Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 February 2015

Hyji Atë: Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe

E Dielë, 25 Janar 2015, në 15:45

Bija Ime më e dashur, Ndërhyrja Ime për t'i hapur sytë e fëmijve të Mi ndaj Dashurisë së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, po afrohet.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë do ta thërras çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën 7 vjeç, në Dritën e Mëshirës së Birit Tim. Pregatituni për Ndërhyrjen Time sepse ajo është më shpejt se ju mendoni dhe të jeni mirënjohës për këtë Dhuratë të Madhe. Beteja shpirtërore që ju po dëshmoni në botë është duke u shfaqur në tokë dhe beteja do të ngrihet midis armiqve të Mi, që përpiqen të heshtin të gjithë ata që refuzojnë të jepen pas fallciteteve dhe atyre që e tradhëtojnë Birin Tim.

Kur Dora e Drejtësisë Sime të bjerë ajo do të vër në provë besimin e të gjithë atyre që thonë se janë për Birin Tim, dhe vetëm ata që dëshirojnë të ndjekin Kryqin do të mbeten mjaft të fortë për të shpallur të Vërtetën. Së shpejti perdja do të bjerë dhe pamja e plotë e trashëgimisë suaj do t’ju bëhet e ditur. Armiqtë e Mi, për pjesën më të madhe, do ta refuzojnë këtë Ndërhyrje dhe ata do të luftojnë deri në fund për ta mohuar Jezu Krishtin.

Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe në Dritën e Birit Tim dhe shumë do ta shikojnë Atë. Si rezultat kjo do të thotë se shumë do të kthehen në besim dhe do të kërkojnë të drejtën për të patur jetën e përjetshme në Lavdinë e Mbretërisë së Birit Tim në tokë.

Unë kam premtuar se Biri Im do ta zër Vëndin e Tij mbi Fronin e Tij dhe kjo do të kryhet. Ata që nuk duan të bëhen pjesë e Mbretërisë së Tij do ta bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në vullnetin e lirë që Unë i kam dhënë secilit prej jush. 

Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë, ju lutem që të mos e çoni dëm të drejtën tuaj të lindjes. Nëse ju e bëni, ju do të gllabëroheni nga Satani që është po aq i pamëshirshëm sa edhe gënjeshtar, mashtrues dhe akuzues. Juve po ju jepet një Dhuratë që asnjë brezi para jush nuk i është dhënë dhe ju duhet të luteni që t’ju jepen Hiret për ta pranuar Mirësinë Time.

Ejani në Dritë sepse nëse nuk vini, ju do të verboheni nga errësira përjetësisht. Kjo do ta copëtonte Zemrën Time më dysh dhe Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë nga ju.

Unë ju Bekoj. Unë ju udhëzoj përmes këtij Misioni të Shenjtë, që ju është dhënë nga Trinia e Shenjtë e Bekuar ashtu si është parathënë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti