Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 May 2016

Përpjekje për të futur Monedhën Botërore në Evropë

E Premte, 9 Dhjetor 2011, në 22:00

Bija Ime fort e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropë nën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.

Grupi i lig, të cilit Unë i jam referuar herë pas here, tani po afrohet me përpjekjet e tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë të botës.

Ata, pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore me qëllim për të kontrolluar të tërë Evropën, duhet të luten fort tani për ndihmë nga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura. Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birin e Tij të dashur, Jezu Krishtin, për ta evituar këtë krizë dhe thoni:

“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”

Bija Ime, lutja mund dhe do t’i japë fund këtyre planeve famëkeqe.

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkojë ata përgjegjës për këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre i Gjithëpushtetshëm.

Kini besim tek Unë. Kini besim tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutim të ndalohet përpara se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhe dëmtuar këta shpirtra të jetë zbuluar eventualisht.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti