E
Enjte, 16 Shkurt 2012, në 20:00
Bija
Ime fort e dashur, ti duhet t’iu tregosh fëmijëve të Mi, të gjithë atyre
ndjekësve të Mi, që të lidhen dhe të formojnë një zinxhir mbrojtjeje në
lutje. Duke u
bashkuar si vëllezër dhe motra në lutje për ata bij të humbur, që enden, duke
kërkuar dashuri për Mua, por që nuk mund të gjejnë paqe në shpirtrat e tyre, ju
mund t’i shpëtoni ata.
Ata
kanë nevojë që ju të luteni për ata,sepse Paralajmërimi nuk do t’i kthejë dot në besim
këta shpirtra të varfër.
Ju,
ndjekësit e Mi besnikë më sillni Mua ngushëllimin që më duhet kur Unë shikoj dhimbjen
dhe vështirësitë e tmerrshme, që po durohen nga bijtë e Mi në pothuajse çdo skaj të
botës.
Ky grup
i lig, i përbërë nga disa elita dhe disa nga më të fuqishmit e botës, po kryen
gënjeshtrën më të madhe përmes komplotit të tyre të paramenduar për të
marrë kontrollin e vendeve në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA.
Plani i
tyre po zbulohet para syve tuaj. A nuk mund ta shikoni? Këtij plani iu deshën
dekada për t'u zhvilluar.
Çdonjërit
nga bijtë e Mi i duhet të qëndrojë syhapur gjatë gjithë kohës.
Mos i
lejoni ata t’ju marrin vendet tuaja. Ngrihuni ndaj tyre. Paraja
është arma e tyre e mashtrimit. Shkatërrimi i sistemeve tuaja bankare ishte i
qëllimshëm. Tani ata po lëvizin për të përfunduar fazën tjetër të planit të
tyre.
Ju,
fëmijë, mund ta ndaloni këtë përparim nëpërmjet lutjeve tuaja.
Tashmë Ati Im po vendos pengesa në rrugën e tyre.
Ndjekësit
e Mi janë të përhapur në shumë vende. Tani ju duhet të bashkoheni në lutje për
të ndaluar udhëheqësit Evropianë,
disa prej të cilëve janë të prirur për të sjellë vuajtje të tmerrshme mbi
njerëz të pafajshëm, me mënyrat e tyre të liga.
Unë
ju kërkoj me ngulm që të thoni këtë
Lutje të Kryqëzatës (31) për t’i ndaluar
ata.
O
Jezusi im, lër që lutja ime të thërrasë Shpirtin Tënd të Shenjtë që të zbresë
mbi ata udhëheqës të shtyrë nga epshi, lakmia, koprracia dhe krenaria, që të
ndalojnë persekutimin e fëmijëve të Tu të pafajshëm.
Unë
të lutem Ty të ndalosh varfërinë, urinë dhe luftërat që po i gëlltisin fëmijët
e Tu dhe unë lutem që udhëheqësit Evropianë t’i hapin zemrat e tyre ndaj të
Vërtetës së Dashurisë Tënde. Amen.
Bija
Ime, zinxhiri i lutjes do të përhapet gjerë e gjatë dhe fuqia
e Shpirtit të Shenjtë do të ndihmojë në ndalimin e këtyre njerëzve, të cilët e kanë fuqinë për ta ndaluar vuajtjen, dhe t’i ndalojnë veprimet e tyre.
Përhapeni Fjalën Time me qëllim që të përhapet kthimin në besim.
Koha
Ime për të ardhur që të Mbretëroj është afër. Kështu që nuk do të ketë mjaft
kohë për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat.
Bëni
gjithçka të mundeni për Mua, Jezusin tuaj, i Cili ju do dhe kujdeset për ju të
gjithë.
Ne
duhet të punojmë së bashku, fëmijë, për hir të gjithë njerëzimit, në betejën tonë
për ta ndaluar anti-krishtin dhe planin e tij mizor të mashtrimit.
Shpresë,
dashuri dhe lutje, fëmijë, kjo është çfarë Unë pres nga ju.
Unë ju
falënderoj për gjithë besnikërinë dhe bindjen tuaj.
Ju
nuk keni parë, prapë ju keni besuar. Sapo e dëgjuat Zërin Tim, përmes këtyre Mesazheve, ju Më
njohët Mua. Ju
ishit në gjendje ta bënit këtë për shkak të Shpirtit të Shenjtë, i cili
mbretëron në shpirtrat tuaj.
Ju
duhet ta bashkë-ndani këtë Dhuratë të madhe në mënyrë që ju të mund t’i sillni
të gjithë të dashurit tuaj me vete brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë.
Unë e
dua secilin dhe çdonjërin prej jush. Ju Më sillni Mua kaq shumë ngushëllim dhe
gëzim.
Jezusi
juaj i dashur