Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 February 2014

Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë të vetmuar, të trishtuar, të frikësuar dhe të pasigurtë nëse Hyji Ekziston apo jo

E Premte, 7 Shkurt 2014, ora 23:38

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Mesazhet e Mia përhapen dhe nxisin nevojën për të inkurajuar shumë veta të kthehen tek Unë, shumë mbrekulli do të dëshmohen.

Jo-besimtarët, ata të çdo besimi dhe ata që e kanë larguar veten nga Unë për shkak të jetës të tyre mëkatare, do të kthehen në besim. Këtë, Unë ja u premtoj. Njerëzit që i kanë sytë e mbyllura do t’i hapin ato. Ata me urrejtje në zemrat e tyre do të derdhin lotë gëzimi kur pesha e barrës së tyre të hiqet. Njeriu që nuk më njeh Mua fare do të më njohi. Sa shumë do të vijnë dhe do të më kërkojnë Mua dhe Prania e Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet nga shumë, kur ata përfundimisht ta pranojnë se Unë kam ndërhyrë për t’i shpëtuar ata nga gjithë të këqijat.

Bija Ime, të lutem t’i qetësosh të gjithë ata që ndjehen të trishtuar për mënyrën në të cilën Ekzistenca Ime në botë po mohohet. Tregoju atyre se, edhe pse çdo gjurmë e Imja do të fshihet, me Hirin e Hyjit, Unë do të vazhdoj të ndriçoj shpirtrat e atyre që më thërrasin Mua. Unë kurrë nuk do t’i braktis të Mitë. Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë të vetmuar, të trishtuar, të frikësuar dhe të pasigurtë nëse Hyji Ekziston apo jo. 

Por thjeshtë duke e lënë krenarinë e tyre mënjanë dhe duke më kërkuar Mua një shenjë të Pranisë Sime, Unë do t’ju përgjigjem atyre. Kurrë më parë Unë nuk kam ndërhyrë tek kaq shumë, sa e bëj tani. Është prej Dëshirës Sime për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që Unë do t’i përshkoj zemrat e atyre që, deri tani, më kanë mohuar Mua, kur dhe nëse ata më thërrasin Mua.

Unë pres përgjigjen tuaj. Unë pres për dashurinë dhe gëzimin, me të cilat Unë do t’i mbush zemrat dhe shpirtrat tuaj, në momentin e bashkimit, sepse kjo është edhe ëmbëlsia e kthimit tuaj. Kjo do të jetë koha kur ju e hapni shpirtin tuaj dhe e lejoni Dritën e Hyjit t’ju sjelli Dhuratën më të madhe që ju mund ta imagjinoni ndonjëherë – Dhuratën e Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj