojshme për një numër kaq të madh ushtarësh të ruanin një njeri të vetëm, prania e tyre ishte për të treguar një numër gjërash. Ata donin t’i tregonin ndjekësve të Mi dhe kujdo që përpiqej të përhapte të Vërtetën e Mësimeve të Mia, se kush ishte në kontroll. Ky akt agresioni ishte për të kërcënuar dhe terrorizuar ata që guxonin të tregonin besnikëri ndaj Meje.

Hebrenjtë më mohuan Mua dhe pastaj më tradhëtuan Mua. Romakët më kryqëzuan Mua dhe ishte në Romë që apostulli Im i dashur Pjetri u udhëzua të formonte Kishën Time në Tokë, sepse Unë dëshirova që Kisha Ime të formohej mes atyre që më persekutuan Mua.

Ndërsa Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi së shpejti dhe kur Misioni Im Final për t'u kthyer përsëri me qëllimin për t’i sjellë njerëzimit shpëtimin final që Unë i premtova, do të shfaqet, historia do të përsëritet. Hebrenjtë prapë do të më mohojnë Mua, deri kur Paralajmërimi të ndodhi. Armiqtë e Hyjit do të ngrihen kundër Meje, ngado. Ata që më duan Mua dhe ata që thonë se më përfaqësojnë Mua do të më tradhëtojnë Mua.

Do të jetë nga brënda Perandorisë Romake që paturpërsia e madhe do të ngrihet kundër Meje. Babilonia, shtëpia e Perandorisë Romake dhe ku kombet që e kanë braktisur Hyjin në favor të zotave të rremë janë të vendosur, do të jetë froni nga i cili të gjitha gënjeshtrat do të derdhen.

Bisha me 10 brirë është Evropa dhe në Romë një ushtri do të ngrihet kundër Meje. Ata do të jenë përgjegjës, përsëri, për kryqëzimin para Ditës së Madhe. Ata do të shkaktojnë fyrjen finale, kur ata të kryqëzojnë dhe të shkatërrojnë Trupin Tim Mistik në Tokë. Trupi Im është Kisha Ime. Ata që ndahen nga Trupi Im, duke zgjedhur të ndjekin një doktrinë të re, do të më tradhëtojnë Mua dhe prapë do të kenë guximin të ngrihen dhe të thonë se ata vijnë nga Unë.

Në atë ditë kur feja për Një Botë të Re të bëhet e njohur, e cila do të autorizohet nga sekte brënda Kishës Katolike, ashtu si është parath
ënë, qiejt do të errësohen dhe një bubullimë e madhe do të bier mbi Tokën. Do të jetë ashtu si ishte në sekondin që Unë dhashë frymë Time të fundit në Kryq, kur Zemërimi i Atit Tim u hodh mbi Kodrën e Kalvarit. Kur kjo të ndodhi dhe shenja që Kisha Ime e Vetme e Vërtetë është hequr dhe një paturpësi pagane e rreme e ka zëvendësuar atë, ju duhet ta dini këtë. Kjo është koha kur ndëshkimet do të vërshojnë mbi racën njerëzore, ngado.

Çdo shenjë do t’ju jepet nga Qielli për të paralajmëruar ata që mbajnë anën e profetit të rremë dhe bashkpunëtorit të tij të pritur së shpejti, antikrishtit, se ditët e tyre do të jenë të numëruara. Atyre do t’ju tregohet se si do të jetë të përjetojnë Zemërimin e Atit Tim. Shumë peshkopë dhe priftërinj do ta kuptojnë të Vërtetën në atë fazë dhe do të luftojnë kundër kësaj ligësie. Ata nuk do të më braktisin Mua dhe do të vazhdojnë të udhëheqin Kishën Time të Vërtetë në Tokë.

Për fat të keq, shumë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë dhe ata do të jenë si qengjat në thertore, por ata do të ngushëllohen kur ta dinë se Unë kurrë nuk do t’i braktis ata. Unë do t’ju dërgoj atyre shumë ndihmë dhe Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet dhe do të përhapi Ungjillin, kur do të kenë qënë të shtyrë mënjanë, ngado. Ata do të predikojnë në çdo skaj të botës dhe do të jenë të patrembur. Dashuria e tyre për Mua do ta mposhti punën e antikrishtit. Bindja e tyre ndaj Meje dhe përgjigja e tyre ndaj Kryqëzatës Sime të Lutjeve do të shpëtojnë miliarda shpirtra.

