Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 February 2012

Hyji Atë: Bota do të kalojë një Ndëshkim – Ndërhyrja Ime është e nevojshme

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 15:00

Bija ime, bota ka për të kaluar një ndëshkim si rezultat i mëkatit të tmerrshëm që po kryhet nga njerëzimi.

Megjithëse shumë nga ky ndëshkim ka qenë mënjanuar, Dora Ime do të bjerë tani mbi ligësinë, që po kryhet në çdo skaj.

Kaq shumë urrejtje për Mua, Hyjin Atë, duhet të ndalohet ose përndryshe bijtë e Mi do të vuajnë një tmerr akoma më të madh.

Unë tani po e përgatis botën për ndryshimet që nevojiten për ta pastruar Tokën në mënyrë që të jetë sipas Planit Tim për të shpëtuar njerëzimin. Shumë shpirtra janë të munduar nga mëkati.

Unë jam Hyji i gjithë Krijimit dhe Unë nuk do të ulem e të shikoj bijtë e Mi ta shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Bija Ime, ekziston një plan i lig për të shkatërruar shumicën e njerëzimit përmes luftës. Këto luftëra nuk janë të rastësishmeA e ke parë se sa shumë po ndodhin, në kaq shumë vende, kudo? Kjo është nga dora e antikrishtit, i cili po pret me durim momentin e tij të lavdisë në Tokë. Ai, kur kombet të jenë në gjunjë, do të marshojë përpara dhe do të krijojë një paqe të rreme sipas mënyrës së tij djallëzore. Kjo do të jetë një maskë e mashtrimit.

Ndëshkimi Im do të lëshohet mbi ato kombe që marrin pjesë në këtë mashtrim të madh për ta kontrolluar botën përmes kapjes së kombeve.
Qëndro e fortë, bija ime sepse kjo periudhë, kur Toka do të tundet, nuk do të zgjasë shumë. Kjo është e nevojshme për t’i zgjuar fëmijët e Mi. 

Ata, fëmijët e Mi, kanë qenë paralajmëruar por Zëri Im urrehet. Fëmijët e Mi të gjorë që jetojnë jetë të mira dhe që e shikojnë me frikë ligësinë në botën e tyre, duhet ta kuptojnë se Ndërhyrja Ime është e nevojshme.

Nëse Unë nuk e ndaloj atë çfarë po ndodh, atëherë pjesa më e madhe e njerëzimit do të shkatërrohet. Lutu që fëmijët e Mi të luten për paqe në vendet e tuajaKurrë mos kini frikë ta shpallni Fjalën Time edhe nëse ju persekutojnë. Sepse edhe një shpirt i vetëm që e deklaron fenë e tij me zë të lartë, është i mjaftueshëm për qindra kthime në besim.

Shkoni në paqe. Ka ardhur koha për Mua, Hyjin Atë, që të sanksionoj hapjen e Vulave. Vetëm atëherë njerëzimi do ta pranojë se ata janë të pafuqishëm.

Ata nuk e kontrollojnë botën sepse kjo nuk është e mundur.

Vetëm Krijuesi i Njerëzimit e ka Fuqinë mbi Satanin dhe tani Unë do të lëshoj një ndëshkim mbi ato zemra të ftohta dhe shpirtra të errët, që e kanë premtuar besnikërinë e tyre tek ai.

Stadet e fundit të pastrimit tani do të fillojnë.

Hyji Atë