Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 22 January 2014

Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë

E Premte, 17 Janar 2014, ora 20:42

Bija Ime fort e dashur, qëndro e qetë sa herë që p
ërballesh me shumë pengesa, të cilat ti dhe të gjithë ndjekësit e Mi i hasin çdo ditë në këtë Punë për të shpëtuar shpirtrat.

Gjithmonë kujtojeni se Satani kurrë nuk do të ndaloj ta mundoj këtë dhe misionet e tjera, të cilat janë të vërteta, sepse ato vijnë nga Hyji. Misionet e vërteta, që Unë i bekoj sot dhe ato që i kam bekuar nëpër shekuj gjithmonë vuajnë, për shkak të kundërshtimit.

Vetëm misionet, që me të vërtetë vijnë nga Hyji, tërheqin urrejtje të tillë. Vetëm profetët e vërtetë tërheqin urrejte. Moisiu, Elija, Noha dhe Gjon Pagëzori dhe të tjerë si ata tërhoqën urrejtje, për shkak të influencës së Satanit mbi shpirtrat e dobët. Vetëm Unë, Jezu Krishti, një prej qindra profetëve gjatë Kohës Sime në Tokë, tërhoqa atë lloj urrejte, që u shkaktua mbi Mua. Dhe tani, vetëm ti, profetja Ime e fundit, do të tërheqësh urrejtjen e një lloji të paparë për një kohë të gjatë – edhe pse të tjerët, ashtu si ty, kanë vuajtur në kohët e fundit.

Kur do t’ju duhet të duroni kundërshtime, në Emrin e Hyjit, dijeni se, kur Shpirti i Trinisë e tregon Fjalën tek njerëzimi përmes një profeti, ajo do të jetë e llojit më të keq. Vetëm për Ndërhyrjen Hyjnore që ju jepet, ju do t’ja mbathnit nga tmerri. Ati Im ju mbron ju, të vegjëlit e Mi, dhe prandaj ju duhet të ecni gjithmonë përpara duke e ditur se Ai i dëshiron shpirtrat, për çdo fjalë që shqiptohet nga buzët tuaja, për çdo fjalë, që është e shkruajtur nga dora juaj dhe për çdo shpirt që ju arrini. E gjithë kjo vuajtje do të më sjelli Mua më shumë shpirtra.

Të jeni të sigurtë se koha që Unë të kthehem për të deklaruar Fronin Tim është afër dhe ndërsa Dita afron më tepër shumë taktika do të përdoren për t’ju penguar në këtë Mision. Çdo gënjeshtër do të hidhet tek ju, çdo gur do të hidhet, çdo dhimbje do të jetë pjesë e juaja dhe çdo armik i Hyjit do të vendoset mbi çdo udhë që ju ktheheni. Por, si Shpenguesi i njerëzimit, Unë do të siguroj që çdo ferr është hequr me kujdes, çdo gur është hequr mënjanë, çdo udhë e pastruar, që ju të arrini ta sillni Fjalën Time para botës, në një kohë kur Unë do të harrohem.

Unë eci me ty, bija Ime. Unë e vendos Dorën Time mbi supin tënd të majtë, për të të mbrojtur nga i ligu dhe për të udhëzuar në çdo udhë. Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë. Çdo vuajtje që ti duron është e Imja. Vullneti yt është i Imi, sepse ti e dorëzove tek Unë dhe tani Unë banoj plotësisht brënda teje. Kur ata të lëndojnë ty, ata më fyejnë Mua. Kur ata të tallin ty, ata e mohojnë të Vërtetën. Kur ata e mohojnë Fjalën, ata më mohojnë Mua, por kur ata e pranojnë Fjalën Time, të dhënë ty, ata bëhen pjesë e Imja dhe prandaj edhe atyre do t’ju jepet gjithashtu Mbrojtja Ime.

Shko tani, bija ime, dhe kurrë mos u trëmb kur tregohet urrejtje ndaj teje në këtë Mision, sepse ti dhe të gjithë ata që e dëgjojnë Thirrjen Time nuk do të kenë më asnjë dyshim se Kush është ai që ata kundërshtojnë. Nuk je ti, por Unë, Jezu Krishti, që ata shtyjnë tutje. Kur ju jeni për Mua, me Mua, në Mua dhe flisni Fjalën Time – ju jeni me të vërtetë një fëmij i Hyjit.

Jezusi juaj