Lutja e Mëshirës Hyjnore thuhet duke përdorur Rruaza të Rozares të zakonshme me 5 periudhat e mistereve. Lutja fillon me dy lutje fillestare të marra nga Ditari i Shën Faustinës dhe pason me lutjen mbyllëse.
Si të themi lutjen:
1. Bëj Shënjën e Kryqit
Në emër të Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit Të Shenjtë. Amen.
2. Lutjet Fillestare (marrë nga ditari i Shën Faustinës)
Ju dhatë frymën e fundit, Jesus, por burimi I jetës vërshoi për shpirtrat, dhe oqeani I mëshirës u hap për gjithë botën. O Burim I Jetës, Mëshirë Hyjnore e pamasë, pushtoje gjithë botën dhe zbrazu mbi ne. Gjak dhe Ujë, që dole nga Zemra e Jesusit si një burim Mëshire për ne, unë besoj tek Ty!
3. Ati Ynë
Ati Ynë, Që je në qiell;
U shenjtëroftë emri Yt;
Ardhtë mbretëria Jote;
U bëftë vullnesa Jote si në qiell ashtu dhe në tokë;
Bukën tonë të përditshme na jep sot;
Dhe na i fal mëkatet tona ashtu si i falim ne fajtorët tanë;
Dhe mos na lër të biem në tundim;
Por na liro nga i keqi;
Amen.
4. Të falemi Mari
Të falemi Mari, hirëplotë, e Zoti me ty;
E bekuar je mbi të gjitha gratë;
Dhe I bekuar është fryti I barkut tënd, Jesus;
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit;
Lutu për ne mëkatarët;
Tash e në fill të vdekjes sonë;
Amen.
Besoj në Zotin, Atin e Gjithpushtetshëm;
Krijuesin e Qiellit e të Tokës;
E në Jesu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë;
I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjtë;
U lind prej Virgjërës Mari;
Pësoi mundimet nën Poncin Pilat;
U vu në kryq, vdiq e u varros;
Zbriti në Ferr;
Të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
U ngjit në Qiell;
Rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithpushtetshëm;
Andej do të vij për të gjykuar të gjallë e të vdekur;
Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
Kishën e Shenjtë Katolike,
Shoqërinë e Shenjtorëve,
Faljen e mëkateve,
Ringjalljen e korpit,
Dhe jetën e pasosur,
Amen.
6. Ati i PërjetshëmAmen.
Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.
7. Në 10 kokrrat e vogla të secilit mister
Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.
8. Përsërit për pjesën tjetër të mistereve
Duke thënë “Ati I Përjetshëm” në 5 kokrrat e mëdha dhe 10 “Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme” në kokrrat e vogla.
9. Përfundo me Hyj I Shenjtë (Përsërite 3 herë)
Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.
10. Lutja mbyllëse
O Zot I Përjetshëm, me një mëshirë të pafund dhe thesar I dhembshurisë së pashtershme, me mirësi na mbro dhe shtoje mëshirën Tënde ndaj nesh, që në momente të vështira të mos dëshpërohemi apo të bëhemi të brengosur por me confidencë të madhe ti nënshtrohemi vullnetit Tënd të shenjtë, e cila është Dashuria dhe Mëshira vetë.
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2016/03/18/chaplet-of-divine-mercy/