Kerko Mesazhet ketu

Sunday 12 May 2013

I vetmi ujë i nevojshëm për mbijetesën e fëmijve të Hyjit do të vij nga Pema e Jetës

E Premte, 10 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, të bekuar janë ata që i përgjigjen Fjalës së Vërtetë të Hyjit, sepse ata do të jenë të parët të ngrihen dhe të hyjnë në Mbretërinë Time Të Re.

Atyre që nuk ju është dhënë Fjala Ime e Shenjtë, përfshi ato vënde ku Unë Jam i dënuar, janë shpirtrat e parë që Unë duhet t’i arrij. Edhe pse nuk është për fajin e tyre, ata janë mësuar që në lindje të mohojnë Hyjin, Bërësin dhe Krijuesin e gjithçkaje që është. Unë do të përpiqem t’i konvertoj ata përmes këtij Misioni dhe premtoj se menjëherë sa t’ju tregohet e Vërteta, gjatë Paralajmërimit, ata do të tërhiqen drejt Mëshirës Sime shpejt. Unë kurrë nuk do t’i braktis ata që janë mashtruar, përmes doktrinave të rreme, sepse ata janë të dobët dhe kanë nevojë për Dashurinë dhe Mëshirën Time.

Dëshira Ime është që ndjekësit e Mi tani të pregatiten t’i ngjiten shkallës, një ngjitje e gjatë dhe e vështirë, drejt përsosmërisë shpirtërore. Ata prej jush që janë të bekuar me Dhuratën e dijes përmes Zërit Tim, i përmbajtur në Librin e të Vërtetës, kanë një detyrë ndaj Meje. Kjo është çfarë duhet të bëni. Përdoreni Dhuratën që Unë ju kam dhënë, për t’u pregatitur për përsosmërinë shpirtërore që kërkohet nga ju, tani ndërsa Unë ndërtoj ushtrinë Time të mbetur në Tokë.

Përgjegjësia juaj është të ndihmoni ata që janë tepër të dobët, tepër krenar dhe tepër kokfortë për të pranuar Dorën Time të Mëshirës. Do të jetë përmes jush që Unë do të jem në gjëndje t’i jap të gjithë shpirtrave, përfshi ata që nuk janë të denjë për Mëshirën Time, shpëtimin që ju duhet për të jetuar përgjithmonë në Lavdinë Time.

Oh sa e mrekullueshme është kjo Mbretëri e Re e Imja e lavdishme. Vetëm po të mund ta shikonit atë, as edhe një mes jush nuk do të shqiptonte një fjalë kundëj Meje. Kjo do të jetë shtëpia juaj e re, vëndi ku ju dhe familja juaj do të shijoni lumturi të përjetshme, paqe, dashuri dhe gëzim, duke u shoqëruar me gjithçka që është krijuar nga Ati Im për lumturinë tuaj. Mendojeni atë si një banesë e re, e njëjtë me mënyrën në të cilën u krijua Toka, vetëm se ky Qiell i Ri dhe Toka e Re nuk do të kenë asnjë det.

I vetmi ujë i nevojshëm për mbijetesën e fëmijve të Hyjit do të vij nga Pema e Jetës, ku e gjithë jeta do të ruhet.

Çdo nevojë do të përmbushet dhe dashuria do të jetë me bollëk sa asnjë lloj pakënaqësie nuk do të ekzistoj. E qeshura, dashuria, gëzimi, ngjyra, dhe gjërat e mira, që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë gjatë jetës së tij në Tokë, do të jenë me bollëk. Lumturia, që është e pa arritshme për ju në Tokë, do të jetë një Dhuratë për secilin prej jush që i është dhënë çelësi drejt Mbretërisë Sime.

Jeta që është para jush është e zbukuruar me Dhurata të mëdha dhe ju do të mbeteni në një gjëndje të qëndrueshme të paqës me dashuri për Mua. Unë do të mbretëroj i bashkuar me të gjithë fëmijët e Hyjit dhe asnjëri prej jush nuk do të ketë nevojë pë gjë, kaq e madhe është Dashuria Ime. Kjo është e vetmja jetë për të cilën ju duhet të përpiqeni, pasi asnjë jetë tjetër nuk do të ekzistoj pas Ditës së Madhe kur Unë të vij për ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/10/the-only-water-necessary-for-the-survival-of-gods-children-will-come-from-the-tree-of-life/