Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 December 2013

Unë Jam, mbi të gjitha, një Zot i Mëshirës së Madhe

E Shtunë, 7 Dhjetor 2013, ora 14:25

Bija Ime fort e dashur, Unë dua që të gjithë ju që më doni Mua ta dini se Unë ju bëj thirrje, në këtë kohë, të vini tek Unë si fëmijë të vegjël dhe të gjunjëzoheni para Meje.

Hapini zemrat tuaja dhe vëreni besimin tuaj të plotë tek Unë. Pastaj më kërkoni Mua, përmes Dashurisë Sime për të gjithë ju, të tregoj Mëshirë ndaj atyre që do të më refuzojnë Mua, gjatë Paralajmërimit. Ju lutem të luteni për këta shpirtra të gjorë të humbur që janë kaq të larguar nga Unë, pasi ata do ta kenë jashtëzakonisht të dhimbshme të tregojnë fytyrën e tyre para Syve të Mi që shohin gjithçka, gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes.

Unë vuaj me dhimbje çdo herë që Unë vështroj ata njerëz që nuk më njohin Mua apo q
ë nuk e kuptojnë se çfarë do të ndodhi në botë, pasi Koha Ime është pothuajse gati. Do të jetë pothuajse e pamundur për të pregatitur këta shpirtra, sepse ata kurrë nuk do t’i hapin veshët ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Dhe prandaj, ju duhet që përmes lutjeve tuaja, të lypni Mëshirë për ata. Unë do t’i mbuloj ata me Mëshirë, por kjo do të jetë një detyrë e komplikuar.

Unë i bëj thirrje mbarë botës ta dëgjoj këtë Thirrje sot. Koha Ime, Koha që Hyji më në fund ta tregoj Veten në botë, në shfaqjen më madhështore që nga momenti kur Zemra Ime ndaloi së rrahuri kur Unë vdiqa në Kryq, është pothuajse afër.

Kur ata prej jush që e njohin Premtimin Tim për të ardhur përsëri të vijnë para Meje, Unë ju bëj thirrje që ju lutem të luteni, jo vetëm për shpirtrat tuaj, por për shpirtrat e të mallkuarëve. Mbajeni mënd çfarë Unë ju them tani. Në atë ditë, Unë dua që ju të më kërkoni Mua:

“Jezus, unë lyp Mëshirë për të gjithë ata që të refuzojnë Ty dhe që kanë më tepër nevojë për ndihmën Tënde. Amen.”

Kur ju më kërkoni Mua të ndihmoj të tjerët, Unë mund të hedh Hire shumë të veçanta, në atë moment, mbi ata fati i të cilëve është i trishtueshëm për shkak të mashtrimit të djallit.

Unë Jam, mbi të gjitha, një Zot i Mëshirës së Madhe. Kurrë mos harroni se sa e madhe është Mëshira Ime, sepse ka gjithmonë shpresë për ata që janë larguar nga Unë. Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për t’i sjellë ata në Krahët e Mi të Dashur. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj