Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 July 2014

Intelekti i njeriut nuk është i aftë të kuptoj gjithçka që është për Mua

E Enjte, 17 Korrik 2014, në 17:17

Bija Ime e dashur, dhimbja më e madhe që ata, të cilët më duan Mua, duhet të durojnë është ajo e errësirës së shpirtit. Sa më shumë që ju bashkoheni me Mua dhe në Mua, aq më shumë Unë do të vuaj brënda jush. Sepse kur Unë banoj brënda shpirtit tuaj, aq më shumë ju duhet të duroni dhimbjen për shkak të kësaj.

Kur një shpirt bëhet pjesë e Imja, në bashkim të plotë, dhe kur ai e dorëzon vullnetin e tij tek Unë, aq më shumë Prania Ime do të jetë e dukshme në atë person.

Ai do të tërheqi mbi vete urrejtjen e të tjerëve, ai do të ndjej Vetë hidhërimin Tim pasi do t’i duhet të dëshmoj gabime, padrejtësi dhe ligësi për shkak të mëkatit në botë. Shqisat e tij do të bëhen të mprehta, të kuptuarit e tij për çështjet shpirtërore – i krijuar si rezultat i vuajtes me Mua – do të zbuloj shumë gjëra, të cilat do të zgjojnë brënda tij një kuptim të thellë ndaj betejës që ekziston mes Hyjit dhe Satanit.

Ai do ta kuptoj se çfarë e ka pushtuar shpirtin, trupin dhe shqisat e tij, por kjo nuk do të thotë se ai do ta ketë të lehtë ta pranoj. Intelekti i njeriut nuk është i aftë të kuptoj gjithçka që është për Mua apo gjithçka që vjen nga Unë. Por nëse ai do të besoj tek Unë dhe e pranon se gjithë mirësia vjen nga Unë, atëherë ai do të më japi Mua mundësinë të rritem brënda tij, për të mirën e të gjithëve.

Unë mund të arrij gjëra të mëdha kur ju më lejoni Mua të banoj brënda shpirtit tuaj. Sa shumë njerëzve mund t’ju jepet Dhurata Ime e Mëshirës kur ju e lejoni Dashurinë Time të përhapet në këtë mënyrë. Është përmes shpirtit sakrifikues që Unë mund të ndërhyj për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve. Gjithmonë ta pranoni se kur Unë paraqes Dhuratën e Vuajtjes ajo sjell shpërblime të mëdha për njerëzimin në tërësi. Mëshira Ime është Dhurata Ime për ju. Pranojini mënyrat e ndryshme me të cilat Unë punoj, me hijeshi, sepse dhimbja e të qënurit të bashkuar me Mua do të jetë jetë-shkurtër.

Më pranoni Mua ashtu si Unë Jam, dhe jo ashtu si ju mendoni se Unë duhet të jem.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/17/the-human-intellect-is-not-capable-of-understanding-all-that-is-of-me/