Kerko Mesazhet ketu

Saturday 22 February 2014

Kur Unë të vij të gjykoj, bota do të dridhet

E Martë, 18 Shkurt 2014, ora 18:09

Bija Ime fort e dashur, kur kjo betejë për shpirtrat të intensifikohet, shumë njerëz do të fillojnë ta dyshojnë Ekzistencën Time, në rastin e parë, para se të më refuzojnë Mua plotësisht. Një zëvëndësues i ri, i rremë do të krijohet për Mua, në mëndjen e botës. Emri Im do të përdoret me guxim, por fjalët që ata do të më bashkangjisin Mua nuk do të jenë prej Meje. Ata do të deklarojnë se Hyji nuk i lejon mëkatet e njeriut ta errësojnë Gjykimin e Tij. Por, Hyji do ta shp
ërfilli mëkatin, pasi ai ka pak pasoja, sepse njeriu është i dobët dhe gjithmonë do të mëkatoj, pa marrë parasysh se çfarë. Do t'ju thuhet se Jezusi e fal këdo, sepse Mëshira e Tij e tejkalon Gjykimin e Tij

Kjo do të jetë një gënjeshtër, por shumë njerëz do ta besojnë atë dhe nuk do të ndjejnë asgjë detyrim, të çfarë do lloji, për ta shmangur mëkatin apo për të kërkuar falje, sepse deri atëherë ata do të besojnë se mëkati nuk ekziston në të vërtetë. Pikërisht këta shpirtra janë ata që kanë më shumë nevojë për lutje. Asnjë njeri të mos e ngatërroj Mëshirën Time me Gjykimin Tim, sepse ato janë dy gjëra të ndryshme.

Mëshira Ime do të tregohet vetëm tek të gjithë ata që tregojnë pendesë për mëkatet e tyre. Ajo nuk do të tregohet tek ata që qëndrojnë krenarë para Meje, ku asnjë përpjekje nuk është bërë nga ana e tyre për të kërkuar Faljen Time. Kur Unë të vij të gjykoj, bota do të dridhet. Dhe kur Mëshira Ime të jetë konsumuar, Drejtësia Ime do të bier si një sëpatë. Unë do të ndëshkoj të liqtë, që janë të pandreqshëm.

Njeriu kurrë nuk duhet, as edhe për një moment, ta shpërfilli Premtimin Tim. Unë do të vij për të mbledhur të gjithë fëmijët e Hyjit, por për fat të keq shumë prej tyre kurrë nuk do të hyjnë në Parajsën Time, sepse ata do të më kenë mohuar Mua, Ekzistencën Time dhe ekzistencën e mëkatit.

Jezusi juaj