Kerko Mesazhet ketu

Sunday 25 January 2015

Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit

E Dielë, 18 Janar 2015, në 12:45

Bija Ime e dashur, kur një njeri largohet nga Unë, për çfarë do lloj arsye, ai kurrë nuk do të gjej paqe të vërtetë. Kur një njeri zbulon se Kush Unë Jam zemra e tij do të bymehet nga dashuria për Mua. Një njeri që e vë gjithë besimin e tij tek Unë do duroj çdo lloj vuajtje, sepse Unë do ta çliroj atë.

Fjala e Hyjit shkakton mosmarrveshje të madhe mes atyre besimi i të cilëve është i dobët. Ata që besojnë tek Unë do të ndjejnë dhimbje të madhe në zemrat e tyre kur të dëshmojnë kundërshtim kundër Fjalës së Hyjit. Kjo dhimbje është e Imja. 

Nëse ju besoni tek Unë do të ndjeni dashurinë që Unë e kam për ju, brënda shpirtit tuaj. Gjithmonë hapini zemrat tuaja tek Unë. Më mirëprisni Mua, jo me frikë, por me shpresë. Më pranoni Mua për Kush Unë Jam dhe Fjalën e dhënë juve; dhe pastaj e jetoni jetën pikërisht ashtu si është dhënë në Biblën e Shenjtë, dhe Unë do të jem duke ju pritur.

I refuzoni Mësimet e Mia dhe mbështesni mëkatin, dhe kjo do të jetë rënia juaj. Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit. Ju duhet të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës. 

Ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet sa shpesh të mundeni. Unë fal edhe mëkatarët më të rëndë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga Mëshira Ime. 

Trëmbjuni vetëm orës kur do t’ju duhet të qëndroni para Meje dhe të përgjigjeni për çdo padrejtësi të kryer kundër Hyjit. Nëse nuk e keni shpenguar veten në Sytë e Hyjit atëherë, nuk do të ketë më mundësi të dytë për ta bërë këtë.

Jezusi juaj