Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 August 2015

Madje dhe grupet e vogla të lutjes së Mëshirës Hyjnore mund të shpëtojnë miliona

E Shtunë, 16 Prill 2011, në 22:45

Bija Ime e dashur, koha për Paralajmërimin tani është afër dhe do të ndodhë me shpejtësi sa hap e mbyll sytë. Gjithkush do të ndalojë hapat ndërsa do të dëshmojnë Mëshirën Time të Madhe. 

Lutuni për të gjithë ata në mëkat mortor, si një përparësi. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, sepse shumë prej tyre do të bien të vdekur nga tronditja kur të shohin tmerrin e ligësive të ndyra që ata kanë kryer, ashtu siç shihen përmes Syve të Mi.

Duke lutur Mëshirën Hyjnore mund të shpëtoni miliona madje edhe nëse është vetëm një grup i vogël i ndjekësve të dashur e të përkushtuar.

Unë nuk do të jap një datë, bija Ime, për këtë Ngjarje të Madhe. Por të jesh e sigurt se koha është tani afër, ndërsa ligësia vazhdon të rritet pa kufi nëpër mbarë botën, po ashtu edhe Dora e Atit Tim do të bjerë ngado. Ai nuk do të rrijë duarkryq dhe t’i lejojë këta mëkatarë të ligj, në bashkëpunim me Satanin, që t’i shkatërrojnë apo t’i infektojnë më tej fëmijët e Mi. Turp të kenë ata mëkatarë të dhënë pas vetvetes, të cilët Unë prapë i dua pavarësisht nga njolla e keqe e mëkatit të tyre. Unë ju kërkoj që të luteni për faljen e mëkateve të tyre, tani.

Ndërsa Paralajmërimi do të ndodhë tani, po ashtu edhe katastrofat ekologjike do të bien mbi njerëzimin. Lutja është e vetmja armë e juaja tani, fëmijët e Mi, për të shpëtuar veten dhe njerëzimin nga flakët e Ferrit. Kur Paralajmërimi të mbarojë, paqja dhe gëzimi do të mbretërojnë. Dhe pastaj persekutimi nga Aleanca e Re Botërore do të fillojë. Fuqia e tyre do të dobësohet nëse mjaft nga ju përhapin kthimin në besim dhe luten fort.

Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, ju do të punoni së bashku për t’u lutur për shpëtimin e njerëzimit. Dhe ju do të shpëtoni miliona shpirtra në vazhdim.