Kerko Mesazhet ketu

Saturday 3 March 2012

Hyji Atë: Thirrje për Kishën Katolike që të pranojë Epokën e Re të Paqes mbi Tokë

E Enjte, 23 Shkurt 2012, në 16:42

Unë Jam Hyji, Ati i Gjithëpushtetshëm, Krijuesi i të gjitha gjërave, Hyji Më i Larti.

Bija ime, është e rëndësishme për ata që i ndjekin Mësimet e Kishës Katolike të Romës ta pranojnë mijëvjeçarin, ashtu siç iu është premtuar të gjithë fëmijëve të Mi.

Fjalët e përmbajtura në Librin Tim të Shenjtë, Biblën e Shenjtë, nuk gënjejnë.

Premtimi Im gjendet tek Veprat e Apostujve.

Gjon Ungjilltarit gjithashtu iu tregua rreth Kthimit të Lavdishëm të Birit Tim të dashur, kur Ai do të mbretëroj në Epokën e re të Paqes për 1,000 vjet.

Pse ata që pretendojnë se e kuptojnë Fjalën Time të Shenjtë refuzojnë ta pranojnë një pjesë të saj, por jo tjetrën? 

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë iu them tani që ta hapin Librin e së Vërtetës.

Ju keni detyrën për ta shpallur të Vërtetën.

Ju nuk duhet t’i vini vesh atyre, brenda radhëve tuaja, që e shtrembërojnë të Vërtetën në lidhje me Epokën e Re të Paqes mbi Tokë.

Çfarë i shtyn vëllezërit tuaj, brenda Kishës Sime Katolike të Romës, që e mohojnë të Vërtetën?

Ju i keni hutuar fëmijët e Mi.

Për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Kishës së Vetme të Vërtetë, Kishës Katolike të Romës, ju po ua mohoni atyre mundësinë që t’i përgatisin shpirtrat për Mbretërinë e Birit Tim në Parajsën e Re mbi Tokë.

Detyra juaj është t’i informoni fëmijët e Mi mbi të Vërtetën.

Fëmijët e Mi, ju kurrë nuk duhet ta mohoni të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, e cila përmban Fjalën e Vërtetë.

Ju, fëmijët e Mi, duhet ta pranoni Premtimin e bërë nga Biri Im, pas Ringjalljes së Tij të Lavdishme prej të vdekurit.

Ai tha se Ai do të vinte përsëri.

Kjo kohë, për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur në Tokë, po afron.

Nëse ju i besoni Premtimet e bëra nga Biri Im, atëherë ju e dini se Ai do të veprojë ashtu siç ka thënë.

Kur Ai të vijë përsëri, Ai do të vijë për të Sunduar dhe për të marrë Fronin e Tij Legjitim në Parajsën e Re që Unë e kam krijuar për ju të gjithë në Tokë.

Kurrë mos i vini në dyshim Fjalët që dalin nga Buzët Hyjnore të Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit.

Dijeni se Unë, Ati juaj i Dashur, dëshiroj që ju të gjithë të bashkoheni si një familje me Birin Tim në Parajsë.

Pranojeni të Vërtetën. Mos e shtrembëroni apo ta rregulloni atë për t’ia përshtatur interpretimit tuaj të gabuar të së Vërtetës.

Unë Jam e Vërteta.

Ju nuk mund të më ndryshoni Mua apo se Kush Unë Jam.

E Vërteta do t’ju çlirojë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti