Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Profeti i Rremë do të trajtohet si një shenjtor i gjallë. Ata që e kundërshtojnë atë do të konsiderohen heretikë

E Shtunë, 21 Janar 2012, në 13:15

Bija Ime fort e dashur, lajmëtarëve të Mi në botë, të zgjedhur për ta përhapur Fjalën Time të Shenjtë, iu është dhënë secilit një rol i ndryshëm. As edhe dy nuk e kanë të njëjtë.

Prandaj dhe lajmëtarët e Mi nuk duhet kurrë të ngatërrojnë secilin Mesazh duke i krahasuar ato me njëri-tjetrin.

Ti, bija Ime si lajmëtarja e 7-të, ke qenë zgjedhur, që t’i informosh fëmijët e Mi për të Vërtetën. Shumë nga e Vërteta Ime të është dhënë tashmë, por shumë më tepër ka për t’u dhënë tani.

Për shkak të sekreteve të përmbajtura brenda tyre, kur ato do të tregohen, ti do të tallesh, përçmohesh dhe do të bëjnë të dukesh si budallaqe.

Këto Mesazhe janë për të ndihmuar në pastrimin e popullit Tim, duke përfshirë si ata që e pranojnë thirrjen për të më ndjekur Mua, ashtu edhe ata shpirtra që janë të zbrazur në dashuri dhe me zemër të ftohtë.

Pa këtë pastrim, Toka nuk mund të pastrohet. Ajo ka nevojë të pastrohet që ajo të bëhet e denjë, që Unë të eci në të përsëri.

Fëmijët e Mi duhet të gëzohen. Frika nuk është diçka që vjen nga Unë.

Frika vjen nga i ligu. Megjithatë ju do të ishit të falur dhe të justifikuar kur ju frikësoheni për ata shpirtra që ecin në verbëri. Jo se ata nuk mund të shohin, por sepse ata zgjedhin që të mos shohin.

Detyra juaj ndaj Meje, Ushtria Ime e dashur e ndjekësve, është që të më ndihmoni Mua ta përgatis udhën për në Mbretërinë Time Hyjnore që po vjen mbi Tokë.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Lutjet tuaja do ta dobësojnë si punën e antikrishtit, ashtu edhe atë të profetit të rremë, i cili do të zërë vend në Selinë e Shenjtë në Romë.

Të gjithë fëmijët e Mi, ju duhet ta dini se Unë fal gjithçka. Edhe ata që janë të përfshirë në grupe satanike, për të cilët Unë flas, mund të shpëtohen nga të rënit akoma më poshtë për në portat e Ferrit.

Mëkati mund të zbutet për shkak të lutjes. Juve nuk ju duhet të shkoni në betejë dhe të luftoni me grushtet tuaja të ngritura; gjithçka që ju duhet të bëni është që të luteni.

Parajsa Ime e Re është e mrekullueshme fëmijë. Shumë përgatitje kanë përfunduar me të njëjtat mrekulli siç iu paraqitën Adamit dhe Evës, të cilat ata i refuzuan përmes mëkatit. Gjithçka është gati.

Ju ndjekësit e Mi do të përfitoni nga Parajsa e Re e bukur në Tokë, mbi të cilën Unë do të Mbretëroj.

Meqenëse ju, të këtij brezi, jeni zgjedhur që ta shijoni këtë Parajsë, ju nuk duhet të ndaloni në punën tuaj për të më ndihmuar Mua që të marr të gjithë fëmijët e Mi me vete në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Fëmijët e Mi sidoqoftë, kini kujdes, sepse profeti i rremë do t’ju bëjë të besoni se ai gjithashtu po ju përgatit për në një vend të ngjashëm me parajsën.

Gënjeshtrat e tij do të magjepsin një grup naiv ndjekësish Katolikë. Ai do të paraqesë një tërheqje të jashtme mahnitëse dhe të dashur dhe të gjithë fëmijët e Mi në Kishën Katolike do të ngatërrohen.

Një shenjë që duhet të vini re do të jetë krenaria dhe arroganca e tij të fshehura prapa një përulësie të jashtme të rreme. Kaq të gënjyer do të jenë fëmijët e Mi saqë ata do të mendojnë se ai është një shpirt i veçantë dhe i pastër. Ai do të trajtohet si një shenjtor i gjallë. As edhe një fjalë e nxjerrë nga goja e tij nuk do të vihet në pyetje.

Ai gjithashtu do të duket të ketë dhunti të mbinatyrshme dhe njerëzit në çast do të besojnë se ai mund të kryejë mrekulli.

Ata që do ta kundërshtojnë atë, do të kritikohen dhe do të konsiderohen heretikë.

Të gjithë këta shpirtra, të akuzuar se janë heretikë, do të flaken mënjanë dhe do t’u hidhen qenve.

E gjithë e Vërteta, në lidhje me Mësimet e Mia, do të shtrembërohet. Gjithçka do të jetë një gënjeshtër. Persekutimi do të zhvillohet ngadalë dhe do të jetë fillimisht i maskuar.

Shërbëtorët e Mi të Shenjtë të vërtetë do të duhet që ta thonë Meshën privatisht dhe në shumë raste jo në një Kishë Katolike. Atyre do t’iu duhet të ofrojnë Mesha nëpër streha. Fëmijë kur kjo të ndodhë ju nuk duhet të humbisni shpresë. Kjo do të marrë fund brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Veç lutuni për shpirtrat që, në besnikërinë e tyre ndaj Profetit të Rremë, do ta harrojnë Trininë e Shenjtë, e cila është themeli i mirëfilltë mbi të cilën Kisha Katolike është ndërtuar. 

Shumë fe ndjekin vetëm një entitet të Trinisë së Shenjtë. 

Disa nderojnë Atin. Të tjerë, Birin por këta janë Një, bija Ime.

Ka vetëm Një Hyj të Vërtetë. Ai është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë; tri persona të dallueshëm, të gjithë në Një Esencë Hyjnore. Të gjitha besimeve do t’iu jepet e Vërteta së shpejti dhe shumë vetë do ta pranojnë këtë Mister të Shenjtë.

Më ndiqni Mua drejt udhës së shpëtimit sepse ju, ndjekësit e Mi, keni një të ardhme të lavdishme përpara, por ju duhet të qëndroni të fortë.

Ky është brezi i zgjedhur, për Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Mos e refuzoni këtë Dhuratë të lavdishme të Jetës, e cila shkëlqen me gjithë madhështinë e saj. As edhe një shpirt nuk do të ketë nevojë për asgjë. Parajsa Ime e Re mbi Tokë do të jetë një Epokë Paqeje dhe lumturie, pa mëkat.

Ky është Vullneti Hyjnor i Atit Tim dhe ka qenë premtimi i Tij për njerëzimin që nga fillimi.

Të jeni të gëzuar dhe të lumtur sepse ju keni shumë për të pritur, fëmijë.

Sprovat përpara do të zbehen në gjëra të parëndësishme, kur ju ta dëshmoni Mbretërinë e Lavdishme, e cila po ju pret.

Unë ju dua fëmijë. Unë e di se ju më doni Mua. Prandaj Unë ju kërkoj të tregoni dashuri ndaj atyre që janë të verbër ndaj Shpirtit Tim të Shenjtë.

Lutuni për ata në çdo rast, që ata të mund ta shohin përsëri të Vërtetën e Premtimit Tim, të dhënë njerëzimit, kur Unë vdiqa, për të siguruar Shpëtimin tuaj të Përjetshëm.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit