Kerko Mesazhet ketu

Sunday 20 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Vetëm me Dashurinë e Hyjit në shpirtrat tuaj ju mund ta përhapni Fjalën e Hyjit

E Martë, 8 Korrik 2014, në 16:00

Fëmijët e mi të dashur, a nuk e dini se ka qënë përmes Dashurisë së Hyjit për të gjithë ju që Ai më lejoi mua ta shpall Fjalën e Tij më të Shenjtë tek çdo shfaqje e imja, Nëna e Hyjit, të cilat ndodhën në botë.

Ishte dëshira e Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, që Unë e shfaqa veten time, me qëllim që kthimi tek e Vërteta të mund të ndodhte. Dhe prandaj do të jetë tek të gjitha faltoret e mia të shenjta, nëpër botë, që Hyji do ta tregoj të Vërtetën deri kur Dita e Madhe e Zotit të agoj. Ju 
të gjithë duhet  të bashkoheni për t’i dhënë lavdi Hyjit tek të gjitha faltoret e mia të shenjta, me qëllim që Ai, në Mëshirën e Tij, të hedhi Hire të mëdha madje dhe mbi shpirtrat më të padenjë, sepse janë ata që Ai kërkon më tepër.

Nuk janë vetëm të mësuarit në çështjet e Ungjillit të Shenjtë që Ai, Biri im, dëshiron të vijnë tek unë. Jo, janë ata që ndjejnë një boshllëk brënda zemrave të tyre, ku pavarësisht se sa shumë ata kërkojnë për paqen e brëndshme, nuk janë në gjëndje ta gjejnë atë. Shumë njerëz kërkojnë për lumturi, paqe dhe gëzim në këtë jetë dhe rrallë e gjejnë atë.

Ata kurrë nuk mund ta gjejnë paqen e vërtetë nëse nuk mund të gjejnë dashuri. Vetëm dashuria për të tjerët mund t’ju sjelli pranë Hyjit, sepse pa dashuri ju kurrë nuk do ta gjeni Hyjin të Pranishëm.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, të vini tek unë, Nëna e Shpëtimit, dhe të më kërkoni mua të lutem, që Hyji t’ju mbushi me Dashurinë e Tij. Kur ju recitoni këtë lutje unë do t’i kërkoj Birit tim, t’i përgjigjet thirrjes suaj. Kërkoni dashuri dhe tregoni çfarëdo dashurie që keni, në zemrat tuaja, për të tjerët dhe ta ndani atë. Kur ju e bëni këtë, Biri im do t’ju mbushi me kaq shumë dashuri sa do të jeni gati ta ndani këtë mes jush. Dashuria do ta zhduki urrejtjen. Nëse ju ndjeni ndonjë lloj urrejtje për ndonjë qënie tjetër njerëzore, atëherë ju duhet t’i luteni Birit tim, Jezu Krishtit, t’ja u heqi këtë infektim.

Lutja e Kryqëzatës (159) Lutje për Dashurinë e Hyjit:

O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të ndërhysh në emrin tim ndërsa lutem për Dashurinë e Hyjit. Mbushe shpirtin tim, një enë e zbrazët, me Dashurinë e Hyjit, që kur të jetë i tejmbushur, të vërshojë përmbi shpirtrat për të cilët unë përpiqem të tregoj dhembshuri.

Me anë të Fuqisë së Hyjit, unë kërkoj të çlirohem nga çdo ndjenjë urrejtjeje që mund të ushqej për ata që e tradhtojnë Birin tënd.

Përule shpirtin tim dhe më mbush me bujarinë e shpirtit, që të mund t’i ndjek Mësimet e Krishtit dhe ta përhap Dashurinë e Tij në çdo pjesë të jetës sime. Amen.

Për dashurinë flitet sikur të jetë e lehtë për t’u ndjerë, por për shumë ajo kërkon përulësi të madhe i çliruar nga gjithë egoizmi. Pa e përulur veten para Hyjit, ju nuk do ta ndjeni Dashurinë e Tij. Dhe pa Dashurinë e Hyjit, ju nuk mund të përparoni. Vetëm me Dashurinë e Hyjit në shpirtrat tuaj ju mund ta përhapni Fjalën e Hyjit.

Pa Dashurinë e Tij, fjalët që ju flisni në Emrin e Tij, do të jenë pa fryt dhe pa jetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/08/mother-of-salvation-only-with-the-love-of-god-in-your-souls-can-you-spread-the-word-of-god/