Dhe pastaj, Plani Im do të kryhet.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/15/it-will-be-within-the-roman-empire-that-the-great-abomination-will-rise-up-against-me/

Tuesday, 4 June 2013

Hyji Atë: Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë

E Dielë, 26 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, fëmijët e Mi të dashur janë të trazuar në këtë kohë. Unë dëshiroj t’ju them atyre, dhe sidomos ata që i dyshojnë këto Mesazhe Hyjnore të dhëna ty prej dashurisë Sime për ata, se nuk duhet të kenë frikë.

Frika krijon dyshim. Dyshimi krijon rrëmujë. Rrëmuja çon në trazira dhe, gradualisht, ju do të verboheni ndaj të Vërtetës. E Vërteta kurrë nuk do të jetë e lehtë për tu pranuar, sepse e Vërteta zbulon të mirën dhe të keqen. Askush nuk do të dëgjoj të keqen dhe në vënd që të pranojnë udhëzimin e dhënë botës përmes Dëshirave të Mia, njerëzimi do të struket nga frika.

Unë dërgoj profetët e Mi për t’ju kujtuar për Dashurinë Time të Pafund për secilin nga fëmijët e Mi të çmuar. Unë gjithashtu i dërgoj ata për t’ju paralajmëruar për pengesat, që do të vihen para jush nga i ligu për t’ju larguar nga Unë. Kur Unë i zbuloj këto gjëra, nuk është për t’ju shqetësuar ju, por për t’ju shpëtuar dhe për t’ju ruajtur nga lëndimi.

E Vërteta e dhënë juve në Librin Tim të Shenjtë, Biblën, është aty që ju ta shikoni. Mos e merrni atë dhe të krijoni versionin tuaj, sepse nuk është Dëshira Ime që ju ta shtrëmbëroni të Vërtetën. Unë i premtova botës Librin e të Vërtetës dhe Unë kurrë nuk e thyej Fjalën Time të Shenjtë. Këtë Unë ja u jap tani, që të mund të mbledh fëmijët e Mi nga të katër skajet e Tokës. Armiqtë e Mi do të përpiqen të ndalojnë përhapjen e përmbajtjeve në Librin e të Vërtetës. Mos i lejoni ata t’ju heqin vëmëndjen, sepse kur kjo ndodh shpirtrat do të humbasin për Mua.

Të jeni mirënjohës që Unë, Ati juaj i dashur, ju jap këtë Dhuratë të madhe, pasi ju do të keni nevojë për Drejtimin Tim, sidomos tani, kur antikrishti do t’i tregohet tani botës për ta parë.

Ju, përmes Librit të së Vërtetës, do t’ju tregohet si të mbroni shpirtrat tuaj nga fëlliqësia që ai ka planifikuar të shkaktoj mbi botën. Çdo mbrojtje po ju jepet për t’ju ndihmuar të shpëtoni, jo vetëm shpirtrat tuaj, por edhe shpirtrat e miliardave.

Ushtrisë së Mbetur do t’i jepen fuqitë më të mëdha për ta mposhtur bishën. Ajo do të jetë mjaft e fortë për ta bërë këtë, prandaj kurrë mos u ndjeni të dekurajuar kur armiqtë e Mi të përpiqen për t’ju penguar të shumfishoheni përmes gjithë kombeve. Fuqia e tyre do të shuhet dhe ata që janë të dobët dhe pranojnë gënjeshtrat, që do t’ju paraqiten atyre, së shpejti, në Emrin e Birit Tim, do të jenë të humbur për Mua. Vetëm përmes dashurisë suaj për Mua dhe Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, dhe sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë munden që të gjithë fëmijët e Mi të shpëtojnë.

Unë do t’ju mbroj dhe do t’ju ruaj gjatë gjithë kohës. Lartësoni shpirtrat tuaj tek Unë përmes besnikërisë suaj ndaj Birit Tim dhe do t’ju jepet Dhurata më e Lavdishme e Parajsës Sime të Re.

Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të deklaroni trashëgiminë tuaj të drejtë. Mos lejoni asnjë t’ju ndaloj të luftoni për shpirtrat e të gjithë fëmijve të Mi, sepse juve po ju jepen Hiret e nevojshme për të shpëtuar madje dhe shpirtrat e atyre që më fyejnë Mua më shumë. Unë ju dua, fëmijë. Unë pres përgjigjen tuaj ndaj kësaj Thirrje nga Qielli.

Wednesday, 29 May 2013

Ushtarët e Mi të Krishterë do të formojnë Ushtrinë më të madhe kundër antikrishtit

E Enjte, 23 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi të dashur, në mbarë botën, shpejt do ta ndjejnë Praninë Time, sepse Unë do ta bëj Veten Time të njohur brënda zemrave të tyre në një mënyrë që ata nuk e kanë përjetuar më parë. Kështu Unë do t’i pregatis të Krishterët të luftojnë, në emrin Tim, për të shpëtuar shpirtrat e gjithsecilit.

Ushtarët e Mi të Krishterë do të formojnë Ushtrinë më të madhe kundër antikrishtit. Unë i referohem të gjithë atyre që më njohin Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Doktrinës Sime të Shenjtë, e pëmbajtur brënda Biblës më të Shenjtë. Unë i referohem gjithashtu edhe atyre që e praktikojnë besimin e tyre; atyre që besojnë tek Unë, por që nuk më vizitojnë Mua dhe të gjithë atyre që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës.

Ju do të mblidheni në çdo skaj të botës dhe, edhe pse ju do të bashkoheni me Ushtrinë Time të Mbetur duke folur në shumë gjuhë, ju do të bashkoheni në një me Mua.

Ata që i ndjekin këto Mesazhe do të formojnë thelbin dhe prej saj do të rriten filizat dhe më pas degët e Ushtrisë Sime të Mbetur në mbarë botën. Nuk do të mbetet as edhe një vënd pa u prekur nga Shpirti Im I Shenjtë përmes Librit të së Vërtetës.

Libri i të Vërtetës do t’ju bashkoj kur besimi juaj të vihet në provë. Kur besnikëria ndaj Meje të ndryshoj dhe kur Unë Jam i  hedhur jashtë kishave tuaja, i shkelur dhe i humbur larg syve – ju do të ngriheni dhe do të mbani të gjallë Fjalën Time. Flaka e Shpirtit të Shenjtë do t’ju udhëheqi në çdo hap të udhës. Ju do të ndjeni një forcë dhe kurajo, që do të çudisi madje dhe më të urtët mes jush. I dobëti do të bëhet i fortë. I trëmburi do të bëhet trim dhe të shtypurit do të marshojnë përpara si luftëtarët e të Vërtetës. Dhe ndërkohë, ndërsa Ushtria Ime e Mbetur të rritet dhe të shumohet në miliona, shumë pengesa do të vendosen para tyre.

Fyerje, akuza herezie, gënjeshtra, zemërim dhe urrejtje do të jenë për ata. 
Çoroditje do të shihet ngado mes kritikuesve, argumenti i të cilëve do të jetë i mbushur me pikpamje të pasakta, kontraditëse dhe të pakuptueshme. Influenca e Satanit gjithmonë do të krijoj rrëmujë, parregullsi dhe argumenta të pallogjikshme dhe dinake, dhe gjithmonë do të jenë të zbukuruara me urrejtjen kundër fëmijve të Hyjit. Ata që janë të bekuar me Dritën e Hyjit dhe Dritën e të Vërtetës do të tërheqin sulme të tmerrshme dhe me urrejtje. Sepse ku Unë Jam I Pranishëm, të jeni të sigurtë se persekutimi i atyre që shpallin Fjalën Time të Shenjtë do të jetë i madh. Sa më i keq persekutimi kundër çdo Misioni të Hyjit, të siguroheni se Satani është shumë i zemëruar.

Kur ju vuani, ashtu si do të ndodhi, prej urrejtjes e treguar ndaj jush për shkak se po e merrni Kryqin Tim për të më ndjekur Mua, aq më i shqetësuar do të bëhet bisha dhe më fortë do të punoj, përmes atyre shpirtrave të njollosur me mëkatin e krenarisë, për t’ju shkatërruar ju. Ju duhet t’i shpërfillni këto sulme. Të jeni të qetë, sepse ndërsa ato rriten me një urrejtje intensive kundër jush, ju do ta dini me siguri se jeni në bashkësi të vërtetë me Mua, Jezusin tuaj.

Shkoni në dashuri dhe paqe dhe dijeni se Unë jetoj në zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/23/my-christian-soldiers-will-form-the-biggest-army-against-the-antichrist/

Tuesday, 28 May 2013

Kur të vij koha që bisha të ekspozoj antikrishtin, shenja të mëdha do të shihen

E Martë, 21 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, kur të vij koha që bisha të ekspozoj antikrishtin, shenja të mëdha do të shihen. Bubullima, të padëgjuara kurrë më parë, do të ndjehen në shumë pjesë të botës, por në veçanti, në pjesën ku antikrishti ka lindur.

