Kerko Mesazhet ketu

Thursday 26 December 2013

Ju jeni pregatitur tani për tre vjet. Ngrihuni dhe merrni kryqin tuaj dhe më ndiqni Mua

E Shtunë, 14 Dhjetor 2013, ora 15:17

Bija Ime fort e dashur, pregatitjet kanë filluar sot për Ndërhyrjen Time të Mëshirës së Madhe për t’i kthyer zemrat njerëzve nga gur në ar. Shenjat do të dëshmohen tek moti për ata me sy që mund të shikojnë dhe për ata që janë vigjëlentë ndaj Premtimit Tim për t’i dhënë secilit një mundësi të barabartë për shpëtim.

Ata me besimin e dobët do të rip
ërtërihen me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë. Kaq i fuqishëm do të jetë Shpirti I Shenjtë, kur ata të dëshmojnë Dritën, Rrezet e Mëshirës Sime, sa shumë do të bien në tokë prej forcës së saj.

Ata që më urrejnë Mua, dhe mëkatet e të cilëve nuk do të thonë asgjë për ata, do të vdesin më shumë në shpirt dhe do të zvarriten duke u larguar nga Unë të tmerruar. Disa nuk do t’i shpëtojnë Ndërhyrjes Sime, sepse ajo do t’i trondisi ata përtej durimit të tyre.

Unë Jam duke i pregatitur të gjithë shpirtrat e zgjedhur, në këtë kohë, duke i udhëzuar ata të kërkojnë Rrëfim dhe të luten për mëkatet e të tjerëve. Koha Ime ëshë e shpejtë. Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë dhe e fuqishme dhe që nga ajo ditë e tutje, bota do të ndahet më dysh. Në atë ditë, bota do të kthehet përmbys dhe vetëm ata që do të mbeten në favorin Tim do të durojnë sprovat që do të shihen ngado.

Ju jeni pregatitur tani për tre vjet. Ngrihuni dhe merrni kryqin tuaj dhe më ndiqni Mua. Qëndroni të fortë. Unë do t’ju jap guxim, sepse do t’ju duhet pasi errësira e atyre shpirtrave, që do ta refuzojnë Mëshirën Time, do të bier mbi Tokë dhe pastaj do të përhapet. Vetëm ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë do ta japin dritën, e cila do t’i drejtoj të gjithë ata që duan të hyjnë në Mbretërinë Time, me qëllim që të gjejnë udhën e tyre drejt Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj