Kerko Mesazhet ketu

Friday 28 December 2012

Virgjëra Mari: Dita kur unë i solla botës Shpëtimtarin, e ndryshoi fatin e njerëzimit

E Hënë, 24 Dhjetor 2012, në 18:00

Fëmija im, dita kur unë i solla botës Shpëtimtarin, e ndryshoi fatin e njerëzimit.

Këtë fëmijë të vogël unë e desha me një pasion si çdo nënë tjetër. Por ishte edhe një hir i veçantë që m’u dha mua nga Ati Im. Ky ishte hiri i mbrojtjes. Unë e mbrojta Birin tim, që nga fillimi, në një mënyrë që ishte e ndryshme. Unë e dija se Ai ishte Mesia i premtuar dhe prandaj mua më ishte dhënë një përgjegjësi shumë e veçantë, megjithëse unë nuk e kisha idenë se sa rëndësi kjo përgjegjësi do të kërkonte.

Herët në fillim, nuk m’u dha të kuptoja se Biri im, Shpëtimtari, i dërguar prej Hyjit për ta shpëtuar racën njerëzore nga flakët e Ferrit, do të vritej. Kjo pjesë e misionit tim erdhi si një tronditje e tmerrshme dhe dhimbja ime nuk mund të përshkruhet, kaq intensive ishte.

Unë vuajta përmes Birit tim, në Të dhe me Të. Madje dhe sot, unë e ndjej dhimbjen dhe trishtimin e Tij për mosbesimin ndaj Ekzistencës së Birit tim në botën sot. Si Nëna e Shpëtimit, përgjegjësia ime është që ta ndihmoj Birin tim në planin e Tij për të shpëtuar shpirtrat.

Kjo është koha e përmbytjes; këtë herë për ndryshim të shpejt dhe të papritur. Ndërsa luftërat do të shpërthejnë, dhe një luftë e madhe të dalë në pah nga pluhuri i hirit, Plani i Hyjit do të shtohet në ritmin e tij për ta zgjuar Praninë e Tij midis të gjitha kombeve dhe të gjitha racave.

Fëmija im, unë të lutem që të lusësh Rruzaren më të Shenjtë ndërsa unë derdh lot sot. Lotët e mi, që ti sapo i ke parë janë për ata shpirtra që nuk do ta njohin Birin tim. Janë ata të Krishterë, të cilët thonë se e pranojnë Jezu Krishtin, si Shpëtimtar, dhe që e fyejnë Atë duke mos iu lutur Atij, që e trishtojnë Atë më së shumti.

Përhapja e ateizmit është si një epidemi e frikshme që e përfshin tokën. Hyji nuk është harruar, në të kundërt, Ekzistenca e Tij po shpërfillet qëllimisht. Ligjet e Tij janë hequr nga vendet tuaja. Kishat e Tij nuk nderohen. Shërbëtorët e Tij janë tepër të ndrojtur dhe jo mjaft të guximshëm për ta shpallur Fjalën e Tij të Shenjtë.

Toka tani do të ndryshojë edhe fizikisht edhe në shpirt. Pastrimi ka filluar. Beteja do të zhvillohet mes atyre që ndjekin të ligun dhe Kishës së Mbetur të Hyjit.

Ata që janë besnikë ndaj Birit tim duhet që gjithmonë të më thërresin mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, që unë të mund t'ju kushtoj tek Biri im i dashur, për t'ju dhënë hiret aq shumë të nevojshme. Ju duhet të përgatiteni si një ushtar i Jezu Krishtit. Armatura juaj duhet të bëhet më e fortë, sepse roli juaj është si një kryqtar dhe ju do të duhet të marshoni kundër shumë mizorive dhe padrejtësive.

Shkoni në paqe fëmijë dhe qëndroni në lutje të përditshme ndërsa ndryshimet fillojnë, në mënyrë që shpëtimi i njerëzimit të mund të arrihet.

Gjithçka do të bëhet sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit. Juve, fëmijëve të mi, që e kërkoni ndihmën time, do t'ju jepet mbrojtje e madhe për kombet tuaja.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/24/virgin-mary-the-day-i-brought-the-world-a-saviour-it-changed-the-destiny-of-humanity/