Por atëherë Shpirti Im I Shenjtë, i dërguar mes ndjekësve të Mi, në të gjitha Kishat e Mia t
ë Krishtere, do të siguroj që ata të jenë gati. Ata, së bashku me dishepujt e Mi nga ky Mision do të formojnë Kishën e Mbetur. Fuqia e tyre do të jetë e madhe dhe asnjë e keqe nuk do të vij tek ata me Vulën e Hyjit të Gjallë. Fuqia e tyre do të vij nga Lutjet e dhëna atyre nga Nëna Ime dhe në Kryqëzatën e Lutjeve.

Antikrishti do ta filloj sundimin e tij me qetësi. Asnjë nuk do të dyshoj për qëllimin e tij për arsyen se një lloj paqe do të bier mbi Tokën.

Kjo kohë do të jetë shumë e rëndësishme për ju, Ushtria Ime e Mbetur, për tu mbledhur në Grupe Lutjesh. Unë solemnisht ju premtoj se këto Lutje do të dobësojnë shumë nga veprat e tmerrshme që ai, antikrishti, do të shkaktoj mbi kombet që mbulojnë të katër skajet e Tokës.

Unë do t’i dhuroj falje të gjithë atyre kombeve ku Grupet e Lutjes janë ngritur. Do të jetë prej devotshmërisë suaj ndaj Meje, Jezusit tuaj të dashur, që Unë do të shpëtoj shpirtrat dhe hedh më shumë Dhurata mbi njerëzimin, për t’i mbrojtur fëmijët e Hyjit kundër vuajtjes që bisha po komplomenton.

Besoni tek Unë. Të jeni të qetë me dijen se po udhëzoheni dhe po mbroheni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/21/when-the-time-comes-for-the-beast-to-reveal-the-antichrist-great-signs-will-be-seen/

Monday, 27 May 2013

Të gjithë ata mes Kishave të Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht

E Hënë, 20 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ky Mision rritet, Fjala Ime do të flitet në shumë gjuhë. Mesazhet e Mia, të dhëna ty sot, e ndezin Fjalën Time të Shenjtë në Testamentin e Ri. Mesazhet e Mia gjithashtu i kujtojnë botës Fjalën e Hyjit, e cila është e përmbajtur në Biblën më të Shenjtë.

Unë nuk e rishkruaj Fjalën, Unë thjesht ju kujtoj se çfarë kuptimi ka ajo sot. Unë gjithashtu i flas botës për t’i pregatitur ata për Atdhjen Time të Dytë, sepse Unë nuk dua që ata të humbasin. Është me dashuri dhe gëzim të madh që Unë shikoj se si ndjekësit e Mi besnik më pranojnë Mua ashtu si Unë Jam. Ata që e dinin menjëherë se isha Unë, Jezu Krishi, I Cili ju foli atyre përmes këtyre Mesazheve, janë të bekuar.

Ata janë ata që kurrë nuk dyshuan. Ata mund ta ndjenin Praninë Time. Fjala Ime i shponte zemrat e tyre si një shpatë. Shpirti Im i preku zemrat e tyre. Ata e dinin. Ata më njohën Mua dhe sa vuajnë për këtë.

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, dijeni se kur ju u përgjigjët Thirrjes Sime, Unë ju dhurova një Dhuratë të veçantë, një bekim, i cili do t’ju ndihmoj të duroni këtë Udhë drejt Jetës së Përjetshme. Do t’ju duhen këto Dhurata, sepse ju do të jeni shtylla e Ushtrisë Sime të Mbetur, dhe ju do të udhëhiqni të tjerët, të cilët do t’ju ndjekin me kalimin e kohës.

Popuj prej të gjitha kombeve, do t’ju ndjekin ju kur nuk do të kenë askund se ku të kthehen dhe ju do ti ndani Mësimet e Mia me ata. Të gjithë ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do t’ju jepen Dhurata të reja për t’i ndihmuar të bashkohen nëpër botë me Mua. Të gjithë ata mes Kishave t
ë Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht. Të gjitha fetë e tjera do ta kuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe ata gjithashtu do të më ndjekin Mua. Por jo të gjithë ata nuk do ta pranojnë të Vërtetën, madje edhe kur ajo t’ju paraqitet pikërisht para syve të tyre.

