Kerko Mesazhet ketu

Thursday 22 March 2012

Hyji Atë: Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer

E Enjte, 8 Mars 2012, në 15:52

Bija Ime më e dashur, bota e ka pritur këtë moment për dymijë vjet.
Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi, se kur do të vinte ky moment dhe tani ai ka ardhur.

Kjo është koha kur Unë e dërgoj profetin Tim të kohëve të fundit, ty Maria, për ta treguar përfundimisht Librin e së Vërtetës, i cili zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.

Unë jam Hyji, për të cilin të gjithë fëmijët e Mi po thërrasin në këto kohë të tmerrshme. Jam Unë, të cilin, ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet ta thërrasin tani.

Unë e mbledh familjen Time së bashku, në këtë kohë, që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për ta vrarë dragoin, i cili e ka munduar Tokën për kaq gjatë.

Fëmijë mos kini frikë. Asnjë dëm nuk do t’iu vijë atyre që e mbajnë Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 
Satani dhe engjëjt e tij të rënë, të cilët po e infektojnë botën në këtë kohë, nuk e kanë autoritet mbi ata që e kanë Shenjën e Hyjit të Gjallë.

Ju duhet të më dëgjoni Mua, fëmijë, dhe ta pranoni Vulën Time, sepse ajo do të mbrojë jo vetëm jetën tuaj por edhe shpirtrat tuaj. Recitojeni Lutjen për ta marrë Vulën Time çdo ditë*. (Shiko fundin e këtij Mesazhi.)

Bëni të mundur që çdo pjesëtar i familjes suaj dhe të dashurit tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.

Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë Hiri juaj shpëtues dhe do t'ju japë forcën që ju duhet. Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer.

Kalorësi i kalit të kuq është engjëlli i zi hakmarrës, i cili do t’i vrasë fëmijët e Mi në shumë luftëra që do të vijnë. Por ai do t’i kalojë ata fëmijët e Mi që e kanë Vulën në ballë.

Përgatituni tani, sepse këto luftëra tashmë po ndodhin dhe më shumë të tjera po planifikohen në çdo skaj të Tokës dhe, në veçanti, në Lindjen e Mesme dhe në ato toka ku Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, eci gjatë Kohës së Tij në Tokë.

Ati juaj i Dashur
Hyji më i Larti

* Lutja e Vulës së Mbrojtjes drejtuar Hyjit Atë (dhënë fillimisht Marias së Mëshirës Hyjnore më 20 Shkurt 2012)

Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. 

Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.

Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. 

Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/08/my-seal-of-protection-is-foretold-as-the-second-seal-is-broken/