Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 1 January 2014

Së shpejti ju do të më shikoni Mua në gjithë Lavdinë Time qiellore dhe pastaj ju do ta kuptoni përfundimisht Misterin e Hyjnisë Sime

E Dielë, 22 Dhjetor 2013, ora 15:56

Bija Ime fort e dashur, 
bota do të ngihet së shpejti dhe ta pranoj Praninë Time. Prania Ime do të ndjehet në çdo komb, vënd dhe shtëpi dhe asnjë nuk do ta mohoj Praninë Time, edhe pse disa nuk do të duan të dëshmojnë Ndërhyrjen Time. Ju të gjithë duhet ta pranoni se kur të ndodhi Paralajmërimi, ajo është një Shenjë e Madhe nga Qielli. 

Ajo do të konfirmoj Dashurinë, që Hyji e ka për të gjithë fëmijët e Tij.

Ndarja juaj e vetmuar nga Hyji do të marri fund në atë Ditë. Për ata që e duan Mbrojtjen që e dëshirojnë, prej hidhërimit, që ekziston në botë sot, dijeni këtë. Unë do t’i fshij lotët tuaj. Do t’ju fal mëkatet tuaja. Unë do t’ju Bekoj të gjithëve ju, përfshi ata që do të më kthejnë Mua shpinën, me shpresën se ata do të kthehen tek Unë, që Unë të mund t’i shpëtoj ata.

Bota është e Imja. Fëmijët e Hyjit do të mblidhen së bashku dhe të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve do të përfshihen në Krahët e Mi. Lutuni që ata që kanë dyshime t’i heqin ato, ata që janë në errësirë të tmerrshme do të më kërkojnë Mua Mëshirë dhe ata që më mohojnë Mua do të më njohin Mua përfundimisht.

Ju kurrë nuk duhet t’i lejoni kundërshtarët e Fjalës Sime të Shenjtë t’ju largojnë nga Unë, Jezusi juaj i dashur. Së shpejti ju do të më shikoni Mua, në gjithë Lavdinë Time hyjnore, dhe se ju do ta kuptoni përfundimisht Misterin e Hyjnisë Sime.

Jezusi juaj