Pastaj janë jo-besimtarët, shumë prej tyre njerëz të mirë. Ata përdorin inteligjencën njerëzore për të paraqitur të gjitha arsyet se përse Hyji nuk Ekziston. Prapë ata, përfshi shumë nga homologët e tyre t
ë Krishterë që janë të vakët në besimin e tyre – do të vrapojnë drejt Meje të parët. Zemrat e tyre do të hapen dhe për arsyen se ata do të shikojnë vetëm çfarë dëshmie Unë sjell për ta pranuar, ata do ta dinë se Unë I Thërres ata. Ata nuk do të më rezistojë Mua, jo si ata shpirtrat kokfortë që mendojnë se dinë më tepër rreth premtimit që Unë bëra për t'u kthyer për të dhënë Beslidhjen e Fundit, më shumë se Unë.

Çdo detyrë që Unë ju jap, do të bëj që sa më shumë kombe që marrin Kryqin Tim të krijojnë udhën e vetme drejt Meje. Kurrë mos hezitoni të ecni krahë Meje kur Unë ju Thërras, sepse kur ju më përgjigjeni Mua, ju do të shkatërroni fuqinë e të ligut. I ligu mund t’ju shkaktoj dhimbje, por kur ju më lejoni Mua t’ju udhëheq, ju mund të kapërceni çdo pengesë në udhën tuaj.

Unë ju dua dhe Unë ju drejtoj, ashtu si Unë i mbroj Grupet e Mia të Lutjes nëpër botë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/20/all-those-amongst-the-christian-churches-will-come-to-me-first-then-the-jews-will-turn-in-time-and-accept-me-finally/

Wednesday, 6 March 2013

Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, të cilët më duan Mua më shumë, ata që do të udhëheqin ushtrinë Time drejt shpëtimit

E Enjte, 28 Shkurt 2013, ora 23:50

Bija Ime m
ë e dashur, këto ditë, që po afrohen, sjellin me vete një errësirë të tmerrshme dhe dëshpërim, një gjë e cila kurrë nuk ka qenë dëshmuar në jetën tuaj.

Kjo errësirë do të jetë e shpirtit dhe do të shkaktohet nga boshllëku i atyre shpirtrave që ndjekin antikrishtin dhe profetin e rremë. Dhimbja e shpirtit, të cilën ata do ta ushtrojnë mbi t
ë Krishterët, të cilët do të refuzojë të dëgjojnë herezinë, do të jetë e vështirë për t'u duruar.

Unë vetëm ju them këtë, që ta dini në zemrat tuaja, se dhimbja e refuzimit që ju ndjeni do të jetë sepse ju, duke e mbështetur Fjalën Time të Shenjtë, do të vuani në Emrin Tim.

Ju kurrë nuk duhet t'i vini në pyetje kërkesat e mëdha, që do të bëhen mbi ju, apo të humbisni mirëbesimin, sepse do të jem Unë, Mbreti juaj, I Cili e ka Fuqinë të siguroj që ju mund ta duroni këtë. As edhe nuk duhet të dyshoni ndonjëherë se kjo Ushtria e Mbetur, pjesë e të cilës ju do të bëheni tani për të qëndruar besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, është parath
ënë.

Mos i dëgjoni ata që do të përpiqen t'ju thonë se ju nuk duhet të besoni në këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, sepse ata janë mashtruar. Ju duhet të luteni për ata që nuk do ta kenë forcën apo Shpirtin e dijes dhe që do të zgjedhin kthesën e gabuar në rrugë. Shumë që do të ndjekin profetin e rremë, do të përpiqen t'ju tërheqin edhe juve drejt të njëjtës rrugë.

Vëllai do të luftoj vëllain dhe motrën, babai kundër birit, nëna kundër bijës – të gjithë në kërkim për të ndjekur të Vërtetën, por sa shumë nuk arrijnë të shikojnë gabimet e mësimeve të profetit të rremë dhe do të jenë të humbur për Mua.

Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, të cilët më duan Mua më shumë, ata që do të udhëheqin ushtrinë Time drejt shpëtimit. Ata do të sjellin me vetë miliarda shpirtra, nën Drejtimin Tim, drejt shpëtimit. Prandaj dhe ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/28/it-will-only-be-the-brave-and-courageous-amongst-you-who-love-me-the-most-who-will-lead-my-army-towards-salvation/